♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Big Basta: Marredheniet e mia me femrat

Shko poshtė

Big Basta: Marredheniet e mia me femrat Empty Big Basta: Marredheniet e mia me femrat

Mesazh nga capkenja Thu Apr 22, 2010 3:54 pm

Nuk ka rėnė asnjėherė nė dashuri pėrgjatė gjithė jetės sė tij, ndonėse vajzat e kanė shoqėruar gjithnjė. Muzika ėshtė dashuria e tij mė e madhe, ose mė saktė, hip-hopi… Madje, pėr hir tė tij ai i ka dhėnė fund dhe bashkėpunimit me kompozitorin Flori Mumajesi. Big Basta, kėngėtari dhe tekstshkruesi i mirėnjohur shqiptar, tregon nė kėtė intervistė tė “Bluetooth” disa copėza tė vogla historish nga jeta e tij. Tė njėjtėn gjė, nė fakt ai e bėn edhe nė muzikė, pasi ēdo kėngė qė ka realizuar pėrfaqėson njė pėrjetim personal tė Big-ut. Lexoni pėr mė shumė intervistėn…
Big Basta, nė fillim na trego si nisi rrugėtimi yt nė muzikė dhe sa tė vėshtirė e ke pasur ecjen nė kėtė rrugė?
Kam gati 7 vjet qė merrem me muzikė. Kur e kam nisur, isha nė gjimnaz. Ekzaktėsisht ka qenė fundi i vitit tė tretė nė gjimnaz.
Normalisht kam qenė i apasionuar pas hipi-hopit, pas rrepistėve tė shumtė amerikan… Kėtė pasion e tregoja edhe nė pėrkthimin e teksteve tė tyre me fjalor pėrpara. Njė shoku im i klasės vjen edhe mė bėn njė ofertė njė ditė, nė njė lokal aty nė gjimnaz edhe mė thotė: “Gero, kemi ndėrtuar njė grup ‘Sweed Company’, na duhet edhe njė rrepist tjetėr, tė lutem po pate mundėsi me na u bashkuar…” Unė e pranova. Atė ditė mė bėnė me dije qė kishim edhe regjistrimin, shkova dhe qė atėherė nuk i jam ndarė mė muzikės. Pėr sa i pėrket vėshtirėsive, normalisht qė ka qenė e vėshtirė, janė ato pengesat gjatė rrugės qė nuk shmangen dot… Por, prapė ėshtė diēka qė unė e bėj me shumė pasion.
Nė janar tė kėtij viti ke nxjerrė nė treg albumin tėnd tė parė, cili ka qenė impakti qė ke marrė prej publikut?
Albumi “n’Laborator”, qė ditėn e parė qė u publikua, u shoqėrua edhe me klipin “Bėhu gati”, i cili ndikoi shumė nė pėlqimin e albumit nga publiku. Natyrisht qė edhe 15 kėngėt e kėtij albumi mė kanė dhuruar shumė komplimente. Tė 15 kėngėt flasin ndryshe, edhe bashkėpunėtorėt janė mjaft tė talentuar. Tė gjitha kėngėt flasin pėr njė fragment tė jetės time.
Cilin nga bashkėpunimet e deritanishme me kėngėtarėt do ta cilėsoje si mė tė suksesshmin?
Qė tė gjitha bashkėpunimet kanė rėndėsi, sepse vetė bashkėpunimi tė imponon rėndėsi. Nuk ėshtė se dua tė diferencoj asnjėrin si mė tė mirin apo mė tė suksesshmin.
Ke shkruar tekste pėr shumė kėngėtarė, cilin nga kėto tekste e ka ndjerė mė shumė Big Basta?
Faktikisht qė tė gjitha tekstet i kam ndjerė. Nuk po e them pėr shkak tė frikės se mė ikėn klientela. Ėshtė mė se e vėrtetė qė tė gjitha tekstet i kam ndjerė si tė jenė pjesė e imja. Nuk mundem dot tė diferencoj, sepse qė nė momentin qė kėnga vjen si demo, tekstshkruesi merr atė ndjenjėn.
Me kė nga bashkėpunėtorėt, kolegėt, kėngėtarėt, ke marrėdhėnie mė tė mira pėr momentin?
Me tė gjithė kam marrėdhėnie shumė tė mira, pasi veē faktit qė janė kolegė, ata janė edhe shokė mjaft tė mirė tė mitė.
Tė flasim tani pak pėr kompeticionet, sė fundmi pjesėmarrės nė ‘Top Fest 7′, ēfarė pret Bigu nga ky edicion?
Nga ‘Top Fest 7′ pres qė kėnga tė jetė mjaft e vlerėsuar nga publiku nė radhė tė parė, tė dėgjohet, tė pėlqehet nga ai nė ēfarėdolloj vendi. Ėshtė njė kėngė qė ėshtė e kapshme pėr publikun. Pastaj fakti qė jam me Jonida Maliqin, mė ēliron shumė.
Dikur bashkėpunėtor i ngushtė me kompozitorin Flori Mumajesi, tani jo mė. Vijon miqėsia me tė?
Para pak kohėsh kam qenė bashkėpunėtor me Flori Mumajesin, kam punuar pėr rreth tre vjet e gjysmė nė studion e Florit… Ideja ime dhe gjithė pasioni im, siē e thashė dhe mė pėrpara, ishte hip-hopi, ėshtė hip-hopi dhe do tė jetė hip-hopi… Dua tė merrem me hip-hop, dhe gjithashtu me kėngė tė tjera dhe produksione tė tjera. Tek Flori gjithēka ishte shumė bukur, me muzikėn qė ne po krijonim, arritėm tė bėnim diēka, por unė desha diēka mė shumė tek hip-hopi dhe nuk e gjeta…
Si do ta vlerėsoje bashkėpunimin me Stinen, dhe a do tė vazhdojė ky bashkėpunim mė tej?
Unė me Stinen kam bashkėpunuar edhe mė pėrpara, por kjo kėngė me sa kam konstatuar ishte mjaft e suksesshme. Duke parė kėtė sukses, jam i bindur qė do tė ketė edhe bashkėpunime tė tjera nė tė ardhmen.
Le tė flasim tani pėr klipet, ke nė plan qė tė nxjerrėsh ndonjė klip tjetėr sė shpejti, apo do tė shijosh njė herė suksesin e kėtyre dy tė fundit?
Klipi im i radhės do tė publikohet nė muajt e verės. Kėnga titullohet “Welcome to AL”, pra “Mirėsevini nė Shqipėri”. Do tė realizohet normalisht nė rivierėn shqiptare, nė bregdet besoj. Kjo kėngė ėshtė pjesė e albumit tim “Laboratori”.
Pėr cilin kėngėtarė po punon aktualisht Big Basta?
Aktualisht po punoj pėr Stresin, Samantėn, Zajminėn, si edhe pėr shumė kėngėtarė tė tjerė, pėr tė cilėt dua ta ruaj edhe pak anonimatin.
Flasim tani pak pėr dashurinė, a ėshtė i dashurm Big Basta?
Asnjėherė nuk kam qenė i dashurm, tė them tė drejtėn.
Mirė, po a ka njė vajzė aktualisht nė jetėn tėnde?
Gjithmonė ka vajza nė jetėn e Big Bastės.
Ēfarė pret Big Basta nga e ardhmja?
Nga e ardhmja pres qė hip-hopi tė jetė gjithmonė lart e mė lart. Pres qė unė tė nxjerr albume edhe videoklipe tė tjera pas kėtij. Pres njė tė ardhme mjaft tė mirė.
Kujt ja dedikon Big Basta suksesin?
Veē familjes, ja dedikoj suksesin pėr mbėshtetjen qė mė kanė dhėnė, edhe shoqėrisė time. Ata mė kanė ndenjur afėr nė ēdo moment, edhe nė momentet qė unė kam qenė keq psikologjikisht apo moralisht, kam gjetur mbėshtetjen e tyre. Ata janė afėr meje edhe nė kėto momente. Gjithashtu, ja dedikoj edhe “Max production” pėr suportin qė mė ka ofruar. Ja dedikoj pa diskutim, edhe gjithė kolegėve tė mi.
Max production ėshtė bashkėpunėtori yt mė i ngushtė kohėt e fundit, mendon se ky bashkėpunim do tė jetė afatgjatė, apo do tė mbetet nė rrugė si tė gjithė tė tjerėt para kėtij?
Unė besoj se ky bashkėpunim do tė jetė pėr njė kohė shumė mė tė gjatė se tė tjerėt. Fundja, nuk ka pse tė prishet.


capkenja
capkenja
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 14/06/1993
Numri i postimeve Numri i postimeve : 15046
Vendndodhja Vendndodhja : Ne boten e cudirave
Hobi Hobi : Studente...
Humor Humor : Sa per vete
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 07/12/2009
Falenderimet Falenderimet : 138

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi