♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Poezi per Nenen, nga shkrimtare te ndryshem Shqiptare

Shko poshtė

Poezi per Nenen, nga shkrimtare te ndryshem Shqiptare Empty Poezi per Nenen, nga shkrimtare te ndryshem Shqiptare

Mesazh nga xheladin hamza Fri Apr 20, 2012 3:13 pm

Forumi Guri Bardhe :: Gjuhė dhe Letėrsi :: Letėrsia Shqiptare :: Kėndi Poezisė Shqipe

Poezi per Nenen, nga shkrimtare te ndryshem Shqiptare.
nga Tigri prej Wed 04 Feb 2009, 15:47
Pershendetje miq dhe anetare te nderuar te ketij forumi.

Po e nis kete teme, ne te cilen do te keni mundesine te lexoni dhe ne te njejten kohe edhe te shkruani ndonje poezi kushtuar Nenes, nga poete te ndryshem Shqiptare.

Shpresoj qe poezite qe do te lexoni ne vijim tju pelqejne.

Lexim te kendshem.


xheladin hamza
Fillestar
Fillestar

Gjinia Gjinia : Male
Numri i postimeve Numri i postimeve : 21
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 20/04/2012
Falenderimet Falenderimet : 0

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Poezi per Nenen, nga shkrimtare te ndryshem Shqiptare Empty Re: Poezi per Nenen, nga shkrimtare te ndryshem Shqiptare

Mesazh nga xheladin hamza Fri Apr 20, 2012 3:14 pm

Re: Poezi per Nenen, nga shkrimtare te ndryshem Shqiptare.
nga Tigri prej Wed 04 Feb 2009, 15:49
AGIM DOĒI - NĖNĖS

Puthi foshnjen dhe e riti
Puthi qiellin dhe e ndriti
Puthi plagen e sheroi
Vetem Nena

E puth ballin celin lule
E puth gushen me pekule
Puth ajo inati ulet
Vec nga Nena

Themi NENE kur na ther zemra
Dhe kur s'eshte buzeqesh nder endra
Se eshte Nene e dashurive
Mal nga dhembja

Nina nana na perkundi
Dore e saj e bardhe si pllumbi
Vec nga Zoti dhe nga nena
Celet jeta

Hap i saj i lehte si flutur
Kur ne dhembje vjen i pari
Zeri saj aq shume i bukur
Zgjon te vdekurin nga varri

xheladin hamza
Fillestar
Fillestar

Gjinia Gjinia : Male
Numri i postimeve Numri i postimeve : 21
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 20/04/2012
Falenderimet Falenderimet : 0

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Poezi per Nenen, nga shkrimtare te ndryshem Shqiptare Empty Re: Poezi per Nenen, nga shkrimtare te ndryshem Shqiptare

Mesazh nga xheladin hamza Fri Apr 20, 2012 3:15 pm

Re: Poezi per Nenen, nga shkrimtare te ndryshem Shqiptare.
nga Tigri prej Wed 04 Feb 2009, 15:50
DRITĖRO AGOLLI - VDEKJA E NĖNĖS

U zvogelua nena dhe u tret e gjitha,
U be si pulebardhe e lehte
Dhe nje mengjes pa zbardhur ende drita
Renkoi e fluturoi mbi rete

Andej u fsheh si ylli Aferdita
Dhe ne pastaj s'e pame, paste ndjese!
Vec ndodh qe vale e endrrave te trishta
E sjell ne breg te shtratit tim si shpeze


xheladin hamza
Fillestar
Fillestar

Gjinia Gjinia : Male
Numri i postimeve Numri i postimeve : 21
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 20/04/2012
Falenderimet Falenderimet : 0

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Poezi per Nenen, nga shkrimtare te ndryshem Shqiptare Empty Re: Poezi per Nenen, nga shkrimtare te ndryshem Shqiptare

Mesazh nga xheladin hamza Fri Apr 20, 2012 3:16 pm

Re: Poezi per Nenen, nga shkrimtare te ndryshem Shqiptare.

nga shpirti_omel prej Sun 15 Feb 2009, 23:46

Fatmir Terziu - Nėna

Natėn e kalova maleve
lule mblodha fushave
nė ullishte u ndodha pa gdhirė
tė kėpusė karakaften, lulen e mirė.

Era e bugaēes, simites sė pjekur
Gjithė natėn s'mu nda
Dy duar mbetėn duke mė pėrkėdhelur
Njė zemėr qė digjej, mall.

Tani fshij sytė si i dehur
Ėndėrrat mė janė vrarė
Mėsova se mbrėmė papandehur
Nėnėn e kisha pasur pranė.

________________________________

xheladin hamza
Fillestar
Fillestar

Gjinia Gjinia : Male
Numri i postimeve Numri i postimeve : 21
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 20/04/2012
Falenderimet Falenderimet : 0

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Poezi per Nenen, nga shkrimtare te ndryshem Shqiptare Empty Re: Poezi per Nenen, nga shkrimtare te ndryshem Shqiptare

Mesazh nga xheladin hamza Fri Apr 20, 2012 3:17 pm

Re: Poezi per Nenen, nga shkrimtare te ndryshem Shqiptare.

nga shpirti_omel prej Sun 15 Feb 2009, 23:47

Dalan Luzaj - Nje Nene

Sa lot kish derdhur ne vetmi,
sa "ah"! tek zoti pat derguar,
kete vec shpirti i saj e di
dhe zoti lart n'e paste degjuar.

Gjithcka qe prekte behej lot
dhe loti ndriste syte e tretur;
ah, mrekullite qe kish kjo bote,
kaq mizorisht ia pati fshehur.

Gjithe zine e mbledhur neper jete
a thua vdekja do t'ia trese?
E luti vdekjen "eja shpejt"-
dhe vdekja s'mund te mos e merrte.


xheladin hamza
Fillestar
Fillestar

Gjinia Gjinia : Male
Numri i postimeve Numri i postimeve : 21
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 20/04/2012
Falenderimet Falenderimet : 0

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Poezi per Nenen, nga shkrimtare te ndryshem Shqiptare Empty Re: Poezi per Nenen, nga shkrimtare te ndryshem Shqiptare

Mesazh nga xheladin hamza Fri Apr 20, 2012 3:17 pm

Re: Poezi per Nenen, nga shkrimtare te ndryshem Shqiptare.

nga shpirti_omel prej Sun 15 Feb 2009, 23:48

Xheladin Hamza - NĖNĖS SIME

Nė ėndrrėn e natės qė iku pa kthim
Ti nėna ime, mendimet mi pėrkėdhele
I bėre tė mėndafshtė
Si flladi i verės nė mbrėmje...

Kujtimet pėr Ty
Zbritėn qerpikėve tė mi
Tė larė me lot...

Mbi varrin tėnd u pėrkula
E hapa portėn e zemrės sė djegur
Ajo u gjunjėzua totalisht

Elhamin zėshėm ta kėndova
Shpirti mė dridhej si nė ankth
E fjala mė mbeti nė fytin e tharė...

Mbi mollėzat e faqeve
M’u rrokullisėn lot dhembjeje
Ranė mbi varrin tėnd
Me lule mbuluar
Ku ti rehatshėm fle, nėna ime!


xheladin hamza
Fillestar
Fillestar

Gjinia Gjinia : Male
Numri i postimeve Numri i postimeve : 21
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 20/04/2012
Falenderimet Falenderimet : 0

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Poezi per Nenen, nga shkrimtare te ndryshem Shqiptare Empty Re: Poezi per Nenen, nga shkrimtare te ndryshem Shqiptare

Mesazh nga xheladin hamza Fri Apr 20, 2012 3:18 pm

Re: Poezi per Nenen, nga shkrimtare te ndryshem Shqiptare.

nga shpirti_omel prej Sun 15 Feb 2009, 23:49

Ibrahim Kodra - O Nėnė

Nuk i ndiej mė ledhatimet e tua tė ėmbla
ashtu si era e prillit qė pėrkėdhel lulet,
o nėnė.
Ku je fshehur?
Nuk e shoh mė buzėqeshjen tėnde,
sytė e tu, sytė e tu gjithė vėmendje,
qė asnjėherė nuk lodheshin
sė ndjekuri ecjen time tė pasigurt.
Ishe gjithēka pėr mua.
Fytyra jote: mė e bukura
mes muzave.
Dhe flokėt e tu
tė gjatė e tė zinj
mbulonin faqet e gėzueshme,
kur gjoksi ngjallte ngrohtėsinė
nėpėr venat fėminore.
Tani ku je fshehur?
E freskėt nė kujtesėn time,
rikthehu, o nėnė,
tė pėrkėdhelėsh fytyrėn time tė lodhur.


xheladin hamza
Fillestar
Fillestar

Gjinia Gjinia : Male
Numri i postimeve Numri i postimeve : 21
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 20/04/2012
Falenderimet Falenderimet : 0

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Poezi per Nenen, nga shkrimtare te ndryshem Shqiptare Empty Re: Poezi per Nenen, nga shkrimtare te ndryshem Shqiptare

Mesazh nga xheladin hamza Fri Apr 20, 2012 3:18 pm

Re: Poezi per Nenen, nga shkrimtare te ndryshem Shqiptare.

nga Scarface prej Sat 21 Feb 2009, 12:53

Leke Gjoka - Nenat

Kur dhimbja ne shpirt tė gjuan me shuplaka merzije
dhe dielli shpirtėror te shikon me inat
kur dita e lodhur ta fiku semaforin e fatit
vjen nena si ne nje ėndėrr tė arte.

E dhimbja ne ēast iken rreshqathi te mbytet ne det
dhe dielli shpirteror te fal ledhatime
fati te merr ne krahe pa pertim e tuj qesh
merzija e mbyll rubinetin e nuk ka me shi dhimbjeje!

Nena kjo ndienje e qeshur si vete pranvera
por kur ajo ėshtė mungese
ke gjithmone tallaze shpirterore
dhe asnjehere ndienjat nuk kane me qeshe !..


xheladin hamza
Fillestar
Fillestar

Gjinia Gjinia : Male
Numri i postimeve Numri i postimeve : 21
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 20/04/2012
Falenderimet Falenderimet : 0

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Poezi per Nenen, nga shkrimtare te ndryshem Shqiptare Empty Re: Poezi per Nenen, nga shkrimtare te ndryshem Shqiptare

Mesazh nga xheladin hamza Fri Apr 20, 2012 3:19 pm

Re: Poezi per Nenen, nga shkrimtare te ndryshem Shqiptare.

nga Desperado prej Sun 05 Apr 2009, 16:14

Pershendetje.

Kam deshire te falenderoj nga zemra nismetarin e temes per kete permbledhje poezish kushtuar Nenes dhe ne vecanti te gjitha penat shqiptare per rreshtat e shkruara neper dekada te gjata per Nenen, krijesen me te mrekullueshme ne bote.

Ju uroj gjithe te mirat ne jete.

xheladin hamza
Fillestar
Fillestar

Gjinia Gjinia : Male
Numri i postimeve Numri i postimeve : 21
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 20/04/2012
Falenderimet Falenderimet : 0

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Poezi per Nenen, nga shkrimtare te ndryshem Shqiptare Empty Re: Poezi per Nenen, nga shkrimtare te ndryshem Shqiptare

Mesazh nga xheladin hamza Fri Apr 20, 2012 3:20 pm

Re: Poezi per Nenen, nga shkrimtare te ndryshem Shqiptare.

nga alkida24 prej Fri 29 May 2009, 11:39

Ju falenderoj te gjitheve ju qe i keni postuar keto vargje te bukura per nenat, dhe ne vecanti dua te falenderoj Poetet, qe i kane shkruar keto vargje, duke i'ua kushtur Nenes, qenies me te bukur ne kete bote.

xheladin hamza
Fillestar
Fillestar

Gjinia Gjinia : Male
Numri i postimeve Numri i postimeve : 21
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 20/04/2012
Falenderimet Falenderimet : 0

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Poezi per Nenen, nga shkrimtare te ndryshem Shqiptare Empty Re: Poezi per Nenen, nga shkrimtare te ndryshem Shqiptare

Mesazh nga xheladin hamza Fri Apr 20, 2012 3:20 pm

Re: Poezi per Nenen, nga shkrimtare te ndryshem Shqiptare.

nga Marsela prej Sun 07 Feb 2010, 00:21

Urime per temen dhe poezite kaq te bukura, qe i jane kushtuar qenies NENE, qenies me te bukur dhe me te shtrenjte ne kete bote.
Shpresoj qe te postoni edhe te tjera poezi te ketilla ne vijim.
me respekt nga une Marsela.

xheladin hamza
Fillestar
Fillestar

Gjinia Gjinia : Male
Numri i postimeve Numri i postimeve : 21
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 20/04/2012
Falenderimet Falenderimet : 0

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Poezi per Nenen, nga shkrimtare te ndryshem Shqiptare Empty Re: Poezi per Nenen, nga shkrimtare te ndryshem Shqiptare

Mesazh nga xheladin hamza Fri Apr 20, 2012 3:21 pm

Re: Poezi per Nenen, nga shkrimtare te ndryshem Shqiptare.
nga SyKaltra prej Mon 01 Mar 2010, 13:38

Shume te bukura poezite me lart.

I pershendes thelle nga zemra te gjithe ata qe i sollen poezite e mesiperme duke mos lene pa permendur edhe autoret e poezive.

Shpresoj qe ne vazhdim te lexoj edhe te tjera poezi te tjera te ketilla.

Klofshi mire.

xheladin hamza
Fillestar
Fillestar

Gjinia Gjinia : Male
Numri i postimeve Numri i postimeve : 21
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 20/04/2012
Falenderimet Falenderimet : 0

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Poezi per Nenen, nga shkrimtare te ndryshem Shqiptare Empty Re: Poezi per Nenen, nga shkrimtare te ndryshem Shqiptare

Mesazh nga xheladin hamza Fri Apr 20, 2012 3:22 pm

Re: Poezi per Nenen, nga shkrimtare te ndryshem Shqiptare.

nga Saimiri prej Thu 11 Mar 2010, 02:06


Avni Biqkaj - DASHURI NЁNE



Me dashuri mё rriti

Nё djep mё pёrkundi

Jetёn ma shndriti

Kot s’i shkoi mundi


Mё puthi prore nė faqe

Aq shumё mё uroi

Lule manushaqe

Mua mė pagėzoi


Nė prehrin e saj

Sa shpejt u rrita

Kurrё nuk mё la nё vaj

Asnjёherё nuk u mёrzita


Nёnёn time tė shtrenjtė

Sa shumё qё e dua

E kam si lule tė blertё

Aromё mё fali mua

xheladin hamza
Fillestar
Fillestar

Gjinia Gjinia : Male
Numri i postimeve Numri i postimeve : 21
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 20/04/2012
Falenderimet Falenderimet : 0

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Poezi per Nenen, nga shkrimtare te ndryshem Shqiptare Empty Re: Poezi per Nenen, nga shkrimtare te ndryshem Shqiptare

Mesazh nga xheladin hamza Fri Apr 20, 2012 3:22 pm

Re: Poezi per Nenen, nga shkrimtare te ndryshem Shqiptare.

nga Saimiri prej Thu 11 Mar 2010, 13:47

Gjeto Turmalaj - Per Nanen...

Ashte pake kange pa fund me kendue,
Ashte pake vargje pa fund me shkrue,
Ashte pake me i thur hymne pa ja nda,
Ashte pake me ja fal zemren qe ajo ta ka ba.

Prej krahnorit te saj vjen ne jete,
Ne dashnin e saj shpresen e mbshtet,
Ne momentin ma te veshtir "thrret o Nane",
E bekimi i saj te mbulon ne cdo ane.

Se ashte krijesa ma e madhe e dashnis,
Se ashte shpirti ma i madh i ngrohtesise,
Edhe kur te mbaroje drita e diellit e hannes
S'ka per te mbarue madhshtija e Nanes.


xheladin hamza
Fillestar
Fillestar

Gjinia Gjinia : Male
Numri i postimeve Numri i postimeve : 21
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 20/04/2012
Falenderimet Falenderimet : 0

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Poezi per Nenen, nga shkrimtare te ndryshem Shqiptare Empty Re: Poezi per Nenen, nga shkrimtare te ndryshem Shqiptare

Mesazh nga xheladin hamza Fri Apr 20, 2012 3:23 pm

Re: Poezi per Nenen, nga shkrimtare te ndryshem Shqiptare.

nga Saimiri prej Thu 11 Mar 2010, 13:48


Ejvis Maria Xhajanka – Nena ime...


Larg nė mall, atje mė mbete.

Shtrėngoj shpirtin tė mos qaj,

shtrėngoj zemrėn tė mos tretem,

shtrėngoj grushtat tė tė mbaj.

Ti mė do pėrherė tė lumtur

shpirti yt kurrė nuk ankon,

ikjen time sheh symbushur,

aeroplanėsh qė nxitojnė.

Mė sjell mbrėmjen dhe agimin

lutjesh tė ngrohta mė ndriēon,

qė nga larg ma jep bekimin,

po ah, sa shumė mė mungon…

xheladin hamza
Fillestar
Fillestar

Gjinia Gjinia : Male
Numri i postimeve Numri i postimeve : 21
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 20/04/2012
Falenderimet Falenderimet : 0

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Poezi per Nenen, nga shkrimtare te ndryshem Shqiptare Empty Re: Poezi per Nenen, nga shkrimtare te ndryshem Shqiptare

Mesazh nga xheladin hamza Fri Apr 20, 2012 3:23 pm

Re: Poezi per Nenen, nga shkrimtare te ndryshem Shqiptare.

nga Saimiri prej Fri 12 Mar 2010, 15:46

Ymet Abdullai - TĖ SHTRENJTĖS NĖNĖS PRESPARE

Nėna ime e dashur
O e shtrenjta nėnė!
Sa mall ndiej pėr ty,
Sa lot mė kanė rėnė

Nėnat janė tė mira
Sepse janė, nėna
Shkėlqejnė si dielli,
Shkėlqejnė si hėna.

Them se mbi gjitha nėnat
Mė e mira je ti,
Se je nėna ime,
O mall e dashuri.

Sa tė jetė jeta
Kurrė s'tė harrojmė
Unė dhe Sultani
Gjith jetėn do tė kujtojmė

xheladin hamza
Fillestar
Fillestar

Gjinia Gjinia : Male
Numri i postimeve Numri i postimeve : 21
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 20/04/2012
Falenderimet Falenderimet : 0

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Poezi per Nenen, nga shkrimtare te ndryshem Shqiptare Empty Re: Poezi per Nenen, nga shkrimtare te ndryshem Shqiptare

Mesazh nga xheladin hamza Fri Apr 20, 2012 3:25 pm

Re: Poezi per Nenen, nga shkrimtare te ndryshem Shqiptare.

nga Saimiri prej Fri 12 Mar 2010, 15:58

Ylli S. Hoxhaj - Ku te te gjej?!...


Nėnė, kur tė kisha kėtu,

kurrė nuk kam menduar se ka njė tjetėr Perėndi.

Ishe Ti.

Jetoja me Perėndinė nėn njė ēati,

Dhe isha me atė ēdo orė e sekondė.

Isha mė i mbrojturi nė kėtė botė:

ndihesha njeri e hyjni,

Sigurisht,

Isha me ty...

Si mė humbe ti kaq pa pritur?!

Pa adresė fluturove?!

Po rrah yje e galaktika,

Me ata mė gjason e me ato mė trazohesh...

Ku mė shkove?!

Kam dhjetė vjet qė jam jetim,

pa ty, moj nėnė!...

Kur ishe Ti:

I kisha: Perėndi e Nėnė.


xheladin hamza
Fillestar
Fillestar

Gjinia Gjinia : Male
Numri i postimeve Numri i postimeve : 21
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 20/04/2012
Falenderimet Falenderimet : 0

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Poezi per Nenen, nga shkrimtare te ndryshem Shqiptare Empty Re: Poezi per Nenen, nga shkrimtare te ndryshem Shqiptare

Mesazh nga xheladin hamza Fri Apr 20, 2012 3:26 pm

Re: Poezi per Nenen, nga shkrimtare te ndryshem Shqiptare.

nga Saimiri prej Fri 12 Mar 2010, 16:19

Besar Shkembi - Nenes

Ti qaje bashke me mua
kur si foshnje qaja une
kurre nuk lodheshe
kur une te leja pa gjume


Kur une qeshja
ti laheshe me gazin tim
rruget m“i paraoje
ditet i mbushje me bekim


Bashke me shtatin tim
te rritej shpresa per jete
ja po me rritet djali, thoje
do t ' kam pleqeri te qete


Por qe do qe fati
larg, shume larg me treti
bash si teja drurin
po me ha gurbeti


Ti vdiqe pa te pare
dhe kjo po me mbyte
me fal per te gjitha
te lutet biri yt

xheladin hamza
Fillestar
Fillestar

Gjinia Gjinia : Male
Numri i postimeve Numri i postimeve : 21
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 20/04/2012
Falenderimet Falenderimet : 0

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Poezi per Nenen, nga shkrimtare te ndryshem Shqiptare Empty Re: Poezi per Nenen, nga shkrimtare te ndryshem Shqiptare

Mesazh nga xheladin hamza Fri Apr 20, 2012 3:26 pm

Re: Poezi per Nenen, nga shkrimtare te ndryshem Shqiptare.

nga Saimiri prej Sat 13 Mar 2010, 00:56

Ndue Ukaj - ZANI I NANĖS


I ambėl asht zani i nanes,

Prehja e qetė e andrrave tė patrazuara

I ambėl si zog ditėve pranverore me melodi tė magjishme

Aty shkėlqejnė sytė e thellė tė botės,

Aty si tėrmet pėlcet dashuria

Shkėlqen dashuria me rreze tė pandėrprera

Mė tė veēanta, mė tė papėrsėritura

Oh, sa i ambėl ėshtė zani i Nanės

Bashkė me tingujt e mėngjeseve tė jetės,

Bashkė me Abc-tė e magjishme tė ngritje ramjeve

I ambėl ėshtė, po i ambėl asht zani i Nanės

Blerimeve tė gjelbėruara pranverore

Nėn puthjen e rrezeve tė para diellore

Tė ngritje-ramjeve nėpėr gjunjė tė pėrgjakur,

Oh, sa i ėmbėl ėshtė zani i nanės

xheladin hamza
Fillestar
Fillestar

Gjinia Gjinia : Male
Numri i postimeve Numri i postimeve : 21
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 20/04/2012
Falenderimet Falenderimet : 0

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Poezi per Nenen, nga shkrimtare te ndryshem Shqiptare Empty Re: Poezi per Nenen, nga shkrimtare te ndryshem Shqiptare

Mesazh nga xheladin hamza Fri Apr 20, 2012 3:27 pm

Re: Poezi per Nenen, nga shkrimtare te ndryshem Shqiptare.

nga Saimiri prej Sat 13 Mar 2010, 01:06

Julia Gjika - Malli yt

Ti ishe nėna mė e bukur.
Clodheshe duke dėgjuar muzikė.
Pranė radios, vije veshin.
Ashtu nė kėmbė,
vetėm pesė minuta.
Ne femijėt s’tė jepnim kohė.
Unė tė pyesja:
C’thonė ato fjalė , c’thotė ajo kėngė
Tė lutem perkthema mam.
Ti mė ledhatoje duke thėnė:
S’ėshtė pėr ty, je e vogėl..
Tani qė ti nuk je
tė kuptoj nėna ime
Ti s’dėgjoje vec muzikėn,
por gjuhėn e nėnės qė tė lindi.
Malli yt nga sytė e tu
nė zemren time hyri,
pėr tė mos harruar nga vije.


xheladin hamza
Fillestar
Fillestar

Gjinia Gjinia : Male
Numri i postimeve Numri i postimeve : 21
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 20/04/2012
Falenderimet Falenderimet : 0

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Poezi per Nenen, nga shkrimtare te ndryshem Shqiptare Empty Re: Poezi per Nenen, nga shkrimtare te ndryshem Shqiptare

Mesazh nga xheladin hamza Fri Apr 20, 2012 3:28 pm

Re: Poezi per Nenen, nga shkrimtare te ndryshem Shqiptare.

nga K@LoR5i prej Wed 31 Mar 2010, 15:24

pershendetje dhe shume shume urime per temen dhe poezite e bukura kushtuar qenies me te mire te kesaj bote.
Me behet shume qejfi kur lexoj vargje te thurura kaq shume bukur per nenat, qe na kane rritur dhe na kane qendruar tek koka sa here qe kemi qare apo edhe thjesht kemi patur sadopak temperature, duke mos i permendur te gjitha vuajtjet qe heq nje nene per te rritur nje foshnje e per ta bere burre/grua...

xheladin hamza
Fillestar
Fillestar

Gjinia Gjinia : Male
Numri i postimeve Numri i postimeve : 21
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 20/04/2012
Falenderimet Falenderimet : 0

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Poezi per Nenen, nga shkrimtare te ndryshem Shqiptare Empty Re: Poezi per Nenen, nga shkrimtare te ndryshem Shqiptare

Mesazh nga Vizitor Tue Jan 29, 2013 2:46 pm

ZEMER E EMBEL ME DASHURI

e kush tjeter mund te jete veq ti
nene fjale me te embel ska bota
nene e para fjale qe belbezon foshnja
ne kraharorin tend ,me aromen tende nis jeta
Vitet kalojne dashurine per nenen ato se mposhtin dot
ZEMER E EMBEL ME DASHURI
qe mbjell veq paqe e dashuri
je ti o nena ime je ti
Dashuria jote eshte e vetmja pije qe shpirtin ma sheron
Aroma e lekures tende eshte magji
e perqafuar te pushosh ne kraharorin tend
ndonese me thinja ne koke
ti gjithmone ndihesh femije
ZEMER E EMBEL ME DASHURI
e shtrenjte e pa krahasueshme e vetme je ti
nje zemer e madhe qe din veq te fale e te dhuroje
parajse e shpirtit per qdo femije
ti per ne thurr endrra
tek ti behen sa shfajsime ehh sa justifikime
Parajse e jetes je ti
nje veshtrim ne sy qka ndodh brenda meje
e ndjen veq ti
ndjenja kurre ste genjejne
para se te ndodh ekeqe e mire
zemra jote ndje parandjen qdo jot gezimi apo trishtime qe rrjedh ne syte e mi
ZEMER E EMBEL ME DASHURI
E DASHR E SHTRENJTE E VETME NENE JE TI

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Poezi per Nenen, nga shkrimtare te ndryshem Shqiptare Empty Re: Poezi per Nenen, nga shkrimtare te ndryshem Shqiptare

Mesazh nga Vizitor Tue Jan 29, 2013 2:46 pm

Nena thesar i cmuar.

Nena eshte nje perkedheje e deshirueshme
Nje shikim i embel
Nje buzeqeshje e ngrohte
Nje lule e njome,qe lind me kengen e pranveres
Nje yll qe shkelqen ne qiell
Nje engjell i ardhur nga qielli
Nje diell qe shkeqen dhe ngroh token
Nje thesar i cmuar, i fshehur ne nje ishull desert

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Poezi per Nenen, nga shkrimtare te ndryshem Shqiptare Empty Re: Poezi per Nenen, nga shkrimtare te ndryshem Shqiptare

Mesazh nga Vizitor Tue Jan 29, 2013 2:47 pm

PĖR NĖNĖN



Sikur syte e saj te mund t'i shihja teksa ngrihesha ne mengjes,
Sikur doren e

saj ta prekja teksa ndieja mall,
Sikur shpirti im te mund te gjendej here pas here brenda saj
Do te isha e lumtur,

zemra do te me behej mal. Sikur nga pak te merrja nga shpirti i saj,
Sikur lodhjen e rrudhave mbi balle
t'ia

shkepusja e ta merrja mbi vete,
Sikur cdo vuajtje te saj ta ndieja e ta ndaja brenda meje
Do te isha e lumtur, do me

behej se e kisha shpetuar.

Moshen t'ia rinoja, syte t'ia gezoja me ciltersi
Doren t'ia shtrengoja e ta mbaja

fort shtrenguar mbi gji,
Aspak te mos flisja, asnje zhurme, asgje ne ajer,
Vetem frymet tona qe do te perqafoheshin Do te ndieja veten me mire,

Lot nuk do te kisha,
ata do te kisha lene per ata shpirtra pa fat
qe jeten ne

mergim e shkojne
e qe nenen dot nuk e gezojne
e rrudhat e ballit dot nuk ia largojne.

Te kam ne zemer o zemer

qe me jep fryme
per nje dite me shume
shprese e dashuri.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Poezi per Nenen, nga shkrimtare te ndryshem Shqiptare Empty Re: Poezi per Nenen, nga shkrimtare te ndryshem Shqiptare

Mesazh nga Vizitor Tue Jan 29, 2013 2:48 pm

Nana


Sa e madhe ishe moj nane,
E me cfaqesh kudo qe jam;
Ne ballin tend kish nje vend
Sa krejt jeta ime qe qon!


Une qe isha i djallezuar,
Ne perleshje,me sherr e i ngaterruar;
Te shkaktova shume telashe,
Ti kurre s`me le te vetmuar.Nje dite, me traste ne krahe
Me nise per ne horizontin tim;
Ne balle shkelqimin tend,
Ne zemer bartja bekim.


Kaluan muaj dhe vite
Decenje, qe s`i mbaje mend;
Ne zemer te bartja moj nane,
Ne shkolle,ne loje e ne kuvend.Kur kisha provimin e fundit,
Ne anderr, ne salle te kam pa;
M`u cfaqe si nje yll
Nga gezimi, shume kam qa!


Tash ,qe prehesh ne amshim,
Une te kam prane-megjithese s`te kam;
Lengon ky shpirti im,
per vitet qe na ndane.Kur te vjen vjeshta ime,
Le te jete nje dite pa shi;
Le te bjen puhize e lehte,
Te me merr e me bie te ti.


Ta shoh edhe nje here nanen,
Qe me bani kamb e dore;
Te qmallemi ne perqafim,
E te shkojme ne rrugen tone.Nipat e mbesat tua,
le te luten kur te vijne;
Nje lutje per gjyshen
Nje per shpirtin tim.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Poezi per Nenen, nga shkrimtare te ndryshem Shqiptare Empty Re: Poezi per Nenen, nga shkrimtare te ndryshem Shqiptare

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi