♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kledi Kadiu: Kėrcej pėr homoseksualėt nėse s’dinė gjė shqiptarėt

Shko poshtė

Kledi Kadiu: Kėrcej pėr homoseksualėt nėse s’dinė gjė shqiptarėt  Empty Kledi Kadiu: Kėrcej pėr homoseksualėt nėse s’dinė gjė shqiptarėt

Mesazh nga Morena Tue Nov 15, 2011 12:43 pm

Kledi Kadiu: Kėrcej pėr homoseksualėt nėse s’dinė gjė shqiptarėt  Kledi-kadiu1-300x231


Njė histori e pakėndshme ka ndodhur nė Itali mes balerinit shqiptar
Kledi Kadiu dhe njė kompanie qė kishte komunikuar me tė pėr ta pasur si
imazh nė lanēimin e njė “club”-i gej nė Abruzo.

Balerini shqiptar ishte ftuar tė merrte pjesė nė natėn e hapjes sė
sezonit tė “4 DOR”, qė ėshtė praktikisht njė ambient shumė i frekuentuar
pėr jetėn e natės, mė sė shumti nga komuniteti LGBT nė rajonin Pescara.

Hapja e sezonit dimėror nė kėtė lokal do tė zhvillohej nė datėn 19
nėntor dhe organizatorėt, pasi kishin vendosur kontaktet e nevojshme me
menaxherin e balerinit, publikuan edhe njė poster qė njoftonte praninė
nė atė ambient tė simbol-seksit shqiptar.

Por gjithēka duket se shkoi shumė keq, qoftė pėr Kadiun, qoftė pėr
menaxherėt e “4 DOR”! Pasi panė nė rrjetet e shumta sociale nė internet
posterin qė njoftonte praninė e Kadiut nė njė lokal nate qė fton sidomos
komunitetin gej, shumė djem edhe vajza tė kėtij komuniteti nisėn t’i
shkruanin atij dhe ta pėrgėzonin pėr faktin qė me pjesėmarrjen e tij nė
atė ambient po inkurajonte lėvizjen pėr tė drejtat LGBT nė Itali. Diēka e
rrallė kjo pėr njė shqiptar tė njohur nė botėn e shoė-biz apo jo?

Mirėpo balerini, siē duket, kishte pranuar tė ishte i pranishėm pa u
informuar mirė mė parė se pėr ēfarė lloj audience bėhej fjalė.

Mes personave qė i shkruan Kledit pėr ta inkurajuar pėr praninė e tij
nė lokalin nė fjalė, ishte dhe njė aktivist shqiptar pėr tė drejtat e
njeriut (i cili kėrkon tė mos identifikohet). Por, pėr ēudinė e kėtij
aktivisti dhe bashkėkombasi shqiptar, pėrgjigjja e papritur e Kledit
ishte: “Unė nuk e di se pėr ēfarė bėhet fjalė! Nuk do tė jem i pranishėm
atje…”.

Mė konkretisht, pėrgjigja e Kadiut ishte: “Tė falenderoj pėr
komplimentet, por unė nuk di gjė fare pėr kėtė njoftim dhe nuk kam nė
mend tė performoj asnjė sezon nė lidhje me kėtė klub qė nuk kam asnjė
lloj dijenie”… I njėjti aktivist kontaktoi mė pas me kompaninė qė
organizon kėtė event, e cila u gjend krejtėsisht e papėrgatitur pėr kėtė
situatė. Kledi do tė vinte nė lokal, do tė performonte, do tė jepte
autografe e pastaj do tė bėnte fotografi me klientėt”, tha Lidia Nasuti,
njė zėdhėnėse dhe bashkorganizatore e kėtij eventi.

Pėr tė paktėn tre ditė rresht menaxheri i balerinit mėsohet se
komunikoi me organizatorėt e eventit nė Pescara, derisa pjesėmarrja e
balerinit shqiptar nė hapjen e sezonit dimėror tė lokalit mė tė madh
edhe pėr homoseksualėt nė Pescara tė Italisė, u anulua.

Qė tė dyja zyrat e shtypit tentuan tė sqaronin situatėn e tė kėrkonin
ndjesė. Zėdhėnėsi i Kledi Kadiut u justifikua me faktin se nė datėn 19
nėntor, siē parashikohet promovimi i sezonit tė ri, balerini shqiptar
ėshtė i angazhuar nė tė tjera evente. Kėtė justifikim Kledi Kadiu ia nis
pėrmes zėdhėnėsit tė vet agjencisė qė organizon eventin nė fjalė.
“Kledi do tė jetė i pranishėm nė njė event tjetėr”.

Vetė kompania qė menaxhon marrėdhėnien me publikun tė lokalit tashmė
tė famshėm nė Pescara, nė njė njoftim pėr klientėt nėnvizon justifikimin
zyrtar tė Kadiut pėr mospjesėmarrjen e tij duke e shoqėruar me komentin
se “ne nuk besojmė se angazhimi i Kadiut nė njė event tjetėr ėshtė
motivi i vėrtetė pse ai nuk do tė jetė nė lokalin tonė nė datėn 19
nėntor…”.

Nė tė kundėrtėn, argumentojnė organizatorėt e eventit gej nė Pescara,
Kledi nuk do tė na kishte konfirmuar mė parė pjesėmarrjen e tij, duke
lėnė tė kuptojė se, sipas tyre, arsyeja e mospjesėmarrjes sė balerinit
ka tė bėjė me faktin se balerini shqiptar u tremb qė e gjithė kjo
histori u mor vesh nė Shqipėri, qoftė nga komuniteti LGBT, e sidomos nga
media…

Nė fund tė fundit, ėshtė dukshėm egoist veprimi i balerinit, veprim
qė shkoqur dhe shqip mund tė pėrkthehet kėshtu: Unė jam dakord, por mos u
thuaj gjė shqiptarėve…!
Morena
Morena
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 09/12/1911
Numri i postimeve Numri i postimeve : 30651
Vendndodhja Vendndodhja : Ne kolltukun e se tashmes, me shikim nga e ardhmja...
Hobi Hobi : Muzike,letersi.
Humor Humor : Shikoni dhe vlersoni...
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 05/11/2009
Falenderimet Falenderimet : 204

http://www.shoqeriajone.com/

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi