♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Importi i plehrave, ē’po ndodh nė Rumani ose ajo qė do tė pėsojė nesėr Shqipėria

Shko poshtė

Importi i plehrave, ē’po ndodh nė Rumani ose ajo qė do tė pėsojė nesėr Shqipėria Empty Importi i plehrave, ē’po ndodh nė Rumani ose ajo qė do tė pėsojė nesėr Shqipėria

Mesazh nga Morena Fri Nov 04, 2011 10:11 am

Kjo ėshtė njė fotografi nga fshati Glina nė Rumani ku pėrfundojnė plehra - apo mbetje :) - nga Italia





Importi i plehrave, ē’po ndodh nė Rumani ose ajo qė do tė pėsojė nesėr Shqipėria Glina



Pėrbindėshi
ėshtė zgjuar pėrsėri. Kanė filluar pėrsėri rėnkimet e “Ochiul Boului”
(Syrit tė Demit), vendgrumbullimit mė tė frikshėm tė plehrave nė
Rumani. Rėnkon qėkur Napoli u gjet i mbuluar pėr tė disatėn herė nga
plehrat. Nė Glinė – (fshati ku gjendet ky vend-grumbullim afėr
kryeqytetit tė Rumanisė, Bukuresht) – ekziston frika e kthimit tė
rrezikut italian, ose ajo qė njihet ndryshe si fluksi i kontenierėve me
plehra, drejtuar nga Kamorra.

Kanė
frikė se pėrtej deklaratave tė qeverisė Berluskoni qė premton, heqjen
dhe zhdukjen e malit tė plehrave duke e shpėrndarė nė rajone tė tjera,
do tė filloj trafiku i anijeve fantazmė tė tejmbushura me plehra. Kjo,
sepse paratė e vėna nė lojė janė tė shumta. Nuk ėshtė hera e parė qė
kargot e plehrave italiane shkarkohen kėtu dhe dihet edhe se pas kėtij
operacioni ligjor fshihet dora e mafias. Toka tashmė ėshtė kalbur dhe
prishur. Liqeni dikur i Glinės, tashmė ėshtė zhdukur. Uji i zonės ka
marrė ngjyrė kafe tė errėt.


Historia e fshatit GlinėImporti i plehrave, ē’po ndodh nė Rumani ose ajo qė do tė pėsojė nesėr Shqipėria Napoli-plehra-kopertina_0

Plehrat
e Bukureshtit, shtresė pas shtrese formuan njė kodėr nė jug-lindje tė
kryeqytetit duke mbuluar pothuajse plotėsisht fshatin e vogėl. Ka njerėz
qė marrin frymė duke thithur atė erė tė keqe qė nga 1976, kohė nė tė
cilėn ish-lideri komunist Nicolae Ceausescu vendosi qė nė kėtė vend tė
hidheshin mbeturinat e Bukureshtit. Ashtu si Glina, janė edhe njė mori
vend-mbledhjesh tė tjera tė shpėrndara. Drejtimin e tyre, paēka qė nė
fasadė janė rumunėt, e kanė italianėt.


Fenomeni
i fundit, i cili ka alarmuar Interpolin, ėshtė lulėzimi i njė morie
kompanish qė merren pikėrisht me plehrat. Projekti filloi para tre
vjetėsh, kur biznesi drejtohej nga ortakė tė don Vito Ciancimino (dėnuar
me 13 vjet burg pėr bashkėpunim mafioz), qė morėn me firmėn e qeverisė
rumune fushėn e Glinės, krematorin nė Ploiesti dhe njė sėrė
vendgrumbullimesh tė mėdha nė Mures dhe Baicoi. “Ecorec” qė drejton
biznesin nė Glina, u fitua nga grupi “Valente”. Dy vjet mė parė, ata
vendosėn qė tė luanin “ndeshjen” e tyre tė parė pėr plehrat duke zbatuar
njė plan modern pėr transformimin e “Ochiul Boului” duke mbyllur
kontratat me njė pjesė tė madhe tė vendeve tė Unionit Europian: plehrat e
tyre, drejt Rumanisė. Shumė prej korporatave tentakula tė Vėllezėrve
Pileri, qė drejtonin grupin me nė krye Gianni Lapis e Romano Tronci,
operojnė akoma nė Bukuresht nė sektorin e plehrave, nė fushėn e pasurive
tė patundshme dhe nė biznesin e modės.


Kontenierėt
e plehrave vijnė nėpėrmjet detit, dhe kalojnė lehtėsisht kufirin nga
porti i Kostancės (Costanza). Ka raste qė vijnė edhe nga Odessa dhe
Illichivs’k nė Ukrainė. Gjatė muajve tė nxehtė janė shtuar kontrollet nė
kufij dhe gazetat rumune flasin pėr “caracativa”, (oktapodi italian),
rrjeti i shoqėrive qė ndajnė “llomkat” e plehrave. Ėshtė e lehtė ta
luash kėtė lojė, kėtu ku mafia dhe kamorra kanė kohė qė janė
stabilizuar.


Mjafton
tė mendosh qė nė 5 vitet e fundit janė arrestuar tė paktėn dhjetė super
tė arratisur italianė tė gjetur nė kėtė zonė: qė nga Francesco
Schiavone, kushėriri i Sandokan, kamorristi Mariano Pascale i kapur nė
Dubraveni, Ignazio Nicodemo etj., etj.


Ndėrkohė
janė trefishuar kompanitė italiane qė marrin pjesė nė garėn pėr plehrat
dhe qė prezantohen nė Romenvirotec, panairi mė i madh qė zhvillohet pėr
kėtė biznes.


Nėse
nė jug tė vendit mbizotėron mafia kineze, rusėt janė organizuar nė kufi
me Moldavinė pėr tė drejtuar trafiqet e mbeturinave toksike nėpėrmjet
Republikave ish sovjetike. Mė tė fortėt nė kėtė fushė janė dhe mbeten
italianėt. Ata kontrollojnė veri-perėndimin, zonėn e Bukureshtit dhe
deri poshtė nė Detin e Zi. Pėr ata, mbeturinat nuk bėjnė pis, ato
pastrojnė. Mbeturinat pastrojnė para, dhe thithin fonde publike.
Bashkimi Evropian ėshtė dorėlėshuar pėr sa i pėrket financimeve pėr
modernizimin e sistemit tė mbeturinave dhe kjo i mbush llogaritė
monetare tė kriminelėve.


Si
rrjedhojė, “emergjenca Napoli”, pėr disa, ėshtė njė pulė qė bėn vezė tė
arta. Paguan qeveria, paguan Brukseli, paguajnė tė gjithė. Firmosen
kontrata me korporata italiane, dhe plehrat ecin nė “rrugėt” e Kamorrės,
tė pėrziera me plehra qė nė Itali ėshtė e pamundur t’i zhdukėsh. Nuk
ėshtė fanta-shkencė, ky ėshtė rregulli: Plehrat janė tashmė njė biznes
qė sjell fitime mė shumė se sa droga. Kriminaliteti ka bėrė njė
“kapėrcim cilėsor” duke u hedhur nė tė ashtuquajturat “sipėrmarrje
ekologjike”.




***

Ėshtė
e qartė qė strategjia bazė e riciklimit tė plehrave shikon drejt
Lindjes. Mjafton tė bėsh vetėm njė kalim tė shtunave nė “Bambo”. Ėshtė
njė nga diskotekat mė tė mėdha tė Europės Lindore, parajsė e ndėrtuar
nga muzika, vajza tė bukura dhe meshkuj biznesmenė. Pronarėt janė dy
italianė qė kanė ndėrtuar njė perandori tė vogėl nė kryeqytetin rumun:
Xhiosu e Ēiro Kastelano, nipėrit e Pupeta Mareskas, mikja e njohur e
bosit Umberto Amaturo, gruaja e parė mes Kamorrės. Njė tavolinė nė zonėn
VIP ta japin vetėm ata personalisht dhe pastaj paguan edhe 1000 euro
pėr tė pirė vodkė komerciale. Jashtė vijnė rrotull Ferrari, Audi, BMĖ tė
reja fringo. Nė Bukuresht, seksi dhe biznesi janė shumė tė pėrziera. Nė
atė pistė vallėzojnė jo vetėm njerėz, por edhe miliarda, qė nga Italia
kalojnė transit nė Ballkan. Njė inxhinier lombardez vitin e kaluar ishte
bėrė pjesė e lojės duke dashur tė behej pjesė e xhiros sė shkarkimeve.
Dhe rezultati i vetėm qė arriti ishte vajtja nė spital me kocka tė
thyera. “Shoqėritė pas tė cilave fshihet krimi i organizuar, marrin nga
shteti (komunat) autorizimin pėr shkarkimet e plehrave”, – tregon ai pėr
“L’Espresso”. Ėshtė parashikuar zgjerimi i biznesit tashmė.




****

Pak
javė mė parė policia rizbarkoi nė Glina. Ndaloi disa kamionė. Brenda?
Ajo qė pritej. Transportonin sasi substancash ilegale. Pak mė nė jug
arrestuan njė shofer mė njė ngarkesė mėrkuri. Kėta janė arsyeja qė
plehrat e Napolit pėr popullin rumun mbeten njė ankth qė rikthehet.
Pikėrisht pėr kėto mbeturina presidenti Traian Besesku vendosi njė JO tė
prerė nė 2007. Po tė shkosh sot nė Glina ose nė rrethina tė tjera e tė
flasėsh italisht rrezikon jetėn. Para disa muajsh tė rinjtė e zonės i
pėrzunė tė gjithė nga shkarkimet. Me ta ėshtė edhe Alin, njė i ri qė ka
punuar nė Napoli nė kantierin e pafund tė “metropolitans”. E njėjta gjė
ndodh nėse shkon nė jug, drejt Kostancės, ku njė mori shkarkimesh
abuzive e kanė trazuar zonėn. Banorėt rrahėn edhe njė gazetar, reporter i
huaj. E konfirmon policia rumune dhe zyrat diplomatike. Kėto tė fundit
kėshillojnė tė mbrosh veten. Nga kush? Nga kėta tė dėshpėruar apo nga
ekomafia ballkanike?


_________________



Ky
artikull i shkruar nga vetė mediat italiane pėr Rumaninė, pas pak
vitesh mund tė rishkruhet fjalė pėr fjalė pėr Shqipėrinė. Artikulli
shpjegon ēfarė po ndodh nė Rumani, ku ndėrmarrjet italiane dėrgojnė
tashmė plehra tė Italisė dhe vendeve tė kontraktuara tė BE-sė. Si pėr
ironi tė fatit, edhe lokalitetet nė Rumani ngjajnė aq shumė me tonat.
Vend-grumbullimi kryesor ėshtė afėr kryeqytetit, vendi ku shijohen
milionat e kėtij biznesi i ngjan thuajse nė detaje “Bllokut” nė Tiranė.
Atje arrestohen mafiozė italianė, njėsoj si nė Vlorėn tonė. Edhe atje
maunat vijnė fillimisht nga porti dhe shpėrndahen nė brendėsi tė vendit.
Vetėm se Rumania ėshtė 238.391 dhe 22 milionė kurse Shqipėria ėshtė
28.748 km 2 me rreth 3 milionė e gjysmė banorė (!)


Mbi
tė gjitha rumunėt vetėm pas disa vitesh tė kėtij biznesi, kur toka
ėshtė kalbur dhe prishur kurse liqeni i Glinės ėshtė zhdukur, po
ndėrgjegjėsohen ēfarė po ndodh.


Shkruan
“L’Espreso”: “Pak javė mė parė policia rizbarkoi nė Glina. Ndaloi disa
kamionė. (nga ato qė transportojnė gjoja plehra tė zakonshme). Brenda?
Ajo qė pritej. Substanca ilegale, ngarkesė mėrkuri. Kėta janė arsyeja qė
plehrat e Napolit pėr popullin rumun janė kthyer nė njė ankth…”


“L’Espresso”:

“Emergjenca
Napoli”, pėr disa, ėshtė njė pulė qė bėn vezė tė arta. Paguan qeveria,
paguan Brukseli, paguajnė tė gjithė. Firmosen kontrata me korporata
italiane, dhe plehrat ecin nė “rrugėt” e Kamorrės, tė pėrziera me plehra
qė nė Itali ėshtė e pamundur t’i zhdukėsh. Nuk ėshtė fanta-shkencė, ky
ėshtė rregulli: Plehrat janė tashmė njė biznes qė sjell fitime mė shumė
se sa droga. Kriminaliteti ka bėrė njė “kapėrcim cilėsor” duke u hedhur
nė tė ashtuquajturat “sipėrmarrje ekologjike”.


Rumania dhe Shqipėria

Pėsimi
i Rumanisė (pėr tė mos folur pėr vende tė botės sė tretė) ėshtė njė
mėsim i madh pėr ne, nėse duam tė mėsojmė dhe tė mbrojmė veten dhe tė
ardhmen e fėmijėve tanė. Edhe atje kontratat janė “ligjore” dhe
kontraktorėt thonė qė po sjellin thjesht “plehra tė zakonshme”. Por
faktet tregojnė se brenda “plehrave tė zakonshme” kryhet trafiku i
mbetjeve tė rrezikshme tė cilat janė problem i madh pėr tu zhdukur nė
botėn e sotme industriale.


As
plehrat e zakonshme nuk kanė pėrse vijnė nė njė Shqipėri qė nuk trajton
dot plehrat e zakonshme tė vetat. Por ato janė e keqja mė e vogėl.
Brenda tyre nuk mund ta dish kurrė se ēfarė ka. Pėrfytyroni njė anije me
ngarkesė nga Napoli, 7 mijė tonelata plehra tė paketuara. Mendoni se
dikush mund ti kontrollojė ato nėse janė “plehra tė zakonshme”, “plehra
pėr riciklim” apo “plehra tė rrezikshme”? Nė kufirin shqiptar??! Mendoni
se dikush do ti shoqėrojė ato kilometėr pas kilometri nė territor
shqiptar pėr tė kuptuar se ku venė dhe ku ndalen? Tė gjithė e dimė, nga
deputeti e deri te qytetari mė i thjeshtė, qė kjo ėshtė e pamundur edhe
pėr shtete shumė mė tė zhvilluara se ne, kurse pėr Shqipėrinė ėshtė
thjesht e pamundur!


Dhe
diēka tjetėr: Rumania mund edhe t’ia lejojė vetes njė “devijim”. Bėhet
fjalė pėr njė vend me sipėrfaqe 238 391 km2 dhe 22 milionė banorė.
Shqipėria ėshtė vetėm 28 mijė km2 me 3.5 milionė banorė. Si mund ta
pėrballojė territori ynė kaq i vogėl, groposjen e plehrave tė rrezikshme
qė mund tė na vijnė tani qė rruga pėr ngarkesat e plehrave nga jashtė
ėshtė hapur?
Morena
Morena
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 09/12/1911
Numri i postimeve Numri i postimeve : 30651
Vendndodhja Vendndodhja : Ne kolltukun e se tashmes, me shikim nga e ardhmja...
Hobi Hobi : Muzike,letersi.
Humor Humor : Shikoni dhe vlersoni...
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 05/11/2009
Falenderimet Falenderimet : 204

http://www.shoqeriajone.com/

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi