♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Importimi i plehrave ne shtetin ''Plehre''

2 posters

Shko poshtė

Importimi i plehrave ne shtetin ''Plehre'' Empty Importimi i plehrave ne shtetin ''Plehre''

Mesazh nga bigbeng Sat Oct 16, 2010 8:27 pm


Importimi i plehrave ne shtetin''Plehre'



Importimi i plehrave ne shtetin ''Plehre'' Riciklimi

Gjatė intervistės me kryeredaktorin e “FORBES”, ky i fundit pasi u mrekullua nga “mirakllėt e sheverisė” ju lut kryeministrit Berisha qė derisa tė cpikej makineria qė do tė klononte Berishėn, tė bėnte dicka edhe pėr botėn.

Me zemėr nė dorė, ish-kardiologu Berisha ju pėrgjigj se nė planet e tij historike siameze pėr Shqipėrinė nuk mungonin as ato pėr tė ndihmuar sado pak botėn.

Menjėherė sapo u kthye nė mėmėdhe, kryeministri Berisha mblodhi Kėshillin e Ministrave.org dhe u tha tė linin cdo punė dhe ti jepnin prioritet nismės mė tė re, “Njė Planet Blu pa Plehra”.

Ministrat ju pėrgjigjėn se nuk kishin ndonjė punė urgjente nė duar pasi ata po punonin pėr vitin 2020, kėshtu qė kishin plot kohė pėr tu marrė me nismat e rradhės sė shefit tė tyre.

Kryeministri Berisha hapi sirtarin ku mbante ėndrrat shekullore siameze dhe nxorri njė dosje.

“Sot asht ditė e shėnueme pėr kombin tonė pasi Shqipėria si shpėrblim pėr liberalizimin e vizave, pėr tė mos i mbetur borxh botės, do tua lajmė nderin me nder” u shpreh Berisha, duke shtuar se qeveria do tė lejojė importimin e plehrave nga bota nė vendin tonė.

Ministri Nishani i bėri tė ditur shefit tė tij se nuk do tė jetė kollaj, pasi tė gjithė keqbėrėsit, kriminelėt, mafiozėt dmth “plehrat” e kėrkuar nga drejtėsia shqiptare, shtetet e tjera nuk pranojnė ti estradojnė nė Shqipėri.

Berisha buzėqeshi nė mėnyrėn “mos-mė-ndėrprit-se-tė-shkarkova” dhe i sqaroi Nishanlliut qė doli huq, se nuk po fliste pėr njerėzit plehra por pėr plehrat e njerėzve.

Shqipėria si shtet elitar nė cdo fushė tė ekonomisė, energjisė dhe industrisė, do tė riciklojė plehrat e botės dhe ti kthejmė ato nė energji bėrthamore.

Kėshtu realizohet edhe ėndrra nė diell shekullore e kryeministrit Berisha pėr ta kthyer Shqipėrinė nga njė vend superfuqi bėrthamash pjeshke nė njė superfuqi bėrthamore.

Zv/kryeministri Ilir Meta u kujtua se kjo ishte ėndėrr e vjetėr dhe kur i hodhi sytė nga sirtari e kuptoi se Berisha gabimisht kishte hapur njė nga sirtarėt e ish-kryeministrit Nano qė nga 2004.


Megjithėse vetė Berisha e kishte kundėrshtuar dikur kėtė ėndėrr, Meta nuk u ndie duke menduar “Mjaft kam hallet e mia me priftin e shtėpisė. Nuk do merrem edhe me hoxhėn e qeverisė”.

Kryeministri Berisha u bėri tė ditur se kishte plane gjeniale pėr importimin e plehrave dhe i qetėsoi ministrat duke u thėnė se nuk ka asnjė rrezik qė Shqipėria tė kthehej nė njė kosh gjigand plehrash.

“Une ju garantoj jue, se bota asht nė krizė. Edhe Amerika po vdes pėr bukė. Dhe njė popull qė nuk ka bukė tė hajė, nuk ka plehra pėr tė hedhur nė kosha. Prandaj nuk na gjen gjė pėr dy qese nė vit” deklaroi Berisha.

“Ne kemi njė pėrvojė tė mirė nė riciklimin e ligjeve, fjalimeve, premtimeve dhe jo rrallė kemi ricikluar edhe tradhėtarėt e dikurshėm tė partisė duke i bėrė ministra” nėnvizoi shefi i qeverisė.

Pastaj nėse Shqipėria do tė rrezikohet nga importi i plehrave apo mbetjet radioaktive, tė mos harrojmė se ėshtė detyrė e bashkisė tė pastrojė qytetin. Pra faji do tė jetė i Edvin Ramės.

Kur tha kėto fjalė, tė gjithė ministrat u cuan nė kėmbė duke brohoritur“Parti-Sali, jemi gati kurdo ti”.

Pas gjysmė ore duartrokitjesh, ministrat bėnė pak pushim qė tu clodheshin duart dhe mė pas votuan njėzėri nė unanimitet tė plotė vendimin e Kėshillit tė Ministrave.org.

bigbeng
Anetar/e aktiv
Anetar/e aktiv

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 26/08/1974
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4842
Vendndodhja Vendndodhja : verdalle me sherbime
Hobi Hobi : E bukur eshte ajo qe me pelqen mua
Humor Humor : 6 dite buza gaz.......diten e 7 gruaja ma plas.ha ha ha
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 30/04/2009
Falenderimet Falenderimet : 128

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Importimi i plehrave ne shtetin ''Plehre'' Empty Re: Importimi i plehrave ne shtetin ''Plehre''

Mesazh nga Morena Sat Oct 16, 2010 8:29 pm

Importimi i plehrave ne shtetin ''Plehre'' 231696 karakterizim shume i bukur Estelen !
Morena
Morena
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 09/12/1911
Numri i postimeve Numri i postimeve : 30651
Vendndodhja Vendndodhja : Ne kolltukun e se tashmes, me shikim nga e ardhmja...
Hobi Hobi : Muzike,letersi.
Humor Humor : Shikoni dhe vlersoni...
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 05/11/2009
Falenderimet Falenderimet : 204

http://www.shoqeriajone.com/

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi