♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Prej nga vjen uji i oqeaneve?

Shko poshtė

Prej nga vjen uji i oqeaneve? Empty Prej nga vjen uji i oqeaneve?

Mesazh nga MONDI Sat Oct 22, 2011 5:31 pm

Uji i kometave tė Rripit tė Kuiperit ka tė njėjtėn pėrbėrje me atė tė oqeaneve tona. Kėtė e tregon njė studim i ri
Sipas modeleve pėr formimin e planetit, nė fillim Toka ishte shumė e nxehtė, sepse uji mbahej nė gjendje tė lėngėt, dhe pėr kėtė arsye origjina e oqeaneve mbeti njė mister pėr shumė kohė. Shkencėtarėt hodhėn hipoteza se uji i Tokės erdhi nga shiu i kometave qė goditėn planetin pas ftohjes sė tij. Por kjo hipotezė u hodh poshtė nė vitet ’80, kur u mat raporti mes dy izotopeve tė hidrogjenit (deuterium\hidrogjen) nė ujė normal dhe nė ujin gjysmė tė rėndė tė njė komete. Nė tė ashtuquajturat molekula tė ujit gjysmė tė rėndė, mė tepėr i ngjashėm me atė tė Tokės, njė atom hidrogjeni (H) zėvendėsohet nga izotopi i tij mė i rėndė, deuteriumi (D). I gjithė uji qė gjendet mbi sipėrfaqen e Tokės ka njė lloj raporti D\H dhe duke qenė se deuteriumi ėshtė njė izotop i qėndrueshėm, ky raport mund tė mbetet i pandryshuar pėr miliona vjet. Duke filluar qė nga vitet ’80, studiuesit zbuluan se shumė kometa karakterizohen nga njė raport D\H ndryshe nga ai tokėsor. Me kėto tė dhėna mund tė imagjinohet se tė paktėn 10% e ujit nė Tokė ka ardhur nga kometat, ndėrsa pjesa tjetėr ėshtė sjellė nga asteroidet e pasura me shumė ujė.

Kometat e Rripit tė Kuiperit
Pėrgjegjėsi i studimit, Paul Hartogh, astronom i institutit “Max Planck Institute for Solar System”, ka ekzaminuar raportin D\H tė kometės “103P/Hartley 2”, duke pėrdorur tė dhėnat e mbledhura nga vėzhguesi hapėsinor “Herschel” i AHE (Agjencia Hapėsinore Europiane). Rezultatet tregojnė se uji i kometės “Hartley 2” ka njė pėrbėrje pothuajse tė ngjashme me atė tė Tokės. “Hartley 2” ėshtė pjesė e tė ashtuquajturės “familja e kometave tė Jupiterit”, sepse orbita gjendet shumė pranė Jupiterit dhe objekteve tė tjera gjigante tė gazit. Falė stimulimeve me kompjuter, astronomėt kanė hedhur hipoteza tė reja qė “Hartley 2” e ka prejardhjen nga Rripi i Kuiperit, njė zonė qė shtrihet edhe mė pėrtej Neptunit, plot kometa dhe objekte tė tjera tė ngurta qė dalin nga formimi i sistemit tonė diellor. Kjo tregon se grupi i madh i kometave qė ka formuar oqeanet e para tokėsore e ka origjinėn pikėrisht nga Rripi i Kuiperit. Kometat me njė raport D\H tė ndryshėm nga ajo tokėsore kanė origjinė tjetėr: janė formuar nga njė zonė edhe mė e largėt, qė gjithashtu ėshtė njė tjetėr rezervė kometash qė, sipas astronomėve, fillon pas Rripit tė Kuiperit.

Po asteroidet kanė sjellė ujė?
Duke qenė se ėshtė gjetur njė kometė me pėrbėrje shumė tė ngjashme me atė tė Tokės, tė bėn tė shpresosh qė mund tė ketė shumė kometa tė tilla. “Kjo do tė thotė gjithashtu qė mė shumė se 10 pėr qind e tė gjithė ujit tė planetit tonė ėshtė sjellė nga kometat”, shpjegon Hartogh. Por tė pėrcaktosh sasinė e saktė ėshtė e vėshtirė dhe janė tė nevojshme studime tė mėtejshme. “Ende nuk jemi nė gjendje tė japin njė shifėr tė saktė. Nė parim i gjithė uji i Tokės mund tė ketė ardhur me kometat, megjithatė nuk pėrjashtohet fakti qė uji mund tė jetė sjellė nga asteroidet”, shton Hartogh.

Uji nė planetin tonė
Sipas teorive tė fundit, njė pėrqindje e lartė e ujit tė oqeaneve mund tė ketė origjinė ekzogjene, ose mė saktė mund tė ketė ardhur nga hapėsira. Prej nga saktėsisht? Nga grimcat e pluhurit dhe kometat. Sot ne e dimė se bėrthamat e kometave janė shumė tė pasura me ujė. Pėr tė krijuar njė mendim rreth fenomenit, mjafton tė mendosh qė njė kometė, pėr shembull e famshmja “Hale-Bopp” (qė arriti kulmin e shkėlqimit nė pranverėn e vitit 1997) mund tė pėrmbajė miliarda ton ujė. Nė fakt do tė mjaftonin 14 000 goditje me kometa si “Hale-Bopp” pėr tė sjellė nė Tokė gjysmėn e ujit tė oqeaneve. Fakti pėr origjinėn ekzogjene tė njė pėrqindje tė lartė tė ujit tė oqeaneve ėshtė zbulim i satelitit artificial “Polar” (1996-2008). “Polar” ka zbuluar se trupat e vegjėl tė ngurtė, me masė nga 20-40 tonė, pėrshkojnė vazhdimisht atmosferėn e Tokės, ku shpėrhapen nė lartėsi nga 26 000 dhe 8 000 kilometra, duke lėshuar nė atmosferė re tė mėdha avujsh uji qė nė Tokė bien nė formėn e shiut. Impaktet e kėtij lloji janė tė shumta ēdo vit dhe sipas disa gjeologėve, ky ujė qė vjen gjithmonė nga hapėsira mund tė kompensojė atė qė fundoset nė mantelin e Tokės dhe qė nuk arrin tė rikthehet nė sipėrfaqe.
MONDI
MONDI
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 23/02/1985
Numri i postimeve Numri i postimeve : 32444
Vendndodhja Vendndodhja : Ne zemren e CLICHES
Hobi Hobi : Kamera & Fotografia
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 01/09/2008
Falenderimet Falenderimet : 84

http://www.shoqeriajone.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi