♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rreziku qe na vjen prej vitaminave

Shko poshtė

Rreziku qe na vjen prej vitaminave Empty Rreziku qe na vjen prej vitaminave

Mesazh nga Barbi Fri Jul 17, 2009 3:23 pm

Sipas ekspertėve, rekomandohen tė merren vetėm pėrmes ushqimit


Ēdo mėngjes, Ana Maria, 37 vjeē shkon nė kuzhinė e pėrgjumur dhe para se tė pijė kafenė i afrohet sirtarit tė mbushur me kuti tė pėrmasave dhe ngjyrave tė ndryshme dhe pi menjėherė dy tableta: doza e saj e pėrditshme e plotėsuesve ushqimorė. Ana tregon se ēdo ditė merr njė tabletė vitaminė C dhe njė tjetėr qė pėrmban magnez. Vetėm pasi i pi dita e saj mund tė rrjedhė normalisht. Xhoni nuk ka probleme tė veēanta me shėndetin, por bėn njė jetė stresante si shumė prej nesh. Dikur miqtė i kishin kėshilluar tė merrte disa multivitamina pėr t‘i dhėnė forcė fizike dhe mendore njėkohėsisht. Nė tė vėrtetė, prej vitesh vazhdon t‘i pėrdorė edhe pse nuk ka ndonjė kėshillė specifike nga mjeku. "Mė ndihmojnė tė kap ritmin. Mė japin forcė. Shpesh i ndėrroj dhe asnjėherė nuk marrė tė njėjtat. Nė fund tė fundit nuk tė bėjnė keq", tregon. Por, lind pyetja, a na duhen vėrtet dhe pėr mė tepėr nuk na bėjnė keq?

Vitaminat minerale, fluor, magnez, kalcium, aminoacide, fibra dhe ekstrakte bimore, pėrbėjnė sot njė biznes vėrtet fitimprurės. Tė dhėnat tregojnė se gjithmonė e mė shumė qytetarė nė tė gjithė botėn pėrdorin plotėsues ushqimorė pėr mirėqenie psikofizike. Vetėm nė Francė pėr tremujorin e parė tė vitit 2008 ishin shitur mė shumė se 89 milionė kuti me njė rritje prej 7 pėr qind krahasuar me njė vit mė parė. Vitaminat janė gjithsej 13 dhe emėrtohen me njė shkronjė tė vetme nė bazė tė zbulimit ose nga emri specifik i vendosur nė momentin e pėrcaktimit tė strukturės sė tyre kimike. Nė vitin 1911, mjeku polak, Kazimier Funk, zbuloi njė substancė nė gjendje qė tė shėronte sėmundjen beri-beri: vitaminėn B. Sigurisht qė kur organizmi ka mungesė vitaminash nuk ka asnjė dyshim qė mund tė sėmuresh. Kėshtu, nėse mungesa e vitaminės B shkakton beri-berin, mungesa e vitaminės C shkakton skorbutin, ndėrsa mungesa e D-sė rrit rrezikun pėr rakitizėm. Meqenėse sot njerėzit nuk ushqehen mė nė mėnyrė tė shėndetshme si nė tė kaluarėn pėr tė balancuar dietėn e tyre ushqimore u drejtohen plotėsuesve ushqimorė pa marrė asnjėherė parasysh rrezikun qė mund tė vijė prej tyre. "Mė tė shėndetshėm dhe mė tė bukur me vitamina", ka qenė prej vitesh udhėzimi i dietologėve amerikanė, tė shqetėsuar nga pėrqindja e vogėl e vitaminave nė trup pėr shkak tė ditės sė varfėr ushqimore. Earl Mindell, autor i "Bibla e vitaminave", njė bestseller qė nė Amerikė ka shitur brenda vitit mė shumė se 2 milionė kopje, rekomandonte qė gratė amerikane me moshė nga 13 deri nė 40 vjeē, tė mėsuar me fast-food-e, qė herėt ose vonė tregonin se kishin mungesė kalciumi dhe hekuri nė organizėm, tė merrnin suplemente ushqimore. Nė njė tjetėr bestseller, "The vitamine pushers", marrja e vitaminave dhe shtesave ushqimore qė nuk mund tė merren pėrmes ushqimeve ėshtė plotėsisht e kėshillueshme. Vitaminat dhe mineralet, gjenden te shumė ushqime si: makaronat, biskotat, kosi, qumėshti dhe drithėrat, tė ashtuquajturat "health food" ( ushqim i shėndetshėm). Po a ekziston vėrtet nevoja pėr t‘i marrė? "Vitaminat, njė bashkim heterogjen substancash kimike tė nevojshme pėr organizmin, janė tė rėndėsishme dhe sė bashku me antioksidues tė tjerė luajnė funksione tė rėndėsishme, por nuk ekzistojnė prova shkencore qė tė tregojnė se duhen sasi tė tjera pėrveē atyre qė merren pėrmes njė ushqimi tė shėndetshėm", tregon doktoresha Marisa Porrini, specialiste mbi ushqimin dhe ushqyerjen nė Universitetin e Milanos. "Sot hahet mė shumė dhe mė mirė, tė paktėn nė botėn perėndimore dhe janė pėrmirėsuar ndjeshėm edhe karakteristikat e ushqimeve tė modifikuara. Nuk ka asnjė fakt qė tregon se gjithė popullsia ka mungesė vitaminash". Integratorėt, qė prej kohėsh qėndrojnė tė pathyeshėm nė renditjen e produkteve mė tė shitura farmaceutike kėshillohen si ilaē pėr tė gjitha sėmundjet: pėr t‘u ndier nė formė, pėr tė luftuar lodhjen, pėr tė rritur mbrojtjen e sistemit imunitar, pėr forcimin e kockave, pėr t‘u nxirė mė tepėr, pėr tė rigjeneruar lėkurėn, pėr tė rritur flokėt, pėr tė reduktuar peshėn e trupit. Madje shpesh edhe pėr tė luftuar plakjen. Ky ėshtė mesazhi qė vjen nga reklamat e viteve tė fundit qė i propozojnė ato si zgjidhje pėr gjithēka. "Nė tė vėrtetė, vetėm nė raste tė veēanta mund tė kesh nevojė pėr suplemete vitaminash. Megjithatė, edhe atėherė mund tė jepen vetėm me kėshillėn e mjekut pas analizave specifike", vazhdon mė tej Porrini. Megjithatė, mania e pėrdorimit tė tyre ėshtė kaq e pėrhapur sa nuk lė pas edhe fėmijėt. Njė studim i fundit i Universitetit tė Kalifornisė ka treguar se nga njė studim i bėrė me 10.828 fėmijė nga 2 deri nė 17 vjeē arriti nė pėrfundimin se 34 pėr qind kishim marrė suplemente vitaminash ose mineralesh edhe pse kishin njė stil jetese tė shėndetshėm nga pikėpamja ushqimore. Njė abuzim jo pa rreziqe: tė marra nė sasi tė mėdha, mund tė shkaktojė efekte negative si marrje mendsh dhe tė vjella, dhimbje barku, madje edhe dėmtime tė rėnda tė veshkave. Kur studimet e para epidemiologjike tė kryera nė vitet ‘60-‘70 treguan se njė ditė e pasur me zarzavate mund tė ulė rrezikun e kancerit, ka nga ta qė menduan se plotėsuesit e vitaminave dhe mineraleve mund tė jenė zėvendėsuesit mė tė mirė tė brokolit, peshkut apo bukės. D.m.th pėr ta qė nuk kanė njė stil jetese qė i kushton shumė vėmendje ushqyerjes mund tė zėvendėsojnė mungesat nė mėnyrė artificiale. Megjithatė, studimet e kryera mė vonė doli se ėshtė e pamundur qė tė zėvendėsohen mungesat ushqimore me njė pilulė tė vetme. Konfirmimi i radhės vjen nga "Womens halth iniciative" qė ka vlerėsuar se mė shumė se 36 mijė gra nga 50 nė 79 vjeē, dhe rolin e multivitaminave nė mbrojtjen e disa lloje kanceresh, sėmundjeve kardiovaskulare dhe nė uljen e vdekshmėrisė. Kėrkimi klinik tregoi se vitaminat dhe mineralet shtesė nuk e kanė ndryshuar aspak pėrqindjen e kėtyre sėmundjeve dhe as vdekshmėrisė. Po ashtu edhe tetorin e kaluar njė studim i bėrė nga njė revistė e njohur amerikane tregoi se efektet e kėtyre suplementeve te 35 mijė burra qė i kishin pėrdorur pėr pesė vjet rresht ishte thuajse zero: nuk luanin asnjė rol nė mbrojtjen kundėr kancerit tė prostatės. Pėrkundrazi, u pa se te shumė prej meshkujve u rritėn rastet e tumorit nė vend qė tė uleshin, madje rriteshin edhe rastet e diabetit. Jo shumė ndryshe, njė tjetėr studim pėrfshiu 15 mijė mjekė pėr mė shumė se 8 vjet. Studimi qė pėrfundoi nė 2008 tregoi se nuk kishte asnjė lloj ndryshimi pėr prekjen ndaj sėmundjeve kardiovaskulare tek ata qė pėrdornin vitaminė E dhe C nė krahasim me ata qė nuk i pėrdornin fare, por i merrnin nė mėnyrė natyrale. Po ashtu, njė vit mė parė "Women antioxidant cardiovasciular study, qė kishte hetuar mbi efektin e suplementeve tė Vitaminės C, E dhe betakarotenit te mė shumė se 8 mijė gra pėr 10 vjet tregoi se asnjė nga kėto nuk kishte influencuar mbi sėmundjen. "Pra, nė disa raste tė marrėsh plotėsues ushqimorė mund tė jetė e rrezikshme", tregojnė mjekėt. Nga ana tjetėr edhe studimi i kryer te gratė qė pėrdornin selen me faktin se mund tė reduktonte kancerin e lėkurės nuk dha asnjė rezultat. Pėrveēse marrja e tij mund tė shkaktonte diabet nuk kishte asnjė efekt pozitiv. "Vitaminat e pranishme nė ushqim pėrthithen prej tij nė njė pėrqindje jo tė lartė dhe tė ndryshme nė funksion tė llojit tė ushqimit dhe kushteve specifike tė organizmit. Me suplementet ėshtė ndryshe, sepse merret mė shumė sesa sasia e kėrkuar", thotė mė tej Porrini. Nė vitin 2008 njė studim danez, i "Cochrane Collaboration", vėzhgoi 67 studime qė kishin pėrfshirė 230 mijė persona tė shėndetshėm doli nė pėrfundimin se "Nuk ka fakte bindėse qė antioksiduesit pėrmirėsojnė cilėsinė e jetės". Pėrkundrazi, nė disa raste rrisnin vdekshmėrinė. "Problemi me suplementet ėshtė se dozat janė tė larta dhe shumė herė mė tė larta sesa kemi nevojė. Edhe kur korrespondojmė me dozėn ditore tė kėshilluar shkohet nė mbidozė", paralajmėron mjekja. Madje edhe dozat e rekomanduara nga Organizata Botėrore e Shėndetėsisė janė tė larta. Pėr shembull, vitamina A qė forcon sistemin imunitar nė mbidozė mund tė jetė helmuese dhe tė rrisė rrezikun e osteoporozės. Studime tė tjera kanė treguar se betakaroteni substanca qė i jep ngjyrė portokalli karotave e qė konvertohet nė vitaminė A nė organizėm nuk tė mbron nga tumori i mushkėrive. Njė studim i nisur nė vitin 1985 dhe qė pėrfundoi nė vitin 2006, pasi pėrfshiu mė shumė se 30 mijė duhanpirės finlandezė (nga 50 deri nė 70 vjeē) iu rekomanduan tė pėrdornin vitaminė E dhe betakaroten: kundėr asaj qė pritej betakaroteni bėnte qė tė rriteshin rastet me tumor nė mushkri. Disa avantazhe mund t‘i atribuoheshin pėr kancerin nė prostatė, por edhe kjo lidhej me vitaminė E dhe jo me betakarotenin. "Sot mund tė blihen nė farmaci, nė supermarket ose mė keq akoma nė internet, ndaj ėshtė e vėshtirė tė bėsh njė monitorim pėrdorimi mbi rreziqet qė mund tė sjellin ato", shpjegojnė mjekėt. Ėshtė mė mirė nėse u besojmė vitaminave natyrale qė gjenden tek ushqimet. "Njė shembull ėshtė ai i fitoestrogjenėve tė sojės, nė bazė tė shumė preparateve natyrale pėr tė larguar simptomat e menopauzės". Duke iu referuar substancave me origjinė bimore nė gjendje tė stimulojnė nė organizėm efektet e hormoneve femėrore. "Dozat e propozuara nė kėto produkte janė shumė tė larta se ato qė merren me ushqimin nga gratė kineze dhe japoneze, qė i pėrdorin efektet pozitive tė fitoestrogjenėve tė sojės edhe pėr sa i pėrket rrezikut tė kancerit tė gjirit". Me pak fjalė, atyre u duhen dy grushte fara soje tė pjekura nė ditė pėr tė marrė tė njėjtat vlera tė integratorėve, por pa frikėn e mbidozės dhe efekteve anėsore. Me pak fjalė ėshtė mė mirė tė mos i besosh marketingut, produkteve me kuti dhe ngjyra tė bukura sesa alkimisė sė pėrbėrėsve nė ushqimet qė pėrdorim.
Barbi
Barbi
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 11902
Vendndodhja Vendndodhja : Ne ferr
Hobi Hobi : Librat kohet e fundit
Humor Humor : o sa kom qesh
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 03/07/2009
Falenderimet Falenderimet : 121

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Rreziku qe na vjen prej vitaminave Empty Re: Rreziku qe na vjen prej vitaminave

Mesazh nga Barbi Fri Jul 17, 2009 3:23 pm

Vitamina A

E domosdoshme pėr tė luftuar infeksionet dhe pėr shikim tė mirė. Burimi mė i mirė i vitaminės A janė karotat e gjalla, por ajo gjendet nė perimet e gjelbra me gjethe, patatet e ėmbla, brokoli, kungulli, kajsi dhe qumėsht. Madje, edhe njė racion i kėtyre perimeve do tė sigurojė kėrkesat e pėrditshme tė vitaminės A.


Vitamina B


Vitaminat B janė substanca tė pėrbėra, tė lidhura me njėra-tjetrėn, qė shpesh gjenden nė ushqime dhe qė pėrfshihen nė disa funksione tė trupit si: rritja, metabolizmi i energjisė, mirėmbajtja e sistemit nervor, funksionimi i duhur i veshkave etj. Burimet mė tė mira tė vitaminave B kompleks janė perimet gjethore tė gjelbra, buka e zezė, majaja ushqyese, embrioni i grurit, lėkura e orizit dhe lakra e egėr.


Vitamina C


Vitamina C ėshtė ndoshta mė e njohura nga tė gjitha vitaminat. Ajo ndihmon nė formimin e indit lidhės, i cili i mban qelizat sė bashku dhe formon pejzėn (ligamentin), kėrcin dhe muret e enėve tė gjakut. Nė qoftė se vitamina C mungon, muret e enėve tė gjakut dobėsohen, duke e lejuar gjakun tė rrjedhė nė inde. Thesaret e vitaminės C janė: specat jeshilė, brokoli, lakėr "brukseli", gjethet e rrepės, portokajtė, limonėt, lakrat, qitrot, mandarinat, domatet etj.


Vitamia D

Vitamina D luan rol nė pėrthithjen e kalciumit dhe si rrjedhim ėshtė jo vetėm e rėndėsishme nė formimin e kockave dhe funksionimin e duhur tė nervave. Mungesa e saj mund tė shkaktojė rakitizmin dhe sėmundje tė tjera tė kockave, prishjen e dhėmbėve dhe tė mishit tė dhėmbėve, nervozizėm pa shkak dhe pagjumėsi. Vitamina D mund tė formohet nė lėkurė nga kontakti i rrezeve ultravjollcė nga dielli, por gjithashtu ajo gjendet nė sasi tė mėdha nė qumėsht dhe gjalpė.



Vitamina E

Vitamina E ndihmon nė qarkullimin e gjakut dhe ndikon nė ruajtjen e oksigjenit, duke parandaluar acidet e yndyrta tė kombinohen me oksigjenin, duke e harxhuar atė. Vitamina E gjendet nė vajin e tė gjitha bathėve, arrave dhe farėrave, por shumica e vlerės sė saj humbet gjatė skuqjes. Vaji i sojės ėshtė shumė i pasur me vitaminė E; burime tė tjera tė mira janė arrat, kokrrat e grurit, bizelet, gjethet e gjelbra, patatet e ėmbla dhe gjalpi.


Vitamina K


Pėrdoret pėr tė prodhuar veshjen e proteinave dhe mpiksjen e gjakut. Njihet ndryshe me emrin vitamina e koagulimit. Sasia e rekomanduar ditore e vitaminės K ėshtė 90 mikrogramė pėr femrat dhe 120 mikrogramė pėr meshkujt. Fatmirėsisht mungesa e vitaminės K ėshtė shumė e rrallė. Vitamina K gjendet te lakra jeshile, spinaqi, brokoli, sallatat jeshile, vaji i sojės, vaji i ullirit dhe domatja
Barbi
Barbi
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 11902
Vendndodhja Vendndodhja : Ne ferr
Hobi Hobi : Librat kohet e fundit
Humor Humor : o sa kom qesh
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 03/07/2009
Falenderimet Falenderimet : 121

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi