♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dimitrenko e shtyn drejt pensionit Luan Krasniqin

Shko poshtė

Dimitrenko e shtyn drejt pensionit Luan Krasniqin Empty Dimitrenko e shtyn drejt pensionit Luan Krasniqin

Mesazh nga Tetovarja Thu Nov 20, 2008 9:51 am

Aleksandėr Dimitrenko i ka shkaktuar Luan Krasniqit humbjen e katėrt nė 35 ndeshje dhe i ka afruar pensionin e parakohshėm. Nė orėn 23.42 “Der Lƶwe” Luan Krasniqi (37 vjeē) u rrėzua pėr herė tė fundit nė gjunjė. Njė goditje e fortė nė nofull nga ylli i ri i boksit Dimitrenko (26 vjeē), pikėrisht 6 sekonda para fundit tė raundit tė tretė. Kėshtu u mbyll nė Dyseldorf ndeshja e vlefshme pėr njė shans tė fundit tė kosovarit pėr tė luftuar pėr titullin e Kampionit tė Botės nė kategorinė WBO. Dimitrenko e ka afruar edhe mė shumė fundin e karrierės sė Krasniqit, i cili duket se me shumė mundėsi do tė varė dorezat e boksit nė gozhdė. Ishte pėrgatitur 16 muaj pėr kėtė sfidė. Krasniqi e ndjente veten nė formė tė mirė dhe hyri nė ring me njė besim tė jashtėzakonshėm te vetja, duke demonstruar njė boks prej profesionisti dhe duke e vėnė nė vėshtirėsi kundėrshtarin nė dy raundet e para. “Isha nė njė rrugė tė mirė dhe e kisha ndeshjen nėn kontroll”, do tė thoshte mė pas kosovari, i cili kishte shumicėn e tifozėve nė krahun e tij. Gjithēka ndodhi shumė shpejt! Pas goditjes nė mjekėr Krasniqi qėndroi pėr disa sekonda i turbulluar, por nė kėmbė, pastaj pėrfundoi i rrėzuar nė gjunjė. Gjyqtari Manuel Oliver Palomo nga Spanja numėroi deri nė 10 dhe mė pas e mbylli ndeshjen. 4500 tifozėt, gati tė gjithė mbėshtetės tė boksierit simpatik me origjinė nga Kosova, pėrjetuan momente shoku. Ylli i ri i boksit, Dimitrenko, po festonte fitoren. “Gjuajtja mė kapi nė majė tė mjekrės. Njė dhimbje tė tillė nuk e kisha ndjerė kurrė nė 20 vitet e karrierės sime nė boks. Nuk mundja tė merrja frymė dhe as tė ngrihesha mė. Mė vjen vėrtet keq pėr tifozėt”, do tė rrėfente Krasniqi, i cili tashmė ndoshta do tė duhet ta braktisė karrierėn e tij si boksier, duke futur nė xhep shumėn e 1 milion eurove tė fituara pėr kėtė ndeshje, kundrejt vetėm 350 mijė eurove tė pėrfituara nga rivali. Pėr njė rikthim tė mundshėm ai thotė: “Direkt pas njė ndeshjeje tė tillė ėshtė e sigurt qė nuk do tė marr asnjė vendim, nėse do tė vazhdoj apo do ta mbyll kėtu. Pėr kėtė do tė kėshillohem me familjen time dhe me miqtė e mė pas do tė vendos se ēfarė do tė bėj”. Pas kėsaj humbjeje ai do tė pėsojė sėrish njė rėnie nė renditjen botėrore tė WBO-sė. Shanset qė ai tė boksojė sėrish pėr njė titull tė madh tashmė janė zvogėluar sė tepėrmi. “Luani ka demonstruar se ai nuk ėshtė njė boksier nė moshė tė madhe, por krejt tė kundėrtėn, se ėshtė njė njeri qė ėshtė stėrvitur mirė, tha promotori i tij, Klaus-Peter Kohl. Megjithatė, do tė duhet tė presim se ēfarė do tė vendosė pėr tė ardhmen. Ai e meriton tė jetė ndėr boksierėt e rreshtit tė parė. Por nė sport ndonjėherė ke edhe mundėsi tė tjera”.
Tetovarja
Tetovarja
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2992
Vendndodhja Vendndodhja : Tetov
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 16/10/2008
Falenderimet Falenderimet : 0

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi