♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pablo Neruda....

2 posters

Shko poshtė

Pablo Neruda.... Empty Pablo Neruda....

Mesazh nga Tironcja_omel Sun Jul 24, 2011 1:48 pm

Pablo Neruda, me emėr tė vėrtetė: Neftali Ricardo Reyes, lindi me 12 korrik 1904 nė Parral (Kili)nė njė familje modeste. Babai i tij ishte grahės treni kurse e ėma mėsuese e cila vdiq shpejt pas lindjes sė djalit. Fėminia e hershme e tij ėshtė e lidhur me « njohjen e natyrės », si qė shprehet vet nė shkrimet e tija. Me shkrime fillo tė merret nė kohėn e adoleshencės dhe me 1923, publikon pėrmbledhjen e parė me poezi “Crépusculario” (Muzgėllor).

Neruda i rreket shėrbimeve dioplamtike kėshtuqė bėhet konsull i Kilit nėpėr shum qytete tė Azisė dhe tė Afrikės etj. (Rangoon, Colombo, Batavia, Calcutta, Buenos Aires). Gjatė kohės kur ishte nė shėrbim nė Spanjė u miqėsua me Federico Garcia Lorca. Pas puēit tė Frankos dhe vrasjes sė mikut tė tij, ai fillo tė mbrojė Republikėn spanjolle qė pati pėr pasojė revokimin e tij.


Shtėpia ku lindi Pablo Neruda

Paralelisht me poezinė pra, ai vazhdon jetėn politike dhe bėhet senator i Partisė komuniste tė provincave veriore tė Kilit mė vitin 1945. Pasi i kundėrvihet kryetarit Gonzales Videla, ai ndalon kėtė parti e kjo e shtyn Nerudėn tė largohet pėr nė Evropė, Indi dhe Meksike : kėtu publikon veprėn e tij me tė rėndėsishme “Canto General” (Kėnga e gjeneralit) e cila, nė vendlindjen e tij u ndalua menjėherė. Kėtu ai lartėson betejat e popujve latino-amerikanė.

Mė 1952 ai kethehet nė Kili. Vitin 1969 heq dorė nga kandidimi pėr kryetar shteti i zgjedhur nga Partia komuniste, dhe mbėshteti fuqishėm Salvador Allende-n i cili pas zgjedhjes e emėroi ambasador nė France. Mė 1971, Pablo Neruda pranon Ēmimin Nobel pėr Letėrsi (i treti me rradhė nga Amerika Latine). Vdes pak kohė pas puēit tė gjeneralit Pinochet.
Pablo Neruda ėshtė njėri nga shkrimtarėt mė tė njohur tė Amerikės Latine si dhe njėri ndėr letrarėt mė me influencė tė gjuhės spanjolle.

Veprat mė tė njohurja janė :

1923 “Crépusculario” (Muzgėllor).
1933 “Residencia en la tierra” (Rezidenca nė tokė)
1924 “Veinte poemas de amor y una cancion desesperada” (Bjėzet poema dashurie dhe njė kėngė dėshpruese)
1937 “Espagna en el corazon” (Spanja nė Zemėr)
1950 “Canto General” (Kėnga e pėrgjithshme)
1959 “Cien sonetos de amor
1964 “Extravagario”
1967 “Fulgor y muerte de Joaquin Murieta” (Drama e vetme e PN)
1974 “Confieso que he vivido” (Biografi e botuar pas vdekjes)
Tironcja_omel
Tironcja_omel
Embelsira e Forumit
Embelsira e Forumit

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 9117
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 14/09/2010
Falenderimet Falenderimet : 66

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Pablo Neruda.... Empty Re: Pablo Neruda....

Mesazh nga Tironcja_omel Sun Jul 24, 2011 1:48 pm

HUMBEM EDHE KETE MBREMJE

E humbem edhe kete mbremje
Askush nuk na pa te zene per dore,
kur muzgu i kalter binte mbi bote.

Nga dritarja une pash’
lodrimin e perendimit mbi kodrat e largta.

E pastaj, si nje monedhe,
nje copez dielli u perndez ne duart e mia.

Te kujtova ty me shpirtin e ndrydhur,
me ate trishtimin qe ti ke njohur tek une.

Ku ishe ti ne ate kohe?
Me c’njerez?
Cfare fjalesh u thoshe?
Oh, pse me ndodh keshtu: dashuria shperthen pernjeheresh,
kur jam I trishtuar dhe kur ti je larg?

Libri qe marr te lexoj mbremjeve, me ra nga duart,
dhe te kembet e mia, si nje qen I plagosur u rrotullua perendia.

Gjithnje, gjithnje sapo vjen mbremja ti iken,
Deri ku muzgu bredh duke tretur statujat.

Tironcja_omel
Tironcja_omel
Embelsira e Forumit
Embelsira e Forumit

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 9117
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 14/09/2010
Falenderimet Falenderimet : 66

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Pablo Neruda.... Empty Re: Pablo Neruda....

Mesazh nga Tironcja_omel Sun Jul 24, 2011 1:49 pm

Keshtu te dua!

Nuk tė dua sikur tė ishe trėndafil kristali apo topaz
Ose shigjetė e karafiltė qė pėrhap zjarri;
Tė dua siē duhen disa gjėra tė panjohura
...Fshehurazi, mes hijes dhe shpirtit.
Tė dua si bima qe nuk lulėzon dhe mban
Brenda saj fshehur aromėn e atyre luleve;
Falė dashurisė tėnde jeton nė errėsirėn e trupit tim
Esenca e aromės qė buron nga toka.
Tė dua pa e ditur se si, kur dhe ku,
Tė dua drejtėpėrdrejtė pa probleme apo krenari:
Tė dua kėshtu, sepse unė nuk e di ndryshe.
Pra, nė kėtė mėnyrė ku sjam dhe nuk je,
Kaq afėr sa dora jote mbi gjoksin tim ėshtė imja,
Kaq afėr sa mbyllet sytė e tu nė gjumin tim.
Tironcja_omel
Tironcja_omel
Embelsira e Forumit
Embelsira e Forumit

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 9117
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 14/09/2010
Falenderimet Falenderimet : 66

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Pablo Neruda.... Empty Re: Pablo Neruda....

Mesazh nga Tironcja_omel Sun Jul 24, 2011 1:49 pm

Pablo Neruda
''Per Henen e dites''

Hene e dites,fergelluese
si nje meduze ne qiell,
c'ben ti kaq heret?
Lundron apo vallezon?

Dhe ai petk' te fejuare te trishte
i shqepur prej ere,
ato kurora te tejdukshme
permbytjesh apo zbukurimi,
thua ende te mos kesh mberritur
ne shtepine e nates,-
dhe prane deres te kerkosh
ne lumin e qiellit celesin e humbur
prej ngjyre ylli...

Dita zgjat dhe venitet
kurora jote e martirizuar,
dhe flakeron si nje shtepi druri
e Jugut pervelues.

Dielli me krifen atomike
zien dhe kaleron i terbuar,
dhe bishti yt i bardhe
si nje peshk kalon neper qiell.

Kthehu ne naten e thelle,
hene e hekurudhave
hene e tigrit te erresires,
hene e birrarive,
kthehu ne sallonin e stolisur
te neteve te hapura lumore,-

Le te rreshqase nderi yt
permbi durimin e qiellit
Tironcja_omel
Tironcja_omel
Embelsira e Forumit
Embelsira e Forumit

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 9117
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 14/09/2010
Falenderimet Falenderimet : 66

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Pablo Neruda.... Empty Re: Pablo Neruda....

Mesazh nga Tironcja_omel Sun Jul 24, 2011 1:50 pm

''Me pelqen kur hesht'' - Pablo Neruda

Me pelqen kur hesht, sikur te mos ishe, -
dhe me sheh nga larg e zeri im nuk t’arrin.
Thua sikur prej teje fluturuan syte,
dhe sikur nga nje puthje goja t’u vulos.

Si gjithe keto sende qe me rrethojne,
ti ngrihesh e mbushur me shpirtin tim.
Flutur e gjumit te trazuar,
ti je vete fjala trishtim.

Me pelqen kur ti hesht dhe rri si e larget.
Sikur une te shqetesoj, flutur qe fergellon
me veshtron nga larg dhe zeri im nuk t’arrin.
Lerme qe une te hesht tani ne qetesine tende.

Lerme qe une te flas me ty ne kete heshtje,
e shndritshme si nje llambe, si nje unaze.
E heshtur e plot yje, ti je si vete nata.
Ti hesht me nje heshtje yjesh, nga qetesite e largta.

Te dua kur ti hesht, sikur me zhdukesh fare.
E largme dhe e dhimbshme, sikur te jesh e vdekur.
Mjafton nje buzeqeshje – perse duhet nje fjale?
qe une te gezohem se s’eshte e vertete vdekja
Tironcja_omel
Tironcja_omel
Embelsira e Forumit
Embelsira e Forumit

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 9117
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 14/09/2010
Falenderimet Falenderimet : 66

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Pablo Neruda.... Empty Re: Pablo Neruda....

Mesazh nga Tironcja_omel Sun Jul 24, 2011 1:51 pm

E shemtuara ime,je si geshtenje flokeprishur

E shemtuara ime,je si si geshtenje flokeprishur,
e bukura ime,e bukur je si era,
e shemtuara ime,me gojen tende mund te besh dy,
e bukura ime,te fresketa jane puthjet e tua.
E shemtuara ime,ku jane fshehur gjinjte e tu?
Jane te vogelza si dy kupa drithi.
Do te me pelqente te shoh dy heneza mbi gjoks:
kulla madheshtore te sovranitetit tend.
E shemtuara ime,deti nuk i ka thonjt' e tu ne bitegat e veta,
e bukura,lule me lule,yll me yll,
vale per vale,kam numeruar trupin tend:
e shemtuara ime,te dua per mesin tend te arte,
e bukura ime te dashuroj per nje rrudhe te ballit,
dashuri,te dashuroj sepse e kthjellet dhe e erret je...
Tironcja_omel
Tironcja_omel
Embelsira e Forumit
Embelsira e Forumit

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 9117
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 14/09/2010
Falenderimet Falenderimet : 66

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Pablo Neruda.... Empty Re: Pablo Neruda....

Mesazh nga Tironcja_omel Sun Jul 24, 2011 1:52 pm

Studentja

Oh,ti, me e embla,ti embelsi,
qe s'ke mbarim,mishtore e dashuruar
ne masen e hijeve:ti cohesh
prej diteve te tjera
dhe mbush kupen tende
me polenin e kenaqesise.
Prej nates se dendur
me fyerje si vera e shkumezuar
une erdha e rashe si nje keshtjelle e plagosur.
Mbi mua,ne velenxat e varfra
fergelloi ylli yt e ndezi qiellin.

Oh,gershet jasemini,oh,zjarr i vertete,
ushqyer prej kesaj mbremjeje te re;
oh erresire qe e prekim
duke i pushtuar belin,e duke rrahur kohen
me shkulma te pergjakur kallezash.

Dashuri dhe asgje tjeter,ne zbrazetine
e nje buleze ajri,ne udhe te vdekura:
dashuri,gjersa vete jeta ka vdekur
dhe ne na ka lene qe t'i ndezim qoshkat.

E putha gruan dhe humba
ne avullin e fuqive te mia
bistak pas bistaku,si ne nje vreshte,
kaloja nga puthja ne puthje.
I perqafuar me perkedhelite,i ankoruar
ne shpellen e flokeve te ftohte - une ngopesha
i uritur
ne buzet e uritura te tokes
Tironcja_omel
Tironcja_omel
Embelsira e Forumit
Embelsira e Forumit

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 9117
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 14/09/2010
Falenderimet Falenderimet : 66

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Pablo Neruda.... Empty Re: Pablo Neruda....

Mesazh nga Tironcja_omel Sun Jul 24, 2011 1:53 pm

Mund tė shkruaj

Kėsaj nate mund tė shkruaj vetėm vargje tė trishtuara.
Tė shkruaj pėr shembull: "pikėlohet nata prej yjeve
E trupat e kaltėr qiellorė rrėqethen nė largėsi".
Nė zemrėn e qiellit era e natės bėn qerthuj, kėndon.
Sonte vargjet janė tmerrėsisht tė trishtuara:
e doja dhe herė-herė dhe ajo mė deshi.
Netėve si kjo, nėr krahėt e mia e mbaja.
E pėrqafoja nėn qiell... nėn qiellin e hapur.
Mė deshi. Kohė pas kohe e pata dashur dhe unė.
Si tė mos dashuroja sytė e mėdhenj qė aq thellė mė shikonin?
Kesaj nate mund tė shkruaj vargje nga mė tė trishtuarat.
Kur mendoj qė nuk e kam mė. E kuptoj qė e humba.
Kjo natė e pafundme bėhet mė e madhe pa tė...
Dhe vargjet bien nė shpirt si vesa mbi bar...
Ē'rėndėsi ka qė dashuria ime nuk mundi dot ta mbajė!
Gjithė yje ėshtė nata. Vetėm ajo me mua s'ėshtė mė...
Kaq. Njė zė kėndon matanė... larg.
Po shpirti ėshtė i dėshpėruar se unė e humba atė.
Shikimi im bredh, e kėrkon... sikur t'i afrohesha pranė.
Zemra ime e kėrkon prapė, po ajo me mua s'ėshtė mė.
Dhe ėshtė po ajo natė, e zbardhin nėn dritėn e saj po ata drurė.
Vetėm ne- tė atėhershmit- ne nuk jemi mė po ata.
-S'e dua mė. Ėshtė e vėrtetė. Megjithatė... sa shumė e kam dashur.
Kėrkoja zėrin e erės qė tė arrinte veshin e saj.
Me njė tjetėr... me njė tjetėr do shkojė tani... si puthej me mua dikur.
Me zėrin e saj. Trupin e tejdukshėm. Me sytė pafundėsisht tė mėdhenj.
S'e dua mė... nuk e dua... Megjithatė ndoshta e dua.
E shkurtėr ėshtė dashuria- kaq i gjatė harrimi.
Ishte njė natė si tė tjerat, unė e mbaja ndėr duar.
Shpirti ėshtė i dėshpėruar... nuk pajtohet... me humbjen e saj;
edhe sikur kjo dhimbje tė jetė e fundit qė ajo mė shkakton,
sikur kėta rreshta tė fundit qė po shkruaj pėr tė.
Tironcja_omel
Tironcja_omel
Embelsira e Forumit
Embelsira e Forumit

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 9117
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 14/09/2010
Falenderimet Falenderimet : 66

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Pablo Neruda.... Empty Re: Pablo Neruda....

Mesazh nga Tironcja_omel Sun Jul 24, 2011 1:54 pm

Tani je e imja!

Dhe tani je e imja,shplodhu ne endren tende brenda times..
Dashuria,dhimbja dhe puna le te flene tani..
Nata vehet ne levizje nga rrotat e padukshme
dhe ti prane meje,e pastes,si qelibar i fjetur...

Asnje tjeter nuk do fleje me endrren time e dashur,
ti do ikesh,ne do ikim te shoqeruar nga ujerat e koheve,
askush tjeter nuk do udhetoje hijen e saj me mua,
vetem ti,pergjithmone e gjelber,
pergjithmone diell,pergjithmone hene...

Duart e tua kane hapur grushtin delikat
dhe lane te rrezohen pa drejtim,gjurmet e tyre te buta..

Syte e tu vetembyllen si dy krahe gri
ndersa une ndjek ujerat qe ti sjell
e qe me cojne ne vazhdim...

Nata,toka,era,pershendesin fatin e tyre
dhe une,jo vetem qe nuk jam pa ty
por une vete,jam endrra jote...
Tironcja_omel
Tironcja_omel
Embelsira e Forumit
Embelsira e Forumit

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 9117
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 14/09/2010
Falenderimet Falenderimet : 66

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Pablo Neruda.... Empty Re: Pablo Neruda....

Mesazh nga Tironcja_omel Sun Jul 24, 2011 1:55 pm

Shqiperia-
S'kam qenė ndonjėherė
Nė Shqipėri
n'atė tokė tė ashpėr e tė dashur,
n'atė dhe malor
barinjsh.
Sot
shpresoj
tė vij si pėr tė kremte tė re, dasmė mbi tokė;
pa tė vete tė shoh
si shkėlqen dielli
majė krahėve plot muskuj
tė vargmaleve tė tua,
si mė rritet
nė mes tė shkėmbinjve
si zambaku i ri dhe i njomė,
kultura,
letėrsia, qė po nis e shtrihet,
nderi ndaj bujkut tė mocėm,
djepi i punėtorit,
pėrmendorja e shquar
e vėllazėrimit,
si merr pėrpjetė
mirėsia posi bima e re
qė lulėzon nė vendet e lashta e
tė varfra.
O Shqipėri e vogėl,
e fortė, e vendosur dhe zėmjaltė,
teli i kitares sate
-ujė dhe celik i gjallė-
vjen e mė t'i shtohet tingullit tė
historisė,
kėngės sė kohės qė s'ka tė mposhtur,
me njė zė bjeshkėsh
dhe ndėrtimesh,
aromash dhe bardhėsish,
kėngės sė mbarė njerėzve dhe mbarė, mbarė bjeshkėve,
zogjve dhe mollėve nė lule,
erėrave dhe valėve.
Forca, vendosmėria dhe lulet janė dhurata q'i sjell ti
ndėrtimit tė jetės mbi tokė.
Tironcja_omel
Tironcja_omel
Embelsira e Forumit
Embelsira e Forumit

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 9117
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 14/09/2010
Falenderimet Falenderimet : 66

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Pablo Neruda.... Empty Re: Pablo Neruda....

Mesazh nga Tironcja_omel Sun Jul 24, 2011 1:56 pm

Pablo Neruda...''Kthim''


Profili im te kujton
aq shume vdekje,saqe une
s'kam fuqi te vdes me.-
As jam i afte per kete.
Eshte e kot te me kerkoni:
Une po nisem per rruge
me fatin tim te mjere,
me pelen e vetme
qe kullot livadhet
e Jugut te Amerikes jugore.
Fryn ere e hekurt,
druret perthyhen drejt tokes.
Jane te mesuar qysh ne femijeri
te perkulen,te puthin
token - hapesiren tokesore.
Me vone nderet bora,
e bere me mijera
shigjeta te pashtershme.
Prej andej une kthehem,
dhe do mbetem keshtu e tutje...

Nga e nesermja- dje
une u ktheva me gjithe
kembanat e mia.
Filize u bera ne keto vende.
Sodis livadhet
puth token e zeze,
sepse u takon te gjitheve
t'i binden dimrit, -
ta lejojne eren te rritet
brenda vetes sone,
perderisa nuk ka rene bore
dhe nuk jane shkrire ne nje
e Sotmja dhe Dita, e Djeshmja dhe Era.
U ftoh moti,
ne mbetemi vetem
dhe heshtim.
Faleminderit.
Tironcja_omel
Tironcja_omel
Embelsira e Forumit
Embelsira e Forumit

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 9117
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 14/09/2010
Falenderimet Falenderimet : 66

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Pablo Neruda.... Empty Re: Pablo Neruda....

Mesazh nga JK Fri May 02, 2014 4:27 pm

Tani je e imja!

Dhe tani je e imja,shplodhu ne endren tende brenda times..
Dashuria,dhimbja dhe puna le te flene tani..
Nata vehet ne levizje nga rrotat e padukshme
dhe ti prane meje,e pastes,si qelibar i fjetur...

Asnje tjeter nuk do fleje me endrren time e dashur,
ti do ikesh,ne do ikim te shoqeruar nga ujerat e koheve,
askush tjeter nuk do udhetoje hijen e saj me mua,
vetem ti,pergjithmone e gjelber,
pergjithmone diell,pergjithmone hene...

Duart e tua kane hapur grushtin delikat
dhe lane te rrezohen pa drejtim,gjurmet e tyre te buta..

Syte e tu vetembyllen si dy krahe gri
ndersa une ndjek ujerat qe ti sjell
e qe me cojne ne vazhdim...

Nata,toka,era,pershendesin fatin e tyre
dhe une,jo vetem qe nuk jam pa ty
por une vete,jam endrra jote...!!
JK
JK
Mik i Forumit
Mik i Forumit

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2126
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 08/07/2013
Falenderimet Falenderimet : 11

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Pablo Neruda.... Empty Re: Pablo Neruda....

Mesazh nga JK Fri May 02, 2014 4:27 pm

Ne flaken qe vdes

Ne flaken qe vdes te mbeshtjell drita,
Zbehtesi e pikelluar kredhur ne te ti qendron
Balle spiraleve te lashte te muzgut
Qe sillet rreth teje.

E heshtur, mikja ime
E vetme ne vetmine e kesaj ere te vdekjes,
Dhe mbushur me jete te zjarrit
Trashegimtare e dlire e dites se rrenuar.

Pak diell te ulet ne fustanin e erret
Dhe rrenjet e medha te nates
Pernjheresh rriten ne shpirtin tend
E dalin perjashta gjerat e fshehura ne ty,
Sikur nje popull i zbehte e i kalter
Qe sapo ka lindur, prej teje ushqehet.

O madheshtorja dhe pjellorja dhe joshesja,
Skllave e qarkut qe prej t'errti ne t'arte shendrrohet
Krenare kerkon e krijon nje bote aq te gjalle,
Sa lulet i vyshken dhe eshte plot trishtim.
JK
JK
Mik i Forumit
Mik i Forumit

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2126
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 08/07/2013
Falenderimet Falenderimet : 11

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Pablo Neruda.... Empty Re: Pablo Neruda....

Mesazh nga JK Fri May 02, 2014 4:28 pm

ME FALNNI QE SYTE E MI NDRITEN...

Me falni qe syte e mi ndriten
me ngjyre mat te oqeanit
qe ne hapesiren time
nuk ka as liman,as brigje
e as fund.
perhere e njetrajtshme ka qene kenga ime
dhe fjala - si nje zogth muzgu-
si shpesurine neper gure,
qe s'arrin ngushellimin
e planetit te ftohte,perjetesisht te virgjer.
Me falni per vazhdimesine e panderprere
te ujit,gurit e shkumes per kotesine
e baticave,-ketu eshte vetmia ime,-
ku kripa ngacmon muret
e qenies sime misterioze,ku une
jam vetem nje grimcez
e Gjithesise,
e Largesise se vazhdueshme,
qe kembanat kumbuese e therrmojne dhe e shumojne
ne aq dallge-
grimces e Qetesise,leshteriket e se ciles
lehtas e nderlikojne
kengen time qe fundoset.
JK
JK
Mik i Forumit
Mik i Forumit

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2126
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 08/07/2013
Falenderimet Falenderimet : 11

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Pablo Neruda.... Empty Re: Pablo Neruda....

Mesazh nga JK Fri May 02, 2014 4:28 pm

Per zemren time

Per zemren time mjafton kraherori yt,
per lirine tende mjaftojne krahet e mi.
prej gojes sime gjer ne qiell do ngrihet
gjithcka qe thelle ne shpirtin tend flinte.

Vegimi i cdo dite eshte te ti.
Dhe ti je vesa ne zemer te lules.
Kur ti mungon zhduket horizonti.
Si nje dallge je qe perjetesisht iken.

Une thashe qe ti kendoje neper ere
si pisha ato e larte dhe e heshtur.
Trishtohesh pernjeheresh si nje rruge.

E mirepritur je si nje shteg i vjeter,
ku gelojne oshetimat, zerat nostalgjike.
Sapo une zgjohem-ikin, fluturojne
zogjte qe flinin ne shpirtin tend.
JK
JK
Mik i Forumit
Mik i Forumit

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2126
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 08/07/2013
Falenderimet Falenderimet : 11

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Pablo Neruda.... Empty Re: Pablo Neruda....

Mesazh nga JK Fri May 02, 2014 4:28 pm

Me pelqen kur hesht

Me pelqen kur hesht, sikur te mos ishe, -
dhe me sheh nga larg e zeri im nuk t’arrin.
Thua sikur prej teje fluturuan syte,
dhe sikur nga nje puthje goja t’u vulos.

Si gjithe keto sende qe me rrethojne,
ti ngrihesh e mbushur me shpirtin tim.
Flutur e gjumit te trazuar,
ti je vete fjala trishtim.

Me pelqen kur ti hesht dhe rri si e larget.
Sikur une te shqetesoj, flutur qe fergellon
me veshtron nga larg dhe zeri im nuk t’arrin.
Lerme qe une te hesht tani ne qetesine tende.

Lerme qe une te flas me ty ne kete heshtje,
e shndritshme si nje llambe, si nje unaze.
E heshtur e plot yje, ti je si vete nata.
Ti hesht me nje heshtje yjesh, nga qetesite e largta.

Te dua kur ti hesht, sikur me zhdukesh fare.
E largme dhe e dhimbshme, sikur te jesh e vdekur.
Mjafton nje buzeqeshje – perse duhet nje fjale?
qe une te gezohem se s’eshte e vertete vdekja.
JK
JK
Mik i Forumit
Mik i Forumit

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2126
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 08/07/2013
Falenderimet Falenderimet : 11

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Pablo Neruda.... Empty Re: Pablo Neruda....

Mesazh nga JK Fri May 02, 2014 4:29 pm

E dashur, sa udhe…

E dashur, sa udhe per te ardhur gjer te nje puthje,
C’vetimi endacake gjer ne shoqerine me ty!
Trenat vazhdojne te rreshqasin vetem me shiun.
Ne Taltal akoma nuk zbardhellon pranvera.
Por ti dhe une, e dashura ime, jemi bashkuar,
Te bashkuar nga setrat e gjer tek rrenjet,
Te bashkuar prej vjeshes, ujit, brinjeve,-
Gjersa te jesh vetem ti, vetem une do te jem.
Dhe te mendosh sa gure qe rremben lumi.
Ujet ne gryke te Boroa-s,
Te mendosh se te ndare prej trenave
Une e ti do te dashuroheshim,
Shkrire me te gjithe, me burra e gra,
Me token qe mbjell dhe edukon trandafilat.
JK
JK
Mik i Forumit
Mik i Forumit

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2126
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 08/07/2013
Falenderimet Falenderimet : 11

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Pablo Neruda.... Empty Re: Pablo Neruda....

Mesazh nga JK Fri May 02, 2014 4:29 pm

VDES DALĖNGADALĖ

Vdes dalėngadalė

Ai qė nuk udhėton,
Ai qė nuk lexon,
Ai qė muzike s'dėgjon,
Ai qė nuk arrin tė gjejė,
Me sytė e tij.

Vdes dalėngadalė

Ai qė behet skllav i sė zakonshmes,
Duke shkelur pėrditė nė tė njėjtėn rrugė,
Ai qė s'ndėrron kurrė zakonet,
Qė s'ndėrron kurrė as ngjyrat e rrobave,
Qė nuk i flet kurrė njė tė panjohuri.

Vdes dalėngadalė

Ai qė shmang pasionin
Dhe dallgėt e emocioneve,
Ato qė syve u japin dritė
E jetė zemrave tė plagosura.

Vdes dalėngadalė

Ai qė s'ndėrron kurrė udhė
Kur fati i keq atė e zė
Nė punė a nė dashuri.
Ai qė nuk rrezikon
Pėr tė realizuar ėndrrat.
Ai qė asnjėherė nė jetė
S'u shmanget as kėshillave me vlere

Atėherė jeto!

Rreziko sot,
Vepro shpejt,
Mos e lėr veten tė vdesėsh dalėngadalė,
Mos e privo veten tė ndihesh i lumtur …

(Marre nga njė fjalim i poetit - Ēmimi Nobel nė Letėrsi 1971 )
JK
JK
Mik i Forumit
Mik i Forumit

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2126
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 08/07/2013
Falenderimet Falenderimet : 11

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Pablo Neruda.... Empty Re: Pablo Neruda....

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi