♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

POEZI NGA RILINDASIT TANE

3 posters

Shko poshtė

POEZI NGA RILINDASIT TANE Empty POEZI NGA RILINDASIT TANE

Mesazh nga Vizitor Tue Nov 11, 2008 8:33 pm

Ne mes tuaj kam qendruar
e jam duke perveluar
qe t'u ap pakeze drite
natene t'ua benj dite

do te tretem,te kullonjem,
te digjem,te pervelohem
qe t'u ndrinj mire'e te shihni
njeri -tjaterin te njihni

per ju do te rri te tretem
asnje cike te mos mbetem
te digjem e te qanj me lot
se deshiren se duronj dot

une zjarrit nuk i druhem
dhe kurre s'dua te shuhem
po te digjem me deshire
sa te munt t'u ndrinj me mire

kur me shihni se jam tretur
mos paqndehni se kam vdekur
jam i gjalle e jam nde jete
jam ne dritet te vertete

une jam ne shpirtin tuaj
mos me kini me te huaj
m'eshte falure durimi
andaj po digjem si trimi

se ma k'enda t'u benj mire
te mos mbetin'erresire
jakeni rreth meje rrini
flisni,qeshni,hani,pini

ne shpirt kam dashurine
po digjem per njerezine
lemeni te pervelohem
nuke dua me te ftohem

dua ta djek trupin'e krete
per ate zotn'e vertete
me zjarr ta djek mushkerine
e te tretem per njerine

bashke me gezimit te tija
te vete te perendia
une dua njerezine
miresin'e urtesine

ne behi shoke me mua
ne me doni si u dua
njeri-tjetrin ne doni
te paudhe mos punoni

o zemera fluturake
qasju pake kesaj flake!
mase krahet t'i pervelon
po dhe shpirtin ta shenjteron

une duke perveluar
njerezit i kam ndrituar
kam qene mik me njerine
andaj i di e me dine

gjithe tuajt'i kam pare
mem'e at'e fis e fare
si tani gjithe i kam nder ment
qe rrinine me kete vent

edhe sot ner ju ata shoh
se shpirtin e tyre ua njoh
dhe une si ju jam ndruar
e jam perzjer'e ndryshuar

pa jam bere shume here
zjarr e uj'e balt'e ere
jam nje shkendije prej qielli
dhe nje drudheze prej dielli

edhe nder qiej fluturonj
edhe brenda ne det qendronj
shume here fle ne balte
diku ndodhem dhe ne mjalte

behem qengj e kec i pire
lul'e e bor e gjeth i mbire
dua shume fjale t'u them
po trembem mos i benj ujem
e ku shkruhene ne karte
fjalet'e gjuhese zjarrte?
NAIM FRASHERI

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

POEZI NGA RILINDASIT TANE Empty Re: POEZI NGA RILINDASIT TANE

Mesazh nga Vizitor Sat Nov 15, 2008 9:48 pm

Memedheu

Memedhe quhet toka
ku me ka renure koka,
ku me ka dashur mem'e ate,
ku me njeh dhe gur'i thate,
ku kam pasure shtepine,
ku kam njohur perendine,
stergjyshet ku kan qene
dhe varret qe kan vene,
ku jam rritur me therrime,
ku kam folur gjuhen time,
ku kam fis e ku kam fare,
ku kam qeshur ku kam qare,
ku rroj me gaz e me shpres,
ku kam deshire te vdes.

ANDON ZAKO CAJUPI

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

POEZI NGA RILINDASIT TANE Empty Re: POEZI NGA RILINDASIT TANE

Mesazh nga Vizitor Sat Nov 15, 2008 9:56 pm

KU KEMI LERE

Ne c'vend kemi lere?
Ku na bejne ndere?
--Ne SHqiperi.
Po njeriu vete,
cilen do ne jete?
--do vend'e tij.
Ku i duket balta
m'e e embel se mjalta?
--Ne vend te tij.
Ku mund te gezoj
e me nder te rroj?
--Ne SHqiperi.
Perse te punoje
dhe te lakemoje?
--Per vend'e tij.

ANDON ZAKO CAJUPI

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

POEZI NGA RILINDASIT TANE Empty Re: POEZI NGA RILINDASIT TANE

Mesazh nga Vizitor Wed Nov 19, 2008 7:48 pm

BESA-BESE

GJithe vendete gezojne,
ti,SHqiperi pse pushon?
GJithe njerezit kendojne,
ti,shqipetare,pse renkon?
GJithe duane lirine
dhe pa te njeriu s'rron;
ti shqipetar,Shqiperine
ne zgjedhe si e duron?

Zgjohuni o shqipetar
erdhi dita per liri!
Zini lufte me barbare
perpiqi per shqiperi!

Te krishter' e myslimane
te tere nje sua kemi;
gege,toske,dibran,
gjithe shqiptare jemi.

Mblidhuni te bejme bene
te gjithe dor per dore:
Te duame memedhene,
edhe malet me debor.

Qe diten qe u shkeli
roberiadhe gjer sot
nuke ben me bar Dhembeli
dhe Tomori qan me lot.

Male me krye ne qieli
si duroni roberin?
Ju qe shihni drit e diell,
pse s'ndrini dhe Shqiperin?

Ku jane veftete pare,
qe kini dhene yrnek?
ku jini o shqiptare,
pse z'degjohet nje dyfek?

Apo humbi trimeria,
apo s'doni memedhen?
A u shua Shqiperia,
qe ka pjelle Skenderben?
Pse rrini lidhur me lak?
Pse shpetoni vend' tuaj?
apo s'u mbeti me gjak,
se e derdhte per te huaj?

Mirri pushkete ne duar,
edhe beni besa-bese:
Shqiperia do shpetuar,
koke turku te mos mbese!

CAJUPI

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

POEZI NGA RILINDASIT TANE Empty Re: POEZI NGA RILINDASIT TANE

Mesazh nga MONDI Wed Nov 19, 2008 7:49 pm

:bravo: :bravo: :bravo: :bravo: bravo barbi per origjinalitetin
MONDI
MONDI
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 23/02/1985
Numri i postimeve Numri i postimeve : 32444
Vendndodhja Vendndodhja : Ne zemren e CLICHES
Hobi Hobi : Kamera & Fotografia
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 01/09/2008
Falenderimet Falenderimet : 84

http://www.shoqeriajone.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

POEZI NGA RILINDASIT TANE Empty Re: POEZI NGA RILINDASIT TANE

Mesazh nga Tetovarja Thu Nov 20, 2008 10:20 am

Kushtuar Tetoves


Oj tetovė,tetova ime
gjdo her te mbaj ne kujtime
nė kujtime ty te ruaj
se jamrrit ne vend te huaj.

Prej ne rrafsh deri ne kala
tetova trimat na i ka,
Me gjith zemer vendlindjen mbrojn
Trojet e tyre ku jetojn

Shipkovica lartė n'Malsi
Shikon Tetoven ne drejtsi.
Reēica e vogel na gezon
Te gjith studentat na i meson.

ka Veshella e liseci,
ruan xhaxhi prej vullneti
Nga xherma trime ndihmoj Roki,
Burr bujar dje i zoti

Nga Poroj Mujdin Aliu
per vendin ton gjakun shtriju
Nuhi Mustafa nga pershefca
per Tetov j'ju dhimb jeta.

Nje gje sduhet ta harrojm
Luftetaret ti kujtojm,
N'Neproshten fjala shkon
Arber Jakupi ku lufton.

Hajt te dalim ne vende tjera
ku eshte trimi me shtat zemra
qe ne front vendin e zuri
trim ēefliku Jetmir Bejtuli.

Qė permend krejt Pollugu
eshte vet komandant zogu,
Prej Shemshove ne Uzurmisht
lufton Baca seriozisht.

Krejt Treboshi e Zhelina
pysin trimat ku i kena
Shkodran Idrizi e fadik Ferati
lum Tetova qe i pati

Sa per tjeret luftetar
qe prej shpirti vullnetar
ruajten vend dhe flamur
e ju dridh Zemra KURRRRRRRRR
Tetovarja
Tetovarja
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2992
Vendndodhja Vendndodhja : Tetov
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 16/10/2008
Falenderimet Falenderimet : 0

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

POEZI NGA RILINDASIT TANE Empty Re: POEZI NGA RILINDASIT TANE

Mesazh nga Vizitor Wed Dec 24, 2008 6:47 pm

GREKU DHE SHQIPETARI

Greku:Pse ju shqipetare
keni djem te mbare
te zgjuar,te zote,
te fort e te plote?
Shiko djemte tane
sikur nuke hane,
te verdhe,te thate,
te trembur si grate
te liq,te pabese,
pa trup e pa shprese..
gjak ne zemer s'kane.
Tuajte pse jane
trima te vertete?
Shqipetari:Se i bejme vete
S'na ndihne te tjere
si ju mor' te mjere


CAJUPI

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

POEZI NGA RILINDASIT TANE Empty Re: POEZI NGA RILINDASIT TANE

Mesazh nga Vizitor Wed Dec 24, 2008 7:01 pm

TI SHQIPERI ME JEP NDER

O malet e shqiperise dhe ju o lisat e gjate,
fushat e gjera me lule,qe ju kam nder mend dite e nate.

Ju bregore bukuroshe dhe ju lumenj te kulluar,
cuka,kodra,brinja,gerxhe dhe pyje te gjelberuar!

Do te kendoj bagetine qe mbani ju e ushqeni,
o vendethit e bekuar,ju mendjen ma defreni..
Ti Shqiperi,me jep nder,me jep emrin shqipetar,
zemren ti ma gatove plot me deshire e me zjarr!

NAIM FRASHERI

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

POEZI NGA RILINDASIT TANE Empty Re: POEZI NGA RILINDASIT TANE

Mesazh nga Vizitor Wed Dec 24, 2008 9:52 pm

ANES LUMENJVE

Arratisur,sygjyrnosur,
rraskapitur dhe katosur.
Po vajtoni pa funt,pa shprese,
anes Elbe-s anes Spree-se.
Ku e lam' e ku na mbeti,
vaj-vatani e mjer mileti,
anes detit i palare,
anes drites i papare,
prane sofres i pangrene,
prane dijes i pa nxene,
lakuriq dhe i dregosur,
trup e shpirt i sakatosur.

Se c'e shempne derbederet,
mercenaret dhe bejleret,
se c'e shtypne jabanxhite,
se c'e shtrythne fajdexhinjte,
se c'e pren' e se c'e vrane,
c'e shkretuan anembane,
nene thundren e perdhunes,
anes Vjoses,anes Bunes.

Cirem,digjem vrerosur,
sakatosur,carmatosur,
as i gjall',as i varrosur,
pres nje shenj' e pres nje drite,
pres me vjet' e pres me dite,
se c'u tera,se c'u mpaka,
se c'u corra,se c'u mplaka,
lark prej vatresdhe prej punes,
anes Rinit,anes Tunes,
cakerdisur,baterdisur,
perpelitur dhe zalisur,
enderonj pa funt,pa shprese,
anes Elbe-s,anes Spree-se.

Dhe nje ze vengon nga lumi,
me bucet,me zgjon nga gjumi,
se mileti po gatitet,
se tirani lebetitet,
se pelcet,kercet furtuna,
fryhet Vjosa,derdhet Buna,
skuqet Semani dhe Drini,
dridhet beu dhe zengjini,
se pas vdekjes ndriti jeta,
dhe kudo gjemon trumbeta.
Ngrehuni dhe bjeruni,
korini dhe shtypini,
katundar' e punetor,
qe nga Shkodra gjer ne Vlore!

Ky ilac e ky kushtrim,
me ben djal' e me ben trim,
me jep forc' e me jep shprese,
anes Elbe-s,anes Spree-se,
se pas dimrit vjen nje vere,
qe do kthehemi nje here,
prane vatres prane punes,
anes Vjoses,anes Bunes.

Arratisur,syrgjynosur,
raskapitur e katosur,
brohoras me bes' e shprese,
anes Elbe-s,anes Spree-se.

FAN NOLI

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

POEZI NGA RILINDASIT TANE Empty Re: POEZI NGA RILINDASIT TANE

Mesazh nga DEA2 Wed Dec 24, 2008 9:56 pm

shume e bukur barbi kjo poezi ...me pelqen shume

DEA2
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 3001
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 02/09/2008
Falenderimet Falenderimet : 1

http://www.shoqeriajone.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

POEZI NGA RILINDASIT TANE Empty Re: POEZI NGA RILINDASIT TANE

Mesazh nga Vizitor Wed Dec 24, 2008 10:01 pm

EDHE MUA DEA ESHTE NJE NGA POEZITE E MIA TE PREFERUARA

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

POEZI NGA RILINDASIT TANE Empty Re: POEZI NGA RILINDASIT TANE

Mesazh nga Vizitor Mon Dec 29, 2008 6:57 pm

GJUHA SHQIPE

Permbi za qe lshon bylbyli,
gjuha shqipe m'shungullon;
permbi er' qe jep zymbyli,
pa da zemren ma ngushellon.


Nder komb tjera,nder dhena tjera,
ku e shkoj jeten tash sa mot,
vec per ty m'rreh zemra e mjera
e prej mallit derdhi lot.


Nji kto gjuheqe jam tue ndie,
jan te bukura me themel
por prap' kjo,si diell pa hije,
per mue t'tanave iu del.


Ku n'breg t'Cemit rritet trimi
me zbardh,Shqipe,zanin tand,
e ku Drinit a burimi
qe shperndahet kand e kand.


Geg' e tosk',malsi,jallia
jan' nji komb,m'u da,s'duron;
fund e maj' nji a Shqipnia
e nji gjuh' t'gjith' na bashkon.


Qoft mallkue kush qet ngatrime
nder kto vllazen shoq me shoq,
kush e dan me flak'e shkrime
c'ka natyra vet' perpoq.


Por me gjuhe kaq t'mocme e mjera
si nj'bij' kjo qe pa prind mbet:
per t'huej t'mbajshin dhenat tjera,
s't'kishte kush per moter t'vet.


E njat tok' qe je tue gzue,
e ke zan' tash sa mij' vjet,
shqiptaria,qe mbet mblue
sot nen dhe,edhe shqip flet.


Ndre Mjeda

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

POEZI NGA RILINDASIT TANE Empty Re: POEZI NGA RILINDASIT TANE

Mesazh nga Vizitor Wed Jan 14, 2009 9:30 pm

Vaji i bylbylit

Po shkrihet bora,
dimni po shkon;
Bylbyl i vorfen,
Pse po gjemon?

Pushoi murlani
Me duhi t'vet;
Bylbyl i vorfen,
e ou mos rri shkret.

Gjith,fushet e malet
blerim e mbeloj;
Livadhi e pema
gjithkah lulzoj

Nder pyje e ograja
N'ma t'mirin vend
Me rreze dielli
Po e gezon gjth'kend.

E tuj gjemue
shikon rreth e rreth
Nji prrue qi veret
Rrjedh neper gjeth.

A ecil kafaz
Bylbyl,flutro
Nder pyje e ograja
Bylbyl,shpejto.

Kerkush ma hovin
Atje s'ta pret
Me zeher haejen
Kerkush s'ta qet.

Kafaz ke qiellin
Epshin pengim
Egjith ku t'rreshket
Shkon fluturim

Neper lamije
Ke me gjet mel
Per gjith'prendveren
Njajo buk t'del

Ekur t'zite e di
nder prroje pi
Te njato prroje
Qi ti vete di.

Tash pa frige ecerdhen
E ban ndoj lis
Nuk je si'i nieri
Qi nuk ka fis.

Ekur t'vin zhegu
Kur dielli shkon
Ti ke me kendue
Si ke zakon.

Rreth e rreth gjindja
me t'ndie rri
Prej asi vendi
Dahen me zi.

Aecile kafazi
Bylbyl,flutro
Nder pyje e orgaja
Bylbyl,shpejto.

Nder tranfofille
Nder zamake nga
Ku qeshet kopshti
Idhnim mos mba

Po shkrihet bora
Dimni po shkon
Bylbyl i vorfen
Pse po gjemon?

NDRE MJEDA

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

POEZI NGA RILINDASIT TANE Empty Re: POEZI NGA RILINDASIT TANE

Mesazh nga Vizitor Sun Mar 08, 2009 7:33 pm

Ne Leksion-->Kadare

Shi ne rruge bie pa pushim
C'po mendon atje ti shpirti im?
Ne ate kend, e vetme, c'te mundon?
S'mban shenime, vija vizaton.
Tetembedhjete vjece nuk eshte shpejt
qe menduar xhamat t'i veresh
duhemi por zemra sec te ndjell
Syte e bukur trembur pse mi hedh?
Koha iken klasen do kujtosh
do te gdhihet befas nje mengjes
syte rreth do hedhesh te shikosh
se si derdhet shiu ne mes resh
Por ne banken prane s'do ta gjesh
djalin qe e desh dhe te desh.

PELLGU ESHTE THARE


Nje dite ne fushe shetisnim,
Dhe ja, te ky pellg mu ne fund
Te qeshur te dy ne u pame
Ne ujet qe era lekund.

Tani erdha prap' tek udha,
Bredh tutje me mallin ne gji.
Por pellgu eshte thareā€¦ sic duket,
Qe veten mos shoh ne vetmi.


Ismail Kadare, Vepra Letrare 1.
Shtypshkronja e Re, Tirane, 1981







Kristal

Ka kohe qe s'shihemi dhe ndiej
Si te harroj un' dalngadal,
Si vdes tek une kujtimi yt
Si vdesin floket dhe gjithcka
Tani kerkoj une posht' e lart
Nje vend ku ty te te leshoj.
Nje strofe a note a nje brilant
Ku te te le, te puth, te shkoj.

Ne s'te pranofte asnje varr
Asnje mermer a morg-kristal.
Mos duhet vall' prap te te mbart
Gjysem te vdekur, gjysme te gjalle?

Ne s'gjetsha hon ku te te hedh
Te gjej nje fushe a nje lulnaje
Ku butesisht porsi polen
Gjithkund, gjithkund te te shperndaj.

Te te mashtroj ndoshta keshtu
Dhe te te puth e t' ik pa kthim
Dhe nuk do te dime as ne, askush
Harrimi ish ky, a s'ish harrim.

1979

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

POEZI NGA RILINDASIT TANE Empty Re: POEZI NGA RILINDASIT TANE

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi