♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Letra qe shkruhen por s'postohen kurre.3

Shko poshtė

Letra qe shkruhen por s'postohen kurre.3 Empty Letra qe shkruhen por s'postohen kurre.3

Mesazh nga Love Thu Apr 14, 2011 10:33 pm

Mendoja sesi mund te shkonin gjerat midis nesh per ore te tera. Enderroja sesi ti do te thoshe fjalet e duhura, veproje drejt...
E te jepja ty vlera qe ti nuk i ke, e te adhuroja per veprime qe ti nuk i bere kurre.
Mendoja per ty cdo minute te cdo dite edhe vetem tingelli i thjesht i germave qe formonin emrin tend ne buzet e mia, largonte rete dhe une e gjeja veten ne kete bote te ndritshme, te ngrohte qe kujtimi yt krijonte.
Deshiroja kaq shume qe ti te ishe me mua sa here jeta ishte bujare edhe me jepte momente te vyera, pika-lumturie.
Deshiroja qe ti te ishe aty kur jeta tregohej mizore edhe njerzit me shkelnin persiper derisa shpirterisht kthehesha ne pluhur...
Edhe para se te njihja, ishte nje lloj force perqark meje qe me drejtonte nga ti...
Edhe une, si nje anije e shkaterruar ne kerkim te tokes ndoqa driten qe ndricoi e cau stuhin per te arritur tek ty.
Rash ne kraharorin tend, e etur per prekjen tende...dhe rigjeta veteveten aty.
Dhe ti me mesove c'eshte dashuria, perkedheljen e huaj te buzve te tua ne buzet e mia...
Me shtrengove ne krahet e tu edhe mure te fortifikuar u ngriten rreth meje te me mbronin nga bote, nga vetja...
Edhe largove frikat e mia, ndalove kohen befas, edhe fshive gjithe lotet e mi, te te shkuares dhe te tashmes.
Prekja jote..., mbyll syte dhe e ndjej ende, perveluese mbi lekure..., mundohem por lekura ime refuson te harroj. Trupi im eviton harresen.
Zemra ime cuditerisht preferon torturen ne vend te paqes.
Edhe para se te njihja ty, egzistonte nje force terheqse qe me shtynte drejt teje, koncidenca vetem me pas munda ti njoh. Perseri, tani, si atehere...une vazhdoj te enderroj.
Ti puthe buzet e mia lehtazi, me kujdes, si te kishe frik se do te me lendoje, ose trembje ne nje fare menyre. More duart e mia ne duart e tua - gishtrinje qe dridheshin perqafuan njeri-tjetrin. Me buzeqeshje me hape portat e parajses pastaj me shtyte mes nje deti te cmendur dallgesh te zeza dhe ende me te zeza...
Me fishkullove me fjale mizore, tinguj te dhimbshem buzet e tua bertiten dhe me le vetem rrethuar nga erresira, dhe erera te mbytura ne shi dhe me meret fryma nga ajri i lagur.
Cuditerisht une enderroj ende...
Cuditerisht une.....
Love
Love
Super-Moderator
Super-Moderator

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 6788
Vendndodhja Vendndodhja : durress ke cesmja ferres
Hobi Hobi : te gjitha gjojna e bukrua
Humor Humor : te qafte jotem majmun
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 07/09/2010
Falenderimet Falenderimet : 30

http://www.shoqeriajone.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi