♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Letra qe shkruhen por s'postohen kurre. 2

Shko poshtė

Letra qe shkruhen por s'postohen kurre. 2 Empty Letra qe shkruhen por s'postohen kurre. 2

Mesazh nga Love Thu Apr 14, 2011 10:32 pm

Ti as me shikon me, edhe sikur, une reflektohem ne syte e tu si ne nje copez akulli; nje imazh I larget, I ftohte, lehtesisht I thyheshem…
Por s’ka rendesi!
Njerzit me flasin, pyesin, kerkojen, madje edhe me bertasin…, prape s’ka rendesi.
Bota eshte akoma aty, duke u plakur e ndryshuar ngjyrat…prape, s’ka rendesi.
Asgje s’ka rendesi. Edhe sikur te shoh floket e mi te thinjen prepara syve te mi teksa shoh veten ne pasqyre nuk do te habitesha. Aspak!
Asgje s’ka rendesi!
Asgje!
Gjithecka pushoi se egzistuari. U zhduk! U shkri ne harresen e shkaktuar prej vec disa fjaleve…
Prej prekjes tende te fundit…
Gjithecka…eshte harruar. Varrosur ne heshtjen tende. Ne mungesen tende.
Po ti je ende ketu. Akoma prane; po te zgjas krahet mund te te arrij ende…por ne nje fare menyre nuk je. Nuk egziston. I gelltitur ne nje humnere te erret ti, bota… gjithecka…
Edhe une tek buzet e kesaj gremine gjigante, veshtroj posht me sy te venitur qe nuk shohin me ngjyra…
S’ka rendesi!
Gjithecka eshte larguar!
Gjithecka ka marre fund!
Ka vdekur!
Po kalbet…..



*******

Ndonjehere e gjej veten duke menduar per ty, gje qe me ndodh shpesh, pothuajse gjithe kohen edhe pse ia kam ndaluar vetes. Mbushem me zemerim cdo here qe mendoj se ti me le menjan pa me dhene as nje gjysem mundesie. Por prap mendoj per ty edhe krejt pa pritur e ze veten si ne faj, duke buzeqeshur. Sikur te mund ti jepja vetes nje shuplak ne keto momente do ta beja sepse e urrej veteveten pse te dua. E urrej veteveten pse mendoj per ty. Urrej veteveten pse zgjedh te kujtoj gjithe momentet e bukura ne lidhje me ty ,fjalet e embla ti peshperite te me lehtesoje plaget e shpirtit, menyren se si me prekje lehtazi, ngadal qe une te mos trembesha, dhe se si bere qe te kisha nga nje kujtim special per cdo vend ku shkuam sebashkuedhe harroj te keqiat qe ti me shkaktove, fjalet e ashpra qe bertiten buzet e tua me qellim qe te me lendonin deri tek rrenjet e mia si njeri. Ate shikimin e neveritur qe me dhe kur shtyte tutje krahet e mi zgjatur drejt teje…
Edhe se si ia dole mban te shkaterroje cdo kujtim te ngrohte qe kisha nga ty kudo ku kishim qene bashke edhe rikrijove te tjere momente…
Intervale te shemtuar e te dhimbshem kohore qe me trubullojn shikimin nga lotet…
Nderkohe qe fjalet apo shikimet e tua u kthyhen ne kete dore te hiret gishtrinjte e se ciles me shtrengojne ne fyt, une zgjodha mos te kujtoja me te keqiat prej teje.
Preferoj te kujtoj si me buzeqeshje me ate shikimin magjepes qe fshinte boten perqark teje. Si me mbroje, si shqetesoheshe per mua…
Kujtoj se si e beje boten te ndryshonte ngjyrat e menyrat thjesht duke qene aty prane meje,duke veshtruar ne syte e mi, e besuar pafajsin qe shihje aty e transportohej ne syte e tu.
Zgjedh te kujtoj me te mirat prej teje sepse perndryshe…
Djalli ta marre, une as qe mundem ta perballoj mendimin se ti je ashtu sic po me shfaqesh tani…
Te dua, prandaj preferoj te justifikoj sjelljen tende me cfardolloj arsye gjej aty prane.
Te justifikoj ty.
Qe te mund te te mbaj ende ne ate pedestalin ku zemra ime te ka vendosur.
Te justifikoj ty.
Edhe pse ti ke ikur edhe une gjej veten ketu, vetem, duke shkruajtur letra qe edhe une e di se jane patetike.
Ti kujton se une nuk e shoh veteveten?
Kujton se nuk me vjen turp nga keto qe bej e them? Kujton se nuk e di se sa qesharake eshte gjithecka qe bej?.
Kujton se nuk e shoh veteveten?
As mos e ve ne dyshim!
Une…une vetem sa e justifikoj veteveten duke u rikujtuar se sa njeri i mrekullueshem je ti, sa magjepes, sa e lehte eshte te te duash…
Pastaj e rikujtoj vetevete se nuk duhet te mendoj per ty. Se une te urrej!
Zot, qesh kaq shume sa here ia permend kete gje vetes. Qesh me gjithe shpirt edhe atehere kur mungesa jote me grryen se brendshmi.
“Mbaj mend: Te urrej!”
Cfare lloj urrejtje eshte ajo kur duhet ti kujtosh vetevetes te urresh.
Pyes veten nese ti do te shpenzoje ndonjehere kaq shume kohe duke u munduar te justifikosh veprimet e mia, apo ndjenjat e mia,,,
Apo vetem ti kujtoje vetevetes…. Te urreje….
Love
Love
Super-Moderator
Super-Moderator

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 6788
Vendndodhja Vendndodhja : durress ke cesmja ferres
Hobi Hobi : te gjitha gjojna e bukrua
Humor Humor : te qafte jotem majmun
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 07/09/2010
Falenderimet Falenderimet : 30

http://www.shoqeriajone.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi