♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Historia e Lekut, si kanė ndryshuar simbolet nė 85 vjet.

Shko poshtė

Historia e Lekut, si kanė ndryshuar simbolet nė 85 vjet. Empty Historia e Lekut, si kanė ndryshuar simbolet nė 85 vjet.

Mesazh nga Morena Fri Apr 01, 2011 12:50 pm

Historia e Lekut, si kanė ndryshuar simbolet nė 85 vjet. 85-vjet-monedhe


Mirė
ėshtė qė tė kesh shumė syresh, ani pse thonė se nuk e blejnė lumturinė.
Nuk ka fort rėndėsi se ē’madhėsi dhe ē’ngjyrė kanė, mjaft qė vlera e
tyre tė jetė e madhe. Ėshtė punė parash. Kemi kaluar lloj-lloj nėpėr
duar. Ndoshta nuk na ka rėnė rasti qė tė kemi pasur franga tė kohės sė
Zogut (nė mos gjyshja ka ruajtur ndonjė nėpėr sepete), por ama ato
prerjet e mėdha tė para viteve ’90, s’kishte portofol qė t’i nxinte.
Paraja, si ēdo gjė tjetėr, ka reflektuar ndryshimet e kohės, ndryshimet e
sistemeve, tė cilėt lėnė vulėn e tyre edhe mbi monedha e kartėmonedha.
Historia e Lekut, si kanė ndryshuar simbolet nė 85 vjet. Franga-e-Pare-shqiptare
Monedha
e parė e emetuar nga Banka Kombėtare e Shqipėrisė nė vitin 1926. Kishte
vlerėn 5 Franga. Nga ana ballore mbante portretin e Mbretit Zog, ndėrsa
pas njė fshatar duke ngarė njė pendė qe. Nė tė shkruhej
Shqipni-Albania.

Kartėmonedha e parė
kombėtare shqiptare e emetuar nė vitin 1926 kishte vlerėn 5 lekė – 1
Frang Ari, nė njėsinė monetare Lek. Qeveria shqiptare protestoi pėr kėtė
kartėmonedhė, pasi shqiponja nė tė u vizatua e stilit romak, me njė
kokė dhe jo dykrenore. Pėr kėtė arsye, ajo u hoq shumė shpejt nga
qarkullimi. Sipas dokumentacionit tė kohės, kartėmonedha u shtyp nė
firmėn “Richter” nė Napoli tė Italisė dhe qarkulloi vetėm 5 ditė. Nė
kėtė periudhė, BKSH emetoi kartėmonedhat me prerje 5 Franka Ari, 20
Franka Ari (28.02 1926), 100 Franka Ari (20.05 1926)…
Historia e Lekut, si kanė ndryshuar simbolet nė 85 vjet. Monedhe-me-vleren-10-leke
Monedhė
me vlerėn 10 lekė, e prerė nė vitin 1968. Nga ana kryesore, veē vlerės
sė monedhės, ėshtė edhe stema e Republikės e rrethuar me yje, ndėrsa pas
Skėnderbeu mbi kalė.

Kėtė vit Banka e
Shqipėrisė kremton njė nga ngjarjet nė tė rėndėsishme nė historinė
ekonomike tė vendit tonė: 85-vjetorin e hedhjes nė qarkullim tė
monedhave e kartėmonedhave tė para kombėtare. Me kėtė rast, Banka e
Shqipėrisė hap ekspozitėn “85 vjet – monedhė kombėtare” nė hollin e
Muzeut Historik Kombėtar. Njė ekspozitė interesante, ku tregohet
historia e parasė shqiptare, qė nė krijimin e BKSH-sė. Koleksione tė
monedhave dhe kartėmonedhave tė periudhave tė ndryshme do tė ekspozohen
pėr publikun.
Historia e Lekut, si kanė ndryshuar simbolet nė 85 vjet. Monedha-e-emetuar-nga-bksh-ne-vitin-1939
Monedhė
e emetuar nga BKSH nė vitin 1939, pas pushtimit fashist. Nga ana
kryesore ishte stamposur portreti i Mbretit Vitorio Emanuele i III me
mbishkrimin rreth e qark: Mbret. E pėr Vitt. Em.III Re e Imp dhe nė anėn
tjetėr shqiponjėn dykrenore me mbishkrimet Shqipni-Albania 1939-R”.

Disa
syresh vijnė pėr herė tė parė. Janė nxjerrė nga arkivat pėr kėtė rast
tė veēantė. Ekspozita pėrmban edhe kėndin e kinemasė, e cila nė mėnyrė
mė tė prekshme dhe mė tė drejtpėrdrejtė, jep pamje ekskluzive mbi
prodhimin dhe pėrpunimin e kartėmonedhave dhe monedhave metalike,
elementėve tė sigurisė sė kartėmonedhave dhe njohjen e tyre. Por pa
dyshim, pavarėsisht nga vlera, mė interesantja ėshtė vetė pamja e
parave, mėnyra se si ato kanė ndryshuar nga viti nė vit dhe nga sistemi
nė sistem.
Historia e Lekut, si kanė ndryshuar simbolet nė 85 vjet. Monedhe-e-emetuar-nga-bksh-ne-vitin-2000
Monedhė
e emetuar nga BKSH nė vitin 2000. Njė monedhė me vlerė 100 lekė, qė
mban pėrsipėr pamjen e njė prej statujave mė tė famshme nė botė, atė tė
statujės sė Davidit, tė Mikelanxhelos dhe pas pallatin e vjetėr nė
Firence.

Meqenėse ngritja e BKSH-sė pėrkon me
kohėn e Mbretit Zog, nė monedhat dhe kartėmonedhat e para vendin
kryesor e zinte pikėrisht portreti i tij. Nė kartėmonedhat e kėsaj kohe
gjejmė edhe pamje monumentesh, urash, lagjesh, tė cilat gjatė kohės sė
pushtimit fashist u zėvendėsuan me kokėn e Viktor Emanuelit III, ndėrsa
nė kohėn e socializmit me njerėzit e rinj tė socializmit me kazma e
lopata, me trena e turbina, traktorė e autokombajna. Ndėrsa pas rėnies
sė komunizmit, pėr tė qenė sa mė “korrekt” mbi kartėmonedha u stamposėn
portretet e heronjve kombėtarė, apo rilindėsve. Krahas koleksionit tė
monedhave dhe kartėmonedhave, ekspozita ofron edhe artikuj tė shtypit tė
kohės, fotografi dhe dokumente.
Historia
Kartėmonedha
e parė kombėtare shqiptare e emetuar nė vitin 1926 kishte vlerėn 5 lekė
– 1 Frang Ari, nė njėsinė monetare Lek. Qeveria shqiptare protestoi pėr
kėtė kartėmonedhė, pasi shqiponja nė tė u vizatua e stilit romak, me
njė kokė dhe jo dykrenore. Pėr kėtė arsye, ajo u hoq shumė shpejt nga
qarkullimi.
Historia e Lekut, si kanė ndryshuar simbolet nė 85 vjet. Pese-leke
Kartėmonedha
e parė e emetuar nga Banka Kombėtare e Shqipėrisė nė vitin 1926. Kishte
vlerėn 5 Lek. Mbi tė shquhet njė shqiponjė me njė kokė krahė tė hapur
dhe motive floreale. Ėshtė e shkruar nė gjuhėn shqipe dhe italisht.

Sipas
dokumentacionit tė kohės, kartėmonedha u shtyp nė firmėn “Richter” nė
Napoli tė Italisė dhe qarkulloi vetėm 5 ditė. Nė kėtė periudhė, BKSH
emetoi kartėmonedhat me prerje 5 Franka Ari, 20 Franka Ari (28.02 1926),
100 Franka Ari (20.05 1926). Kartėmonedha 5-frankshe u rishtyp dhe u
hodh nė qarkullim pas vitit 1930 dhe ndryshon nga varianti i parė vetėm
nga njė firmė. Nė vitin 1926, u shtyp edhe njė variant i kartėmonedhave
me prerje 1, 20, 100 franka, por nuk u hodhėn nė qarkullim. Janė me
numėr serie “00000” dhe mbajnė sipėr vulėn “ANULATO”. Duke qenė se BKSH
nė krijimin e saj ishte italo-shqiptare, vlera shkruhej nė shqip dhe nė
italisht.
Monedhat
Pamja
kryesore e monedhave tė vitit 1926 kanė kryesisht tė stamposura
portretin e Mbretit Zog, tė shoqėruar me njė apo dy yje, portretin e
Skėnderbeut, njė shpend me krahė hapur, shqiponja dykrenore, njė kokė
shqiponje, apo njė luan. Interesante ėshtė prerja e njė monedhe me
vlerėn 1 Lek me kokėn e Aleksandrit. Ndėrsa nė pjesėn e pasme kanė njė
njeri duke hedhur farėn nė arė, njė fshatar duke ngarė dy buaj, njė
gladiator duke ngarė kuaj, apo degė peme.
Historia e Lekut, si kanė ndryshuar simbolet nė 85 vjet. 20-franga
Njė
prej kartėmonedhave tė para tė emetuara nė vitin 1926. Kishte vlerėn e
20 Frangave Ari. E shkruar nė dy gjuhė, nė italisht dhe shqip, mban
pėrsipėr portretin e njė djaloshi shqiptar, me kostum popullor, me
qeleshe e jelek.

Nė emetimet e vitit 1927,
simbolet bėhen pak mė tė larmishme. Krahas portretit tė Mbretit Zog,
luanit apo portretit tė Aleksandrit, gjejmė edhe portretin e
mbretėreshės Teutė. Ndėrsa nė anėn e prapme shtohet pamja e Aleksandrit
duke kalėruar, njė anije ilire, apo shqiponja dykrenore. Kėto simbole i
shoqėruan monedhat edhe nė vitet nė vijim, deri nė vitin 1939.
Historia e Lekut, si kanė ndryshuar simbolet nė 85 vjet. 2-leke
Kartmonedhė
me vlerėn 2 Lek, prerje e vitit 1940. veē mbishkrimeve dygjuhėshe, nė
shqip dhe italisht, mban nė faqen e sipėrme portretin e Aleksandrit tė
madh.

Pas pushtimit fashist, monedhat e prera
nė vitet 1939, 1940, 1941 nė anėn kryesore kishin portretin e Viktor
Emanuelit III, shoqėruar me mbishkrimin pėrkatės, ndėrsa nė anėn e
prapme shkruhej “Shqipni” dhe vlera pėrkatėse e monedhės. Me njė dekret
tė gushtit tė ’39-ės: “Monedhat e reja do tėkenė nė njė anė portretin e
Mbretit Vitorio Emanuele III, me mbishkrimin rreth e qark Mbret. E pėr
Vitt. Em.III Re e Imp dhe nė anėn tjetėr shqiponjėn dykrenore me
mbishkrimet Shqipni-Albania 1939-R”. Tanimė nuk flitej mė pėr monedha tė
arta e tė argjendta, por pėr hekur e krom e mė vonė edhe nikel.
Historia e Lekut, si kanė ndryshuar simbolet nė 85 vjet. 500-leke-e-vjetra
Kartėmonedhė
e vitit 1947, me vlerė 500 lekė. Veē vlerės sė kartėmonedhės, shquhet
stema e republikės dhe portreti i njė partizani me pushkė nė krahė.

Me
ardhjen nė pushtet tė regjimit komunist, do tė ndryshonte edhe pamja e
monedhave. Monedhat e para tė prera nė vitin 1947, realizuar nė BRSS nga
njėra anė kishin vlerėn, ndėrsa nga ana tjetėr kishin stemėn e
republikės tė rrethuar me yje dhe fjalėn “Shqipėri”. Monedhave tė prera
mė vonė u ėshtė shtuar ndonjė kalli gruri. Gjejmė simbolin e Skėnderbeut
me kalė, pėrkrenaren e Skėnderbeut dhe shpatėn, apo njė malėsor duke
kėrcyer vallen e shpatave. Ndėrkaq, ndryshon vendi i printimit tė
monedhave dhe kartėmonedhave, nga BRSS nė Kinė, Hungari, apo Paris. Pas
’68-ės, larmia e figurave mbi monedha bėhet mė e larmishme. Ndeshim njė
punėtore duke vjelė rrush, njė punėtor dhe njė fshatar, duke mbajtur njė
pishtar, njė ushtar me pushkė, Kalaja e Gjirokastrės, Butrinti, emblema
e Lidhjes sė Lezhės, Portin e Durrėsit, njė tren duke dalė nga tuneli
etj.
Historia e Lekut, si kanė ndryshuar simbolet nė 85 vjet. 25-leke
Njė
kartėmonedhė e vitit 1964, me vlerė 25 Lek, emetuar nga Banka Kombėtare
e Shqipėrisė. Nė "figurat" e parave fillojnė e shfaqen "heronjtė" e
socializmit, fshatarėt, punėtorėt, autokombajnat e traktorėt.

Monedhat
e emetuara pas vitit 1992 janė mė pak fantazioze, ndonjė kurorė me
gjethe, dy duar tė takuara, harta e Shqipėrisė, portreti i Teutės,
portreti i Davidit (emetuar me rastin e 500-vjetorit tė statujės sė
Davidit) etj.
Kartėmonedhat
Pėr
shkak edhe tė hapėsirės, kartėmonedhat tė linin mė shumė dorė pėr t’i
mbushur me simbole. Kartėmonedhat e hedhura nė qarkullim nė vitin 1926
janė shumė interesante. Ato kanė karakter shumė kombėtar, kostume
popullore e ura. Kėshtu, nė kartėmonedhėn 5 frangėshe gjejmė njė fėmijė
tė veshur me kostum kombėtar nga njėra anė, dhe nga ana tjetėr Urėn e
Vezirit mbi lumin Kir, nė tė tjera prerje gjejmė veē djalit me kostum
popullor dhe vlerės sė shkruar nė shqip dhe italisht, nga ana tjetėr
shohim urėn mbi Drin, afėr Shkodrės, qė bashkon Bahēallėkun me Tabakėt,
Urėn e Gomsiqes nė krahinėn e Pukės, njė katund afėr Shkodrės, me kodrat
e Tepes e lumit Drin.
Historia e Lekut, si kanė ndryshuar simbolet nė 85 vjet. Prerje-e-vitit-1945
Njė
prerje e vitit 1945, ndėr tė parat e emetuara nė Shqipėrinė e
pasluftės, qė siē shkruhet mbi tė, qarkullonte vetėm nė territorin
shqiptar. Njė kartėmonedhė me vlerė 100 frangėshe.


kartėmonedhat e prera nga viti 1930-1943, gjatė kohės sė pushtimit
fashist gjejmė vetėm shqiponjėn dykrenore dhe stemėn mbretėrore.
Historia e Lekut, si kanė ndryshuar simbolet nė 85 vjet. 50-leke
Njė
kartėmonedhė e vitit 1964, me vlerė 50 Lek, emetuar nga Banka Kombėtare
e Shqipėrisė. Nė sfond, njė brigadė partizanėsh, qė marshojnė fitimtarė
dhe koka e Heroit Kombėtar, Skėnderbeut.

Kartėmonedhat
e para tė hedhura nė vitin 1945 ishin nė formėn e ēeqeve. Nga ’46-’47
gjejmė portretin e Skėnderbeut dhe njė shqiponjė. Pas ’49-ės fillojnė e
shfaqen ushtarėt me pushkė e gratė me kallinj gruri. Nė ’64-ėn, kur
ndėrtimi i Shqipėrisė socialiste ka marrė “hov”, ia beh ura me shina
treni sipėr dhe njė makinė, pastaj njė traktor, njė partizan me flamur
nė dorė, njė turbinė hidrocentrali, njė fshatare duke mbledhur fruta,
njė tezgjahiste, njė kompleks industrial, njė grup njerėzish, qendra e
Tiranės, portreti i Naim Frashėrit, njė ndėrtesė e papėrfunduar njė
pushkė dhe njė kazmė, njė autokombajnė, dy naftėtarė.
Historia e Lekut, si kanė ndryshuar simbolet nė 85 vjet. 5-mije-leke
Njė
prerje me vlerė 5 mijė Lek, emetim i Bankės Kombėtare tė Shqipėrisė, nė
vitin 1996. Mbi tė shquhet njė portret jo shumė tradicional i Heroit
Kombėtar, Skėnderbeut.

Pas rėnies sė
diktaturės, nė monedhat e pas vitit 1992 mbi faqet e kartėmonedhave tona
kanė sunduar portretet efigurave kombėtare, si Skėnderbeu, Ismail
Qemali, Naim Frashėri, Pjetėr Bogdani, Fan Noli, ndėrsa nė anėn e pasme
Kalaja e Krujės, ndonjė libėr, njė qiri, fjalėt e Naimit, ndėrtesa e
shpalljes sė pavarėsisė, pamje e kishės katolike etj.
Morena
Morena
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 09/12/1911
Numri i postimeve Numri i postimeve : 30651
Vendndodhja Vendndodhja : Ne kolltukun e se tashmes, me shikim nga e ardhmja...
Hobi Hobi : Muzike,letersi.
Humor Humor : Shikoni dhe vlersoni...
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 05/11/2009
Falenderimet Falenderimet : 204

http://www.shoqeriajone.com/

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi