♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Stuhitė dhe pėrmbytjet, faj i njerėzve

Shko poshtė

Stuhitė dhe pėrmbytjet, faj i njerėzve Empty Stuhitė dhe pėrmbytjet, faj i njerėzve

Mesazh nga Love Wed Mar 09, 2011 11:48 am

Image hosted by servimg.com
Mė shumė shira nė botė

Nė ato vende ku shirat mungojnė, mund tė themi se ngrohja globale po tregon se ėshtė shumė efikase. Nga nxehtėsia e tepėrt e akumuluar nė atmosferė krijohen retė e zeza qė pėrmbytėn Australinė nė janar, transformuan Pakistanin nė njė pus gjigant nė verėn e kaluar, nxorėn Danubin nga shtrati nė vitin 2010 dhe vranė me qindra njerėz nė Brazil.

Qė fenomenet meteorologjike ekstreme janė nė rritje ishte vėrejtur prej kohėsh. Kopertina e revistės “Nature”, qė hapej me titullin “Faktoi njerėzor”, konfirmon qė ngrohja globale qėndron nė themel tė shirave tė rrėmbyeshėm, qė janė rritur me 3.5 herė qė nga viti 1990 deri mė sot. E nėse njė gradė mė shumė nė temperaturėn mesatare tė vitit apo pak centimetra rritje tė nivelit tė deteve mund tė jenė tė papėrfillshme, rėnia e shirave tė rrėmbyeshėm ėshtė njė fenomen qė na prek mė nga afėr. “Munich Re” ka llogaritur se tė mirat materiale tė shkatėrruara nga koha keqe nga 1980-a deri mė sot vlejnė rreth 1600 miliardė dollarė: mė shumė se 11 pėr qind nė vit.

“Mund tė themi me siguri absolute se intensiteti i madh i reshjeve nė gjysmėn e shekullit tė fundit nuk ishte fryt i rastėsisė”, tregon Gabriele Hegrel, klimatologia e Universitetit tė Edimburgut, e cila ka zhvilluar kėrkimin. Bashkė me kolegėt ka krahasuar hartėn e shirave tė 50 viteve tė fundit me atė tė shirave qė mund tė binin, nėse atmosfera nuk do tė ishte e ndotur nga gazi serrė, i prodhuar nga aktiviteti njerėzor. Tė dhėnat pėr njė periudhė kaq tė gjatė janė rezultatet e disponueshme vetėm pėr Hemisferėn e Veriut, ndėrsa harta e dytė, ajo teorike, ėshtė hartuar falė statistikave dhe modeleve klimaterike. Rreth 6 mijė stacione meteorologjike kanė regjistruar mes viteve 1951 dhe 2001 shirat mė tė dhunshėm tė ēdo viti: ata kanė llogaritur vlerat maksimale tė shirave tė rėnė si nė njė hark kohor prej 24 orėsh, edhe nė njė hark prej 5 ditėsh. Duke i bėrė bashkė tė dhėnat historike, u pa se nė 65 pėr qind tė ēėshtjeve tė detajuara me hollėsi, nė pothuajse dy tė tretėn e Hemisferės sė Veriut, vlera maksimale e shirave tė pėrditshėm ka ardhur duke u rritur, duke nisur qė prej vitit 1951. “Valėt” e mėdha tė kohės sė keqe tė monitoruara nė harkun pesėditor ishin rritur me 61 pėr qind. “Studimi ynė ėshtė konfirmimi i parė se rritja e intensitetit tė reshjeve lidhet ngushtė me ngrohjen atmosferike. Por mund tė ndodhė qė tė kemi nėnvlerėsuar mėnyrėn e progresit dhe se nė tė ardhmen duhet tė presim shira edhe mė tė rrėmbyeshėm”, shkruajnė kėrkuesit.

Nga e pėrgjithshmja tek e veēanta, “Nature” ka publikuar edhe njė studim pėr pėrmbytjet shkatėrruese nė Angli dhe Uells, nė vitin 2000. Nė njė nga fenomenet mė tė errėta tė regjistruara qė prej vitit 1766 nė vend, kompanive tė sigurimit iu desh tė rimbursonin 1.5 miliardė euro dėme. Edhe njė herė kėrkuesit kanė krahasuar tė dhėnat reale me ato tė arritura nga llogaritjet qė fshijnė efektin e gazrave serė. “Pėrmbytjet e vitit 2000 mund tė kishin pasur njė mundėsi rreth 2-0 pėr qind mė pak pėr tė ndodhur nėse nuk do tė ishte ngrohja globale”, shkruajnė ata. Jo rastėsisht, sezonet me shumė shira u vėrtetuan nė Britani dhe nė vitet 1998, 2003 dhe 2007. Nė Itali monitorimi i ngjarjeve meteorologjike ekstreme i ėshtė besuar IBIMET (Institutit tė Biometeorologjisė). “Po shohim fenomene intensive qė nga fillimi i viteve ‘90. Mė parė i konsideronim si tė fortė shirat me rreth 4—60 milimetra nė ditė. Sot mund tė shkojmė deri nė 250 milimetra. Po ashtu nė shumė qytete janė regjistruare 230 apo 200 milimetra shi”.

Harta e ngjarjeve ekstreme nė dhjetėvjeēarin e fundit

2001 - I ftohtė rekord nė Mongoli dhe Siberi: -60 gradė
2001 - Pėrmbytje nė Mozambik, Zimbabve, Mali dhe Zambia
2002 - Tajfun nė Kore: mė i “dhunshmi” qė prej vitit 1959
2003 - Valė e nxehti nė Europė: temperatura pėrtej 40 gradė Celsius nė shumė qytete
2004 - Ciklon rekord nė Madagaskar, me erėra qė kapnin shpejtėsinė 260 km/h
2004 - Uragani “Ivan” shkaktoi pėrmbytje nė Karaibe
2004 - Pėr herė tė parė njė uragan “zhvillohet” nė Atlantikun e Jugut, duke u pėrplasur nė Brazil
2005 - Rekord i nxehti nė Kanada
2005 - Thatėsirė e paparė nė 60 vitet e fundit nė Brazil
2005 - 20 milionė indianė tė goditur nga monsunet dhe pėrmbytjet rekord
2005 - Sezon i paprecedentė pėr uraganet. “Karina” ishte mė vdekjeprurėsi qė prej 1928-s
2006 - Mė shumė se 1 mijė tė vdekur nė Filipine nga tajfuni “Durian
2006 - Thatėsirė ekstreme nė Brigjet e Afrikės
2007 - Thatėsirė dhe zjarre tė paprecedentė nė SHBA
2007 - Pėrmbytjet mė tė kėqija nė Britaninė e Madhe nė 60 vitet e fundit
Love
Love
Super-Moderator
Super-Moderator

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 6788
Vendndodhja Vendndodhja : durress ke cesmja ferres
Hobi Hobi : te gjitha gjojna e bukrua
Humor Humor : te qafte jotem majmun
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 07/09/2010
Falenderimet Falenderimet : 30

http://www.shoqeriajone.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Stuhitė dhe pėrmbytjet, faj i njerėzve Empty Re: Stuhitė dhe pėrmbytjet, faj i njerėzve

Mesazh nga Vizitor Thu Dec 20, 2012 10:50 am

nrm qe edhe njerzit kan faj;por natyra ndikon me shume

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi