♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

"Nje leter per ty "

+37
Engjelli Shqiptare
Dafina
Tironcja_omel
Tzio
Love
rebel aka unikkatil
abileda
Hera
durresi86
Morena
capkenja
Maks
ZEMRUSHJA
Marini
dajti i modh
Laura
djalli
MONDI
Barbi
Zebra
Blerta
Ylli
shaban cakolli
gjerjaa
Irinda
Lukja
leo
maria_23
swety_girl
baby-angel
Sexy_Girl
capkenia
Geri
Tetovarja
xhulia_Di
Amanda
Xhesika
41 posters

Faqja 16 e 16 Previous  1 ... 9 ... 14, 15, 16

Shko poshtė

"Nje leter per ty " - Faqe 16 Empty Re: "Nje leter per ty "

Mesazh nga Vizitor Sun Jan 27, 2013 3:49 pm

Ne erresiren e kesaj nate humbas...Mendoj per ty, e humbur ne ndjenjat e mia..Dua te mbyll syt e te fle e qet..por malli dhe dashuria per ty sme lejon...Ku je, ku ndodhesh e cpo ben se di..Shpresoj te jesh i qet, lem mua te lodhem per te dy...por te lutem me kthe dashuri... Zemer e thyer, shpirt i lodhur...lotojn syt e mi, sikur nje femi i pafajshem qe kerkon nenen...po un te kekoj ty...Ku ndodhesh o i dashur, pse sje ketu me mua,...te mbeshtes koken, ne gjoksin tend dua...krahet ti kesh hedhur rreth mua...Pse sje pran meje, pse me lodh shpirtin kur kaq shum ty te dua....Ne zemren time ke zen vend te par, por pse e ke len bosh...Edhe pse larg ke shkuar un vendin per ty ruaj.....Mundohem te te mos te kujtoj keshtu, por te fle e qet...Por mungesa jote sme lejon , malli shum me ka marr per ty...te lutem kthehu me qendro pran afer se kam nevoj per ty....Pse e lejon zemren time te thyhet,kur ke munci copat e zemres ti formosh.... Pse e lejon shpirtin tme lodhet,...kur ti ke munci tme qetesosh...Pse me lejon te qaj ,...kur ke mundesi lotet tmi fshish e tmi ndalosh...Pse sje me mua e pyes veten,...a mendon per mua ndonjeher...a me do sic te dua un ty (ti me thua se po)...kur un e besoj qe po, pse athua ndihem kaq e trishtuar...dhe mendimet e embla per ne te dy jan duke mu larguar....

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

"Nje leter per ty " - Faqe 16 Empty Re: "Nje leter per ty "

Mesazh nga Vizitor Sun Jan 27, 2013 3:50 pm

Nuk po te shkruaj per te thene se te dua shume,jo as per te thene se per ty po derdh lot ne keto momente.Ajo qe sot me shtyn te shkruaj eshte malli qe kam per ty.Vertet ne keto momente po ndjej mall.Respekti per ty eshte e vetmja ndjenje qe me ka mbetur brenda meje dhe nuk po dua ta zhduk.Dhe malli ne keto momente nuk po me le vertet te qete.Sot me erdhen ne mendje kujtimet dhe enderrat qe thelle i kam varrosur ne shpirt.Ato miliona enderra qe vertet kane kohe qe kane filluar te treten.Por sot vetem malli qe po me shtyn te t'shkruaj me ben qe te bashkoj edhe njehere eshtrat e tyre,per te t'kujtuar ty edhe njehere si nje mike te vjeter qe kurre nuk arrita t'ia hap vertete zemren.

Qenka shume e veshtire ta kupton dashurine,kur ai as ne sy nuk te shikon dhe nuk te thote asnje fjale.Un nuk kam as guximin qe te them te dua,nuk mund te te flas asnje fjale pasi un nuk jam tipi jot.Qenka shume e veshtire te krijosh enderra dhe iluzione kur ne te vertet nuk i realizon dot.Nuk mundet askush te te ndihmoje edhe deshiron vdekjen ne vend qe te jetosh ashtu sic duhet.Po e shkruaj kete leter ne forum,me shpresen se ti do ti lexosh keto rreshta dhe do te kuptosh se te dua me shume nga sa e imagjinon.Ti je ai oazi imk i frymemarrjes ku buzet e mia marrin jete,dhe zemra te konsideron dashuri te vertete.Te dua edhe pse me mundon guximi qe te ta tregoj kete brenge qe po me han shpirtin tim,se ti je dhe do jesh gjithmone me mua.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

"Nje leter per ty " - Faqe 16 Empty Re: "Nje leter per ty "

Mesazh nga Vizitor Sun Jan 27, 2013 3:50 pm

Veshtire qenka te maresh lapsin dhe te shkruash por ja qe nuk mund te rri. Te prita te vish me buzeqeshje por ti me erdhe me fjalen qe asnjehere nuk kisha dashur ta degjoja, jam mire ketu Dhembja per ty dita dites po me shtohet se bashku me lotet e mi. me ka marr malli per cdo gje: per zerin tend, buzeqeshjen tende, syet e tu ...

Largimi yt i hershem shkaktoi plage te medha ne zemren time, nuk ka ilac qe do te mi sheroje keto plage edhe pse disa thone koha sheron cdo plage un nuk besoj. plaga do me sherohet atehere kur te vij dhe une ne parajse Sa me teper kalon koha aq me teper ndjej mungesen tande. Me shpirt te venitur, me zemer te thyer dhe kthes te pakthyer, me lot ne sy deri sa te jetoj nuk do te harroj. Kush e di sa dite pa diell, pa , pa gezim do te kalojne, kurse ne zemren time vetem lot, vuajtje dhe mall per fjalet dhe buzeqeshjen tende te embel.

Dhembja nuk ka fund kurse lotet nuk kan fuqi te shprehin pikellimin per ty. Gjithmone do te mbetesh ne zemren time edhe pse ike vetem duke me shterguar doren. Me shpirt te venitur, zemer te thyer, me shpres te pa shpres, si dje, si sot, si neser une i perlotur te pres te kthehesh,po jo do vi une ma shpejt te ty te ma kthesh besimin ne dashuri, te ma kthesh lumturine dhe gjithe ate qe pata kur ishim se bashku.

Mungesa jote ne cdo vend po ndihet. Ditet pa ty vetem une e di se si i kaloj. Malli dhembja per ty kurre nuk do te shuhen. Do te dua edhe me shume se sa te kam dashur, edhe me shume se sa e dua veten,. Une do te jem ne shpirt vetem e jotja e ti vendos vete per lumturine qe mund ta kemi se bashku..atje ne parajse.Me prit i dashur se kam edhe pak pune ta perkrah imazhin tend dhe perseri do jemi se bashku dhe te lumtur.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

"Nje leter per ty " - Faqe 16 Empty Re: "Nje leter per ty "

Mesazh nga Vizitor Sun Jan 27, 2013 3:51 pm

Kush?
Kush ma helmoi zemren?
Kush ma shkaterroi jeten?
Kush me largoi nga ti?
Kush e beri kete vere te zeze per mua?
Kush me beri te mallkoj gjdo gje ne jete?
Ke e pangova te me lendoje keshtu?
Kush pati shpirt te futet ne mes mishit e thoit?
KUSH?
Ah,sa i marre behem nganjehere,pyes vazhdimisht per humbjen tende,e askush sme pergjigjet.Apo deshirojne te me shohin se si tretem gjdo dite,se si vuaj per ty,per ty shpirti im.Oh,sa veshtir qenka te jetoj larg teje,larg trupit dhe shpirtit tend,ah.... Dikur ishim te lumtur,se paku keshtu mendoj,e nje dite filluan te shkeputen zingjiret e dashurise sone.Ditet ikin pa meshire.Ndjehem i vetmuar,asgje sme ben pershtypje,asgje sme nxit te jetoj,asgje...Vetem nje e di se pa ty smund te jetoj,se minutat e jetes sime po numrohen.Ah do te vdes me mallin tend,do te vdes duke i kerkuar syte e tu.Do te vdes pa ty..

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

"Nje leter per ty " - Faqe 16 Empty Re: "Nje leter per ty "

Mesazh nga CLICHE' Wed Feb 06, 2013 4:38 am

Posi njė yll i perėnduar mė pate humbur gjith mė larg…

Nga malli yt i thura fjalėt gjith sėrė-sėrė-e-varg-e-varg;
E ēdo mendim e pata tretur vetėm n'ergjėnd e nė flori,
O, vashė-e lotit tė zhuritur qė vetėtin nėr syt' e mi.

Kur tė mė jesh e zemėruar, me shpirt tė vrarė-e varfanjak,
N'e mbajē nė zemėr zemėratėn, prej helmit tend s'do heq aspak;
S'do pshereti n'e lėnē te vdesė a nė ma thėnē, nė mos ma thenē:
Mjafton nje mvrejtje-e buzes sate, qe te me besh te prishem menē.

Lasgush Poradeci
CLICHE'
CLICHE'
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 10152
Vendndodhja Vendndodhja : Nen lekuren e MONDIT!!
Hobi Hobi : CSI
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 14/08/2012
Falenderimet Falenderimet : 38

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

"Nje leter per ty " - Faqe 16 Empty Re: "Nje leter per ty "

Mesazh nga Vizitor Wed Feb 06, 2013 7:13 am

Vetėm ty tė dua,me dashuri dhe sinqeritet sonte do tė shkruaj kėtė letėr pėr ty,ty qė zemrėn ma rėmbeve,ty qė ma ndryshove jetėn time,ty qė tė dua dhe do tė duapėr tėr jetėn.
Ndoshta me kėto fjalė nuk dot mjafton qė tė tregoj se tė dua,edhe psepėr ty po vuajaq shum, sa qė edhe letra ėshtė duke ikur nga lotėt e mi,dhe shpresoj qė njė dit tė vish dhe tmi fshish ti kta lot qė rjedhin vetėm e vetėm pėr ty.Edhe sa duhet tė pres qė ti tma falėsh dashurin tėnde,pa tė cilėn nuk mund tė jetoj, edhe sa duhet tė pres qė ti tmė thuash tė dua,jeta ėshtė e vėshtir,por edhe e bukur,por sikur tė jesh ti pran meje,ajo do tė ishte si njėpallat dashurie,nė tė cilin dot jetonim vetėm ne tė dy,si dy lule tė posaqelura,si dy zogj duke fluturuar,si dy dashnor t'vėrtet,un jetoj vetėm pėr ty,dhe nuk dua qė t'shoh me tjetrin.
Zemėr vetėm ty tė dua, po ti a mė don.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

"Nje leter per ty " - Faqe 16 Empty Re: "Nje leter per ty "

Mesazh nga Vizitor Wed Feb 06, 2013 7:13 am

Sot je shum larg meje

Rri ulur pran dritares ,jasht filloi te bjer shi ,kam menduar shum per ty keto dit mund te then se me mungon shum .sa shum mendime me vijn ne kok dhe sille rrotull eshte kujtimi yt shpesh me duket se do te hysh ne der me buzqeshjen tende si te mos kishe ikur kurr . e di mir nje gje faji dhe pendimi me ndjekin . Perse ... perse nuk te thash sa shum te doja?
Sot je shum larg meje, deshiroj shum te merrja doren tende dhe te ulesha bashk me ty ,pa then asnje fjal me goj dhe te te thosha gjithcka me zemer . Ne fakt , me jep ankth kjo largesi dhe po te mundja ne ket moment do te isha ne krahun tend ,te te thosha se je shum e nendeshishme per mu dhe te adhuroj se tepermi . Edi se pse nuk te kam than asnjehere ? pergjigja eshte e thjsht ,sepse mendoj se fjalet ishin teper . Po vuaj shum qe nga ikja jote , me dhemb ne shpirt qe nuk jam afer teje ,sepse sepse nuk te thash kurr at se sa te doja , prandaj edhe sot po e shkruaj ket leter .
Kam nevoj te qaj , te shfryhem njeher e pergjithmon . sepse ,ne qoftse vazhdoj para tjeterve te dukem se jam mir ,se asgje nuk me poepukon trishtimin qe ma le ti , do tme shkatrroj qdo dit e me shum .pse nuk kthehesh tash Huh? kam nevoj per ty .. do te isha shum i lumtur po te shihja perdit parasqyrimin tim ne syt e tu , te degjoja zerin tend teksa shqipton emrin tim , te thithja ajrin qe thit ti dhe vetem me keto do te ndihesha dhe do te siguroja qe do te ndihesha i lumtur . Ne qoft se lexon ket leter , do ta shohesh se qdo fjal e shkruar ne te eshte nje lot dhe frymarrje dashurie per ty . edhe pse kam nje bindje se ndoshta keta rreshta ske per ti lexuar kurr .

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

"Nje leter per ty " - Faqe 16 Empty Re: "Nje leter per ty "

Mesazh nga Vizitor Wed Feb 06, 2013 7:13 am


Me Mungon

Me mungon...ka kaluar vetem nje dite qe nuk te shoh dhe perseri me ka marre malli...Dje u pame vetem per gjysem ore por per mua ishte fantastike...mbi te gjitha kur me perqafove...ndjeja nje siguri te madhe midis kraheve te tua...te dua dhe nuk do pushoj kurre se theni kete fraze. Je njeriu me fantastik qe kam njohur ndonjehere je nje nga personat e vetem qe me kupton dhe me do te miren...Me mungon. Te puth fort!

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

"Nje leter per ty " - Faqe 16 Empty Re: "Nje leter per ty "

Mesazh nga Vizitor Wed Feb 06, 2013 7:14 am

Nje rruge e shkrete....
shume gjethe te vyshkura shtruar
si nje qilim vjeshtor plot trishtim
nje ere e thate me perplaset fytyres
shume ftohtesi me sjell
Ne kete dite Tetori dicka ndodhi...
Se ndjej egersine e natyres pasi..
skutat e shpirtit tim jane ndezur
si vullkane te shumte, ku llava
si nje lum i marre merr cdo ndjenje
qe del perpara. Eeshte egersia, krenariae thyer
humbja dhe se fudni dashuria e lenduar. Pse duhet te
ndodhte, Pse?
Eshte pyetja qe me persekuton
qe nga momenti qe morra ate telefonate
e cila shkundi pemen e dahsurise sime te paster,
ku cdo frute ra pa jete ne tokene copetuar
nga korrupsioni imoral.
Ai ze me kumbon akoma, me ndjek me sy hapur, ne
enderr, kudo.
Ai njeriu qe i dhurova zemren time shpirtin tim,
kohen time, me theu ne bese. Mbylli me force librin
e dashurise sone pa pyetur, pa pandehur dhe gervishi
cdo kapitull te saj. Pse, pse , pse me kumbon si nje refren i forte Rocku qe kalon cdo limit me nje shpejtesi sketerre.
Dritherimat e trupit akoma i ndjej, qenien time
te shtypur ne nje imazh bardhe e zi e shoh,
kur ajo lajmeroi ne telefon, "I'm pissed at you!! Dont talk to him anymore!!!. Ishte sikur melodia e jetes sime u shkeput dhe cdo tingull ndaloi, qetesia therese nxiste me shume rrahjet e zemres qe po dilte nga kraharori si nje kal i terbuar, deshte lirine, hapesiren per te jetuar por ishte vone. Cdo gje u erresua, degjova zerin tim qe morri komande dhe mesazhin qe perpunoi, "Ypu deal with him as for me i am done with him long time ago!" Dhe mbyllja e receptorit me pas si nje akt i pakontrollueshem. Spyeta kush ishte, perse ma bente mua kete gjest por ishte nje femer e irrituar , e ere ne moshe, ndoshta adoleshente qe deshte te pronezonte dike qe une ejetoja dhe me perkiste mua per nje kohe te gjate.
Euforia u shnderruar ne dhimbje, lot pa fund qe merrnin me rrjedhen etyre gishterinjt e mi te ftohte nga era e cmendur kembet me conin ne drejtim te paditur, e rrisnin ritmin e tyre si ne nje gare ku trofeu do te ishte shkaterrimi.Por une eksiha marr goditjen tashmeajo cngelej ishte perfundimi im. Sdija cte beja, imazhet e momenteve te kaluara bashke me shkonin si nje film pa muzike, pa ndjenje, lotet u zevendesuan nga nje ngurtesim, perqendrimi ne nje vend te caktuar dhe e vecuar nga cdo gje e gjalle rreth meje. Mneodja se telefoni do binte, do degjoja zerin e tij por intuita me kishte genjyer kesaj here, prisja buze krevatit si nje femij qe pret gjoksin e nenes te ushqehet por asgje........ qetesia varr me tmerronte, me ritkhente ngjarjen e asaj dite. Mendja me punonte si nje formular shkencor duke kerkuar pergjigje, Pse ma beri keshtu? Cte kisha bere valle? Pyetje te pafundme qe me fusnin ne nje vorbull te pafund konfuzioni,une isha vetem, e dermuar, e lenduar por mbi te gjitha e thyer ne krenari. Mu thye ajo gje qe askush sarrinte ta prekte, ma burgosi, gozhdoi si nje krisht, e vari e dogji si nje Zhan Dark.
E doja? Jo, nese e doja sdo ta lija te lire. E adhuroja? Jo te gjithe qenien e tij mbase natyren e qeshur. Kisha nevoje per te? Po, ai erdhi atehere kur une dnjeja boshllek, desha nje fare ngrohtesie. Por cte jete valle qe me lidh me kete qenie kaq mizore, Ah po, raporti qe ndertuam qeshjet , lotet.
Serish jam vetem, e plagosur, carmatosur nga cdo imunitet social, shpirteror , shendetsor. me neveritet fjala "buke", me neveritet akti "te qesh", e urrej te ndjerit "gjume", kam dal nga cdo faze njerezoredhe kam krijuar nje "guacke mbrojtese" qe eshte larg njerezve, jetes, eshte brenda dhe vetem brenda dhimbjes sime.
Kane kaluar 4 dite, zeri i tij akoma ska trokitur ne veshet e mi, tani cdo shprese po tretet, ai sdo marr kushedi nga eshte duke ecur, qeshur, folur, me ke? Ajo qe vret me shume eshte serish. Pse ma shperbleu keshtu, pse theu ate gje te shtrenjte te jetes sime. I dhurova shume kehsilla, ngrohtesi, vend ku te qante hallet dhe vjen nje dite si per ironi te fatit e ben zemren gure, me hedh tutje si nje leter pa vlere. Me kujtohet nata e fundit me te, thote te dua te dua pa rreshtur duke kafshuar puthjen time ne marrezine e pijes dhe e besoj me shume se cdo here tjeter por ploti i kesaj historie mbyllet, sperfundon si nje film Holliwoodian, happily ever after, por nje telefonate e shnderron nje lidhje kaq te bukur me shpejtesine e drites ne nje te shkuar. Ajo e shkuar akoma me ndjek pas si nje fantazme qe sgjen qetesi, duke me torturar ne lengimin tim dhe smund ta ngushelloj, nje perqafim ti afroj , se ajo jam une.
Jtea vazhdon dhe oret kalojne, dhe e di se rete do shkojne nje dite dhe dielli do ndricoj serish, por tek tuk ndonje pike shiu ne ajer do lag faqen time e do me sjell dhimbjen e nje dite vjeshte. Diten kur mu thye krenaria e bashke me te besimi tek njeriu....

Te duash eshte te vuash, por ska gje me te bukur sesa vuajtja per dashurine e paster e te sinqerte.......

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

"Nje leter per ty " - Faqe 16 Empty Re: "Nje leter per ty "

Mesazh nga Vizitor Wed Feb 06, 2013 7:15 am

PLAGė Qė ENDE GJAKON

Kaluan vite,muaj tė tėrė,por unė ty s’tė harrova.Tė kam nė thellėsi tė zemrės,nė shpirtė,nė
mendime.Fytyra yte shėndrit edhe pse s’tė shohė dot.Dita ditės ndjej mungesėn tėnde,mungesėn e shpirtit tėnd tė bardhė si bora,mungesėn e buzėqeshjes sate.Je shumė larg meje,je nė njė botė
tjetėr,ty tė morėn engjujt.Ende nuk e besoj ikjen tėnde,ike pa fjalė,pa na thėnė LAMTUMIRėN
E FUNDIT.Mė nevoitesh mua,familjes..mė le tė vetmuar,pa vėlla.Lotėt nuk e shuan mallin tim,as dhimbjen time qė s’ka shėrim.Jetoj nė tmerrė,nė humbje,larg tė vėrtetės dhe realitetit,jetoj
nė ē’menduri me kokėn pas se mos vallė po takoj armikun tim?Se mos vallė po takoj vrasėsin tėnd,atė
zemėr tė egėr dhe tė fėlliqur qė s’din se ēdo tė thotė dashuria familjare,qė s’din se ē’do tė thotė t’a
plagosėsh aq rėndė pulėbardhėn e pafajshme.
Nga bota fsheh ndjenjėn time.Nėn qiellin e mbushur me yje shpresoj,shpresė e vetme qė ende s’mė ėshtė shuar.Jeta ime ėshtė njė ėndėrr,jetoj nė ėndėrr,por ėndėrra brenda ėndrrės zhduket. Shpirti mė gufon e s’ka kush qė mė ndihmon pėr tė shėruar kėtė plag.O Zot,mė ndihmo tė lutem.Mė
elimino kėtė vuajtje qė kam nė shpirt,ma shuaj kėtė dhimbje,je I vetmi qė dua,qė shpresoj dhe qė s’humb besimin kurrė.E dua tė vėrtetėn?Ku ėshtė drejtėsia?Ndėrgjegja e kėtyre shpirtėrave?
A thua vallė nuk kanė frigė nga All-llahu..
…Miq tė dashur,desha qė me ju t’I ndaj disa prej mendimeve qė vėrshojnė kokėn time gjatė orėve tė gjata qė I kaloj duke u munduar t’a shuaj kėtė plagė qė ende gjakon.Ju lutem mohoni padrejtėsinė!Zhdukeni gėnjeshtrėn!Shuajeni urrejtjen!Sepse dhimbja-vetmia t’a kėput shpirtin.
E kur tė veēohesh me kohėn mos thuaj mbeta vet.Por thuaj mua mė mbykqyr All-llahu,Zoti I vėrtetė

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

"Nje leter per ty " - Faqe 16 Empty Re: "Nje leter per ty "

Mesazh nga Vizitor Wed Feb 06, 2013 7:15 am

Per ty po derdhi lotė

Nuk po te shkruaj per te te thene se te dua shume,jo as per te t'thene
se per ty po derdh lot ne keto momente , ajo qe sot me shtyn te
shkruaj eshte malli qe kam per ty ,vertet ne keto momente po ndjej
mall , edhe perse nuk kam ndjenje dashurie...!!! mallin e
respektoj, respekti per ty eshte e vetmja qe me ka mbetur brenda
meje dhe nuk po dua ta zhduk, dhe malli ne keto momente nuk po me
ler vertet te qete, sot me erdhen ne mendje kujtimet dhe endrrat qe
thelle i kam varrosur ne shpirt, ato miliona endrrat qe vertete kane
kohe qe kane filluar te treten , por sot vetem malli po me shtyn te
t'shkruaj me ben qe te bashkoj edhe nje here si nje mikeshe te vjeter qe
kurre nuk arrita t'ia hap vertet zemren ,
e vetmja ndjenje qe vertet per ty nuk e kam shuar eshte respekti, po
sot... kjo ndjenja po me con ne mallin qe kam per ty , malli qe kam
per ty t'pare dhe te t'shtrengoj nje here fort pas vetes ,dhe te
ulem me ty ne nje tavoline kafeneje si nuk do kur dhe te bej
muhabet per kohen kur nuk kemi folur ne telefon...?, dhe per te kaluar
disa caste te bukura bashke thjeshte si te vjeter,
Dhe ndersa u ktheva me fytyre nga muri me dolen dy pika loti nga syt
e mi, nuk e kuptova perse po qaja po vetem kur lotet me pikuan nekafe kuptova se ishin duke bere rrugen e tyre qe kishim kohe pa e
bere , vetem ajo ndjenje e mallit me beri te shpalos edhe nje here
tere kohen , eja dhe me perqafo te te jap lumturi o zemer,
do ishim nje trup qe rrezohej nga djelli e ndricohej nga hena,
shikoheshim por nuk shiheshim ,verbimi bie si nje hije e zeze - trishtim,
zemra ndjen puthjen e zjarrte qe valonte ne endrren e
Majit, ajo enderr me beri qe te jetoj me ty aty ku askush nuk
dinte ku jemi do ta ndjenja kraharorin tend , aty kur mund te
shikosha jeten ne syt e tu ,perse shkove me enderren , mbeta ne
kujtimin zemra me thote "SE TE DUA" - duhet dikur ta kuptojne se
kemi lindur per njeri-tjetrin kujtoj zerin tend andjej ate ngrohtesi
nuk e di a te pelqen per inteligjentin qe une mendoj apo jo .
sikur te ndodhte pikerisht keshtu ,as e para dhe as e fundit............

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

"Nje leter per ty " - Faqe 16 Empty Re: "Nje leter per ty "

Mesazh nga Vizitor Wed Feb 06, 2013 7:16 am

Largčsia...i rrit zjaret...rrit xhelozinč...rrit dashurinč...

Veprimi mč i bukur i dashurisč qč mund tč ndčrmerni nuk čshtč veprimi i parashčrbimit tč tč tjerčve.Kur i ndihmoni dhe shčrbeni dikuj,juve e mbčshtetni,e ngushčlloni,i ofroni lehtčsim dhe mbčshtetje...megjithatč,kur do ta shikoni nč bukurinč dhe mirčsinč e brendshme origjinale tč tij,ju e transfromoni dhe pčrsčri e krijoni...pra,largčsia krijon nji lčmsh shpesh tč čmbčl..e shpesh lčmshin e mbushni me xhelozi...largčsia ashte e aftč pčr shumcka...ju nganjiherč mendoni gjatč....lodheni me vetmi e mednime gjetiu...dhe shpesh thoni "s'duroj dot mč"...
krijoni shpesh mendime tč kota...pčr njeriun e zemres...ku ndodhet?cbčn? me kan rri?ku prehet?ku buzčqesh?ku cmallet?...ju mbytin mendimet e lčmshi sa vin e mč shumč sillet e mbčshtillet...
Gjeja e pare qe ndjehet, eshte frika e humbjes se kontaktit me tjetrin, ndjeheni si molla e ndare ne dy pjese. Dhe gjithcka duket sikur erresohet. Filloni te mendoni se, per nje arsye apo tjeter, nuk do te jete e mundur te shiheni shpesh. Kur te doni te merrni nje vendim te rendesishem, nuk do te keni mundesi ta diskutoni me te deri naten vone, sic keni bere deri tani. Pastaj, ekziston edhe ajo frika tjeter: xhelozia. Ē'bote te re do te zbuloje ai, me mijera kilometra larg teje? Sic dihet, te rejat te magjepsin gjithmone. Dhe ndoshta, keni frike se mund t'ju lere menjane...
Tani pčrpiquni qč atč njeri ta kujtoni si herčn e parč..pa lejuar tek ju tč ndikojnč pčrvojat qč pčr ta ndčrkohč i keni fituar,qoftč tč mira apo tč kčqija.pčrpiquni ti gjeni edhe ato gjčra qč mbase i keniharuar pčr shkak tč afčrsisč me tč...sepse afčrsia lind zakon...lodhje...shkurtpamčsi...mčrzitje...pra gjčrat nuk janč tč freskčta...ndčrsa nga largčsia ju pas largimit i freskoni dhe mč shumč dhepse ndjeni mungesč e dhimbje pčr tč...
LARGESIA MUND TE VRET SHPIRTIN...POR JO EDHE NDJENJAT...ehhh te te kisha TASH prane,shume gjera kam per te te thene,ne flasim ne telefon ne msn,cdo dite...shihemi...cmallemi,por jo,jo nuk cmallemi sa duhet,ndryshe eshte kur te shoh ne sy dhe me sheh ne sy dhe i themi njeri-tjetrit po te njejtat fjale,po te njejtat gjera po jo kane tjeter vlere kur ti them ne sy...ti shpirti i shpirtit tim,thone ti je larg po..ti...si mund te jesh larg kur te kam shume afer,ja ketu,mu ketu ne zemren time,ka D*cka me afer se zemra?une te shoh moj cdo nate ne enderr te shoh..hejj edhe rruges kur eci para sysh me del hija jote,joo nuk jam cmendur,JO,eshte dashuria per ty qe me ben te tille.Mbase ata qe jane rrotull meje nuk me kuptojne,po nuk ua ze per te madhe,them...ndoshta nuk e kan provuar se c'eshte dashuria,c'eshte malli,c'eshte...c'eshte qe te te zere gjumi duke menduar se te kam prane e te zgjohem ne mengjes duke te te kerkuar se ende je aty.Un KAM MALL...PER TY
Naten e mire...shihemi ne enderr...

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

"Nje leter per ty " - Faqe 16 Empty Re: "Nje leter per ty "

Mesazh nga Vizitor Wed Feb 06, 2013 7:16 am

Skam dashur kur te te lendoj se te kam dashur sa ska me,por ti iken me largohesh prandaj dhe une po te le...Sbesoj se do merzitesh shume ti ende sdi ceshte dashuria,prandaj smunde ta kuptoje dot prushin e ndjenjave te mia...Pervec bukurise plot mister natyra gje ste ka dhuruar ishe nje gonxhe qe nuk cel u vishke qe pa lulezuar...Edhe pse e kam kaq te veshtire sot po te nxjer nga zemra ime,me mire shendrit si yll i larget dhe me dil vec ne enderime...Pas meje do te vijne te tjera dhe do te puthin puthjen time ti bukurosh si me mua do te shkrihesh neper perqafime...E do te thuash hipokrite oh sa te dua se them dot, njelloj sic beje dje me mua me naze do te derdhesh lote...Ne sa krevate do te shtrihesh e do te hiqesh virgjiresh kur i ketoj te gjitha keto me vjen te qaj e te qesh...E gjer tani isha e nxehur nuk e mohoj qe prap te dua me gjithe boten po te puthesh asnjera sdo te puthe si mua...Une dhe vete jam e lenduar dhe ndoshta te rendova shume kush valle di te perkedhele ashtu si te perkedhelja une?..Me gjithe ate po te uroj ty u befsh ylle e leshofsh mure, me pas besoj se edhe per mua do te cel me gaz nje tjeter lule.Mbi ndjenjen tone ra debore gjithcka qe beme shkoj kote pra LAMTUMIRE vec LAMTUMIRE se MIRUPAFSHIM ste them dot...

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

"Nje leter per ty " - Faqe 16 Empty Re: "Nje leter per ty "

Mesazh nga Vizitor Wed Feb 06, 2013 7:17 am

Me mungon...ka kaluar vetem nje dite qe nuk te shoh dhe perseri me ka marre malli...Dje u pame vetem per gjysem ore por per mua ishte fantastike...mbi te gjitha kur me perqafove...ndjeja nje siguri te madhe midis kraheve te tua...te dua dhe nuk do pushoj kurre se theni kete fraze. Je njeriu me fantastik qe kam njohur ndonjehere je nje nga personat e vetem qe me kupton dhe me do te miren...Me mungon. Te puth fort! Per te gjithe gezimin qe solle ne zemren time, per cdo enderr qe bere realitet. Ishe forca ime kur nuk kisha fuqi, ishe zeri im kur nuk mund te flisja, ishe syte e mi kur nuk munda te shoh. Me dhe krahe dhe me bere te fluturoja, me preke duart dhe une munda te prek qiellin, drita ne erresire qe ndricoje dashurine ne jeten time. Ishe frymezimi im, mes genjeshtrash ti ishe e verteta, bota ime eshte nje vend me i mire tani, fale teje..

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

"Nje leter per ty " - Faqe 16 Empty Re: "Nje leter per ty "

Mesazh nga Vizitor Wed Feb 06, 2013 7:17 am

Lumturia,kėnaqėsia,gėzimi im janė shuar.
Ti tani je larg meje,shkove nė njė botė tė pa kthim,nė botėn e amshimit ENGJULLI IM....
Qė dita kur ike ti,nuk mė janė terur lotėt.Mė thanė se njė ditė do tė mė kaloj e tėrė kjo dhe do tė kem vetėm nė kujtime dhe nė ėndėrra,por joo unė edhe sot mbas 5muaj nuk po mundem ta bind vetėn se ti mė "ENGJULLI IM" nuk bėn pjesė nė mesin e tė gjallėve,por as i vdekur jooo sepse nga zemra ime dhe nga mendja ime nuk do tė shlyej pėr jetė e mot....
Kaluan ditė,javė,javėt u bėhen muaj e muajt do tė bėhen vite dhe unė ende do tė qaj pėr ty "ENGJULLI IM"....
Shumė plane pėr tė ardhmen ishin tė lidhura me ty.Ato u shuan por dashuria dhe kujtimi i qdo gjėje sa ishim bashkė do tė jenė tė pėrjetshme.....
Goditės qe lajmi i zi,qė mė erdhi.Humba dashurinė time te vetme.S'kam fjalė ta pėrshkruaj dhimbjen pėr humbjen tėnde....!
Ajo ėshtė thellė,shumė thellė nė zemrėn time....
Ti jeton nė zemrėn time dhe do tė mė mungosh shumė derisa njė ditė tė takohemi sėrish "ENGJULLI IM".....

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

"Nje leter per ty " - Faqe 16 Empty Re: "Nje leter per ty "

Mesazh nga Vizitor Wed Feb 06, 2013 7:18 am

Dikur mendoja se isha i dashurm,por nuk e dija se ishte dashuri imagjinare,inekzistente. Vuaja pa e patur nje qellim,qaja si femije,por per dike qe nuk e meritonte. Mendoja se ecja gjate jetes me dashuri,por jo. Nji dite isha krejt i vetem,po mendoja: Pse vuajtja sme ndahet,me vjen gjithnje nga pas? Pse besoja kaq shume ne engjej kur ata nuk ekzistonin? U merzita me vetmine,shihja rreth e rrotull meje njerez te dashuruar,me njeriun e zemres,dhe une serish vetem. I merzitur me fatin tim,bertita me sa kisha ne koje: A ka njeri ne kete bote qe me do...? Befas degjova nje ze qe erdhi pas zerit tim... Por s'ishte gje tjeter vecse jehona e zerit tim qe shkoi diku,humbi diku,u perplas diku dhe u kthye. Mbeta aty,i shtrire ne nje cep toke te quajtur Vuajtje,vetmi. Shoku dhe miku im me i mire ishte loti,se cdo dite qaja... U lodha,fillova te urreja veten time,jeten time,gjithcka perrreth meje... Humba te gjitha shpresat,por kur zemra,copezat e saj po copetoheshin dhe me shume,kur mendova se vdiqa,dikush erdhi si me magji,si nje engjell sepse pas saj,ishte nje drite vezulluese e verbuese. U afrua,me foli,ngrita koken,syte e mbuluar me lote dhe mes zhurmes se loteve,i peshperita me zerin qe dridhej dhe e pyeta: A me do? Po prisja qe te isha i lumtur apo te vazhdoja me vuajtjen... U ul prane meje,me mori doren dhe vuri doren tjeter siper dores time dhe me tha: E ndjen ngrohtesine qe kam une? Po i thashe. Me tha: Nuk eshte se e ka trupi im,por se ne gjakun tim rrjedh dhe shpirti im,e bashke me shpirtin,dhe dashuria qe ndjej per ty. Ne ate moment mbeta i shtangur,dhe pa e kuptuar as vete,zemra filloi te rrihte shume cuditshem,fort,sikur donte te cante kockat e kraharorit dhe te dilte jashte kafazit ku eshte mesuar te rrije... Nuk mundi dot te dilte,por me tha: Te lutem,thuaji fjalen TE DUA sepse me risolli ne jete. Ai ishte urdheri i pare qe zemra ime me dha pasi ndjeva dashurine e vertete,dhe mes lumturise,nga thellesia e zemres time,doli pakez ajer qe pershkroi kordat e zerit tim,dhe nga dridhja e tyre,u formua nje zhurme,qe ne njerezit e quajme ze,dhe buzet e mia bene ndryshimin e zerit ne fjale,ne nje fjale qe ka 5 shkronja,fjalen TE DUA. Lumturia e vertete erdhi,sepse ne te kaluaren,kurre nuk e kisha ndjere lumturine,e per me teper,as dashurine... Ti bere diferencen,ti bere te kuptoj se ceshte te jesh i dashurm me te vertete. Jeta me mua spaska qene treguar mizore,sepse me beri te vuaja,qe kur te ndjeja dashuri,te kuptoja se sa bukur eshte te jesh i dashurm me te vertete. Ti je personi qe me ben te jetoj plot lumturi,personi qe ploteson shpirtin tim. Te kam premtuar dhe betuar qe kurre sdo te te lendoj,kurre sdo bej dicka te te bej te ndihesh keq,sepse te dua dhe nese do te beja ty te vuash,do vuaja dhe une,sepse dashuria na mban te lidhur. Je engjell per mua,je dashuria me e madhe per mua. O engjell,nuk e besoja se njerezit mund te dashuronin dhe pse jetonin me mijera kilometra larg njeri tjetrit,por kur te takova ty,kur te njoha ty,vertetova te kunderten dhe jam gati ti them gjithe botes: O bote mizore,e dini se dashuria sdo tia dije per largesi? E dini qe te dashurosh dike,nuk eshte e rendesishme ta prekesh,ti ndjesh lekuren,te ndjesh puthjet? E dini qe ne dashuri,gjeja kryesore eshte ta ndjesh ate para se ta shprehesh,ta besosh ate kur ta ndjesh,zemra dhe shpirti te jetojne ne lumturi? O njerez,dashuroni,pavaresisht largesise.zemer,ne jemi larg,por te kam thene,qe dashuria eshte ndjenja,eshte ajo gje qe na lidh. O zemra ime,prej teje,kuptova se te dashurosh dike,nuk do te thote vetem ta shohesh cdo dite,por qe te jete gjithnje ne mendjen tende,dite e nate. Ti gjithnje me viziton ne enderrat e mia,me thua TE DUA,te ndjej aty,dhe je pjese e pa ndare e tyre,je pjese e pa ndashme e imja,je gjithcka e bukur per mua. Dashuria qe ndjej per ty rritet cdo dite,si nje femije i vogel qe e ushqen te rritet,dhe ne te dy e ushqejme dashurine tone me fjalen TE DUA. Me thuaj,ka fjale tjeter me te bukur se kjo? Ty te dua aq shume,saqe kur te vdes,enderroj te vdes prane teje,dhe frymen e fundit,te te them fjalen TE DUA. O engjell,kurre mos harro,se e gjithe qenia ime te perket vetem ty. Nese ti sdo ekzistoje,as une sdo ekzistoja. Nese sdo te takoja ty,sdo e takoja lumturine,as dashurine,as domethenien e vertete te fjales TE DUA. Duate them qe brenda zemres time,fytyra jote eshte aq thelle,saqe vetem dikush ka arritur te shkoje deri diku afer asaj,dhe ti e di se kush,nje engjell tjeter qe e ka emrin Jasin. Faleminderit qe ekziston,faleminderit o Zot per kete engjell qe me dhe. Jam njeriu me me fat ne bote,sepse dua dhe me do nji engjell. O engjellushja ime,do jem perjete i yti,ta kam thene kte gje dhe do vazhdoj te ta them... Do te te dua perjete,do te jem perjete prane teje. Para se ta mbyll kete,dua te te them dhe dicka tjeteq: ME E EMBEL ESHTE VDEKJA,SESA NDARJA PREJ TEJE... Zemra po me thote te te them TE DUA,dhe une po e zbatoj kete qe zemra me kerkon:..xxxx.te dua..

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

"Nje leter per ty " - Faqe 16 Empty Re: "Nje leter per ty "

Mesazh nga Vizitor Wed Feb 06, 2013 7:18 am

Tė lutem A... mos mė harro edhe kur te vdes njė kuror mbi varr ma dėrgo...Ne ēdo sekond te mendoj ne ēdo ėndėrr te shikoj edhe nji her dua te perqafoj dhe kur s'tė harroj, Tujt prit te dera me kaluan shumė pranvera, ah ēka te bėj un e mjeri...Githmon rri ne mendime Shoqja pergezoet me simpatin time , Ku e pate besėn qe ma pate dhen ndoshta tjetres jake dhen . Dashuria e par me mall e kujtoj ,kėngėt e dashuris pėr ty i kendoj dhe pėr ty nat e dit vajtoj, Iluzionet e mia nuk ekzistojn Dashuria ime ka mbaruar pėr gjithmon nuk dua te jem gjall sepse ti zemren ma ke vrarė, me Dashurin e par drite syve tmi ishe pse ,u largove pse, me mashtrove , pse aq shpejt me harrove. fluturoj biybyli shkoj e ra ne deg a e din A.... se ti zemren ma ke djeg , Sa shum shpresa ne ty kam pas, tash ne emėr smund te thras smud te thras se skam fuqi, ty te kam besuar ti me le ne Vetmi , fjalėt e botės na kan nda, ndoshta tash je duke menduar ,ndoshta emrin ma pėrmend, i dashurm ne njė vede. do tė kujtoj plot me mall zdo te harroj sa te jem gjall, Kam shkuar larg nė gurbet se dashnorja mė ka len vete, me Shoqen time ėshtė dashuruar smundje te madhe ka hapur....NUK E DI PSE U NDAM , PSE U NDAM NE KET PRANVER PER MUA LULET ZDO TE LULZOJN PA TE PUTHUR EDHE NJI HER, Pse A.... kėshtu veprove , pse me tradhtove do tė me djegesh do tė me bejsh hi, do tė me shtish ne dhe te zi

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

"Nje leter per ty " - Faqe 16 Empty Re: "Nje leter per ty "

Mesazh nga Vizitor Wed Feb 06, 2013 7:19 am

Do i bie sa me shkurt, sepse e di qe te shkruash ndjenjat eshte e pamundur, por un po mundohem ti pershkruaj, si te thuash po u bej nje skic.
Dhe gjithcka eshte per ty, jo per vajzat, apsolutisht jo, por vec per ty.
Kam njohur plot, natyra ime ka afruar aq shum sa jam merzitur nga falsifiteti, idiotesia, kotesia dhe plot gjera te kesaj natyre. Jam ndjer aq keq sa qe vetem kam pohur, duke tundur koken a dicka te till qe ato te mendonin se kishin vemenjen time, genjeshter ! Qe te gjitha njesoj, te njejtat gjera, te njejtat biseda te lodhshshme dhe monotone. Buzeqesh se duhet, per mirsjellje se sa si reagim. E di qe eshte shum falsifitet por ske ci ben, duhet te kerkosh qe te gjesh apo jo ? Dhe un kete po beja deri ne momentin qe shikimi im u thye ne bebet e kafta, pastaj lehtas rreshkiti ne floket kacurrela. Dhe mendova se ishte dicka kalimtare, si ato rete pas shiut te mbasditet por jo. Gabohesha. Ishte ndryshe, shume ndryshe. Bera cmos qe te te bija sado pak ne sy, ose te gjeja mundesine qe te flisja me ty. Nuk e simpatizoj menyren e nje te treti ne nje njohe prandaj mundohesha duke ber gjera te tilla. Ishte e pshmangshme, ti s’reagoje. Mundesia me afert ishte menyra qe asnjeher sme ka pelqyer,i treti i pashmangshem, jo per gje por me duket si te shohesh nepermjet nje pasqyre .Megjithse e adhuron pamjen perseri duhet ta shohesh nepermjet nje pasqyre qe se di a eshte fat apo thjesh rasesi qe u ndodh prane.
Gjithsesi ndjenjat e mia linden nga pershtypja qe kisha per ty, megjithse ste njihja. Te pyesesh sot per nje mendim per nje person eshte si ta shohesh boten nga kendveshtrime te ndryshme prandaj un se bera. Vendosa te te njihja. Mendoja se ndoshta pershtypjet sdo perputheshin me realitetin, por te dyja ishin nje. Dhe ajo qe un po kerkoja prej kohesh, ishte fare prane. Njeriu kur finalizon dicka qe i ka kushtuar shum kohe reagon keq, ndoshta sepse eshte i pa pergaitur. Dhe un isha i till. Por sdoja te te humbisja, sdo ja beja kete te keqe vetes. Por ti je kaq e mir sa un perpara teje vec belbezoja, fjalet me dukeshin pa kuptim, jo te nivelit tend. Ti je kaq e drejt, mendimet e tua jene si kristal, buzeqeshja jote rrezaton vetem miresi. Dhe un u marrosa, gabimi im qe e shpreha aq shpejt, por ky jam un, i shpejtuar si gjithmon.
Pastaj shikimi jot me turbullon, fytyra jote eshte engjellore, por megjithse sme vjen mir qe e pranoj por kur ti buzeqeshje ,bota eshte e imja. Dhe mbi te vetem ne te dy, se di por keshtu me dukesh mua, ndoshta do te qeshesh, por un keshtu ndihesha. Dhe ironia me e madhe ishte se sapo filloja te te thosha dicka s’mundesha ta perfundoja. Por pak a shum e perfundova ate qe kisha ne zemer, aspak ne menyren qe un deshiroja por gjithsesi arrita atje ku zemra ime kishte koh qe e enderronte. Spo them, dhe pranoj se rrethanat ishin ne disfavorin tim, prandaj dhe pritja jote me turbollonte. Nuk mundesha pa te par, nuk mund te te rrija pa te kujtuar, e then me bukur doja qe cdo cast te isha me ty. Por po te merzisja dhe e kuptova kete, sinqerisht them se i kuptoj gabimet por smunda ti shmang. Ta dish se fajtore per kete ishe ti, ti ishe qe me bere aq shum per vete ,ti ishe ajo qe vetem me nje shikim mund te ngrije pesh ndjenat e mija. Dhe un si te thuash isha viktima ne kuptimin e mir te fjales. Por un vazhdoja dhe u bera skllav i ndjenjave, ndaj vendosa te te kaloja pak koh larg teje, se ndoshta do me kalonte, se ndoshta fajin e kishin ato dite qe ishin aq kuptimplote per mua. Dhe them se koha vret dashurit e vogla dhe forcon ato te medhajat. Dhe ky ishte perfundimi , te dua aq shum saqe koha s’beri gje tjeter vecse I kristalizoj ndjenjat e mia. Nuk i vrau por u dha fuqi, nuk i zbeu por i zbukuroji, nuk i pakesoj por i shtoji. Dhe un akoma vazhdoj te vazhdoj te jem i cmendur pas teje. Gjithmon kam kerkuar idealen ,por kerkimet e mia ndaluan sepse idealen e gjeta. Je ti, kur dal perpara pasqyres shembellimi im je ti. Te pakten ajo pasqyra ime keshtu me tregon mua. Shihemi rrall, megjithse dua te te shoh me shpesh. Dua mos te te ket cast qe te na ndaj. Dikur tekstin e kengeve qe ti pelqeje un se kuptoja, sot i di permendesh, dhe ky eshte ndryshmi im. Duhet te te kuptoj dhe do ta bej me cdo kusht, te prmtoj. Je gjithca qe kam, te lutem behu pjes e jetes sime. Lejome te te behem dhe un pjese e jete tende. Sdo ket lumturi me te madhe, te pakten nga ana ime

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

"Nje leter per ty " - Faqe 16 Empty Re: "Nje leter per ty "

Mesazh nga Vizitor Wed Feb 06, 2013 7:20 am

I shkruaj zemres qe mundohem ta pervetesoj atij te cilit dashurin qe kam ndaj tij nuk din ta kuptoj
edhe pse thone se koha hakmerret me harres dashuria ime per ty kurr nuk do te vdes
dhimbje e madhe per mua do te ishte ti harroj ditet me te lumtura te jetes sime.
sbesoi se do te lendohesh shume,ti ende se din q'eshte dashuria,ndaj smunde ta kuptoje prushin
e ndjenjave te mia.edhe pse je larg edhe pse je larguar me sy nuk te shoh por me zemer te dua
po te pre sme vuajtje e me vaj,dashurin tone ne zemer e mbaj!
kur mbi varrin tim te filloj punimi,kur mbi koken time te filloj vajtimi,kur mbi varrin tim vendohet
kurora,ateher dije I dashur se per jete te harrova
ne kete nate te qete pran dritares qendroj,shiqoje yjet ne qiell dhe vetem per ty mendoj
nuk me duhet kjo jete nuk me duhet kjo rini,kur ste kam afer meje…gjithmone do te vuaj per ty
dashuri,dashuri nuk thuhet kot fillon me puthje mbaron me lot.dhe nese kam lene diqka tek ti,
nje ndjene te vogel dashurie apo respekti,te lutem mbroje mos e fshij nga kujtesa e jote. shume e rende jeta pa ty,sme ndalen lotet ne sy
zemrat tona me s'bashkohen as keto plage me nuk sherohen.
nese keta rreshta I lexon dhe shkrimin tim e dikton,vetem ne mua pak mendon dhe e din se zemra
ime ende te don…
s'kam besuar se me ike si era,s'kam menduar te jetoj pa ty,s'besoi se erdhi pranvera deri sa
s'pushojn ete lotojne keta sy
s'arrija te kuptoja pse kaq shume te doja.nuk e kuptoja pse nuk flija dhe ne shtrat mendoja.
per ty I dashur shume po mendoj dhe as nje qast nuk mund te harroj.pse keshtu po ndodh
as vet spo kuptoj,ndoshta bukuria jote aq shume po me terheq sa per ty mund te fali edhe kete
jete,nje dite kur te zgjohesh mos lag syte me lot dikush qe te tregon qe s'jam me ne kete bote
mos pyet si vdiqa por pyet si jetova si me kaluan ditet e fundit qe pa ty I kalova.me premtove se gjithnje vo te jesh pran meje.gjithmon do ti mabj mend kujtimet qe I krijuam se bashku
kisha dashur qe kurr mos te perfundojne ato dite.edhe nese kurr nuk me thua se me don edhe nese
kurr nuk me fol edhe nese me thu shko ne RR.S te une mbetesh qysh je kan qe nga biseda
e pare qe kemi bere…
edhe kenga e bilbilit pa ty me vuket vaj,edhe kur gezohem pa ty me vije te qaj
edhe pse ike nga jeta ste ndaj! kujtimet me ty ne zemer I mbaj
dashuria ime per ty do te mbaroj ateher kur nje piktor I verber do te arrije te pikturoj zhurmen,
e nje petali trendafili qe bie mbi toke ngadale.
eshte e pamundur te mos perendon dilelli,kur egziston nata
eshte e pamundur te jetojne njerzit gjithmone kur egziston vdekja
eshte e pamundur te mos dashuroj kur egziston ti
a t'kujtohet ajo nate,ajo nate e ftohte ,kur me le I dahsur duke qajte me lot
mbaje fjalen e dashurise kurr mos harro beshu besnik dhe gjithmon beso.por prej dites qe s'te pashprej dites qe ti shkove,une per ty mendoj por ti em harrove
qka te shkruaj kur skam as fjale nuk kam as zemer te gjitha ti kam fale

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

"Nje leter per ty " - Faqe 16 Empty Re: "Nje leter per ty "

Mesazh nga Vizitor Wed Feb 06, 2013 7:21 am

KTHEHU
Pėrsėri nė kėtė natė ndjehem e vetmuar,dikush ma ngulfat frymėn.Qielli ka ngjyrėn
e fjalėve boshe.Lotėt mė pikonin pa rreshtur,zemra kėrkonte dashurinė
e humbur,kėrkonte realitet me vėshtirėsi dhe mospėrfillje,por sė paku le tė jetė realitet.
Fillova t’i numėroj yjet qė rrinin tė zymur nė brendi tė qiellit,por ngadalė ata filluan
tė zhduken.Tik-taku i orės ishte instrument i vetėm nė veshėt e mi,por dhe ajo nuk
mė tregonte tė vėrtetėn.Kishte filluar tė agonte mėngjesi e ora mė tregonte mesnatė.
Dora ime zgjatej si lypėse saherė qė tė takoja,e ti nuk ofrove mėshirė pėr mua.Tė
desha aq shumė,jeta ime ishe ti.Tė prita ditė tė tėra se mos vallė do tė ktheheshe pėrsėri
tek unė.I numėrova muajt,vitet..por ti as qė mendoje nė rikthim.Tė ėndėrroj ēdo natė,
vetėm ėndėrra ėshtė vend takimi i vetėm pėr ne tė dy,e ėndėrra kėtė natė u zhduk.
Tė dua…mė beso.Unė smundem pa ty.Vallė,ėshtė kaq e rėndė tė mė falėsh dashuri?S’tė
kėrkoj asgjė mė shumė.Dua tė jemi bashk ashtu siē ishim dikur,tė ndjej pėrqafimin tėnd,
puthjen tėnde..I dua ata duar qė shtrėngonin fort duart e mia qė dridheshin saherė qė isha
me ty.Dua zemrėn tėnde,mė mungon..pa ty jam asgjė.Tani tė falė shpirtin duke imituar tė
vdekurin,e ti po mė ofron trėndafila tė vyshkur qė nė brendi tė saj shkruan:”Mė HARO,,...
Nė kėtė ēast nata sipėr meje e lėshoi perden e saj tė zezė,shoh pa pasur sy,qeshi duke
qarė.O Zot,unė jam rob i dėshpėrimit,por faj nuk kam!Kush ka parė qė viktima tė qajė
nga dashuria pėr vrasėsin e saj?Humbasem!Mbytem!Vdes!Po zhdukem nga kjo botė
me bore,nėn kumbana heshtjeje.Ti mė thua “largohu,, e unė tė lutem si fėmi.Jam
poezi e pashprehur pėr zemrėn tėnde.Emrin tėnd po e pėrmend por s’po mund t’a
thėras.Je aq larg.,nuk mundem tė tė harrojė kurrė.Tė lutem kthehu,kthehu edhe nė qoftėse ajo ditė do tė jetė pas shumė vitesh,kthehu edhe sikur tė jetė shumė vonė.Unė do tė
pres derisa Zoti mė dhuron jetė.E nėse unė kam vdekur,eja mbi varrin tim dhe mbi
tė mė thuaj Tė DUA.Nėn dheun e zi,nėn sandėkun qė trupi im do tė jetė I mbuluar,
ndoshta do tė tė dėgjoj,dije se vetėm atėherė do tė prehem e qetėsuar.E nėse nė atė
ēast fillon shiu,dije se janė lotėt e mi nga gėzimi.Kthehu…

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

"Nje leter per ty " - Faqe 16 Empty Re: "Nje leter per ty "

Mesazh nga Vizitor Wed Feb 06, 2013 7:21 am

TE DUA Tek ti gjeta fjalen dashuri,tek ti gjeta fjalen jete,tek ti gjeta fjalen vdekje duke jetuar.Aq shume te dua saqe nuk di as qka te shkruaj veq se te uroj fat me tjetren.Edhe pse i takon tjetres,zemra te do ty,zemra nuk mundet tet harroj,zemra te do edhe nje here me shume,ti je jeta ime,ti je endrra ime.Me mungon aq shume saqe kur te kujtoj me rrjedhin lot nga brendesia e shpirtit e keta lot i luten Zotit qe te kem edhe nje her afer vehtes te ndegjoj tingujt e zemres tende qe dikur ndegjoja dhe po ata tinguj me than ti nuk do te jesh e imja dhe po ai tingull eshte ende ne veshet e mi ku kjo zhurm e lehte e tingujve te zemres tende me lendoi aq shume mirpo me beri qe te mos harroj,qe gjithnje te jesh ne mendjen dhe shpirtin tim,te jesh gjithmon ne shkrimet e mia,te jesh gjithmon pran buzeve te mia.Syt e tu shkelqejn para meje ne kujtime,buza jote me flet embel ne endrrat e mia,trupi yt me ngroh leht ne lotet e mia te pafund qe derdhen per ty.Kur bie terri qdo nate kerkoj nga Zoti te jem me ty edhe nje here edhe pse nuk do te jesh i imi,mirpo deshira e flakt te jem me ty me ben te duroj edhe ate vetem e vetem qe tet kem para syve te mi edhe nje here,tet shijoj buzet e tua te embla vetem edhe nje here e ateher edhe po te vdes do vdisja me shijen tende,me ngrohtesine e buzeve tua,fyrmen tende dhe tingullin e fundit te zemres tende qe ndegjoj un duke me then me fal,e dija qe me doje e une duke te then te pres ne boten tjeter me krahe hapur dhe me nje flet te perlotur qe shkruan TE DUA,ame takon tashme mua

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

"Nje leter per ty " - Faqe 16 Empty Re: "Nje leter per ty "

Mesazh nga Vizitor Wed Feb 06, 2013 7:22 am

KUSHTET QE DUHET PLOTESUAR PER TE ARITUR DERI TEK UNE DHE NESE DON TA FITOSH DASHURINE TIME .... Nese bie bore ne qershore ri prane meje dhe vuaj me lote,perkulu ne gjuje dhe thuaj te dua,cohu ne kembe dhe mshoj murit me koke,betohu se per ty nuk ekziston tjeter ne bote...Nese don te bindesh se a me don ne mes te dimrit te me blesh bostan, sa per ditelindje nje dhurate te thjeshte dua helikopter e jo mercedes...Per deshiren time dua te shkosh ne hene jo me rakte por ne kembe e kur te kthehesh te shkruash ne qiell ti je per mua i vetmi diell...Do te veretetohem se vec mua me do ne dete dua pa anije te lundrosh,ne dete per mua me siren te kendosh dhe si i cmendur neper rruge bertit se vetem ti te dua o engjell o shpirte...Per dashurine duhet ta verbosh njerin sy , te maresh litarin te varesh ne permendore e kur te shohen njerezit te thone u vra per te vetmen dashnore...Zemra jote per mua kur te dhemb mere revolen vraje ne vend,ne mes te sahares dua nje dete me uje ateher do te shohesh per ty a do te vuj...Te me shkruash pa shkronja nje leter te betohesh se sdo te duash asnje me tjeter...Nese mund te besh gjithe kete ngutu largohu e mos u vono se afati i perdorimit do te kaloj dhe ty ska kush te te meshiroj...Rezultati i pranimit ishte pak i keq as qenke engjell as qendke dreq ,as i urte as i veshtire me fal por smund te merem me budallenje te tille....

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

"Nje leter per ty " - Faqe 16 Empty Re: "Nje leter per ty "

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Faqja 16 e 16 Previous  1 ... 9 ... 14, 15, 16

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi