♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Maliqi, nga hiēi nė hiē

Shko poshtė

Maliqi, nga hiēi nė hiē Empty Maliqi, nga hiēi nė hiē

Mesazh nga Love Sat Mar 05, 2011 3:41 pm

Image hosted by servimg.com

Nga: Ben Andoni

Njė vendbanim, dikur tejet i gjallė i Shqipėrisė, tashmė po firon prej pamundėsisė sė punės dhe mungesės sė perspektivės. Tė gjithė i frikėsohen hijes sė Kombinatit, qė duket sikur po gėlltit tė tėrė imazhin e dikurshėm por edhe po mban pezull fatin e qytetit. Tė rinjtė preferojnė tė ikin larg, ndėrsa Kombinati i Sheqerit, simboli i qytetit, ėshtė kthyer nė njė grumbull gėrmadhash dhe simbol tė papunėsisė sė qytetit...

Burri pozon pa e prishur fare gjakun. Tani ėshtė punėtor aty, por dikur ka qenė punonjės aktiv. Mė pozon para orės nė fasadėn e njė ndėrtesė gati 10 metra tė lartė. Ka mbetur...

Gjithēka ka mbetur nė Maliq: Kėneta, njerėzit, kėto rrangulla gjigandėsh, sheqeri dhe fati. Qyteti do tė bėhej sėrish ‘i njohur’ pak ditė mė parė, kur nė njė nga emisionet mė tė ndjekura tė Tch, do tė tregohej mėnyra e keqe sesi po menaxhohej ai, qė quhej mė parė, Kombinati i Sheqerit. Me pak fjalė, katastrofa, qė shoqėron sot fatin e Maliqit ėshtė edhe fati i qyteteve tė vogla tė Shqipėrisė. Islami, qė ka punuar dikur aty, mė shmang. Nuk ėshtė mirė ta shohėsh, mė sqaron. Ėshtė bestyt.

Kėta qė e administrojnė janė tė hidhėt. “Po, ai nuk ekziston mė”, i them. “Jo, tamam”, pėrgjigjet 56 vjeēari, i veshur me beretėn karakteristike tė banorėve dhe njė golf me zinxhir. Vėrtetė, ai nuk ekziston mė, por ka mbetur e gjallė gėrmadha e ndryshkur e konsumuar dhe tejet e vjetėr dhe mbi tė gjitha memoria e njerėzve. Dhe, kėtė nuk e shkul dot aq lehtė me kalimin e viteve. Por, sot Kombinati, qė gjendet nė cep tė qytetit tė vogėl nė juglindje tė Shqipėrisė, ėshtė mė shumė se makth.

Zezona e hijes sė rrangullės sė tij pėrzihet me tė kuqen e murrėtyer tė tullave duke shkaktuar si pėrditė jo vetėm ngurrimin e banorėve por edhe prodhon temat e thashethemet ditor tė njerėzve. Tė gjithė i shmangen, kur futen nė qytet edhe pse atij nuk i shpėton dot prej pėrmasave ciklopike dhe hektarėve tė pafund qė zė. Maliqi ka strukturėn e vjetėr tė njė qyteti rus dhe ndėrtesat e vjetra, e japin tė pastėr kėtė imazh.

Pak minuta mė vonė, nė pritje tė kryetarit tė Bashkisė, njė grup burrash i lėnė vendin njėri-tjetrit, nė paradhomėn e kryetarit dhe tėrheqin qė andej njė vėrtetim. Janė shumė tė edukuar edhe pse vėrtetimi lidhet me diēka si asistencė tė tyre. Askush nuk e ngre zėrin. Pėrvuajtja e kėtyre banorėve ėshtė gati proverbiale.

Megjithatė maliqiotėt janė punėtorė tė mirė dhe nuk i janė nėnshtruar aq shumė fatit. Selimi, Roberti, tė tjerė, qė s’ua mbaj mėnd emrat- janė njėsoj. Varfėria dhe fati i ka mbledhur pa shumė shpresa nė ato ndėrtesat qė e ruajnė tė paprishur tisin e ndėrtimeve tė ’50-’60 tė njė stili allosoj rus-lindor. Dhe, kėtu jetojnė. Ndoshta nė vitin 1952, kur njė pionier i vogėl i dorėzonte Enver Hoxhės, sheqerin e parė, kjo mund tė kishte ndonjė kuptim, por sot...?

Pėr Maliqin

“O, tė erdha sot..., o tė dhj.... Ai i ka mirė tė gjitha. Le tė dėgjojė. Me ēfarė ta mbyll unė muajin. Hė me ēfarė ta mbyll”, vikat gruaja me tė madhe, ndėrsa njeriu i kioskės ia bėn me shenjė, qė tė mos fjalė me kaq zė tė lartė. “Pse ēfarė humbas, i thotė. Ēfarė do mė marrin mė? Mi kanė marrė tė gjitha. Ē’mė shikon kėshtu”, mė drejtohet mua. Katėr orė e gjysmė nga Tirana, pas njė udhe vėrtetė tė keqe, mua s’mė ka mbetur asgjė. Po, kam qenė veē pak minuta me kryetarin. Edhe pas takimit me tė, nuk mė ikėn imazhi i mbartur i qytetit: Jam pothuaj nė njė qytezė fantomė. Me gruan, qė vikaste miqėsohemi.

Madje, mė fton nė shtėpi pas njė bisede tė shkurtėr. Aty nė kėmbė mė shpjegon sesi punonjėse e vjetėr ka pension me tė shoqin, por paratė i shkojnė pėr njė fėmijė tė sėmurė dhe jetėn e tyre. “Jetohet dhe kėshtu”, mė bėrtet sėrish kėnaqur nga tulatja ime.

Ka dalė nė pension aty nga viti 1995, koha kur nė qytet ishte viti i fundit qė prodhoi sheqer. Qė atėherė, me vendim qeverie i gjithė panxhari kaloi nė Maqedoni dhe shqiptarėt maliqiotė, tashmė do e blinin qė andej sheqerin e tyre. Kjo ishte tragjedia e qytetit dhe dėnimi i tij me vdekje. Plaka ikėn.

Nė qytet

Burri qė ka kioskėn e vogėl, afėr xhamisė, ku bėjmė muhabetin me plakėn, ka qenė dikur punonjės nė Kombinat. Njėsoj edhe dikush pak mė andej qė shet erėza dhe dikush tjetėr afėr tij. Nė kėtė qytet ikin, baresin ose tė gjithė shesin dhe blejnė lloto. Tė tjera gjėra nuk ka. “A do tė mė japėsh nja tre lloto more. Po fitova tek ty do tė vi sėrish”, i thotė burri, shitėsit qė shet gazeta dhe nė tė njėjtėn kohė dhe llotot e qytetit te Klan.

Blihen vetėm llotot e Klan dhe gazetat thjesht lexohen aty. “Ah, ke fituar kėtu. Ke njė falas pėr javėn tjetėr”, ia kthen burri. Kronika e kėtij qyteti ėshtė nga mė tė zhveshurat nė kėtė vend. Pak personazhe sorollaten pa kuptim nė bulevardin e vetėm tė qytetit. Nuk kapen pėr dore. Koha, qė po pres Verėn, ish-drejtoreshėn e Kombinatit, mė jep mundėsinė tė kėqyr andej-kėndej. Duket sikur njė grup banorėsh, kanė kapur njė qendėr banimi.

Burri i kioskės mė jep shpjegime telegrafike: territori i bashkisė sė Maliqit kufizohet nė veri, jug dhe nė lindje me Komunėn e Libonikut, ndėrsa nė perėndim kufizohet nga komuna Voskopojė dhe Lozhan. Nė veri dhe verilindje si kufi shėrben lumi Devoll, nė gjatėsinė nga hyrja e qytetit dhe deri nė fshatin Plovisht-Bos... Janė 8200 banorė dhe gati 2200 prej tyre banojnė nė fshat. Sipėrfaqja e qytetit ėshtė 72 hektarė dhe ndodhet 13km larg qytetit tė Korēės”.

Nuk e lė mė. I hap njė muhabet sporti. Prezantohem dhe me njė burrė qė lexon gratis njė gazetė. Maliqi i sotėm ėshtė njė grumbull banesash pa arkitekturė dhe i zbehur pėrherė e mė shumė nga ajo qė pėrfaqėsonte dikur. Selimi, qė mė kėqyr indiferent- sikur tė mė lexojė mendimin, mė thotė se: qyteti e ka tė rrėnjosur shumė tė shkuarėn sepse dhe banorėt kanė origjinė tė pėrzierė nga i gjithė vendi.

Madje njerėzit nė Maliq kanė tė drejtė qė tė jetojnė me tė shkuarėn, sepse aty janė pikat e tyre tė referimit, ndėrsa e ardhmja pėr ta duket se ėshtė larg, shumė larg. Me pak fjalė, qyteti i Kombinatit tė Sheqerit qė ėmbėlsonte shqiptarėt nė kohėn e hidhur tė diktaturės, sot ėshtė thjesht njė hillėsirė nė kėtė botė pakuptim shqiptare.

Intermexo

Bash nė kėtė botė, pakuptim, njė nga qytetet mė tė reja shqiptare u ngrit nė njė zonė tė rėndėsishme arkeologjike. Emri i iku pėrcaktimit tė kėnetės, qė u tha dhe i mbeti njė qyteti tė ri, qė fillimisht u popullua nga oficerė dhe aksionistė. Por, qyteti ishte bash i vjetėr: Nė punėn e madhe kur u tha kėneta u zbuluan pjesėt e ndėrtimeve palafite (ndėrtesa me drurė mbi ujė) si dhe shumė sende tė rėndėsishme me vlerė arkeologjike. Vendi kishte njė florė dhe faunė tė pasur, prej kėnetės, qė e humbi nė kėmbim tė mijėra hektarėve tokė.

Natyra iu bind Njeriut. Komunistėt nuk e humbėn kohėn kot. Pas bonifikimit nisi me teknologjinė e vjetėr ruse dhe bullgare ndėrtimi i Kombinatit tė Sheqerit, njė vepėr madhore pėr ekonominė e Shqipėrisė. Ndėrsa, nė gjithė fushėn kėtej e tutje, do mbillej panxhari, kurse kombinati do e pėrpunonte.

Njė sistem i gjithė zinxhir, funksiononte, kurse pranė tij, ishte TEC-i, qė ėshtė edhe sot, por katandisur si mos mė keq i cili furnizonte me energji qytetin dhe njė pjesė tė rrethinave pėrreth. Sot, Kombinati ėshtė njė shoqėri anonime pronė e Bashkisė qė drejtohet nga Asambleja dhe nga njė Kėshill Mbikėqyrės me njė drejtor me stafin e vet. Kaq

Nė ishte dikur

Nė kėtė hapėsirė erdhėn pak nga pak punėtorėt, oficerėt, inxhinierėt, teknikėt nga e gjithė Shqipėria. Banorėt e parė, qė lanė fshatin, gjetėn njė vend pjellor, kurse nė kohėn e lirė shkonin dhe bėnin piknikė drejt kodrave tė Gradishtės si dhe tė Hijes sė Korbit, tė cilat nė lashtėsi kanė qenė po ashtu vendbanime. Banorėt krijuan njė lloj solidariteti, kurse shkollat dhe kushtet nė qytet barabiteshin deri diku dhe me Korēėn e rėndė.

“Fill pas vitit 1950, kur u tha kėneta, babai im ka qenė aty, mė ka thėnė Selimi- punuam mbi 13 mijė punėtorė dhe mes tyre dhe tė burgosurit dhe tė deklasuarit e asaj kohe. Pėr ata qė se pėrballonin dot zhyteshin dhe nuk dilnin mė”. Kjo ishte njė nga tragjeditė dhe nė njė romanet e para tė Realizmit socialist me titullin “Kėneta”, Fatmir Gjata e pėrshkruan ashpėr kėtė realitet.

Nė qytetin e sheqerit, do tė punonin plot 1500 punėtorė vendas dhe bashkė me banorėt e fshatrave pėrreth do qetėsoheshin respektivisht nė fabrikėn e sheqerit, atė tė nishestesė, dhe atė tė alkoolit, si dhe atė tė prodhimit tė gazit. Nė kohėn e lirė argėtoheshin dhe Maliqi deri vonė ka pasur njė nga ekipet mė tė mira tė futbollit. Tani ka ndryshuar.

“Tė gjithė e kemi aty te loto. Po pse jetohet pa tė ore...”, mė thotė njė djalė, qė nuk ia ndan sytė grupit tė mėsueseve korēare, qė u ka ardhur koha tė kthehen pas nė shtėpi. Kujtoj se kjo zbavitje e tij, dikur shoqėrohej me faktin qė Maliqi do tė krijonte Estradėn nga aktori Koēo Qėndro. Sikur tė mos mjaftonte Aleko Prodani, Dhimitėr Pema, Lirika Frashėri, nuk do tė ndaleshin. Ata krijuan grupin gjysmė profesionist tė estradės dhe aty u mendua qė tė shtohen edhe disa numra akrobacie. Tė mendosh nuk ishte as nė Korēė. Tė gjithė kėto janė larg tani.

Kombinati

Ka mbėrritur Vera dhe Selimi mė ‘braktis”. Vera ka qenė nė vitet e fundit drejtoreshė e Kombinatit dhe ėshtė njė nga njerėzit e PS-sė sė qarkut. Pak ditė mė vonė do gjendemi pėrballė nė protestat e Opozitės. Vera nuk ndryshon shumė me banorėt e tjerė tė qytetit dhe shndėrrimit tė tij. Tė gjithė kėta janė mbyllur nė njė qerthull pa rrugėdalje.

Si mendimet e tyre! Duke u pėrpjekur tė gjejnė mbijetesėn e shtyjnė frikshėm, njė kohė, ku tė gjithė janė gati me asistencė. Vera gjen njė mundėsi dhe mė fut brenda nė Kombinat! Tė mendosh, ėshtė vėshtirė qė tė futesh sot brenda nė Kombinat. Ata, qė e administrojnė sot, nuk janė aq dashamirė dhe sidomos me gazetarėt.

Gjej njė mundėsi dhe endem i vetėm nė Kombinat. Marr udhėn i vetėm dhe kurdo, male hekurash qė nga forma e tyre, tregojnė se dikur aty ėshtė punuar. Ndėrsa ndėrtimet e vjetra, tė kuruara me kujdes, tregojnė seriozitetin qė ėshtė punuar. Kombinati i Sheqerit ishte baza industriale e gjithė zonės. Tė mendosh se mbyllja e kėtij kombinati krijoi njė vdekje tė pėrkohshme pėr zonėn sepse ajo funksiononte si punė zinxhir.

Punonte miniera, punonte dhe TEC qė furnizonte me avull kombinatin dhe me energji elektrike tė gjithė zonėn. Dhe, aty prodhohej sheqer gati 220 ton. Ishte e gjithė fusha e Korēės qė mbillej nė rreth 6090 hektarė dhe qindra punėtorė nga gjithė fshatrat. “Pas kėsaj katrahure nga gjithė kjo hapėsirė prej 52.000 metra katror me gjithė asetet e saj qė ka kombinati pėr mua –qė tė rindėrtohet nuk di si tė them!

Tė bėhet i ri do teknologji tjetėr! Ajo ka teknologji ruse dhe tė pėrzierė me bullgare dhe me gjėrat tona nga ’79 dhe do ishte mirė tė bėhej njė qendėr industriale dhe tė shfrytėzoheshin gjithė ato ndėrtesa tė pavdekshme sepse janė bėrė shumė mirė. Faktikisht ėshtė bėrė me vendim qeverie dhe pėrfaqėsues ėshtė Bashkia”.

Nė fakt, Bashkia pėr kėto vite s’ka pasur asnjė fond pėr ta mbėshtetur. Ajo e mbajti pak por nuk mundi. Kur erdhi Vera drejtoreshė gjėrat ndryshuan disi, por deri nė nivelin e administratės. Ajo u pėrpoq me ata pak njerėz qė kishte mos ta linte mė objektin qė tė degradonte. Njė djalė, qė mė shoqėron, nuk di ēfarė tė mė tregojė.

Ai e di vetėm nė mėnyrė konvencionale. Por, strukturat e tėra tė fabrikave, tashmė heshtin nė njė ndryshk tė tejfrikshėm. Njė hapėsirė e tejmadhe, ku hekurat, platformat, strukturat, oxhaqet, ngatėrrohen frikshėm, e ke pėrballė. Njė burrė mė pozon sėrish. Kaloj dhe humbas. Jam njė liliput nė hapėsirėn e madhe, ku tashmė nuk pitėtin asgjė. Platforma tė tėra ndėrtesash, rrinė tė heshtura. Verėn e gjej tė menduar.

“Maliqi sot, e them si vajzė Maliqi- mė dhemb nė shpirt. Ka humbur gėzimi, dashuria pėr diēka”, shton e pezmatuar. Nė fakt, po tė futesh nė kombinat shikon kėtė madhėshti dhe brengėn qė sjell mė pas braktisja e tij. Dhe, ardhi ajo ditė. Mbyllja e kombinatit, qė sot duket si njė vepėr e pastėr politike, do tė thoshte qė fshatarėt tė mos kishin mė lėndėn e parė, punėtorėt punėn dhe Shqipėria sheqerin.

Tash dhe dy fabrikat e Niseshtesė dhe Alkoolit e blejnė nga Serbia dhe Greqia. Fundi i kombinatit ishte fundi i Maliqit. Vera ngre supet. Mė ka ndihur shumė. Nė orėn 17.00 nė qytet janė vetėm pak meshkuj dhe ata qė luajnė nė loto.
...
Maliqin tashmė e bashkon vetėm morti, mė thotė gruaja qė e ka marrė malli pėr qytetin e saj. Atė tė vėrtetin, qė ajo nuk do ta shohė mė kurrė, me tė gjithė pemėt: gėshtenja, lis, dushk. “Ishte si njė qytet i paqėm rus”, mė thotė gruaja simpatike. I them se dua tė iki. Kėtu merr fund udhėtimi i para pak ditėve nė Maliq.

Plaka, ka shkuar sėrish te kioska. Sėrish i bėrtet shitėsit, por miqėsisht :“O tė dhjef...sa i ngadalė qė je...”. Thonė qė edhe varfėria tė jep humor. Por, ky humor nė Maliq quhet vėrtet humor i zi. (mapo)
Love
Love
Super-Moderator
Super-Moderator

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 6788
Vendndodhja Vendndodhja : durress ke cesmja ferres
Hobi Hobi : te gjitha gjojna e bukrua
Humor Humor : te qafte jotem majmun
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 07/09/2010
Falenderimet Falenderimet : 30

http://www.shoqeriajone.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Maliqi, nga hiēi nė hiē Empty Re: Maliqi, nga hiēi nė hiē

Mesazh nga Vizitor Sat Dec 22, 2012 9:49 am

shyqyr zotit qe srri ne nje vend te tille

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi