♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Jonida Maliqi fiton Kenga Magjike 2008

Shko poshtė

Jonida Maliqi fiton Kenga Magjike 2008 Empty Jonida Maliqi fiton Kenga Magjike 2008

Mesazh nga Tetovarja Sun Nov 23, 2008 1:36 pm

Dhjete vjet “Kenga Magjike”, dhjete vjet televizioni “Klan”. Gjithcka ka nisur plot sharm ne maratonen e neteve te “Kenges magjike”, ashtu sikurse ne edicionin e dhjete viteve me pare, ku gjithcka ne forme e permbajtje u ideua per te qene e tille. Deri pak minuta pas mesnate u zhvillua rezymeja e cmimeve te nente viteve te kaluara, per t’i lene vendin pas mesnate ku jane dorezuar tre cmimet e medha. Te 21 kengetaret pjesemarres te kenges finale moren te gjithe nga nje cmim. Nen drejtimin e prezantuesit Ardit Gjebrea, njekohesisht producent i ketij spektakli, si dhe dy vajzave Artemisa Ozajt dhe Anis Brahimit pas kuintave, teleshikuesit paten mundesi te degjonin dhe shihnin performancen e disa zerave te njohur te muzikes se lehte te shoqeruara dhe nga trupa e baletit, nen drejtimin e koreografit Albi Nako. Sigurisht Ardit Gjebrea ka realizuar nje perfomance te shkelqyer. Ndryshe nga vitet e tjera, per kengetaret ishte pergatitur nje prapaskene e vecante ku ata kane pasur lidhje te drejtperdrejta me skenen. Ne naten e fundit te Festivalit te “Kenges Magjike”, 21 interpretime mberriten tek teleshikuesi, i cili tashme eshte njohur me kenget e artisteve gjate spektaklit “E Diela shqiptare” qe zhvillohet ne Televizionin Kombetar “Klan” cdo te diel. Ne festivalin e 10-te u ngjiten te gjithe artistet fitues te cmimit te pare ne vite, por disa prej kengeve vijne me performanca teper interesante, e tille eshte per shembull futja e dy femijeve ne kengen e Pirro Cakos dhe Rovena Dilos, si dhe performanca e Mira Koncit me vajzen e saj, Era. Irma Libohova u prezantua e shoqeruar me 4 kitarist. Elsa Lila me nje kenge te riorkestruar dhe Aurela Gace e shoqeroi kengen e saj me nje numer koreografik. Fituesja e cmimit te pare ne vitin 2005, Genta Ismaili, e kemi pare serish me energjine qe e karakterizon. Mjeshtri i madh i skenografise, Gaetona Kasteli, ka qene mbreme ne festivalin “Kenga Magjike” si nje prej te ftuarve special te kesaj nate. Grupi “Nina Sky” ka dhuruar nje performance qe e ka ndezur skenen ne Pallatin e Kongreseve. Figura si Anita Take, Nexhmije Pagarusha, Luiza Papa, Pirro Cako apo Aferdita Saracini qe pergjate 9 edicioneve te kaluara te Kenges Magjike, kane mbajtur rolin e presidenteve te jurise dje perbenin jurine e spektaklit. Te 21 kenget ishin prurje origjinale dhe te mirepritura, u sollen nga kengetare si Rosela Gjylbegu, Eliza Hoxha, Kastro Ziso, Ciljeta Xhilaga, Yllka Kuqi, Arber Arapi etj.
CMIMET E NATĖS FINALE
“Jon Music”: Teuta Kurti - Nuk dua te pres
“Tendence”: Qelbanix - Butoni play
“Magjia e pare”: Dafina Zeqiri - Baterite
“Kantautori me i mire”: Mariza Ikonomi - Me syte lart
“Best Melody”: Yllka Kuqi - Vetem nga ti
“Cmimi i interpretimit”: Eliza Hoxha - Shko
“Cmimi i internetit”: Soni Malaj - Shpirti im binjak
“Best vokal”: Hana Cakuli - Simbol
“Cmimi televiziv”: Bleona Qerreti - Magnetic
“Cmimi Fun Tune”: Eneida Tarifa - Zeri im
“Kenga stil”: Kastro Zizo - Bashkeshorti ideal
“Cmimi i kritikes”: Juliana Pasha - 1000 arsye
“Kenga hit”: Pirro Cako - Anjushka
“Best Balade”: Silva Gunbardhi - Te doja shume
“Cmimi Publikut”: Ėest Side Family - Mbi gjithcka
“Best Group”: - Produkt 28 - Missi im
“Cmimi Diskografik”: Aleksander Gjoka - Dashurise se shkuar
“Cmimi 10 vjet histori”: Jonida Maliqi - Njeri nga ata
“Cmimi Cesk Zadeja”: Rosela Gjylbegu - Tjetra
“Best hip-hop”: Skillz dhe Stine - Ndaloje vrapin
“Prezantimi skenik me i mire”: Ciljeta - Dutty free
KĖNGĖTARĖT FINALIST
Teuta Kurti
Qelbanix
Dafina Zeqiri
Mariza Ikonomi
Yllkas Kuqi
Eliza Hoxha
Soni Malaj
Hana Cakuli
Bleona Qerreti
Eneda Tarifa
Kastro Zizo
Juliana Pasha
Pirro Cako
Silva Gunbardhi
Ėest Side Family
Produkt 28
Aleksander Gjoka
Jonida Maliqin
Rosela GJylbegu
Skillz dhe Stine
Ciljeta Xhilaga
FITUESIT NDeR VITE
1999 Elsa Lila
2000 Motrat Livohova
2001 Pirro Cako dhe Rovena Dilo
2002 Mira Konci
2003 Ema Bytyci
2004 Irma Libohova
2005 Genta Ismaili
2006 Armend Rexhepagiqi
2007 Aurela Gace
2008
ANETARET E JURISE
Aleksander Frangaj
Anita Take
Aferdita Saracini Kelmendi
Gaqo Cako
Luiza Papa
Margartia Kristidhi
Nexhmie Pagarusha
Robert Radoja
Valbona Selimllari
Surpriza, permbledhje muzikore per Nexhmije Pagarusha
Surpriza e mbremjes se nates finale te “Kenga Magjike”, ne dhjetorin e saj dhe me te cilen eshte hapur festivali, ishte dhurata qe ky festival i ka bere Legjendes se muzikes shqiptare Nexhmije Pagarusha. Pikerisht CD-ja e saj e pare me permbledhjen e kengeve me te mira te kenduara, e cila titullohet “Bylbyl i Kosoves” dhe eshte marre nen perkujdesjen e produksionit te realizuar nga shtepia diskografike “Super Sonic”. Premtimi i kesaj permbledhjeje ishte bere nga Ardit Gjebrea tek emisioni i perjavshem “E diela shqiptare”. “Shume faleminderit. Falenderoj shtepine diskografike “Super Sonic”, qe pa pertese e bene kete, jam shume i lumtur per kete qe ma mundesuar”, u shpreh Nexhmije Pagarusha pas marrjes se dhurates.
E vecanta
Jetojne ne Amerike, jane portorikane dhe per here te pare shkelin ne token shqiptare. Ato jane shume te njohur ne arenen nderkombetare si edhe renditen ne top listat e kengeve me te suksesshmen, si “Move your body”. Grupi “Nina Sky” ishte surpriza e nates finale, e cila elektrizoi sallen e Pallatit te Kongreseve.
Tetovarja
Tetovarja
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2992
Vendndodhja Vendndodhja : Tetov
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 16/10/2008
Falenderimet Falenderimet : 0

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi