♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tre filma shqiptarė nė festivalin e Torinos

Shko poshtė

Tre filma shqiptarė nė festivalin e Torinos Empty Tre filma shqiptarė nė festivalin e Torinos

Mesazh nga Tironcja_omel Tue Mar 01, 2011 8:36 pm

Tre filma tė regjisorėve shqiptarė do t’i prezantohen javėn e ardhshme publikut italian.

“Gjallė” nė regji tė Artan Minarollit, “Kukumi” i Isa Qosjės dhe “Lindje perėndim lindje” me regji tė Gjergj Xhuvanit, janė filmat qė do tė shfaqen nė festivalin “Piemonte Movie Glocal Film Festival”.
Edicioni i njėmbėdhjetė i kėtij festivali do tė nis rrugėtimin shtatėditor nė ditėn e tretė tė marsit, nė Torino tė Italisė.

Ndėrsa, filmi dokumentar “Sono Stato Dio in Bosnia” i regjisorit Erion Kadilli, do tė garojė nė kategorinė e filmave dokumentarė tė kėtij festivali.
Seksioni i posaēėm i kėtij festivali, “Terre del Cinema” kėtė vit do t’i kushtohet kinematografisė shqiptare.

Programi nė kuadėr tė tė cilit do tė prezantohen filmat titullohet “Focus Albania” dhe ėshtė organizuar nė bashkėpunim me Qendrėn e Kulturės Shqiptare dhe shoqatėn “Vatra”. I ftuar special do tė jetė aktori shqiptar Nik Xhelilaj, i cili ka njė rol kryesor nė filmin “Gjallė” pėr tė cilin ka marrė disa ēmime.

Udhėheqėsi i Qendrės Kulturore Shqiptare nė Torino, Benko Gjata, ka thėnė se kjo ėshtė hera e parė qė kinematografisė shqiptare i “rezervohet” vend i posaēėm nė njė festival italian.

Megjithėse kemi prezantuar disa herė filma shqiptarė nėpėr festivalet qė organizohen nė Torino, kjo ėshtė hera e parė qė ky festival u jep hapėsirė tre filmave tė regjisorėve shqiptarė”, ka thėnė Gjata, teksa ka shpjeguar se pėrzgjedhja e filmave ėshtė bėrė nga njė komision i kineastėve italianė.

Ne iu kemi ofruar 20 tituj tė filmave shqip dhe ata e kanė bėrė kėtė pėrzgjedhje”, ka thėnė ai.
Gjata ka shtuar se pėrfaqėsues i kinematografisė shqiptare nė kėtė festival do tė jetė protagonisti i “Gjallė”.

Iu kemi bėrė ftesė regjisorėve tė filmave por mysafir qė e ka konfirmuar tashmė ardhjen ėshtė aktori i ri shqiptar Nik Xhelilaj”, ka thėnė Gjata.
Duke u bazuar nė pėrvojat e kaluara, Gjata ėshtė shprehur optimist se publiku italian do t’i mirėpresė filmat shqiptarė.

Nė tė kaluarėn kemi pasur interesim tė jashtėzakonshėm pėr kinematografinė shqiptare. Filmat janė pritur mirė dhe mendoj se ky prezantim kontribuon qė tė njihen Kosova dhe Shqipėria nė Itali”, ka thėnė ai.
Tironcja_omel
Tironcja_omel
Embelsira e Forumit
Embelsira e Forumit

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 9117
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 14/09/2010
Falenderimet Falenderimet : 66

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi