♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tė jetosh nė ishull!!

Shko poshtė

Tė jetosh nė ishull!! Empty Tė jetosh nė ishull!!

Mesazh nga Eri dr Fri Feb 25, 2011 9:56 pm

Romani "Tė jetosh nė ishull" - Ben Blushi


1

Ishte njė ditė e nxehtė dhe njerėzve nuk u hahej mish. Pazari ishte zgjuar i pari dhe pas tij ishte zgjuar qyteti. Zakonisht, qyteti lodhej nė pazar dhe ēlodhej nė kishė. Por ishte e diel dhe jo tė gjithė punonin. Ishte njė ditė pazari dhe jo tė gjithė shkonin nė kishė. Fshatarėt kishin ditėn e tyre tė punės. Qytetarėt kishin ditėn e kishės dhe tė pazarit. Gratė dilnin nga mesha e mėngjesit, shkonin nė pazar, ku i frynin trastat si gjinj, dhe pastaj ktheheshin nė shtėpi. Kur ato vonoheshin pas gjėrave tė panevojshme, fėmijėt i prisnin me gojė hapur. Burrat pinin duhan nė hije dhe shikonin gratė. Kafshėt rrinin nė diell dhe, duke pritur tė shiteshin, shikonin burrat. Ata qė kishin vapė freskoheshin nė liqen. Por qyteti ishte nė mes tė maleve dhe jo tė gjithė dinin not.

Deri kur u mbyll pazari ai nuk i shiti dot dy delet e tij. Mblodhi paratė qė kishte fituar dhe u nis.
Xhamia ishte nė tė dalė tė qytetit. Nė dimėr ajo rrugė ishte e pushtuar nga balta, por atė ditė bėnte zheg dhe toka digjte mbi kokė dhe nėn kėmbė. Dera e xhamisė ishte e mbyllur. Ai trokiti me njė gur mbi portėn e vogėl. Imami u shfaq pas pak duke lidhur tyrben mbi kokėn e rruar. Alekum Selam. Mirėdita, i tha ai. Dua tė bėhem mysliman. Urdhėro, e ftoi imami. Je i pari qė vjen sot. Tė krishterėt merren me tregti tė dielave. U fut brenda dhe pati ftohtė. U ulėn tė dy pėrballė njėri-tjetrit mbi njė rrogoz, i cili nė anėn e tij dukej mė pak i pėrdorur. Xhamia ishte bosh. Dielli hynte me zor nga katėr kamare tė vogla, tė shpėrndara nga njė nė ēdo faqe muri. Nė njė cep tė errėt mezi dukej njė tenxhere e madhe dhe pranė saj bukė dhe disa kokrra ullinj. Je nė shtėpinė e Zotit, i tha imami, si pėr t'i thėnė mos u habit. A ha Zoti ullinj, qeshi ai duke u pėrpjekur ta ngrohte xhaminė me shaka. Imamit nuk i lėvizi asnjė muskul. Ullinjtė i ha unė. Doktorėt thonė se bėjnė mirė pėr veshkat.

Pse do tė vish nė Islam, e pyeti thatė imami, pa e lėnė tė vazhdonte udhėtimin e tij nėpėr muret bosh tė xhamisė. Aliu iu pėrgjigj se nuk kishte ndonjė shkak, por mendonte se Islami ėshtė njė gjė qė duhet provuar. Unė fitoj sa pėr t'u ushqyer, nisi tė shpjegonte. Nuk kam ndonjė arsye tė veēantė. Islami ėshtė feja e Perandorisė dhe unė e respektoj si njė shtetas i rregullt. Nga Islami vijnė ligjet, taksat, ushtria dhe drejtėsia. E kėto nuk mund t'i zbatosh si duhet po nuk njohe burimin e tyre tė vėrtetė. Shpejt ose vonė, tė gjithė do tė bėhen myslimanė. Babai mė ka thėnė qė punėn e sotme mos e lėr pėr nesėr. Unė zgjohem herėt nė mėngjes, si kafshėt qė shes dhe shėroj, prandaj nuk e kam vėshtirė tė falem nė oraret qė pėrcakton feja juaj. Njoh shumė tė tjerė qė do tė ishin bėrė myslimanė nė qoftė se do tė kishin regjimin e bagėtive.
Sa vjeē je? Tridhjetė e nėntė i mbusha nė korrik. Ka myslimanė tė tjerė nė fshatin tėnd? Jo, tha ai, unė do tė jem i pari. Njeh ndonjė mysliman tjetėr? Kroi kokėn dhe u kujtua. Njoh Ali Tepelenėn. Ē'ėshtė ky, tha imami. Aliu ėshtė kusar. I zė pritė karvanėve dhe grabit ushqime, mallra dhe kafshė, qė pastaj i shet. Kohėt e fundit ka marrė njė titull nga Stambolli dhe trimat e tij e thėrrasin dervenxhi. Tani kontrollon rrugėt dhe grykat nga kalojnė karvanėt dhe i ka bėrė zap gjithė kusarėt e tjerė. Askush nuk vjedh dot pa lejen e tij. Para disa muajsh u fsheh nė shtėpinė time se e ndiqnin ushtarėt e Kurt Pashės pėr ta vrarė. Kuajt i sjell tek unė pėr t'i shėruar dhe prandaj jemi njohur. A tė ka folur Aliu pėr Islamin? Po. Njėherė ai mė tha se sikur Muhamedi tė ishte shqiptar, grekėt do ta kishin vrarė atė. Imami nuk lėvizi, por diēka mėrmėriti. Nė qoftė se Muhamedi do tė ishte shqiptar, grekėt do tė ishin ēifutė dhe ēifutėt nuk e vranė dot Muhamedin. Megjithatė, Muhamedi nuk mund tė ishte shqiptar. Tė gjithė profetėt kanė lindur nė shkretėtirė aty ku nuk ka ujė dhe nuk ka dimėr. Ne kemi shumė ujė dhe shumė dimėr.
Imami futi dorėn poshtė rrogozit dhe nxori njė libėr tė verdhė me shkronja tė mėdha arabe. Ky ėshtė Kurani. Ėshtė libri me porosi qė Allahu i dha Muhamedit pėrmes tė dėrguarit tė tij, engjėllit Xhebrail. Kėtu tregohet se ēfarė duhet tė bėjė njė mysliman. Dhe po ashtu se ēfarė nuk duhet tė bėjė. Mos harro se gjėrat qė nuk duhet tė bėsh, janė mė tė rėndėsishme se ato qė duhet tė bėsh. Kurani ėshtė libri i ndalimit dhe jo i lejimit. Ti nuk mund ta lexosh Kuranin, por unė do tė tė them disa gjėra, tė cilat, nėse i pranon, do tė tė dallojnė ty nga tė tjerėt, nga tė pafetė.
Islam do tė thotė paqe. Paqja mund tė mbretėrojė mes njerėzve nėse ata i dedikohen Allahut dhe ndjekin rregullat qė ai ka pėrcaktuar. Kėto rregulla Zoti ia tha Muhamedit qė ky t'ia thoshte njerėzve. Muhamedi shkroi Kuranin, megjithėse deri 40 vjeē nuk dinte as shkrim, as kėndim, njėsoj si ti sot. Kjo ėshtė njė nga dėshmitė se ai ishte i dėrguar i Allahut, porositė e tė cilit pėr herė tė parė i erdhėn rreth vitit 610 kur ai jetonte nė Mekė, me gruan e tij Hatixhe. Gjatė jetės sė tij Muhamedi pati shumė gra tė tjera. Kur ai vdiq, nė prehrin e gruas sė tij mė tė dashur Aishes, Meka, Medina dhe shumica e Arabisė kishin pranuar Islamin. Kurani i ka njohur tė gjithė profetėt e tjerė pėrpara Muhamedit, pėrfshi Musain, profetin e ēifutėve dhe Isain e tė krishterėve. Por Muhamedi ėshtė profeti i fundit. Prandaj dhe Islami ėshtė feja e vetme e Allahut. Qėllimi i profetėve tė tjerė ka qenė tė paralajmėronin dhe tė bėnin gati botėn pėr misionin e Muhamedit, kėshtu qė tė krishterėt e kanė detyrim qė tė kthejnė fenė e tyre nė Islam. Jezu Krishti po tė ishte gjallė do t'i bashkohej fesė sė Muhamedit.
Imami ndaloi dhe e futi Kuranin nėn rrogoz. Kėto qė po them duhet t'i dish sepse tė krishterėt e fshatit do tė tė prozvalin dhe do pėrpiqen tė tė poshtėrojnė kur t'u thuash se je mysliman. Mos u mėrzit. Tė gjithė profetėt janė sharė nga fshati i vet. Ti mė the se do tė bėhesh mysliman. Unė tė pyeta pse. Mė the se Islami ėshtė njė gjė qė duhet provuar sepse herėt apo vonė tė gjithė do tė vijnė nė Islam. Kjo ėshtė e vėrtetė. Njė ditė, tė gjithė do tė bėhen myslimanė. Por jo pėr arsyet qė the ti. Unė do tė t'i jap arsyet, ti do t'i jetosh dhe mė pas do t'ia japėsh tė tjerėve.
Islami ka pesė kushte. Nėse ti i pranon, atėherė je mysliman. I pranoj, tha ai me njė frymė. Ishte ftohtė dhe drita e diellit nga kamaret e xhamisė kishte nisur tė dobėsohej. Duro, i tha imami. Do tė t'i them njė nga njė. Ngrihu nė kėmbė.
Ai u ngrit dhe pas tij u ngrit dhe imami. Gjysma e fytyrės i ndriēohej akoma nga drita e pasdites. Gjysma tjetėr po kridhej gradualisht nė errėsirė. Islami dhe Krishterimi janė si hėna dhe dielli, mendoi ai. Tė dyja kanė marrė pėrsipėr tė ndriēojnė botėn, por kur njėri ikėn vjen dita dhe kur ikėn tjetri vjen nata. Tani jam nė muzg. Dielli me hėnėn po ndėrrojnė vendet si Krishterimi me Islamin nė shpirtin tim. Deri nė fund tė jetės do tė pėrpiqem tė kuptoj kush ėshtė dielli dhe kush ėshtė hėna nga tė dy, u zotua ai me vete dhe u pėrqendrua prapė tek imami, fytyra e tė cilit kishte hyrė nė hije.
A pranon se nuk ka Zot tjetėr veē Allahut dhe se Muhamedi ėshtė robi dhe i dėrguari i tij?
Bota ėshtė mė e qetė tani qė e udhėheq vetėm njė Zot. Nė kohėn e grekėve tė lashtė kishte shumė zota qė bėheshin xhelozė pėr njėri-tjetrin dhe bota ishte lėmsh. E pranoj, tha ai.
A pranon t'i falesh Allahut, pesė herė nė ditė namaz? E pranoj, por ē'mė ndodh nėse falem gjashtė herė? Nuk tė ndodh gjė, i tha imami, por nuk duhet ta bėsh. Nė fillim Zoti i tha Muhamedit se myslimanėt duhet tė faleshin pesėdhjetė herė nė ditė, por Musai, profeti i ēifutėve i tha Muhamedit t'i kėrkonte mė pak falje sepse kjo do tė ishte e lodhshme pėr besimtarėt. Pas shumė kėrkesave qė bėri Muhamedi, numri i faljeve u vendos tė ishte pesė. Kjo nė saje tė ēifutėve qė bėjnė tregti edhe me faljet pėr Zotin. Ka pasur tė drejtė Musai, i tha ai. Pesėdhjetė herė nė ditė do tė thotė qė mos bėnim asgjė tjetėr, por veē tė faleshim. Allahu na i njeh dobėsitė tona, prandaj korrigjon ndėshkimet, sqaroi imami dhe vazhdoi.
A pranon tė mbash ramazan? Ē'ėshtė ramazani, pyeti ai. Ramazani ėshtė muaji i nėntė i vitit. Ėshtė muaji kur Muhamedit iu shfaq pėr herė tė parė engjėlli me porositė e Allahut. Ky ėshtė dhe muaji i agjėrimit, muaji kur myslimanėt i dedikohen Zotit tė tyre, duke mos ngrėnė, duke mos pirė dhe duke mos i prekur me dorė gratė e tyre. Ramazani pėrbėn agjėrimin kryesor, ndėrsa gjatė vitit Islami ka edhe shumė lloje tė tjera agjėrimesh, si agjėrimi i muajit tė shabanit, agjėrimi i gjashtė ditėve tė muajit sherval, qė ėshtė muaji qė vjen pas ramazanit, agjėrimi i ditės sė ashures, agjėrimi i xhumasė, i ditės sė premte etj. kėto do t'i mėsosh me kohė dhe unė do tė tė kujtoj herė pas here, por mos harro se agjėrimi i ramazanit ėshtė kusht pėr ty si pėr ēdo mysliman tjetėr. Gjatė ramazanit as duhet tė shash, as tė bėrtasėsh, as tė zihesh, as tė shpifėsh apo tė theshmosesh. Nėse tė godasin, mos u kthe dorė dhe thuaju se je nė agjėrim. Agjėrimi ėshtė shkėputja e njeriut nga kėrkesat e trupit, nga stomaku dhe epshet qė ndjellin gratė. Ramazanin do ta nisėsh pas disa ditėsh, sapo tė shikosh hėnėn e re tė muajit shtator. Po nė qoftė se ka re si ta dalloj hėnėn, pyeti ai. Asnjė re nuk mund tė ndalojė takimin e njė myslimani me Zotin e vet, u pėrgjigj imami. Tė krishterėt hanė diēka kur agjėrojnė, pyeti prapė ai. Si mund tė duroj njė muaj pa ngrėnė? Tė krishterėt agjėrojnė 40 ditė rresht pėrpara Pashkės dhe po ashtu gjatė vitit kanė agjėrime tė tjera. Megjithatė, ti mund tė hash dy herė nė ditė. Do hash diēka tė ėmbėl, mundėsisht hurma me ujė kur perėndon dielli, dhe ky ėshtė iftari. Pastaj do falėsh namazin e mbrėmjes. Ndėrsa nė mėngjes, kur fillon agimi, gjithnjė pėrpara namazit tė parė, mund tė fusėsh njė kafshatė nė gojė dhe ky ėshtė syfyri. Agjėrimi ėshtė sakrifica mė e madhe qė njė mysliman bėn pėr tė respektuar Zotin e vet. Kur agjėron, ti i thua Allahut se nuk ke ardhur nė jetė vetėm pėr tė mbushur stomakun tėnd me mish kafshe dhe pėr tė fryrė barkun e sat shoqeje me mish njeriu. Po lopėt, viēat, delet dhe qengjat e mi a duhet t'i detyroj tė mbajnė ramazan, tha ai pafajėsisht. Imami bėri njė ngėrdheshje si i bezdisur e megjithatė vazhdoi. Agjėrimi ėshtė njė sakrificė e
Eri dr
Eri dr
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 04/04/1988
Numri i postimeve Numri i postimeve : 3671
Vendndodhja Vendndodhja : Ne ishullin e te dashuruareve!!!
Hobi Hobi : Arti
Humor Humor : i mjaftueshem
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 13/11/2010
Falenderimet Falenderimet : 28

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Tė jetosh nė ishull!! Empty Re: Tė jetosh nė ishull!!

Mesazh nga Eri dr Fri Feb 25, 2011 9:58 pm

2

Ibrahimi arriti nė tė gdhirė nė fshat. Gruaja flinte dhe ai nuk e zgjoi. Pranė vatrės gjeti darkėn qė ajo i kishte lėnė gati. Mishi ishte akoma i ngrohtė. E zbrazi shpejt kusinė dhe doli jashtė tė pinte ujė pusi. Agimi ishte i freskėt. Ngriti kokėn lart dhe hėna iu duk si njė sy deleje i mbyllur. Pasi piu ujė hoqi kėmishėn dhe lau sqetullat e barkun. Pastaj zbathi opingat dhe fėrkoi kėmbėt me ujė. Bagėtia ishte zgjuar dhe delet lėvizėn nėn zhurmėn e ujit qė derdhej. Ai u afrua te vatha dhe ato u gjallėruan. Njė shqerrė ende e pėrgjumur ishte ulur nė gjunjė me kokėn pėrmbys dhe atij iu duk sikur po falej. Iu kujtua imami dhe pesė porositė e tij. Ishte dita e tij e parė si mysliman. U fut brenda nė shtėpi dhe u ul nė gjunjė tė falej, por u kujtua se imami nuk i kishte mėsuar asnjė lutje. Ndenji ashtu pėr pak kohė. Duhet tė thoshte diēka. Mblodhi fort gjunjėt poshtė barkut dhe me fytyrė tė kthyer nga vatra tha me zė tė ulėt, por tė plotė: Zoti im i vetėm. Dje isha pa ty. Sot jam me ty. Nesėr do tė jem te ty. Dje nuk tė dėgjoja. Sot tė dėgjoj. Nesėr mė dėgjo. Unė tė zgjodha ty para tė tjerėve dhe kėrkoj qė ti tė mė zgjedhėsh mua mes tė tjerėve. Mė bėj mua mė tė mirin qė unė t'i bind tė gjithė se ti je mė i miri. Jepi ushqim, shėndet dhe bollėk familjes sime. Sa tė mė japėsh do t'i shumoj dhe do t'i kthej prapė ty, se ti je burimi dhe unė jam uji. Ashtu si uji edhe unė kam vetėm njė qėllim, qė tė kthehem prapė nė burim mė i pastėr dhe mė i rėndė.
E pėrsėriti tri herė lutjen qė kishte krijuar vetė. Kur pushoi, fytin e kishte tė thatė. Ishte lutja e parė dhe atij i ishte dukur shumė e gjatė. Besoj se mjafton, mendoi dhe lėvizi gjunjėt pėr tė qarkulluar kėmbėt e mpira. Nga pas i erdhi njė zhurmė e butė. Ēfarė tė ka ndodhur, i tha e shoqja. Ai u ngrit, u afrua afėr vatrės dhe u shtriq. U bėra mysliman, tha. Ajo hapi gojėn sikur tė pėrjetonte njė mynxyrė, por nuk foli dot. Ta shpjegoj kur tė zgjohem, i tha ai. Tani mė sill njė jastėk se dua tė fle. Gruaja ia solli jastėkun dhe para se tė mbyllte sytė ai pa qerpikėt e saj qė dridheshin.
Gjatė gjithė natės kishte ndjesinė se po flinte nėn shi. Kur u zgjua kuptoi se kokėn dhe qafėn e kishte tė qullur. Balli i pikonte pa pushim dhe hunda ishte kthyer nė njė trampolinė nga ku uji i derdhej nė gjoks. Gruaja me sy tė skuqur e shikonte me pikėllim. Ē'po bėn kėtu, e pyeti Ibrahimi. Je sėmurė, iu pėrgjigj ajo me zė tė fikur. Tė kam vėnė gjithė natėn lecka me ujė dhe uthull nė kokė pėr tė tė qetėsuar ethet. Mos lėviz. Do njė ēaj trėndafili? Jo, i tha ai, dua qumėsht. Gruaja u ēel dhe nxitoi drejt sepetit. Dora i dridhej kur i dha qumėshtin. Ai ktheu njė gllėnjkė dhe mbėshteti kokėn nė jastėk. Gruaja e pėrpinte me sy. Nuk e beson dot e shkreta, mendoi ai. Si mund ta besonte?
E shoqja ishte nga fisi i krishterė i Xhavellave tė Sulit. Kėta malėsorė kishin luftuar prej shekujsh me turqit dhe nuk e kishin pranuar Kuranin as me shpatė, as me ofiqe. Suljotėt ishin krenarė pėr fenė e tyre dhe besonin se ishin garda e krishterė e shqiptarėve. Ata kishin vrarė nė disa raste shqiptarė qė kishin ndėrruar fenė dhe kėtė e bėnin pėr tė frikėsuar tė gjithė ata qė, sipas tyre, shisnin fenė te turqit. Ekspeditat e kėtyre malėsorėve nė fshatrat e fushės ishin gjithnjė e mė tė dhunshme. Herėn e fundit, pėrpara disa muajsh, daja i gruas, Llambro Xhavella, nė krye tė 100 trimave, kishte djegur dhjetė shtėpi myslimanėsh tė rinj dhe i kishte detyruar ata qė ose tė mohonin fenė e re, ose ēdo shtėpie do t'i rrėmbehej nga njė mashkull. Llambro kishte bindur familjet e mėdha tė Sulit qė tė strehonin djem tė vegjėl tė krishterė, tė cilėt, sipas tij, duhet t'i shpėtonin nga pabesia e baballarėve frikacakė. Djemtė e Ibrahimit shkonin ēdo vit pėr verim te dajat, nė malet e Sulit dhe kur ktheheshin tregonin se kolonia e vogėlushėve tė rrėmbyer bėhej ēdo vit e mė e madhe. Dhe janė ēdo vit e mė tė egėr, i kishte thėnė njė herė i biri, a thua se dajė Llambro i ushqen me barut. Nuk mund ta bėjė kėtė dhe me fėmijėt e mbesės, mendoi dhe pa gruan qė nuk ia ndante sytė duke pritur qė ai tė fliste. Piu dhe pak qumėsht, zgjati dorėn dhe e afroi gruan nga vetja.
Nuk jam sėmurė, i tha, jam mysliman. E shoqja nuk lėvizi, por ai ndjeu njė ngurtėsim nė lėkurėn e saj. Ajo ishte ftohur papritmas dhe Ibrahimit iu duk sikur po pėrqafohej me njė skelet. Nuk ke pse idhnosesh me mua, vazhdoi tė fliste ai. Nuk do ndryshojė asgjė nė jetėn tonė. Ti je gruaja ime dhe unė do vazhdoj tė kujdesem dhe tė tė mbaj si mė parė. Katandia jonė do tė shtohet sepse unė besoj se disiplina e Islamit do t'i sjellė mbarėsi kafshėve tona. Fshatit do t'i dal pėr zot vetė dhe ty nuk ka pse tė tė vijė turp nga unė. Sot, unė jam myslimani i parė nė fshat, por do ta shohėsh se shpejt shumė tė tjerė do tė bėjnė si unė. Tė krishterėt dhe myslimanėt kanė njė mijė vjet qė jetojnė bashkė dhe ne tė dy nuk jemi tė vetmit qė flemė bashkė, por lutemi veē e veē. Kur ika dje nė qytet nuk e kisha vendosur dhe prandaj nuk tė thashė gjė. U binda kur isha nė pazar duke shitur. Shikoja burra dhe gra tė krishterė qė blinin dhe shisnin me nxitim, a thua se ishin nė ditėn e fundit tė jetės sė tyre. Aty pata njė ndjenjė pėrkohshmėrie qė nuk e kisha provuar kurrė mė parė. Kėta njerėz e ndiejnė se ajo qė po jetojnė ėshtė shumė e pėrkohshme dhe duan ta shijojnė atė qė kanė pėrpara se bota tė ndryshojė. Ata e dinė se era qė po fryn nga Lindja do ndryshojė jetėt e tyre. Veē t'i kishe parė dje gratė qė dilnin nga kishat. Dukeshin si nė ditėn e tyre tė fundit tė lirisė. Islami po afron dhe era qė fryn mbi qytet po sjell rėrė shkretėtire. Islami ka rregulla tė tjera pėr burrat, pėr gratė dhe nė pėrgjithėsi pėr lirinė. Kjo fe vjen si njė ushtri qė ka ndėrtuar perandorinė mė tė madhe tė botės nė Stamboll dhe forca e saj ėshtė vetėm nė fillimet e veta. Nė qoftė se nuk e pranon duhet ta luftosh dhe nė qoftė se vendos tė luftosh mund edhe tė humbėsh, e nė qoftė se humb ke vdekur. Ne shqiptarėt e fshatrave tė varfėr, nuk i rezistojmė dot asnjė ushtrie, sepse nė mijėra vjet kurrė nuk kemi pasur ushtrinė tonė qė tė na mbrojė nga fetė e ushtrive tė tjera. Fati ynė dihet. Ne kemi lindur pėr t'i shėrbyer ushtrive dhe feve qė kalojnė nėpėr tokat tona. Krishterimi ka mijėra vjet qė i ka mėsuar shqiptarėt me rregullat dhe zakonet e veta. Mos kujton se tė gjithė shqiptarėt u bėnė tė krishterė duke qeshur nė kėto 1700 vjet? Jo. me hell dhe me shpatė janė bėrė pagėzimet e para. Sa familje janė shkatėrruar dhe janė ndarė kur krishterimi erdhi me ushtritė e veta pushtuese. Ne nuk kemi qenė gjithmonė tė krishterė dhe nuk kemi pse tė jemi tė tillė deri nė fund tė kohės. Tani ėshtė koha e Islamit. Paratė, fuqia dhe shteti e kanė qendrėn nė Stamboll. Kjo u vendos qysh se turqit pushtuan Kostandinopojėn nė kohėn e katragjyshit tim. Qė atėherė Islami nuk ėshtė ndalur. Edhe grekėt do ishin bėrė myslimanė nga frika. Por ata kanė njė pakt me turqit, sepse kur i dorėzuan Kostandinopojėn u vendos qė grekėt tė ishin kombi mė i preferuar pas myslimanėve dhe kėshtu ėshtė akoma. Turqit kanė nevojė pėr artet dhe dijen e grekėve, ndėrsa nga ne nuk kanė ēfarė tė pėrfitojnė dhe prandaj do tė na detyrojnė me hir apo me pahir tė marrim fenė e tyre. Nė qytet takova njė imam, i cili mė shpjegoi islamin. Krishterimi dhe Islami, sipas tij, burojnė nga i njėjti trung. Mijėra vjet mė parė dy vėllezėr, Ismaili, i madhi dhe Isaku, i vogli, u ndanė sepse nėnat e tyre ishin tė ndryshme. Babai i tyre zgjodhi tė jetonte me gruan e tij tė ligjshme dhe me djalin e saj, Isakun. Ismaili jetoi me tė ėmėn skllave nė shkretėtirat e Arabisė, aty ku mė pas lindi Islami. Nga pasuesit e Isakut lindi Krishti, ndėrsa nga pasuesit e Ismailit lindi Muhamedi. Porositė qė Zoti i dha Muhamedit dallojnė myslimanėt nga tė krishterėt. Imami m'i tha tė pesė porositė dhe unė i pranova sepse m'u dukėn tė lehta, tė shėndetshme dhe pa harxhe. Unė duhet tė falem pesė herė nė ditė, duhet tė agjėroj mė shumė se njė muaj nė vit, duhet t'i jap ushqim dhe veshje tė varfėrve dhe nė qoftė se kam mundėsi tė shkoj para se tė vdes njė herė nė Mekė ku ėshtė vendi i shenjtė i myslimanėve. E ē'bėn tjetėr njė burrė i krishterė, pėrveēse falet mė pak, agjėron mė shumė dhe nuk ėshtė i detyruar tė shkojė nė Mekė. Unė mund tė kem edhe tri gra tė tjera nėse dua. Ti nuk duhet tė kesh turp nga unė. Shpejt do bindesh se unė kam bėrė zgjedhjen e duhur. Ndoshta zgjedhja ime nuk sjell mė shumė lumturi, por unė besoj se ajo sjell mė pak dhimbje. Do isha njė njeri me fat sikur babai im tė ishte bėrė mysliman pėr tė mos ma lėnė mua barrėn e zgjedhjes. Djemtė tanė do ta kenė jetėn mė tė lehtė, ta dish. Kjo sepse babai i tyre mori pėrsipėr ta pėrballojė vetė sikletin e ndryshimit tė fesė duke mos ia lėnė atyre.

Kur foli pėr djemtė, gruaja nisi tė merrte frymė. Skeleti i saj u ngroh dhe ai ndiente se si gjaku i saj gurgullonte nėpėr kocka si uji i mėngjesit nėpėr tubat e ēezmės. Pas pak gruaja lėvizi kėmbėt e ftohta. U shkėput nga ai dhe u ngrit. Sytė i kishte tė fryrė, por tė thatė dhe pa lot. Mė vjen turp nga fshati, tha ajo. Njerėzit e mi nė Sul do tė mė mohojnė dhe ne do tė mbetemi fillikat. As do na hyjė njeri nė derė dhe as do na pranojnė nėpėr dasma dhe morte. Nuk do na shesin mė kripė, as bukė, as vaj dhe do na i helmojnė bagėtitė. Gratė do ndėrrojnė rrugėn kur ti t'u dalėsh pėrpara, burrat do pėshtyjnė nė tokė kur t'i takosh. Mė vjen tė vdes, rėnkoi ajo. Tė kishe pritur dhe pak. Kisha dėgjuar se Mihali i Zoicės do bėhej mysliman sepse kadiu i qytetit qė ai e furnizon me bulmet ia kishte vėnė kusht. Tė kishim parė ē'do t'i thoshte fshati Mihalit pastaj tė vendosje. Pse duhet tė ishe ti i pari?
Ai e piu deri nė fund qumėshtin qė ishte ftohur dhe mendoi se ndoshta gruaja kishte tė drejtė. Kishte bėrė njė kapėrcim ylberi, por tani nuk mund tė kthehej mė pas. Nuk e di a duhej tė isha i pari, por nuk mund tė isha i dyti, tha ai duke u ēuar. Atėherė gruaja iu afrua dhe iu ngjit pėr trupi. Unė jam martuar me njė tė krishterė dhe do vdes me njė mysliman, u zotua ajo duke ia hedhur krahėt rreth belit. M'u beto pėr Krisht qė nuk do t'i bėsh djemtė myslimanė dhe nuk do marrėsh gra tė tjera, siē thotė feja jote. Gruaja i kishte mbėshtetur kokėn nė sup dhe atij iu dhimbs. Nė fund tė fundit ajo ishte si gj

gjithė gratė e tjera, myslimane apo tė krishtera. Skeleti i saj ishte dashuria, mishi i saj ishte xhelozia. Vetėm vdekja mund tė ndajė xhelozinė nga dashuria, mendoi ai dhe u ndie mė i qetė. Sikur gruaja tė mos ishte xheloze do ta kisha jetėn mė tė vėshtirė, ngushėlloi veten. Ta premtoj, i tha ai duke e shtrėnguar pas kurmit tė vet dhe shtoi: Djemtė qė kanė lindur nuk do bėhen myslimanė dhe unė nuk do marr grua tjetėr deri ditėn qė ti do lindėsh njė vajzė.
Nuk do t'i gėzohem asaj dite, tha gruaja dhe vuri dorėn mbi bark sikur po i jepte njė urdhėr mitrės sė vet.
Mė quaj Ibrahim, i tha ai. Ėshtė emri i profetit tė parė qė ishte babai i Ismailit dhe i Isakut. Ti mund tė mė thėrrasėsh Abraham.
Eri dr
Eri dr
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 04/04/1988
Numri i postimeve Numri i postimeve : 3671
Vendndodhja Vendndodhja : Ne ishullin e te dashuruareve!!!
Hobi Hobi : Arti
Humor Humor : i mjaftueshem
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 13/11/2010
Falenderimet Falenderimet : 28

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Tė jetosh nė ishull!! Empty Re: Tė jetosh nė ishull!!

Mesazh nga Eri dr Fri Feb 25, 2011 9:59 pm

3

Kur prifti hyri nė fshat pas tri ditėsh, pleqėsia e priste e mbledhur. Kolera islame ju hyri nė shtėpi, i tha burrave tė fshatit pa i pėrshėndetur. Nė qoftė se nuk e izoloni, do t'ju pėrpijė tė gjithėve njė nga njė.
Lajmi se njė nga burrat ishte bėrė mysliman e tronditi fshatin.
Gratė ndezėn qirinj qė nuk u shuan pėr shtatė ditė me radhė. Burrat, tė cilėt ndiheshin mė fajtorė pėr tradhtinė e njė anėtari tė gjinisė sė tyre, e mbytėn hidhėrimin e ditėve tė para me raki. Dikush betohej se, nėse pleqėsia e lejonte, ai do shkonte natėn dhe do ta vriste Ibrahimin. Njė tjetėr tha qė shtėpia e myslimanit tė rrethohej me njė kanal tė lartė dhe kėshtu ai do jetonte nė njė ishull tė pakalueshėm brenda fshatit. Tė thėrrasim priftin, propozoi njė tjetėr. Atij i takon tė na thotė se ēfarė duhet tė bėjmė kur delet braktisin vathėn e Zotit dhe shkojnė tė ushqehen me dorėn e turkut.
Kur prifti, qė u bėnte mesha njė herė nė katėr tė diela, erdhi nga qyteti, i lodhur dhe i pluhurosur, shumicėn e burrave e gjeti tė pirė. Ata filluan tė flisnin tė gjithė njėherėsh dhe nė atė rrėmujė priftit iu desh tė ndėrhynte disa herė pėr tė shuar zėnkat mes tyre. E tregonin nė mėnyra tė ndryshme historinė e Ibrahimit, pastaj kundėrshtonin versionet e njėri-tjetrit, bėrtisnin, akuzonin shoku-shokun dhe pastaj priftin se indiferenca e tij ndaj fshatit do t'i joshte njerėzit avash-avash drejt fesė tjetėr.
Pushoni kaurė tė dehur, bėrtiti prifti qė kishte humbur durimin. Njė ditė kjo do tė ndodhte e ju nuk mund tė bėnit pėrjashtim. Islami ėshtė njė kolerė qė ka njė mijė vjet qė pėrhapet me majėn e shpatės. Miliona njerėz nė Lindje jetojnė nėn kėtė epidemi, por duke qenė tė gjithė njėlloj tė sėmurė nuk kuptojnė se nga se vuajnė dhe as nuk pėrpiqen ta shėrojnė veten. Fshati juaj ėshtė njė pikė uji nė oqeanet e feve tė mėdha. Zoti pėrcaktoi kufijtė mes kėtyre oqeaneve dhe ky kufi ishte Kostandinopoja. Myslimanėt e shkelėn kufirin qė Zoti kishte vendosur mes territoreve fetare kur pushtuan kėtė qytet grek aty ku takohen oqeanet. Qysh nga ajo ditė ujėrat e papastra tė Islamit derdhen nė oqeanin tonė dhe sot ato ndotėn dhe fshatin tuaj. Kur linda unė, vetėm njė nė dhjetė shqiptarė ishte mysliman. Tani qė jam nė mes tė jetės, myslimanėt bėjnė tre shqiptarė nė dhjetė. Shpresoj qė kur tė vdes tė mos e kenė kaluar gjysmėn e dhjetės.
Prifti ndaloi dhe mori frymė thellė. Burrat dukeshin mė tė vegjėl nėn mjegullėn e duhanit qė pinin pa pushim.
Ju e dini se ēfarė i tha Jezu Krishti Pjetrit natėn e fundit, vazhdoi ai. Kur gjeli tė kėndojė tri herė do mė kesh mohuar tri herė. Edhe unė shoh mohues midis jush. Shumė shpejt nė kėtė fshat do ketė myslimanė tė tjerė dhe unė dua tė kuptoj pse. Pse, o shqiptarė, e keni kaq tė lehtė tė mohoni fenė e parė? Mohoni pėr para, apo mohoni nga frika? Mohoni nga padija, apo mohoni nga varfėria? A e keni pyetur veten pse nuk keni pasur kurrė shtetin tuaj, pse nuk keni pasur kurrė shenjtorėt tuaj, pse nuk keni akoma libra nė gjuhėn tuaj, pse nuk keni shkollat tuaja dhe pse nuk keni flamurin tuaj? Jua them unė pse. Sepse ju nuk e keni besuar Krishtin. Atė e keni pranuar si njė nėnshtrim ndaj perandorive qė ju kanė qeverisur. E keni pranuar fenė si tė ishte njė taksė shpirtėrore, sė cilės mund t'i shmangesh me dredhi. Perandoritė, deri ditėn kur ra Kostandinopoli, ishin tė krishtera dhe ju ishit tė krishterė. Tani perandoria juaj ėshtė myslimane dhe ju po mbani radhė nė Islam. Ju bėheni me fenė e pushtuesit tuaj dhe prandaj nuk do keni kurrė shtetin tuaj sepse kur pushtuesit tė ikin, ju do tė bėheni me pushtuesin e ri.
Burrat ishin lėshuar nė stolat e tyre. Ligjėrata e priftit i kishte bėrė esėll. Mos na fyej, o grek, i tha dikush. Ne tė kemi thirrur tė na ndihmosh. Ti po na thua qė tė bėhemi grekė qė tė mos bėhemi myslimanė?
Ishe shumė i hidhur hirėsi, foli burri mė i moshuar qė ishte dhe kryetari i pleqėsisė. Dhoma ra nė qetėsi. Zotrote na the se shqiptari nuk ėshtė njė i krishterė i pastėr dhe njė ditė mėkati do ta ēojė atė nė Islam. Unė kam vendosur tė jem edhe pak kohė nė kėtė botė. Gjithė jetėn time i jam lutur Zotit qė t'i jepte paqe dhe bukė fėmijėve tė mi dhe fėmijėve tė fėmijėve tė mi dhe Zoti shpesh mė ėshtė pėrgjigjur. Sa jam gjallė kam pasur bukė, por kurrė nuk kam pasur paqe. Bukėn e kam fituar vetė, paqen ma kanė marrė njė herė grekėt dhe njė herė turqit. Ne jemi tė krishterė, grekėt janė tė krishterė dhe paqe nuk ka. Tani po vijnė turqit qė thonė se bukėn duhet ta sigurojmė vetė, ndėrsa paqen do tė na e sjellin ata. Turqit thonė se, nėse nuk e pranojmė paqen e tyre, do tė na e marrin dhe bukėn dhe tokėn. E ata me paqe kuptojnė Islamin, apo jo? unė sa tė vdes do mbetem i krishterė, siē kam lindur. Turqit thonė se toka ėshtė e perandorisė, ndėrsa ju grekėt thoni se feja jonė ėshtė feja juaj sepse ungjijtė janė shkruar nė greqisht. Unė nuk do jem gjallė, por di qė njė ditė stėrnipėrit e mi do t'i kenė tė dyja dhe askush nuk do mund t'ua marrė mė, as fenė, as tokėn dhe as gratė. Prandaj tė kemi thirrur, tė na thuash se ē'duhet tė bėjmė qė myslimani i fshatit tonė mos shumohet me vajzat tona dhe mos ushqehet me bukėn tonė, megjithėse ti nuk beson se Krishti dhe shqiptari mund tė jetojnė nė tė njėjtin trup, pa e tradhtuar njėri-tjetrin. Plaku pushoi nėn vėshtrimin admirues tė burrave tė tjerė.
Prifti u mendua njė copė herė dhe foli. The atė qė mendoj prej disa kohėsh, i tha plakut. Shqiptari dhe Krishti nuk jetojnė dot bashkė pėrjetėsisht. Shqiptari beson se ėshtė i varfėr sepse Krishti nuk kujdeset pėr tė siē kujdeset pėr grekėt dhe prandaj ai e tradhton Krishtin sepse ndihet i tradhtuar. Koha do na e thotė se kush ka tradhtuar i pari ndėr tė dy dhe atė ditė ky gjykim do jetė ose njė ngushėllim i madh, ose njė pikėllim i madh pėr shumė myslimanė shqiptarė. Por sot ne kemi shumė pak fakte pėr tė provuar ēka po them. Tradhtia ėshtė nė ditėt e saj tė para. Megjithatė, detyra ma do qė unė tė pėrpiqem qė ajo qė besoj tė mos ndodhė. Prandaj kam ardhur. Nė qytet ka shumė shqiptarė qė janė bėrė myslimanė. Ne vendosėm qė t'i izolojmė dhe prandaj tė krishterėt nuk janė mė gjitonė me myslimanėt. Ata jetojnė nė njė lagje tė veēantė, e cila po rritet pėrditė. Kanė ēezmat dhe dyqanet e tyre. Tė krishterėt po ashtu. Takohen vetėm tė dielave nė ditėn e pazarit. Fise tė tėra janė ndarė sepse njė vėlla ėshtė bėrė mysliman dhe tė tjerėt kanė mbetur tė krishterė. Martesat mes fėmijėve tė dy feve nuk lejohen mė. Ju thashė se kjo do tė ndodhė edhe nė fshatin tuaj sepse myslimani ka pas tij kadiun, asqerin, dervenxhiun dhe pashain. Sot, ata janė mė tė fortė. Por ju duhet tė jeni mė tė zgjuar. Turqit kanė shpatėn, por tė krishterėt kanė mendjen. Ky ballafaqim mes shpatės dhe mendjes do bėjė qė ju tė mbeteni shumicė nė fshatin tuaj. Duhet ta izoloni Ibrahimin qė tė gjithė tė kuptojnė se nė kėtė fshat nuk mund tė jetosh dot si mysliman. Por edhe nė qoftė se tė tjerė do t'i bashkohen Islamit, shumė shpejt ata do kacafyten. Turqit janė si ujqit. Pasi shumohen vrasin njėri-tjetrin. Ju duhet ta ushqeni zjarrin qė ata kanė nė shpirt. Kjo ėshtė dredhia qė duhet tė pėrdorni.
Do t'ju rrėfej njė histori pėr fėlliqėsitė e tyre, tha prifti. Pėrpara njėqind e tridhjetė vitesh, tė parėt e fesė myslimane nė Stamboll dėrguan njė dervish pėr tė pėrhapur islamin ndėr shqiptarė. Pasi mori fermanin e Sulltanit, ky u nis pėr nė Berat. Qėndroi njė kohė aty, mėsoi shqip dhe mė pas u vendos nė Tepelenė. Aty filloi tė ndihmonte jetimėt, sakatėt dhe tė varfrit. Shpėrndante ushqim dhe ndihma qė turqit ia dėrgonin nga Stambolli pėr tė joshur tė krishterėt. Shumė shpejt emri i Demir Hanit u pėrhap nė tė gjithė zonėn dhe njerėzit filluan ta besojnė si tė ishte shenjt. Madje, ndjekėsit e tij, qė ai i kishte kthyer nė myslimanė, hapėn fjalė se Demir Hani bėnte mrekullira dhe kishte aftėsi tė shėronte njerėz, vetėm duke i prekur. Tė sėmurė, tė gjymtuar dhe gra gdhiheshin nė radhė qė Demir Hani t'i prekte me dorė dhe t'i nxirrte xhindet nga trupat e tyre, siē thoshte ai vetė. Dikur, njė bajraktar mysliman, gruaja e tė cilit nuk pillte, vendosi tė dėrgojė tė shoqen te Demir Hani. Ajo ishte e re dhe shumė e bukur. Demiri e mbajti gruan njė muaj dhe pėrditė mbyllej me tė nė dhomat e veta larg syve tė dervishėve tė tjerė. Pas njė muaji, e dėrgoi nė shtėpi dhe i tha burrit tė saj se e shoqja ishte shėruar. Burri i gėzuar ra me gruan e vet dhe pas nėntė muajsh lindi njė djalė. E ėma dhe babai kishin qėlluar tė dy tė verdhė, tė gjatė dhe me sy blu si gjithė malėsorėt shqiptarė, ndėrsa djali doli i shkurtėr dhe pis i zi. Fshati filloi tė pėrqeshte bajraktarin. Gruaja u shastis, ndėrsa burri e rrahu dhe e la pa bukė qė t'i tregonte tė vėrtetėn. Pas tri javėsh pa bukė dhe pa ujė, e rrahur dhe e poshtėruar gruaja tregoi se kur ishte nė Tepelenė Demir Hani e kishte detyruar tė binte me tė duke i thėnė se ky ėshtė vullneti i Zotit dhe asgjė e keqe nuk do t'i ndodhte asaj. Bajraktari i ēnderuar u nis nė Tepelenė pėr tė vrarė Demir Hanin. E rrethoi teqenė dhe i bėri thirrje tė dilte jashtė qė tė merte ndėshkimin e merituar. Pėr dhjetė ditė Demir Hani rezistoi. Teqeja ishte e mbushur me ushqimet qė ai ua shpėrndante njerėzve. Njė natė, Demir Hani e ftoi bajraktarin tė takoheshin qė t'i shpjegonte ēfarė i kishte ndodhur gruas sė tij. I pėrvėluar pėr tė marrė vesh tė vėrtetėn bajraktari u fut nė teqe dhe aty Demir Hani e vrau me sėpatė. Viktima ishte njeri me influencė dhe gjithė tepelenasit filluan tė flisnin kundėr Demir Hanit. Po ashtu gra dhe vajza tė tjera, e madje dhe djem tė vegjėl rrėfyen se kur ata shkonin pėr t'u shėruar, Demir Hani i prekte me dorė nė vende tė ndaluara dhe disa prej tyre i kish fėlliqur. Fjala shkoi deri nė Stamboll dhe paria myslimane u ankua te Sulltani se Demir Hani po pėrdhoste Islamin me veprime, tė cilat i trembnin shqiptarėt qė donin tė bėheshin myslimanė. Pėr shkak tė turpeve tė Demir Hanit shumė myslimanė e braktisėn Islamin. Fshati i bajraktarit u mblodh dhe mė shumė se 50 burra myslimanė dogjėn Kuranin dhe u betuan se kurrė mė nuk do tradhtonin Jezu Krishtin. Pas disa kohėsh, Sulltani dėrgoi njė ferman ku ngarkohej njė nga dervishėt e afėrt tė Demir Hanit qė t'i priste atij kokėn. Ky e zbatoi. Thonė se atė ditė Demir Hani vrapoi nėpėr teqe deri nė mbrėmje duke mb
mbajtur kokėn e tij nė duar. Muaj mė vonė edhe dervishit qė vrau Demir Hanin iu pre koka po me urdhėr tė Sulltanit. U tha se ishte ky qė kishte sajuar dhe shpifur gjithė ato histori tė fėlliqura qė t'i zinte vendin Demirit dhe t'i rrėmbente pasurinė qė kishte fituar.

Kur prifti pushoi, burrat dukeshin tė lodhur. Kishin tri ditė pa gjumė dhe prifti akoma nuk po iu thoshte se ē'duhej tė bėnin me Ibrahimin.
Gjatė tri ditėve qė ata rrekeshin tė gjenin njė mėnyrė pėr tė pėrballuar bashkėjetesėn me tė, Ibrahimi vazhdonte jetėn e tij qetėsisht sikur asgjė tė mos kishte ndryshuar. Ēdo mėngjes herėt ai shtronte njė rrogoz nė oborrin e shtėpisė, ulej nė gjunjė dhe falej. Ata qė e kishin parė kėtė rit tregonin se myslimani falej pa zė. Lutja e tij ishte shumė e shkurtėr. Mė pas, Ibrahimi merrej me kafshėt e veta. Ditėn e dytė ai kishte shkuar tė shihte vėllanė e tij, Vasilin. Ky, nė mungesė tė njė vendimi tė pleqėsisė, i kishte hapur derėn e shtėpisė dhe e kishte pritur. Vasili iu tha burrave tė pleqėsisė se Ibrahimi dukej i qetė dhe nė humor. Qetėsia e tij e kishte shpėrqendruar Vasilin, i cili priste qė i vėllai tė shfajėsohej pėr damkėn qė i kishte vėnė familjes. Pėr njė kohė tė gjatė, tė dy kishin biseduar pėr thatėsirėn e gjatė tė atij gushti dhe pėr asgjė tjetėr. Pastaj Ibrahimi e kishte pyetur se ēfarė vendimi kishte marrė pleqėsia. Vasili ishte bėrė nervoz dhe i kishte thėnė se shumė anėtarė tė pleqėsisė donin ta dėbonin nga fshati. Ibrahimi rinte pėrballė tė vėllait dhe nuk fliste. I qetė dhe pa e ngritur zėrin i tha: Ti je mbyllur nė fshat dhe nuk di ku po shkon bota Vasil. Turqit janė sot fuqia mė e madhe qė ka parė njerėzia. Shumė shpejt dallga e Islamit do tė mbysė fshatrat tona. Ata kanė para dhe asnjė ushtri nuk mund t'iu bėjė ballė. Nė Janinė tė gjithė e dinė se herėt apo vonė turqit do tė kenė gjithēka nė dorė. Shqiptarėt atje ēdo ditė bėhen myslimanė. Pėr ne shqiptarėt Islami ėshtė e vetmja rrugė pėr tė na dalluar nga grekėt. Turqit na kanė me sy tė mirė dhe unė besoj se ata do tė na e lėnė ne nė dorė kėtė vend, pėr inat tė grekėve. Por qė kjo tė ndodhė ne duhet tė marrim fenė e tyre. Ėshtė e vetmja mundėsi qė ne tė bėjmė prokopi dhe pas qindra vjetėsh tė qeverisim veten tonė dhe grekėt. Ky fat nuk troket ēdo ditė nė derė. Asnjė shqiptar me mend nė kokė nuk duhet ta humbė kėtė mundėsi.
Vasili nuk fliste, por e shihte vėllanė si i ndėrkryer. Koha do tregojė nėse kam pasur tė drejtė, kishte vazhduar Ibrahimi. Ti je vėllai im e unė jam vėllai yt dhe feja nuk mund tė na ndajė. Megjithatė, unė jam i vendosur tė pranoj ēdo vendim qė do tė marrė pleqėsia, por nėse dikush prek familjen time, apo mė kėrkon tė iki nga fshati, ta dini se unė do luftoj. Nuk mund ta shkulėsh rrapin nga rrėnjėt pa gjakosur dorėn. Ti mund tė vish kur tė duash nė shtėpinė time dhe unė do tė vij nėse mė pranon.
Kėshtu ishin ndarė dy vėllezėrit. Kur Vasili ia tregoi priftit dhe pleqėsisė sė fshatit takimin me Ibrahimin, burrat u xhindosėn dhe thanė se ata nuk mund tė pranonin kėrcėnimet e njė myslimani prandaj vendimi duhej marrė njė orė e mė parė. Vasili nuk fliste, por dukej se e vuante gjyqin qė fshati po i bėnte tė vėllait.
Mėkat, tha prifti, pasi dėgjoi shpjegimet e Ibrahimit. Mė i zgjuari prej jush qenka bėrė mysliman. Nuk do ta keni kollaj ta thyeni kėtė njeri. Ē'duhet tė bėjmė, e pyeti Vasili qė rrinte nė kėmbė sikur priste njė urdhėr. Ky njeri nuk mund tė mposhtė njė fshat, foli prifti. Fuqia e tij qėndron te dobėsia juaj. Ju e keni dashur dhe e keni respektuar prandaj sot jeni tė pėrēarė dhe tė pavendosur. Betejėn e parė me ju sapo e ka fituar. Jam i bindur qė ai fle tani i qetė me Zotin e tij tė ri, ndėrsa ju keni tri ditė qė nuk dini ēfarė tė bėni pėr tė mbrojtur Zotin tuaj. Fol, i thanė burrat priftit. Ē'tė bėjmė?
Si nė njė sallė gjyqi, prifti u ēua nė kėmbė dhe ashtu bėnė tė gjithė burrat pas tij, pėrveē kryetarit tė pleqėsisė.
Ibrahimi duhet tė vuajė pėr fyerjen qė i ka bėrė fshatit, shpalli prifti. Atij as nuk do t'i shitet, as nuk do t'i falet grurė, kripė, bukė, miell, vaj dhe asgjė tjetėr qė hahet. Askush nuk do tė prekė mish nga kafshėt e Ibrahimit. Askush nuk do tė ēojė kafshėt e veta pėr t'i shėruar tek Ibrahimi. Askush nuk do tė martojė vajzat e veta me djemtė e Ibrahimit. Askush nuk do tė ngrejė shtėpi pranė Ibrahimit. Gjitonėt do t'i mbyllin dritaret qė shohin nga shtėpia e tij. Rruga pėrpara shtėpisė sė Ibrahimit nuk do tė shkelet nga asnjė i krishterė. Atij do t'i mbyllet dera e shtėpisė sė tė krishterit, pėrveēse kur ka morte. Gratė e krishtera nuk do t'i japin dorėn Ibrahimit. Burrat do ta qėllojnė Ibrahimin vetėm nėse ai do tė hyjė nė kishė apo nė qoftė se ai sulmon njė tė krishterė. Nėse Ibrahimi vdes, ai nuk do tė varroset bashkė me tė krishterėt. Vajzat e Ibrahimit, tė krishterėt do t'i respektojnė sepse ato janė viktima tė tradhtisė sė babait. Djemtė e tij do vuajnė ndėshkimin njėlloj si i ati i tyre. Ata zhvishen nga tė drejtat pėr t'u zgjedhur nė pleqėsi dhe pėr tė ndjekur meshat dhe shkollat e krishtera. Duke filluar nga sot, pėr dyzet ditė, asnjė i krishterė nuk do t'i thotė Ibrahimit mirėmėngjesi dhe natėn e mirė dhe po ashtu askush nuk do t'i flasė gjatė kreshmės. Nuk ka urim pėr myslimanin.
Kur prifti mbaroi, burrat u panė nė sy. Ata prisnin ndėshkime mė tė rėnda. Ishin pėrgatitur ta dėbonin dhe disa do ishin tė gatshėm ta vrisnin myslimanin. Por i vėllai i Ibrahimit ishte aty dhe ata nuk folėn pėr ndėshkime mė tė ashpra. Prifti e ndjeu se pleqėsia mbeti e pakėnaqur. Kur njėri prej tyre tha nėpėr dhėmbė se kisha po toleronte Islamin, prifti i tha: Biri im, myslimanin po e vrave, tė vret; po e le pa bukė, tė vjedh; po nuk i fole, ēmendet. Mė mirė njė i ēmendur se njė mysliman.
Duke dalė, Vasili iu afrua priftit. Babai na la njė tokė mua dhe vėllait. Ne e kemi punuar bashkė dhe familjet tona kanė ndarė tė korrat pėrgjysmė. Si thua a duhet ta punoj tokėn me Ibrahimin tani qė ai ėshtė mysliman? Prifti ndaloi dhe u pėrgjigj: Babai juaj e kishte pėrfituar atė tokė si i krishterė. Ju e keni trashėguar si tė bijtė e njė tė krishteri. Vėllai yt nuk ėshtė mė i krishterė dhe ajo tokė ėshtė e jotja, sa kohė qė ti nuk je mysliman.mbajtur kokėn e tij nė duar. Muaj mė vonė edhe dervishit qė vrau Demir Hanin iu pre koka po me urdhėr tė Sulltanit. U tha se ishte ky qė kishte sajuar dhe shpifur gjithė ato histori tė fėlliqura qė t'i zinte vendin Demirit dhe t'i rrėmbente pasurinė qė kishte fituar.

Kur prifti pushoi, burrat dukeshin tė lodhur. Kishin tri ditė pa gjumė dhe prifti akoma nuk po iu thoshte se ē'duhej tė bėnin me Ibrahimin.
Gjatė tri ditėve qė ata rrekeshin tė gjenin njė mėnyrė pėr tė pėrballuar bashkėjetesėn me tė, Ibrahimi vazhdonte jetėn e tij qetėsisht sikur asgjė tė mos kishte ndryshuar. Ēdo mėngjes herėt ai shtronte njė rrogoz nė oborrin e shtėpisė, ulej nė gjunjė dhe falej. Ata qė e kishin parė kėtė rit tregonin se myslimani falej pa zė. Lutja e tij ishte shumė e shkurtėr. Mė pas, Ibrahimi merrej me kafshėt e veta. Ditėn e dytė ai kishte shkuar tė shihte vėllanė e tij, Vasilin. Ky, nė mungesė tė njė vendimi tė pleqėsisė, i kishte hapur derėn e shtėpisė dhe e kishte pritur. Vasili iu tha burrave tė pleqėsisė se Ibrahimi dukej i qetė dhe nė humor. Qetėsia e tij e kishte shpėrqendruar Vasilin, i cili priste qė i vėllai tė shfajėsohej pėr damkėn qė i kishte vėnė familjes. Pėr njė kohė tė gjatė, tė dy kishin biseduar pėr thatėsirėn e gjatė tė atij gushti dhe pėr asgjė tjetėr. Pastaj Ibrahimi e kishte pyetur se ēfarė vendimi kishte marrė pleqėsia. Vasili ishte bėrė nervoz dhe i kishte thėnė se shumė anėtarė tė pleqėsisė donin ta dėbonin nga fshati. Ibrahimi rinte pėrballė tė vėllait dhe nuk fliste. I qetė dhe pa e ngritur zėrin i tha: Ti je mbyllur nė fshat dhe nuk di ku po shkon bota Vasil. Turqit janė sot fuqia mė e madhe qė ka parė njerėzia. Shumė shpejt dallga e Islamit do tė mbysė fshatrat tona. Ata kanė para dhe asnjė ushtri nuk mund t'iu bėjė ballė. Nė Janinė tė gjithė e dinė se herėt apo vonė turqit do tė kenė gjithēka nė dorė. Shqiptarėt atje ēdo ditė bėhen myslimanė. Pėr ne shqiptarėt Islami ėshtė e vetmja rrugė pėr tė na dalluar nga grekėt. Turqit na kanė me sy tė mirė dhe unė besoj se ata do tė na e lėnė ne nė dorė kėtė vend, pėr inat tė grekėve. Por qė kjo tė ndodhė ne duhet tė marrim fenė e tyre. Ėshtė e vetmja mundėsi qė ne tė bėjmė prokopi dhe pas qindra vjetėsh tė qeverisim veten tonė dhe grekėt. Ky fat nuk troket ēdo ditė nė derė. Asnjė shqiptar me mend nė kokė nuk duhet ta humbė kėtė mundėsi.
Vasili nuk fliste, por e shihte vėllanė si i ndėrkryer. Koha do tregojė nėse kam pasur tė drejtė, kishte vazhduar Ibrahimi. Ti je vėllai im e unė jam vėllai yt dhe feja nuk mund tė na ndajė. Megjithatė, unė jam i vendosur tė pranoj ēdo vendim qė do tė marrė pleqėsia, por nėse dikush prek familjen time, apo mė kėrkon tė iki nga fshati, ta dini se unė do luftoj. Nuk mund ta shkulėsh rrapin nga rrėnjėt pa gjakosur dorėn. Ti mund tė vish kur tė duash nė shtėpinė time dhe unė do tė vij nėse mė pranon.
Kėshtu ishin ndarė dy vėllezėrit. Kur Vasili ia tregoi priftit dhe pleqėsisė sė fshatit takimin me Ibrahimin, burrat u xhindosėn dhe thanė se ata nuk mund tė pranonin kėrcėnimet e njė myslimani prandaj vendimi duhej marrė njė orė e mė parė. Vasili nuk fliste, por dukej se e vuante gjyqin qė fshati po i bėnte tė vėllait.
Mėkat, tha prifti, pasi dėgjoi shpjegimet e Ibrahimit. Mė i zgjuari prej jush qenka bėrė mysliman. Nuk do ta keni kollaj ta thyeni kėtė njeri. Ē'duhet tė bėjmė, e pyeti Vasili qė rrinte nė kėmbė sikur priste njė urdhėr. Ky njeri nuk mund tė mposhtė njė fshat, foli prifti. Fuqia e tij qėndron te dobėsia juaj. Ju e keni dashur dhe e keni respektuar prandaj sot jeni tė pėrēarė dhe tė pavendosur. Betejėn e parė me ju sapo e ka fituar. Jam i bindur qė ai fle tani i qetė me Zotin e tij tė ri, ndėrsa ju keni tri ditė qė nuk dini ēfarė tė bėni pėr tė mbrojtur Zotin tuaj. Fol, i thanė burrat priftit. Ē'tė bėjmė?
Si nė njė sallė gjyqi, prifti u ēua nė kėmbė dhe ashtu bėnė tė gjithė burrat pas tij, pėrveē kryetarit tė pleqėsisė.
Ibrahimi duhet tė vuajė pėr fyerjen qė i ka bėrė fshatit, shpalli prifti. Atij as nuk do t'i shitet, as nuk do t'i falet grurė, kripė, bukė, miell, vaj dhe asgjė tjetėr qė hahet. Askush nuk do tė prekė mish nga kafshėt e Ibrahimit. Askush nuk do tė ēojė kafshėt e veta pėr t'i shėruar tek Ibrahimi. Askush nuk do tė martojė vajzat e veta me djemtė e Ibrahimit. Askush nuk do tė ngrejė shtėpi pranė Ibrahimit. Gjitonėt do t'i mbyllin dritaret qė shohin nga shtėpia e tij. Rruga pėrpara shtėpisė sė Ibrahimit nuk do tė shkelet nga asnjė i krishterė. Atij do t'i mbyllet dera e shtėpisė sė tė krishterit, pėrveēse kur ka morte. Gratė e krishtera nuk do t'i japin dorėn Ibrahimit. Burrat do ta qėllojnė Ibrahimin vetėm nėse ai do tė hyjė nė kishė apo nė qoftė se ai sulmon njė tė krishterė. Nėse Ibrahimi vdes, ai nuk do tė varroset bashkė me tė krishterėt. Vajzat e Ibrahimit, tė krishterėt do t'i respektojnė sepse ato janė viktima tė tradhtisė sė babait. Djemtė e tij do vuajnė ndėshkimin njėlloj si i ati i tyre. Ata zhvishen nga tė drejtat pėr t'u zgjedhur nė pleqėsi dhe pėr tė ndjekur meshat dhe shkollat e krishtera. Duke filluar nga sot, pėr dyzet ditė, asnjė i krishterė nuk do t'i thotė Ibrahimit mirėmėngjesi dhe natėn e mirė dhe po ashtu askush nuk do t'i flasė gjatė kreshmės. Nuk ka urim pėr myslimanin.
Kur prifti mbaroi, burrat u panė nė sy. Ata prisnin ndėshkime mė tė rėnda. Ishin pėrgatitur ta dėbonin dhe disa do ishin tė gatshėm ta vrisnin myslimanin. Por i vėllai i Ibrahimit ishte aty dhe ata nuk folėn pėr ndėshkime mė tė ashpra. Prifti e ndjeu se pleqėsia mbeti e pakėnaqur. Kur njėri prej tyre tha nėpėr dhėmbė se kisha po toleronte Islamin, prifti i tha: Biri im, myslimanin po e vrave, tė vret; po e le pa bukė, tė vjedh; po nuk i fole, ēmendet. Mė mirė njė i ēmendur se njė mysliman.
Duke dalė, Vasili iu afrua priftit. Babai na la njė tokė mua dhe vėllait. Ne e kemi punuar bashkė dhe familjet tona kanė ndarė tė korrat pėrgjysmė. Si thua a duhet ta punoj tokėn me Ibrahimin tani qė ai ėshtė mysliman? Prifti ndaloi dhe u pėrgjigj: Babai juaj e kishte pėrfituar atė tokė si i krishterė. Ju e keni trashėguar si tė bijtė e njė tė krishteri. Vėllai yt nuk ėshtė mė i krishterė dhe ajo tokė ėshtė e jotja, sa kohė qė ti nuk je mysliman.

Eri dr
Eri dr
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 04/04/1988
Numri i postimeve Numri i postimeve : 3671
Vendndodhja Vendndodhja : Ne ishullin e te dashuruareve!!!
Hobi Hobi : Arti
Humor Humor : i mjaftueshem
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 13/11/2010
Falenderimet Falenderimet : 28

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Tė jetosh nė ishull!! Empty Re: Tė jetosh nė ishull!!

Mesazh nga Eri dr Fri Feb 25, 2011 10:00 pm

4

Pleqėsia u shpėrnda menjėherė dhe prifti e la fshatin. Kjo ėshtė nata e tyre e fundit nė paqe, mendoi. Ēdo gjė do jetė ndryshe nesėr. Mbi qytet hėna e re shtrihej si njė kumbull mbi njė kadife blu. Kur prifti hyri nė shtėpi imami kishte filluar tė kėndonte majė xhamisė. Ishte dita e parė e ramazanit. Ibrahimi nuk kishte fjetur gjithė natėn duke pritur qė Vasili tė vinte pėr t'i treguar vendimin e pleqėsisė sė fshatit. Por i vėllai nuk u duk. Ulur nė oborr vėshtronte hėnėn e re. Ishte shenja qė lajmėronte ramazanin siē i kishte thėnė imami. U ul nė gjunjė dhe u fal, pastaj shkoi tė flinte vetėm pranė vatrės. Kur u zgjua, e shoqja e pyeti se pse nuk kishte ardhur nė shtrat dhe ai i tha se kishte filluar ramazani dhe gjatė kėtij muaji myslimani nuk ha, nuk pi dhe nuk e prek gruan me dorė. I mjeri ti, i tha gruaja. Ku e gjete kėtė fe qė tė ndalon gjėrat qė do mė shumė nė jetė?
Kur dielli u ngrit mbi ēati, njė zhurmė e madhe dėrrasash dhe gozhdėsh qė nguleshin mbi to e nxori Ibrahimin me nxitim nė oborr. Gjitoni i tij, Mihali i Zoicės bashkė me tė vėllanė dhe dy tė tjerė kishin marrė disa dėrrasa tė mėdha dhe po ia vinin dritares. Mirėmėngjesi, i tha Ibrahimi dhe u afrua. Asnjėri prej tyre nuk u pėrgjigj. Mirėmėngjesi, i tha ai prapė, ku i keni lėnė veshėt, or miq? Sėrish as Mihali dhe as tė tjerėt nuk reaguan. Ē'ju kam bėrė, u ēor Ibrahimi, ju kam ngrėnė bukėn? Katėr burrat vazhdonin punėn. Ibrahimi rrinte pa lėvizur dhe i shikonte. Pas pak dritarja e Mihalit ishte e mbyllur. Atė ditė, gjashtė dritare tė fshatit qė shikonin shtėpinė e Ibrahimit u zhdukėn. Nga rruga e tij nuk kaloi askush.
Pasdite, Ibrahimi, i lodhur nga agjėrimi dhe i mėrzitur nga poshtėrimi, doli tė bėjė njė shėtitje nėpėr fshat. Kushdo qė rastisi as e pa nė sy dhe as i foli. Dy djem tė vegjėl qė luanin cinglash sa e panė, hodhėn shkopinjtė dhe hynė nė shtėpi duke thirrur nė panik: Nėnė myslimani, erdhi myslimani. Dera u mbyll me forcė.
Kur u kthye nė shtėpi, e shoqja po qante. Ēfarė ke, pyeti ai. Shkova tė marr kripė, nuk mė dhanė. Kėrkova miell pėr bukė, nuk mė dhanė. Kėrkova vaj, po ashtu. Ē'po ndodh me ne Ibrahim? Tė folėn, i tha ai. Mė nxinė, jo mė folėn, rėnkoi gruaja. Mė thanė se nuk ka bukė dhe vaj pėr familjen e myslimanit. Renda te Hana, gruaja e tėt vėllai dhe mė nxori me duar bosh. Yt shoq na ka turpėruar, mė tha. Pėr ju nuk ka ushqim nė fshatin tonė. Asnjė vajzė nuk do t'i jepet djemve tė tu. Tani toka i pėrket Vasilit sepse burri yt ka humbur tė drejtėn e trashėgimisė. Kur e pyeta se kush i ka vendosur gjithė kėto, mė tha se kėtė vendim e ka marrė pleqėsia dhe gjithė fshati e ka pranuar.
Ibrahimi mbylli derėn e shtėpisė me shul dhe i kėrkoi gruas njė lugė sheqer. Ka dhe pak pėr nesėr, i tha ajo duke i dhėnė sheqerin. Ėshtė koha e iftarit dhe imami mė tha se duhet tė fus nė gojė diēka tė ėmbėl, u justifikua ai. Lėpiu buzėt dhe u ul pėr t'u falur nė sy tė gruas qė e shikonte me dhimbje.
Atė natė i vunė fėmijėt pėr tė fjetur mė herėt dhe secili u shtri nė dhomėn e vet. Kur u zgjua nė mes tė natės pėr t'u bėrė gati pėr syfyrin, ndjeu nė hundė erėn e diēkaje qė digjej. Vatra ishte e pandezur dhe ai hapi portėn e shtėpisė. Disa metra jashtė oborrit, nė mes tė rrugės, digjej njė kryq i madh i ngulur vertikalisht nė tokė. Ibrahimi u frikėsua se mos zjarri i merrte drutė qė kishte nė cep tė oborrit dhe u afrua. Katėr burra qė ishin fshehur pas zjarrit ia dhanė vrapit. Kur u larguan, nė njė distancė qė ai nuk mund t'i shquante, njėri prej tyre ndaloi dhe i thirri: Ibrahim, o derr, Muhamedi tė pret nė ferr. Tre tė tjerėt e pėrsėritėn si refren disa herė dhe tė gjithė bashkė u zhdukėn, pas njė muri. Ibrahimi iu avit kryqit, qė kėrcente pa ritėm mbi kokėn e tij. Mendoi ta shkulte nga toka dhe ta shuante zjarrin, por e tėrhoqi dorėn dhe nuk e preku. Tymi ngrihej lart dhe pas pak e mbuloi hėnėn si njė perēe gri. Kryqi u dogj i patrazuar deri nė mesditė. Kur u zgjuan, djemtė filluan tė loznin rreth kryqit. Ibrahimi i ndiqte rrotullimet e tyre dhe mendonte me vete se jeta e njeriut duhet tė ishte si kjo lojė kalamajsh. I vjen rrotull kryqit gjithė jetės qė tė mos digjesh nė zjarr.
Kur djemtė u futėn nė shtėpi e pyetėn Ibrahimi se kush e kishte ngulur kryqin e djegur para shtėpisė sė tyre. Fshati, u pėrgjigj Ibrahimi. Djemtė panė njėri-tjetrin tė hutuar. Ishte pėrgjigjja qė prisnin mė pak. E ka ngulur fshati qė tė ruhet nga rrufetė e Zotit, shtoi i ati.
Pėr njė javė Ibrahimi nuk doli nga shtėpia. Falej nė orėt e caktuara, nuk hante, nuk pinte, merrej me kafshėt e veta dhe kalonte kohėn duke biseduar me djemtė. E shoqja shkoi dhe njė herė tek e kunata, por ajo sėrish e nxori me duar bosh. Fshati i mbeti besnik vendimit tė pleqėsisė. Askush nuk kaloi pėrpara shtėpisė sė Ibrahimit. Nė kohėn qė Ibrahimi falej, kambana e kishės sė vogėl gjėmonte pa pushim. Ēdo natė, katėr burrat shfaqeshin pėrpara shtėpisė, ngulnin njė kryq tė ri qė shkėlqente nė errėsirė dhe pastaj i vinin flakėn. Pas njė jave, rruga pėrpara shtėpisė dukej si varrezė me kryqe tė rrėzuar. Ushqimet e tyre pothuajse kishin mbaruar. Gruaja i dha djemve kos dhie dhe mollė tė pjekura nga tė shtėpisė dhe filloi tė qante. Do iki nė qytet, tha Ibrahimi. Do gjej diēka pėr tė ngrėnė. Kthehem nė darkė. Thirri djemtė dhe i porositi se pa ardhur ai askush nuk duhej tė dilte nga shtėpia. Do vij me ty, i tha djali i madh. Jo, i tha Ibrahimi. Sa kohė nuk jam unė, ti je i zoti i shtėpisė, por mos e kalo derėn e oborrit pa u kthyer unė. Po nėse ti nuk kthehesh, e pyeti i biri. Ibrahimi bėri sikur nuk e dėgjoi dhe u nis.

Kur hyri nė qytet, dielli po perėndonte. Frymėn e mbajti te xhamia. Imamin e gjeti tė ulur mbi rrogoz me njė tas hurma pėrpara. Selam Alekum, Ibrahim. Bujrum nė iftarin tim. Ibrahimi u ul mori njė hurmė dhe goja e tharė nga rruga iu ndez mė keq. Fėmijėt e mi janė pa bukė, i tha Ibrahimi dhe i tregoi javėn e tij tė tmerrshme. Jam gati tė vras pėr tė shuar urinė e tyre. Imami e dėgjoi deri nė fund dhe kur mbaroi i tha: Zoti po tė vė nė provė. Tė ka lėnė pa bukė, pa miq dhe pa vėlla qė tė kuptojė se sa mund tė sakrifikosh pėr tė fituar dashurinė e tij tė mėshirshme. Muhamedi vuajti 20 vjet, mė keq se ti, qė tė fitonte emrin qė i njohim sot. Mbaje ramazanin deri nė fund qė tė pastrosh shpirtin tėnd nga urrejtja dhe mėkati. Mos harro se gjatė kėtij muaji tė shenjtė nuk duhet tė mallkosh dhe as tė vrasėsh njeri. Zoti ka gjithmonė bukė pėr robtė e tij. Imami u ngrit, shkoi nė cep tė xhamisė dhe i mbushi njė torbė me miell, sheqer, vaj, kripė dhe ullinj. Merri dhe kėto hurma qė aq shumė i pėlqenin profetit dhe ēoja fėmijėve tė ėmbėlsohen. Po si mund tė vazhdoj kėshtu, i tha Ibrahimi. Kėto ushqime nuk zgjasin mė shumė se disa ditė dhe djemtė do tė m'i marrė prapė uria. Duro, i tha imami. Kur t'i mbarosh kėto, Zoti do tė tė dėrgojė njė shenjė. Nisu tani se vajti vonė dhe tė presin.
Ibrahimi u pėrshėndet me imamin dhe doli nga xhamia. Pas pak u errėsua. Dielli perėndoi dhe u fut nė torbėn e tij tė mbushur. Rrugėn e bėri thuajse me vrap.
Nė mesnatė, arriti nė fshat i rraskapitur, por i ēliruar. Njė turmė me burra dhe gra ulėrinin pėrpara shtėpisė. Sapo panė Ibrahimin u bėnė si tė tėrbuar. Gratė filluan ta shanin, burrat e shtynė dhe e goditėn. Ibrahimi nuk ktheu dorė, por shtrėngoi torbėn fort dhe eci drejt shtėpisė. Nuk po kuptonte gjė, por mendonte pėr djemtė dhe pėr gruan. Duke ecur mes grushteve tė burrave dhe mallkimeve tė grave i doli pėrpara i vėllai, Vasili. Edhe ti Vasil, e pyeti Ibrahimi. Unė po i mbaj, u pėrgjigj i vėllai duke mos e parė nė sy. Do ishte bėrė hataja. Yt bir ėshtė ēmendur. Thuaji tė lirojė Mihalin se ka gjithė natėn qė e mban brenda dhe thotė se do ta vrasė. Ibrahimi nuk donte tė dėgjonte mė dhe u sul drejt shtėpisė. Gruaja e kishte parė dhe i hapi derėn. Pa e lėnė tė fliste, i tregoi me zė tė fikur ē'kishte ndodhur. Katėr burrat kishin ardhur nė mes tė natės pėr tė djegur kryqin. Atė natė, ata duket se kishin pirė sepse qeshnin dhe shanin me tė madhe dhe duke bėrė shenja nė drejtim tė shtėpisė kėndonin me sa kishin nė kokė: Ibrahim, o qafir, do tė zhdukim me pahir, mysliman nga taksirati, nuk ka vend pėr ty fshati, Muhamedi ėshtė synet, Ibrahimi ėshtė lanet. Kur kryqi filloi tė digjej deri nė majė, burrat u larguan si pėrherė dhe unė u shtriva tė fle, tha gruaja. Pas pak, dėgjova tė bėrtitura nė oborr dhe kur dola pashė tėt bir, qė mbante pėr zverku njėrin nga burrat dhe e tėrhiqte pėr nga shtėpia. Duhet tė ketė dalė nga dritarja dhe i ėshtė vėnė pas nėpėr fshat derisa e ka zėnė, shtoi ajo. Ku ėshtė futur, e pyeti Ibrahimi. Nė qilar i ke tė dy, bėri me kokė ajo.
Kur Ibrahimi hyri nė qilar, i biri me njė thikė nė dorė ishte ulur nė shesh. Nė fund tė qilarit, nė errėsirė, Mihali i Zoicės ishte i lidhur si bagėti nga kėmbėt. Gomar, i thirri tė birit, tė thashė tė mos dilje nga shtėpia pa ardhur unė. Djali u ngrit nė kėmbė dhe faqja e njomė iu djersit. I ati e kishte fyer nė sy tė presė sė tij dhe kjo e kishte zhburrėruar. Ibrahimi e kuptoi dhe iu drejtua Mihalit. Ē'pate me familjen time, o bukėshkalė? Mė liro, iu lut Mihali. Pėr atė Zot nuk kam mė punė me ty. Edhe dritaren qė zura me dru do ta hap, le tė thotė ē'tė dojė pleqėsia. Mos e beso baba, i foli i biri nga prapa. Po e lirove, ata do tė vijnė prapė nesėr tė djegin kryqin dhe do tė tė shajnė ty. Ky tė ka sharė qafir nė mes tė fshatit. Unė nuk duroj dot tė mė thonė djalė qafiri. Po e lirove ti, unė do ta vras nesėr, siē na kanė vrarė kėta.
Ibrahimi u ftoh. Kur kishte ikur, djali ishte njė kalama, ndėrsa tani ai kishte pėrpara njė burrė, i cili i vinte kushte. Ma jep thikėn, i tha tė birit. I biri rezistoi njė ēast dhe pastaj, duke e parė nė sy tė atin, i tha: Po e lirove fshati do mendojė se jemi frikėsuar. Ma lėr ta ruaj unė kėtė kėrmė dhe shko tė bisedosh me pleqėsinė. Nė qoftė se ata duan qė tė na ngordhin pėr bukė le tė vdesė ky para nesh. Ibrahimi nuk i besonte veshėve. Nga jashtė tė thirrurat e turmės po shtoheshin dhe ai nuk kishte kohė tė arsyetonte nėse pjekuria e tė birit ishte fryt i moshės apo i urisė sė ditėve tė fundit. Pemėt piqen duke u ushqyer, mendoi, njerėzit piqen nga uria. Mė jep thikėn dhe shko lart, i thirri. Djali i zgjati thikėn. Merre, i tha, kryqe dhe thika gjen sa tė duash nė fshat. Ibrahimi i
Ibrahimi iu afrua Mihalit dhe ia liroi pak litarėt. Sonte do flesh kėtu, i tha. Liria jote nuk varet mė nga unė. Mos luaj me zjarrin dhe mė lėr tė shkoj nė shtėpi, u pėrpoq ta bindte Mihali. Ka kohė pėr tė ikur, iu pėrgjigj Ibrahimi qė shoi qiririn dhe e la tjetrin nė errėsirė.
Doli nė oborr dhe tė bėrtiturat e njerėzve qė e prisnin pushuan pėr njė ēast, por kur e panė vetėm, familjarėt e Mihalit nuk u pėrmbajtėn dot. Ibrahimi ngriti dorėn, pėr t'i lėnė tė kuptonin se kishte pėr tė thėnė diēka, dhe ata pushuan. Mihali do tė rrijė nė shtėpinė time. Dua tė flas me pleqėsinė dhe ta zgjidhim gjithēka nė paqe, si vėllezėr tė njė fshati.
Turmėn e pėrshkoi njė mėrmėrimė, por askush nuk e sulmoi Ibrahimin. Qetėsia e tij i kishte ngurtėsuar tė gjithė. Ēfarė do nga pleqėsia, pyeti dikush nga turma. Unė nuk ika nga fshati dhe djemtė e mi meritojnė tė hanė dhe tė martohen aty ku kanė lindur. Iknė nė shtėpi dhe mos kini merak. Mihalin nuk e gjen gjė nė shtėpinė time, por jeta e tij varet nga ju, mė shumė se nga unė. Pleqėsia tė ndryshojė vendimin dhe ne mbetemi gjitonė siē ishim mė parė.
Kaq tha Ibrahimi dhe u drejtua nga shtėpia. Turma mbeti jashtė si e ngrirė. Myslimani po i vinte kushte fshatit dhe kjo ishte njė situatė qė askush nuk mund ta pėrtypte. Vėllai i Mihalit nuk e mbajti dot zemėrimin dhe thirri: Ibrahim, o derr, me dorėn time do tė ther. Por tė tjerėt iu hodhėn, e kapėn nga krahėt dhe e detyruan tė pushojė. Mendo pėr tėt vėlla, i thanė. Ik qetėsohu sonte, nesėr mblidhemi nė pleqėsi. Turma u shpėrnda nė errėsirė dhe atė natė fshati nuk fjeti duke menduar pėr tė nesėrmen.
Pleqėsia u mblodh nė mėngjes. Burrat dukeshin tė dėrrmuar. Plani i tyre nuk kishte ecur. Vėllai i Mihalit i kishte sytė e kuq. Ai u thėrriste tė gjithėve dhe kundėrshtonte ēdo propozim qė i dukej se e vononte lirimin e Mihalit. Tė shkojmė tani, ta nxjerrim me forcė. Ibrahimi dhe kalamajtė e tij nuk mund t'i bėjnė ballė njėzet burrave tė armatosur. Burrat dukeshin tė heshtur. Frikacakė, i kthehej ai. Im vėlla e ka kokėn nėn thikė, ju tirrni lesh kėtu. Menduat se do ta qėronit Ibrahimin duke e lėnė pa bukė dhe pa kripė. Por ai shkoi nė qytet dhe myslimanėt e tjerė ia mbushėn torbėn. Por derri nuk zbutet nga uria. Kur ju gėrhisnit ēdo natė, unė dhe im vėlla shkonim dhe e kėrcėnonim me zjarr. Ibrahimi do dorėzohej po tė mos e zinte ai kalama Mihalin nė mes tė natės. i zuri pusi, njėlloj si xhaxhai i tė atit atėherė. E priti te dera e shtėpisė dhe i vuri thikėn nė fyt. Do ta vras atė bir bushtre. Vasili, qė deri atė kohė nuk e kishte hapur gojėn, nuk duroi dhe kėrceu nga vendi. Mos i hap plagėt e vjetra se nuk ndahemi mirė, iu hakėrrye ai. Tė dy burrat u shanė dhe desh nxorėn thikat, pėr tė tjerėt ndėrhynė pėr t'i ndarė.
Kryetari i pleqėsisė u ēua nė kėmbė dhe mjekra e tij e moēme i bėri tė gjithė tė heshtin. Ti dhe Mihali nuk keni respektuar vendimin e pleqėsisė, tha ai. Ne nuk ju thamė qė tė digjnit kryqe nė oborrin e Ibrahimit. Tani, ai ta ka marrė vėllanė dhe ti na kėrkon ne ta lirojmė sepse e di qė vetė nuk ia del dot. Por, edhe sikur t'ia dalėsh, ne nuk do tė lėmė sepse nė fund tė kėtij sherri ka gjak. Nuk duhet tė derdhim gjak nė fshat sepse hasmėria do tė zgjerohet si rrathėt e ujit dh e pastaj fshati do tė prishet. Vasil, shko fol me tėt vėlla dhe na thuaj ēfarė kėrkon qė tė lirojė Mihalin qė fshati tė qetėsohet. Ēfarė t'i premtoj, pyeti Vasili. Thuaji se do t'ia falim rrėmbimin e Mihalit. Ai ėshtė i lirė tė lėvizė nėpėr fshat dhe askush nuk do ta prekė me dorė atė dhe familjen e tij. Po bukė, tha Vasili. Ai do kėrkojė qė fshati t'i shesė bukė si mė parė. Nuk kemi bukė tė tepėrt, u hodhėn burrat, por ai mund tė shkojė sa herė tė dojė nė qytet tė mbushė torbėn e tij dhe ne nuk do ta pengojmė. Po nėse nuk pranon? Nėse nuk e dorėzon Mihalin deri nesėr, shtėpia e tij do rrethohet dhe as miza nuk do tė hyjė mė nė atė xhami. Ai nuk do lejohet tė shkojė nė qytet pėr ushqim dhe bagėtia e tij do ngordhin se ne nuk do t'i lėmė tė kullotin. Po qe se nuk pranon, rrethimi fillon nesėr nė mėngjes dhe ai do dorėzohet qė tė mos vdesė urie.
Vetėm kaq, pyeti Vasili qė nuk dukej i bindur. Premtoji edhe tokėn qė i ke marrė, tha kryetari i vendosur. Vasili donte tė thoshte diēka, por ata nuk e lanė dhe ai u nis. Jashtė kishte zėnė shi. Kur hyri nė oborr, thirri tė vėllanė. Ibrahimi hapi derėn dhe e ftoi brenda. Je lagur, Vasil, tha ai dhe i kėrkoi tė shoqes njė peshqir. Vasili e mori, fshiu kokėn dhe filloi tė fliste. Duhet ta lirosh Mihalin, ndryshe ata do tė tė rrethojnė shtėpinė derisa tė dorėzohesh nga uria. Po dole, do tė tė rrėmbejnė dhe do tė tė lidhin ty dhe fėmijėt. Bagėtinė nuk do ta lėnė tė kullosė. Duhet ta lirosh deri sot natėn. Kaq, pyeti Ibrahimi qė rrinte me kokėn ulur, ndėrsa e shoqja i solli tė dyve nga njė kafe. Nėse liron Mihalin, pleqėsia do tė lejojė tė lėvizėsh nėpėr fshat dhe tė shkosh nė qytet sa herė tė duash. Askush nuk ka punė me ty dhe djemtė e tu dhe kurrkush nuk do tė djegė mė kryqe natėn. Nuk mjafton, tha Ibrahimi. Ky fshat nuk do gjejė qetėsi nė qoftė se ēdo gjė nuk kthehet si mė parė. Im bir, i madhi ėshtė rritur pėr njė ditė. Ai nuk harron fyerjen qė na kanė bėrė dhe unė kam frikė se ai do vrasė kėdo qė nuk i jep bukė dhe nuk i flet tė atit. Nė qoftė se ai vret do ta vrasin, tha Vasili. Nė qoftė se ata vrasin dhe unė do tė vras. Edhe ty do tė tė vrasin Ibrahim, i tha i vėllai. Po ti Vasil, iu kthye Ibrahimi me inat. Do shohėsh se si unė dhe djemtė e mi theremi si kafshė pa i bėrė keq askujt? Unė nuk kam vjedhur dhe nuk kam vrarė, dhe nuk i kėrkoj gjė njeriu. Dua tė jetoj si gjithė tė tjerėt. Po ti je mysliman, i tha Vasili dhe kjo i frikėson tė gjithė. Prifti thotė se nėse ne lejojmė qė djemtė e tu tė martohen me vajzat tona, atėherė fara jote do ta kthejė siē ishe mė parė, i krishterė? Tė gjithė do tė ta falin dhe ēdo gjė do tė kthehet si mė parė. Mendohu, i tha Vasili dhe i vuri dorėn mbi sup.
E shoqja, qė e ndiqte bisedėn pa folur, lėvizi pėr herė tė parė dhe Ibrahimit iu duk sikur ajo po e miratonte Vasilin. Ai e pa ashpėr nė sy dhe ajo nuk e hapi gojėn. Gjėrat kanė shkuar larg, Vasil. Unė nuk jam mė ai qė isha dhe fshati nuk ėshtė mė i pari. Kam njė muaj qė unė i lutem Zotit tim tė ri. Nėse unė kthehem i krishterė siē isha as Zoti i parė qė e tradhtova dhe as i dyti qė ti mė kėrkon ta tradhtoj nuk do jenė mė me mua. Fshati do tė tallet njėlloj dhe unė nuk mund t'u lė kėtė turp djemve tė mi. I thuaj fshatit qė Mihali do tė lirohet vetėm nėse vendimi i pleqėsisė ndryshon. Kush nuk do tė mė flasė le mos mė flasė, por pleqėsia nuk duhet tė detyrojė askėnd tė mos mė thotė mirėmėngjes. Djemtė e mi do tė martohen nė fshat aty ku njė ditė bashkė me fėmijėt e tyre do nderojnė varrin tim. Unė kam lindur shqiptar dhe jo mysliman. Dua qė fshati tė mė respektojė siē kam lindur dhe jo si do vdes.
Vasili dukej i pėrlotur. Ata nuk do pranojnė, tha ai. Mos i bjer murit me kokė, Ibrahim. Do tė tė kthej edhe tokėn qė na la babai. Mos m'u lut, i tha prerė Ibrahimi. Thuaj kėto qė tė thashė, pėrndryshe Mihali do tė vdesė kėtu bashkė me ne tė tjerėt. Sa pėr tokėn, nuk po tė them faleminderit sepse mė ke kthyer atė qė e kam pasur. Edhe kur tė vdes toka nuk do tė jetė e jotja.
Vasili u ngrit tė dilte, ndėrsa e shoqja kishte mbuluar sytė me duar. Djali i madh, qė kishte dėgjuar tė gjithė bisedėn mes vėllezėrve, hyri nė dhomė dhe i pėrqafoi kėmbėt Ibrahimit.
Pleqėsia e priti Vasilin e mbledhur. Nuk pranon, tha ai sa u duk te dera. Ē'tė tha, e pyetėn burrat. Do qė ēdo gjė tė kthehet siē ishte. Ai ju jep mish dhe fshati duhet t'i japė bukė. Kush do t'i flasė le t'i flasė, por pleqėsia nuk duhet tė detyrojė askėnd qė tė mos e pėrshėndesė rrugės. Kėrkon po ashtu qė mos ndalojmė vajzat tė martohen me djemtė e tij. Pėrndryshe, mė tha qė Mihali do tė vdesė bashkė me tė, sepse ai nuk dorėzohet. Burrat rėnduan mė shumė mbi jastėkėt ku ishin ulur. Ata e ndienin se vendimi i tyre tani do tė ishte edhe mė i rėndė pėr fshatin.
Nuk kemi rrugė tjetėr, tha kryetari duke u ngritur dorėn sikur po shpallte luftė. Ibrahimi zgjodhi mė tė keqen. Bėhuni gati pėr rrethimin. Asnjeri tė mos hyjė me forcė nė shtėpinė e tij. Nėse Ibrahimi apo dikush del nga shtėpia do ta marrim dhe do ta lidhim derisa tė lirohet Mihali. Bagėtinė po ashtu.

Burrat nuk pritėn tė nesėrmen, por e rrethuan shtėpinė e Ibrahimit qė nė mbrėmje. Shiu nuk kish pushuar gjithė ditėn dhe ata kėrkuan velenxa tė mėdha nėn tė cilat u shtrinė gjatė natės. gratė u ēonin pėr tė ngrėnė dhe burrat pinin raki qė tė duronin lagėshtinė qė i kishte mbėrthyer gjymtyrėt. Shiu vazhdoi pa pushim.
Tė nesėrmen nė mėngjes burrat dukeshin tė lodhur, por tė vendosur ta vazhdonin rrethimin. Ibrahimi i shikonte nga brenda shtėpisė. I shikonte ashtu tė shtrirė nė shi dhe mendonte se si i kishte ndryshuar jeta, pasi hyri nė Islam. Njerėz me tė cilėt familja e tij kishte jetuar pėr qindra vjet, duke ndarė lindje dhe varrime, tani torturoheshin nė shi, duke uruar qė ai tė vdiste sa mė shpejt pėr t'i lėnė rehat tė ktheheshin nė shtėpitė e tyre tė ngrohta.
Ditėn e tretė tė rrethimit shumė nga burrat filluan tė kolliteshin dhe tė teshtinin. Ibrahimi shikonte gratė qė vinin dhe i sillnin burrave kupa tė nxehura me raki qė ata i pėrpinin pėr tė ngrohur barqet e plevitosura. Shumica ishin ftohur e megjithatė asnjeri nuk e kishte lėnė rrethimin.
Ditėn e gjashtė shiu vazhdonte. Burrat kishin ndėrtuar njė tendė me kashtė dhe ishin futur poshtė saj pėr t'u mbrojtur nga uji qė derdhej nga qielli me ibrik. Tenda ishte e vogėl dhe nuk i nxinte tė gjithė burrat. Ata kishin vendosur ta bėnin rrethimin me turne. Kur disa shtriheshin nėn tendė, tė tjerėt i vinin rrotull shtėpisė duke parė me inat nga dritaret e Ibrahimit. Natėn ndiznin zjarr, mbi tė cilin piqnin gėshtenja qė i pinin me raki. Njė natė, Ibrahimi hapi derėn e shtėpisė dhe burrat brofėn nė kėmbė tė alarmuar. Po del, thirrėn ata. Kujdes ta kapim. U vunė nė pozicion sulmi dhe pritėn gjahun. Pas pak njė domate kėrceu nė errėsirė dhe u zgėrlaq nė kėmbėt e njėrit prej burrave. I zėnė nė befasi, burri u tremb dhe ra pėrmbys mbi purenė e kuqe tė domates. Ibrahimi me tė birin filluan tė qeshin nga brenda. Le tė mendojmė se kemi ushqim mė shumė se ē'kanė ata durim, i tha Ibrahimi tė birit qė rritej ēdo ditė.Po tallet me ne myslimani, thanė burrat dhe filluan tė kėndojnė pėr tė nxjerrė dufin dhe tė ftohtin: Ibrahim, o lamash, sot ti qesh, nesėr do qash. Ibrahim ha domate, je i skuqur me mėkate.
Eri dr
Eri dr
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 04/04/1988
Numri i postimeve Numri i postimeve : 3671
Vendndodhja Vendndodhja : Ne ishullin e te dashuruareve!!!
Hobi Hobi : Arti
Humor Humor : i mjaftueshem
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 13/11/2010
Falenderimet Falenderimet : 28

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Tė jetosh nė ishull!! Empty Re: Tė jetosh nė ishull!!

Mesazh nga Eri dr Fri Feb 25, 2011 10:01 pm

5

Ditėn e dhjetė tė rrethimit Ibrahimi ra mė herėt pėr tė fjetur. Ishte dita e fundit e ramazanit dhe ushqimet pothuajse kishin mbaruar. Edhe sikur tė mos agjėroja pėr ramazan pėrsėri nuk do tė kisha ngrėnė kėtė muaj, mendoi ai para se ta zinte gjumi.
Nga mesi i natės i biri e tundi fort. Ngrihu, i tha, se ē'po ndodh aty jashtė. U afruan tė dy te dritarja dhe panė burat qė po flisnin me njė djalė tė ri tė armatosur, i cili tundte njė kėrbaē. Pas tij, dhjetėra burra tė hipur nė kuaj kishin mbushur rrugėn pėrpara shtėpisė. Zjarret nuk ishin shuar ende dhe djaloshit i dukeshin flokėt e verdhė.
Kush ėshtė ky, e pyeti i biri. Ėshtė Ali Tepelena, tha Ibrahimi. Megjithėse binte shi, Aliu rrinte serbes majė kalit. Burrat e pleqėsisė e kishin rrethuar dhe duke i bėrė shenja me duar nga shtėpia e Ibrahimit diēka mundoheshin t'i shpjegonin. Pa i dėgjuar, Aliu i grahu kalit dhe hyri nė oborr. Shokėt e tij, nė fillim i shtynė, pastaj i goditėn burrat, tė cilėt pa kundėrshtuar vrapuan dhe humbėn nė errėsirėn e fshatit.
Ibrahimi hapi derėn dhe doli pėrpara. Mirė se erdhe nė shtėpinė time Ali Tepelena. Pa ia kthyer pėrshėndetjen Aliu i tha; Ē'donin kėta burra nga ty? Duan tė mė zbojnė nga fshati. Kanė dhjetė ditė qė mė kanė rrethuar. As mė flasin dhe as mė japin bukė. E ka vendosur pleqėsia.
Ke vrarė njėrin prej tyre, pyeti Aliu. Jo. jo, i tha Ibrahimi duke e ftuar brenda. Jam bėrė mysliman. Aliu u drejtua dhe e pa nė sy. Nuk e meriton ky fshat kėtė nder, tha. Kush tė detyroi? Askush, tha Ibrahimi. Bashkė me dimrin po vjen Islami, kjo dihet. Pėr t'u mbrojtur nga dimri kam dru. Por pėr t'u mbrojtur nga Islami pyeta imamin. Pranova kushtet e tij dhe u bėra mysliman. Ibrahimi u habit dhe vetė nga shpjegimi qė i bėri Ali Tepelenės. Gjatė ramazanit ai ishte menduar shumė tė kuptonte se ēfarė e kishte shtyrė tė shkonte nė Islam. Herė pas here mendonte se ditėn qė ishte bėrė mysliman shpirti i tij i rrumbullakėt ishte palosur nė dysh dhe kishte marrė formėn e njė gjysmėhėne, qė tani varej e paushqyer brenda kafazit tė brinjėve tė tij.
Tė kėrkoi para imami kur hyre nė Islam? Ibrahimi u habit nga pyetje e Ali Tepelenės. Jo, i tha. Po ti i dhe para imamit? As unė nuk i dhashė. Ai mė dha njė tas me hurma pėr kalamajtė. Pse mė pyet, Ali? Duhet tė kisha paguar para qė tė hyja nė Islam? Nuk ma tha njeri.
Aliu filloi tė qeshte. Islami nuk ėshtė cirk jevgjitėsh, tha ai. Nuk ka nevojė tė paguash pėr tė hyrė atje. Kam dėgjuar se imamėt u marrin para shqiptarėve qė t'i pranojnė nė Islam, ndaj tė pyeta. Tė dy burrat ishin ulur dhe dukeshin mė tė shpenguar. Ibrahimi e shikonte. Aliu ishte ulur mbi fustanellė, kindat e sė cilės ishin nxirė nga balta. Hoqi shapkėn e kuqe qė mbante nė kokė dhe flokėt e lagur iu derdhėn mbi jelek. Kur shtriu kėmbėt, Ibrahimi pa qė mbi kundrat e tij tė zeza shkėlqente njė kopsė argjendi. I paskan vajtur mbarė kusaritė, mendoi.
Jashtė, nė oborr, kuajt dhe shokėt e Aliut lageshin nė shi. Sonte do tė rri kėtu, i tha Aliu. Kuajt janė tė lodhur. Hoqi jelekun dhe u mbėshtet pas murit. Kėmisha e lagur i ishte ngjitur pas trupit. Ashtu i zhveshur dukej si njė fėmijė. Ibrahimi e shikonte dhe rrinte gojėkyēur. Kam ditė qė nuk flas me njeri, i tha si pėr t'u shfajėsuar. Burrat e fshatit nuk mė flasin dhe po tė rrija dhe ca vetėm, do harroja tė bėja muhabet. Ata mė thanė se ti ke marrė peng njė tė krishterė dhe nuk e dorėzon, tha Aliu. Ibrahimi u skuq dhe filloi tė tregonte. Kur e morėn vesh se isha bėrė mysliman u tėrbuan. Pleqėsia vendosi qė fshati mos mė jepte mė bukė dhe ushqim. Unė shes mish, por ata nuk e pranojnė mė mishin e kafshėve tė mia. Kur mbeta pa gjė, shkova nė qytet dhe mora ushqim tek imami. Natėn qė u ktheva nė shtėpi im bir nuk i kishte duruar sharjet e tyre, e kishte zėnė pėr gryke njėrin, qė e kemi dhe gjiton, dhe ata vendosėn tė mė rrethojnė derisa ta liroj. Ka dhjetė ditė qė flenė jashtė shtėpisė dhe presin qė tė dorėzohem kur tė mė mbarojnė ushqimet. Ke mė ushqime, pyeti Aliu. Shumė pak miell pėr bukė ka mbetur. Nuk kam marrė dot as qumėsht nga delet e mia, se po tė dilja do mė kishin qėlluar. Pse nuk e liron tė krishterin? Nuk e liroj nėse pleqėsia nuk nderon vendimin qė kam marrė. Je bėrė pishman? Pėrse, pyeti Ibrahimi. Qė u bėre mysliman. Ibrahimi u mendua pak. Akoma, tha. Por mė duket se fshatin e kam humbur. Asgjė nuk do jetė mė siē ka qenė edhe nėse pleqėsia e ndryshon vendimin. Nuk je i pari dhe nuk do jesh i fundit, kėrkoi ta qetėsonte Aliu. Shumė shqiptarė po bėhen myslimanė. Mua mė duket se shqiptarėt tani e kanė kuptuar se ata nuk mund tė jenė nė njė shtet me grekėt dhe qė tė ndajnė shtetin duhet nė fillim tė ndajnė fenė dhe pastaj tokat dhe pasuritė. Aliu, i mbėshtetur pas murit, dukej sikur fliste me vete. Megjithatė, ne shqiptarėt duhet tė dimė tė zgjedhim. Jo ēdo lloj islami i shkon shqiptarėve. Ne nuk jemi as turq dhe as arabė, prandaj duhet tė gjejmė islamin qė na rėndon mė pak dhe na kėnaq mė shumė. Mushka dhe kali janė nga njė familje. Por mushka ngarkohet me dru, ndėrsa kali ngarkohet me njerėz. Ibrahimi e shikonte dhe dukej gjithmonė e mė i hutuar.
Ē'tė tha imami pėr Islamin? Mė tha se qė tė jem mysliman duhet tė falem pesė herė nė ditė, tė mbaj ramazan, tė jap zekat dhe tė shkoj nė Mekė. Jam falur ēdo ditė dhe kam agjėruar. Kafshėt nuk duhet tė mbajnė ramazan, mė tha imami. Mushka dhe kali nuk kanė detyrime pėrballė Islamit. Tė pyeta nėse imami tė rrėfeu pėr historinė e Islamit, u nxeh Aliu. Ibrahimi mblodhi supet dhe Ali Tepelena vazhdoi:
islami ka 12 degė qė quhen tarikate. Dega mė e madhe ėshtė ajo e sunitėve. Por mes tyre mė e veēanta ėshtė dega e bektashinjve. Islam, vėrtet do tė thotė paqe, por myslimanėt nuk e kanė zbatuar kurrė njėlloj Islamin dhe pėr kėtė shkak mes tyre nuk ka pasur kurrė paqe. Bektashizmi ka lindur si njė degė e jeniēerėve myslimanė. Mė shumė se njėqind vjet pėrpara pushtimit tė Kostandinopojės, qė ėshtė vepėr e jeniēerėve, Sulltan Orhani themeloi urdhrin e jeniēerėve. Kėta u betuan se do ishin besnikė deri nė vdekje ndaj sulltanit dhe u bekuan nga Haxhi Bektashi, i cili nė atė kohė ishte njė nga krerėt e Islamit. Qė nga ajo kohė bektashizmi ka lindur dhe ka udhėtuar nėpėr botė bashkė me jeniēerėt, tė cilėt e kanė mbrojtur dhe e kanė ushqyer kėtė tarikat. Jeniēerėt nuk ishin tė gjithė djem tė lindur myslimanė. Shumica e tyre ishin fėmijė qė turqit ia rrėmbenin familjeve tė krishtera ruse, greke, armene apo dhe ēifute. Por shumė prej tyre ishin shqiptarė. Ti e di qė turqit na quajnė arnaut? A e di ē'do tė thotė arnaut? Arnaut, osmanėt quanin dikė qė nuk di tė kthehet prapa. Meqė radhėt e jeniēerėve ishin tė mbushur me shqiptarė tė paepur, tė cilėt nuk ktheheshin tė gjallė pa fitore, ata u quajtėn arnautė. Siē tė thashė, kėta djem edukoheshin pėr t'u vrarė dhe prandaj trajtimi qė u bėhej atyre ishte i ndryshėm. Ata toleroheshin mė shumė dhe kishin mė tepėr liri se gjithė ushtarėt e tjerė. Por kėta djem kishin nevojė pėr njė besim tė ri. Plaēka e luftės dhe besnikėria ndaj Sulltanit nuk u mjaftonte mė atyre. Haxhi Bektashi e kuptoi kėtė dhe mėnyra se si ai e lexonte Islamin u kthye nė frymėzim pėr jeniēerėt. Ata mendonin se ishin tė ndryshėm nė gjithēka nė krahasim me njerėzit e tjerė dhe feja e tyre e re e shprehte kėtė ndryshim. Kur Haxhi Bektashi iu kaloi atyre bekimin, ai ishte 80 vjeē. Jeniēerėt besonin se ai rridhte nga Fatimja, qė ishte vajza e Muhamedit dhe kjo i dha mė shumė forcė bektashizmit. Kudo ku shkonin jeniēerėt merrnin me vete edhe dervishėt bektashinj. Nė pushimet mes betejave ata ndėrtonin teqe. Teqetė e bektashinjve janė gjithnjė 6 orė larg njėra-tjetrės nė mėnyrė qė nė fund tė ēdo rruge udhėtari tė ēlodhej nė njė vend qė e mban gjithmonė derėn hapur. Bektashinjtė janė tė butė dhe mikpritės. Turqit e sotėm janė tė egėr dhe mizorė. Ata janė sunitė dhe nuk i pranojnė bektashinjtė. Por frika qė kanė nė Stamboll nga jeniēerėt i ka detyruar tė heshtin dhe tė mos i sikterisin dervishėt. Jam i bindur se bektashizmi ėshtė myslimanizmi qė i shkon mė shumė shqiptarėve dhe sidomos atyre qė kanė qenė tė krishterė. Bektashinjtė mund tė pinė dhe gratė e tyre mund tė dalin zbuluar pėrpara burrave. Ata besojnė se Jezu Krishti ka qenė i pari qė ka predikuar Islamin, dhe, po tė mos ishin jeniēerėt vetėm pėr kėtė mendim ata do tė ishin shkuar tė gjithė nė hell. Turqit e quajnė bektashizmin si njė islam i krishterė dhe prandaj e luftojnė. Skėnderbeu ka qenė bektashi dhe prandaj u bė aq kollaj i krishterė pėr sė dyti, megjithėse kishte jetuar shumė vjet si mysliman. Nastradini qė tregon histori pėr tė qeshur nga Persia, po ashtu.
I pari qė e solli bektashizmin ndėr shqiptarė ishte Demir Hani. Ky ishte dervish dhe ngrit nė Tepelenė teqenė e parė pėrpara njėqind e kusur vjetėsh. Bėri shumė tė mira: ndihmoi jetimėt, shpėrndau para, shėroi njerėz dhe qindra shqiptarė i ktheu nė myslimanė. Njerėzit besonin se ai ishte njeri i shenjtė dhe tregonin se e kishin parė qė shėronte tė sėmurėt vetėm duke i prekur. Demir Hani grumbulloi dhe shumė pasuri nga dhuratat qė i vinin prej shqiptarėve tė krishterė dhe myslimanė qė ai ndihmonte. Pasuria e tij u bė aq e madhe, saqė njė dervish tjetėr, njeriu qė Demir Hani i besonte mė shumė, u bė lakmitar dhe mendoi t'i zinte vendin. Ai hapi fjalė se Demir Hani ngacmonte gratė dhe fėmijėt dhe se natėn merrte djem tė rinj ėn dyshekėt e tij. Me njė ferman tė Sulltanit Demir Hani u dėnua me vdekje. Sulltani ngarkoi dervishin qė e spiunoi t'i priste atij kokėn dhe ky zbatoi fermanin. Ky dervish ishte vėllai i stėrgjyshit tim, Hysenit. Mė vonė edhe vėllanė e Hysenit e vranė, por qė nga ajo kohė ne trashėguam pak pasuri dhe emėr nė Tepelenė.
Aliu pushoi pak dhe kontrolloi kėmishėn me duar. Mė ėshtė tharė, tha dhe vazhdoi.
Ne shqiptarėt nuk besojmė sa duhet, sepse mendojmė mė shumė pėr sot se pėr nesėr. Ne i duam gjėrat sot dhe na duket pa kuptim qė tė falemi gjithė jetėn pėr t'u shpėrblyer kur tė vdesim. Njė fe qė tė lodh ne e braktisim. Zoti na ka lėnė mes grekėve dhe turqve. Kėta i vodhėn fenė tė tjerėve. Grekėt ia morėn ēifutėve dhe turqit ia morėn arabėve. Pastaj tė dy ngritėn perandori pėr tė sunduar popujt e tjerė. Grekėt e mbajtėn Bizantin njė mijė vjet dhe pushtuan turqit, shqiptarėt dhe arabėt. Tani turqit kanė gati 500 vjet qė me pe
perandorinė e tyre po qeverisin grekėt, arabėt dhe ne shqiptarėt. Shumė shqiptarė bėhen myslimanė se nuk duan tė kenė fenė e grekėve. Por ata nuk pranojnė kur grekėt u thonė se duke u bėrė myslimanė nė tė vėrtetė janė bėrė turq. Dhe kanė tė drejtė. Shqiptarėt nuk e njohin mirė Islamin. Islami ėshtė njė pjatė ku mund zgjedhėsh. Unė kam zgjedhur bektashizmin. Jam shqiptar dhe nuk jam grek. Jam bektashi dhe nuk jam turk. Imami nuk t'i ka thėnė gjithė kėto, sepse ai nuk i pranon bektashinjtė. Por duke mos tė treguar tė vėrtetėn mbi Islamin ai nuk tė ka dhėnė mundėsi tė zgjedhėsh atė qė do. Pa e kuptuar ti ke bėrė zgjedhjen qė ka dashur imami. Tė dha njė emėr? Si quhesh tani? Ibrahim, u pėrgjigj ai. E zgjodhe ti apo ta dha ai? Ma dha imami. Do ta mbash? Ibrahimi nuk dinte ē'tė thoshte. Mbaje, iu pėrgjigj Aliu. Nuk tė beson njeri po tė ndėrrosh emrin tri herė nė muaj.
Tė dy mbetėn gjatė duke u menduar. Nuk kishin gjumė. Para se tė flinin Aliu e pyeti se ēfarė do tė bėnte me tė krishterin. Kur tė iki unė, i tha, ata do ta rrethojnė prapė shtėpinė po nuk e lirove. Nuk e liroj nėse fshati nuk ndryshon vendimin, iu pėrgjigj Ibrahimi. Mirė, i tha Aliu, nesėr njofto pleqėsinė. Do shkoj vetė t'i takoj.

Kur u zgjua tė nesėrmen dhe hyri nė dhomėn e oxhakut, Ibrahimi gjeti aty tė birin dhe Aliun. Ky ishte gjysmė i zhveshur dhe kofshėt e bardha i kishin dalė nga velenxa. I kishte vėnė dorėn djalit mbi flokė dhe ky e shikonte si i magjepsur. Djalė trim, i tha Ibrahimit. Mė tregoi si e kishte zėnė pėr gryke kaurin qė tė kishte sharė ty. Thanasi u ngrit nė kėmbė kur hyri i ati dhe mbeti ashtu, pa ia ndarė sytė Aliut qė nuk po vishej. Dėrgoje Thanasin tė lajmėrojė pleqėsinė. Ata janė shpėrndarė, tha Ibrahimi, ku t'i gjej? Kush ėshtė i pari i tyre, pyeti Aliu. Arianit Komneni, u pėrgjigj Ibrahimi dhe i bėri shenjė djalit. Thuaji qė e pret Ali Tepelena, beu i Tepelenės. Thanasi fluturoi. Mbiemėr i dėgjuar ky, tha Aliu duke veshur fustanellėn. Ibrahimi kishte kthyer kokėn nga muri qė tė mos e shihte lakuriqėsinė e Aliut. Thonė qė familja e tyre ėshtė shquar qė nė kohėn e Skėnderbeut. Kėtu ku jemi sot, tė parėt e tij kanė pasur zotėrimet e veta qė ia kanė marrė turqit. Plaku thotė se kur tė ikin turqit, atij do t'i kthehen tokat dhe nderet. Pse ėshtė kryetar i pleqėsisė, pyeti Aliu. Edhe babai i tij, edhe i gjyshi kanė drejtuar pleqėsinė. Fshati i ka respektuar dhe u ka njohur drejtimin, tha Ibrahimi.
Kur Ibrahimi ktheu kokėn, Aliu i veshur kishte dalė jashtė. Shiu kishte pushuar pas mė shumė se njė jave dhe dielli i mėngjesit po i thante pellgjet nė oborr. Aliu iu afrua kalit tė tij tė bardhė qė ishte lidhur pranė plevicės dhe nisi t'i shkundte jelet e lagura. Kali llastohej nga dora e tė zotit dhe tundte bishtin. Qimet e tij tė gjata qė bėheshin blu nga dielli i mėngjesit i rrethonin supet e Aliut, si njė shall. Aliu nuk ishte i gjatė. Koka e tij mbaronte aty ku niste hunda e kalit. Kur kali nxirrte frymė nga hojėzat, flokėt e verdhė tė Aliut hapeshin nė ajėr dhe po tė mos kishte mustaqe, ai do dukej si njė vajzė. Pasi rregulloi shalėn prej lėkure, Aliu i kėrceu kalit dhe me shpejtėsi doli nga oborri dhe u zhduk pas shtėpisė sė Mihalit. Rrugėt ishin bosh dhe trokitja e potkonjve tė kalit ngjante si njė muzikė e luajtur mbi kalldrėm.
Fshatit akoma nuk i kishte dalė frika nga prishja e dhunshme e rrethimit tė njė nate mė parė. Burrat tymosnin nėpėr shtėpi pa folur, gratė gatuanin nė heshtje, fėmijėt luanin pa zhurmė. Pas shumė ditėsh, Ibrahimi dhe e shoqja dolėn tė lirė nė oborr. Rruga e shtėpisė ishte e mbushur me kryqe tė djegur dhe me mbeturinat e burrave qė kishin rendur nėpėr natė. Gruaja filloi tė pastronte. Mblodhi mbetjet e bukėve, kuleēve dhe lakorėve qė ishin shpėrndarė dhe shkelur nga kuajt e njerėzit dhe ua hodhi bagėtive tė uritura. Pastaj thirri Ibrahimin dhe tė dy bashkė mblodhėn kryqet e djegur. Njėri prej tyre nuk ishte shkatėrruar dhe gruaja me kujdes ia pastroi blozėn qė e kishte nxirė deri nė majė dhe e mbėshteti nė murin e shtėpisė. Pjesėt e mbetura Ibrahimi i mori dhe i hodhi nė vatėr dhe ndezi zjarr. Gruaja po e shihte nga prapa kurrizit tė pėrkulur mbi vatėr sesi i rregullonte copat e druve duke i kryqėzuar njėrin mbi tjetrin. Ibrahimi e ndjeu, u kthye nga ajo dhe me ėmbėlsi i tha: Ata pėr t'i djegur i prunė kėta kryqe. Do e ushqejnė mirė zjarrin. Gruaja nuk foli dhe vazhdoi tė pastronte oborrin e lagėshtitur. Balta ishte e butė dhe e mbushur me gjurmė njerėzish. Po t'i ndiqje ato nuk shkoje asgjėkund. Njėlloj si jeta, mendoi gruaja dhe u lut pa zė, ndėrsa njė kalė i bardhė po afrohej me shpejtėsi nė drejtim tė shtėpisė.
Dita ishte e bardhė dhe gruaja hapi sytė pėr tė kuptuar kush po vinte. Nga larg dukeshin dy figura qė kalėronin bashkė. Si dielli dhe hėna mbi kalė, mendoi ajo, kur kali hyri nė oborr, gruaja pa tė birin qė mbante nė dorė kapistallet dhe pas tij kokėn e verdhė tė Aliut qė varej mbi supin e Thanasit. Flokėt e tyre ishin ngatėrruar. Tė dy qeshnin dhe Aliu e shtrėngonte Thanasin fort pėr beli. E gjeta rrugės dhe e mora, i tha ai gruas qė vrapoi tė ndihmonte tė birin pėr tė zbritur.
Pleqėsia nuk mblidhet, i tha Aliu Ibrahimit kur hyri brenda. Arianit Komneni i tha tėt biri se ėshtė i sėmurė dhe nuk mund tė ngrihet sot nga shtrati. Burrat e tjerė nuk kanė dalė nga shtėpia. I kemi tmerruar Ibrahim. Janė zhdukur kaurėt.
Ibrahimi nuk tha gjė. Thanasi kishte hyrė brenda nė shtėpi dhe duke parė tė atin sikur tė merrte leje iu drejtua Aliut: Ali bej do ikėsh? Aliu iu afrua aq shumė Thanasit, saqė dukej sikur po i merrte erė, dhe tha: Nuk shkoj pa u mbledhur pleqėsia. Do pres sa t'i thahen kockat e lagura Arianit Komnenit. Shko prapė nė shtėpinė e tij dhe i thuaj qė dua ta takoj me ēdo kusht. Pyete kur mė pret nė shtėpi.
Eri dr
Eri dr
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 04/04/1988
Numri i postimeve Numri i postimeve : 3671
Vendndodhja Vendndodhja : Ne ishullin e te dashuruareve!!!
Hobi Hobi : Arti
Humor Humor : i mjaftueshem
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 13/11/2010
Falenderimet Falenderimet : 28

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Tė jetosh nė ishull!! Empty Re: Tė jetosh nė ishull!!

Mesazh nga Eri dr Fri Feb 25, 2011 10:02 pm

6

Arianit Komneni e priti Ali Tepelenėn tė nesėrmen. Gjatė ditės, Aliu kishte dėrguar shokėt e tij nėpėr fshat dhe kėta kishin marrė bukė, vaj, kripė, sheqer dhe fruta. Burrat e krishterė nuk kundėrshtuan dhe shtėpia e Ibrahimit u mbush me ushqime. Pasi kishin ngrėnė e kishin pirė, Aliu i tha Ibrahimit se donte tė takonte Mihalin nė qilarin e shtėpisė. Kur zbritėn, Mihali po rrinte i kėrrusur. Duart i kishte tė lidhura dhe fytyrėn shumė tė zbehtė. Ngriti kokėn dhe pa Aliun drejt nė sy. Tė ka vėnė poshtė mėkati, i tha Aliu. Mihali nuk foli, por dha tė kuptonte se nuk e njihte. Aliu u afrua, e zuri nga flokėt dhe i tha: Jam Ali Tepelena. Ibrahimi ėshtė miku im. Ka qenė miku im edhe kur ishte i krishterė, por tani e kam dy herė mik sepse ka ardhur nė rrugėn time. Unė do shkoj tė takoj pleqėsinė. Ata kėrkojnė qė ti tė lirohesh, por, pa ndryshuar vendimin qė kanė marrė, ti nuk do dalėsh nga ky qilar. Ēfarė do t'i them atyre nė emrin tėnd?
Mihali dukej i pashpresė, por ndiqte me kujdes ēdo fjalė tė Aliut. U thuaj qė nė qoftė se nuk ndryshojnė ēka kanė vendosur unė do vdes kėtu. Jam shumė keq. Mė ka hyrė pleviti nė palcė dhe kėmbėt nuk mė mbajnė mė. Bota ka myslimanė nė ēdo cep. Edhe nėse unė vdes, prapė do ketė myslimanė. Ndoshta edhe mė shumė. Vdekja ime nuk e ndryshon dot pėrhapjen e Islamit nė Shqipėri dhe prandaj do ishte e kotė. Nuk dua tė vdes, tha Mihali dhe filloi tė qante. Ibrahimit iu dhimbs.
Nuk ėshtė e nevojshme tė bėhesh mysliman, tha vrazhdė Aliu. Tė paktėn jo sot. Unė dua qė ky fshat tė mėsohet t'i pranojė myslimanėt sepse kėshtu respekton ekuilibrat e botės. Kjo botė ka tė bardhė dhe tė zinj, ka tė drejtė dhe tė shtrembėr, ka tė djathtė dhe tė mėngjėr, ka lindje dhe perėndim, ka dimėr dhe verė, ka femra dhe meshkuj dhe ka kaurė e myslimanė. Fshati do ishte i pajetueshėm sikur tė kishte veē meshkuj qė kishin vetėm dorėn e djathtė, tė kishte vetėm dimėr, tė kishte vetėm desh dhe tė gjithė kėta tė ishin tė zinj. E kupton ē'po tė them? Mihali vari kokėn dhe tha: Po kush na thotė ēfarė ėshtė e mirė dhe ēfarė ėshtė e keqe? E mirė ėshtė ēdo gjė qė na shėrben pėr t'u bėrė mė tė fortė se tė tjerėt. Po tė mos kishte krishterim nuk do kishte myslimanė. Ibrahimi u bė mysliman sepse u ndie i kotė kur shkoi nė Pazar dhe pa sesi tė gjithė fitonin, por ai jo. sikur nė kėtė fshat tė gjithė tė bėhen myslimanė, atėherė punėt do jenė mė zi se sot. Kjo do tė ndodhė dikur, por ti nuk do t'ia arrish asaj dite, tha Aliu duke dalė. Kali e priste jashtė, por ai vazhdoi nė kėmbė.

Dielli i pasdites i hynte nė kraharor duke e ngrohur tė gjithin. Stomaku i mbushur, i shpėrndante fuqi kockave tė tij tė reja, ndėrsa zemra i rrihte si njė daulle bajrami qė lajmėron besimtarėt se ka ardhur ora pėr tė shijuar tė mirat e kėsaj bote. A do bėja tė njėjtėn gjė, pėr tė mbrojtur njė tė krishterė nga myslimanėt, mendoi me vete dhe i dha vetes pėrgjigjen qė i kishte thėnė Mihalit. Ia vlen tė bėsh ēdo gjė qė tė bėn mė tė fortė se tė tjerėt.
Ali Tepelena shihte larg. Deri para disa vitesh, ishte njė kusar qė vidhte bagėti nėpėr fshatra dhe sulmonte karvanėt. Nė qoftė se nuk sulmon, tė sulmojnė. Ky ishte predikimi qė ai mbante mend nga e ėma, tė cilėn pėr kėtė arsye e konsideronte si tė vetmin profet tė dobishėm tė jetės sė vet. Duke sulmuar, kishte bėrė emėr dhe pasuri dhe kjo ishte njė rrugė nga e cila ai besonte, se mund ta ndalte vetėm vdekja. Vetėm njė herė ishte tėrhequr Aliu. Nė atė kohė nuk ishte mė shumė se dhjetė vjeē. Sipas zakonit, djemtė e vegjėl nė fshatin e tij luftonin se cila familje do tė merrte dashin e madh tė ngjyer me bojė tė kuqe, tė pashkės. Ai i mundi njė nga njė tė gjithė moshatarėt e vet, tė cilėve ua vinte shqelmin nė fyt, derisa ata dorėzoheshin nga mungesa e frymės. Kur tė gjithė prisnin qė tė njėjtėn gjė t'i bėnte edhe kundėrshtarit tė fundit ai e fali, i hoqi kėmbėn nga zverku dhe pastaj djali tjetėr e shtriu dhe e poshtėroi nė mes tė fshatit. Familja e tij e humbi dashin e pashkės atė vit. E ėma e rrahu nė shtėpi kur ai i tha se nuk e kishte mundur djalin sepse ishte shumė i bukur dhe atij i kishte ardhur keq. Mė vinte ta puthja dhe jo t'i merrja firohen, i tha Hankos qė e shikonte si egėrsirė. Vish njė nga fustanet e sat motre dhe futu nė harem, e kishte pėrqeshur ajo.
Aliu ia njihte kėtė dobėsi vetes. Atė e ndalte vetėm bukuria. Pushteti dhe paraja e joshnin dhe e ndėrsenin. Ku po shkoj kėshtu, tha me vete tė mbroj njė mysliman? A kishte vėrtet rėndėsi pėr tė fati i njė myslimani nė njė fshat tė humbur si ky? Iu kujtua Demir Hani qė para njėqind vjetėsh bridhte fshatrave tė Shqipėrisė pėr t'i bėrė tė krishterėt t'i faleshin Muhamedit. Sa pa kuptim e kishte harxhuar jetėn Demir Hani. A ia vlen tė vdesėsh pėr t'i kthyer njerėzit nga Jezu Krishti te Muhamedi dhe anasjelltas? Dy profetėt ishin nė qiell: njėri me njė gotė qumėsht e tjetri me njė gotė verė, ndėrsa shqiptarėt grinden se gota e secilit prej tė dyve zbrazet e para. Grinden sepse u mungon dikush, dikush prej mishi dhe kocke, dikush qė tė mund t'i drejtojė dhe qė ata ta shohin me sy dhe ta prekin me dorė. Profetėt janė tė dobėt sa janė mes njerėzve, por ata forcohen kur ngrihen nė qiell. E kundėrta ndodh me prijėsit. Kur janė nė tokė ata janė zot, kur ngrihen nė qiell, harrohen. Sidomos myslimanėt i harrojnė shpejt prijėsit e tyre. Kjo sepse fuqia e tyre nuk trashėgohet, por jepet ose merret nga Porta e Lartė. Tė krishterėt e trashėgojnė pushtetin nga baballarėt te bijtė dhe kjo i lidh njerėzit me emrin e tė parit tė tyre.
Teksa pėrsiatej kėshtu i doli pėrpara njė vajzė e vogėl me sy tė zinj dhe faqe tė kuqe. Gėrsheti i zi pas koke i varej deri te beli. Rruga ishte bosh dhe vajza nuk po luante me asnjeri.
Si tė quajnė, iu pėrkul Aliu. Sara, u pėrgjigj vajza. E kujt je ti Sara? Jam e Arianit Komnenit, tha vajza dhe tundi gėrshetin siē tundte kali bishtin kur i kujtohej i zoti. Aliu u ngurtėsua nė fytyrė dhe vajza i tha: Mysliman je ti? Pa kuptuar, Aliu u skuq dhe ndoshta kjo ishte e para dhe e fundit herė nė jetė qė i erdhi turp tė pohonte se ishte mysliman. Sara nuk priti qė ai t'i thoshte po. u zhduk pas njė dere tė madhe druri qė dukej si derė kishe. Gėrsheti e tėrhiqte vajzėn si njė litar, tė cilin Aliu e ndoqi pas. Duke ecur nėpėr oborrin e gjatė tė shtėpisė iu duk vetja si njė njeri qė kėrkon tė lidhė hėnėn me litar, pėr ta futur nė trup.

Arianit Komneni i mbuluar me njė velenxė tė kuqe dhe tė trashė nuk u ngrit nga vendi kur Ali Tepelena u fut nė dhomėn e tij. Mjekra e tij e bardhė zgjatej si njė njollė qumėshti mbi tė kuqen e velenxės. Kur Aliu u afrua pėr ta takuar, Arianiti u kollit fort. Aliu mendoi se plaku u kollit pėr tė mos i uruar mirėseardhjen. Poshtė velenxės fshihej trupi i njė burri tė gjatė dhe kockėmadh, tė cilin pleqėria e tregonte edhe mė tė madh. Flokėt e bardhė dhe tė lėshuar i binin mbi fytyrėn pa rrudha gjė qė tė krijonte pėrshtypjen e njė njeriu qė mendohet nė errėsirė. Kėtė fytyrė do desha tė kem nė moshėn e tij, mendoi Aliu dhe vendosi tė flasė i pari.
Kam ardhur tė flasim pėr Ibrahimin, i tha. Ai ėshtė bėrė mysliman pa e detyruar kush. Pleqėsia ka vendosur ta zhburrėrojė ose ta detyrojė tė largohet nga fshati. Ai nuk do tė largohet sepse kėtu ka gjithēka. Ju duhet ta pranoni myslimanin siē e pranon gjithė bota.
Arianit Komneni nuk lėvizi, por velenxa e kuqe u duk sikur u fry kur ai u pėrgjigj. Pleqėsia ka vendosur atė qė gjykoi se ishte e drejtė, tha ai dhe u kollit prapė. Fshati nuk i do myslimanėt. Ne kemi katėrqind vjet qė nuk pranojmė Islamin. Burra e gra janė therur nga turqit dhe nuk kanė pranuar tė ndėrrojnė fenė. Ibrahimi nuk mund tė ndryshojė drejtimin e varreve tona. Nė qoftė se do tė jetojė si mysliman tė gjejė njė vend tjetėr.
Ali Tepelena e kishte menduar mė tė lehtė bisedėn me Arianit Komnenin dhe kur e dėgjoi qė foli ashtu ndjeu njė flakė qė i dogji gjoksin. E nxori pa zhurmė frymėn qė i digjte kraharorin, por nė vend tė tij, u kollit Arianiti.
Islami ka njė mijė vjet qė pushton fshatra dhe qytete dhe miliona burra dhe ushtri janė pėrpjekur, por tė gjithė kanė dėshtuar ta ndalin, tha Aliu. Mos mendo se je mė i fortė se ata Arianit. Njė pikė ujė nuk e kthen dot drejtimin e dallgės Skėnderbeu i rezistoi Islamit 25 vjet dhe nė fund dėshtoi dhe ai. Jam i bindur qė ka vdekur duke menduar se sakrifica e tij ishte e kotė sepse jo vetėm qė shumė shqiptarė vdiqėn, por se lufta e tij i nxiti turqit tė mendojnė se shqiptarėt nuk i duan dhe prandaj kemi qindra vjet qė pėrpėlitemi pa ushtri dhe pa shtetin tonė. Nė qoftė se Skėnderbeu do t'i ishte bindur turqve, shqiptarėt nuk do kishin humbur kaq kohė dhe nė paqe me islamin do kishin shtetin e tyre tri herė mė tė madh dhe mė tė fortė. Nė fund tė fundit ē'rėndėsi ka nėse je mysliman apo i krishterė. Rėndėsi ka si jeton. Mė mirė njė i krishterė i varfėr dhe i mjerė apo njė mysliman i pasur dhe i fortė? Unė zgjedh tė dytėn dhe kėtė duhet tė kishte zgjedhur dhe Skėnderbeu e pas tij tė gjithė ne tė tjerėt. Ne shqiptarėt nuk kemi ditur tė bėjmė paqe me kushtet tona me perandoritė, por si njė tufė e pėrēarė dhe pa bari kemi pranuar njė nga njė zakonet dhe fenė e tyre. Kėtė nuk e kemi bėrė me marrėveshje dhe prandaj perandoritė, pėrfshi dhe Turqinė nuk na e kanė njohur nėnshtrimin si pranim tė arsyeshėm, por si detyrim tė shkaktuar nga frika dhe varfėria.
Arianiti po e ndiqte me tė njėjtėn qetėsi, por Aliu e kuptoi se kjo temė i kishte prekur njė tel tė fshehtė tė shpirtit tė tij qė ashtu si pamja e tij profetike jetonte nė historitė e lashta.
Skėnderbeu nuk luftoi Islamin dhe kjo ėshtė njė nga mashtrimet mė tė mėdha tė historisė sonė, tha plaku qetėsisht. Dikur e ka pohuar dhe vetė se nuk luftonte Islamin, por turqit. Duhet tė dish se ai luftoi pėr pushtet, jo pėr besim. Gjatė gjithė jetės ėndėrroi tė ishte mbret i Shqipėrisė dhe nė qoftė se turqit do t'ia kishin njohur mbretėrimin ai do tė ishte bėrė prapė mysliman siē ishte gjatė gjithė rinisė sė tij. Skėnderbeu, si gjithė shqiptarėt deri mė sot, besonte se mund tė krijonte perandorinė e tij tė vogėl brenda perandorisė sė madhe, por kjo ishte dhe ėshtė e pamundur dhe kushdo qė do tė pėrpiqet do tė dėshtojė njėlloj si ai. Dėshtimi i Skėnderbeut ishte dėshtim i racės sonė, e cila pėr fat tė keq beson se mund tė pasurohesh si t
turk duke jetuar si i krishterė. Shqiptarėt e kanė tė vėshtirė tė zgjedhin dhe kėtu u ngatėrrua edhe Skėnderbeu. Ai donte tė kishte mbretėrinė e tij brenda Islamit, por me kusht qė atė ta qeveriste nė stilin e evropianėve tė krishterė, tė cilėt i trashėgojnė mbretėritė e tyre brez pas brezi. Por kjo ėshtė e pamundur, sepse Islami nuk ia njeh tė drejtėn e trashėgimisė njeriut. Islami beson se gjithēka ta jep dhe ta merr Zoti ose ai qė pėrfaqėson Zotin mbi tokė dhe kėsisoj shuan ēdo ambicie tė njeriut pėr tė ndėrtuar diēka qė ia vlen ta lėsh pas vdekjes, qė njerėzit ta kujtojnė dhe ta nderojnė, kur ti tė mos jesh mė mes tyre. Islami e mėson njeriun tė mendojė se nė kėtė tokė ai ka ardhur vetėm pėr tė nderuar Allahun dhe pėr asgjė tjetėr dhe prandaj myslimanėt nuk punojnė, nuk pikturojnė dhe nuk kanė art, si tė krishterėt. Nga myslimanėt, vetėm Muhamedi trashėgoi te pasardhėsit e tij pushtet dhe pas tij edhe sulltanėt e askush tjetėr. Skėnderbeu e kuptoi me vonesė se kjo e drejtė atij nuk do t'i njihej. Ambicien e tij prej tė krishteri tė dėshtuar e kuptuan shpejt edhe venecianėt dhe me gjithė lutjet e tij, ata nuk e ndihmuan tė krijonte njė mbretėri tė krishterė nė Shqipėri. Venecianėt kuptuan se shqiptarėt nuk e kanė shqisėn e tė jetuarit nėn njė zot dhe nėn njė mbret tė vetėm, tė cilit i binden etėr e bij. Kėtė ata e kishin mėsuar nga bizantinėt dhe ata e kishin mėsuar nga romakėt. Mė thuaj, ēfarė mbretėrish kemi pasur ne nėn Bizantin e krishterė, i cili ishte e vetmja perandori e madhe e botės qė i lejonte popujt e saj tė krijonin mbretėritė e tyre tė pavarura. Grekėt i patėn perandorėt e tyre nė Bizant. Bullgarėt dhe serbėt po ashtu. Hungarezėt dhe rusėt natyrisht. Po shqiptarėt pse nuk ndėrtuan dot mbretėri gjatė njė mijė vjetėve bizantine? Kam gjithė jetėn qė e mendoj atė qė tė thashė: shqiptarėt nuk dinė tė zgjedhin dhe ē'ėshtė mė e keqja nuk dinė tė mbrojnė atė qė zgjedhin dhe akoma mė keq ata e tradhtojnė shpejt atė qė zgjedhin. Ibrahimi ėshtė njė shqiptar i vėrtetė, por historia mė thotė se duke qenė kaq i vėrtetė, ai ėshtė i padobishėm dhe madje ėshtė i dėmshėm. Prandaj nuk mund ta pranoj nė fshat sepse nuk dua qė historia tė pėrsėritet duke e shkatėrruar fshatin tim. Jetoj me shpresėn se derisa tė vdes nuk do tė lejoj qė Skėnderbeu tė lindė nė kėtė fshat.
Ali Tepelena u ndie i dobėt kur kuptoi se nuk dinte se si ta kundėrshtonte Arianit Komnenin. Ai nuk i njihte si plaku historitė e vjetra dhe gjithnjė kishte menduar se sa mė pak prej tyre tė dinte aq mė tė lehtė do ta kishte jetėn. Nėna i thoshte gjithnjė se historia e jetės sė tij duhej tė ishte krejtėsisht e ndryshme nga historia e jetės sė tė atit. Por me kalimin e viteve Aliu ishte bindur se nuk mjafton tė bėsh pikė pėr pikė tė kundėrtėn e babait pėr tė qenė i pasur dhe i pushtetshėm. Po qe se ky rregull do tė ishte i vlefshėm, historia e njerėzimit do tė kishte mbetur nė vend si njė kalė, tė cilit i janė lidhur kėmbėt. Njė hap para dhe pastaj njė hap prapa dhe nuk shkon asgjėkund. Tani qė Arianiti e kishte lidhur edhe atė pas fijeve tė historisė Aliut iu kujtua e ėma. Ndryshe nga Arianiti ai kishte arsye tė mendonte se e vėrteta e jetės sė njeriut nuk mund tė gjendet nė tė vėrtetėn e jetės sė dikujt tjetėr, por ndoshta ėshtė mė lehtė tė tentosh tė kundėrtėn e jetės sė dikujt, pėr tė arritur tek e vėrteta dhe suksesi. Kėtė ia tha edhe Arianitit, i cili e shijonte me modestinė e njė ikone tė varur nė mur habinė qė i kishte shkaktuar vizitorit tė vet.
Dikush duhet tė pėrpiqet tė bėjė tė kundėrtėn e Skėnderbeut. Pėrderisa ti mendon se ai dėshtoi, dikush qė bėn tė kundėrtėn e tij mund tė ketė sukses. Nė qoftė se njėri prej nesh bėn paqe pa kushte me Islamin nė emėr tė gjithė myslimanėve shqiptarė atėherė mund tė arrijmė atė qė nuk e kemi pasur kurrė, shtetin tonė, tha ai duke mbyllur sytė kur fliste.
Gabohesh, foli Arianiti. Njeriu nuk e ndryshon dot historinė siē nuk mund tė ndryshojė fytyrėn e vet. Qindra burra kanė menduar si ti, pėrfshi edhe Ibrahimin, i cili beson se duke u bėrė mysliman mund tė mbetet njė shqiptar qe e fiton bukėn e pėrditshme nė paqe me pushtuesin e vet. Kjo ėshtė njė paqe e gėnjeshtėrt qė nuk i jep njeriut lumturi, as nė kėtė botė dhe as nė tjetrėn, nėse ajo ekziston. Skėnderbeu e humbi paqen me veten kur u bė mysliman qė i vogėl, nė oborrin e Sulltanit dhe vuajti edhe mė shumė kur u kthye nė Shqipėri dhe u bė prapė i krishterė pėr tė bindur shqiptarėt e tjerė ta pranonin si mbretin e tyre. Skėnderbeu e ndiente se shqiptarėt nuk e besonin megjithėse ata iu bindėn dhe luftuan bashkė me tė duke shpresuar mė kot nė triumfin e njė turku mbi turqit e tjerė. Shqiptarėt e kanė parė gjithmonė Skėnderbeun si turk prandaj kurrė nuk e besuan me tė vėrtetė. Por as turqit nuk e besuan Skėnderbeun. Tė parėt sepse ai u bė mysliman dhe tė dytėt sepse ai u bė i krishterė. Duke kaluar ylberin e Zotit, Skėnderbeu u bė i pabesueshėm. Shqiptarėt e dinin se ai luftonte pėr pushtet dhe kjo ėshtė njė ambicie qė ata i lodh dhe nuk i inkurajon pėr njė kohė tė gjatė. Prandaj, qėllimi i tij mbaroi ditėn qė ai vdiq, sepse nuk kishte krijuar njė bindje tė trashėgueshme. Sot, shqiptarėt mund ta duan paqen me turqit, por turqit nuk e duan mė kėtė sepse ata e dinė qė shqiptarėt mund t'i nėnshtrosh mė kollaj pa iu dhėnė favoret qė garanton paqja. Pėr faj tė Skėnderbeut, sot as turqit dhe as evropianėt nuk i besojnė mė shqiptarėt. Nė rrugėt e historisė sonė gjithmonė kanė ecur burra, tė cilėt nuk kanė ditur ku shkojnė. Unė mendoj se kėtu ka njė dorė hyjnore, e cila vendos qė shqiptarėt tė udhėhiqen nga njerėz, tė cilėt nė fund munden nga dilemat e tyre. Ka popuj, tė cilėve Zoti nuk i ka dhėnė akoma asnjė rrugė, siē janė ēifutėt. Ka tė tjerė, tė cilėve ai ua ka pėrcaktuar rrugėn, siē janė tė krishterėt dhe turqit. Por ka raste kur Zoti vendos tė luajė me njerėzit sepse kjo me sa duket i shėrben si ēlodhje nė mes tė punėve tė shumta qė ka.
Kur isha i vogėl, unė merrja dy milingona qė i vija njė hap larg njė copė bukė pėr tė kuptuar se kush prej tyre dhe pse do ta gjente rrugėn drejt ushqimit. Pėr ēudinė time, tė dyja e gjenin bukėn me tė njėjtėn shpejtėsi dhe nė tė njėjtėn kohė dhe kurrė nuk mė ka qėlluar ndryshe. Milingonat janė njė racė, sė cilės Zoti i ka dhėnė vetėm njė drejtim. Por ky nuk ėshtė rasti i shqiptarėve. Milingonat kanė mė shumė fat se shqiptarėt sepse janė mė tė vendosura. Zoti ka vendosur t'i lėrė shqiptarėve dy rrugė dhe argėtohet kur sheh qė atje lart se si ata lodhen dhe nuk e zgjedhin dot rrugėn qė duhet. Deri mė sot tė gjithė kanė zgjedhur rrugėn e gabuar.
Kėshtu i ndodhi edhe Skėnderbeut. Historia do tė kishte ecur ndryshe nė qoftė se nė vend tė Skėnderbeut do tė kishte qenė dikush tjetėr, i cili nuk vinte nga oborri i Sulltanit dhe tė cilit shqiptarėt do t'i kishin besuar bashkė me pushtetin dhe fenė e tyre, deri nė atė kohė tė papėrlyer. Siē tregon historia, edhe venecianėt dhe Papa nė Romė kėtij njeriu i besonin mė shumė dhe do ta kishin ndihmuar tė krijonte njė mbretėri tė krishterė, e cila mund t'i rezistonte kohės jo vetėm si kujtim, por si njė gjė e gjallė.
Aliu kroi kokėn dhe iu duk sikur milingonat e historisė po i vraponin nėpėr flokė. Kush ishte ky njeri, pyeti ai.
Ky ishte Arianit Komneni, tha Arianit Komneni. Unė kam emrin e tij. Atij i thoshin edhe Gjergji, por kėtė emėr e mban im bir i madhi. Aliu nuk pati nevojė t'i kėrkojė plakut mė shumė sepse ky filloi t'i tregonte pėr historinė e familjes sė vet. Duke dėgjuar, Aliu pati ndjesinė se po jetonte nė njė kohė tjetėr, e cila e ndriēonte kohėn e tij ashtu si dielli ndriēon hėnėn duke perėnduar.

Komnenėt e kanė qeverisur Perandorinė e Bizantit pėr mė shumė se njėqind e pesėdhjetė vjet. Grekėt thonė se ata janė grekė, por unė dua tė besoj se janė njė racė me shqiptarėt qė jetojnė sot nė Voskopojė. Ata kanė folur dhe kanė shkruar greqisht pa dyshim dhe e kanė drejtuar perandorinė deri kur Kostandinopoja u pushtua dhe u pėrdhunua nga kryqėzata e krishterė dhe kur Komnenėt ikėn tė pėrndjekur nga qyteti. Njėri prej tyre, Mihali, i cili ishte nip i Teodorės, vajzės sė perandorit tė parė Komnen, erdhi nė vitin 1204 nė Shqipėri dhe u vendos nė Janinė. Pėr shkak tė emrit tė madh qė kishte familja e tij ai u bė princ dhe Janina ishte kryeqytet i kėsaj principate dhe unė dua tė besoj se kjo ėshtė e para mbretėri e pavarur e shqiptarėve. Komnenėt e mbajtėn principatėn e Janinės deri nė vitin 1318 me princin e fundit Thoma Komneni, i cili u vra nga djali i motrės sė tij. Thoma Komneni, la pas njė djalė, i cili, pėr t'i shpėtuar hakmarrjes sė kushėrinjve tė tij, u fsheh nė malėsitė qė ndajnė Vlorėn me Gjirokastrėn, nė njė fshat qė quhej Arianit. Aty u martua me njė shqiptare nga njė derė e mirė e fshatit dhe jetoi pa kėrkuar ofiq dhe pushtet derisa vdiq.
Djali i tij, qė trashėgoi emrin Arianit, si dhe emrin e fisit, ishte Arianit Komneni, i cili lindi ndoshta nė vitin 1400. ky bėri krushqi me njė nga vajzat e familjes sė madhe tė Muzakajve, tė cilėt i shtrinin zotėrimet e tyre nga Korēa deri nė Gjirokastėr.
Arianit Komneni ishte prijėsi i munguar i shqiptarėve. Nė qoftė se Skėnderbeu nuk do ta kishte mashtruar me mėnyrėn tipike turke, shqiptarėt do tė kishin gjetur tek ai mbretin e tyre, me prejardhje nga perandorėt e Bizantit dhe kjo lidhje nuk do t'i kishte ndarė mė ata nga krishterimi evropian dhe sot ne do tė jetonim nė njė mbretėri tė krishterė. Arianiti ishte njė luftėtar i madh. Ai filloi i pari luftėn kundėr turqve nė vitin 1432, dhjetė vjet pėrpara se Skėnderbeu tė kthehej si mysliman nė Shqipėri pėr tė ndėrruar rrjedhėn e gjėrave. Arianiti nuk humbi asnjė nga betejat e tij me turqit dhe kryengritjet e tij vazhduan gati gjashtė vjet me radhė nga Voskopoja nė Tepelenė, nga Gjirokastra nė Elbasan, derisa Sulltan Murati u detyrua t'i njohė zotėrimet e tij pėrgjatė lumenjve tė Shkumbinit dhe tė Vjosės. Kur Skėnderbeu erdhi nė Shqipėri, Arianit Komneni ishte kryezoti i Shqipėrisė dhe pa dyshim princi, tė cilin shqiptarėt respektonin mė shumė. Skėnderbeu e kuptoi se pa mbėshtetjen e tij nuk mund tė kishte sukses dhe nė fillim ai u vu nėn urdhrat e Arianit Komnenit, i cili vendoste pėr gjithēka. Arianiti besoi se Skėnderbeu mund t'i printe luftėrave kundėr turqve duke qenė i stėrvitur prej tyre si njė ushtarak
Eri dr
Eri dr
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 04/04/1988
Numri i postimeve Numri i postimeve : 3671
Vendndodhja Vendndodhja : Ne ishullin e te dashuruareve!!!
Hobi Hobi : Arti
Humor Humor : i mjaftueshem
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 13/11/2010
Falenderimet Falenderimet : 28

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Tė jetosh nė ishull!! Empty Re: Tė jetosh nė ishull!!

Mesazh nga Eri dr Fri Feb 25, 2011 10:02 pm

i zoti. Besimi qė kishte ndaj tij si luftėtar e bindi ta mbėshteste si kapedan tė parė, kur nė Lezhė u mblodhėn gjithė princat e Shqipėrisė nė vitin 1444. nė tė vėrtetė kjo ishte besėlidhja e Arianitit. Pėrfaqėsuesit e familjeve tė mėdha shqiptare erdhėn pėr tė shpallur Arianit Komnenin si sundimtar dhe mbrojtės tė tyre dhe kėrkuan qė nėn flamurin e tij tė luftonin tė gjithė bashkė kundėr turqve. Por Skėnderbeu iu lut Arianitit t'ia ngarkonte atij kėtė mision duke i premtuar se nė qoftė se do t'i mundnin turqit dhe Shqipėria do tė shpallej shtet i pavarur, Arianiti do tė ishte mbret i saj. Arianiti pranoi dhe bindi edhe princat e tjerė tė vendit, tė cilėt nuk donin tė pranonin njė mysliman si Skėnderbeu pėr tė parin e tyre. Me ndihmėn e ushtrisė qė kishte krijuar Arianiti dhe qė tani e drejtonte ai, Skėnderbeu filloi t'u merrte turqve territore, tė cilat mė parė kishin qenė nė zotėrimin e Arianit Komnenit. Ky i kėrkoi qė kėto toka t'i ktheheshin, por Skėnderbeu nuk pranoi dhe filloi t'i qeveriste vetėm. Kur Skėnderbeu u rrethua herėn e parė nė Krujė nė vitin 1450, ai i kėrkoi ndihmė Arianitit. Gjyshi im thoshte se kur tė dy burrat u takuan nė Durrės, Skėnderbeu i kėrkoi falje Arianit Komnenit duke i thėnė se do t'ia kthente tė gjithė tokat dhe sapo tė iknin turqit ai do thėrriste gjithė princat siē kishin vepruar nė Lezhė pėr ta shpallur Arianit Komnenin mbret tė Shqipėrisė. Arianiti nuk e besoi Skėnderbeun, por megjithatė i premtoi ta ndihmonte me para dhe ushtarė pėr tė pėrballuar rrethimin. Arianit Komneni nė atė kohė nuk kishte djem nga martesa e tij me Maria Muzakėn dhe kishte frikė se nėse vdiste apo e vrisnin, askush nuk do tė trashėgonte emrin dhe pronat e tij tė shumta. Skėnderbeu ia dinte kėtė dobėsi dhe e shfrytėzoi bukur duke i kėrkuar dorėn e sė bijės, Donikės me qėllim qė ta zbuste dhe tė garantonte aleancėn me tė. Arianit Komneni i menēur pranoi dhe i tha Skėnderbeut: Edhe nė qoftė se unė nuk bėhem mbret i Shqipėrisė njė ditė nipi im do tė bėhet. Skėnderbeu djallėzor, pėr shkak tė edukatės turke qė kishte marrė, ia ktheu: Nė qoftė se ti mė pengon mua tė bėhem Mbret i Shqipėrisė djalin tim nuk e pengon dot.
Rrethimi i Krujės u thye dhe po atė vit Skėnderbeu u martua me Donikėn, por marrėdhėniet me vjehrrin e tij tė fuqishėm nuk i pėrmirėsoi. Arianiti e humbi pėrfundimisht besimin te Skėnderbeu kur mė vonė mori vesh se ky i kishte ofruar Krujėn Venedikut duke kėrcėnuar se nė rast se ata nuk e ndihmonin, ai do t'ua linte atė turqve pa bėrė asnjė rezistencė. Ftohja e tyre e dobėsoi Skėnderbeun, i cili filloi tė humbte disa beteja ndaj turqve. Mė e rėnda ishte ajo e Beratit pėr tė cilėn ai akuzoi Moisi Golemin, luftėtarin mė tė shquar tė asaj kohe qė ishte nipi i Arianitit dhe qė ky e mbante pas dhe e thėrriste djalė. Moisiu, qė kishte nė zotėrim Dibrėn, i la turqit tė kalonin nėpėr tokat e tij dhe kėt ai ranė pas shpine mbrojtėsve tė kalasė sė Beratit duke e shkatėrruar ushtrinė e Skėnderbeut. Im gjysh thoshte se Arianit Komneni donte t'i jepte njė mėsim Skėnderbeut, i cili nė fund tė jetės kishte pranuar se prishja e aleancės me vjehrrin kishte shėnuar fillimin e rėnies sė tij. Por Skėnderbeu ishte edukuar si mysliman dhe unė nuk besoj se atė e ka vrarė ndėrgjegjja, por ėshtė e vėrtetė se nė qoftė se do t'ia kish mbajtur fjalėn Arianit Komnenit, ne sot do tė jetonim ndryshe.
Eri dr
Eri dr
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 04/04/1988
Numri i postimeve Numri i postimeve : 3671
Vendndodhja Vendndodhja : Ne ishullin e te dashuruareve!!!
Hobi Hobi : Arti
Humor Humor : i mjaftueshem
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 13/11/2010
Falenderimet Falenderimet : 28

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Tė jetosh nė ishull!! Empty Re: Tė jetosh nė ishull!!

Mesazh nga Eri dr Fri Feb 25, 2011 10:04 pm

7

Ndėrsa Arianit Komneni rrėfente historitė e tij, Ali Tepelena nuk kishte lėvizur nga vendi duke menduar se ky plak i krishterė kishte vendosur t'i tregonte rrėnjėt e familjes sė tij njėlloj si njė rrap i moēėm qė i nxjerr rrėnjėt mbi tokė pas tėrmetit. Ndoshta mendon se madhėshtia e emrit tė tij do tė mė bindė ta lė tė qetė pėr tė zotėruar fshatin, siē kishte bėrė me sa duket nė gjithė kėto vite. Arianit Komneni ishte shumė i zgjuar, por vitet ia kishin humbur prakticitetin. Megjithatė, ky arsyetim nuk e ngopi Aliun. Nuk ėshtė llafazan, mendoi, diku do tė dalė. Ali Tepelenės i kishin bėrė pėrshtypje sidomos historitė mbi Janinėn, njė qytet qė ai e kishte pėr zemėr. Duke u rropatur tė nguliste nė mendjen e tij tė re ato qė kishte dėgjuar nga Arianiti, dera u hap dhe vajza e vogėl me gėrshet tė zi u afrua tek i ati dhe i zgjati njė enė tė mbushur me arra tė mėdha bojėkafe. Vajza doli pa ia hedhur sytė, por Aliut iu duk sikur gėrsheti i saj filloi t'ia lidhte jetėn me historinė e Arianitėve dhe sidomos me Janinėn nga ku e kishte zanafillėn historia shqiptare e Komnenėve.
Arianit Komneni e tėrhoqi nga kėto mendime kur i tha: Jam nėntėdhjetė e dy vjeē. Kam tre djem. I madhi quhet Gjergj si Arianit Komneni i madh. I dyti quhet Mihal si Mihali qė ngriti tė parėn principatė shqiptare tė krishterė nė Janinė. I treti quhet Gjon dhe ka marrė emrin e djalit tė Skėnderbeut, nipit tė Arianitit dhe qė pėrbėn tė vetmen lidhje mes dy burrave, tė cilėt Islami i ndau nė fe dhe krishterimi nuk i bashkoi dot nė pushtet. Sara ėshtė vajza ime e vetme. Ėshtė pesėmbėdhjetė vjeē dhe besoj se pas saj nuk do kem mė fėmijė.
Mori njė arrė tė madhe dhe, duke e shtyrė me njė thikė tė vogėl qė nxori nga poshtė velenxės, filloi ta hapte pa u ngutur. Merr dhe ti njė, i tha Aliut. Arianit Komneni i Madh i kishte qejf dhe luante shumė me to. Njė herė hapi njė arrė mė tė madhe se kjo, shumė mė tė madhe, nė dysh dhe duke lexuar fletėt dhe rrudhat e saj tė njoma i tregoi Skėnderbeut se njėlloj si arra edhe truri i njeriut formohet nga dy pjesė. Nė qoftė se nuk e di ato quhen hemisfera, i tha me modesti Aliut, i cili nuk bėri asnjė shenjė. As Skėnderbeu nuk e dinte, por i tha Komnenit se kur kishte vrarė njerėz gjatė betejave shpesh i kishte rastisur tė shihte tru tė ndarė mė dysh qė i ngjanin kėsaj arre. Arianiti kishte qeshur dhe i kishte thėnė: Ja pra, ky ėshtė ndryshimi mes ne tė dyve. Ti do ta ndash trurin nė dysh, kurse unė dua ta lexoj.
Aliu sėrish nuk lėvizi dhe Arianiti vazhdoi:
Arianit Komneni nuk pati asnjė djalė me Maria Muzakėn dhe kjo e mėrziti shumė derisa u tėrhoq nga luftėrat, tė cilat nuk i jepnin mė kėnaqėsi. Besoj se pėrveē zhgėnjimeve familjare dhe ato qė gati nga gėnjeshtrat e Skėnderbeut, ai nuk besonte mė se Shqipėria mund t'i rezistonte pushtimit turk. Me Maria Muzakėn u mundua, por ajo i dha njėra pas tjetrės nėntė vajza. Kur humbi shpresat, iku nė Itali dhe u martua me njė italiane, e cila i dha atij tre djem. Por djemtė lindėn kur Arianiti ishte nė fund tė jetės dhe kur mundėsitė pėr tė rivendosur pushtetin qė kishte ishin zvogėluar sa nga turqit, po aq edhe nga Skėnderbeu. Krushqitė qė ai bėri pėr vajzat e tij tregojnė se ishte jo vetėm njė strateg i madh, i cili synonte tė zbuste gjithė pretendimet pėr territore qė vinin nga brenda dhe nga jashtė Shqipėrisė.
Siē tė thashė, njėrėn vajzė, tė madhen, ia dha Skėnderbeut. Vajzėn e dytė, Vojsavėn e martoi me princin e Malit tė Zi, Ivan Cernojeviēin, i cili ishte njė nga njerėzit mė tė shquar tė kohės sė tij. Tri vajza tė tjera i martoi nė derėn e Dukagjinėve, princave tė veriut tė Shqipėrisė duke forcuar kėshtu aleancėn me njė nga familjet mė tė mėdha shqiptare me tė cilat nuk kishte lidhje gjaku. Njė vajzė tjetėr e martoi me Gojko Balshėn, edhe ky nip i Gjergj Stres Balshės sė madh. Tre tė tjera i dha nė Itali kryesisht nė Venedik dhe Napoli nėpėr dyer tė mėdha me lidhje politike. Ndėrsa Angjelinėn, vajzėn e tij mė tė dashur qė ai thoshte se i ngjante gjyshes sė tij, ia dha Stefan Brankoviēit princit tė Serbisė dhe stėrnipit tė Stefan Dushanit tė madh. Kur Stefani u martua, ai sapo ishte qorruar nga Sulltani, tė cilin e kishte kunat dhe thonė se Angjelina qau kur e pa ashtu dhe deri nė fund tė jetės e mbajti pėr dore.
Krushqitė e Arianit Komnenit ishin krushqi me shije perandori siē ishte nė tė vėrtetė ai. Siē tė thashė, vetėm gruaja italiane i dha atij djemtė qė i kishin munguar pėr tė mbretėruar Shqipėrinė. Ata ishin Kostandini, tė cilit Mbreti i Francės i fali njė dukat nė veri tė Italisė, Arianit dhe Thomai. Ky i fundit ishte i vetmi qė u kthye nė Shqipėri. Me sa duket ēdo derė e madhe ka tradhtarėt e vet dhe Thomai qėlloi plėngprishėsi i Arianitėve sepse u vu nė shėrbim tė turqve, tė cilėve u kėrkoi pjesė nga zotėrimet e shumta qė ata i kishin marrė babait tė tij. Pėr t'u bėrė mė i besueshėm, Thomai u bė mysliman dhe turqit i dhanė Himarėn ku ai u bė njė sundimtar mizor. Thonė se Thomai natėn shkonte dhe i merrte me forcė gratė dhe vajzat fshatarėve tė bregut dhe pastaj i ndante ato me ushtarėt e tij. Njė ditė, fshatarėt u mblodhėn dhe e vranė. Kjo ndodhi nė vitin 1486. Djali i vogėl i Thoma Komnenit ishte stėrgjyshi im.
Ai bashkė me farefisin dhe tė ėmėn u fshehėn pėr pak kohė sa tė harroheshin zullumet e babait dhe mė pas u vendosėn kėtu ku ngritėn kėtė fshat, tė cilin stėrgjyshi e zgjodhi pranė Janinės, duke jetuar me shpresėn se kur tė ikin turqit ne do t'i kthehemi historisė sė Komnenėve shqiptarė, aty ku ajo nisi: nė Janinė. Unė nuk e besoj mė kėtė ėndėrr tė plakur dhe jam i sigurt se as djemtė e mi nuk do t'ia arrijnė asaj dite. Islami sapo ka ardhur nė kėto troje dhe dita kur ai tė ikė ėshtė akoma shumė larg.

Arianit Komneni pushoi, por nuk dukej i lodhur. Pas historive qė kishte dėgjuar Ali Tepelena dukej mė miqėsor se nė fillim. Tani ai e shikonte plakun si njė libėr me shumė faqe dhe me sa duket kjo e zbuti, siē zbutet ēdo njeri qė lexon mes dy betejave. Kur kishte ardhur ta takonte, Ali Tepelena mendonte se nėse pleqėsia do ta kundėrshtonte, ai do ta zgjidhte ēėshtjen e Ibrahimit me ndihmėn e trimave tė tij, tė cilėt ishin tė gatshėm nė ēdo kohė tė masakronin njė fshat tė krishterė. Por tani Aliu qė e kishte ndjekur me vėmendje Arianitin, mendonte se duke e zbutur plakun marrėveshja e tij me fshatin do tė mund tė ishte mė e plotė dhe mė e respektueshme nga tė gjithė.
Duke marrė arrėn e fundit qė kishte mbetur, Aliu e pyeti: Po ti Arianit si i ke jetuar kėta 92 vjet?
Arianiti qė duket se e priste kėtė pyetje u pėrgjigj pa u menduar: Kam jetuar si njė Komnen dhe po mendoj se si do tė vdes si i tillė.
Kur linda unė, fshati kishte dy herė mė pak shtėpi sesa sot. Babai drejtonte pleqėsinė, e cila kryesisht pėrbėhej nga kushėrinj ose krushqi tė tij sepse siē e thashė, ky fshat u themelua nga stėrgjyshi im dhe njerėzit e afėrt tė tij, prandaj shumica kėtu jemi tė njė gjaku. Por babai vuajti gjithė jetėn nga frika e shuarjes sė fisit tonė, i cili sipas tij do rrezikohej njė ditė nė qoftė se ne vazhdonim tė jetonim tė izoluar nė kėtė vend. Ai pati pesė djem dhe unė isha mė i vogli prej tyre. Im atė jetonte gjithė kohėn me lajmet qė vinin nga betejat mes tė krishterėve dhe turqve, por ato vite ishin kohėt kur turqit u forcuan shumė dhe pothuajse e pushtuan gjithė Greqinė, Serbinė, Hungarinė dhe shkuan deri nė Vjenė falė Kara Mustafa Pashės qė ishte shqiptar nga dera e qyprillinjve. Zoti e desh qė ky u mund me turp nė Vjenė dhe Sulltani ia preu kokėn. Mos ishte pėr meritė tė kryevezirėve shqiptarė qyprillinj Perandoria Turke do tė kishte marrė tatėpjetėn me kohė e me vakt. Historia do shpjegojė se pse shqiptarėt e kanė mbajtur nė kėmbė Turqinė me jeniēerė dhe vezirė tė mėdhenj, tė cilėt kurrė nuk kuptuan se ky pėrbindėsh me trupin nė Azi kishte ardhur tė ushqehej nė Evropė duke mbajtur me thonj vendin e tyre, pa e lėnė tė rritej.
Siē tė thashė, babai jetonte nė fshat, por mendjen e kishte gjetkė. Kur turqit filluan luftėn pėr pushtimin e Kretės, tė cilėn e mbajtėn tė rrethuar pėr 25 vjet, babai mendoi se nėse thyhej ky front, turqit nuk do tė ndaleshin mė siē po ndodh nė tė vėrtetė edhe sot. Ai ishte i bindur se krishterimi dhe sidomos Venediku, nuk do ta linte Kretėn tė binte nė duar tė turqve dhe kėrkoi tė kishte pjesėn e vet nė kėtė fitore, prandaj dėrgoi atje vėllanė tim tė madh nė krye tė dhjetė burrave nga fshati. Asnjėri prej tyre nuk u kthye i gjallė pasi Kreta u pushtua nga turqit nė vitin 1669, njėqind vjet pėrpara. Si pėr tė bindur tim atė se shqiptarėt vrasin shqiptarėt pėr njė copė dhe tė huaj, Kretėn e pushtoi njė qyprilli tjetėr, Fazil Pashai. Im vėlla atė kohė ishte 18 vjeē dhe bashkė me tė nė Kretė u vra edhe gjyshi i Ibrahimit qė sot ėshtė bėrė mysliman dhe qė nuk kupton se eshtrat e tė ndjerit, gjyshit tė tij, tani po lėvizin atje ku dergjen. Babai u trishtua nga vdekja e vėllait tonė tė madh, por besimi se aleanca e krishterimit mund ta detyronte Islamin tė tėrhiqej nė Azi, aty ku Zoti ka parashikuar territoret e tij, nuk iu venit pėr asnjė ēast.
Nė vitin 1704 babai vendosi tė shkojė nė Turqi. Ne nuk e kishim ditur se ai mbante lidhje me njė degė tjetėr tė Komnenėve nė Itali. Ata e lajmėruan se nė pėrkujtim tė pesėqindvjetorit tė rėnies sė dinastisė Komnene qė ndodhi nė vitin 1204, tė gjithė trashėgimtarėt e tyre tė shpėrndarė nėpėr botė kishin vendosur tė mblidheshin nė Stamboll. Do nisem tė takoj kushėrinjtė e mi, tė cilėt, kur turqit tė thyhen njė ditė, do qeverisin prapė Evropėn, thoshte babai dhe kjo ia ktheu gėzimin qė kishte humbur prej vitesh. Mirėpo kur po nisej, ai i kishte kaluar shtatėdhjetė vjeē dhe nuk kishte fuqinė e rinisė pėr tė kryer njė udhėtim aq tė gjatė dhe tė vėshtirė. Nėna kėmbėnguli qė ai tė merrte njė nga djemtė me vete pėr ta ndihmuar dhe ai mė zgjodhi mua.
Pas dy muajsh arritėm nė Stamboll pasi u hodhėm nga Janina nė Voskopojė e Kostur dhe prej andej pėrfunduam nė Selanik ku i hipėm njė anieje tregtare qė na ēoi nė qytetin e shenjtė. Kur anija jonė iu afrua portit, mbi tė cilin xhamitė e Stambollit ngriheshin si direkė, sytė jeshilė tė babait u errėn. Kam ardhur tė ta heq perēen e dashur, pėshpėriti babai me vete, sikur t'i drejtohej njė gruaje qė e kishte thirrur pėr ndihmė.
Takimin e Komnenėve e kishte organizuar Gje

Gjergj Brankoviēi, i cili punonte si agjent tregtar nė njė shoqėri angleze, por qė nė fakt ishte shumė i lidhur me perandorėt e Austrisė. Brankoviēi ishte pinjoll i sundimtarėve tė Serbisė, tė cilėt kishin lidhur krushqi me Komnenėt, gjė qė e bėn krushk me ne, por dhe me Skėnderbeun, i cili martoi djalin e tij me Irenėn, vajzėn e princit Llazar Brankoviē. Kur babai ia shpjegoi kėtė lidhje, Gjergj Brankoviēi u mrekullua dhe e quajti babanė njė vėlla tė rigjetur nė mes tė detit. Ėshtė koha pėr t'u rikthyer nė lavdinė tonė, tha ai nė fjalimin qė mbajti gjatė meshės sė kujtimit tė Komnenėve nė njė kishė tė vogėl greke qė shikonte nga deti. Krishterimi humbi pėrballė turqve pėr shkak tė pėrēarjeve tė veta, por tani ne duhet tė bashkohemi nėn njė flamur tė krishterė pavarėsisht se jemi shqiptarė apo serbė, apo grekė. Ky ka qenė ideali i Komnenėve tė mėdhenj, tė cilėt ngritėn Perandorinė mė tė madhe dhe mė tė ndritur tė botės. Perandoria e Bizantit ishte e tillė sepse arriti tė bashkojė nėn njė pushtet tre elementė qė nė rast se pajtohen prodhojnė qenien perfekte: njė shpirt grek, njė mendje romake dhe njė trup mysliman. Ky ėshtė ekuilibri mė i pėrsosur qė ka parė historia. Ēfarė nuk mund tė arrijė njė njeri qė ėshtė i fortė si mysliman, i ndjeshėm si grek dhe i menēur si romak? Gjithēka motra dhe vėllezėr, kushėrinj dhe pinjollė Komnenė. Me kėtė koktej pushtetesh, racash dhe dijesh do tė ndėrtohet Bizanti i ri, themeli i tė cilit pa dyshim do tė jetė Ballkani dhe ēatia e tij do tė jetė Evropa. Ne sot jemi mbledhur kėtu nė Kostandinopojė pėr tė nisur mbledhjen e gurėve tė kėtij themeli. Le t'i marrim gurėt nga Serbia, nga Moreja dhe Rusia, nga Vjena dhe Venecia, nga Jerusalemi dhe Parisi, nga Athina dhe Janina e t'i bėjmė bashkė sepse kėshtu shtėpia jonė do ketė vend pėr tė gjithė. Komnenėt e mbledhur nga gjithė kėto vende u frymėzuan dhe e mbėshtetėn njė nga njė Gjergj Brankoviēin.
Babai i pėrlotur tha vetėm dy fjalė: Komnenė tė nderuar, mirė se erdhėt nė ėndrrėn time!
Mė vonė, Gjergj Brankoviēi na shpjegoi se me ndihmėn e perandorėve habsburgė po mendohej organizimi i njė kryengritje tė madhe tė tė krishterėve nė Serbi, Greqi, Shqipėri dhe Bullgari, e cila duke u mbėshtetur nga Austria, Venediku dhe mė pas edhe nga Rusia, do tė synonte rėnien e perandorisė sė lodhur turke nė pak kohė. nė fakt kjo ishte arsyeja e vėrtetė e kėtij takimi nė Stamboll. Tė gjithė mendonin se forcimi i Austrisė dhe Rusisė si Fuqi tė Mėdha dhe luftėrat e brendshme nė Perandorinė Osmane e favorizonin ringritjen e krishterimit. Komnenėt nisėn t'i japin informacione pėr mundėsitė qė kishin pėr tė mbledhur para dhe njerėz, ndėrsa Gjergj Brankoviēi me njė hartė tė Ballkanit pėrpara caktonte me ngjyrė tė kuqe pikat ku fillimisht do tė ndizeshin zjarret.
Ato kohė nė Stamboll takuan Komnenė nga tė gjitha vendet pėrfshi edhe njė stėrnip tė Skėnderbeut, i cili quhej Anton Kastrioti qė ishte njė burrė i shkurtėr dhe i hollė dhe qė jetonte nė Itali. Edhe Skėnderbeu ka qenė i shkurtėr, i tha ai babait kur u takuan. Por si ai, thirrjes sė Brankoviēit i ishin pėrgjigjur edhe shumė kontė italianė dhe dukesha bullgare, pasanike greke dhe princa rusė, pinjollė tė familjeve mbretėrore transilvane, krushq tė familjeve mbretėrore franceze dhe suedeze si dhe njė dukė i gjatė dhe bukurosh, i cili na tha se rridhte nga Huniadi, mbreti i Hungarisė dhe qė megjithėse nuk kishte lidhje me Komnenėt kishte ardhur tė ndihmonte krishterimin. Kur rrinim me kėta njerėz, tė cilėt kishin humbur lavdinė e dikurshme, por sidoqoftė kishin ruajtur pasuritė dhe pronat qė i lejonin ta shijonin luksin e Stambollit, mendoja pėr fshatin tonė tė varfėr. Po ne pse nuk jemi me tituj si gjithė kėta Komnenėt e tjerė, pyeta babanė. Nė tokėn tonė nuk mbin fisnikėria, m'u pėrgjigj ai, por dukej se kjo diferencė me kushėrinjtė e tij nuk e shqetėsonte shumė.
Pėrgjatė njė viti, Gjergj Brankoviēi bėri plane pėr tė filluar kryengritjen e tij dhe ndihmat e Austrisė dukej se nuk i mungonin. Nė gazetat austriake Brankoviēi ishte shpallur Kont i Perandorisė sė Shenjtė. Ai na tregonte se si njerėz tė caktuar nga vetė Perandori po rekrutonin me para luftėtarė nė gjithė Ballkanin dhe pritej vetėm tė ndizej fitili nga Vjena. Atėherė, i thoshte ai babait me sytė qė i shkėlqenin, do tė nisemi dhe ne dhe ti do tė drejtosh kryengritjen nė Shqipėri. Disa muaj mė parė kishte ardhur nė krye tė Turqisė Sulltan Ahmeti, i cili njihej si njė njeri qė harxhonte shumė para pėr tė zbukuruar xhamitė dhe pallatet e tij nė stilin francez. Stambolli ndihej mė i lirė nga dhuna e sulltanėve tė mėparshėm dhe artistė evropianė me gjithė gratė e tyre tė pambuluara bridhnin lirshėm nėpėr qytet. Nuk e kam parė kurrė tim atė mė tė qeshur se ato kohė. Stambolli po kthehej nė Kostandinopojė, mė thoshte dhe pothuajse pėrditė shkonte nė kishė ku lutej pėr fatin tonė. Por atė vit bėri njė dimėr i tmerrshėm dhe Stambolli u mbulua nga dėbora dhe ngricat. Duke mos hequr dorė nga rituali i tij i lutjeve nė kishė babai mori njė plevit. Gjatė njė muaji tė vėshtirė unė i shėrbeja dhe i jepja ēaj tė nxehtė, ndėrsa ai fliste pėr betejat e mėdha tė Arianitėve dhe mė tregonte vende me emra malesh nė Shqipėri, nė tė cilat fillimisht duhet tė shiheshin kryengritėsit e Gjergj Brankoviēit sipas planeve qė ai hartonte nga krevati i Stambollit. Ai ishte njė muaj gjeografie pėr mua. Mėsova me dhjetėra emra malesh, luginash, kodrash, lumenjsh dhe fshatrash, tė cilat babai mė detyronte t'i pėrsėrisja nė formėn e njė itinerari ushtarak. Shqipėria e vogėl m'u duk si njė dhomė e madhe nė tė cilėn unė dhe babai i zhvendosnim si mobilie malet dhe kodrat e shumta. Shqipėria ėshtė e vogėl, por ėshtė krijuar pėr tė fshehur ushtri, thoshte babai, sytė e ēuditshėm jeshilė tė tė cilit filluan tė ngatėrronin gjeografinė e mobilieve nga fundi i muajit. Unė nuk kisha ndenjur kurrė aq shumė me tim atė. Besoj se edhe ai zbuloi ato ditė tek unė njė djalė, tė cilin ėndrrat e tij nuk i kishin dhėnė mundėsi ta njihte. Sikur tė kisha pasur njė vajzė do doja ta martoja me njė djalė si ty, mė tha para se tė vdiste. E varrosa me ndihmėn e disa grekėve nė varrezat e krishtera tė lagjes Fanar tė Stambollit.
Kur mbeta vetėm, Gjergj Brankoviēi, i cili kish shumė miq me influencė nė Stamboll mė ndihmoi tė punoja si pastrues nė shtėpinė e Dragomanit tė Madh. Dragomanėt janė pėrkthyesit zyrtarė tė Portės sė Lartė dhe kėtė titull gjithnjė e kanė mbajtur grekėt. Ky ishte njeri me influencė dhe me sa duket ishte i pėrfshirė nė heshtje, pėr shkak tė frikės nga turqit nė komplotin qė Gjergj Brankoviēi donte tė organizonte nė Ballkan. Aty punova dy vjet dhe mėsova turqisht, por arrita tė shkruaj edhe greqishten, tė cilėn e dija shumė pak kur u nisa nga fshati. Ndėrkohė, shpresat pėr t'u kthyer nė Shqipėri po mė linin. Nuk kisha asnjė lajm nga fshati dhe nuk dija si tė lajmėroja vėllezėrit dhe nėnėn pėr vdekjen e babait. Gjergj Brankoviēi mė thoshte se gjėrat po vonoheshin pėr shkak se Rusia, qė kishte bėrė paqe me Turqinė nė dėm tė Austrisė, po i sabotonte pėrpjekjet e tij kryengritėse nė Ballkan. Njė natė, nė shtėpinė e Dragomanit u mblodhėn nė mėnyrė sekrete Gjergj Brankoviēi, disa grekė si dhe ambasadori rus, i cili donte tė informohej pėr mundėsitė dhe seriozitetin e lėvizjes sė Brankoviēit. Paqja mes Rusisė dhe Turqisė ishte vėnė nė dyshim nė Krime dhe rusėt kishin nisur tė sabotonin stabilitetin e Portės sė Lartė. Mirėpo Gjergji, i cili besonte se mund tė manovronte mes interesave tė Fuqive tė Mėdha u gėnjye. Rusėt e tradhtuan atė te turqit dhe Gjergji u arrestua pėr gjashtė muaj. Kur u lirua, u kėrkuan tė largohej si i padėshirueshėm pėr tė mos u kthyer mė nė Stamboll. Para se tė ikte, mė tha se rrugės pėr nė Serbi ai mund tė kalonte nga Shqipėria dhe nė qoftė se doja mund tė shkoja me tė. Natyrisht qė nuk kishte rast mė tė mirė pėr mua pėr t'u kthyer nė fshat. U nisėm njė ditė tė pėrvėluar korriku kur hurmat djersinin dhe rrushi digjej nė pazarin e Stambollit. Unė kisha qarė gjithė natėn mbi varrin e babait tim, tė cilit i premtova se do tė kthehesha ta merrja sa mė shpejt.
Gjergj Brankoviēi nuk mund tė kalonte nėpėr territoret e Perandorisė Turke qė shtriheshin nė tokė nėpėr gjithė Greqinė Veriore. Vetėm gadishulli i Moresė ishte akoma nėn sundimin venecian dhe fillimisht shkuam atje me njė galerė qė transportonte pambuk. Brankoviēi kishte miq nė More, tė cilėt i thanė se mund ta ndihmonin tė kthehej, por vetėm duke kaluar nėpėr Itali pasi rrugėt e tjera mund tė ishin tė pasigurta pėr njė njeri tė arrestuar pėr komplot dhe tė padėshirueshėm pėr turqit. Ballkani i jugut ishte i pasigurt pėr njė komplotist. Kėshtu qė pas disa javėsh nė More gjetėm njė anije qė shkonte nė Napoli, i hipėm dhe u nisėm. Napoli sapo ishte pushtuar nga austriakėt, tė cilėt kishin ndihmuar Brankoviēin dhe ky u ndie mė i qetė nga kjo rrugė. Komandanti i trupave austriake tė Napolit e priti mirė Brankoviēin dhe i ha njė letėr me anė tė sė cilės ai mund tė kalonte territorin italian pėr tė mbėrritur nė Vjenė. Napoli ishte njė qytet qė nuk f
flinte ose mė saktė ditėn flinin marinarėt dhe punonin napolitanėt, natėn kėta flinin, ndėrsa marinarėt pinin dhe gėzonin.
Nė Napoli rashė me njė grua pėr herė tė parė. Njė natė, Gjergj Brankoviēi u zhduk nga hoteli ku ne flinim dhe nė tė gdhirė u shfaq i dehur bashkė me njė grua rreth tė dyzetave, e cila e mbante pėr krahu. Gruaja i kishte lyer sytė me ngjyrė blu dhe mbante njė fund tė gjerė qė e tregonte shumė tė shėndoshė. Kėtu te ne kėsaj femre nuk do ia hidhte njeri sytė, por nė Italinė e Jugut kanė shije tjetėr pėr gratė. Ata i duan gratė tė shėndosha, me vithe tė dala dhe me pak bark mbi tė cilin burrat ndihen si mbi njė dyshek. Kjo grua, pasi vuri Gjergj Brankoviēin nė gjumė nė krevatin ngjitur me timin, hoqi fundin e saj tė gjerė dhe u fut nė krevatin tim. Atė natė m'u duk sikur mė doli njė zog nga barku dhe puplat e tij mė mbuluan tė tėrin dhe mė vunė nė gjumė. Njė prift qė takova njėherė nė More mė ka thėnė se njerėzit pėrpara se tė vdesin kujtojnė ditėn e parė qė kanė hyrė nė kishė sepse ky imazh i afron ata me Zotin. Nuk e di sa ėshtė e vėrtetė, por di qė para se tė vdes do doja ta kujtoja edhe njė herė ngritjen e fundit tė asaj gruaje.
Pasi ikėm nga Napoli, unė dhe Brankoviēi kemi fjetur nėpėr hanet e Italisė ngarkuar me plaēkat dhe kujtimet e ditėve nė Stamboll. Rruga jonė kaloi nėpėr Romė dhe duke u endur nėpėr kalldrėmet e kėtij qyteti kuptova se ēfarė e kishte yshtur Arianit Komnenin dhe familjen e tij tė linte Shqipėrinė dhe tė vinin nė Itali. Nuk besoj se ishte vetėm frika nga turqit. Italia, dhe mbi tė gjitha Roma, ėshtė ndoshta i vetmi vend ku mund tė jetosh duke ndjekur gjurmėt e veprave tė mėdha tė lashtėsisė, por dhe tė krishterimit. Natyrisht edhe ato tė ndjekin ty. Nė Romė mund tė kuptosh se si krishterimi ishte lindur pėr tė ēuar mė tej oreksin pėr drejtėsi tė Perandorisė Romake dhe se si kjo perandori nuk do mund tė bashkohej me krishterimin nė qoftė se nuk do tė ishte ushqyer nga pasioni pėr tė bukurėn, qė kishin grekėt e lashtė.
Kur arritėm nė Italinė e Veriut, Gjergj Brankoviēi trokiti te disa miq, tė cilėt na ndihmuan tė kalojmė kufirin pasi pritėm tre muaj tė shkrinte bora mes alpeve tė Italisė dhe Austrisė. Disa ditė i kaluam nė Milano nė qiellin e sė cilės nuk pashė asnjė ditė me diell, por nė kėtė vend pashė njė pikturė pėr herė tė parė nė jetėn time. Ishte njė beze e madhe e vendosur nė njė kornizė druri tė trashė dhe me brazda. Tregonte predikimin e Shėn Markut nė Aleksandri. Shėn Marku ka qenė njėri nga apostujt besnikė tė Krishtit dhe ndoshta i vetmi qė nuk e vuri nė diskutim natyrėn e tij hyjnore. Pas vdekjes sė Jezuit ai shkroi ungjillin e tij dhe themeloi krishterimin nė Aleksandri. Nė pikturė ai ėshtė gjysmė i zhveshur me flokė tė verdhė dhe me njė hundė tė gjatė dhe flet i hipur mbi njė shkallare nė mes tė njė sheshi tė madh. Pas tij ka disa burra tė heshtur dhe tė veshur me kapela tė zeza qė duhet tė jenė grekė, ēifutė ose romakė. Ndėrsa pėrpara tij qėndrojnė arabė me ēallma tė bardha dhe mjekra tė gjata. Arabėt diskutojnė me njėri-tjetrin me sa duket pėr ato qė thotė shenjti. Nė mes tė kėtij sheshi tė gjerė ngrihet madhėrishėm njė tempull i rrumbullakėt qė i ngjan kishave tė sotme, ndėrsa pas saj ėshtė qyteti i ndėrtuar nga arabėt e i mbushur me minare tė larta. Nė cep tė sheshit njė deve mban kokėn lart duke parė nga Shėn Marku. E gjithė piktura kishte njė ngjyrė pjeshkė, por pasi e pashė me kujdes kuptova se e vetmja ngjyrė qė i mungon ėshtė jeshilja. Sa do tė doja ta kishte parė im atė. Me siguri do ta kishte quajtur: Bota siē duhet tė jetė. Myslimanėt dhe kafshėt mėsojnė krishterimin.

Pasi shtymė dimrin atje, arritėm nė Vjenė nė prillin e vitit 1708, por gjėrat kishin ndryshuar. Austria nuk kishte mė nevojė pėr Brankoviēin dhe askush nuk denjoi ta priste. Kėrkesave tė shumta tė Gjergj Brankoviēit pėr tė ngjallur interesin e njė lėvizjeje ballkanike, e cila do t'i merrte turqve territoret e pushtuara nė favor tė tyre, austriakėt iu pėrgjigjėn me njė fletė arresti. Gjergj Brankoviēi mundi ta zbuste arrestin pasi takoi njė kushėri tė largėt tė perandorit, i cili kishte ndėrmjetėsuar pėrpara dhjetė vjetėsh mes tij dhe austriakėve. Arresti u anulua, por jo dėbimi nga Vjena. Pėrfunduam nė njė fshat tė humbur tė Austrisė ku, pas disa muajsh, Gjergj Brankoviēi dha shpirt i zhgėnjyer nga lojėrat e Fuqive tė Mėdha, tė cilat ishin tallur me kryengritjen e tij.
Gjatė kėsaj kohe unė kisha mėsuar pak gjuhėn gjermane dhe duke u njohur me fshatarėt, i punova tokėn pėr gati njė vit njė familjeje, sė cilės i kishte ikur djali nė ushtri. Ky ishte kapiten kėmbėsorie nė Bosnjė dhe i binte violinės qė unė e pashė pėr herė tė parė kur ai erdhi nė shtėpi pėr pak kohė. i ati i mbyllte veshėt kur i biri i binte violinės, ndėrsa mua ato tinguj m'u dukėn si e qara e djalit tim qė nuk kishte lindur akoma, por qė me sa duket ishte gati nė barkun tim. Kapiteni, kur u kthye nė shėrbim mė mori me vete.
Bashkė me ushtrinė austriake u afrova deri nė Raguzė. Gjatė ditėve qė qėndrova atje mėsova notin. Ushtarėt austriakė dilnin nė breg tė detit dhe njė peshkatar tullac u mėsonte atyre si tė notonin. Kur mė tregonte se si t'i pėrplasja krahėt dhe kėmbėt dhe si tė nxirrja frymėn mbi ujė pėr tė mos u mbytur, peshkatari mė pyeti se nga isha dhe kur i thashė se jam nga Shqipėria mė tha: Do ta mėsoj notin se ju keni det dhe ju duhet, por ti mos ia mėso kėtė gjė gruas dhe as vajzės tėnde sepse nė qoftė se ato lahen njerėzit do t'i quajnė tė pėrdala. Nė Raguzė gratė nuk laheshin. Kur i pyeta ushtarėt austriakė ata mė thanė se peshkatari nuk ua kishte thėnė atyre tė njėjtėn gjė. Ndoshta ai mendonte se gratė e tyre duhej ta mėsonin notin.
Pas disa javėsh nė Raguzė, mė hipėn nė njė anije, e cila mė solli nė Shkodėr. Atje desh vdiqa nga uria sepse nuk gjeta as punė dhe as strehė pėr njė muaj rresht. Shkodra ishte njė vend ku turqit i trajtonin tė krishterėt si skllevėr dhe ku unė pata shumė ftohtė atė dimėr.

Qė tė mos zgjatem, nė 1709 pėrfundova nė Janinė dhe erdha nė fshat ku tė gjithė e kishin humbur shpresėn se do tė kthehesha. Nėna ishte plakur dhe tre vėllezėrit e mi ishin martuar dhe kishin bėrė fėmijė. Ashtu bėra dhe unė. U martova me Hėnėn, njė vajzė shumė tė bukur, por tė imėt dhe tė dobėt, stėrgjyshi i tė cilės kishte ardhur bashkė me stėrgjyshin tim nga bregdeti dhe bashkė kishin ngritur fshatin. Ata nuk ishin Komnenė, por gjithmonė kishin jetuar besnikėrisht nėn hijen e madhėshtisė sė fisit tonė. Ėshtė e bukur si diell, por nuk ka shumė mish dhe do tė ketė gjithmonė ftohtė si hėna, thoshte nėna pėr gruan time. Atė vit lindi Gjergji dhe brenda dhjetė vjetėsh Hėna lindi dhe dy djem tė tjerė, por ajo thoshte se ne duhet tė kishim nėntė djem siē kishte Arianiti i Madh nėntė vajza. Nuk mund t'i ngjaj kaq shumė Arianitit, i thosha unė. Fshati ynė ėshtė i vogėl dhe nuk do gjejmė nuse pėr kaq shumė burra. Fshati ishte i qetė nė ato vite dhe ne kishim ujė, bukė dhe tė mbjellat nuk munguan. Unė i gėzohesha familjes sime qė shtohej, ndėrkohė qė nėna ime zvogėlohej nga mosha dhe hidhėrimi i humbjes sė babait. Para se tė vdiste, ime mė mė tha se e vetmja gjė qė do tė donte ishte tė shtrihej nė njė varr me babanė, qė unė e kisha varrosur nė Stamboll.
Nė vitin 1730, kur djemtė ishin rritur, vendosa tė kthehem nė Stamboll pėr tė sjellė eshtrat e babait nė fshat. Shko merre, mė tha Hėna, sepse nėna e pret.
U nisa nė verė dhe duke kaluar gjithė rrugėn qė kishim bėrė bashkė me babanė pėrpara 25 vjetėsh arrita nė Stamboll nė shtator, pa e ditur se ē'po ndodhte aty.
Stambolli ishte njė ferr. Kishte shpėrthyer njė kryengritje jeniēerėsh dhe gjithė qyteti ishte nė flakė. Jeniēerėt qė ishin rebeluar kundėr vezirit tė madh vidhnin, pėrdhunonin gra dhe masakronin nėpunėsit e shtetit. Nė krye tė tyre ishte Halil Patrona, njė shqiptar. Halil Patrona qė kishte punuar disa kohė nė njė banjė turke si masazhier, sepse i kishte duart e forta, kishte hyrė nė ushtri dhe ishte bėrė i pari i jeniēerėve pėr shkak tė egėrsisė dhe oratorisė sė tij tė ashpėr frymėzuese. Ditėt e para, duke pėrfituar nga fakti qė njihja Stambollin ku kisha ndenjur gati pesė vjet, u fsheha te njė familje greke qė bashkė me mua kishte punuar pėr Dragomanin. Njė natė jeniēerėt e bastisėn lagjen dhe na rrahėn tė gjithėve si tė dehur. Unė i thashė se nuk isha grek, por kisha ardhur rastėsisht nė Stamboll nga Shqipėria dhe kėshtu mė shpunė te Halil Patrona nė tė gdhirė. Nė vitin 1730 unė isha njė burrė mbi tė pesėdhjetat, i gjatė, me shpatulla tė gjera dhe me mjekėr tė errėt dhe shumė tė dendur. Halil Patrona ishte mė i ri se unė, por dukej shumė mė i madh. Ishte i shkurtėr, por kėmbėt e tij tė trasha dhe tė forta e tregonin mė tė gjatė. Kokėn e kishte tė rruar, por ngjyra e mjekrės tregonte se qimja e tij duhej tė ishte e kuqe. Halil Patrona ishte kuq. I thanė se i kishin sjellė njė shqiptar dhe mė priti nė bodrumin e njė taverne tė madhe nga ku drejtonte gjithė bastisjen e Stambollit qė ai e quante revolucion. Ēdo minutė atje vinin jeniēerė tė zbathur qė sillnin ora muri si dhe argjend e bizhuteri grash qė i shtrinin mbi tavolina nė mėnyrė qė Halili tė mund t'i shijonte. Mė pyeti turqisht nė ishte e vėrtetė qė isha shqiptar dhe i thashė po. nga cili vend je, mė tha. I tregova se isha nga njė fshat afėr Janinės. Unė jam nga Vlora, mė tha. Kam ardhur i vogėl nė Stamboll. Patrona qė ishte tmerri i Stambollit, kishte dy sy tė vegjėl, por tė ėmbėl. Mua m'u duk njerėzor kur po fliste pėr origjinėn e tij dhe e pyeta shqip nėse ishte mysliman apo i krishterė. Unė jam jeniēer, ma ktheu turqisht dhe pastaj mė pyeti se pse isha nė Stamboll. Kur i thashė se unė jetoja nė Shqipėri, por kisha ardhur pėr tė marrė trupin e tim eti mė tha se edhe ai kishte njė djalė, por nuk e dinte nėse i biri do arrinte t'ia gjente trupin kur tė vdiste, sepse jeniēerėt, tha, nuk kanė varr si gjithė tė tjerėt, ata ose copėtohen, ose mbeten nė fushė tė luftės dhe ushtria nuk mund t'i tėrheqė dot sepse kur vdes jeniēeri, betejėn e ka fituar armiku.
Unė mbeta gati dy javė nė bodrumin e Halil Patronės. Megjithėse ishte zot i atij kaosi mė tha se nėse dilja nė qytet ndoshta nuk do tė kthehesha dot i gjallė. As qė bėhej fjalė pėr tė zhvarrosur trupin e babait dhe pėr ta transportuar nga varrezat nė port. Ato ditė,
Eri dr
Eri dr
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 04/04/1988
Numri i postimeve Numri i postimeve : 3671
Vendndodhja Vendndodhja : Ne ishullin e te dashuruareve!!!
Hobi Hobi : Arti
Humor Humor : i mjaftueshem
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 13/11/2010
Falenderimet Falenderimet : 28

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Tė jetosh nė ishull!! Empty Re: Tė jetosh nė ishull!!

Mesazh nga Eri dr Fri Feb 25, 2011 10:04 pm

duke fjetur mbi njė tavolinė tė vogėl prej druri kuptova se sa e kalbur ishte nga brenda karrigia e Islamit turk, kėmbėt e sė cilės megjithatė kishin qindra vite qė na shtypnin. Halil Patrona dhe shokėt e tij, kur u lodhėn duke grabitur dhe vrarė kaluan nė kėrkesa tė forta ndaj Sulltanit, tė nxitur edhe nga disa islamistė fanatikė, tė cilėt kishin qenė gjatė gjithė kohės kundėr stilit evropian dhe artistik tė qeverisjes qė kishte ushtruar Sulltan Ahmeti. Vitet e fundit, Ahmeti III, siē e quanin, i kishte shtuar shpenzimet pėr zbukurimin e Stambollit dhe kishte nisur madje tė vizatonte portretet e sulltanėve nė muret e xhamive, gjė qė islamistėt e konsideronin njė blasfemi tė rrezikshme. Ahmeti ishte i dashurm me lulet dhe pėr t'u tallur me jeniēerėt, tė cilėt i urrente, i vuri ata tė mbillnin kopshtet e Stambollit me tulipanė qė ishte lulja qė ai dashuronte dhe e quante simbol tė sulltanatit tė tij gjithė ngjyra. Do t'ia shkul fletėt atij tulipani pederast, bėrtiste Halil Patrona, sa herė qė i thoshin se trupat e qeverisė kishin marrė lagje tė ndryshme tė Stambollit nėn kontroll. Njė natė, kur nuk e zinte gjumi, mė tregoi se familja e tij kishte qenė e krishterė dhe Halilin e vogėl e kishin marrė turqit si devshirme, siē kishin bėrė me qindra djem qė i marrin dhe sot si taksė nga familjet e krishtera. Atij i kujtohej deti i Vlorės dhe thoshte se ai ishte mė i pastėr se deti qė lagte Stambollin. Llagapin Patrona ai e kishte marrė kur i kishte shėrbyer njė gjenerali francez, i cili kishte jetuar shumė vjet nė Stamboll duke ndihmuar sulltanin tė ngrinte armatėn e bombardierėve. Ai mė mėsoi t'i drejtohesha patron dhe kėshtu mė mbeti ky llagap, tha Halili. Ky njeri u soll shumė mirė me mua deri nė fund. Nga dita nė ditė unė e shihja sesi egėrsohej sepse me sa duket po kuptonte se revolta e tij nuk do mund ta rrėzonte shtetin. Vazhdimisht i vinin habere pėr marrėveshje nga Sulltani, por Halil Patrona i kėrkonte shkarkimin e vezirit tė madh, tė cilin e konsideronte si armik tė perandorisė dhe si njė njeri tė dėshtuar.
Njė ditė nė mėngjes mė zgjoi nga gjumi dhe mė tha tė bėhem gati pėr t'u nisur. Ku tė shkoj, i thashė unė. Nisu pėr Shqipėri, tha ai. Kemi lejuar njė anije greke bashkė me konsullin grek qė tė dalė nga porti, shko dhe ti me ta. Dua tė marr eshtrat e tim eti, i thashė, nuk mund tė iki duarbosh nė fshat. Ik sa nuk ėshtė vonė, mė tha. Porti do mbyllet dhe unė nuk mund tė tė strehoj mė se duhet tė dal dhe tė rregulloj ca punė dhe nuk e di a do kthehem mė. Kur u ndamė, mė dha njė nga unazat qė jeniēerėt e tij kishin vjedhur ato ditė nėpėr shtėpitė e qytetit. Unaza ishte shumė e madhe, me fushė tė bardhė mbi tė cilėn skuqte njė hurmė prej rubini. Merre kėtė, tha, sepse dua qė diēka nga unė tė kthehej andej nga kam ardhur. Ma futi nė gisht dhe iku. Njerėzit e tij mė shpunė deri nė port dhe pas dy muajsh u ktheva nė fshat nga Selaniku dhe Voskopoja. Sulltan Ahmeti dha dorėheqjen pėr shkak tė Halil Patronės pas 27 vjet qeverisje. Sulltani i ri, qė erdhi nė krye tė Perandorisė, nė fillim e mashtroi dhe nė nėntor tė atij viti ia preu kokėn Halil Patronės.
Por kėto unė i mėsova kur shkova nė Stamboll pėr herė tė tretė.
Eri dr
Eri dr
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 04/04/1988
Numri i postimeve Numri i postimeve : 3671
Vendndodhja Vendndodhja : Ne ishullin e te dashuruareve!!!
Hobi Hobi : Arti
Humor Humor : i mjaftueshem
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 13/11/2010
Falenderimet Falenderimet : 28

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Tė jetosh nė ishull!! Empty Re: Tė jetosh nė ishull!!

Mesazh nga Eri dr Fri Feb 25, 2011 10:05 pm

8

Kur u ktheva nė fshat, njėri nga vėllezėrit kishte vdekur. Djemtė m'u dukėn mė tė mėdhenj dhe nė mungesėn time kishin nisur tė punonin tokat tona. Fshati mė zgjodhi kryetar tė pleqėsisė jo vetėm sepse ne e kishim traditė familjare, por edhe sepse si njė njeri qė kisha parė botėn dhe kisha mėsuar gjuhė, besonin se unė mund ta drejtoja me urtėsi nė trazirat qė vinin nga tė katėr anėt. Siē tė thashė, gjatė udhėtimeve tė mia, kisha ndaluar nė Voskopojė, ku kisha zėnė miq. Nė Voskopojė, bashkė me babanė, kishim fjetur nė njė manastir dhe atje ishim miqėsuar me murgun Grigor, i cili mė vonė u bė tipografi i parė i shtypshkronjės. Shtypshkronjėn unė e pashė vetė kur u nisa pėr nė Stamboll pėr herė tė dytė mė 1730. Ajo ishte njė makinė e madhe e zezė qė Grigori mezi e komandonte me duart e tij tė dobėta. Kur fletėt me bojė tė zezė dilnin prej andej, Grigori dhe ndihmėsi i frynin derisa thaheshin dhe pastaj i prisnin me disa thika tė posaēme, gjersa ato vinin nė madhėsinė e njė libri. Shtypshkronjėn e kishin blerė nė Venedik disa pasanikė voskopojarė, pėr tė shtypur librat e Akademisė sė tyre. Mirėpo rrugėt e tregtisė sė Voskopojės, nga Selaniku dhe Rumania filluan tė bllokoheshin nga bandat myslimane tė Korēės dhe Beratit, tė cilat e plaēkitnin herė pas here qytetin, duke grabitur tregtarėt dhe karvanėt e tyre. Shtypshkronja u bllokua pėr gjashtė muaj sepse karvanėt qė sillnin letėr nga Rumania u vodhėn dhe letra u dogj. Grigori mė dėrgoi fjalė dhe mė kėrkoi ta ndihmoja pėr tė sjellė letėr nga rruga e Janinės, e cila ishte mė e sigurt. Pėr shumė vjet porosisja letėr, e cila vinte nga Venediku nė Raguzė dhe prej andej nė Durrės nga ku ne e merrnim dhe e nisnim nė Voskopojė.
Kur shkova nė Raguzė takova nė breg tė detit sėrish peshkatarin qė mė mėsoi notin dhe pėr disa vjet ai punoi pėr ne, si agjent nė Raguzė, ku siguronte shkarkimin dhe nisjen e letrės prej liri dhe pambuku, tė cilėn e ruante si shami nga uji. Pėr gati dhjetė vjet u mora vetė duke ndjekur karvanėt qė shpesh vidheshin nga kaēakėt, por po aq shpesh edhe kuajt ngordhnin apo shkisnin nėpėr humnerat e ngrira.
Kur Hėna u sėmur, unė i lashė karvanėt dhe me to filloi tė merrej im bir Gjoni, qė ka njė aftėsi tė madhe pėr t'u marrė vesh me tregtarėt e letrės nė Venedik si dhe pėr tė bėrė miqėsi me hajdutėt e rrugėve. Djalin e dytė, kur u ktheva nga Stambolli, e ēova nė Akademinė e Voskopojės. Ai ėshtė akoma atje.
Hėna lėngoi dy vjet nė shtrat dhe Gjergji, qė gjithmonė kishte qėndruar me tė, i shėrbeu si njė vajzė. E lante, e ushqente, e krihte, e zbukuronte pėr festa dhe e ledhatonte, por njė natė nga ethet e saj, Hėna i thirri: bir kam ftohtė. Djali iu shtri te kėmbėt pėr ta ngrohur, por e ėma nuk u kthye mė. Kur e varrosėm binte shi. Gjergji nuk qau, por qė atė ditė ndryshoi dhe u ftoh me botėn sikur tė kishte trashėguar dimrin nga trupi i sė ėmės. Shkoi nė pyll, rrethoi njė vend me gurė dhe ndezi njė zjarr tė madh me shkarpa tė thata, sikur donte tė thante lotėt. Zjarri vazhdoi tri ditė dhe Gjergji duke parė zjarrin qante pėr tė ėmėn. Hiri i drurėve tė djegur u rrit deri nė lartėsinė e gurėve dhe atje ka mbetur edhe sot e prandaj atė vend e quajnė Guri i Hirit.
Pasi vdiq Hėna, unė iu kushtova. Drejtua vijėn e ujit, ndėrtuam disa ēezma, shtruam kalldrėm dhe ngritėm njė kishė tė vogėl qė prifti e vizitonte njė herė nė muaj, por qė ne na mjaftonte pėr t'u lutur, pėr pagėzime, pėr dasma dhe morte. Gjoni ndiqte karvanėt e letrės, Mihali jetonte nė Voskopojė, ndėrsa Gjergji ngrysej dhe gdhihej duke punuar tokėn, si i marrė. U martua me Kostandinėn, vajzėn jetime me sy jeshilė, qė ishte lindur dhe rritur nė shtėpinė tonė pasi edhe babai i saj u vra nė Kretė. Por as gruaja dhe as toka nuk e ngrohėn dhe tim bir dhe vetėm pas shumė vitesh martese atij i lindi njė vajzė qė ia vuri emrin Hana nė kujtim tė nėnės qė e kishte dashur aq shumė. Vajza qė tani ėshtė gruaja e Vasilit, vėllait tė Ibrahimit, i kishte sytė jeshilė si e ėma dhe flokėt e zinj si i ati. Kur shikoja sytė e saj jeshilė mua mė kujtohej babai.
Kur Hana mbushi dy vjeē, u nisa pėr herė tė tretė nė Stamboll, nė vitin 1753. Megjithėse isha gati 76 vjeē ndihesha i fortė dhe besoja se do t'ia dilja njė aventure tė re sepse Turqia ishte qetėsuar nė ato vite dhe unė isha mė i pjekur dhe mė i pasur. Mendoja, pra, se me pėrvojė dhe me para mund t'i kapėrceja rreziqet qė kisha hasur nė dy udhėtimet e mia tė para.

Nė Stamboll qeveriste Osmani III, tė cilin njerėzit e konsideronin si njė Sulltan tė ngathėt dhe dembel qė i kishte kufizuar liritė e tė krishterėve, por edhe ato tė myslimanėve. Osmani i kishte ndaluar gratė tė dilnin nė shėtitoret dhe lulishtet e qytetit dhe Stambolli nė ato kohė ishte njė qytet i zymtė burrash. Po ashtu, me njė ferman tė veēantė ishte ndaluar pirja dhe tregtimi i verės pėr tė gjithė. Mirėpo pranė portit nė Stamboll, aty ku mblidheshin marinarėt, tregtarėt dhe kontrabandistėt, mund tė gjejė nėn banakė verė sa tė doje dhe pronarėt e tavernave i blinin me bakshishe tė mira kontrollet e rrepta tė qeverisė. Taverna nga ku, pėrpara njėzet vjetėsh, Halil Patrona drejtoi bastisjen e qytetit, ishte nga mė tė zhurmshmet. Hija e Halilit tė tmerrshėm qė rrėzoi Sulltanin e Tulipanėve ishte zhdukur dhe pronari i ri nuk kishte aspak qejf t'ia kujtoje ato ditė terrori. Aty gjeje verė, femra, duhan dhe mund tė takoje tregtarė dhe nėpunės tė korruptuar me tė cilėt mund tė zgjidhje ēdo hall. Njė tė diel pasdite, me ndihmėn e njė mbikėqyrėsi tė varrezave dhe dy turqve tė vegjėl qė pagova pėr zhvarrosjen, nxora eshtrat e babait, tė cilat i pastruam njė nga njė nga dheu dhe krimbat e viteve. Babai kishte qenė njė burrė shtatlartė dhe kockat e tij tė gjata mezi u futėn nė njė arkė tė vogėl tė dyllosur dhe tė lyer nga brenda me qirinj tė shkrirė, tė cilėn e mbaja poshtė krevatit ku flija. Pa vėshtirėsi, mora njė dokument me emrin dhe datėn e vdekjes sė babait qė ishte i domosdoshėm pėr tė kaluar doganėn turke. Tani mė duhej tė gjeja njė anije pėr t'u kthyer. Por Stambolli ishte njė qytet qė mund t'i falte akoma kėnaqėsi njė shtatėdhjetegjashtėvjeēari tė mbajtur dhe tė fortė si unė, qė e dinte mirė se kjo ishte hera e fundit qė vinte nė kėtė qytet. Prandaj nuk kisha ngut dhe ditėn shėtisja nė rrugėt dhe lagjet e Stambollit, ndėrsa natėn i jepesha verės sė ndaluar dhe miqėsive tė shpejta, si tė gjitha miqėsitė qė ngjizen nė pranverė.
Njė nga kėto net tė gėzueshme u njoha me njė tregtar grek, Jorgon Mavromatisin, i cili mė tha se kishte ardhur tė blinte verė nė Stamboll dhe pėr disa ditė do tė nisej bashkė me ngarkesėn pėr nė Selanik. Pavarėsisht nga konsumi i tavernave tė natės, fermani i Sulltanit e kishte kufizuar shumė shitjen e verės dhe tregtarėve tė Stambollit i kishin mbetur mijėra fuēi, tė cilat kishin nisur t'i shisnin badihava pėr tė zbrazur magazinat. Ky ishte njė rast i mirė pėr tė udhėtuar aq mė tepėr qė unė kisha lidhur miqėsi me grekun dhe gruan e tij ēifute Sheba qė ai e kishte marrė me vete nė njė udhėtim qė ajo e konsideronte turistik.

U nisėm mė 29 maj 1753.
Pikėrisht atė ditė, treqind vjet mė parė turqit kishin pushtuar Kostandinopojėn.
Tė tre: unė, greku dhe e shoqja ishim mbi kuvertė kur anija u shkėput nga porti i Stambollit. Shtėpitė e bardha, tė shtrira nė tė dy kodrat mbi Bosfor filluan tė zvogėlohen ndėrsa minaret e shumta holloheshin nė largėsi, aq sa dukeshin si shtiza, tė cilat gratė i ngulin mbi qėndisjet e tyre, qė tė mos humbnin nėpėr shtėpi.
Ēfarė do tė mund ta kishte ndaluar Sulltan Mehmetin tė mos e pushtonte kėtė qytet para treqind vjetėsh, thoshte Jorgo, duke parė nė horizont. Asgjė, pėrgjigjej Sheba, qė dukej sikur fliste me vete. Kostandinopoja kishte rėnė shumė vjet pėrpara se tė vinin turqit, qė kur perandorėt e saj kuptuan se krishterimi ishte njė farė qė nuk mund tė hidhte rrėnjė nė Azi. Ata u dembelosėn derisa hoqėn dorė, siē bėn ēdo njeri qė provon mė kot tė mbjellė njė qiparis nė shkretėtirė. Myslimanėt, tė cilėt nuk kėrkojnė diell, por vetėm hije, e mbuluan shkretėtirėn me ēallmėn e tyre dhe njė cep i saj kaloi detin dhe mbeti kėtu. Nė pėrgjithėsi, Sheba i jepte njė shpjegim poetik historisė gjė qė nuk e bindte burrin e saj, i cili, pėr shkak tė natyrės sė tij tregtare, besonte se ēdo dėshtim e ka burimin nė paaftėsinė pėr t'i ofruar dikujt njė marrėveshje tė leverdishme shkėmbimi. Krishterimi dhe Islami mund ta kishin ndarė botėn me marrėveshje, kėmbėngulte Jorgo, por pas njė mijė vjetėsh kaluar nė qejf dhe intriga, bizantinėt ishin aq tė lodhur sa ē'ėshtė njė tregtar, i cili, pas njė nate tė gjatė me verė dhe femra, nė mėngjes ia kėput gjumit dhe nuk shkon nė Pazar. Po tė ishin vendosur fatet e botės nė Pazar, siē thua ti, ēifutėt do kishin njė perandori tė pėrjetshme, thoshte Sheba duke psherėtirė dhe rregullonte shallin e verdhė qė ia merrte era. Udhėtuam kėshtu pėr gati njė javė nga Bosfori nė Canakala. Deti ishte i qetė dhe brigjet qė shtriheshin nė tė dy anėt e anijes sonė tė krijonin pėrshtypjen sikur po lundronin nė njė lumė tė shurdhėt. Natėn nxirrnim karriget mbi kuvertė dhe pinim verė me havjar dhe fruta tė thata dhe arra tė vogla tė lyera me bojė qė Sheba i kishte blerė nė Stamboll.
Jorgo dhe Sheba kishin pesė vjet qė ishin martuar, por muaji i mjaltit, siē thoshin ata, akoma nuk kishte mbaruar. Ai kishte pasur njė histori tė shėmtuar me gruan e parė me tė cilėn ishte ndarė. Jorgo ishte pesėdhjetė e pesė vjeē, ndėrsa Sheba i kishte kaluar tė dyzetat, por lėkura e saj e zeshkėt dhe hunda e vogėl e tregonin mė tė re. Nuk kishin fėmijė dhe vazhdimisht Sheba bėhej nervoze kur i shoqi, pėr ta qetėsuar, thoshte se zakonisht fėmijėt lindin pas muajit tė mjaltit. Kur tė arrijmė nė Selanik kjo fara e hurmės do tė ketė mbirė nė barkun tėnd, i thoshte Jorgo duke ndarė njė hurmė pėrgjysmė qė ia afronte asaj te goja.
Sa kaluam ngushticėn e Canakalasė qielli u prish. Dallgėt mbushėn kuvertėn dhe fuēitė e verės ulėrinin si tė dehura nga era e tyre. Kapiteni tha se anija ishte shumė e ngarkuar dhe se duhej tė ndalonim diku pėr tė pritur pėrmirėsimin e motit. Ishulli mė i afėrt ishte Lesbosi dhe nė mėngjes, pasi kishim lodhur zorrėt gjithė natėn, ankoruam me vėshtirėsi nė qytetin e Mitilinės. Nė mes tė shiut dhe vetėtimave tė Egjeut zbritėm nga anija, tė lagur deri
nė mish. Sheba dhe Jorgo futėn paratė e tyre nė njė qese tė vogėl, por plaēkat dhe dhuratat qė kishin psonisur nė Stamboll i rregulluan me kujdes dhe i lanė nė anije. Edhe unė e lashė baulen time me tė tyret, ndėrsa arkėn me eshtrat e tim eti e mora me vete. Pasi gjetėm njė hotel tė vogėl, kapiteni i anijes erdhi dhe kėrkoi Jorgon. Tė duan nė port, i tha. Doganierėt po kontrollojnė anijen. Jorgo u nis me tė shpejtė dhe pasdite Sheba erdhi e irnosur nė fytyrė dhe mė tha se i shoqi kishte pėrfunduar nė burgun e qytetit. Gjatė kontrollit tė anijes, doganierėt kishin gjetur ngarkesėn e verės. Lesbosi ishte ishull i pushtuar nga turqit dhe fermani i Sulltan Osmanit, qė mė kishte njohur me Jorgo Mavromatisin, nė njė tavernė ku pihej verė kontrabandė, ishte nė fuqi. Pėr Jorgon, kapitenin dhe tetė marinarėt u lėshuan urdhėr arrestet qė u zbatuan menjėherė. Anija dhe vera u sekuestruan. Shebėn nuk e lanė tė merrte as baulet e veta me rroba dhe unė falėnderova Zotin qė kisha marrė me vete arkėn ku prehej babai im. Kur ajo u pėrpoq t'i bindte autoritetet e limanit se vera ishte nisur pėr nė Selanik dhe jo pėr nė Lesbos ata i thanė se kjo e bėnte njėlloj fajtor burrin e saj, sepse edhe Selaniku ishte nėn hyqmin e Portės sė Lartė dhe fermani i Sulltanit vepronte dhe atje. Jorgo Mavromatisi u dėnua me tre vjet burg pėr shkelje tė fermanit si dhe pėr mashtrim me dashje tė doganės turke. Tė tjerėt morėn dėnime mė tė vogla pasi dėshmuan se Jorgo nuk u kishte treguar se fuēitė ishin tė mbushura me verė, por me vaj ulliri.
Mitilina ishte njė qytet i vogėl qė shihte nga brigjet aziatike dhe grekėt qė ishin aty prej kohėsh kishin humbur njerėzillėkun dhe ishin bėrė mizorė si turqit qė i mbanin ata tė robėruar. Sheba u trondit nga burgosja e Jorgos, por si njė ēifute e shkathėt, e ushqeu veten me shpresėn se do tė mund ta blinte lirimin e tij me para. Pas disa ditėsh nė hotel, ne vendosėm tė banojmė nė njė shtėpi, nė tė cilėn zumė me qira dy dhomat e katit tė dytė, ndėrsa tė zotėt u ngushtuan nė tė parin.
Pėr dy muaj, pa u lodhur, Sheba harxhoi njė pjesė tė parave qė kishte, me dhurata dhe bakshishe pėr tė gjithė turqit dhe grekėt qė ajo mendonte se mund tė ndikonin nė uljen e dėnimit tė Jorgos. Grekėt i merrnin paratė duke i thėnė se ato ia jepnin turqve, ndėrsa turqit i thoshin Shebės se ajo duhej tė priste dhe pak qė fermani i verės tė anulohej, pasi edhe nė Stamboll ai kishte krijuar shumė pakėnaqėsi. Bashkė me tė, prisja dhe unė, duke fjetur mbi eshtrat e babait qė i mbaja poshtė shtratit. Sheba nuk ma kėrkoi kurrė, por unė mendoja se do tė ishte poshtėrsi qė ta lija atė grua vetėm nė njė ishull armiqėsor qė i kishte marrė burrin. Kur ajo shkonte tė takonte Jorgon, tė cilit i thoshte se duhej tė bėnte pak durim sepse fermani mund tė zhbėhej nga dita nė ditė, unė shkoja buzė detit dhe shikoja anijet qė kalonin pėrballė. Nė kėtė ishull nuk mund tė bėje miq, por mua mė dukej se grekėt aty ishin mėsuar me njerėz si ne, qė shpenzonin para duke pritur lirimin e tė burgosurve dhe kjo i kishte bėrė ata mė tė pashpirt.
Lesbosi ėshtė ishulli i parė, pasi kalon ngushticėn e Canakalasė pėr tė dalė nė Egje. Edhe Bizanti, edhe Perandoria Turke e kishin pėrdorur shpesh ishullin si vend internimi. Perandorė tė mundur dhe sulltanė tė rrėzuar ishin sjellė nė Lesbos gjatė shekujve dhe shumė kishin vdekur atje nė mjerim dhe harresė. Unė nuk dija asgjė pėr historinė e kėtij vendi. Njė natė tė nxehtė korriku, duke shėtitur pėrgjatė bregut tė mbushur me gurė tė bardhė dhe leshterikė, Sheba mė tregoi pėr Safon, poeteshėn e shquar tė Greqisė sė lashtė, e cila e kishte bėrė tė njohur Lesbosin. Safoja dashuronte gratė dhe prej emrit tė kėtij ishulli, njė grua qė dashuron njė grua, quhet lezbike. Pas dy muajsh qė kaluam bashkė Sheba ishte mė e ēlirėt. Pėr shkak tė moshės dhe pa e kuptuar, unė kisha fituar aftėsinė pėr tė dėgjuar gjė qė nuk e kam pasur nė rininė time. Sheba mė tha se aftėsia pėr tė dėgjuar, sipas ēifutėve, ishte cilėsi e njerėzve qė duan tė njohin botėn. Edhe unė kėtė kam bėrė, i thashė. Kam njohur botėn duke ndjekur babanė tim. I tregova Shebės historinė e familjes sime. I thashė sesi u vendosėn Komnenėt e parė nė Shqipėri, pastaj sesi emigroi Arianit Komneni nė Itali bashkė me nėntė vajzat dhe djemtė e tij, pastaj sesi babai im u nis nė kėrkim tė Komnenėve nė Stamboll dhe nė fund sesi unė vetė u nisa nė kėrkim tė tij. Kur unė flisja, sytė e zinj tė Shebės nguleshin fort mbi ballin tim, sikur aty ajo donte tė gjente njė arsye tė veprimeve tė mia. Mė ndėrpriste vazhdimisht dhe mė pyeste:
Pse Arianit Komneni i dha Skėnderbeut pėr grua Donikėn dhe jo njė nga vajzat e tjera, pse njėri nga djemtė e Arianitit u kthye prapė nė Shqipėri, pse babai mė mori mua me vete nė Stamboll dhe jo njė nga vėllezėrit e tjerė, pse unė nuk i mora eshtrat e babait qė kur lashė Stambollin pėr herė tė parė me Gjergj Brankoviēin? Unė nuk kisha pėrgjigje pėr pyetjet e saj, por fillova tė mendoj seriozisht se sikur Komnenėt tė mos ishin vendosur nė Janinė, por diku tjetėr para pesėqind vjetėsh, se sikur Skėnderbeu tė ishte martuar me njė nga vajzat e tjera tė Arianitit tė madh, sikur babai tė mos mė kishte marrė mua me vete nė Stamboll, por njė nga vėllezėrit e mi, se sikur unė ta kisha kthyer babanė e vdekur nė varrezat e fshatit, ndoshta historia ime do tė kishte qenė ndryshe. Mund t'i kisha kursyer vetes shumė dhimbje dhe fatkeqėsi, i thashė Shebės. Aspak, tha ajo. Mos e ngushėllo veten. Madje edhe takimin me mua nuk do ta kishe shmangur dot edhe sikur nė vendin tėnd tė ishte njėri nga vėllezėrit e tu. Besoj se historia ėshtė njė kalė i bardhė qė e zbret ēdo njeri atje ku e ka marrė, por pėr shkak tė shpejtėsisė njeriut i duket sikur ndėrron vend. Ty akoma nuk tė ka zbritur dhe unė shpresoj tė takohemi njė ditė qė tė mė tregosh se ku tė la, mė tha Sheba duke buzėqeshur me dinakėri si njė njeri qė di fundin e njė pėrralle dhe qė e shtyn njė fėmijė qė ta gjejė vetė atė duke i bėrė pyetje tė vėshtira. Po mė fsheh fundin e pėrrallės sime, i thashė, duke iu pėrgjigjur edhe unė me njė vėshtrim tė ėmbėl mosbesues. Fundin duhet ta gjesh ti vetė, m'u pėrgjigj. Por unė besoj se nė tregimet ēifute tė Testamentit tė Vjetėr gjendet kuptimi i asaj ēfarė po jeton bota sot. Testamenti i Vjetėr ėshtė njė histori qė tregon sesi janė ndarė popujt e botės dhe qė atėherė nuk janė bashkuar dot mė. Ndėrsa Testamenti i Ri ėshtė njė pėrpjekje naive pėr ta bashkuar botėn, por nė tė vėrtetė, ai e ndan mė keq se i pari, pasi pėrfundon me njė vrasje tė papritur, tė cilėn po e vuajmė tė gjithė.
Sikur unė tė kisha shkruar Testamentet, nuk do t'i shtoja asgjė tjetėr pėrveē njė shėnimi nė fund: kėto pėrralla i tregohen njerėzve jo pėr t'i vėnė nė gjumė, por pėr t'i zgjuar nga gjumi, mė tha ajo njė ditė, kur, duke u endur nėpėr plazhin e Lesbosit, mė tregoi sesi familja e saj kishte ikur nga Spanja nė vitet 1400 kur inkuizicioni i krishterė atje masakroi me mijėra ēifutė. Ata qė nuk pranuan tė bėhen tė krishterė u larguan dhe familja ime qė ishte njė nga kėto u vendos nė Selanik.
Gjyshi i saj kishte qenė rabin nė sinagogėn e Selanikut, ndėrsa i ati ishte marrė me tregti. Tė dy kishin vuajtur nga njė dobėsim i trashėguar kockash qė kthehet nė paralizė kronike dhe ajo si vajzė e vetme i kishte shėrbyer tė dyve pėr shumė vjet nė shtėpi, duke u privuar nga miqėsitė e rinisė qė mund t'i jepnin njė martesė me dashuri. Jorgo Mavromatisi kishte shėrbyer si ndihmės i tė atit dhe pas vdekjes sė tij kishte ndjekur biznesin e familjes. Pėr shkak tė udhėtimeve tregtare, Jorgo nuk rrinte shumė nė Selanik. Njė ditė kur ishte kthyer, pa lajmėruar, kishte gjetur nė shtėpi gruan e tij greke me vėllanė e tij dhe ishte ndarė. Ai i kėrkoi Shebės tė martoheshin dhe ajo e vetme, nė moshėn tridhjeteshtatėvjeēare, nuk kishte pasur zgjidhje mė tė mirė. Kur e pyeta nėse kishte qenė e lumtur nga martesa me Jorgon, ajo mė tha se po tė kishin pasur njė fėmijė do tė kishte qenė edhe mė e lumtur. Por nė qoftė se Jorgo nuk lirohet shpejt, fėmija im nuk ka pėr tė lindur kurrė, tha ajo, duke fshehur sytė nga unė.
Mbrėmjet tona nė Lesbos ngryseshin me biseda pėr historinė, fetė dhe vendet qė kishim parė, ndėrsa mėngjeset ishin tė mbushura me takimet qė Sheba kishte nėpėr zyrat e turqve dhe kafenetė e ndėrmjetėsve grekė. Shpresat pėr lirimin e Jorgo Mavromatisit sa vinin e zbeheshin, por kjo nuk e plogėshtoi Shebėn, tė cilėn ky qėllim e bėri edhe mė tė devotshme. Nga fundi i tetorit, nė ishull zbarkoi dimri. Dallgėt nazelie tė Egjeut pėrplaseshin nė liman dhe stėrkalat e tyre vishnin xhamat e shtėpisė ku banonim. Shėtitjet tona nė breg u rralluan, pėr t'iu kushtuar darkės sė thjeshtė qė Sheba e gatuante duke fshehur nėn leshterikė tė pastruar dhe gjethe limoni kufizimet e tepruara tė kuzhinės sė fesė sė vet. Pastaj rrinim ulur tė dy, me karriget nga deti, dhe kalkulonim tė ardhmen e jetėve tona. Nė njė nga kėto net, ajo mbėshteti kokėn mbi supin tim dhe pėr njė kohė mbeti ashtu me sy mbyllur. Aty e kuptova se marrėdhėnia me kėtė grua ishte njė ishull ku Zoti mė kishte ndaluar pėr tė pasuruar jetėn time. Pėr dhjetė ditė rresht ne e pėrsėritėm kėtė skenė ēdo natė dhe nė ēdo detaj tė saj pa ndryshuar asgjė, aq sa njė ditė Sheba mė tha se po e pėrsėrisnim veten si nė lutjen e mbrėmjes. Ndoshta ajo dhe lutej ashtu, ndėrsa unė mendohesha nėn dritėn e njė qiriu tė vendosur mbi dritare, i cili shpesh mė dukej si njė fanar mbi det. Shikoja dritėn e qiriut qė zgjatej mbi dallgė dhe pėrpiqesha tė gjeja se nė cilin vend do tė ndalonte.
I ftohti i nėntorit kapėrceu nga deti dhe hyri nė dhomėn tonė, gjė qė na afroi mė shumė dhe kur, duke e mbėshtjellė Shebėn me krahun tim, e putha nė buzė ajo reagoi siē reagon ēdo njeri ndaj njė gjėje qė e pret prej kohėsh.
Atė ditė bėmė dashuri nė qetėsinė tonė.
Bashkimi i njė burri shtatėdhjetegjashtėvjeēar me njė grua dyzetetrevjeēare nuk ėshtė si bashkimi i zakonshėm dhe i pėrditshėm i ēdo burri dhe ēdo gruaje tjetėr. Ai i ngjet bashkimit tė njė gjysme limoni tė tharė me njė gjysmė portokalli tė pjekur, tė cilėt, pasi ngjiten pėr njė kohė tė gjatė nga lėngjet e tyre, nga njė anė duken si njė diell i kuq nė perėndim dhe nga ana tjetėr si njė hėnė e verdhė nė agim. Por ngado qė ta kthesh kėtė rruzull ai fal ngrohtėsi. Njė varg i pashpj
Eri dr
Eri dr
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 04/04/1988
Numri i postimeve Numri i postimeve : 3671
Vendndodhja Vendndodhja : Ne ishullin e te dashuruareve!!!
Hobi Hobi : Arti
Humor Humor : i mjaftueshem
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 13/11/2010
Falenderimet Falenderimet : 28

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Tė jetosh nė ishull!! Empty Re: Tė jetosh nė ishull!!

Mesazh nga Eri dr Fri Feb 25, 2011 10:06 pm

pashpjegueshėm i Safos qė Sheba e kishte shumė tė dashur thoshte: ti mė jep nxehtėsi. Kėtė kishim bėrė unė dhe Sheba nė acarin e jetės sonė. Kishim kėrkuar nxehtėsi te njėri-tjetri. Kjo nxehtėsi po e ngroh akoma dhe sot jetėn time.
Natėn e krishtlindjeve Lesbosi u zbardh nga dėbora. Unė kisha blerė peshk, karkaleca, zogj deti dhe mish qengji. Sheba mė kishte thėnė se atė natė do gatuante si greke dhe tavolina jonė ishte mė e pasur se kurrė. Po pinim verė me arra duke shijuar dėborėn qė shkrihej mbi det, kur Sheba mė tha se priste njė fėmijė. Qau derisa e zuri gjumi, por kur ajo fjeti, pashė qė fytyra e saj ishte kredhur nė paqe. Unė mbeta zgjuar deri kur u zgjua dhe ajo. E pyeta se ēfarė mendonte tė bėnte me barrėn e saj, por ajo ishte e vendosur dhe mė tha se nuk e ēonte ndėr mend tė hiqte nga trupi i saj njė krijesė, tė cilėn kishte vite qė e priste. Nuk guxova t'i kujtoj rrezikun e martesės sė saj me Jorgon, pėr shkak tė fėmijės, sepse ajo mė tha se gjithnjė kishte dashur njė fėmijė dhe jo njė martesė jetime. Jorgo nuk do tė lirohet edhe pėr disa vjet dhe unė nuk mund ta shtyj jetėn time duke e pritur e vetme. Kur tė lirohet do t'ia shpjegoj dhe ai le tė vendosė si tė dojė, mė tha. Ē'do t'i thuash, e pyeta. Do t'i them se fjala e tij shkoi nė vesh tė perėndisė. Njė farė hurme mbiu nė barkun tim, siē e parashikoi Jorgo kur u nisėm nga Stambolli.
Nė fund tė janarit barku i Shebės filloi tė rritej dhe faqet e zeshkėta iu skuqėn. I nisėn tė vjellat dhe pėr disa ditė nuk u ngrit dot nga shtrati. Pas disa javėsh ajo do tė dukej edhe mė e shėndoshė dhe barra e saj nuk do mund tė fshihej mė. Ndoshta duhet tė ikim nga Lesbosi, i thashė. Njerėzit kėtu e dinė qė ne nuk jemi tė martuar dhe lidhjen tonė do ta quajnė njė turp, gjė qė mund tė ndikojė edhe nė sjelljen ndaj Jorgos. Nė Lesbos e dinin se Sheba priste tė shoqin e burgosur, ndėrsa unė isha prezantuar si xhaxhai i saj. Qyteti i Mitilinės ishte shumė i vogėl dhe pa dyshim qė fjala do t'i arrinte njė ditė Jorgos nė burg ēka do tė ishte njė tragjedi e re pėr tė. Pėr kėtė arsye nuk mund tė thėrrisnim njė doktor, i cili mund tė kujdesej pėr barrėn e Shebės. Shkojmė nė Selanik, i thashė, por ajo mė kundėrshtoi. Nuk mund tė shkoj nė Selanik nė kėtė gjendje nė mes tė dimrit. Do rrezikoja veten dhe fėmijėn. Udhėtimi nė det do tė mė vdesė. Shkojmė nė Kretė, i thashė. Ėshtė ishulli mė i afėrt dhe udhėtimi deri atje nė mot tė mirė nuk mban mė shumė se njė ditė. Atje kam dhe eshtrat e vėllait tė madh. Sheba nuk u mendua shumė. Shkojmė, mė tha, atje ka kohė qė tė presin.
Pas disa ditėsh ajo e mori veten dhe koha u pėrmirėsua. Gjeta njė anije, mora Shebėn dhe arkėn me babanė tim dhe u nisėm. Deti nuk e mundoi shumė Shebėn, e cila atė ditė ishte e qeshur dhe mė tha se me siguri do tė lindte njė djalė. Nga e kupton, e pyeta. Nga ty, m'u pėrgjigj me ledhati. Ti i ngjan Abrahamit me kėta flokė tė bardhė, me trup tė drejtė dhe sy tė mėdhenj qė nguleshin nė vendet ku ai u end deri nė fund tė jetės pėr tė kėrkuar njė copė tokė pėr varr. Abrahami nė fillim pati vetėm djem. Gruaja e tij Sara vuajti shumė vjet dhe u mbars nė moshė tė thyer atėherė kur i kishte humbur shpresat. Ti je Abrahami im dhe djalin tonė do ta quajmė Isak si djalin e tij, thoshte Sheba e lumtur duke mbushur flegrat dhe barkun e saj me ajrin e pastėr tė Egjeut. E di ē'do tė thotė Isak? Mbylla sytė pėr t'i thėnė jo. Isak do tė thotė i qeshur, nė gjuhėn qė fliste Abrahami, i cili e quajti tė birin kėshtu sepse ditėn qė mori vesh qė mund tė lindte njė fėmijė, gruaja e tij qeshi shumė gjatė.

Pasdite ullinjtė e zinj tė Kretės u ngritėn mbi det. Kreta konsiderohej si Ishulli i Madh dhe askund mė shumė se kėtu nuk ishin pėrplasur nė shekuj grekėt me turqit. Kreta iu mor bizantinėve grekė nga venecianėt latinė qė nė vitin 1204, vit kur Komnenėt lanė skeptrin e tyre dhe ikėn nga Kostandinopoja. Kreta ėshtė vendosur mbi det, nė njė mėnyrė tė tillė saqė duket sikur thotė: Nga unė kalon rruga pėr nė perėndim. Turqit e kuptuan se duhej ta pushtonin me ēdo ēmim pėr tė ecur mė tutje. Ata vuajtėn njėzetepesė vjet nė rrethimin e Kretės, por nė vitin 1669 gjetėn njė Sulltan tė zgjuar dhe mizor, qė e pushtoi. Ky ishte njė shqiptar, Fazil Pasha Qyprilliu.
Vėllai im vdiq nė mbrojtjen e kėtij ishulli sepse babai besonte se rėnia e Kretės nuk do t'i ndalte mė turqit dhe pati tė drejtė. Im vėlla vdiq kur ishte tetėmbėdhjetė vjeē dhe unė nuk kisha lindur akoma. Ia thosha tė gjitha kėto Shebės, e cila mė ndiqte me vėmendje. Kur mbarova, mė kapi dorėn dhe mė tha: Kėtu ke humbur njė Komnen, por do tė gjesh njė Komnen tjetėr. Ia afrova dorėn te barku dhe m'u duk sikur fėmija lėvizi pėr tė mė pėrshėndetur.
Nė kryeqytetin e Kretės, nė Kandi, hymė kur dielli po binte nė det. Atė natė fjetėm nė njė hotel pranė portit dhe tė nesėrmen gjetėm njė shtėpi tė bardhė me njė oborr tė mbushur me limona, tė cilėve njė arrė e madhe ua jepte diellin me kursim. Sheba e rregulloi dhomėn tonė, ndėrsa unė e futa babanė tim poshtė krevatit prej hekuri, ku flinim.
Ato shtatė muaj ajo ndenji mė shumė shtrirė nė atė krevat dhe unė blija ushqime dhe gatuaja shpesh pėr tė dy. Grekėt e Kretės ishin shumė mė miqėsorė se nė Lesbos dhe Tereza, e zonja e shtėpisė, u kujdes me pasion pėr Shebėn. Ne u deklaruam si tė martuar dhe ajo bėri kryqin kur i thamė se prisnim njė fėmijė pas shumė vjetėsh. Doktori qė thirra pėr tė vizituar Shebėn mė tha se ajo nuk duhej tė lėvizte shumė pasi pėr shkak tė moshės, barra e saj nuk ishte ngjitur siē duhet. Sheba nuk u trishtua pėr asnjė ēast e bindur tė duronte ēdo sakrificė pėr fėmijėn tonė. Kur unė dilja, ajo qėndiste rrobat e djalit me shtizat dhe pėlhurat qė ia kishte gjetur Tereza dhe hante arra tė thata me mjaltė nga pema e shtėpisė. Kėto janė arrat e vjetshme, thoshte Tereza, por kur tė lindėsh do pikojnė arrat e njoma dhe unė do t'i bėj reēel.
Pėr gati tri javė unė u enda nga mėngjesi nė mbrėmje duke pyetur nė qytet dhe nė fshatrat rrotull tij pėr vėllanė tim. Askush nuk dinte se disa shqiptarė kishin ardhur pėr tė luftuar nė ishull, derisa njė ditė nė njė kafene afėr portit mė thanė tė takoja njė plak, i cili mund tė kujtonte ndonjė gjė. E gjeta kollaj shtėpinė e tij qė duhej tė ishte shumė mė e vjetėr se i zoti. Plaku mė tha se kishte dėgjuar pėr disa ushtarė shqiptarė qė kishin ardhur gjatė luftės nė Kretė, por unė duhet tė shkoja nė njė fshat malor nja dy orė nga qyteti me kalė. Njė mėngjes e lashė Shebėn me qėndisjet e saj dhe u nisa. Mali pėr ku isha drejtuar ishte njė vend i tharė nga dielli aziatik qė e rrihte pėrjetėsisht dhe nuk kishte shumė ujė. Nga lartėsia deti dukej si gjithėsi sepse askund nuk shihje tokė. Fshati kishte pak shtėpi dhe ishte shumė i varfėr. Atje mė thanė se nė njė pllajė qė binte mbi det ishin disa varre, tė cilave askush nuk i kishte dalė pėr zot. E sigurt ishte se nuk ishin tė fshatit. Njė nga burrat e paktė qė takova erdhi me mua pėr tė mė treguar rrugėn. Nė njė cep tė pllajės afėr njė gremine qė binte si njė vetėtimė mbi det ishin disa gurė pėr tė cilėt burri mė tha se ishin varre. Ishin dhjetė gurė tė zinj qė tė vendosur njė nga njė formonin njė gjysmėharku si nė njė valle. Shqiptarėt kishin qenė njėmbėdhjetė. Mbi gurin e fundit dalloheshin disa numra tė shkruar keq nė madhėsi tė ndryshme, tė cilat dukej sikur i kishte gėrvishtur shpejt e shpejt njė dorė qė dridhej nė panik, 1670. Kėto ishin numrat. Gurėt e tjerė ishin memecė. Hodha sytė pėrreth sikur kėrkoja njė shenjė tė vėllait tim, por humnera ishte e shurdhėt. Duhet tė jetė njė datė, foli burri pas kurrizit tim. Ashtu duket i thashė. Por Kreta u pushtua nė vitin 1669 nga turqit dhe nė 1670-n lufta kishte mbaruar. Ndoshta kėto janė vrarė tė fundit, tha burri.
E vėrteta ishte mė e frikshme se humnera qė kisha afėr. Me sa duket grupin e shqiptarėve tė ardhur vullnetarisht nė ndihmė tė Kretės e kishin sjellė tė ruante mbi kėtė mal, qė nė atė kohė duhet tė ketė qenė pikė strategjike, sepse nga kėtu mund tė kontrollojė gjithė detin. Nė qoftė se turqit do tė vinin nga lindja, shqiptarėt do pėrballeshin tė parėt me ta. Por turqit erdhėn nga perėndimi dhe humnera nuk i la tė ngjiteshin mbi pllajė pėr t'i dalė qytetit tė Kandisė nga prapa. Qė kėtu shqiptarėt kanė parė anijet turke poshtė nė det, por nuk kanė mundur tė kuptojnė se kush po e fitonte luftėn atje poshtė pasi kur ėshtė rrethuar qyteti ata duhet ta kenė humbur lidhjen me grekėt. Kandija u pushtua mė 1669-n dhe grekėt qė nuk u vranė, u dorėzuan. Ndoshta dikush prej tyre u tregoi osmanėve se njė grup shqiptarėsh i priste lart nė mal. Lufta mbaroi me kapitullim, por shqiptarėt nuk e mėsuan dot as kur vdiqėn. Ata kanė qėndruar kėtu nuk di se sa kohė nė acar, nė erė, nė shi dhe nėn zheg duke pritur tė bėnin atė pėr tė cilėn kishin ardhur: tė luftonin. Kur turqit janė ngjitur nėpėr mal pėr t'i kapur dhe i kanė rrethuar nga tė tre anėt, pėrveē humnerės, ata e kanė kuptuar se ishin tė pashpresė dhe duke luftuar, kanė varrosur njėri-tjetrin ndėrsa gurėt duhet t'i kishin bėrė gati paraprakisht. Asnjeri prej tyre nuk dinte tė shkruante dhe prandaj varret i lanė pa gojė. I fundit qė ka mbetur prej tyre dhe qė nuk mund tė varroste dot veten ėshtė hedhur nė det pasi ka shkarravitur katėr numra si pėr tė dėshmuar se shokėt e tij u vranė nga turqit, pasi u lanė tė vetėm nga grekėt. Ku ta dish nėse do tė dorėzoheshin po tė mėsonin se lufta kishte mbaruar, mendova dhe ula kokėn. Si ta merrja vesh se cili nga kėta tė dhjetė ishte vėllai im? Kishte vdekur i pari? Apo i dyti? Apo ishte i gjashti, guri i tė cilit ishte mė i vogėl sepse edhe vėllai kishte qenė mė i vogli nga burrat? Apo ishte i dhjeti, ai mbi gurin e tė cilit katėr numrat ishin shtrirė siē shtrihet ēdo ditė veriu, jugu, lindja dhe perėndimi mbi horizontin e botės. Apo ishte vėllai ai qė e kishte lėnė kėtė gjurmė mbi librin e pambaruar tė luftėrave mes krishterimit dhe islamit, dhe pastaj ishte hedhur nė humnerė? Kushdo qoftė prej tyre unė nuk mund ta ndaja nga shokėt. I putha gurėt njė nga njė dhe u ēova nė kėmbė si nė njė varrim. Shkula njė grusht bar tė njomė dhe e hodha mbi humnerė. Fijet e barit ranė ngadalė nė boshllėk dhe mua m'u duk sikur ato ishin njėmbėdhjetė.
Kur mbėrrita nė shtėpi, nė darkė, Sheba po mė priste. I tregova i ngashėryer historinė e vėllait tim.Nga tė gjithė djemtė vetėm ai kishte trashėguar sytė jeshilė tė babait dhe ndoshta prandaj ky e donte mbi tė tjerėt. Sa do tė doja t'i merrja tė dy bashkė nė fshat, i thashė Shebės. Nuk mund t'i merrje tė dy, mė tha ajo, duke mė pėrqafuar. Arka qė ke poshtė krevatit ėshtė e ngushtė pėr dy burra tė mėdhenj. Kur po mė mbylleshin sytė nga gjumi mendova se Sheba kishte tė drejtė. Arka ishte e vogėl pėr dy burra, fshati ishte i vogėl pėr Komnenėt, Shqipėria ishte e vogėl pėr shumė fe dhe bota ishte edhe mė e vogėl pėr kaq shumė luftėra.

Doktori na tha se Sheba duhej tė lindte nė korrik.
Ky muaj nė Kretė ėshtė njė torturė. Deti qėndron me javė pa asnjė dallgė dhe qielli tė rri mbi kokė si njė ēallmė e pėrvėluar. Megjithėse i mbanim dritaret hapur, Sheba djersinte dhe mezi e rrotullonte barkun e madh nė krevat. Njė ditė nė drekė ajo filloi tė bėrtiste nga dhimbjet dhe Tereza vrapoi tė lajmėronte doktorin, i cili erdhi duke dihatur nga vapa. Tė dy, me Terezėn u futėn nė dhomė, ndėrsa mua mė nxorėn jashtė. Njė burrė nė moshėn time i humb emocionet e njė babai nervoz dhe e pėrjeton lindjen e njė fėmije si njė gjysh i heshtur. Unė u futa poshtė hijes sė arrės dhe qė atje dėgjoja pėrgatitjet e doktorit dhe pėrplasjet e enėve prej bakri qė Tereza kishte sjellė nga kuzhina e shtėpisė. Megjithėse nuk kishte erė, klithmat e Shebės arrinin t'i lėviznin gjethet e arrės. Gati njė orė mbeta ashtu ngurtė, ndėrsa djersa mė rridhte si rrėshirė nga trungu im i vjetėr. Nuk lėviza as kur njė piskamė fėmije zbriti deri tek unė nga dritarja e hapur e dhomės. Fėmija qante shtruar, duke pėrmbushur me korrektesė detyrėn e parė qė kishte nė kėtė botė: tė qante. Por zhurmat qė vinin nga dhoma nuk pushuan. Dėgjoja doktorin qė thėrriste fort, lėvizte akoma mė fort dhe shtypte shumė mė fort sikur donte tė disiplinonte lėvizjet e gjymtyrėve tė Shebės.
Pastaj u bė qetėsi.
Mua m'u duk sikur zhurma e madhe qė dėgjoja kapėrceu dritaren, rrėshqiti nėpėr lėkurėn e arrės, kaloi rrugėn dhe u zhyt nė det pa mė folur. Pak mė vonė pati prapė njė zhurmė, por kjo ishte e qara e fėmijės. Ishte e vetmja zhurmė qė mbeti brenda nė shtėpi. U ngjita lart dhe trokita nė derė me dorėn time prej gjyshi. Tereza doli me njė fėmijė nė krahė qė e kishte mbėshtjellė me njė ēarēaf rozė. Ėshtė vajzė, tha. Tė tė rrojė. Po e ėma, pyeta unė. Tereza u kthye nga foshnja dhe uli kokėn. Pas saj doli doktori, i cili mė tha se Sheba kishte vdekur gjatė lindjes. Gruaja jote bėri njė sakrificė, mė tha. Ishte nė njė moshė delikate.
Duke varrosur Shebėn, mendoja e tė gjithė ata qė kishin udhėtuar me mua kishin vdekur dhe kjo nuk mund tė ishte njė rastėsi. Kishte vdekur babai qė erdhi me mua deri nė Stamboll, pastaj Gjergj Brankoviēi, me tė cilin shkova deri nė Vjenė, mė pas gruaja ime qė erdhi me mua deri nė fshat pėr tė mė sjellė tre djem dhe tani Sheba me tė cilėn erdha nė Kretė, te vajza ime. Me sa duket Zoti kishte vendosur qė unė ta vazhdoja i vetėm udhėtimin tim, qė nuk kishte mbaruar. Sheba e dinte fundin e pėrrallės sime. Para se tė vdiste ajo kishte parė vajzėn e saj dhe nė mes tė kllapisė i kishte thėnė Terezės: Abrahami dhe Sara tani janė bashkė.

Sara ėshtė vajza qė solli arrat, tha Arianit Komneni. U ushqye nėntė muaj me arra nė barkun e tė ėmės dhe vazhdon t'i ketė qejf. Kur Sheba vdiq, unė vazhdova tė rrija nė shtėpinė e Terezės. Nuk mund tė lėvizja nga ishulli me njė foshnjė tė sapolindur. Sara kishte nevojė pėr njė nėnė, tė cilėn unė nuk mund t'ia zėvendėsoja. Tereza gjeti njė vajzė tė re, e cila sapo kishte lindur dhe qė pranoi t'i jepte qumėsht Sarės nga gjiri i vet. Babai i saj ishte venecian i mbetur nė Kretė, ndėrsa e ėma greke. Vajza vinte ēdo ditė dhe ushqente Sarėn. Kur ajo ikte, unė e vija nė gjumė. Kur qante, e tundja nė krahė. Tereza kujdesej pėr ta pastruar dhe pėr ta larė gjė qė unė nuk e mėsova dot. Nė shtator, kur era e vjeshtės u kthye nė Kretė, e nxorėm pėr herė tė parė Sarėn nga shtėpia. Por bota nuk i pėlqeu fare sime bije, e cila filloi tė qante e zhgėnjyer. E vura nėn hijen e arrės ku u qetėsua dhe fjeti shumė gjatė. Kur mbushi nėntė muaj Sara filloi tė fliste. U lidh shumė me venecianen e re qė i jepte sisė dhe njė ditė e thirri me emrin e saj. Kur u bė dy vjeē kishte muaj qė ecte nėpėr shtėpi dhe zbriti vetė nė oborr, shkoi tek arra dhe atje e zuri prapė gjumi.
Ndėrkohė, unė kisha nisur tė mendoja pėr t'u kthyer nė fshat. Vajza ishte rritur aq sa tė pėrballonte udhėtimin nėpėr detet e pabesė tė Greqisė. Fillova tė pėrgatitem dhe nė shtator zura njė anije qė nisej pėr Selanik. I shpjegova vajzės se do tė hipnim nė anijen qė ajo shikonte ēdo ditė nga dritarja dhe do shkonim nė njė vend shumė tė bukur me pyje dhe zogj. Sarės kjo i pėlqeu dhe natėn ėndėrronte sikur po nisej nė njė pėrrallė. Mblodha plaēkat tona dhe disa nga gjėrat mė tė dashura tė Shebės, mes tė cilave njė ēantė tė vogėl lėkure ku futa njė lodėr tė Sarės, disa arra, si dhe ndėrresa pėr tė. Tereza na dha njė reēel me arra tė njoma qė ishte akoma i ngrohtė kur u fut nė kutinė e teneqesė. Ia kisha premtuar Shebės, tha ajo, dhe pėrqafoi vajzėn. Kur mora arkėn e babait, e cila prej tre vjetėsh rrinte poshtė krevatit, Sara mė tha: Baba pse nuk mė fut mua brenda nė arkė dhe kur tė shkojmė nė pyll ta hapėsh qė gjithė zogjtė tė tremben. Zogjtė nuk frikėsohen nga kukullat, i thashė. Po pse do e marrėsh me vete arkėn atėherė, vazhdoi ajo. Qė kur ti tė rritesh tė mė fusėsh mua kėtu brenda dhe tė mė marrėsh kudo me vete, i thashė. Aaa, u llastua ime bijė. Ti e do arkėn pėr vete prandaj nuk ma jep mua.

U nisėm nė fund tė shtatorit dhe era e shtyu anijen tonė ngadalė nėpėr Mesdhe deri nė Selanik. Rrugės, Sara mė pyeste pėr peshqit, pėr pėllumbat, pėr dallgėt dhe pėr ishujt e vegjėl qė takonim rrugės. Natėn flinte pranė meje duke shtrėnguar njė kokėrr arre nga tė Kretės nė grushtin e saj tė njomė. Kur kaluam pranė njė ishulli shkėmbor, pamė disa njerėz qė po laheshin nė breg. Ata i gėzoheshin dallgėve, tė cilat i ngrinin lart dhe pastaj i zhysnin aq sa Sara frikėsohej se mos nuk dilnin mė nga deti. Nuk kanė frikė ata se i merr deti baba, mė pyeti pa i hequr sytė nga kokat e vogla qė dilnin mbi dallgė. Nuk kanė frikė sepse po bėjnė not, i thashė. Ēfarė do tė thotė not? Not do tė thotė tė puthesh detin. Po ti di not, ngulmoi ime bijė. Di, i thashė unė. Do ma mėsosh dhe mua notin baba? M'u kujtua peshkatari tullac i Raguzės dhe pėr herė tė parė pas katėr vjetėsh fshati m'u duk mė afėr se kurrė. Do ta mėsoj, i thashė. Do ta mėsoj patjetėr.
Nė Selanik ndenjėm dy javė. Sheba mė kishte folur pėr njė kushėrirėn e vet tė afėrt, tė cilėn e gjeta nė njė dyqan librash tė vjetėr. Kur dėgjoi pėr vdekjen e Shebės dhe gjithė historinė tonė ajo filloi tė qante. Nuk mund tė ikja pa ju lajmėruar, i thashė dhe i tregova vendin ku e kisha varrosur nė Kretė. Gruaja puthi Sarėn dhe ne ikėm. Por vajza e kishte dėgjuar gjithė bisedėn time duke bėrė sikur luante me librat, poshtė njė tavoline tė madhe me kėmbė hekuri. Rrugės mė pyeti se kush ishte Sheba. Ėshtė mamaja jote, i thashė. Po pse nuk erdhi me ne nė pyll, tha vajza. Ajo nė pyll ėshtė, iu pėrgjigja unė dhe njė lėmsh m'u ngjit nė fyt dhe mė mori frymėn. Sheba ėshtė nė pyll, i thashė, por asnjeri nuk e di se ku. Do pyesim zogjtė dhe do ta gjejmė. Po si do ta njoh unė mamanė, tha Sara. Do ta njohėsh se edhe ajo ashtu si ty, mban nė dorė njė kokėrr arre, i thashė dhe nuk fola mė.
Kur arrita nė fshat unė isha tetėdhjetė vjeē ndėrsa Sara tre. Kur mė panė pas katėr vjetėsh burra, gra dhe fėmijė dolėn nėpėr rrugėt e fshatit pėr tė mė pėrshėndetur. Unė i flisja tė gjithėve, por nuk mund t'i takoja dot sepse duart i kisha tė zėna. Me njėrėn dorė shtrėngoja Sarėn qė ēapitej e hutuar pas meje, ndėrsa me dorėn tjetėr mbaja babanė tim, i cili po kthehej nė fshat pas gjysmėshekulli. Askush nuk mė pyeti pėr arkėn, por tė gjithė shikonin Sarėn e vogėl me faqe tė kuqe dhe flokė tė zinj. Ėshtė vajza ime, i thosha unė dhe njerėzit qeshnin pėr tė mos mė vėnė nė vėshtirėsi, por me siguri mendonin se unė po tallesha. Sara nuk kishte parė ndonjėherė fshat dhe kur mė pyeti se ku ishim i thashė se kishim arritur nė pyll. Tė nesėrmen e nxora babanė nga arka dhe e varrosa pranė nėnės sime. Rrini vetėm, u thashė. Unė po iki. Keni kohė tė ēmalleni derisa tė kthehem. Pastaj kalova te varri i Hanės. I vura dorėn sipėr sikur doja ta ngrohja dhe qėndrova pa lėvizur pėr njė kohė tė gjatė. Pas shumė vjetėsh e kisha bashkuar familjen time.
Pėr njė javė rresht gjithė fshati erdhi nė shtėpi pėr tė uruar kthimin tim. Sara rrinte nė dhomė bashkė me mua dhe nuk i fliste askujt, megjithatė tė gjithė e pėrkėdhelnin dhe i jepnin sheqerka qė ajo i hidhte nė arkėn bosh tė gjyshit, tė cilėn unė ia kisha dhėnė sipas premtimit. Vetėm njė njeri nuk erdhi ta shikonte Sarėn, Gjergji, djali im i madh. Kur i thanė se unė u ktheva nė fshat me njė vajzė tė vogėl qė e kisha lindur me njė grua tjetėr, ai mori familjen dhe iku nga shtėpia. Sara tani ėshtė 15 vjeē, por Gjergji akoma nuk na flet.
Eri dr
Eri dr
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 04/04/1988
Numri i postimeve Numri i postimeve : 3671
Vendndodhja Vendndodhja : Ne ishullin e te dashuruareve!!!
Hobi Hobi : Arti
Humor Humor : i mjaftueshem
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 13/11/2010
Falenderimet Falenderimet : 28

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Tė jetosh nė ishull!! Empty Re: Tė jetosh nė ishull!!

Mesazh nga Eri dr Fri Feb 25, 2011 10:07 pm

9

Arianit Komneni pushoi, mori frymė thellė dhe kaloi dorėn mbi mjekrėn e zbardhur, sikur kishte harruar diēka pa thėnė.
Histori e bukur, por e trishtuar, i tha Ali Tepelena. Sikur ta shkruaje ēdo ditė tė jetės, fletėt do arrinin deri nė Stamboll. Disa fletė janė lagur dhe nuk mund tė lexohen mė, tha Komneni i menduar. Edhe kaq sa lexohet mjafton pėr tė kuptuar se nuk ke lėnė gjė pa bėrė nė kėtė jetė.
Kam lėnė, u pėrgjigj qetėsisht Arianiti. Nuk kam vrarė.
Ndoshta ke vrarė, por nuk ma tregon mua, e shpėtoi Aliu. Jo, pėrsėriti Arianiti duke e parė nė sy, nuk kam vrarė njeri. Aliut nė ato momente plaku iu duk kėrcėnues dhe e ktheu bisedėn me shaka. Ku i dihet! Ti je akoma i fortė dhe jetėn e ke pėrpara. Kėtė gjė e di, u pėrgjigj Arianiti serioz. Jeta mė ka mėsuar t'i zgjidh gjėrat ndryshe dhe prandaj nuk kam nevojė tė vras.
Po ti ke vrarė, e pyeti Arianiti. Aliu nuk u zverdh nga frika, por nga mėnyra se si e pyeti njeriu qė kishte pėrballė e qė atij iu duk tallėse. Vras kur nuk mė binden, i tha duke ngritur zėrin. Ke ngatėrruar fshat, tha Arianiti. Kėtu nuk ka burra pėr tė vrarė. Do tė thuash qė fshati do tė mė bindet, u pėrpoq Aliu tė kapej pas fjalėve dhe sytė i shndritėn. Aspak, vazhdoi Arianiti i pėrqendruar duke e hequr velenxėn e kuqe. Kjo ēėshtje do tė zgjidhet nė mėnyrėn time. Pa vrarė. Edhe ti e ke pranuar se vetėm kėshtu mund tė zgjidhet, ndryshe do ta kishe zgjidhur duke vrarė dhe nuk do kishe ardhur tė mė takoje. Bukur, tha Aliu i dorėzuar. Kthejini Ibrahimit tė drejtat qė i hoqi pleqėsia dhe le ta quajmė se kjo punė u zgjidh me mėnyrėn tėnde.
Arianit Komneni u mendua pak dhe filloi tė fliste. Ky fshat ka pasur sherre gjithmonė, por unė dhe pėrpara meje babai im, si kryetarė tė pleqėsisė, i kemi zgjidhur me qetėsi duke u pėrpjekur t'i pajtonim njerėzit. Babai mė thoshte se mė mirė njė fshat i varfėr, se njė fshat nė gjak. Prandaj ka mė shumė se gjashtėdhjetė e pesė vjet qė kėtu nuk ka vrasje. Vrasja e fundit ndodhi, kur xhaxhai i Mihalit vrau vėllanė e vogėl tė gjyshit tė Ibrahimit, sepse tė dy donin tė martoheshin me tė njėjtėn grua. Ndoshta unė jam i vetmi qė kam parė njė vrasje sepse shumica nuk kishin lindur nė atė kohė. Qė hasmėria tė mos vazhdonte, babai vendosi qė xhaxhai i Mihalit tė dėbohej nga fshati dhe kėshtu u bė. Dy familjet u qetėsuan, por, me sa duket, nuk e harruan gjakun. Pėr kėtė arsye Mihali dhe vėllai i tij e tejkaluan vendimin e pleqėsisė dhe, si tė shtyrė nga hakmarrja, shkonin ēdo natė nė shtėpinė e Ibrahimit duke djegur kryqe. Ata gjetėn ditėn kur i gjithė fshati ishte kundėr Ibrahimit dhe e sulmuan. Por djali i Ibrahimit, Thanasi, nuk ėshtė i butė si i ati. Ai ka lindur pėr tė luftuar tamam si stėrgjyshi i tij, qė ishte i egėr dhe i fortė dhe qė nuk i bėnte syri dritė, arsye pėr tė cilėn, babai e nisi nė Kretė nė krah tė vėllait tim. Nė qoftė se ai do ishte kthyer gjallė nga lufta, asnjė vendim pleqėsie nuk do mund ta ndalonte qė tė mos i merrte hakun tė vėllait dhe unė them se fshati e pati njė tė mirė nga kjo vdekje. Siē kanė rrjedhur ngjarjet kam frikė se, nėse kjo punė nuk mbyllet me urtėsi, Thanasi mund ta vrasė Mihalin, jo vetėm se ky i ka fyer babanė, por edhe pėr t'i marrė hakun e shtėpisė. Jam menduar gjithė kėto ditė dhe prandaj nuk doja ta mblidhja pleqėsinė sepse mendjet aty janė ende tė nxehta dhe njė vendim i shpejtuar mund tė jetė i pafrytshėm.
Nuk ta tregova kot historinė time. Besoj se e ke kuptuar se gjithė jetėn unė, ashtu si babai im, kam menduar se paqja dhe qetėsia do tė vinin pėr ne, ditėn qė Islami do tė zbythej nė Azi duke ia lėnė krishterimit kėtė copė qiell ku ne jetojmė prej shekujsh. Mirėpo, kjo nuk ndodhi dhe ne duhet ta pranojmė qiellin qė kemi, megjithėse, nė mė tė shumtėn, ai ėshtė i mbuluar nga retė e Islamit qė na e zėnė diellin. Bota do vazhdojė tė pėrgjaket si mė parė, por unė dua t'ia kursej fshatit kėtė sherr, qė as perėnditė nuk po e zgjidhin dot. Prandaj Ibrahimi dhe ne duhet tė jetojmė nėn tė njėjtin qiell. Ai le tė numėrojė retė, ndėrsa ne do presim me durim kur tė dalė dielli.
Dua tė them se kam vendosur t'i kėrkoj pleqėsisė qė Ibrahimin ta pranojmė si mysliman nė fshatin tonė. Ne do t'i flasim dhe do ta respektojmė. Do t'i japim bukė dhe do t'i blejmė mish. Ne do t'i ēojmė bagėtitė tona qė ai t'i shėrojė, do t'i shkojmė nė shtėpi pėr gėzime dhe do ta ftojmė nė dasmat tona. Fshati do ketė dy varreza. Njė pėr tė krishterėt dhe njė pėr myslimanėt. Ēdo gjė do jetė si mė parė me pėrjashtim tė njėrės.
Ēfarė, tha Aliu qė gjithė kohėn kishte pritur qė plaku dinak tė kishte njė kusht.
Vajzat e krishtera nuk do martohen me djemtė e Ibrahimit, foli prerė Arianit Komneni, si njė gjykatės. Ali Tepelena u pėrtyp, ngriti dorėn dhe tha: kjo ėshtė e padrejtė. Ti po i jep bukėn, por nuk po i jep gjakun. Kjo ėshtė njė hile dhe Ibrahimi nuk mund ta pranojė. Ai mezi pret t'i martojė djemtė. Nuk thashė qė djemtė e Ibrahimit tė mos martohen. Ata mund tė marrin gra myslimane nga fshatra tė tjera dhe t'i sjellin kėtu dhe ne do gėzojmė nė dasmėn e tyre, u pėrgjigj Arianiti. Po djemtė e Ibrahimit janė tė krishterė dhe gruaja e tij po ashtu, u kujtua Aliu qė i erdhi turp nga vetja kur iu duk se po lutej, gjė qė nuk e kishte zakon. Megjithėse djemtė mund tė mbeten tė krishterė ēka do tė jetė nė nderin e tyre, fakti qė i ati ėshtė mysliman i bėn ata njėlloj tė padėshirueshėm pėr vajzat e kėtij fshati. Ata mund tė marrin vajza tė krishtera nė fshatra tė tjerė, nė qoftė se ua japin. Por ēfarė ndodh jashtė kėtij fshati nuk varet nga unė.
Arianit ishte bėrė cinik sepse e dinte qė nė kėtė lojė fjalėsh, Aliu ishte mė i dobėt se ai. Ali Tepelena e kuptoi se me marrėveshjen qė i kishte afruar, Arianit Komneni kishte pranuar tė shkrinte kufijtė tokėsorė dhe ata tė hapėsirės me myslimanėt, por kėtė lėshim e kishte bėrė pėr tė ndaluar ēdo pėrzierje tė gjakut dhe farės sė tij tė krishterė me femra apo meshkuj tė fesė islame. Me pak fjalė, Komneni i propozonte myslimanėve qė tokė dhe qiellin ta ndanin bashkė, por jo trupin dhe shpirtin. Ai donte ta mbante tė pastėr qelizėn e riprodhimit tė racės sė tij dhe mundėsisht ta fuste nė arkėn e tė atit, pėr ta marrė me vete kur tė ikte nga kjo botė. Arianit Komneni vazhdonte luftėn e Arianit Komnenit. Por me sa duket ai ndihej mė i fortė se binjaku i tij, qė kishte lindur treqind vjet pėrpara. Arianiti i parė kishte lėnė tokat dhe kalatė dhe kishte ikur, ndėrsa Arianiti i dytė, duke e trajtuar si kala tė krishterė historinė dhe emrin e familjes, megjithėse kishte pasur mundėsi tė ikte, ishte kthyer pėr ta ruajtur atė tė paprekur deri ditėn e fundit. Ja pse i kishte treguar historinė e gjatė tė jetės sė vet dhe, ashtu siē kishte bėrė Sheba, me tė, ai kishte bėrė me Aliun, duke i treguar tė gjithė pėrrallėn, pėrveē fundit.
Ky ėshtė i marrė, mendoi Ali Tepelena. Sa tė jetė gjallė nuk e lėshon kalanė e racės sė vet. Ēdo shartim tė njė trupi tė krishterė me njė trup mysliman ai do ta konsideronte njė pushtim. Por ndėrkohė qė ky sheh nga qielli, pushtimi ka nisur nga toka.
Si njė pushtues i regjur qė pėrpara shpatės provon dredhinė, Ali Tepelena mendoi se duhet tė bėnte edhe njė pėrpjekje tė fundit. Ibrahimi nuk ėshtė njė mysliman si gjithė tė tjerėt, tha. Atė nuk e detyroi askush tė kthente fenė. Shkoi vetė dhe foli me imamin dhe pasi u bind vendosi.
Arianit Komneni, i cili deri nė atė ēast kishte qenė i qetė dhe madje, disa herė i ftohtė nė cinizmin e tij, u pėrflak nė fytyrė si velenxa e kuqe qė mbante te kėmbėt.
Kujt i thua ti qė Ibrahimin nuk e detyroi kush tė bėhej mysliman, iu kthye ai me njė zė tė fortė prehistorik Ali Tepelenės. Kush mund t'i besojė kėto dokrra? Ka treqind vjet qė turqit i detyrojnė shqiptarėt me shpatė dhe me taksa qė tė tradhtojnė krishterimin. Sa familje shqiptarėsh kanė paguar taksėn e gjakut, devshirmen dhe i kanė nisur djemtė e mitur jeniēerė nė ushtrinė osmane? Sa familje tė tjera detyrohen sot e mot tė paguajnė njė tė dhjetėn e tė korrave tė tyre haraē, qė tė mos bėhen turq? Sa tė tjerė paguajnė taksėn e tokės, xhizven, tė cilėn taksidarėt ua rrjepin tė krishterėve? A mund ta mohosh se tė krishterėve nuk u merret parasysh padija te kadiu mysliman? A mund ta mohosh se familjet e krishtera detyrohen tė japin fėmijėt peng, qė turqit t'i besojnė atyre dhe kjo quhet taksa e sinqeritetit? A mund ta mohosh se nė gjithė vendin, nga Shkodra deri nė Elbasan, tregtarėt e krishterė nuk lejohen tė hapin dyqane nė pazarin e qytetit? A mund ta mohosh ti, se fshatarėve tė krishterė nė Vlorė u grabiten tokat nga bejlerėt myslimanė? A mund ta mohosh se vajzat e krishtera detyrohen tė vėnė ferexhenė qė dhjetė vjeē ndryshe nuk i lejojnė tė dalin nė rrugė? A e di se nė Berat njė grua e krishterė qė nuk mban perēe dhe qė nuk i mban duart e mbledhura kur ecėn, dėnohet si e pėrdalė nga burrat myslimanė? A e di ti se titujt dhe gradat i jepen vetėm myslimanėve, megjithėse tė krishterėt jetojnė nė tė njėjtėn perandori me ta? A e di ti se sa familje tė mėdha shqiptare nė kėto dyqind vjet u detyruan tė ndėrronin fenė se ndryshe do t'i kishin humbur gradat dhe ofiqet e tyre bashkė me pronat? A e di ti se pas vdekjes sė Skėnderbeut Sulltan Murati nxori njė dekret qė i detyronte gjithė shqiptarėt tė bėheshin synet me pahir, pėr tė larė, sipas tij, tradhtinė e Skėnderbeut? A e di qė para disa vitesh njė prift nė Mirditė u kap dhe kur nuk pranoi tė bėhej mysliman u dėnua me vdekje? a e di ti se turqit i japin tė drejtė vetes ta shajnė si tė duan Krishtin, por po u shave Muhamedin tė djegin tė gjallė siē bėnė me njė tė krishterė nė Korēė?
A e di se ēfarė i ndodhi Gjergjit nė Janinė? Ta them unė qė tė kuptosh se pse Ibrahimi u bė mysliman.
Gjergji ishte shėrbėtor te njė efendi i pasur. Puna e tij ishte qė t'i mbante tė zotit ēibukun dhe rrogozin e faljes. Kur i zoti shkonte nė xhami tė falej, Gjergji e priste te dera sepse si i krishterė atij nuk i lejohej tė hynte nė xhami. Efendiu, qė e thėrriste Gjergjin Mustafa, nė sy tė myslimanėve tė tjerė, njė ditė i kėrkoi qė ta fuste nė xhami. Gjergji nuk pranoi, por efendiu e futi me forcė duke e kėrcėnuar se do ta hiqte nga puna. Kur e morėn vesh myslimanėt e tjerė, u bėnė si tė tėrbuar sepse e quajtėn kėtė si fyerje ndaj Islamit. Gjergjin e burgosėn dhe duke e torturuar i kėrkuan tė bėhej mymysliman. Mirėpo, djali nuk pranoi dhe vdiq gjatė torturave. Por dhimbja e tij nuk mbaroi kėtu, sepse turqit kėrkuan qė fėmijėt e tij tė bėheshin myslimanė. Por gruaja e Gjergjit nuk pranoi dhe qė t'i shpėtonte, deklaro se fėmijėt nuk i kishte me Gjergjin. Dhe natyrisht kopilėt nuk meritojnė tė bėhen myslimanė, apo jo? kėshtu shpėtuan fėmijėt e shkretė qė pėr tė ruajtur fenė e tyre humbėn babanė, por dhe nderin e nėnės sė papėrlyer.
Ja, pra, pse u bė Ibrahimi mysliman. Sot, ēdo burrė i krishterė jeton me frikėn e Gjergjit, ēdo grua e krishterė jeton me tmerrin e gruas sė Gjergjit dhe gjithė fėmijėt tanė janė tė rrezikuar njėlloj si fėmijėt e tyre. Kjo ėshtė Shqipėria myslimane. Ibrahimin e ka bėrė mysliman ankthi se njė ditė do t'i merrnin tokėn, pastaj se do t'ia nisnin fėmijėt ushtarė dhe pastaj se do t'ia vishnin gruan me ferexhe. E megjithatė asgjė nuk e justifikon atė.
Gjithė sa tė thashė mund tė harroheshin, nė qoftė se do ishin raste tė veēuara. Por e keqja ėshtė se islamizimi ėshtė kthyer nė detyrim nė Perandorinė Osmane. Kjo nisi qė nė vitin 638 me kushtetutėn qė Kalifi Omar i dha qytetarėve jomyslimanė tė Jerusalemit dhe qė sot ėshtė kthyer nė themel tė rendit tė ri islamik qė po vendoset me dhunė. Ja se ēfarė thoshte qitapi i tij: Arianiti zgjati dorėn dhe mori njė libėr tė verdhė dhe tė hollė, qė ishte aty afėr bashkė me disa libra tė tjerė nė pėrmasa tė ndryshme, por qė deri nė atė ēast Aliu nuk i kishte vėnė re. Po tė ishin armė do ta kisha pikasur mė shpejt, mendoi dhe u pėrqendrua te plaku qė kishte nisur tė lexonte normėn myslimane tė Omarit.
Tė krishterėt nuk duhet tė ndėrtojnė kisha nė territor mysliman. Tė krishterėt duhet t'i mbajnė dyert hapur pėr myslimanėt dhe t'i strehojnė ata falas nė shtėpi deri nė tri ditė. Tė krishterėt duhet t'u lirojnė vendin myslimanėve kur kėta janė tė pranishėm. Ata nuk duhet tė mbajnė rroba apo zbukurime tė ngjashme me ato tė myslimanėve. Ata nuk duhet tė pėrdorin emra myslimanė. Ata nuk duhet tė ecin mbi kuaj me shalė dhe me kapistėr. Nuk duhet tė mbajnė shpata, shigjeta, harqe apo armė tė tjera. Nuk duhet tė mbajnė kurrė nė gisht njė unazė me gur tė ēmuar. Nuk duhet tė shesin verė dhe tė mos e pinė atė nė mexhlis. Nuk duhet tė blejnė shtėpi nė lagjet e myslimanėve. Nuk duhet t'i varrosin tė vdekurit nė varrezat myslimane. Tė krishterėt nuk duhet tė ankohen kur kanė fatkeqėsi apo tė derdhi lot kur u vdesin tė afėrmit. Ata duhet tė rrinė nė kėmbė kur i paguajnė taksat, ndėrsa taksidari duhet tė rrijė ulur. Rruga e lagjes sė tė krishterit duhet tė jetė e ngushtė. I krishteri duhet tė bėjė njė shenjė nė derėn e shtėpisė, nė mėnyrė qė njerėzit ta njohin dhe tė mos luten pėr tė. Kalifi nuk u mjaftua me kaq, por ai i dha tė drejtė ēdo myslimani qė tė vriste tė krishterin qė sipas tij i kishte shkelur kėto rregulla.
Pse nuk bėhesh njė ditė i krishterė qė ta shijosh parajsėn e Kalifit, Omar? Nejse, ti nuk ke kaq shumė shije. Por mė thuaj a e kupton tani se pse u bė Ibrahimi mysliman?

Arianit Komneni kishte folur gjatė dhe zėri i ishte ngjitur. Fyti i tij digjte si njė muskul i zhveshur nga lėkura. Gjatė atyre orėve, Aliu kishte parė sesi ai ishte shndėrruar nga njė luan i plakur qė ushqehet me kujtimet e gjuetive tė veta nė njė tigėr tė plagosur qė ėshtė gati tė pėrdorė thonjtė pėr tė mbrojtur tė vegjlit e vet. Duke folur, Arianiti kishte nxjerrė nga poshtė velenxės edhe dorėn tjetėr dhe Ali Tepelena pa unazėn e Halil Patronės qė ia shtypte rrudhat mbi lėkurėn e gishtit.
Sot, gjėrat nuk janė siē thua ti, tha Aliu. Ndoshta myslimanėt kanė mė shumė tė drejta, por tė krishterėt e kanė rrėzuar prej vitesh kodin e vjetėr tė Kalifit. Omari ka njė mijė vjet qė ka vdekur, por ai jeton nė frikėn tėnde. Pėr mė tepėr ti ke marrė rregullat e tij dhe i pėrdor tani kundėr myslimanėve. Je njė mijė vjet prapa, Arianit.
Po tė ishte kėshtu, ti nuk do rrije dot ulur nė praninė time, tha Arianiti dhe u ngrit nė kėmbė si pėr tė thėnė se biseda kishte mbaruar. Ali Tepelena u drejtua nga dera pa i dhėnė dorėn.
Kur doli nė oborr pa njė arkė tė vogėl nė tė cilėn si nė njė arkivol, shtrihej njė kukull me flokė tė bardha qė atij iu duk si Arianit Komneni. I ka ardhur dita, mendoi.
Kishte zbardhur, por qielli nuk ishte i pastėr. Dielli ishte fshehur pas njė reje dhe dukej sikur kishte
Eri dr
Eri dr
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 04/04/1988
Numri i postimeve Numri i postimeve : 3671
Vendndodhja Vendndodhja : Ne ishullin e te dashuruareve!!!
Hobi Hobi : Arti
Humor Humor : i mjaftueshem
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 13/11/2010
Falenderimet Falenderimet : 28

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Tė jetosh nė ishull!! Empty Re: Tė jetosh nė ishull!!

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi