♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Te jetosh duke notuar ne ar

Shko poshtė

Te jetosh duke notuar ne ar Empty Te jetosh duke notuar ne ar

Mesazh nga Vizitor Tue Jul 12, 2011 12:42 pm



Tendenca e fundit pėr pasanikėt e sė gjithė botės ėshtė tė jetojnė njė jetė tė mrekullueshme, tė rrethuar nga metali i ēmuar. Hobitė e tyre kalojnė ēdo limit: nga celulari te makina, gjithēka e veshur me flori.
Nė Japoni, olimpi i tregut tė luksit, njė argjendar i famshėm, realizoi pak kohė mė parė njė palė bikini, tėrėsisht me flori 24 karatėsh, tė cilat kushtonin 82 mijė dollarė. Ato peshojnė 500 gramė, por pėr fat tė keq, me to veshur nuk mund tė notohet. Blerėsit mund ta veshin vetėm pėr ndonjė mbrėmje nė pishinė. Krijuesit e kėsaj vepre tė vėrtetė arti shpjegojnė se pėr punimin e kostumit u desh njė muaj kohė, pasi ēdo fije floriri qė u pėrdor pėr krijimin e saj ishte e hollė sa njė fije floku dhe duhej shumė kujdes nė vendosjen e tyre. Ideja e njė kostumi tė tillė banje erdhi nga pėrfytyrimi i mbulimit tė trupit tė njė femre me xhevahire dhe elegancės qė do tė kishte njė pamje e tillė. Kostumi i shndritshėm i banjės ėshtė krijuar nga njė bashkėpunim mes argjendarisė “Tanaka Kinkizoku” dhe stilistit Akihiko Izukura. “Ndjesia e tė pasurit njė kostum tė tillė nė trup ėshtė e mrekullueshme. Ėshtė njėsoj si tė notosh nė flori”, ka thėnė e entuziazmuar modelja qė e mbante veshur. “Tanaka” nuk ėshtė e re nė provokimet e kėtij lloji, mjafton tė mendosh pėr krijimet e ēmuara qė ka bėrė mė parė: njė ēantė platini, tė punuar me 2182 gurė diamanti (e cila kushton 1.63 milionė dollarė), apo njė pemė tė dendur floriri pėr Vitin e Ri, qė peshonte 21 kilogramė dhe kushtonte 850 mijė dollarė. Por luksi i shfrenuar vėrtet nuk ka kufij. Kompania e famshme “Widex”, e cila njihet pėr prodhimin e protezave akustike, ka krijuar njė aparat akustik, sigurisht i pazakontė, i veshur me flori 24 karatėsh dhe 220 diamante. Mė shumė se njė pajisje mjekėsore, kjo protezė akustike duket si njė xhevahir i vėrtetė, nėse mbahet nė vesh dhe mund tė blihet pėr 25,000 sterlina.
Por nėse luksi ėshtė nė ADN-nė tuaj dhe tėrhiqeni nga ēdo gjė e shtrenjtė, e cila ndodhet nė njė dyqan, mos harroni tė blini edhe produktin “Gold Flakes Supreme”, qė ėshtė njė vodka e distiluar me ujė qė rrjedh nga burime nėntokėsore, e cila pėrmban as mė shumė dhe as mė pak pėrbėrės floriri 24 karatėsh. Ėshtė njė shishe me njė dizajn tė rafinuar, ashtu si pėrmbajtja brenda saj. Kushton 60 dollarė dhe shpėrndahet nga firma “Shaw-ross”. Pra nėse vėrtet jeni tė tėrhequr nga shkėlqimi i arit, pėrse tė mos e vishni me flori edhe pjesėn mė tė pėrdorur tė shtėpisė suaj, banjėn? Kėtė e ka bėrė njė argjendar nga Hong Kongu, i cili ka veshur me flori tė gjithė banjėn e shtėpisė sė tij, duke filluar qė nga gotat e deri te rubinetet, sepse edhe nė intimitetin e atyre momenteve, ajo qė vlen mė shumė ėshtė shkėlqimi. Nga kompjuteri, celulari, reēipetat e deri tek aparatet akustike, mjafton qė tė shkėlqejnė dhe tė jenė tė punuara me flori 18 karatėsh. Tendenca e fundit pėr pasanikėt e sė gjithė botės ėshtė tė jetojnė njė jetė tė mrekullueshme, tė rrethuar nga metali i ēmuar, ndryshe nuk ka se si tė shpjegohet kjo mani e ēmendur, pėr koleksionistėt e luksit. Kompania e famshme japoneze “Sanrio”, nxori nė shitje 54 letra bixhozi, secila prej tyre ėshtė e bėrė me metal tė petėzuar, ku gjendet 0,37 gramė ar i pastėr. Kjo ėshtė bėrė pėr t’i dhėnė vlerė edhe mė tė madhe dizajnos sė ēuditshme. Letrat nė anėn e pasme janė tė punuara me kėtė material, ndėrsa nė anėn e brendshme kanė njė mollė tė vogėl me flamurin anglez nė sfond. Letrat e bixhozit janė vetėm njė nga objektet e shumta tė jetės sė pėrditshme, qė janė transformuar nė njė xhevahir tė vėrtetė, tė cilat janė nxjerrė nė shitje. Ari, si dje, ashtu dhe sot, mbetet njė element i pazėvendėsueshėm nė kėrkesat e shoqėrisė. Por pėr ta shijuar nė maksimum jetėn ose pėr tė jetuar vėrtet, duke notuar nė ar, listės sė sendeve tė pėrdorshme i shtohen edhe dy objekte shumė tė rėndėsishme: celulari dhe kompjuteri. Sot gjen shumė lloje telefonash tė punuar me platin, flori tė verdhė, tė bardhė dhe rubin. Kėta telefona kushtojnė njė djall e gjysmė. Pėr sa i pėrket kompjuterit, shumė kompani kanė menduar t’i zėvendėsojnė kasat e aluminit qė veshin kompjuterin portativ “Apple”, me kasa floriri 24 karatėsh. Kostoja e modifikimit shkon nga 1200 nė 1500 dollarė dhe kush e dėshiron vėrtet kėtė kompjuter tė modifikuar dhe luksoz nė tė njėjtėn kohė, mund t’i shtojė ndonjė detaj edhe mė shik. Ēmimi i kėtij kompjuteri tė transformuar ėshtė 2400 euro. Por kjo nuk ėshtė e gjitha. Sigurisht ka edhe sende tė tjera tė cilat kanė pėsuar ndryshime rrėnjėsore.

Burimi: Gazeta Shqip

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Te jetosh duke notuar ne ar Empty Re: Te jetosh duke notuar ne ar

Mesazh nga Tironcja_omel Tue Jul 12, 2011 12:45 pm

Dua flm per keto informacione te mira PUTHJE

Fotot qe je munduar ti te vendosesh i hoqa une per arsye se foto nuk del,plus qe del reklama e faqes tjeter....
Tironcja_omel
Tironcja_omel
Embelsira e Forumit
Embelsira e Forumit

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 9117
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 14/09/2010
Falenderimet Falenderimet : 66

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Te jetosh duke notuar ne ar Empty Re: Te jetosh duke notuar ne ar

Mesazh nga Vizitor Tue Jul 12, 2011 12:46 pm

ok se nuk ja vura mendjen un

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Te jetosh duke notuar ne ar Empty Re: Te jetosh duke notuar ne ar

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi