♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nė Voskopojė gjallėron turizmi dimėror

2 posters

Shko poshtė

Nė Voskopojė gjallėron turizmi dimėror Empty Nė Voskopojė gjallėron turizmi dimėror

Mesazh nga MONDI Sat Feb 12, 2011 3:09 pm


Image hosted by servimg.com
B. Fejzulla

- Kėto ditė dimri, fshatit turistik tė Voskopojės i shtohet bukuria jo vetėm nga dėbora qė e mbulon, por sidomos nga qindra vizitorė nga vendi, qė i gjen ēdo ditė aty.

- Alfred Trajani, student nė institutin e fizkulturės nė Tiranė, thotė se do tė qėndrojė nė Voskopojė bashkė me 35 shokėt dhe shoqet e kursit dhjetė ditė, pasi tė gjithė janė tė apasionuar pas alpinizmit dhe sportit tė skive.

- "Sporti i skive tė magjeps dhe tė bėn qė ta humbasėsh nocionin e kohės. Ne shumė herė largohemi nga pista e skive kur ka rėnė nata" tha ai.

- Enkeleida Frashėri, pedagoge nė Universitetin e Tiranės, pėrveēse e tėrhiq shumė natyra e bukur e Voskopojės dhe monumentet e kulturės, thotė se "ajri i Voskopojės tė ripėrtrit fizikisht dhe shpirtėrisht".

- Pėr Arjana Sinoymeri nga Tirana, Voskopoja e befason mė shumė nė dimėr se nė verė.

- "Dita kėtu kalon pa u ndier duke shėtitur, duke rrėshqitur me ski, por edhe duke medituar, pasi bukuria e natyrės tė bėn tė meditosh", thotė Arjana plot gjallėri.

- Kryetari i komunės, Nexhip Bacelli tha se deri tani nė Voskopojė kanė ardhur vizitorė si rrallė nė ndonjė dimėr tjetėr. "Ka ndikuar asfaltimi i rrugės qė pėrfundoi verėn qė kaloi, por edhe mikėpritja e voskopojarėve", nėnvizon ai. Sipas tij, Voskopoja, veē shumė vilave qė shėrbejnė pėr turizmin familjar, tashmė ka pesė hotele me 200 shtretėr dhe guzhinė tepėr tė pėlqyer, ku ēdo gjė gatuhet me prodhime bio.

- "Vendet nė hotele ēdo natė janė tė prenontuara, aq sa nė fundjavė, shumė vizitorė detyrohen tė shkojnė pėr tė fjetur nė Korēė", thotė Bacelli.

- Sipas statistikave qė ka zyra e turizmit e komunės, gjatė vitit 2010 Voskopojėn e vizituan 52 mijė vizitorė vendas dhe tė huaj, ndėrsa pritet qė kėtė vit, ky numėr tė jetė shumė mė i madh, pasi janė nė pėrfundim edhe disa hotele qė do tė rritin kapacitetet e akomodimit.

- Voskopoja si vendbanim daton nė vitin 1330 dhe kulmin e lulėzimit e arriti nė vitet 1740-1780, me njė popullatė prej mė shumė se 30 mijė banorė, me akademinė e famshme tė saj, me shtypshkronjė, bibliotekė shumė tė pasur, si dhe 24 kisha. Sot nė Voskopojė ruhen 5 kisha si monument kulture tė kategorisė sė parė, qė tėrheqin vėmendjen e shumė vizitorėve vendas dhe tė huaj.
MONDI
MONDI
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 23/02/1985
Numri i postimeve Numri i postimeve : 32444
Vendndodhja Vendndodhja : Ne zemren e CLICHES
Hobi Hobi : Kamera & Fotografia
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 01/09/2008
Falenderimet Falenderimet : 84

http://www.shoqeriajone.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Nė Voskopojė gjallėron turizmi dimėror Empty Re: Nė Voskopojė gjallėron turizmi dimėror

Mesazh nga xhoni_bravo Sat Feb 12, 2011 3:11 pm

fiksim e kam kete voskopojen do na coj forumi nje fundjave falas ti heqi shpenzimet gaga
xhoni_bravo
xhoni_bravo
Administrator
Administrator

Gjinia Gjinia : Male
Numri i postimeve Numri i postimeve : 10820
Vendndodhja Vendndodhja : TIRAN
Humor Humor : burrat nen hije lozin e kuvendojne bravo u qofte qe grate shfryzojne hahahhah
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 18/01/2011
Falenderimet Falenderimet : 38

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Nė Voskopojė gjallėron turizmi dimėror Empty Re: Nė Voskopojė gjallėron turizmi dimėror

Mesazh nga Vizitor Sat Dec 22, 2012 9:56 am

po xhoni po prenoto vendin ti se shef mondi i ben shpenzimet gaga

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Nė Voskopojė gjallėron turizmi dimėror Empty Re: Nė Voskopojė gjallėron turizmi dimėror

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi