♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tregim - Vrasje e pa kryer

Shko poshtė

Tregim - Vrasje e pa kryer Empty Tregim - Vrasje e pa kryer

Mesazh nga Mona Sun Feb 06, 2011 6:40 pm

Nė mėngjes herėt, ra zilja e ders, Zana e lodhur , nga pagjumėsia e njė nate mė parė, me pėrtes afrohet tė hap derėn. Nė derė qėndronte njė nuse e re qė banonte nė lagje me Zanėn, nė fytyrėn e saj shprehej shum habi,

- Mir jeni?!!!

- Mirmėngjes, mirė jemi, kishe ndonjė gjė ?

- Jo , un erdha,,,,,,

- Meqė spaske gjė pėr tė thėn, ditėn e mir se nxitoj

Zana e mbylli derėn me inat gati mund tė quhej pėrplasje jo mbyllje dere. - kot u zėmėrova me nusen e botės , , mendonte Zana - fundja ē’faj ka ajo, si gjith tė tjerėt edhe ajo kureshtare, hajde duro shikimet e fjalėt e njerėzve tani.

Astriti bashkėshorti i Zanės qė me sa duket e kishte zgjuar zilja e derės, ashtu si i pėrgjumur i afrohet gruas sė vet si ēdo mėngjes tė puth e ledhatoj, ishin martuar me dashuri, edhe pse nė atė kohė nuk shikoheshin me sy tė mirė vajzat qė zinin dashuri, Zana nuk pyeti se ēfar thon tė tjerėt, ajo ishte e bindur nė zgjedhjen e sajė. Ishin tė dy student kur u njohėn, vinin nga dy fshatra qė i ndante njė mal i tėrė, pas mbarimit tė studimeve krijuan vatrėn e tyre tė ngrohtė, nuk bėn dasėm , u vendosėn me banim nė qytet, familjet nuk ishin dakort me lidhjen e tyre

Zana u tregoi prindėrve se ēfar kishte vendosur, prindėrit nuk e pritėn mirė, babai i Zanės goxha nė moshė i njihte mirė fisin e Astritit, dhe e kėshillon tė bijėn –bėj kujdes moj bijė e babait-, ndėrsa nėna e Zanės filloi kujėn, - pu pu ēbėre moj bijė, se kupton ē’po i bėn vetes, si do qė tė jet djali, ai rrjedh nga njė fis qė ka nxjer mė shum tė ēmėndur se normalė, etje, etje.

Nga ana tjetėr Astriti pati kundėrshtime pėr vendimin qė kishte marrė, xhaxhallarėt qė e kishin rritur, pasi Astriti ishte jetim, babai i kishte vdekur qė kur Astriti ishte 2 vjeē, ndėrsa nėna ishte martuar sėrish , nuk ishin dakort me zgjedhjen e Astriti, pretendime nga mė tė ēuditshmet, - jo, po ėshtė e shėmtuar, ti je gjith ky king,mund tė gjeje njė nuse mė tė bukurėn nė rreth, familjen e ka pasur Kulake, pse tė na lidhėsh me njerėz me probleme biografike, etj etje.

Astriti u pėrball me zanėn nė korridor, momentin kur ajo sapo kishte mbyllur derėn e shtėpisė, habitet kur shikon zanėn shum tė kėputur, me sy tė skuqur, dukej sikur kishte qarė, apo sikur skishte futur gjum nė sy gjith natėn

- Ēfar ke shpirt, ēfar ka ndodhur, pse ke qarė??

- Ēfar s’ka ndodhur thuaj, me kėtė pijen tėnde do na marėsh nė qaf mua dhe kalamjve, mir pėr vete s’po pyet, po mendo pėr ne more i uruar, na nxive jetėn ,,

Atriti vazhdonte tė mos kuptonte gjė , po mundohej tė kuptonte ēfar mund tė ishte bėr pasi u nda me shokėt, kur dolėn nga taverna e qytetit, i kujtohej qė rakia i kishte rėn nė kokė, mirpo me shokėt nuk mbante mėnd tė kishte bėr sherr, edhe rrugės veē sa ishte pėrshėndetur me komshinjt, asgjė mė shum.

- Po thuaje tė shkretėn, ēfar paskam bėrė, qė je katandisur kėshtu?

- Ta shpjegoj rrugės, tani vishu , ha mėngjesin se duhet tė dalim, tė bėjm njė xhiro nga qėndra e qytetit, tė pim dhe njė kafe aty ku mendon se e pin shumica e thashethemexhinjve tė qytetit

Astriti u hutua akoma mė shum, ishte diēka e pa zakontė qė Zana tė kėrkonte tė pinte kafe nė klub e mbi tė gjitha aty ku llafet jan mė shumė. Megjithatė nuk e zgjati, u ul tė hante mėngjesin dhe me tė qeshur i thot: - te taverna do e pim kafen



Rrugės, Atriti ndjeu shikimet e njerzve qė po e shponin si shigjeta, pėrfundimisht ishte dita mė e pazakontė qė kishte gdhirė ndonjėher. Zana filloi tregimin e saj gjith rrugės fliste dhe ndonjėhe pėrshėndeste me kokė kalimtarėt e njohur, dy nga kalimtarėt tentuan tė ndalonin ēiftin pėr tė pyetur si ndodhi, por Zana ua preu fjalėn nė mes duke u thėnė: - ditė tė mbarė



Njė dit mė prė Astriti me shokėt e vet e kishin shtruar te taverna e qytetit, me raki e me meze, njėri nga shokėt e tijė ishte bėrė me djalė, dhe nga gėzimi i madh e tejkaluan nė tė pirė

Pas 2 ose 3 orėsh qė ishin pirė mir e mirė, dolėn nga taverna, duke u pėrqafuar e duke kėnduar gjith qef, u shpėrndan dhe secili u drejtua pėr nga shtėpia e vet, edhe Astriti qė me zor e mbanin kėmbėt pas 10 minutah ishte nė shtėpi. Nga teprimi i pijes Astritit i vinte pėr tė vjell dhe shkon me vrap nė banjo, gati nxori zorrėt, me zor po mbahej nė murė, kur u drejtua i ra kanatit tė dritares, u gėrvish te qafa, diku afėr veshin nga pas veshit. Megjithatė nga nxehtėsia qė kishte nuk e ndjeu fare, hodhi uj syve , mė pas shkoi nė guzhin dhe u shtri mbi divan pėrnbys. Pėr pak sekonta e zuri njė gjum i thell qė gjylja po ti binte aty ai s’do dėgjonte asgjė .

Xhaxhai i Astritit bashk me nipēen e vet, shkon nė shtėpin e Astritit, futet pa trokitur siē e kishte zakon e drejt e nė guzhinė, e shef Astritin tė shtrirė pėrmbys, fillon ti thėrras, e tundte, e thėrriste, por Astriti nuk reagonte, njė moment shikon njė njoll gjaku pas veshit tė Astritit, dhe menjėher mer nipēen dhe ikėn.

Zana ndėrkohė kishte qėn pėr kafe tek komshia dy kate mė poshtė, si ēdo mbazdite, kishin pirė kafe, e kishin parė filxhanet e shkruara nga kafeja, e muhabete e tė qeshura pa pushim. Kur ngrihet Zana tė iki i thot Mines komshijes qė e donte shum

- aman mori Mine kemi qeshur kaq shum, ishalla na del pėr hajėr, se ndonjėher e qeshura e tepėrt tė kthehet nė vajė

- ik tė keqen Minja se s’ka pe tė na dal vajė njė vit jetė do na shtohet po hė

Ku ta dinte Minja e shkretė se ēfar kishte ngjarė, duke ngjitur shakllėt Zana me gocėn e 3 muajshe nė dorė, shikon njė polic nė shkall tė pallatit, ishte diēka e pa zakontė edhe polici e pa me njė pamje tė habitur nė fytyrė, e pėrshėndet policin sepse e njihte, polici i ktheu pėrshėndetjen por tepėr i hutuar, Vazhdon tė ngjit shkallėt, kur sėrish njė polic tjetėr, e habitur vazhdon tė ngjit shkallėt, me hapa mė tė shpejtė dhe pak sa e trėmbur vė re qė vargu i policve mbaronte tek dera e shtėpis sė sajė. Futet nė shtėpi kur ētė shohė, polic, oficerė sigurimi mjeku qė bėnte ekspertiza pėr degėn e brėndshme, dhe vet kryetari i degės sė brėndshme qė sapo ishte emėruar nė kėtė detyrė , vinte nga njė qytet tjetėr dhe nuk njihte asnjė nė kėtė qytet. Oficerin dhe mjekun i njihte shum mirė, kishin mbaruar studimet paralel, me Zanėn dhe Astrtin, kishin njė miqėsi tė mir me ta dhe familje e tyre. Gjat kohės qė ishin student miqėsia mes tyre ishte me e ngusht, pas mbarimit tė studimeve sikur u ftohėn ca, secili krijoi familjen vet, punonin nė ambjente tė ndryshme pune etje,.

Zana i drejthe oficerit, e habitur dhe e nervozuar, pėr atė qė po shikonte nė shtėpin e sajė.

- A mund tė mė shpjegoni ēfar po kėrkoni nė shtėpin time?

- Zana ulu njėher se duhet tė bisedojmė, tė kėrkoj ndjes qė u futėm nė shtėpi nė kėtė mėnyrė por ti nuk ishe dhe ne duhej patjetėr tė futeshim pėr tė verifikuar njė lajmėrim , - i thot oficeri i sigurimit.

Kryetari i degės rrinte i heshtur, por me njė pamje shum tė prerė, i bėnte habi sjellja e oficerit nda kėsaj gruaje qė akuzohej pėr vrasje. Kryetari i bėn me shenj oficerit qė tė fillonte nga pyetjet

Oficeri pa e zgjatur miraton me kokė dhe i drejtohet Zanės, Zana ndėrkohė kishte parė Astritn tė shtrir mbi divan dhe me mėnd thoshte – prap paske pirė mor i zi , -

- Zana a e zgjon Astritin se duke se spo ja ndjen fare pėr pranin tonė,

- Nuk e zgjoj dot, duket qė e ka tepruar me pijen, dhe nė kėtė gjėndje nuk tundet fare,

Megjithatė Zana tentoi qė ta zgjonte , e tundi disa her por ishte pun qė s’bėhej. Me mėnd po e mallkonte, - sot e gjete tė pish, por ēfar ke bėr more i uruar qė ka ardhur gjith dega e brėndshme nė shtėpi.

Kėtė radh ė ishte kryetari i degs qė bėri pyetjen

- A mund tė na e tregoni ēfar e ka atė shenjėn pas veshit, ndonjė goditje , keni pas ndonjė zėnk bashk?

Deri nė atė moment Zana se kishte vėn re, i afrohet Astritit e shikon shenjėn dhe mejėher e kupton se ku mund ta kishte bėr atė gėrvishje

- Me siguri do jet pėrplasur me kanatin e dritares sė banjos, sepse ėshtė nė njė pozicion tė keq me banjon, me siguri nuk do ket mbajtur ekuilibrin

- Ku ėshtė banjoja, qė tė shikojmė thjesht pėr verifikim

- Nė korridor dera majtas, ju ēoj unė – dhe ngrihet me tė shpejt pėr ti drejtuar drejt banjos

- Jo jo mos u mundoni, se e gjejmė vet

Pas pak minutash kryetari dhe oficeri u kthyen nė kuzhinė, supozimi i Zanės ishte i saktė, ata kishin gjetur njė copė lėkure nė cep tė kanatit tė dritares. Me sa duket ēėshtja pėr ta u sqarua, por jo pėr Zanėn. Zana qėndronte gjith ankth, diēka po dyshonte se ēėshtja po dukej mė serioze seē medoi nė filim, nuk dukej se Astriti ishte zėn mendonjė jasht shtėpisė. Dridhje tė forta po i kalonin nė trup, mundohej tė mbante veten,

Mjeku pėr tė parėn her gjat gjith kėsaj vizite tė ēuditshme nė shtėpinė e zanės i drejtohet Zanės - tė lutem na bėj nga njė kafe e do tė shpjegojmė pse ndodhemi kėtė mbrėmje tek ty - , dhe buzqesh me dashamirėsi, dhe dukej sikur sapo ishte lehtėsuar nga ndonjė barr e rėndė



Xhaxhai i Astritit , sapo kishte ikur nga shtėpia e astritit, kishte njoftuar degėn e brėndshme qė gjoja nipin e tijė Astrit Paja e kishte vrarė e shoqia, punonjėsit opeativ duke njohur pėr tė marrė, nuk ia vun veshi vetėm qeshėn, kishte telefonuar kryetarin e komitetit, dhe ky nuk ia kishte vėn veshin pasi i njihte tė tre edhe Astritin me tė shoqen dhe xhaxhanė e Astriti, pas kėtyre telefonatave, telefonon kryetarin e degės sė brėndshme, ky i fundit i sapo ardhur nė qytet nuk i njihte ēiftin nė fjal dhe as telefonuesin. Telefonon degėn e brėndshme dhe urdhėron qė tė bėhen gati urgjentisht, oficer e polic, tė niseshin pėr nė vėndin e ngjarie.



Zana mer xhezven tė bėj kafenė por dora po i dridhej tej mase, nuk po e mblidhte dot veten , dhe sidomos pas kėtyre tė dhėnave qė sapo i tregoi mjeku i ekspertizės. Nė kėto momente futet komshia Minja qė me sa duket kishte dėgjuar policėt nėpėr shkallė dhe kishte mar vesh ēfar kishte ngjarė. Polici nė shkallė i thot Minesė se gjasme Zana paskėsh vrarė burrin, - tutje mor lanet ējan kėto qė thua, po Zanėn e kisha nė shtėpi gati dy orė, kur e bėri prapėsnė e gjora,

Mineja mori xhezven dhe i drejtohet aneksit pėr tė bėr kafetė, nė kėto momente fute xhaxhai Astriti, dhe me njė zė tė lart, i drejtohet kryetarit tė degės

- Shoku kryetarė, kam dy fjalė me ju,,,,,,,,,,fjala i ngeli nė mes sepse Zana ndėrkohė kishte rrėmbyer fshesėn, nga ato fshesat me bisht tė gjat prej druri, e ngre lart pėr ta qėlluar, duke i thėnė

- Ti ke fjalė me mua more qafir, more maskara,,,,,,,,, fshesa i shpėtoi nga duart, sepse oficeri ja tėrhoqi nga mbrapa kur Zana e ngriti lart pėr tė mar nė shenjė, kushėririn e burrit.

Mineja e hoqi xhezven nga soba, dhe pėrpiqej tė qetsonte Zanėn, kurse oficeri me mjekun, nxorėn jasht xhaxhanė e Astriti



Kafeja nuk u pi , u duk qė Zana nuk ishte mirė , e panė tė udhės tė largoheshin meqė dhe kekuptimi u sqarua. U larguan aty nga ora 10 e darkės , duke i kėrkuar ndjes pėr shqetėsimin dhe keqkuptimin. Mjeku e porositi Zanėn qė ėshtė mirė qė nesėr tė dilte njė xhiro nė qytet me Astritin pasi gjith qyteti po gumėzhin, tė gjith mendojnė se ti ke vrar Astritin



Nė pėrfundim tė tregimit tė ngjaries, Zana dhe Astriti ishin ulur nė njė tavolinė nė tavernėn e vetme tė qytetit, tashmė po prisnin porosinė, ajo kafe u duk sikur zgjati njė jetė, shikimet e njerėzve ishin tė padurueshme.

Ngjaria ėshtė e vėrtet, ka ndodhur nė vitin 1974, nė njė qytet veriorė, emrat e pėrsonazheve nuk janė tė vėrtetė
Mona
Mona
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 10/01/1974
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2777
Vendndodhja Vendndodhja : Tiranė
Hobi Hobi : faqet e ndryshme tė internetit
Humor Humor : eee mundohem tė jem githmon me humor
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 18/07/2010
Falenderimet Falenderimet : 57

http://wwwka2010.webs.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Tregim - Vrasje e pa kryer Empty Re: Tregim - Vrasje e pa kryer

Mesazh nga Vizitor Wed Jan 30, 2013 5:25 am

Qė kur i shkėmbyem fjalėt e para e kam ditur se je i veēantė dhe se jam duke “u lėshuar” nė diēka serioze, nė diēka qė mund tė jetė edhe e mirė edhe e keqe. E kam ditur kėtė.

E kam ditur nga ato fjalėt e tua tė mira se do tė dashurohem nė sytė e tu tė ftohtė, tė cilėt aq shumė mė kanė tėrhequr, dhe e dija se do tė vuaja. Ndėrmjet nesh gjithmonė ka qenė ose dashuria ose urrejtja.

Momentalisht ėshtė kjo e dyta. Megjithatė, edhe kur tė urrej jashtėzakonisht mė mungon, edhe pse tė gjithė qė janė pėrreth meje i bindi se jam “OK” dhe se tė kam harruar e tejkaluar. Por e vėrteta ėshtė ndryshe. E dhimbshme…Sinqerisht, mė duhesh. Jashtė mase mė nevojitesh. Sikur tė jem e bėrė e varur nė ty, nė tė vėrtetė, ti je droga ime. Kur nuk tė shoh, ēmendem, ndėrsa kur tė shoh, kur je afėr meje, vuaj. Vuaj pasi qė mė je aq afėr, dhe nuk mund tė pėrqafojė.

Vuaj se mė nevojitesh dhe ... tė dua... por perėndia ka plane tė tjera me ne. Shpesh i kujtojė disa ditė tė lumtura nga lidhja jonė, tė cilat janė tė shumta. Mė kujtohet kur nuk e kam ditur se ēka janė lotėt, por tani kėtė shumė mirė e di.

Mė ke lėnduar, por sidoqoftė tė dua. Askush nuk mundet tė mė sqarojė se pse tė dua kaq shumė. Dhe e di se dashuria jonė nuk ėshtė sikur zjarri, qė pėrsėri tė ndizet. Por jeta ėshtė duke mė shkuar tutje me mendime pėr ditėt e dėshtuara...

E kujtoj, kemi qenė atėherė vetėm njė, unė e ti. I kujtoj tė gjitha, edhe atė tė cilėn mė ėshtė dashtė ta harrojė qė moti. E kujtoj shijen e buzėve tua tė cilat nuk kam guxuar t’i puth.E di, nuk mund t’i harrojė tė gjitha kur do tė doja, por pyetem se pse tė kam dashur, edhe pse nuk kam guxuar.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Tregim - Vrasje e pa kryer Empty Re: Tregim - Vrasje e pa kryer

Mesazh nga Vizitor Wed Jan 30, 2013 5:26 am

Nje dite nje vajze 11vjecare e pyet babain e saj: Cfare do me blesh per 15vjetorin tim te lindjes? Babai u pergjigj: Ka shum kohe deri atehere bija ime... Kur vajza mbushi 14vite, filloi te paraqiste probleme me shendetin dhe u shtrua ne spital.Doktoret i thane te atit se vajza kishte nje zemer te dobet, dhe mundesit per te shpetuar ishin te pakta. Vajza e shtrire ne shtratin e spitalitpyet? Babi te thane se do vdisja? Babai i perlotur duke dal nga dhoma i pergjigjet: Jo, ti do jetosh...Si mund te jesh i sigurt? Thjesht e di... Ajo i mbushi te 15tat kur po dilte nga spitali dhe po drejtohej perne shtepi. Atje prane shtratit te saj, ajo gjeti nje leter ku shkruhej: E dashura ime bije, ne je duke e lexuar kete leter, do te thote se cdo gje shkoi mire ashtu sic te thashe. Nje dite ti me pyete se cdo tedhuroja per 15vjetorin e ditlindjes tende. Nuk e di per ate kohe por tani dhurata ime per ty eshte ZEMRA IME

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Tregim - Vrasje e pa kryer Empty Re: Tregim - Vrasje e pa kryer

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi