♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Psikologjia e tė lyerit tek femrat

2 posters

Shko poshtė

Psikologjia e tė lyerit tek femrat  Empty Psikologjia e tė lyerit tek femrat

Mesazh nga Eri dr Wed Jan 26, 2011 10:14 pm

Karakteri zbulohet edhe ne make- up. Rimeli, buzekuqet, tonet e syve; per te trukuar, hijezuar, transformuar fytyren. Per te theksuar syte, per t'i bere misterioze dhe te thelle, per t'i dhene buzeve sensualitet dhe ligesi, per t'i dhuruar nje shkelqim te ri.

Truku eshte magjia e madhe e perditshme qe i tregon botes bukurine e femrave, por jo vetem kete; domethenia e tij eshte me e thelle dhe nese interpretohet me kujdes mund te ndihmoje te kuptohen shume aspekte te personalitetit femeror.

stil


Njė trukim pėr femra

Aspak te rastesishme, stilet e ndryshme te trukimit jane tipike per femra te ndryshme, me nje karakter dhe vizion jete te ndryshem. Ja c'do te thote te zgjedhesh nje make-up natyral, klasik apo te modes se fundit.

stil


Klasik

Gjithnje te njejtat ngjyra. Femra qe perdor nje make-up klasik e ka trukimin nje element stabiliteti, sigurie.
- Ajo menyre e vecante e trukimit te syve, buzeve behet pjese e imazhit te saj; ajo me te cilin te tjeret e identifikojne.
- Shenje ekuilibri kur karakterizohet ne nje truk pa eksese, qe realisht i jep vlere ne maksimum fytyres.
- Te lidhesh teper me nje menyre te vetme trukimi, te mos kesh deshiren te provosh as te rejat me te fundit (nje nuance te re buzkuqi, nje refleks te ri tek syte) mund te tregoje veshtiresine per te ndryshuar, frika per te pranuar rreziqet por edhe oportunitetet pozitive te ndryshimit.

Trendy

Ndjek keshillat e revistave, por frymezohesh edhe nga make-up-i i diveve te vogla e te medha te ekranit, te terheqin vecantite me intrigante te fytyrave te panjohura. Stili i saj eshte nje miks ngjyrash qe ndryshon me shpejtesi; me shume shkelqim, kur triumfojne gloss dhe transparenca te thella kur perhapen ngjyrat me te mbyllura, metalike kur tendenca propozon ar dhe argjend per buzekuqet dhe lapsat e qepallave.

- Ndonjehere e kenaqshme, ndonjehere qe bie ne sy, por gjithnje "trendy", kjo lloj femre reflekton ne truk nje personalitet te gjalle, kurioz qe di te mbledhe nismat e jashtme dhe t'i beje pjese te vetes.
- Je nj tip qe luan dhe argetohet para pasqyres, qe jeton me te tashmen, e gatshme per te nesermen. Ndoshta pak e menduar, por sigurisht e hapur, diellore, moderne.

Natyrale

Nje fytyre e sapotrukuar me ngjyra natyrale, pa te kuq. Ky eshte imazhi i femres natyrale, si perkufizim "uje e sapun".

E ndrojtura

Edhe pse nuk eshte me adoleshente, ky tip femre ruan nje pamje te druajtur si gjimnaziste e rezervuar. Shpesh here, te mos trukohesh apo te trukohesh pak, eshte nje prej shume menyrave per te mos u dukur; zakonisht edhe veshja eshte e thjeshte, pa asgje qe te terheq vemendjen. Te mos perdoresh te kuqin eshte nje lloj ndrojtjeje, sinjali tregues i paaftesise per te terhequr vemendjen tek ajo.

Sportive

Dinamike dhe imperative, ndahet midis detyrimeve te punes dhe palestres dhe fushes se tenisit. Nuk terhiqet kur flet per ekskursione apo aventura. Ne jeten e saj truku nuk eshte praktik; nuk praktikohet ne mal apo ne det por edhe ne momentet e pushimit eshte i kote, lekura e abronxuar nuk kerkon zbukurime artificiale.

Intelektuale

Per trukun, shpreh ironi, indiference; vlerat e saj jane te ndryshme, i perkasin fushave te tjera. E sigurte ne vetvete dhe ne tipin e saj te joshjes alternative, qe i meshohet fuqise se mendjes dhe te fjaleve, injoron trukun si nje aksesor qe nuk i shton asgje nje personaliteti qe di vetem te terheqe dhe te beje per vete te tjeret.



Pikat e tėrheqjes

Nje veshtrim magnetik, qe te ben per vete apo nje buzeqeshje sensuale dhe dinake. Truku insiston gjithnje ne keto dy pika te ndryshme te terheqjes: syve dhe buzeve. Dy pika te fytyres qe aludojne ne dy menyra te ndryshme joshjeje, qe i propozohen vemendjes mashkullore.

Sytė

"Pasqyra e shpirtit", per perkufizim, pasqyre magjike ne te cilen reflektojne ndjenjat njerezit: gezimin, melankonine. Ne lojen e erotizmit evidentojne anen shpirterore te dashurise, komunikimin intim me partnerin. Te trukosh me vemendje syte, t'i lesh natyrale buzet, do te thote te meshosh ne brendesi, ne nje terheqje me pak mishtore dhe me te thelle.

Ne te kaluaren syte teper te trukuar, qe te dukeshin me te medhenj e me te thelle nga rimeli i shumte dhe shpesh here edhe qerpike fallco kane qene ne mode ne vitet '20 dhe me vione nga hipite ne vitet '60 e '70, vajza te shqetesuara qe perjetonin ndjenja jashte normave. Truku me i ri ka zbuluar kete look: sy te lyer, te theksuar nga peneli i zi dhe hijezime apo ngjyra te dukshme qe e vene shikimin ne plan te pare per ate qe do te preke kordat e nje joshjeje me misterioze.

Buzėt

Simbol i sensualitetit, premtim i puthjeve. Buzet kane nje magji erotike pa kufij: te trukuara, te nxjerra ne pah nga lapsi dhe buzekuqi eshte nje simbol joshjeje fizike. Nje make-up shume i dukshem ne buze, transmeton nje mesazh te qarte, eksplicit: te ben te mendosh per nje dashuri te nxehte.


Nuk eshte rastesi qe tėrheqse-simbolet me te famshem te se kaluares, perdornin te kuq te forte te deklaruar "pasionale". Marylin Monroe ne vecanti, kujtohet per buzet e saj te dallueshme, te trukuara me te kuq me te kuq te llakuar dhe me shkelqim, eshte frut i nje make-up-i qe transformon nje buzeqeshje te bukur por teper te perbashket. Tendencat e fundit, per te nxjerre shume ne pah syte, i lene hapsire atyre qe preferojne buzet sexy: nuanca te reja per te dhene ngjyre dhe gloss te shkelqyeshem.
Eri dr
Eri dr
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 04/04/1988
Numri i postimeve Numri i postimeve : 3671
Vendndodhja Vendndodhja : Ne ishullin e te dashuruareve!!!
Hobi Hobi : Arti
Humor Humor : i mjaftueshem
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 13/11/2010
Falenderimet Falenderimet : 28

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Psikologjia e tė lyerit tek femrat  Empty Re: Psikologjia e tė lyerit tek femrat

Mesazh nga Goc Tirone Wed Jan 26, 2011 10:29 pm

ne trukimin e nje femre sduhet te mungoje , lapsi i zi, rimeli e nje fije buzekuq
Goc Tirone
Goc Tirone
Super- Administrator

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 8596
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 31/10/2010
Falenderimet Falenderimet : 28

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Psikologjia e tė lyerit tek femrat  Empty Re: Psikologjia e tė lyerit tek femrat

Mesazh nga Vizitor Tue Dec 25, 2012 2:17 pm

hmmm nje femer e perkrye duket r pakrehur e palyer;ku ka sesa tjesh e thjesht

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Psikologjia e tė lyerit tek femrat  Empty Re: Psikologjia e tė lyerit tek femrat

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi