♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Cfare eshte demokracia?

+4
NothingElseMatters
scutari
Ylli
Morena
8 posters

Shko poshtė

Cfare eshte demokracia? Empty Cfare eshte demokracia?

Mesazh nga Morena Sat Jan 22, 2011 12:02 pm

Perkthimi etimologjik i fjales "pushtet i popullit" eshte riformuluar
dhe pasuruar me shprehjen "pushtet nga populli, i popullit dhe per
popullin", ne kuptimin qe pushteti vjen nga populli, i perket popullit
dhe duhet te perdoret per popullin.
Sot nuk ka me dyshime per faktin se jane demokrate ato regjime qe
dallohen nga garancia reale e pjesemarrjes ne politike te popullsise
adulte, nga mundesia e berjes opozite dhe mundesia e konkurrences
politike.
Me qellim qe te rimerren disa koncepte baze, nocioni i regjimit
korrespondon me ate te politikes dhe ai i regjimit demokratik me ate te
politikes demokratike. Ne kete lloj politike demokratike vertetohet
pjesemarrja konkrete e qytetareve dhe qartesohet larmishmėria e
interesave, opinioneve dhe vlerave te tyre qe vete demokracia
parashikon, duke pranuar mundesine per te mos rene dakort, per te
kundershtuar qeverine me ane te menyrave paqesore dhe per te konkurruar
per marrjen e votave.
Sic shihet, konceptit te demokracise i jane shtuar koncepti i
sovranitetit te popullit, duke u perdorur per nje numer me te madh
qytetaresh.
Sipas Schumpeter, "Metoda demokratike eshte instrumenti institucional
qe qellim qe te arrihet ne vendime politike, ne baze te te cilave
individe te caktuar marrin te drejten per te vendosur ne baze te nje
konkurrence qe ka per qellim marrjen e votave nga populli
".
Sartori e ve theksin jo vetem mbi konkurrencen, por edhe mbi vlerat, mbi
ekzistencen e mazhorancave dhe te minorancave konkurruese te cilat
sherbejne per te siguruar ekzistencen e ketyre te parave me ane te
sistemit te votes.
Pervec ketyre perkufizimeve te pergjithshme, ka edhe disa perkufizime
minimaliste, domethene perkufizime qe tregojne cilat jane kushtet
empirike elementare dhe nen te cilat nje regjim nuk mund te zbrese ne
menyre qe te konsiderohet demokratik.

Ai regjim duhet te kete te pakten:
a) Zgjedhje te pergjithshme qe te
perfshijne si meshkujt ashtu edhe femrat, te gjitha racat ne nje
popullsi, qe kane arritur moshen per te votuar, te quajtur ndryshe
elektorat.
b) Zgjedhje te lira, konkurruese, korrekte.
c) Me shume se nje parti.
d) Burime informacioni te ndryshme dhe alternative.

Ky perkufizim ve ne dukje faktin qe nese garantohen zgjedhje te lira dhe
te pergjithshme dhe aspektet e tjera, atehere lirite civile dhe
politike jane te garantuara.

Por, demokracia eshte edhe nje teresi rregullash dhe procedurash qe
vijne si rezultat i nje akordi ose kompromisi me qellim zgjidhjen
paqesore te problemeve ndermjet aktoreve sociale politikisht te
rendesishem dhe aktoreve te tjere te institucioneve, prezente ne arenen
politike.
Perkufizimi i sapo dhene na lejon te shohim me mire nje aspekt shume te
rendesishem te demokracise, aspekt ky qe shpesh eshte lene mbas dore ose
eshte nenvleftesuar: demokracia eshte nje regjim i karakterizuar nga
rregulla dhe institucione qe ekuilibrojne principe te ndryshme.
Demokracia ka nevoje per nje akord baze mbi rregullat qe do te vendosen
dhe ne te njejten kohe duhet te pranoje te mos qenurit dakort dhe
konfliktet mbi permbajtjen e ketyre rregullave. Demokracia duhet te
pranoje pasigurine ne lidhje me rezultatet e vendosura, por ka nevoje
edhe per sigurine e rregullave te vendosura prej saj, ne menyre te tille
qe pasiguria e rezultateve te behet relative dhe e limituar.
Demokracia duhet te aplikoje rregullen e mazhorances, si rregull kryesor
per vendimarrjen, por shpesh asaj i duhet te mbroje te drejtat e
minorancave dhe ne ato raste duhet te perdore rregullin e unanimitetit.
Demokracia duhet te karakterizohet nga paraqitja sa me e gjere e
interesave dhe e identiteve ne vendet e vendimarrjes, si per shembull ne
parlament dhe ne asamblete rajonale dhe lokale, por ne te njejten kohe
nuk mund te heqe dore nga efikasiteti i vendimmarrjes, i cili eshte
shume i veshtire ne rastet kur duhet te arrihet nje perfaqesim sa me i
mire i komunitetit sa me i fragmentarizuar dhe kompleks te jete ky
komunitet.
Ne fakt, demokracia mbart me vete nje paradoks, pasi sa me i forte dhe i
konsoliduar te jete konsensusi mbi te cilin bazohet, aq me shume
konflikt mund te perballoje ajo. Institucionet qeveritare ne nje qeveri
mund te aplikojne me lehtesisht rregullin e mazhorances, sa me shume te
integruara e me pak konsistente te jene minorancat. Efikasiteti i
vendimeve te ndryshme eshte aq me i madh sa me pak komplekse te jene
ceshtjet politike.

2. Llojet dhe modelet e demokracive.

Ne kete pjese te shkrimit, do te perqendrohemi mbi pak lloje
demokracish, per demokracite parlamentare, gjysem-presidenciale dhe
presidenciale do te flasim ne pjesen mbi qeverite pasi keto kane te
bejne me teper me raportin ndermjet pushtetit ekzekutiv e legjislativ
dhe jo me lloje te mirefillta demokracish.


Demokracia perfaqesuese dhe demokracia e drejtperdrejte.

Le te fillojme mbi disa dallime te rendesishme ndermjet ketyre dy lloje demokracish.

Demokracia perfaqesuese eshte nje regjim qe perfaqeson, domethene i
bazuar mbi rregullat dhe institucionet e perfaqesimit, pra e
karakterizuar nga zgjedhje te lira, konkurruese, korrekte, periodike dhe
nga struktura perfaqesuese, si parlamenti dhe ato vendimarrese, si
qeveria. Demokracia perfaqesuese nuk ka si rrjedhim nje perfaqesim
direkt nga ana e qytetareve, me perjashtim ne momentin e votes, por edhe
ne kete rast vota nuk eshte e detyrueshme. Ne kete sens, sistemi i
demokracise moderne ndryshon nga ai i antikeve sepse ata qe marrin
vendimet jane nje elite e ngushte. Ne demokracite moderne, ne fakt,
vendimet mbi gjerat publike, i delegohen profesionisteve te politikes,
nepermjet nje specializimi te detyrave qe si rrjedhoje ka sjelle qe
qeverisja te kthehet ne nje profesion te vecante.

Demokracia direkte perkon me demokracine e antikeve, apo te qyteteve
antike, ku nje numer i vogel qytetaresh mblidheshin dhe vendosnin per
problemet qe kishin. Ishte nje regjim ky qe sot do te percaktohej si
autoritar, pasi nje numer i limituar qytetaresh bashkejetonte me nje
numer te madh personash pa te drejta dhe qe ishin ne nje pozicion
politikisht inferior. Disa institucione te demokracise direkte, si per
shembull referendumi, eshte mbajtur deri ne ditet e sotme ne demokracite
perfaqesuese.
Keto dy klasifikime mbeten shume te pamjaftueshme ne rastet kur behet
fjale per te klasifikuar nje numer te madhe demokracish komplekse. Lind
nevoja e ndertimit te disa modeleve te cilet te jene te afte te
perfshijne nje numer me te madh llojesh demokracish.
Lijphart ka ndertuar dy modele polare ose me karakteristika te kunderta
duke u mbeshtetur ne faktin se demokracite i bazojne format e tyre
institucionale ne dy principe te cilat mund te jene puro ose mikse,
principi mazhoritar dhe principi konsensual.
Sipas principit mazhoritar, demokracia eshte nje regjim ne te cilin
perfaqesuesit te zgjedhur me zgjedhje te lira, i marrin vendimet e veta
ne baze te principit te mazhorances. Aspekt kryesor qendron ne faktin se
edhe te gjitha vendet e vendimarrjes, jo vetem gjate zgjedhjeve, duhet
te mbizoteroje preferenca e mazhorances qe percakton edhe rezultatin
perfundimtar.
Kjo gje eshte kritikuar nga perfaqesuesit e principit konsensual. Duhet
te kihet parasysh se sistemi mazhoritar largon minorancat, duke sjelle
si konseguence deligjitimitetin e institucioneve dhe per rrjedhoje, ky
princip ndonjehere nuk aplikohet ne disa vendime publike te cilat merren
ne shume sisteme demokratike, vendime te cilat theksojne rendesine e te
renit dakort te gjithe duke kerkuar konsus sa me te gjere dhe
kompromisin. Ne kete prospektive demokracia duhet te jete me teper
tolerance reciproke sesa tirani e mazhorances, me teper ne kerkim te
akordit sesa te fitores se njeres pale.
Keto dy menyra konceptimi te demokracise i japin jete dy modeleve
institucionale; modeli mazhoritar, i cili sjell perqendrimin e pushtetit
politik tek mazhoranca dhe modeli konsensual i cili sjelll perhapjen
dhe ndarjen e pushtetit.
Principi mazhoritar dhe principi konsensual influencojne te gjitha
dimensionet empirikisht te rendesishme ne nje sistem demokratik, te
cilat mund te ndahen ne dy teresi; ate te pushtetit ekzekutiv dhe te
partive dhe qe ka te beje me gjendjen unitare apo federale te nje vendi.


Teresia e pare karakterizohet nga:

1. Perqendrimi i pushtetit ekzekutiv ne qeveri te njengjyrshme (modeli
mazhoritar) ndaj ndarjes se pushtetit ne koalicione te gjera
shumepartish (modeli konsensual).
2. Lidhja ndermjet qeverise dhe parlamentit qe pasqyron nje dominance te
ekzekutivit mbi parlamentin ne rastin e pare ndaj ekuilibrit ndermjet
dy pushteteve ne te dytin.
3. Sistem me dy parti ndaj sistemit me shume parti.
4. Sistemi elektoral mazhoritar jo proporcional ndaj sistemit proporcional.
5. Sistemi i interesave pluraliste qe karakterizohet nga konkurrenca
ndermjet grupeve (modeli mazhoritar) ndaj sistemit te interesave te
koordinuar dhe neo-korporativ i orientuar ndaj kompromisit dhe
harmonizimit (modeli konsensual).

Teresia e dyte karakterizohet nga:

6. Nje shkalle uniteti dhe perqendrimi te pushtetit (modeli mazhoritar), ndaj shperqendrimit federal (modeli konsensual).
7. Perqendrim i pushtetit legjislativ ne nje dhome parlamenti (modeli
mazhoritar) ndaj shperndarjes se pushtetit legjislativ ne dy dhoma te
cilat jane njesoj te pushtetshme por te ndertuara ndryshe (modeli
konsensual).
8. Kushtetute fleksibel qe mund te ndryshohet me nje mazhorance te
thjeshte parlamentare (modeli mazhoritar) ndaj kushtetutes te
qendrueshme qe mund te modifikohet vetem me mazhoranca te kualifikuara
(modeli konsensual).
9. Sisteme ne te cilat parlamenti ka fjalen e fundit mbi
kushtetueshmerine e ligjeve (modeli konsensual) ndaj sistemeve ne te
cilat kushtetueshmeria vendoset nga ana e gjykatave kushtetuese dhe
supreme (modeli mazhoritar).
10. Banka qendrore te pavarura nga pushteti ekzekutiv (modeli konsensual) ndaj bankave qendrore te varura (modeli mazhoritar).





Modeli Westminster dhe ai konsensual.


Ne baze te ketyre dimensioneve eshte percaktuar modeli i pare polar i
demokracise qe vjen si rezultat i kombinimit te ketyre dimensioneve, dhe
qe njihet si modeli Westminster me prejardhje nga modeli anglez duke
marre, pra, emrin nga parlamenti anglez. Ai karakterizohet nga:
- perqendrimi i pushtetit ekzekutiv ne qeveri te formuara nga nje parti e vetme e zgjedhur me sistemin mazhoritar.
- shkrirje e dy pushteteve (legjislativ dhe ekzekutiv) dhe dominim i qeverise.
- sistem bipartiake
- sistem elektoral mazhoritar (plurality).
- pluralizem i grupeve te interesit
- qeveri e perqendruar dhe unitare.
- bikameralizem asimetrik (njera dhome ka shume me shume pushtet se tjetra).
- kushtetute fleksibel dhe sovranitet i parlamentit.
- mungese e kontrollit kushtetues.
- Banka qendrore e varur nga ekzekutivi.
- Ekzistenca eskluzive e disa formave te demokracise perfaqesuese,
domethene mungese e mundesise per tu konsultuar me referendum.

Shembujt me te mire qe korrespondojne me modelin konsensual jane
Blegjika dhe Zvicra. Aspektet me te rendesishme te modelit konsensual
jane:

- qeveri te formuar shume parti dhe koalicione te gjera.
- ekuiliber pushtetesh ndermejt ekzekutivit dhe legjislativit.
- sistem shumepartish.
- sitem elektoral proporcional.
- sistem interesash i harmonizuar dhe neo-korporativ.
- decentralizim dhe federalizem.
- bikameralizem i forte dhe perfaqesim i minorancave.
- kushtetute e qendrueshme dhe fuqi e vetos e minorancave.
- kontroll kushtetues.
- pavaresi e bankes qendrore.



Modele te ndryshme per kushte te ndryshme te zhvillimit te demokracise.

Te dy modeleve u korrespondojne kushte te ndryshme historike te nje
demokracie. Modeli mazhoritar duket i pershtatshem per vende me nje
shoqeri relativisht homogjene, ku "partite e medha zakonisht nuk jane
shume te largeta politikisht panvaresisht nga prospektiva e tyre
politike, sepse ne boshtin e djathta-e majta kane tendence te vendosen
ne qender
" (Lijphart). Ky model nuk do te funksiononte ne shoqeri me
pak homogjene ku ka tendence te zhvillohet modeli konsensual. Ne
shoqerite plurale, te ndara nga fraktura te karakterit fetar,
ideologjik, linguistik, kultural, etnik apo raciale, fraktura keto qe
jane te perfaqesuara nga parti te cilat mbrojne interesat e tyre, nga
grupe interesash dhe mjete komunikimi te vetat, mungon fleksibiliteti i
nevojshem per demokracite mazhoritare. Ne kete situate sistemi
mazhoritar do te ishte jo vetem jo demokratik, por edhe i rrezikshem,
sepse minorancat, te cilave iu mohohet pjesemarrja ne pushtet do te
ndjeheshin te diskriminuara dhe do ta humbisnin besimin tek regjimi. Ne
keto regjime, modelet e ndjekura nga partite e medha kane me shume
tendence te kene divergjenca, keshtu qe edhe besnikeria e votuesve eshte
me e rrepte, duke pakesuar ne kete menyre mundesine e partive te madhe
qe te alternohen ne pushtet.


Demokracite ideale dhe kualiteti demokratik.


Te percaktohet demokracia ideale eshte shume e veshtire, sidomos kur
analiza perqendrohet tek kualiteti i demokracise. Pervec
karakteristikave te mesiperme qe nje demokraci duhet te permbushe, duhet
bere edhe pyetja se si mund te realizohet nje demokraci me e mire.
Nje perkufizim i pare normativ thote qe demokracia ideale te jete nje
regjim i karakterizuar nga nje " korrespondence e nevojshme ndermjet
akteve te qeverise dhe deshires se atyre qe preken nga to", ose qe nje
regjim demokratik duhet te dallohet nga "kapaciteti i vazhdueshem i
pergjigjeve (responsivness) nga ana e qeverise ndaj preferencave te
shtetasve te saj, te cilet konsiderohen te barabarte politikisht". Te
dyja keto pohime eshte shume e veshtire te implementohen empirikisht dhe
per kete arsye mbeten pa nje pergjigje te caktuar.
Studiuesit e demokracise kane perpunuar disa norma ne planin praktik, pa
u larguar nga normat e pergjithshme. Rruga me e mire mbetet ajo e
gjetura nga Dahl i cili jep dy pohime ne lidhje me kete ceshtje:
Postulati i pare - Qe nje regjim te jete i afte per pergjigje (responsive), te gjithe qytetaret duhet te kene mundesi te njejta te:
a) te formulojne preferencat e tyre
b) ti shprehin keto preferenca qeverise nepermjet nje aktiviteti individual apo kolektiv.
c) tu sigurohet qe preferencat e tyre te kene te njejten peshe, pa diskriminim ne lidhje me permbajtjen apo origjinen e tyre.



Perkufizimi i termit Politike

Politika eshte nje bashkesi aktivitetesh qe zhvillohen nga nje apo shume
subjekte individuale apo kolektive, qe karakterizohen nga komanda,
pushteti dhe konflikte, por edhe nga pjesemarrja, bashkepunimi dhe
konsensusi, qe kane si qellim funksionimin sa me te mire te kolektivit
njerezor, ndaj te cilit ka pergjegjesine primare te kontrollit te
dhunes, dhe te shperndarjes ne brendesi te tji, te kostove dhe te mirave
materiale ose jo materiale.

Me pak fjale mund te thuhet se politika eshte menaxhimi i komunitetit, pergjegjes per rendin paqeruajtes.


Si perfundim, duke pasur me te qarte keto dy parime te Demokracise dhe
te Politikes si teori, ne atehere mund te diskutojme per sistemin
Shqiptar te Kultures Politike a eshte Demokratike apo jo. Me prapa do te
sqaroj disi me qarte si dy forcat partikake kryesore shqiptare kane
shfrytezuar dobesite e ligjit (kushtetutes) per te fryre numrat e tyre
ose vendet e tyre ne parlament. Ndoshta edhe me mbeshtetjen e aleateve
te tyre brenda koalicioneve perkatese.
Morena
Morena
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 09/12/1911
Numri i postimeve Numri i postimeve : 30651
Vendndodhja Vendndodhja : Ne kolltukun e se tashmes, me shikim nga e ardhmja...
Hobi Hobi : Muzike,letersi.
Humor Humor : Shikoni dhe vlersoni...
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 05/11/2009
Falenderimet Falenderimet : 204

http://www.shoqeriajone.com/

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Cfare eshte demokracia? Empty Re: Cfare eshte demokracia?

Mesazh nga Morena Sat Jan 22, 2011 12:16 pm

Demokracia ne shqipri eshte vrasesi i heshtur i nje kombi..

Demokracia ne shqipri eshte:te vrasesht,te rrembej femi per (shitje organesh),te trafikosh drogen i lire ,te vjedhesh pencionistet,te shuhet nje fshat i tere si Gredeci pa mbajtur askush pergjithesi ,te shokosh politikantet te shtoj pasurin e tyre duke shkelur mbi viktimat ...Te shikojn viktimat e djeshme dhe te lozin lojen kush e ka kushe e mban ..... Kje eshte demokracia tek ne !
Morena
Morena
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 09/12/1911
Numri i postimeve Numri i postimeve : 30651
Vendndodhja Vendndodhja : Ne kolltukun e se tashmes, me shikim nga e ardhmja...
Hobi Hobi : Muzike,letersi.
Humor Humor : Shikoni dhe vlersoni...
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 05/11/2009
Falenderimet Falenderimet : 204

http://www.shoqeriajone.com/

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Cfare eshte demokracia? Empty Re: Cfare eshte demokracia?

Mesazh nga Ylli Sat Jan 22, 2011 1:47 pm

Demokracia apo vet kuptimi i demokracise nder shqiptaret ka marr kuptimin krejt tjeter, apo me sakt kuptimin plotesisht te gabuar (kjo ngase dikujt i kovenon qe nen termin demokraci te bej cfare tye desheroj)
Ne bote demokracia ka rregulla shume te rrebta dhe ate rregulla qe nese thehen jane te denueshme dhe ate ne format e saj me te ashper. Ne Shqiperi, pse jo edhe ne Kosove, demokraci don te thote te marresh mito, te vrasesh, te vjedhesh, te kidnaposh, te marresh haraq dhe te mbash monopolin ne mallera te caktuara (nese je ne qeveri) dhe per kete te avancohesh, e jo te denohesh)
DEMOKRACI SPECIALE PER NE SHQIPTARET?!
Ylli
Ylli
Administrator
Administrator

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 06/03/1980
Numri i postimeve Numri i postimeve : 33025
Vendndodhja Vendndodhja : Republika e Kosovės
Hobi Hobi : Inxhinier Mekanik / Ekonomist
Humor Humor : Kisha dikur...por
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 12/11/2008
Falenderimet Falenderimet : 91

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Cfare eshte demokracia? Empty Re: Cfare eshte demokracia?

Mesazh nga Morena Sun Jan 23, 2011 9:54 am

Ylli shkruajti:Demokracia apo vet kuptimi i demokracise nder shqiptaret ka marr kuptimin krejt tjeter, apo me sakt kuptimin plotesisht te gabuar (kjo ngase dikujt i kovenon qe nen termin demokraci te bej cfare tye desheroj)
Ne bote demokracia ka rregulla shume te rrebta dhe ate rregulla qe nese thehen jane te denueshme dhe ate ne format e saj me te ashper. Ne Shqiperi, pse jo edhe ne Kosove, demokraci don te thote te marresh mito, te vrasesh, te vjedhesh, te kidnaposh, te marresh haraq dhe te mbash monopolin ne mallera te caktuara (nese je ne qeveri) dhe per kete te avancohesh, e jo te denohesh)
DEMOKRACI SPECIALE PER NE SHQIPTARET?!
Shume dakort me ty Ylli ,e ke then shume bukur !
Morena
Morena
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 09/12/1911
Numri i postimeve Numri i postimeve : 30651
Vendndodhja Vendndodhja : Ne kolltukun e se tashmes, me shikim nga e ardhmja...
Hobi Hobi : Muzike,letersi.
Humor Humor : Shikoni dhe vlersoni...
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 05/11/2009
Falenderimet Falenderimet : 204

http://www.shoqeriajone.com/

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Cfare eshte demokracia? Empty Re: Cfare eshte demokracia?

Mesazh nga Vizitor Tue Jan 15, 2013 6:14 pm

Njė nga konceptet problematike tė bashkėkohėsisė ėshtė edhe demokracia, nė lidhje me tė cilėn - njėjtė si pėr kulturėn - janė bėrė rreth treqind pėrkufizime. Shprehja demokraci pėrbėhet nga dy fjalė greke demos (populli) dhe kratos (forca, fuqia).[2] dhe ka kuptimin e "tė qenėt e forcės nė duart e popullit", "administrimi popullor" ose thėnė mė qartė qeverisje apo udhėheqje e popullit vetveten, sistem ku i gjithė pushteti i takon popullit (Omni potestas a populo) ose siē shprehet A. Lincoln-i "qeverisje e popullit, nga populli, pėr popullin ("Government of the people, by the people, for the people").[3] Demokracia e cila ka njė histori 2500 vjeēare paraqet formė tė qeverisjes sė shumicės sė qytetarėve me shtetin nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė ose tė tėrthortė.

Termi demokraci gjithherė ka treguar njė entitet politik, njė formė shteti e qeverisjeje dhe ky mbetet kuptimi i parė i termit. Nga ky term kanė dalė edhe sintagnat demokraci shoqėrore dhe demokraci ekonomike.[4]




Zhvillimi historik i demokracisė




Sot ata qė flasin pėr standardet e demokracisė, me vetėdije ose pa tė, ekskluzivisht mendojnė nė standardet e qeverisjes politike nė Angli, Francė dhe SHBA. Por, antropologėt pohojnė se demokracia ėshtė zbatuar nga shumė bashkėsi tė vjetra pėrgjatė historisė sė njerėzimit. Por sipas traditės politike perėndimore fillimi i demokracisė janė qytetet-shtete tė Greqisė sė vjetėr (poliset). Platoni dhe Aristoteli, tė cilėt janė munduar qė tė krijojnjė njė teori sistematike mbi politikėn, demokracinė e kanė konsideruar si njė nga pesė ose gjashtė mėnyrat e qeverisjes. Pėrkufizmin mė tė mirė tė demokracisė e ka bėrė Platoni nė veprėn e tij Politika. Por koncepti nė tė cilin bazohet ky pėrkufizim dallon shumė nga pikėpmja e sotme pėr kėtė koncept.

Nė demokracitė antike, ka qenė dominante demokracia e drjetpėrdrejtė. Nė Greqinė antike, ligjet i bėnin tė gjithė qytetarėt sė bashku; s'ka ekzistuar demokracia pėrfaqėsuese. Demokracinė e drejpėrdrejtė e ka bėrė tė mundshėm numri i vogėl i banorėve qė nuk i kalonte 10 000. Nė kėtė demokraci gratė, robėrit dhe tė varfėrit, tė ashtuquajturit llaikos, kanė qenė tė pėrjashtuar nga e drejta pėr pjesėmarrje nė udhėheqje[5] dhe pėr kėtė kėtė arsye kėtė demokraci e cila i lė mėnjanė laikosėt ėshtė mė mirė ta quajmė aristokraci. Robėria s'ėshtė konsideruarr si diē e keqe, ėshtė konsideruar si e domodsoshme pėr kryerjen e shėrbimeve publike. Sistemi i vjetėr grek e ka njohur barazinė mes qytetarėve, por s'e ka arritur nivelin e njohjes sė barazisė mes njerėzve.

Nė demokracitė antike tė gjithė qytetarėt e kanė pasur tė drejtėn pėr tė pjesėmarrė nė kuvend dhe pėr tė votuar, madje kanė mudnru tė marrin detyra tė ndryshme nė organet ekzekutive dhe gjyqėsore. Ndarja e posteve bėhej me zgjedhje ose me short. Sipas Aristotelit, njė nga veēoritė kėsaj demokracie ka qenė epėrsia e sistemit tė shortit. Nė kėtė sistem tė demokracisė s'ka ekzistuar ndarja e pushtetit dhe autoritetet nga tė tre nivelet e pushtetit janė pėrgjigjur parakuvendit popullor.

Te grekėt e vjetėr, moskrijimi i demokracisė pėrfaqėsuese, e ka penguar krijimin e shteteve mė tė mėdha. Vogėlsia e poliseve ka mundėsuar njė zhvillim tė lartė tė jetės politike. Tė gjithė qytetarėt kanė pasur mundėsinė qė tė interesohen pėr pėr sė afėrmi rreth ndodhive shoqėrore dhe tė fitojnė njohuri tė drejtpėrdrejta poėr tė ngjarat. Shembujt e sotėm qė mė sė afėrmi i afrohen kėtij sistemi janė mėnyra e udhėheqjes nė New England dhe nė disa kantonė tė vegjėl tė Zvicrės. Demokracia nė Greqinė antike ėshtė pėrhapur nė veēanti nė shekullin V p.e.r. Kanė qenė athinasit ata qė tė parėt janė munduar tė krijojnė njė perandori demokratike. Demokracia athinase pas njė periudhe tė dekadencės, me fitoren pėrfundimtare tė Romės kaloi nė histori. Nė Romė nė fakt asnjėherė nuk ėshtė realizuar njė demokraci e tipit athinian. Pa marrė parsysh regjimin (sė pari republikė, mė pas perandori), shteti ka qenė ka qenė nė duart e Senatus Populusque Romanus (Senati Romak Popullor). Me themelimin e sistemit tė quajtur Senhuiate qytetarėt u vu nė zbatim diferencimi mes qytetarėve tė pasur, tė mesėm dhe atyre tė varfėr dhe realisht pushteti iu dha tė pasurve.Nė mesjetė, u krijuan qytetet tregtare qė u pėrngjanin siteve tė vjetra dhe udhėheqėsit u detyruan t'i pėrdorin fjalėt e vjetra demokratike (populli, kuvendi popullor) dhe mėnyra eqeverisjes nė kėto qytete shpesh emėrtohet si "demokraci e qytetit". Autorėt mesjetarė dhe tė kohės sė re, duke u bazuar nė Aristotelin, vazhduan qė demokracinė ta quajnė njėrin nga tri mėnyrat e qeverisjes, por nė kėtė kohė demokraci mbeti vetėm nė fushėn e mendimit. Kjo gjendje vazhdoi deri nė revolucionin amerikan dhe atė francez. Nė kėtė periudhė edhepse nuk pati zhvillime demokratike, prapseprap u vunė themelet mendimit dhe institucioneve qė pėrbėjnė karakterin specifik tė qeverisjeve demokratike bashkėkohore.




Demokracia moderne



Demokracia e kohės sonė, e cila lindi nė Angli nė shekullin XVII (revolucioni i vitit 1688) dhe qė dalngadalė u bė njė model i parapėlqyer nga e gjithė bota. F. Zakaria, udhėheqės i revistės amerikane Foreign Affairs, tė cilėn e boton Kėshilli pėr Marrėdhėnie Ndėrkombėtare, flet pėr "demokratizimin masovik tė botės".[6] Sipas njė hulumtimi, nė vitin 1970 nė botė ka pasur 40 vende demokratike, mė 1988, 66, kurse sot 117 tė tilla.

Pėrkundėr demokracive tė drejtprėdrejta greke, ėshtė demokraci pėrfaqėsuese ose liberale, nė tė cilat ka tendenca drejt njė demokracie ekonomike. Organi themelor i qeverisjes ėshtė kuvendi pėrfaqėsues ose parlamenti, i cili konsiderohet si njė demos nė miniaturė;[7] Nė kėtė sistem qytetarėt, i zgjedhin politikanė qė premtojnė se do t'i pėrfaqėsojnė interesat e tyre nė njė forum kombėtar. Nė praktikė, politikanėt e sistemit demokratik, nė vend qė t'i dėgjojnė problemet e qytetarėve, nė pėrgjithėsi janė anėtarė tė partive tė cilat dalin para popullit me programet e veta. Kėshtu, vėrehet se partitė janė shndėrruar nė qendra tė pavarura tė pushtetit (fuqisė). Pėrvojat nga shekulli XX tregojnė se interesat e qytetarėve mė sė miri pėrfaqėsohen nga partitė e vogla (shembulli i Italisė), por veprimi mė efektiv i qeverive ėshtė i mundur nė vendet ku garojnė dy ose tri parti politike (Britania e Madhe dhe SHBA-tė). Ky ėshtė njė nga paradokset nė tė cilėt kanė vėnė theks sociologėt dhe politologėt. Sot nė botė, nė veēanti nė Lindje tė Mesme, Afrikė, Azi dhe Amerikėn Latine, ekzistojnė shumė sisteme njėpartiake tė cilat pretendojnė se e pėrfaqėsojnė vullnetin kolektiv tė popullit dhe janė demokratike, ku nė fakt siē shprehet sociologu A. Bullaē sundojnė "diktatorėt dhe paravan-parlamentet".

Njė mendim pėrgjithėisht i pėrhapur ėshtė ai se ndėr kushtet e demokracisė janė konkurrenca brendapartiake dhe ndėrpartiake, pėrfaqėsimi i interesave tė ndryshme, zgjedhjet e drejta dhe tė lira, mundėsia e zgjedhėsve pėr tė bėrė zgjedhje mes kandidatėve dhe politikave tė ndryshme, pushteti i vėrtetė i parlamentit, ndarja e pushtetit, gėzimi i tė drejtave qytetare nga tė gjithė qytetarėt, mbisundimi i tė drejtės.

Paradigma etike ėshtė ajo se tė gjithė njerėzit janė krijuar tė barabartė dhe se qeveritė ekzistojnė me qėllimi tė mundėsimit qytetarėve qė t'i realizojnė tė drejtat e tyre themelore.[8] Njė nga veēoritė e demokracisė moderne, qė ėshtė fryt i kapitalizmit industrial, ėshtė edhe koncepti i kushtetutės.

Demokracitė, sidomos ato perėndimore kanė tre parime kryesore:

1. Sigurimi i lirive tė individėve dhe mbrojtja e tyre kushtetuese (individualizmi),

2. Sistemi parlamentar (pėrfaqėsues) si institucion pėr mirėqenien e popullit (delegimi apo pėrfaqėsim3. E drejta e votės krahas administrimit nė pajtim me dėshirėn e shumicės (mazhoranca).

Lidhur me kuptimet e veēoritė kryesore tė demokracisė ekzistojnė divergjenca tė mėdha dhe ky subjekt vazhdon tė jetė debativ si nė sferėn publike ashtu edhe qarqet akademike.[9] Ernest Gellneri thotė se "shoqėria civile" ėshtė njė parullė mė e mirė dhe mė ndriēuese sesa demokracia.[10] Giddingsi demokracinė e cilėson si njė sistem politik ku pakica udhėheqėse mė sė paku mund tė sillet sipas ėndjeve, pra mė sė paku mund tė jetė arbitrare dhe mė tepėr pėrgjegjėse, ku elita qeverisėse mė sė tepėrmi ėshtė e matur dhe mė sė paku e ashpėr.[11]

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Cfare eshte demokracia? Empty Re: Cfare eshte demokracia?

Mesazh nga Vizitor Tue Jan 15, 2013 6:15 pm

Problemi i demokracisė




Se demokracia nuk ėshtė njė term gjitha i ktjelltė flet edhe nevoja qė autorė tė shquar botėrore ndjejnjė nevojėn qė tė shkruajnė vepra tė tipit Edhe njė herė mbi teorinė e demokracisė.[12] S'do mend se problemi i kėtij nocioni qėndron nė atė se asnjėherė nė histori nuk ėshtė jetėsuar demokracia tė cilėn ditė pėr ditė na e premtojnė dhe na e interpretojnė prindėrit, mėsimdhėnėsit, filozofėt dhe politikanėt tanė. Madje edhe nė vendet mė demokratike, si SHBA-tė, demokracia nuk ka pėrfunduar. pėr kėtė mė sė miri flet njė shkrim nė njė ditore ku thuhet "U largua shenja: Vetėm pėr tė bardhėt". Bėhet fjalė pėr votimin e kėshilltarėve tė Dallasit pėr heqjen e mbulesės nga mbishkrimi i njė fontane tė kėtij qyteti, ku deri nė vitet '60 tė shekullit XX zezakėt ėshtė dashur qė tė ndahen nga tė bardhėt dhe tė shfrytėzojnė objekte tė veēanta, pėrfshirė kėtu shkollat, spitalet, fontanat pėr pirje tė ujit dhe toaletet nėpėr ndėrtesat zyrtare.[13]

Njė aspekt tjetėr problematik i demokracisė ėshtė tė kuptuarit e saj si liri absolute duke u nisur ng parimi i lirisė sė qytetarit. Nė veēanti ky problem paraqitet nė vendet qė kanė pėrjetuar njė periudhė tė diktaturės sė njė personi, oligarkie ose tė njė partie. Demokracia ėshtė lojė brenda rregullave tė caktuara. Sikur qė nė futboll loja luhet brenda terrenit dhe goli i shėnuar nga jashtė s'pranohet, madje lojtarit qė bėn njė "akrobacion" tė tillė i jepet karton i kuq poashtu edhe nė demokraci personat qė e pėrdhosin demokracinė ndėshkohen sipas normave tė caktuara paraprakisht. Nuk ėshtė demokraci shkatėrrimi pasurive gjithkombėtare (siē ndodhi nė Shqipėri nė fillim tė viteve '90 dhe sot nė Irak). Keqkuptimi i demokracisė shpien nė anarki dhe kaos. Njė gjė qė duhet ditur ėshtė e vėrteta se demokracia nuk ėshtė njė shkop magjik e as mrekulli qė e ndryshon gjendjen hė pėr hė.

S. Huntington pohon se edhe qeveri tė zgjedhura nė mėnyrė demokratike mund tė jenė tė joefektive, tė korruptuara, shkurtpamėse dhe diskriminuese. Edhe qeveri tė tilla mund tė ndjekin njė politikė agresive nacionaliste dhe tė aplikojnė masa tė dėmshme ekonomike.

Ėshtė ēėshtje e hapur edhe shfrytėzimi i mekanizmave tė demokracisė nga persona dhe klika destruktive pėr marrjen e pushtetit duke kaluar nė proceset demokratike, por me qėllim tė realizimit tė idelave tė veta pėrmes zbatimit tė politikės sė dhunės dhe zhdukjes sė tjetrit. Njerėz si Hitleri, Sadami, Millosheviqi kanė ardhur nė pushtet pėrmes zgjedhjeve.

Pėrveē kėsaj, edhe pėrskaj mendimeve, shpresės dhe bindjes sė kundėrt tė laikėve, me ligjin zgjedhor parashihet parevokueshmėri e mandadit tė personit tė zgjedhur tė popullit. me fjalė tė tjera, me ligj jo vetėm qė ėshtė legalizuar e drejta e deputetit qė tė bėjė ē'tė dojė me mandatin, madje ėshtė penguar ēdo rregullim tjetėrfare i kėsaj ēėshtjeje.[14]

Ē'tė thuhet pėr demokracinė aritmetike, apo demokracinė e numrave. Sot, pas mė tepėr se njė dekade tė demokracisė (?) nė vendin tonė debatohet ēėshtja se "ē'fat i pret qytetarėt e kėtij vendi nėse numri i shqiptarėve sipas regjistrimit tė fundit tė popullsisė del nėn 20 %-in e numrit tė pėrgjithshėm banorėve tė kėtij shteti?" Njė pyetje tjetėr nga realiteti ynė: Ē'mund tė ndodhė nėse paralamenti i mbėshtet idetė ose tezat e publikuara tė ish kryeministritt tė RM-sė pėr kėmbim tė territoreve dhe njerėzve?

S'duhet harruar as faktin se demokracia po kontestohet edhe si fenomen universal. P.sh. M. Hyseni, bashkėpunėtor i Institutit pėr Marrėdhėnie Ndėrkombėtare nė Boston, flet pėr "perfeksionimin" e mjeteve shfrytėzuese nga ana e fuqive qė luftojnė pėr "transformimin demokratik" tė botės, kurse A. Birin pėr "demokracinė totalitariste", pėr botėn e padrejtPėrfundim



Demokracia bashkė me tė drejtat njerėzore dhe ekonominė e tregut pėrbėn tre standardet kryesore tė kulturės politike perėndimore. Nga disa mendimtarė ajo shikohet si njė sistem ideal qė duhet pranuar nga tė gjitha shoqėritė, kurse nga disa tė tjerė ajo pamėshirshėm sulmohet. Disa politologė si Robert Dahli, kanė pohuar se pas vrapimit politik dhe participimit politik, demokracitė medoemos polarizohen dhe se nuk mund tė flitet pėr ekzistimin e modelit politik vėrtet demokratik, por vetėm pėr demokracitė e rreme. Winston Churchill pohon se "demokracia paraqet formėn mė tė keqe shtetėrore, me pėrjashtim tė tė gjitha formave tjera".[15] Ai konstaton gjendjen faktike: Ėshtė e qartė se njė demokraci perfekte nuk ekziston askund. pėrkundėr tė gjitha kritikave, demokracia, megjithatė paraqet procesin mė tė suksesshėm drejt zgjidhjes paqėsore tė konflikteve. Shkencėtarėt socialė janė unanimė nė pėrmbhajtjen e fjalėve tė Abraham Lincolnit i cili thotė se "tė metat e demokracisė mund tė evitohen vetėm me mė tepėr demokraci".[16]


Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Cfare eshte demokracia? Empty Re: Cfare eshte demokracia?

Mesazh nga scutari Tue Jan 15, 2013 7:06 pm

Sa lexova vetem tregime se si jane vende demokratike ne euvrop apo amerikpskei folpor se cfar eshte demokracia spaskeni tregu vertet e sidomos tek demokracija jone shqiptare........

scutari
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Numri i postimeve Numri i postimeve : 376
Vendndodhja Vendndodhja : BELGIUM
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 27/11/2012
Falenderimet Falenderimet : -2

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Cfare eshte demokracia? Empty Re: Cfare eshte demokracia?

Mesazh nga NothingElseMatters Tue May 07, 2013 4:33 pm

Sa larg qė jemi!
Nė Shqipėri mbizotėron njė diktaturė me fytyrė demokratike! :(


NothingElseMatters
Super-Anetare
Super-Anetare

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2546
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 03/04/2013
Falenderimet Falenderimet : 3

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Cfare eshte demokracia? Empty Re: Cfare eshte demokracia?

Mesazh nga Marino Tue May 07, 2013 4:34 pm

eshte i dashuri i lirise . gaga gaga gaga si bertisnim dikur ne liri demokraci
Marino
Marino
Administrator
Administrator

Gjinia Gjinia : Male
Numri i postimeve Numri i postimeve : 10376
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 18/03/2012
Falenderimet Falenderimet : 30

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Cfare eshte demokracia? Empty Re: Cfare eshte demokracia?

Mesazh nga Princo Fri May 10, 2013 8:35 pm

Dy budallenj e mundin nji te mencur..
Fol fol i mencuri me ne fund budalla thot fol ti se ne fund e sheh kur do te votojm.. dhe ku votojn budallenjt fitojn me gishta ndersa i mencuri humb..

KJO eshte demokracia..
Princo
Princo
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Numri i postimeve Numri i postimeve : 648
Vendndodhja Vendndodhja : Mbi Token e Zotit.
Hobi Hobi : Leximin
Humor Humor : ekam merak...
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 13/09/2009
Falenderimet Falenderimet : 120

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Cfare eshte demokracia? Empty Re: Cfare eshte demokracia?

Mesazh nga JK Wed Apr 30, 2014 8:46 pm

Jetojmė nė njė kohė kur thirrja pėr liri dhe demokraci jehon nė mbarė rruzullin tokėsor. Evropa Lindore i flaku qeveritė totalitare pothuajse gjysėm shekullore, ndėrsa republikat e ish Bashkimit Sovjetik po luftojnė pėr zėvendėsimin e regjimit komunist gati 75 vjeēar me njė rend tė ri demokratik, tė cilin nuk kanė pasur kurrė mundėsi ta gėzonin mė parė. Por drama qė rrethon ndryshimet e jashtė-zakonshme politike nė Evropė, errėson shkallėn e lartė nė tė cilėn shpresa e demokracisė ka mobilizuar popujt kudo nė botė. Amerika e Veriut dhe e Jugut sot pėrbėjnė praktikisht njė hemisferė ku ka triumfuar demokracia; Afrika po pėrjeton njė epokė tė paparė reformash demo-kratike; nė Azi ka hedhur rrėnjė njė proces i ri e i gjallė demokratizimi.
Njė dukuri e tillė me pėrmasa botėrore pėrgėnjeshtron pretendimet e skeptikėve sipas tė cilėve demokracia e sotme liberale pėrbėn njė produkt unik perėndimor qė nuk mund tė mbartet me sukses nė shoqėritė joperėndimore. Nė njė botė ku demokracia po zbatohet nė vende kaq tė ndryshme si Japonia, Italia dhe Venezuela, institucionet demokratike mund tė pretendojnė me tė drejtė se simbolizojnė aspiratat njerėzore tė mbarė botės pėr liri dhe vetėqeverisje.
Shtėpia e Lirisė (Freedom House), organizatė kėrkimore me qendėr nė Amerikė, boton njė raport vjetor nė tė cilin pėrcaktohet shkalla e lirisė politike dhe e tė drejtave civile pėr ēdo shtet — dy kritere bazė pėr demokracinė. Nė vitin 1990, Shtėpia e Lirisė arriti nė pėrfundimin se 61 prej 167 shteteve sovrane tė botės, ku jeton 39% e popullsisė sė saj, ishin plotėsisht tė lirė. Megjithatė edhe kjo shifėr sot ėshtė e vjetėruar. Ajo nuk pasqyron shtrirjen e plotė tė revolucio-neve demokratike nė Evropėn Lindore, duke pėrfshirė edhe ribashkimin e Gjermanisė; ndry-shimet revolucionare qė pėrfshinė republikat e ish Bashkimit Sovjetik; vendosjen e qeverive tė zgjedhura nga populli nė vende tė tilla si: Nikaragua, Panamaja, Namibia dhe shtetet baltike; dhe planet pėr rivendosjen e demokracisė nė Nigeri. Pėr mė tepėr, era e demokracisė vazhdon tė fryjė nga Mongolia nė Taivan, ndėrsa nė Afrikė nga Senegali, Gaboni e Kongoja deri nė Angolė, madje edhe nė Afrikėn e Jugut.
Megjithatė kjo dallgė lirie qė vihet re gjatė dhjetėvjeēarit tė fundit, nuk pėrbėn kurrsesi garanci pėr suksesin e saj pėrfundimtar. Ēester E. Fini i Ri, profesor i arsimit dhe i politikės shtetėrore nė Universitetin e Vanderbiltit dhe drejtor i Rrjetit tė Pėrsosmėrisė Arsimore (Educational Excellence Network), duke iu drejtuar njė grupi arsimtarėsh dhe zyrtarėsh qeveritarė nė Managua tė Nikaraguas ka thėnė: «Ėshtė mė se e kuptueshme qė populli, pėr nga natyra, parapėlqen mė shumė lirinė sesa shtypjen. Por kjo nuk do tė thotė se sistemet politike demokratike mund tė krijohen dhe tė mbrohen vetė pėr njė kohė tė gjatė. Pėrkundrazi, ideja e demokracisė ėshtė e qėndrueshme, por zbatimi i saj ėshtė i pasigurt.»
Nė ditėt tona, interesat demokratike po pėrtėrihen, por po t'i hedhim njė vėshtrim rrjedhės sė gjatė tė historisė njerėzore qė nga Revolucioni Francez nė fund tė shekullit XVIII deri nė krijimin e regjimeve njėpartiake nė mesin e shekullit XX, do tė vėrejmė se numri i demokracive ka qenė i vogėl dhe pjesa mė e madhe e tyre ka qenė jetėshkurtėr. Njė fakt i tillė nuk duhet tė shkaktojė pesimizėm dhe dėshpėrim, por duhet tė shėrbejė si nxitje. Dėshira pėr liri mund tė jetė nė natyrėn tonė, ndėrsa praktika e demokracisė duhet mėsuar. Nėse ēelėsi i historisė do tė vazhdojė tė hapė dyert e lirisė dhe tė mundėsive pėr ta vendosur atė — kjo varet nga pėrkushtimi dhe menēuria e mbarė popullit vetė, dhe jo nga ligjet e hekurta tė historisė; sigurisht as edhe nga dashamirėsia me tė cilėn paraqiten disa udhėheqės tė vetėzgjedhur.
Ndryshe nga sa mund tė mendohet, njė shoqėri demokratike e shėndoshė nuk ėshtė thjesht arenė ku individėt luftojnė pėr realizimin e qėllimeve tė tyre vetjake. Demokracia lulėzon atėherė kur pėr tė kujdesen qytetarė qė janė tė gatshėm, qė me lirinė e fituar me sakrifica, tė marrin pjesė nė jetėn shoqėrore duke shprehur mendimet e tyre nė debate; duke zgjedhur pėrfa-qėsues qė e kanė treguar veten tė denjė me veprimet e tyre; dhe duke pranuar nevojėn e tolerancės dhe tė kompromisit nė jetėn shtetėrore. Shtetasit e njė vendi demokratik gėzojnė tė drejtėn pėr liritė e individit, por ata mbajnė gjithashtu edhe pėrgjegjėsinė qė u takon pėr ndėrtimin e njė tė ardhmjeje qė do tė vazhdojė tė mbėshtetet nė vlerat themelore tė lirisė dhe tė vetėqeverisjes.
Pėrkufizimi i demokracisė


Qeveria e popullit

Fjala «demokraci» njihet nga tė gjithė, megjithatė demokracia ėshtė njė koncept qė akoma keqkuptohet dhe shpėrdorohet nė njė kohė kur regjimet totalitare dhe diktaturat ushtarake tė ngjashme me to, janė pėrpjekur tė fitojnė mbėshtetjen e popullit, duke i ngjitur vetes etiketa demokratike. Tė frymėzuar nga forca e ideve demokratike, vullneti dhe mendja njerėzore kanė gjetur shprehje tė thellė nxitėse nė histori: nga Perikliu nė Athinėn e lashtė deri tek Vaclav Haveli nė Ēekosllovakinė e sotme; nga Deklarata e Pavarėsisė e Tomas Xhefėrsonit mė 1776 deri tek fjalimet e fundit tė Andrej Sakarovit mė 1989.
Nė fjalor jepet ky pėrkufizim pėr demokracinė: «qeverisje nga populli, ku pushteti mė i lartė i takon popullit dhe ushtrohet drejtpėrsėdrejti prej tij ose prej pėrfaqėsuesve tė zgjedhur prej tij sipas njė sistemi tė lirė elektoral.» Sipas Linkolnit, demokracia ėshtė qeveri «qė i pėrket popullit, del nga populli dhe i shėrben atij.»
Fjalėt «liri» dhe «demokraci» pėrdoren shpesh nė vend tė njėra-tjetrės, por ato nuk janė sinonime. Demokracia nuk ėshtė vetėm njė sistem idesh dhe parimesh mbi lirinė, por pėrbėn gjithashtu njė sėrė praktikash dhe mėnyrash veprimi qė kanė marrė formė nė rrjedhėn e gjatė, dhe shpeshherė tė ndėrlikuar, tė historisė. Me pak fjalė, demokracia ėshtė institucionalizimi i lirisė. Mbi kėtė bazė mund tė pėrcaktohen parimet themelore tė njė regjimi kushtetues, tė cilat i kanė qėndruar kohės, si edhe tė drejtat e njeriut dhe barazia pėrpara ligjit, pa tė cilat njė shoqėri nuk mund tė quhet demokratike.
Demokracia mund tė jetė dy llojesh: demokraci e drejtpėrdrejtė dhe demokraci me pėrfaqėsim. Nė njė demokraci tė drejtpėrdrejtė, ēdo shtetas mund tė marrė pjesė nė nxjerrjen e vendimeve shtetėrore, pa ndėrmje-tėsinė e zyrtarėve tė zgjedhur apo tė emėruar. Shihet qartė se njė sistem i tillė ėshtė shumė i volitshėm, pasi numri 1 individėve qė marrin pjesė nė tė, ėshtė relativisht i vogėl, si pėr shembull nė njė organizatė tė njė bashkėsie, nė njė kėshill fisnor ose nė njė degė lokale tė njė sindikate, ku anėtarėt mund tė mblidhen nė njė dhomė tė vetme pėr tė diskutuar problemet dhe pėr tė marrė vendimet me konsensus ose shumicė votash. Athina e lashtė, vendi i parė demokratik nė botė, arriti tė zbatonte demokracinė e drejtpėrdrejtė me njė asamble tė pėrbėrė nga 5000 deri 6000 anė-tarė — ndoshta numri mė i madh i anėtarėve qė mund tė mblidhen sė bashku dhe tė zbatojnė demokracinė e drejtpėrdrejtė.
Me pėrmasat dhe kompleksitetin e saj, shoqėria moderne paraqet mundėsi tė pakta pėr demokraci tė drejtpėrdrejtė. Madje edhe nė verilindje tė Shteteve tė Bashkuara, ku mbledhja qė zhvillohet nė Nju-Inglėnd pėrbėn njė traditė tė shenjtė, shumica e komuniteteve ėshtė shtuar aq shumė sa banorėt nuk mund tė mblidhen tė gjithė nė njė sallė tė vetme pėr tė votuar drejtpėrsėdrejti pėr ēėshtje qė lidhen me jetėn e tyre.
Nė ditėt tona, forma mė e pėrhapur e demokracisė, si pėr njė qytet me 50 mijė banorė, ashtu edhe pėr shtete me 50 milion banorė, ėshtė demokracia me pėrfaqėsim, nė tė cilėn qytetarėt zgjedhin zyrtarėt qė drejtojnė jetėn politike, hartojnė ligjet dhe drejtojnė programet pėr tė mirėn e pėrbashkėt. Duke pėrfaqėsuar popullin, kėta individė merren me probleme tė ndėrlikuara shtetėrore, duke u kushtuar atyre, nė mėnyrė tė kujdesshme dhe tė rregullt, kohėn dhe energjitė e duhura, gjė qė nuk mund tė realizohej nga qytetarėt e thjeshtė.
Mėnyrat e zgjedhjes sė kėtyre zyrtarėve mund tė jenė nga mė tė ndryshmet. Kėshtu pėr shembull, nė shkallė kombėtare anėtarėt e organeve legjislative mund tė zgjidhen nga distriktet. Kėshtu ēdo distrikt mund tė zgjedhė njė pėrfaqėsues tė vetėm. Ndėrsa nė njė sistem me pėrfaqėsim pėrpjestimor, ēdo parti politike pėrfaqė-sohet nė legjislaturė sipas raportit tė numrit tė votave tė fituara, me numrin e pėrgjithshėm tė votave nė shkallė kombėtare. Zgjedhjet krahinore dhe lokale mund tė organizohen sipas modeleve kombėtare. Por pėrfaqė-suesit mund tė zgjidhen edhe nė mėnyrė mė tė thjeshtė: duke mos organizuar zgjedhje, por duke marrė mendimin e pėrgjithshėm tė grupit. Pavarėsisht nga mėnyra e ndjekur, zyrtarėt shtetėrorė nė njė vend me demokraci me pėrfaqėsim e ushtrojnė detyrėn nė emėr tė popullit dhe mbajnė pėrgjegjėsi pėrpara popullit pėr veprimet e tyre.

Sundimi i shumicės dhe tė drejtat e pakicės
Demokracia ėshtė sistem ku shtetasit marrin lirisht vendime politike, duke zbatuar parimin e sundimit tė shumicės. Megjithatė nuk ėshtė e thėnė qė sundimi i shumicės tė jetė patjetėr demokratik. Kėshtu pėr shem-bull, askush nuk do ta quante tė drejtė njė sistem qė lejon 51% tė popullsisė tė shtypė 49% tė pjesės tjetėr nė emėr tė shumicės. Nė njė shoqėri demokratike, sundimi i shumicės duhet tė shoqėrohet me garantimin e tė drejtave tė njeriut, tė cilat nga ana e tyre, i shėr-bejnė mbrojtjes sė tė drejtave tė pakicave, qofshin ato pakica etnike, fetare, politike apo thjesht individė qė kanė humbur nė njė debat rreth njė ēėshtjeje tė disku-tueshme legjislative. Tė drejtat e pakicave nuk varen nga dėshira e mirė e shumicės, as nuk mund tė mohohen nga vota e shumicės. Tė drejtat e pakicave mbrohen, pasi ligjet dhe institucionet demokratike mbrojnė tė drejtat e tė gjithė qytetarėve.
Nė njė kumtesė pėr njė seminar mbi arsimin, tė mbajtur nė Poloni, Dajena Reviē, studjuese dhe autore shkrimesh tė ndryshme, sot ndihmėsministre e arsimit nė Shtetet e Bashkuara, shkruan: «Demokraci kushte-tuese ėshtė ajo formė qeverisjeje ku demokracia me pėrfaqėsim zbatohet nė pėrputhje me njė kushtetutė qė kufizon kompetencat e qeverisė dhe u siguron tė gjithė shtetasve tė drejtat themelore. Nė njė shoqėri tė tillė, sundon shumica, ndėrsa tė drejtat e pakicave mbrohen nga ligji dhe nėpėrmjet institucionalizimit tė ligjit.»
Kėto elemente pėrcaktojnė elementet themelorė tė tė gjitha llojeve tė demokracive bashkėkohore, pavarėsisht nga ndryshimet historike, kulturore dhe ekonomike. Elementet themelorė tė qeverisjes kushtetuese — sundimi i shumicės i shoqėruar me tė drejtat e individit dhe tė pakicave, si dhe sundimi i ligjit, mund t'i gjejmė nė Kanada dhe Kosta-Rikė, nė Francė dhe Botsvanė, nė Japoni dhe Indi, pavarėsisht nga ndryshimet e mėdha qė kėto vende paraqesin si kombe dhe shoqėri.

Shoqėria demokratike
Demokracia nuk ėshtė thjesht njė sistem rregullash dhe procedurash kushtetuese qė pėrcaktojnė mėnyrėn e funksionimit tė njė sistemi politik. Nė njė shtet demokratik, qeveria pėrbėn vetėm njė element qė bashkė-jeton nė kuadrin e njė strukture shoqėrore tė pėrbėrė prej institucionesh, partish politike, organizatash dhe shoqatash tė ndryshme. Njė shumėllojshmėri e tillė quhet pluralizėm. Pluralizmi nėnkupton qė grupet e organizuara dhe institucionet tė mos varen nga qeveria pėr ekzistencėn, pėrligjjen dhe autoritetin e tyre.
Nė njė shoqėri demokratike veprojnė me mijėra organizata private, lokale e kombėtare. Shumė prej tyre luajnė rol ndėrmjetėsues midis individėve dhe institu-cioneve komplekse shoqėrore dhe qeveritare, ku bėjnė pjesė edhe ato vetė, duke kryer kėshtu funksione qė nuk i pėrkasin qeverisė dhe duke u dhėnė mundėsi individėve tė ushtrojnė tė drejtat dhe pėrgjegjėsitė e tyre si shtetas tė njė vendi demokratik.
Kėto organizata i pėrfaqėsojnė interesat e anėtarėve tė tyre nė njė sėrė mėnyrash: duke u dhėnė mbėshtetje kandidatėve pėr t'u ngarkuar me detyra shtetėrore; duke marrė pjesė nė diskutime pėr probleme tė ndryshme; dhe duke u pėrpjekur tė ndikojnė nė poli-tikėn shtetėrore. Nėpėrmjet kėtyre organizatave, indivi-dėve u jepet mundėsia pėr tė marrė pjesė konkretisht si nė qeveri, ashtu edhe nė jetėn e komuniteteve tė tyre, si pėr shembull nė organizata bamirėse dhe kisha, shoqata tė mjedisit dhe tė lagjes, shoqėri tregtare dhe sindikata.
Nė njė shoqėri autoritare, tė gjitha kėto organizata do tė kontrolloheshin dhe vėzhgoheshin. Pėr tė ushtruar veprimtarinė e tyre, kėto organizata duhet tė miratoheshin dhe tė pėrgjigjeshin pėrpara qeverisė. Ndėrsa nė njė vend demokratik, kompetencat e qeve-risė pėrcaktohen dhe kufizohen qartė me ligj. Pėr rrje-dhojė, organizatat private janė tė lira nga kontrolli qeveritar. Madje shumė prej tyre nxisin qeverinė dhe pėrpiqen ta vėnė pėrpara pėrgjegjėsisė pėr veprimet e saj. Organizata tė tjera qė merren me art, me ushtrimin e njė besimi fetar, punė kėrkimore ose ēėshtje tė tjera, parapėlqejnė tė bėjnė njė jetė pothuajse krejtėsisht tė pavarur nga qeveria.
Nė njė jetė politike kaq tė pasur tė njė shoqėrie demokratike, shtetasit mund tė gjejnė tė gjitha mundė-sitė pėr tė bėrė njė jetė tė lirė dhe pėr tė marrė pėrsipėr pėrgjegjėsinė e vetėqeverisjes, pa qenė tė shtypur nga dora e rėndė e shtetit.

------------------------------------
SHTYLLAT E DEMOKRACISĖ

• Sovraniteti i popullit.
• Njė qeveri qė mbėshtetet nė pėlqimin e tė qeverisurve.
• Sundimi i shumicės.
• Tė drejtat e pakicės.
• Sigurimi i tė drejtave themelore tė njeriut.
• Zgjedhje tė lira dhe tė drejta.
• Barazia pėrpara ligjit.
• Zbatimi i drejtė i ligjit.
• Kufizime kushtetuese mbi qeverinė.
• Pluralizmi shoqėror, ekonomik dhe politik.
• Toleranca, pragmatizmi, bashkėpunimi dhe kompromisi.


--------------------------------------

Demokratet e pare

Pavarėsisht se demokracia pėrbėn njė dukuri shumė tė ndėrlikuar, vendi ku ajo u shfaq pėr herė tė parė mund tė pėrcaktohet lehtė: qytet-shteti i Athinės nė shekullin V p.e.s. Athina e Perikliut, e quajtur kėshtu sipas udhėheqėsit tė saj mė tė njohur, shėrbeu si burim frymėzimi pėr breza tė mėvonshėm teoricienėsh politikė dhe burrash shteti. Megjithatė, shumė aspekte tė demokracisė nė Athinė mbeten ende tė pa-kuptueshme dhe tė panjohura.
Institucioni politik qendror nė Athinėn e shekullit VI dhe V p.e.s., ishte Asambleja, qė pėrbėhej zakonisht nga 5000 deri nė 6000 anė-tarė dhe ku mund tė merrnin pjesė tė gjithė qy-tetarėt e rritur meshkuj. (Atje pėrjashtoheshin gratė, skllevėrit dhe tė huajt.) Asambleja mund tė merrte vendime pa asnjė kufizim ligjor pėr ēfarėdo problemi tė brendshėm, thjesht me shumicė votash. Gjyqet drejtoheshin nga juri tė pėrbėra prej 501 qytetarėsh, tė cilėt vendos-nin gjithashtu me shumicė votash pėr fajėsinė ose pafajėsinė e tė paditurit.
Tė bėn pėrshtypje fakti se udhėheqėsit e Asamblesė nuk zgjidheshin, por caktoheshin me short, pasi athinianėt tnendonin se secili prej qytetarėve ishte nė gjendje tė ushtronte njė detyrė shtetėrore. Numri i detyrave tė tilla ish-te i pakėt. Udhėheqėsit kryesorė zgjidheshin pėr njė periudhė njėvjeēare. Por riga ana tjetėr, Athina e Perikliut nuk kishte organizma ekze-kutivė tė rėndėsishėm si presidenti, kryemini-stri, kabineti dhe shėrbimi i pėrhershėm shte-tėror. Pėrgjegjėsia e marrjes sė vendimeve binte pothuajse vetėm mbi anėtarėt e Asamblesė. Kjo ishte njė barrė qė nė kohėn tonė do tė gjy-kohej si e papranueshme.
Duke mos pasur kufizime kushtetuese, Athina e Perikliut prirej nga grupazhi dhe manipulimi prej disa oratorėve dinakė. Nė fund tė fundit, ishte Athina demokratike ajo qė dėnoi me vdekje filozofin Sokrat, duke merituar kėshtu urrejtjen e pavdekshme tė dishepullit tė tij mė tė famshėm dhe njėkohėsisht, tė antidemokra-tit mė tė flaktė, Platos.
Pavarėsisht nga armiqtė dhe dobėsitė e saj, Athina demokratike nuk ishte njė lule e brish-tė. Ajo jetoi pėr afro 200 vjet, duke mundur madje tė mbijetojė edhe pas humbjes nė Luf-tėn e Peloponezit nė vitin 404 p.e.s. me rivalen e saj kryesore, Spartėn.
-----------------------------------------

vazhdon
JK
JK
Mik i Forumit
Mik i Forumit

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2126
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 08/07/2013
Falenderimet Falenderimet : 11

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Cfare eshte demokracia? Empty Re: Cfare eshte demokracia?

Mesazh nga JK Wed Apr 30, 2014 8:49 pm

Te Drejtat

Ne mendojmė se kėto tė drejta vetėkuptohen: tė gjithė njerėzit janė krijuar tė barabartė; ato i ka pajisur Krijuesi me disa tė drejta tė patjetėrsueshme, nė tė cilat bėjnė pjesė e drejta pėr tė jetuar, e drejta pėr tė qenė i lirė dhe e drejta pėr tė qenė nė kėrkim tė lumturisė. Pėr sigurimin e kėtyre tė drejtave, njerėzit formojnė qeveritė, fuqia e tė cilave buron nga pėlqimi qė i japin asaj tė qeverisurit.

Te drejtat e patjetersueshme

Me kėto fjalė tė paharrueshme tė Deklaratės sė Pavarė-sisė, Tomas Xhefėrsoni parashtroi parimin themelor mbi tė cilin ngrihet njė qeveri demokratike. Qeveria e njė shteti demokratik nuk ėshtė pėr tė njohur tė drejtat themelore tė renditura nga Xhefėrsoni. Qeveria demo-kratike formohet per t'i mbrojtur kėto tė drejta, qė ēdo individ i gėzon nė saje tė ekzistencės sė tij.
Sipas filozofėve iluministė tė shekujve XVII-XVIII, tė drejtat e patjetėrsueshme janė tė drejta natyrore tė dhuruara nga Perėndia. Kėto tė drejta nuk zhduken me krijimin e njė shoqėrie. Madje as shoqėria, as qeveria nuk mund t'i heqė ose «tjetėrsojė» ato.Tė drejtat e patjetėrsueshme pėrfshijnė lirinė e fjalės dhe tė shprehjes, lirinė e fesė dhe tė ndėrgjegjes, lirinė e grumbullimit dhe tė drejtėn pėr mbrojtje tė barabartė pėrpara ligjit. Kjo nuk ėshtė kurrsesi e gjithė lista e tė drejtave qė qytetarėt gėzojnė nė njė shtet demokratik. Shoqėritė demokratike mbrojnė gjithashtu edhe tė drejta tė tilla civile si e drejta pėr proces tė drejtė gjyqėsor. Megjithatė tė drejtat e mėsipėrme pėrbėjnė tė drejtat thelbėsore qė duhet tė mbrojė njė qeveri demokratike. Pėrderisa janė tė pavarura nga qeveria, kėto tė drejta duhen pėrfshirė nė legjislacion. Ato nuk varen gjithashtu as nga tekat e ēastit tė njė shumice elektorale. Kėshtu pėr shembull, amendamenti I i Kushtetutės sė Shteteve tė Bashkuara nuk ia jep popullit lirinė e fesė ose tė shtypit; ai e ndalon Kongresin tė nxjerrė ndonjė ligj pėr ndalimin e lirisė sė fjalės, fesė dhe grumbullimit paqėsor. Historiani Leonard Levi ka thėnė: «Individėt mund tė jenė tė lirė kur qeveria e tyre nuk ėshtė e tillė.»
Formulimi i hollėsishėm i ligjeve dhe i procedurave lidhur me tė drejtat themelore tė njeriut ndryshon nga njė shoqėri nė tjetrėn. Megjithatė, ēdo shoqėri demokratike ka pėr detyrė ndėrtimin e strukturave kushtetuese, ligjore dhe shoqėrore, qė sigurojnė mbroj-tjen e kėtyre tė drejtave.
Fjala

Demokracia nuk mund tė jetojė pa lirinė e fjalės dhe tė shprehjes. Tė diskutosh dhe tė votosh, tė mblidhesh dhe tė kundėrshtosh, tė falesh pėrpara Perėndisė, tė sigurosh drejtėsi pėr tė gjithė — tė gjitha kėto varen nga liria e fjalės dhe e informacionit. Kanadezi Petrik Uillson, autor i serisė televizive «Lufta pėr demokraci», shkruan: «Demokraci do tė thotė komunikim: njerėz qė bisedojnė me njėri-tjetrin pėr shqetėsimet e pėrbashkėta e qė ndėrtojnė tė ardhmen e tyre. Pėrpara se tė mund tė qeverisen, njerėzit duhet tė jenė tė lirė tė shprehen.»
Shtetasit e njė vendi demokratik janė tė bindur se nėpėrmjet shkėmbimit tė lirė tė ideve dhe mendimeve, e vėrteta triumfon mbi gėnjeshtrėn, vlerat e tė tjerėve ēmohen mė mirė, zonat e kompromisit pėrcaktohen mė saktė dhe rruga drejt pėrparimit hapet. Sa mė i madh tė jetė vėllimi i kėtyre shkėmbimeve, aq mė mirė! Eseisti amerikan E.B. Uait shprehet kėshtu: «Shtypi nė vendin tonė tė lirė ėshtė i besueshėm dhe i dobishėm, jo pėr shkak tė cilėsisė sė tij tė lartė, por pėr shkak tė larmisė sė tij tė madhe. Pėrderisa numri i botuesve, tė cilėt e paraqesin tė vėrtetėn sipas mėnyrės sė tyre, ėshtė i madh, neve si popull na jepet mundėsia ta mėsojmė tė vėrtetėn dhe tė jetojmė nė dritėn e saj... Larmia sjell siguri.»
Ndryshe nga sa ndodh nė shtetet autoritare, nė shtetet me qeveri demokratike, pėrmbajtja e fjalės sė shkruar dhe tė folur ėshtė jashtė ēdo kontrolli, diktati apo gjykimi. Demokracia mbėshtetet nė qytetarė tė shkolluar e tė ditur, tė cilėt vetėm duke pėrfituar sa mė shumė nga informacioni i pasur, mund tė marrin pjesė nė mėnyrė sa mė tė plotė nė jetėn e shoqėrisė nė tė cilėn bėjnė pjesė. Padija lind plogėshtinė. Demokracia lulėzon nė saje tė energjisė sė qytetarėve, tė cilėt i ushqen njė burim i pashtershėm idesh, tė dhėnash, mendimesh e hamendjesh.
Ēfarė duhet tė bėjė njė qeveri kur mjetet e informa-cionit ose organizatat e tjera e shpėrdorojnė lirinė e fjalės duke pėrhapur tė dhėna qė sipas mendimit tė shumicės, janė tė rreme, tė neveritshme, pa pėrgjegjėsi apo thjesht tė pahijshme? Pėrgjigjja e pėrgjithshme do tė ishte: «Asgjė!» Qeveria nuk ka pėr detyrė tė merret me gjėra tė tilla. Nė pėrgjithėsi, tė kujdesesh pėr lirinė e fjalės do tė thotė tė lejosh liri fjale akoma edhe mė tė madhe. Mund tė duket paradoksale, por nė emėr tė fjalės sė lirė, njė vend demokratik duhet tė mbrojė nganjėherė edhe tė drejtat e individėve dhe grupeve qė pėrkrahin njė politikė tė atillė antidemokratike qė ėshtė pėr shtypjen e fjalės sė lirė. Qytetarėt e njė shoqėrie demokratike e mbrojnė kėtė tė drejtė, tė nisur nga bindja se nė fund tė fundit, debati i hapur ēon drejt njė tė vėrtete edhe mė tė madhe e drejt veprimeve politike edhe mė tė menēura, sesa kur liria e fjalės dhe e kundėrshtimit shtypet.
Krahas kėsaj, pėrkrahėsit e fjalės sė lirė mendojnė se heqja dikujt sot e lirisė sė fjalės qė sipas mendimit tim pėrbėn fyerje, shėrben si kėrcėnim i mundshėm ndaj ushtrimit nga ana ime tė fjalės sė lirė nesėr, pasi fjalėt e mia mund t'i duken dikujt tjetėr si fyese. Njė ndėr mbrojtjet klasike tė kėsaj pikėpamjeje ėshtė ajo e filo-zofit anglez Xhon Stjuėrt Mill, i cili nė esenė me titull «Mbi lirinė», tė shkruar nė vitin 1859, shfaq mendimin se shtypja e lirisė sė fjalės ėshtė e dėmshme pėr tė gji-thė. «Nė qoftė se njė mendim ėshtė i drejtė, — shkruante ai, — njerėzit humbasin rastin pėr tė zėven-dėsuar gabimin me tė vėrtetėn. Nė qoftė se ai ėshtė i gabuar, njerėzit humbasin... njė perceptim mė tė qartė dhe njė mbresė mė tė gjallė pėr tė vėrtetėn, tė cilat lindin si pasojė e ndeshjes sė kėsaj tė vėrtete me gėnjeshtrėn.»
Rrjedhim i drejtpėrdrejtė i lirisė sė fjalės ėshtė e drejta e njerėzve pėr t'u grumbulluar dhe pėr t'i kėrkuar nė mėnyrė paqėsore qeverisė tė dėgjojė ankesat e tyre. Nė qoftė se populli nuk do tė kishte njė tė drejtė tė tillė pėr t'u grumbulluar dhe pėr t'iu dėgjuar zėri, liria e fjalės nuk do tė kishte asnjė vlerė. Pėr kėtė arsye, liria e fjalės vėshtrohet e lidhur ngushtė, madje pazgjithshmė-risht, me tė drejtėn pėr t'u grumbulluar, pėr tė kundėrshtuar dhe pėr tė kėrkuar ndryshime. Qeveria demokratike mund tė caktojė nė bazė tė ligjeve, kohėn dhe vendin e grumbullimeve dhe tė manifestimeve politike pėr mbrojtjen e qetėsisė, por ajo nuk duhet ta pėrdorė kurrsesi kėtė tė drejtė pėr tė shtypur protestat, ose pėr tė penguar grupet kundėrshtare qė tė shprehin hapur mendimet e tyre.

Liria dhe besimi

Liria e fesė ose nė mėnyrė mė tė pėrgjithshme, liria e ndėrgjegjes, do tė thotė se askujt nuk mund t'i kėrkohet tė ushtrojė njė fe tė caktuar kundėr dėshirės sė tij. Gjithashtu, askush nuk mund tė ndėshkohet nė kurr-farė mėnyre, pse ka parapėlqyer njė fe tė caktuar ndaj njė tjetre ose pse nuk ka zgjedhur asnjė lloj feje. Njė shtet demokratik e konsideron besimin fetar tė individit si ēėshtje plotėsisht personale.
Pėrafėrsisht, liria e fesė do tė thotė se askush nuk mund tė detyrohet nga qeveria tė pranojė njė fe zyrtare tė caktuar. Fėmijėt nuk mund tė detyrohen tė ndjekin mėsimet nė njė shkollė tė caktuar fetare. Askujt nuk mund t'i kėrkohet tė shkojė nė shėrbesa fetare, tė falet apo tė marrė pjesė nė aktivitete fetare kundėr dėshirės sė tij. Duke pasur histori dhe traditė tė gjatė, shumė vende demokratike kanė caktuar zyrtarisht kisha ose fe qė kanė mbėshtetjen e shtetit. Megjithatė, njė fakt i tillė nuk e shkarkon qeverinė nga pėrgjegjėsia pėr tė mbrojtur lirinė e individėve qė kanė besim tė ndryshėm nga feja e njohur zyrtarisht. Qytetaria: tė drejtat dhe detyrat

Njė shtet demokratik mbėshtetet nė parimin se qeveria ėshtė pėr t'i shėrbyer popullit; populli nuk ėshtė pėr t'i shėrbyer qeverisė. Me fjalė tė tjera, njerėzit janė shtetas tė shtetit demokratik, por jo subjekte tė tij. Ndėrsa nga njėra anė, shteti mbron tė drejtat e shtetasve tė tij, nga ana tjetėr shtetasit tregojnė ndaj shtetit besnikėrinė e tyre. Nė njė sistem autoritar, shteti, duke qenė i ndarė tėrėsisht nga shoqėria, u kėrkon shtetasve tė tregojnė besnikėri dhe t'i shėrbejnė atij, pa qenė i detyruar nga ana e tij, qė tė marrė aprovimin e shtetasve pėr veprimet e veta.
Kur shtetasit nė njė vend demokratik votojnė, ata ushtrojnė tė drejtėn dhe pėrgjegjėsinė e tyre pėr tė vendosur se kush do t'i drejtojė. Krejt ndryshe, nė njė shtet autoritar, akti i votimit shėrben vetėm pėr tė ligjė-ruar pėrzgjedhjet qė janė bėrė paraprakisht nga regjimi. Votimi nė njė shoqėri tė tillė nuk merr parasysh tė drejtat dhe detyrat e shtetasve. Ai pėrbėn veēse njė shfaqje tė imponuar tė mbėshtetjes gjoja mbarėpopu-llore, qė zgjedhėsit i japin qeverisė.
Shtetasit e njė vendi demokratik gėzojnė tė drejtėn qė, sipas dėshirės, tė hyjnė nė organizata tė pavarura nga qeveria dhe tė marrin pjesė lirisht nė jetėn politike tė shoqėrisė nė tė cilėn bėjnė pjesė. Por njėkohėsisht, shtetasit duhet tė marrin parasysh edhe detyrat qė dalin nga kjo pjesėmarrje. Kėshtu ata duhet tė mėsohen me mėnyrėn e trajtimit tė problemeve, tė tregojnė tole-rancė ndaj atyre qė kanė ide tė kundėrta dhe po tė jetė nevoja, edhe tė bien nė kompromis pėr tė arritur njė marrėveshje.
Ndėrsa nė njė shtet autoritar, grupimet vetjake janė tė pakta ose nuk ekzistojnė fare. Ato nuk u shėrbejnė individėve si mjet pėr diskutimin e problemeve apo pėr zgjidhjen e shqetėsimeve tė tyre, por janė levė tjetėr e shtetit pėr t'i mbajtur ata pėrherė tė nėnshtruar.
Shėrbimi ushtarak ėshtė njė shembull tjetėr i tė drej-tave dhe i detyrave tė shtetasve, qė na lė tė kuptojmė kontrastin midis shoqėrive demokratike dhe atyre jode-mokratike. Si nė shtetet demokratike, ashtu edhe nė ato jodemokratike mund tė gjykohet e nevojshme qė brezi i ri tė kryejė shėrbim ushtarak nė kohė paqeje. Por ndėrsa nė shtetet autoritare, kjo gjė kėrkohet me detyrim dhe nė mėnyrė tė njėanshme, nė shtetet demokratike, periudha e shėrbimit ushtarak ėshtė detyrė qė shtetasit e kanė ndėrmarrė nė bazė tė ligjeve tė nxjerra nga qeveria qė kanė zgjedhur ata vetė. Nė ēdo shtet mund tė ketė individė qė nuk e pėlqejnė shėrbimin ushtarak. Por ushtari-shtetas i njė vendi demokratik shėrben duke e pasur tė qartė se ai po shlyen njė detyrim pėr tė cilin shoqėria nė tė cilėn ai bėn pjesė, ėshtė zotuar lirisht. Pėr mė tepėr, ėshtė nė kompetencė tė anėtarėve tė njė shoqėrie demokratike qė tė veprojnė bashkarisht pėr ta ndryshuar kėtė detyrim: ta heqin shėrbimin ushtarak tė detyrueshėm dhe tė ngrejnė njė ushtri mbi baza vullne-tare, siē ka ndodhur nė Shtetet e Bashkuara dhe nė vende tė tjera; ta ndryshojnė afatin e shėrbimit ushtarak, siē u veprua kohėt e fbndit nė Gjermani; ose tė organizojnė, si nė Zvicėr, shėrbim ushtarak rezervėpėr meshkujt si pjesė e rėndėsishme e qytetarisė.
Qytetaria nė rastet e mėsipėrme, nėnkupton njė pėrkufizim mė tė gjerė tė tė drejtave dhe detyrave, si dy anė tė kundėrta tė sė njėjtės medalje. Ushtrimi i tė drej-tave nga njė individ nėnkupton edhe pėrgjegjėsinė qė ka ai pėr mbrojtjen dhe fuqizimin e kėtyre tė drejtave, pėr veten e tij e pėr tė tjerėt. Shpeshherė edhe shtetasite vendeve me tradita nė fushėn e demokracisė e keqkuptojnė kėtė ēėshtje, madje shpesh pėrfitojnė nga tė drejtat, duke harruar detyrat. Benxhėmin Barbėr, ekspert i shkencave politike, shkruan: «Demokracia kuptohet shpesh si sundimi i shumicės, ndėrsa tė drejtat kuptohen pėrherė edhe mė tepėr si pronė perso-nale e individėve dhe nė kėtė mėnyrė, si domosdosh-mėrisht antagoniste me njė demokraci tė shumicės. Por kjo do tė thotė tė mos kuptosh si duhet, as tė drejtat, as demokracinė.»
Ėshtė mė se e vėrtetė se individėt ushtrojnė tė drejta themelore tė patjetėrsueshme si: liria e fjalės, e grumbullimit dhe e fesė, tė cilat pėrbėjnė kufirin pėr cilėndo qeveri tė ngritur mbi baza demokratike. Nė kėtė kuptim, tė drejtat e individit janė pengesė kundėr keqpėrdorimit tė pushtetit nga ana e qeverisė ose nga njė shumicė politike e pėrkohshme.
Por nė njė kuptim tjetėr, tė drejtat, ashtu si individėt, nuk veprojnė tė ndara. Tė drejtat nuk janė pronė perso-nale e individėve, por ekzistojnė vetėm pėr sa kohė kuptohen nga anėtarėt e tjerė tė shoqėrisė. Zgjedhėsit, sipas filozofit amerikan Sidni Huk, janė «rojtarėt mė tė lartė tė tė drejtave tė tyre.» Nga kjo pikėpamje, qeveria demokratike, e cila zgjidhet nga shtetasit dhe pėrgjigjet pėrpara tyre, nuk ėshtė kundėrshtare e tė drejtave tė individit, por mbrojtėse e tyre. Duke pėrmbushur detyrat e tyre, shtetasit e njė vendi demokratik fuqi-zojnė nė tė njėjtėn kohė tė drejtat e tyre. Duke u shprehur nė pėrgjithėsi, mund tė themi se kėto detyra kėrkojnė pjesėmarrjen e tė gjithėve nė procesin e demokratizimit, me qėllim qė tė sigurohet funksionimi i mbarė i tij. Shtetasit duhet tė rrihen me problemet e rėndėsishme qė dalin pėrpara shoqėrisė, qoftė edhe tė paktėn duke votuar me menēuri pėr kandidatėt e detyrave tė larta shtetėrore. Ka edhe detyrime tė tjera, qė mund tė caktohen me ligj, si pjesė-marrja nė juri gjatė proceseve gjyqėsore, por shumica e tyre janė mbi baza vullnetare.
Thelbi i veprimtarisė demokratike qėndron nė pjesė-marrjen aktive dhe tė lirė tė shtetasve nė jetėn shtetė-rore tė bashkėsisė dhe tė vendit tė tyre. Pa pasur njė pjesėmarrje tė gjerė si mbėshtetje, demokracia fillon tė fishket dhe bėhet mbrojtėse e njė rrethi tė vogėl e tė zgjedhur grupesh dhe organizatash. Por me angazhimin aktiv tė tė gjithė anėtarėve tė shoqėrisė, demokracia mund t'i bėjė ballė stuhive tė pashmangshme ekono-mike e politike, qė pėrfshijnė ēdo shoqėri, pa flijuar lirinė dhe tė drejtat pėr tė cilat anėtarėt e saj janė betuar se do t'i mbrojnė.
Shpeshherė, pėrfshirja aktive nė jetėn shtetėrore pėrcaktohet nė mėnyrė tė ngushtė, si luftė pėr pushtet. Por pjesėmarrja e shtetasve nė jetėn politike tė njė shoqėrie demokratike ėshtė shumė mė e gjerė se pjesė-marrja nė fushatėn e zgjedhjeve. Nė shkallė lagjeje ose bashkėsie, shtetasit mund tė marrin pjesė nė komitetet e ngritura pranė shkollave, mund tė formojnė grupe pėr gjithė bashkėsinė nė tė cilėn bėjnė pjesė ose edhe tė venė kandidaturėn pėr funksione lokale. Nė kuadrin shtetėror, krahinor ose kombėtar, shtetasit mund tė japin ndihmesėn e tyre me shkrim e me gojė, nė rrahjen e problemeve shtetėrore, ose mund tė hyjnė nė parti tė ndryshme politike, sindikata apo organizata tė tjera vullnetare. Njė demokraci e shėndoshė varet nga pjesėmarrja e vazhdueshme dhe e hapur e tė gjitha shtresave tė shtetasve, pavarėsisht nga niveli i ndihmesės sė tyre.
Demokracia, shkruan Dajena Reviē, «ėshtė njė proces, njė mėnyrė tė jetuari dhe tė punuari sė bashku. Ajo evoluon dhe nuk mbetet nė vend. Ajo kėrkon bashkėpunim, kompromis dhe tolerancė midis gjithė qytetarėve. Vendosja e demokracisė ėshtė tepėr e vėshtirė dhe aspak e lehtė. Liri do tė thotė pėrgjegjėsi, jo ēlirim nga pėrgjegjėsia.» Demokracia mishėron idealet e lirisė dhe tė shprehjes sė lirė tė individit, por pėr tė ėshtė e qartė gjithashtu edhe natyra e njeriut. Ajo nuk kėrkon qė shtetasit tė jenė tė gjithė tė virtytshėm, por qė ata tė jenė tė pėrgjegjshėm. Sipas teologut amerikan Rajn-holld Nibur, «Aftėsia e njeriut pėr drejtėsi e bėn demo-kracinė tė mundur, ndėrsa prirja e njeriut pėr padrejtėsi e bėn demokracinė tė domosdoshme.»

Tė drejtat e njeriut dhe qėllimet politike

Nė parim, mbrojtja e tė drejtave themelore tė njeriut pranohet nga tė gjithė. Ajo mishėrohet nė kushtetutat e shkruara nė mbarė botėn, si dhe nė Kartėn e Kombeve tė Bashkuara dhe nė marrėveshje tė tilla ndėrkombė-tare, si: Akti Pėrfundimtar i Helsinkit (Konferenca pėr Sigurimin dhe Bashkėpunimin nė Evropė — KSBE).
Dallimi midis kategorive tė ndryshme tė tė drejtave ėshtė ēėshtje tjetėr. Kohėt e fundit ėshtė vėnė re prirja, veēanėrisht ndėr organizatat ndėrkombėtare, pėr zgje-rimin e listės sė tė drejtave themelore tė njeriut. Tė drej-tave themelore tė lirisė sė fjalės dhe tė barazisė pėrpara ligjit, u janė shtuar tė drejtat pėr punėsim, pėr arsimim, pėr ruajtjen e kulturės dhe tė kombėsisė dhe pėr nivel tė pėrshtatshėm jetese.
Tė gjitha kėto pėrbėjnė nisma me vlerė, por kur emėrtime tė tilla paraqiten nė kuadrin e tė drejtave, lind prirja pėr zhvleftėsimin e tė drejtave themelore tė njeriut. Krahas kėsaj, ato mjegullojnė dallimin midis tė drejtave qė kanė tė gjithė individėt dhe qėllimeve qė vetė individėt, organizatat e qeveritė duhet tė realizojnė.
Qeveritė i mbrojnė tė drejtat e patjetėrsueshme siē ėshtė liria e fjalės, duke kufizuar veprimtarinė e tyre. Caktimi i fondeve pėr arsimin, kujdesi pėr shėndetin dhe punėsimi i shtetasve kėrkojnė tė kundėrtėn: anga-zhimin aktiv tė qeverisė pėr tė ndėrmarrė veprime dhe programe tė caktuara. Kujdesi i duhur shėndetėsor dhe mundėsitė pėr shkollim duhet tė jenė tė drejta tė lindura pėr ēdo fėmijė. Por realiteti i hidhur tregon se ato nuk janė tė tilla, dhe se mundėsitė e shoqėrive tė ndryshme pėr realizimin e kėtyre synimeve ndryshojnė shumė nga njėri vend nė tjetrin. Duke shndėrruar ēdo aspiratė njerėzore nė njė tė drejtė, qeveritė krijojnė mundėsi pėr shtimin e cinizmit dhe nėnvleftėsimin e tė gjitha tė drejtave tė njeriut.

-------------------------------------------------------
TĖ DREJTAT THEMELORE TĖ NJERIUT


• Liria e fjalės, e shprehjes dhe e shtypit.
• Liria e fesė.
• Liria e grumbullimit dhe e organizimit.
• E drejta pėr mbrojtje tė barabartė nga ligji.
• E drejta pėr proces tė rregullt dhe tė drejtė gjyqėsor
------------------------------------------------------

MAGNA KARTA

Askush nuk do t'i quante mbretin Xhon dhe banorėt e Anglisė demokratė, por megjithatė dokumenti qė ata nėnshkruan nė vitin 1215 nė fushėn Ranimid, pėrbėn gurin themeltar nė historinė e regjimeve kushtetuese.
Baronėt i kishte fyer ajo qė sipas tyre, ishte shpėrdorim nga Mbreti, i ligjit tė vjetėr feudal, qė u kishte dhėnė atyre pavarėsi tė madhe nė marrėdhėniet me mbretin. Kur mbreti Xhon i hodhi poshtė kėrkesat e tyre, ata ngritėn njė ushtri dhe e detyruan atė tė nėnshkruante Mag-na Kartėn («Kartėn e Madhe»), e cila pėrmban 63 nene, shumica e tė cilėve pėrbėn njė listė tė drejtash, nga e cila pėrfitoi kryesisht fisnikėria latifondiste dhe kisha.
Megjithatė, nga njė pjesė e kėtyre tė drejtave pėrfitoi mė vonė nė Angli i gjithė populli. Pjesa tjetėr e tyre shėrbeu si bazė pėr sistemin ligjor anglez. Nė Magna Kartė thuhet pėr shembull se mbreti duhet tė kėshillohet dhe tė marrė pėl-qimin e baronėve pėr tė gjitha problemet me rėndėsi pėr shtetin, pėrfshirė kėtu edhe ngrit-jen e taksave. Nė shekujt e mėvonshėm, mbi bazėn e neneve tė kėtij dokumenti, u vendos qė asnjė ligj nuk mund tė nxirrcj dhe asnjė taksė nuk mund tė ngrihcj pa miratimin e trupit tė pėrfaqėsuesve tė popullit — Parlamentit. (Gja-tė Revolucionit Amerikan, kolonizatorėt qė luftonin pėr pavarėsi, c pėrdorėn kėtc ide kun-dcr Anglisė, duke hedhur parullėn «asnjė taksė pa pėrfaqėsim».) Garancia pėr zhvillimin e njė procesi tė rregullt gjyqėsor dhe pėr njė gjykim nga njė juri e ka gjithashtu burimin te Magna Karta.
Duke qenė se mbretėrit c mėvonshėm arri-tcn tė mos e pėrfillnin kartėn, shndėrrimi i tė drejtave feudale tė Magna Kartės nė tė drejta kushtetuese pėr mbarė popullin kėrkoi disa shekuj. Anglia arriti tė vcndoste njė monarki tė qėndrueshme kushtetuese me Parlamentin, si trupin ligjvėnės tnė tė lartė nė vend; vetėm nė prag tė Revolucionit tė Lavdishėm tė vitit 1688. Shndėrrimi i Parlamentit nė njė institucion demokratik ku populli tė pėrfaqėsohej gjerėsisht, do tė kėrkonte edhe mė shumė se njė shekull tjetėr.
------------------------------------------------------


vazhdon
JK
JK
Mik i Forumit
Mik i Forumit

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2126
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 08/07/2013
Falenderimet Falenderimet : 11

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Cfare eshte demokracia? Empty Re: Cfare eshte demokracia?

Mesazh nga JK Wed Apr 30, 2014 8:51 pm

Sundimi I Ligjit

Barazia dhe ligji

E drejta e barazisė pėrpara ligjit, ose siē thuhet shpesh mbrojtja e njėllojtė nga ligji, pėrbėn themelin e njė shoqėne tė drejtė e demokratike. Pavarėsisht nėse janė tė varfėr apo tė pasur, shumicė etnike apo pakicė fetare, aleatė politikė tė shtetit apo kundėrshtarė tė tij, tė gjithė shtetasit kanė tė drejtėn pėr mbrojtje tė njėllojtė pėrpara ligjit.
Shteti demokratik nuk mund tė garantojė se jeta do tė sillet me tė gjithė njėlloj, madje nuk ka as edhe pėrgjegjėsi pėr njė gjė tė tillė. Megjithatė, siē shkruan edhe eksperti i sė drejtės kushtetuese, Xhon P. Frenk, «Shteti nuk duhet tė lerė vend kurrsesi pėr padrejtėsi. Atij i duhet kėrkuar qė tė gjithė shtetasit t'i trajtojė nė mėnyrė tė njėllojtė dhe tė barabartė.»
Askush nuk mund tė vihet mbi ligjin, i cih ėshtė, nė fund tė fundit, fryt i popullit dhe jo diēka e imponuar mbi tė. Shtetasit e njė vendi demokratik i nėnshtrohen ligjit, pasi e kanė tė qartė se, duke qenė ligjvėnės, ata po i nėnshtrohen vetvetes, ndonėse jo nė mėnyrė tė drejt-pėrdrejtė. Kur hgjet 1 vendos populli, i cili mė pas i nėshtrohet atyre — kjo ėshtė nė tė mirė tė ligjshmėnsė dhe tė demokracisė.

Procesi i drejtė gjyqėsor

Xhon P. Frenk thekson se nė ēdo shoqėri, gjatė gjithė historisė, ata qė drejtojnė sistemin e drejtėsisė penale zotėrojnė pushtet tė cilin mund ta shpėrdorojnė ose ta pėrdonn si mjet shtypės. Nė emėr tė shtetit, individėt janė burgosur, janė konfiskuar dhe torturuar, janė internuar dhe ekzekutuar pa kurrfarė justifikimi ligjor, madje shpesh edhe pa padi tė rregullta. Tė tilla shpėrdorime nuk mund t'i lejojė asnjė shoqėri demokratike.
Secili shtet duhet tė ketė fuqi qė tė ruajė rendin dhe tė dėnojė veprat kriminale. Por rregullat dhe procedurat nėpėrmjet tė sė cilave shteti ushtron ligjshmėrinė e tij, duhet tė jenė tė hapura e tė pėrcaktuara mirė dhe jo tė fshehta e arbitrare. Ato nuk duhet tė jenė objekt manipulimesh nga ana e shtetit.
Cilat janė kėrkesat bazė pėr zbatimin e njė procesi tė rregullt gjyqėsor nė njė vend demokratik?
Askujt nuk mund t'i dhunohet banesa dhe t'i kontrollohet nga policia, nė qoftė se nuk ėshtė e pajisur me njė urdhėr gjyqi, ku tė motivohet mirė njė veprim i tillė. Nė njė vend demokratik nuk ka vend trokitja nė derė e policisė sekrete nė mes tė natės.
Askush nuk mund tė mbahet nė gjendje arresti pa njė padi tė qartė me shkrim, ku tė motivohet shkelja ligjore pėr tė cilėn ai dyshohet. Personat e arrestuar kanė tė drejtė jo vetėm qė t'u bėhet e qartė pėrmbajtja e saktė e padisė sė ngritur, por nė bazė tė «urdhrit habeas corpus» duhet tė lirohen menjėherė, nė qoftė se gjykata e gjykon padinė e ngritur si tė pabazė, ose arrestimin si tė pahgjshėm.
Personat e akuzuar pėr krime nuk duhet tė mbahen nė burg pėr njė kohė tė gjatė. Ata kanė tė drejtė tė kėrkojnė zhvillimin e njė gjyqi tė shpejtė e me dyer tė hapura, si dhe tė ballafaqohen me paditėsit dhe t'u bėjnė atyre pyetje.
Autoritetet duhet tė njohin dorėzaninė dhe hrimin me kusht pėr tė akuzuarit deri nė zhvillimin e gjyqit, nė qoftė se gjasat qė i pandehuri mund tė largohet, ose qė mund tė kryejė krime tė tjera, gjykohen si tė pakta. Traditat dhe ligjet e shoqėrisė 1 ndalojnė ndėshkimet «mizore dhe tė pazakonta».
Shtetasit nuk mund tė detyrohen tė dėshmojnė kundėr vetvetes. Ndalohet rreptėsisht ēfarėdollo] vetė-fajsimi 1 pavullnetshėm. Rrjedhimisht, policia nuk mund tė pėrdorė nė asnjė rrethanė torturat dhe keqtraj-timet fizike apo psikologjike. Njė sistem ligjor qė ndalon pohimin me forcė, i heq menjėherė policisė ēdo mundėsi qė tė pėrdorė torturat, kėrcėnimet dhe ēdo formė tjetėr shpėrdorimi si mjet pėr tė nxjerrė tė dhėna, pėrderisa gjykata nuk i pranon ato si dėshmi gjatė zhvillimit tė procesit gjyqėsor.
Askush nuk mund tė gjykohet dy herė, d.m.th. ndaj askujt nuk mund tė ngrihet e njėjta padi dy herė. Cilido qė ėshtė gjykuar nga njė gjykatė dhe ka dalė i pafajshėm, nuk mund tė akuzohet kurrsesi pėr tė njėjtin faj pėrsėri.
Duke qenė se krijojnė premisa pėr shpėrdorim tė detyrės nga autoritetet, ligjet e ashtuquajtura «ex post facto» janė gjithashtu tė papranueshme. Kėto janė ligje qė janė nxjerrė pas kryerjes sė veprimit, duke bėrė tė mundur qė njė person tė akuzohet pėr njė krim, ndonėse veprimi i tij nuk ishte i paligjshėm nė kohėn e kryerjes.
Tė pandehurve mund t'u jepen mundėsi tė tjera pėr t'u mbrojtur ndaj veprimeve shtrėnguese tė shtetit. Kėshtu pėr shembull, nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, tė akuzuarit kanė tė drejtė tė kenė avokat, me tė cilin pėrfaqėsohen nė tė gjitha fazat e procedurės penale, edhe nė qoftė se ata nuk janė nė gjendje tė pėrballojnė shpenzimet pėr njė pėrfaqėsim tė tillė. Policia duhet t'u bėjė tė ditur tė pandehurve tė drejtat e tyre gjatė kohės sė arrestit, pėrfshirė tė drejtat pėr tė pasur njė avokat dhe pėr tė qėndruar tė heshtur (qė tė mos krijojnė mundėsi pėr vetėfajėsim).
Metodė e rėndomtė e ushtrimit tė dhunės ėshtė aku-zimi i kundėrshtarėve tė qeverisė pėr tradhti. Pėr kėtė arsye, pėrkufizimi i tradhtisė si akt i dėnueshėm, duhet tė bėhet me shumė kujdes, nė mėnyrė qė ajo tė mos pėr-doret si armė pėr tė shtypur kundėrshtarėt e qeverisė.
Asnjėri prej kėtyre kufizimeve nuk do tė thotė se shtetit i mungon pushteti i duhur pėr zbatimin e ligjit dhe pėr ndėshkimin e shkelėsve tė tij. Pėrkundrazi, sistemi i drejtėsisė penale nė njė shoqėri demokratike bėhet i frytshėm pėr sa kohė qė zbatimi i tij gjykohet nga populli si i drejtė dhe si mbrojtės i tė drejtave tė individit dhe i interesave shtetėrore.
Gjykatėsit mund tė zgjidhen ose tė emėrohen nė detyrė dhe mund ta ushtrojnė atė pėr njė periudhė tė caktuar ose pėrgjithmonė. Pavarėsisht nga mėnyra se si caktohen nė detyrė, rėndėsi ka qė ata tė jenė tė pavarur nga autoritetet politike shtetėrore, pasi vetėm kėshtu mund tė arrihet paanshmėria nė punėn e tyre. Gjyka-tėsit nuk mund tė shkarkohen nga detyra pėr arsye tė vogla apo pėr arsye thjesht politike, por vetėm pėr krime tė rėnda. Vendimi pėr pushimin e tyre merret nėpėrmjet njė procedure zyrtare, si nxjerrja pėrpara gjyqit (paraqitja e padisė) dhe gjykimi i ēėshtjes pėrpara trupit legjislativ.

Kushtetuta

Themeli mbi tė cilin ngrihet njė shtet demokratik ėshtė kushtetuta e tij — deklarata zyrtare e detyrimeve, kufizi-meve, procedurave dhe institucioneve tė tij themelore. Kushtetuta e njė vendi ėshtė ligji themelor i atij vendi, ndaj tė gjithė shtetasit, nga kryeministrat e deri te fsha-tarėt, i nėnshtrohen neneve tė saj. Kushtetuta, e cila paraqitet zakonisht nė njė dokument tė vetėm tė shkruar, pėrcakton kompetencat e qeverisė kombėtare, garanton njohjen e tė drejtave themelore tė njeriut dhe parashtron mėnyrėn e veprimtarisė sė qeverisė.
Pavarėsisht nga kohėzgjatja dhe vlerat historike, kushtetuta duhet tė jetė e aftė pėr t'u ndryshuar dhe pėrshtatur, qė tė mos mbetet veēse njė fosil i admi-rueshėm. Kushtetuta e shkruar mė e vjetėr nė botė, ajo e Shteteve tė Bashkuara, pėrbėhet nga 7 nene tė shkurtra dhe 26 amendamente. Megjithatė, ky doku-ment i shkruar pėrbėn vetėm themelin mbi tė cilin, gjatė 200 vjetėve tė fbndit, ėshtė ngritur njė strukturė e gjerė vendimesh gjyqėsore, ligjesh, veprimtarie presi-denciale dhe praktikash tradicionale, qė ka bėrė qė Kushtetuta e Shteteve tė Bashkuara tė mbetet gjith-monė e gjallė dhe t'i pėrgjigjet kėrkesave tė kohės.
Evoluimi i njė kushtetute sipas njė modeli tė tillė ndodh nė ēdo vend demokratik. Pėrgjithėsisht ekzi-stojnė dy rryma mendimi lidhur me mėnyrėn e ndry-shimit tė kushtetutės sė njė vendi dhe tė pėrmirėsimit tė saj nėpėrmjet amendamenteve. Sipas njėrės rrymė, duhet pėrdorur njė procedurė e vėshtirė, e cila kėrkon disa shkallė, si dhe miratimin me shumicė votash. Sipas kėsaj mėnyre, kushtetuta mund tė ndryshohet rrallė dhe vetėm pėr arsye tė forta qė gjejnė mbėshtetjen e mbarė popullit. Ky ėshtė modeli i Shteteve tė Bash-kuara tė Amerikės, Kushtetuta e tė cilave pėrbėhet nga njė paraqitje e shkurtėr e parimeve kryesore, kompeten-cave dhe kufizimeve tė qeverisė, sė bashku me njė listė mė tė hollėsishme detyrash, procedurash, si edhe njė sėrė tė drejtash themelore tė shtetasve, tė paraqitura nė Kartėn e tė Drejtave.
Njė metodė shumė mė e thjeshtė pėr nxjerrjen e amendamenteve pėr njė kushtetutė, tė cilėn e zbatojnė shumė vende, ėshtė ajo e futjes nė fuqi tė amendamen-teve vetėm pas miratimit tė bėrė nga legjislatura dhe pas votimit tė bėrė nga populli nė zgjedhjet e ardhshme. Qė tė mund tė ndryshohet nė mėnyrė tė tillė, kushtetuta duhet tė jetė tepėr e gjatė dhe tė ketė njė sėrė nenesh pa dallime tė mėdha nga pjesa mė e madhe e legjislacionit.
Asnjė kushtetutė si ajo e Amerikės, e hartuar nė shekullin XVIII, nuk do tė mund t'i bėnte ballė kohės pa u ndryshuar deri nė fund tė shekullit XX. Po ashtu, asnjė kushtetutė qė ėshtė nė fuqi nė ditėt tona, nuk do tė mund tė qėndrojė deri nė shekullin e ardhshėm pa lejuar vend pėr ndryshime — gjithmonė duke u mbajtur fort pas parimeve tė tė drejtave tė njeriut, tė procesit tė rregullt gjyqėsor dhe tė qeverisė sė ngritur me pėlqimin e tė qeverisurve.
----------------------------------------
Lok dhe Monteskje

Themelet e demokracisė kushtetuese moderne u hodhėn gjatė Iluminizmit Evropian — rrymė filozofike e shekullit XVIII, qė drejtohej kundėr ideve tradicionale shoqėrore, fetare e politike, dhe qė mbėshteste racionalizmin. Dy prej mendimtarėve mė me influencė tė kėsaj rryme kanė qenė filozofi anglez, Xhon Lok dhe juristi e filozofi francez, Monteskje.
Mė 1690, Loku botoi veprėn «Dy traktate mbi qeverisjen», e cila do tė hidhte bazat e nymės sė mėvonshme. Teza e tij sipas sė cilės ēdo qeveri e ligjshme mbėshtetet nė «pėlqimin e tė qeveri-surve», e ndryshoi thellėsisht rrjedhėn e deba-teve politikc dhe nxiti zhvillimin e institucio-neve demokratike.
Me tezėn e tij mbi ligjin e natyrės, Loku ho-dhi poshtė pretendimin se njė formė qeverisje-je, veēanėrisht monarkia, ishte aspekt i njė si-stemi tė epėrm hyjnor. Sipas Lokut, ligji i natyranton tė gjithėve tė drejta themelore, pėrfshi-rė kėtu tė drejtėn pėr tė jetuar, tė drejtėn pėr tė gėzuar njė sėrė tė drejtash dhe tė drejtėn pėr tė pasur pasuri e pėr t'i korrur vetė frytet e punės. Pėr sigurimin e kėtyre tė drejtave, theksonte Loku, anėtarėt e njė shoqėrie tė qytetėruar hyj-nė nė marrėdhėnie me qeverinė e tyre. Shtetasi ėshtė i detyruar t'i bindet ligjit, ndėrsa qeveria ka tė drejtė tė nxjerrė ligjet dhe tė mbrojė ven-din nga ēdo dėm qė mund t'i kanoset nga jash-tė — tė gjitha kėto pėr tė mirėn e pėrbashkėt. Loku theksonte se kur njė qeveri nuk i zbaton ligjet dhe vepron nė mėnyrė arbitrare, shtetasit kanė tė drejtė ta pėrmbysin dhe tė formojnė njė qeveri tė re.
Teoria e Lokut mbi ligjin e natyrės shėrbeu si burim frymėzimi pėr gjithė brezin e filozofėve tė Iluminizmit nė Evropė dhe nė Botėn e Re, duke filluar qysh nga Zhan Zhak Rusoi nė Francė tek Dejvid Hjumi nė Skoci, nga Ema-nuel Kanti nė Gjermani tek Tomas Xhefėrsoni dhe Benxhėmin Frenklini nė atė vend qė mė vonė do tė quhej Shtetet e Bashkuara tė Ameri-kės. Megjithatė pasardhėsi i parė i tij ishte Monteskje, i cili, ashtu si Loku, kishte besim nė njė formė qeverisjeje republikane tė mbėshte-tur nė pėlqimin e tė qeverisurve, por jo nė njė vend demokratik tė mbėshtetur nė sundimin e shumicės. Nė veprėn «Fryma e ligeve», qė u bo-tua mė 1748, Monteskje mbėshteste ndarjen nė mėnyrė tė barabartė tė pushtetit midis degėve ekzekutive, legjislative dhe juridike tė qeverisė, si mjet pėr garantimin e lirisė sė individit. Du-ke e ndarė pushtetin midis presidentit, Kongre-sit dhe Gjykatave, kjo doktrinė dha gjithashtu njė ndihmesė tė rėndėsishme pėr formimin e bazės filozofike mbi tė cilėn u ngrit Kushtetuta e Shteteve tė Bashkuara.
JK
JK
Mik i Forumit
Mik i Forumit

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2126
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 08/07/2013
Falenderimet Falenderimet : 11

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Cfare eshte demokracia? Empty Re: Cfare eshte demokracia?

Mesazh nga lemshja Wed Apr 30, 2014 9:09 pm

demokracia eshte sali berisha me dy gishta  (-) (-) gaga gaga gaga gaga 22 22 
lemshja
lemshja
Moderator/e
Moderator/e

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 5465
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 16/05/2013
Falenderimet Falenderimet : 12

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Cfare eshte demokracia? Empty Re: Cfare eshte demokracia?

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi