♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pėrpjekja, pėr tė fshehur arin

Shko poshtė

Pėrpjekja, pėr tė fshehur arin Empty Pėrpjekja, pėr tė fshehur arin

Mesazh nga Love Tue Jan 18, 2011 1:04 pm

…Edhe Qeveria shqiptare i pėrjetoi me njė ankth tė veēantė seancat orale tė Gjykatės. Ajo jetonte gjithnjė me frikėn se ardhja e ekipit tė ekspertėve nga Gjykata pėr tė vėzhguar nė Sarandė mund tė ēonte nė zbulimin e minave tė tjera qė kishin mbetur pa u pastruar jo vetėm aty, por edhe nė vende tė tjera. Tirana pėr afro dy vjet kishte kėmbėngulur nė fillim nė Beograd e pastaj nė Moskė pėr tė marrė masa pėr heqjen e minave jugosllave. Mė 2 dhjetor 1948, Molotovi shqetėsimin shqiptar ia raportoi Stalinit: “Shqiptarėt tremben se Gjykata Ndėrkombėtare do tė marrė vendim pėr ekspertizė nė vend. Atėherė do tė zbulohen minat e vendosura dikur nga jugosllavėt (103 copė). Shqiptarėt kėrkojnė kėshilla, nėse duhet urgjentisht tė fillojnė pastrimin”. Udhėheqja mė e lartė sovjetike e mbėshteti kėrkesėn e qeverisė shqiptare dhe ministri sovjetik i Mbrojtjes u porosit qė nė mėnyrė urgjente dhe sekrete tė dėrgonte ekipin e ekspertėve pėr tė ndihmuar nė pastrimin e minave tė mbetura.
Kur ekipi i ekspertėve tė Gjykatės Ndėrkombėtare erdhi nė Sarandė nė fund tė janarit 1949 dhe bėri edhe udhėtime vėzhguese nė bregdetin e Sarandės nuk konstatoi mina. Nė fakt, misioni i tij nuk e kishte si objekt kėrkimin e minave, por as edhe nuk i kishte mjetet pėr ta kryer njė veprim tė tillė.
Ekipi i ekspertėve qė erdhi nė Sarandė nuk la ndonjė mbresė pozitive nė sytė e qeverisė shqiptare. Shumė shpejt, mė 10 shkurt, K. Ylli nga Parisi e konfirmoi kėtė pėrshtypje, kur njoftoi nė Tiranė se konkluzionet e ekspertėve pėr Sarandėn ishin mjaft negative. Ky ishte edhe komunikimi i fundit i K. Yllit si agjent i qeverisė shqiptare nė Gjykatėn e Hagės. Ai u zėvendėsua nga Behar Shtylla, i cili sapo ishte emėruar edhe Ministėr i Shqipėrisė nė Paris.
Qeveria shqiptare, pasi u njoh me tendencėn negative qė po merrte gjykimi i ēėshtjes, filloi tė mendojė, por edhe tė veprojė pėr tė shpėtuar ēfarė mund tė shpėtohej. Vėmendja u pėrqendrua nė transferimin e arit monetar shqiptar qė Komisioni Trepalėsh (SHBA, Britani e Madhe, Francė) kishte vendosur t’ia kthente Shqipėrisė e qė ndodhej i depozituar pėrkohėsisht nė njė bankė tė Londrės. Qeveria shqiptare edhe pėr kėtė rast kėrkoi kėshilla nga Moska dhe udhėzoi Legatėn atje qė tė konsultohej me autoritetet kompetente sovjetike, sepse “dyshohet qė qeveria angleze mund tė vendosė sekuestro-konservative mbi arin shqiptar tė depozituar nė Londėr derisa tė pėrfundojė Gjyqi i Hagės ose mbas pėrfundimit tė tij nė rast se Gjykata e dėnon Shqipėrinė”.
Nė 14 shkurt 1949 Molotovi pėrsėri i drejtohet Stalinit. Kėshilla qė erdhi nga Moska ishte qė qeveria shqiptare tė nėnshkruante menjėherė deklaratėn ose aktin e renoncimit, e cila i mohonte asaj tė drejtėn pėr tė pretenduar pjesėn tjetėr tė arit monetar shqiptar nga Gjermania ose nga Komisioni Trepalėsh i Arit Monetar.
Kėto ishin pėrēapjet kryesore nė prapaskenė tė tė dyja qeverive, shqiptare e britanike nė pritje tė raportit pėrfundimtar tė ekspertėve tė Gjykatės Ndėrkombėtare pėr misionin e tyre tė vėzhgimit nė Shibenik e Sarandė.
Raporti i ekspertėve iu dėrgua pėrmes agjentėve qeverive shqiptare e britanike, tė cilat duhej tė kthenin vėrejtjet e tyre brenda njė jave. Qeveria shqiptare nuk i pranoi konkluzionet e ekspertėve pėr vėzhgimet e tyre nė Sarandė, ndėrsa qeveria britanike nė pėrgjigjen e saj i mbėshteti ato. Britanikėt riafirmuan konkluzionin e ekspertėve se nė pikėn Denta ka patur postė vrojtimi, se vendosja e minave nuk mund tė bėhej pa dijeninė dhe bashkėpunimin e Shqipėrisė, se sjellja e autoriteteve shqiptare gjatė shqyrtimit nė vend tė fakteve nga ekspertėt ishte jo bashkėpunuese.
Pasi mori edhe vėrejtjet e tė dyja palėve pėr raportin e ekspertėve, Gjykata i “mbylli” dyert pėr seancat publike dhe nisi diskutimin paraprak tė dy pikave tė Kompromisit tė 25 marsit 1948. Ndonėse anėtarėt e Gjykatės betoheshin pėr tė ruajtur fshehtėsinė e debateve e prezupozohej njė sekret i plotė pėr ēfarė diskutohej si dhe pėr opinionin e gjyqtarėve, rrjedhja e informacionit bėhej nė forma tė ndryshme dhe vetė anėtarėt e Gjykatės nė mėnyrė “konfidenciale” jepnin tė dhėna pėr atė ēfarė po ndodhte brenda sallave tė mbyllura tė saj. Mė 21 shkurt, Gjykata pėrfundoi diskutimin paraprak tė pikės sė parė tė Kompromisit. Dhjetė gjykatės u shprehėn se Shqipėria nuk mund tė mos dinte mbi vendndodhjen e minave dhe e cilėsuan mosveprimin e saj si tė qėllimshėm. Gjykatėsit brazilianė e polakė mbrojtėn mendimin e neglizhencės sė Shqipėrisė nė ruajtjen e ujėrave tė saj territoriale, ndėrsa gjykatėsit sovjetikė, jugosllavė e ēekosllovakė u deklaruan se kishte mungesė provash pėr tė mbėshtetur kėrkesėn britanike. Mė 23 shkurt filloi diskutimi paraprak pėr pikėn e dytė tė Kompromisit, ku pothuajse nė mėnyrė unanime gjykatėsit ishin tė mendimit se Britania e Madhe me veprimet e saj nė 12-13 nėntor 1946 kishte shkelur sovranitetin e Shqipėrisė.
Pas kėtyre diskutimeve plenare, Gjykata krijoi njė komitet redaktues pėr tė formuluar projekt-vendimin e saj, tė cilin do t’ua shpėrndante tė gjithė gjykatėsve, qė nga ana e tyre do tė bėnin vėrejtjet e tyre me shkrim. Komiteti do t’i studionte kėto vėrejtje dhe do t’i jepte formėn pėrfundimtare Vendimit tė Gjykatės. E gjithė kjo procedurė u zhvillua gjatė muajit mars.
Qeveria shqiptare ishte e pafuqishme tė ndryshonte rrjedhėn e ngjarjeve. Avokatėt e kishin kryer punėn e tyre me shumė pėrkushtim e profesionalizėm tė lartė pėr tė mbrojtur edhe atė ēfarė ishte e pamundur tė bėhej. Shpresa e vetme pėr tė ndihmuar e pėr tė marrė njė informacion nga brenda Gjykatės ishte gjykatėsi sovjetik Krillov. Mė 18 mars 1949, Behar Shtylla me cilėsinė e tij si Agjent i Qeverisė shqiptare bėri udhėtimin e tij tė parė nė Hagė, takoi Kryetarin e Sekretarin e Pėrgjithshėm tė Gjykatės, si dhe mjaft gjykatės tė tjerė. Por, siē shkruan nė kujtimet e tij “Kronika diplomatike” ende tė pabotuara “tė gjithė ishin shumė tė sjellshėm, ishin tė gatshėm tė diskutonin pėr ēėshtje tė pėrgjithshme kulturore e historike, pėr Shqipėrinė e vendet e tyre, por ata i largoheshin me takt bisedės pėr ēėshtjen e Kanalit tė Korfuzit”.
Shtylla u takua me Krillovin nė zyrat e Ambasadės sovjetike nė Hagė, me tė cilin bėri njė bisedė konkrete e konfidenciale. Pėrmbajtjen e kėsaj bisede ai e dėrgoi me radiogram nė Tiranė mė 21 mars dhe ditėn tjetėr mė tė zgjeruar me letėr. Gjykatėsi sovjetik i tha diplomatit shqiptar se vendimi i Gjykatės ende nuk kishte marrė formė tė prerė dhe se Komiteti i redaktimit do tė jepte variantin pėrfundimtar brenda dy-tri ditėve tė ardhshme. Krillovi informoi se shumica e gjykatėsve mbėshtesnin Britaninė nė akuzėn e saj kundėr Shqipėrisė, nė pikėn e parė tė Kompromisit dhe se ndėr gabimet kryesore qė ishin bėrė ishin letra e 17 majit 1946 e Shefit tė Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Ushtrisė dėrguar trupit diplomatik nė Tiranė, si dhe letra e 2 korrikut 1947. Ekspertizėn e Gjykatės nė Sarandė ai e quajti “fatkeqe”, sepse ajo dha opinionin se nga postet e rojeve bregdetare shqiptare mund tė shihej vendosja e minave.
Gjykatėsi sovjetik premtoi tė punonte pėr tė ndryshuar togfjalėshin “Shqipėria ka ditur vendosjen e minave” qė ishte vendosur nė projektvendim, duke e zėvendėsuar me togfjalėshin “Shqipėria duhej ta kishte ditur”. Sipas Krillovit, nė variantin e parė akuza ishte e rėndė, pėrbėnte faj, krim kundėr njerėzimit, ndėrsa nė variantin e dytė kuptohej si neglizhencė, e cila mund t’u atribuohej rojeve bregdetare dhe jo qeverisė. Nė kėtė rast qeveria shqiptare do t’i paguante dėmshpėrblime Britanisė pėr dėmet nė njerėz e nė anije.
Nė ēėshtjen e dėmshpėrblimeve Krillovi kishte njė pikėpamje tė veēantė. Gjykata, - i tha ai Behar Shtyllės, - ka tė drejtė ta caktojė vetė edhe sasinė e dėmeve, por duhen bėrė pėrpjekje qė kjo ēėshtje tė mbetet pėr t’u vendosur nga tė dyja palėt nė bisedime direkte. Ai tėrhoqi vėmendjen e Agjentit te Qeverisė shqiptare pėr vendosmėrinė qė tregonin britanikėt pėr tė marrė dėmshpėrblimet dhe paralajmėroi se ata do tė mundoheshin tė mbanin arin shqiptar tė depozituar nė njė nga bankat e Londrės ndaj edhe sugjeroi tėrheqjen e tij.
Informacioni qė dėrgoi Behar Shtylla nuk u prit mirė nė Tiranė. Shenjat se Gjyqi nuk do tė fitohej ishin dhėnė qė mė parė, por shpresohej qė dėnimi tė pėrcaktohej me terma tė buta dhe qė nuk e bėnin Shqipėrinė fajtore pėr njė krim ndėrkombėtar. Enver Hoxha u njoftua nė Moskė, ku ndodhej pėr vizitėn e tij tė dytė zyrtare nė Bashkimin Sovjetik pėr pėrmbajtjen e informacionit.
Ai e diskutoi pėrsėri me Stalinin e bashkėpunėtorėt e tij e tij ēėshtjet e Incidentit, vendimin e pritshėm tė Gjykatės dhe atė tė arit monetar. Pėr vizitėn qė Enver Hoxha bėri nė Moskė nė mars-prill 1949, e veēanėrisht pėr takimin qė pati me Stalinin, nė arkiv ekziston njė informacion i bėrė nga shėnimet qė janė mbajtur nga Spiro Koleka, qė e shoqėronte dhe nga Mihal Prifti, ministri shqiptar nė Bashkimin Sovjetik. Nė kėtė informacion nuk pėrmendet qė Hoxha t’i ketė folur pėr Incidentin ose pėr Gjyqin e Hagės Stalinit, por i ka folur pėr rrezikun qė e kėrcėnonte Shqipėrinė nga Greqia. Kėto shėnime janė riprodhuar nė librin “Me Stalinin. Kujtime”, me pėrjashtim tė njė kėshille qė shefi i Kremlinit ia pėrsėriti disa herė liderit shqiptar: “Po qe se qeveria shqiptare nuk do tė bėjė njė politikė provokuese, punėt do tė shkojnė mirė”. Stalini u referohej qėndrimeve tė qeverisė shqiptare nė marrėdhėniet me Greqinė e pėr luftėn civile qė zhvillohej atje. Pėrsėri, referuar takimit tjetėr me Stalinin, nė nėntor 1949, Hoxha vetė pohon se ai e pyeti pėr Incidentin e Kanalit tė Korfuzit, kėrkoi tė dinte si ngjau dhe nė fund e cilėsoi si provokacion. Por Hoxha nuk rrėfen asgjė mė shumė pėr kėtė ēėshtje. Edhe nė procesverbalin zyrtar sovjetik pėr takimin Hoxha-Stalin tė marsit 1949, qė ėshtė edhe i botuar nuk pėrmendet as Incidenti, por as edhe Gjykata e Hagės.

* Pjesa ėshtė marrė me shkurtime
nga kapitulli “Prapa dhe jashtė
dyerve tė Gjykatės”
Love
Love
Super-Moderator
Super-Moderator

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 6788
Vendndodhja Vendndodhja : durress ke cesmja ferres
Hobi Hobi : te gjitha gjojna e bukrua
Humor Humor : te qafte jotem majmun
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 07/09/2010
Falenderimet Falenderimet : 30

http://www.shoqeriajone.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Pėrpjekja, pėr tė fshehur arin Empty Re: Pėrpjekja, pėr tė fshehur arin

Mesazh nga Vizitor Sat Dec 22, 2012 10:07 am

nuk fshehen gje tshkretet sa u a qaj hallin prz

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi