♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pakti detar, skandali i fshehur ne nenin 53 te ligjit te 2008

Shko poshtė

Pakti detar, skandali i fshehur ne nenin 53 te ligjit te 2008 Empty Pakti detar, skandali i fshehur ne nenin 53 te ligjit te 2008

Mesazh nga Morena Tue Nov 08, 2011 9:03 am

Kush mendon se e keqja ka njė kufi, apo se kjo klasė politike ia ka
bėrė tashmė tė gjitha Shqipėrisė, duhet tė korrigjojė sėrish mendim:
Shqipėrisė i janė hequr kufijtė zyrtarė me njė ligj tė vitit 2008...





Pakti detar, skandali i fshehur ne nenin 53 te ligjit te 2008 Harta3_0



Kush
mendon se e keqja ka njė kufi, apo se kjo klasė politike ia ka bėrė
tashmė tė gjitha Shqipėrisė, duhet tė korrigjojė sėrish mendim:
Shqipėrisė i janė hequr kufijtė zyrtarė me njė ligj tė vitit 2008 dhe ka
dyshime tė forta qė kjo ėshtė bėrė pėr ti hapur rrugė pretendimeve tė
Greqisė pėr “kufi tė ri detar” me Shqipėrinė, pra pėr famėkeqin Pakt
Detar tė qeverisė sė Sali Berishės, tė rrėzuar mė pas nga Gjykata
Kushtetuese. Ligjet e hartuara pėr kufijtė, pėrkatėsisht nė vitet 1970,
1976 dhe 1980 janė shfuqizuar nė vitin 2001. Nė ligjin e kėtij viti janė
pėrcaktuar kufijtė tokėsorė dhe detarė tė Republikės sė Shqipėrisė.
Ndėrkohė nė vitin 2008 qeveria ka miratuar njė ligj tjetėr pėr
menaxhimin e kufijve duke shfuqizuar tė gjitha ligjet paraardhėse.
Tashmė i vetmi vend ku janė pėrcaktuar kufijtė e shtetit tonė janė
arkivat ndėrkombėtare dhe ligjet e shteteve fqinje.



Ligji i vitit 2001

Nė prill tė vitit 2001 parlamenti shqiptar ka miratuar ligjin pėr
“Kufirin shtetėror tė Republikės sė Shqipėrisė”, nė tė cilin
sanksionohet se kufiri shtetėror i Republikės sė Shqipėrisė pėrcaktohet
nė aktet ndėrkombėtare. “Kufiri shtetėror i Republikės sė Shqipėrisė
ėshtė i paprekshėm. Ai tregohet me anė tė shenjave tė veēanta
artificiale ose natyrore tė vendosura mbi sipėrfaqen tokėsore dhe ujore.
Vijat e hequra perpendikularisht (lart e poshtė) mbi vijėn e kufirit nė
sipėrfaqen tokėsore dhe ujore pėrbėjnė pėrkatėsisht, kufijtė e
hapėsirės ajrore, tė nėntokės dhe tė shtratit e tė nėntokės sė ujėrave
tė brendshme dhe ujėrave territoriale tė Republikės sė Shqipėrisė”,-
thuhet nė ligj.

Pėr sa i takon kufijve detarė, ligji i vitit 2001 sanksionon: Ujėrat
territoriale tė Republikės sė Shqipėrisė shtrihen gjatė gjithė bregut tė
saj, nė njė gjerėsi prej 12 miljesh detare, duke filluar nga vija e
drejtė bazė qė shkon nga Kepi i Rodonit (Muzhit), Kepi i Pallės, i
Lagjit (Kalasė sė Turrės), derdhja e Semanit, derdhja e Vjosės, bregu
perėndimor i Ishullit tė Sazanit, Kepi i Gjuhėzės dhe i Gjiut tė Gramės,
dhe mandej midis bregdetit shqiptar dhe ishujve tė Republikės Greke
deri pėrmes Kanalit tė Korfuzit. Gjerėsia e ujėrave territoriale nga
derdhja e Bunės nė det deri te Kepi i Rodonit shtrihet deri nė vijėn e
kufirit shqiptaro-jugosllav (Mali i Zi). Janė ujėra tė brendshme tė
Republikės sė Shqipėrisė ujėrat e Detit Adriatik dhe tė Detit Jon qė
shtrihen brenda vijės sė drejtė bazė qė pėrshkon derdhjen e Lumit tė
Bunės, kepat e pėrmendur mė lartė dhe vijės sė drejtė bazė qė pėrshkon
Kepin e Gjiut tė Gramės, Kepin e Gjiut tė Palermos, Kepin e Qefalit,
Kepin e Sarandės, si dhe ujėrat kėtej vijės kufitare tė liqeneve dhe
lumenjve kufitarė.

Kjo i jep tė drejtė Shqipėrisė tė ushtrojė sovranitet e saj mbi
ujėrat territoriale dhe tė brendshme si dhe nė hapėsirėn ajrore.
“Republika e Shqipėrisė ushtron sovranitetin e saj mbi rrafshnaltėn
(shelfin) kontinental pėr qėllime kėrkimi dhe shfrytėzimi tė burimeve tė
saj natyrore”,- thuhet nė ligjin e vitit 2001. Sipas tij, Dekreti nr.
4650 datė 9.3.1970 “Pėr kufirin shtetėror tė Republikės Popullore
Socialiste tė Shqipėrisė”, ndryshuar me dekretet nr.5384, datė 23.2.1976
dhe nr. 6181, datė 26.4.1980, shfuqizohet.



Ligji i vitit 2008

Ndėrkohė shtatė vite mė pas Kuvendi ndryshon ligjin pėr “Kontrollin
dhe mbikėqyrjen e kufirit shtetėror”. Nė nenin e parė tė kėtij ligji
thuhet: “Me kėtė ligj rregullohen kontrolli dhe mbikėqyrja e kufirit
shtetėror, misioni i Policisė Kufitare dhe tė Migracionit, bashkėpunimi
policor ndėrkufitar, bashkėpunimi brenda strukturave tė Policisė sė
Shtetit, si dhe bashkėpunimi me agjenci tė tjera, tė cilat kanė detyrime
ligjore pėr sigurinė nė kufi”. Nė tėrėsi ligji i vitit 2008 rregullon
mėnyrėn e funksionimit tė pikave tė kalimit kufitar, mėnyrėn se si do tė
ruhet kufiri nga policia, sistemin e hyrje daljes sė shtetasve me viza
etj. Por nė kėtė ligj nuk bėhet asnjė ndarje e kufijve tė Republikės sė
Shqipėrisė dhe nė nenin 53 tė shfuqizohet ligji i vjetėr i kufijve.
“Ligjet nr.8771, datė 19.4.2001 “Pėr kufirin shtetėror tė Republikės sė
Shqipėrisė”, nr.8772, datė 19.4.2001 “Pėr ruajtjen dhe kontrollin e
kufirit shtetėror tė Republikės sė Shqipėrisė” dhe ēdo dispozitė tjetėr,
qė bie nė kundėrshtim me kėtė ligj, shfuqizohen”,- thuhet nė ligjin e
vitit 2008, i cili ėshtė ende nė fuqi.





Ujėrat territoriale shqiptare

Ato fillojnė nga vija e drejtė bazė qė shkon nga Kepi i Rodonit
(Muzhit), Kepi i Pallės, i Lagjit (Kalasė sė Turrės), derdhja e Semanit,
derdhja e Vjosės, bregu perėndimor i Ishullit tė Sazanit, Kepi i
Gjuhėzės dhe i Gjiut tė Gramės, dhe mandej midis bregdetit shqiptar dhe
ishujve tė Republikės Greke deri pėrmes Kanalit tė Korfuzit.

Gjerėsia e ujėrave territoriale nga derdhja e Bunės nė det deri te
Kepi i Rodonit shtrihet deri nė vijėn e kufirit shqiptaro-jugosllav
(Mali i Zi).

Ujėra tė brendshme janė ato tė Detit Adriatik dhe tė Detit Jon qė
shtrihen brenda vijės sė drejtė bazė qė pėrshkon derdhjen e Lumit tė
Bunės, kepat e pėrmendur mė lartė dhe vijės sė drejtė bazė qė pėrshkon
Kepin e Gjiut tė Gramės, Kepin e Gjiut tė Palermos, Kepin e Qefalit,
Kepin e Sarandės, si dhe ujėrat kėtej vijės kufitare tė liqeneve dhe
lumenjve kufitarė





Pėrkufizimi i Shqipėrisė nė enciklopedi

Shqipėria kufizohet nga Mali i Zi nė veriperėndim, Kosova nė veri,
nga Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisė nė lindje dhe Greqia nė jug.
Nė kufirin natyror perėndimor Shqipėria ka dalje tė hapur nė Detin
Adriatik dhe nė jugperėndim nė Detin Jon. Gjatėsia e vijės kufitare tė
Republikės sė Shqipėrisė ėshtė 1094 km, nga tė cilat 657 km vijė
kufitare tokėsore, 316 km vijė bregdetare, 48 km vijė ndarėse pėrmes
lumenjve dhe 73 km pėrmes liqeneve.

Sipėrfaqja e pėrgjithshme ėshtė 28.748 kilometra katrorė. Gjatėsia e
pėrgjithshme e vijės kufitare ėshtė 1094 km, nga te cilat janė: 657 km
(kufi tokėsor), 316 km (kufi detar), 48 km (kufi lumor) dhe 73 km (kufi
liqenor).

Nė veri e verilindje ka 529 km vijė kufitare me Malin e Zi, Kosovėn
dhe ish-Republikėn jugosllave tė Maqedonisė, ndėrsa nė jug e juglindje
me Greqinė njė vijė kufitare prej 271 km. Nė perėndim Shqipėria laget
nga Deti Adriatik e nė jug-perėndim nga Deti Jon.





Heqja e kufijve, i hapi rrugėn Paktit Detar me Greqinė. Gjoni: Akt i pastėr tradhtie

Anėtarėt e Komisionit tė Sigurisė kanė dhėnė dje alarmin pėr heqjen e
kufijve tė shtetit shqiptar me ligjin e miratuar nga mazhoranca e sotme
nė vitin 2008. Sipas nėnkryetarit tė Komisionit tė Sigurisė, Ilir
Gjoni, ligji nė fjalė lejon pėrcaktimin e kufijve me “marrėveshje
dypalėshe” qeveritare. Ai e cilėson kėtė veprim si njė tradhti kombėtare
qė kanė kaluar pa u ndjerė dhe pėr kėtė kėrkon nisjen e hetimeve nga
Prokuroria. “Mė 24 janar 2008, qeveria i paraqiti pėr miratim Kuvendit
projektligjin “Pėr kontrollin dhe mbikėqyrjen e kufirit shtetėror”. Me
hyrjen nė fuqi tė kėtij, ligji, u shfuqizua ligji i mėparshėm i vitit
2001 ku sqaroheshin qartė tė dhėnat lidhur me shtrirjen territoriale tė
Shqipėrisė nga jugu nė veri.”,- thotė Gjoni nė kėtė intervistė pėr
“Shekullin”.



Zoti Gjoni, anėtarėt e Komisionit tė Sigurisė kanė
shprehur shqetėsimin se njė ligj i 2008 i ka hequr Shqipėrisė kufijtė..
Pėr ēfarė bėhet fjalė konkretisht?


Jo vetėm kemi ngritur shqetėsimin, por do tė thosha alarmin pėr njė
gjė qė askujt nuk mund t’i shkojė ndėr mend.. Qė pas 100 vjet shtet
shqiptar, del njė qeveri si kjo e Sali Berishės, qė haptazi dhe me
veprime konkrete si askush mė parė, kryen njė akt tė pastėr tradhtie
kombėtare qė nuk ka asnjė justifikim. Pėr kėtė Sali Berisha duhet tė
pėrgjigjet. Sa i pėrket projektligjit, ky duhet urgjentisht tė rivendosė
atė ē’ka ėshtė ē’bėrė me ligjin e 2008. Ligji nr 9861 datė 24.1.2008
“Pėr Kontrollin dhe Mbikėqyrjen e Kufirit Shtetėror”, nuk ka asnjė nen
qė tė lidhet me kufirin tokėsor dhe astė detar. Nė lidhje me kufirin nė
pėrgjithėsi, ka vetėm njė nen dhe pikėrisht nenin 3, sipas tė cilit
“Kufiri shtetėror i RSH ėshtė i vendosur dhe rregullohet nė bazė tė
marrėveshjeve ndėrkombėtare tė ratifikuara nga Kuvendi si dhe traktateve
dypalėshe apo shumėpalėshe tė lidhura me vendet e tjera.” Njė pėrcaktim
i tillė krijon pasoja tė rėnda pėr integritetin territorial tė
Shqipėrisė pasi me shfuqizimin e Ligjit 8771 tė vitit 2001 nė tėrėsi dhe
nė mėnyrė tė veēantė shfuqizimin e nenit 3 tė tij, Shqipėria ka humbur
vijėn kufitare. Njė pėrkufizim i tillė i rrezikshėm shtron disa pyetje:
a. ) deri nė momentin qė nuk kemi nėnshkruar dhe pėr rrjedhojė nuk kemi
ratifikuar marrėveshje me Greqinė dhe Malin e Zi, a ka kufij detarė
Republika e Shqipėrisė me kėto vende? b) Pėr sa kohė me Greqinė ende nuk
kemi nėnshkruar ndonjė marrėveshje dypalėshe pėr kufirin tokėsor (pasi
pala greke gjithnjė ka refuzuar njė gjė tė tillė), a ėshtė i vlefshėm nė
bazė tė Ligjit tė 2008 Protokolli i Firences, (Protokolli i Firences i
27 janarit 1925, nė aneksin III ėshtė pėrcaktuar se “kufiri tokėsor pret
Detin Jon nė Gjirin e Ftelias, sipas njė vije pingule me drejtimin e
pėrgjithshėm tė bregut deri nė kufirin e ujėrave territorial.
Rrjedhimisht, kufiri detar duhet tė fillojė nė mesoren e baraslarguar
nga pika bazė nė Gjirin e Ftelias me pikėn bazė nė Kepin e Sideros dhe
tė vazhdojė drejt veriut sipas “mesit tė Kanalit tė Korfuzit” ) pėr sa
kohė qė neni 3 i ligjit tė 2008 kėrkon traktat dypalėsh apo shumėpalėsh
dhe jo Protokoll?



Ēėshtja e kufijve ėshtė e ndjeshme pėr tė gjithė
qytetarėt. Pėr ta sqaruar, a ka lidhje mungesa e kufijve detarė me
marrėveshjen detare me Greqinė?


Analiza logjike e zhvillimit tė ngjarjeve dhe veprimeve konkrete tė
ndėrmarra nga qeveria dhe pėrfaqėsuesit e saj tė ēojnė nė pėrfundimin se
tė dyja kėto janė tė lidhura ngushtėsisht. Fakti ėshtė se tė pyetur nė
Gjykatėn Kushtetuese pėrfaqėsues tė Kuvendit, kryeministrisė, Ministrisė
sė Jashtme dhe asaj tė Mbrojtjes pohuan se “nuk kanė ekzistuar mė parė
kufij detarė me Greqinė”. Pėr kėtė mund t’i referoheni Vendimit tė
Gjykatės Kushtetuese nė faqet 6,7 dhe 8. Pėr mua kėtu duhet tė hyjė nė
lojė neni 210 i Kodit Penal, i cili flet pėr tradhtinė kombėtare dhe
prokuroria duhet tė kishte hapur njė dosje pėr tė gjithė pėrgjegjėsit qė
kanė shkaktuar kėtė situatė skandaloze.



Qeveria ka konfirmuar se po diskutohet me Greqinė pėrsėri
marrėveshja detare, madje dy ministritė kanė ngritur sėrish grupe pune.
A ka informacione Komisioni i Sigurisė se ku kanė shkuar bisedimet dhe
ēfarė po diskutohet?


Informacioni qė kemi ėshtė sporadik dhe ai vjen vetėm nga media.
Gjithēka mbahet nė sekret dhe nuk ka aspak transparencė sa i pėrket asaj
se ēfarė po bėhet me rinegociimin me Greqinė. Ne nuk kemi asnjė lloj
informacioni dhe ishte pikėrisht ky qėllimi qė unė nė emėr tė
pėrfaqėsuesve tė Partisė Socialiste nė Komisionin e Sigurisė Kombėtare
kėrkova qė ministri i Jashtėm tė raportojė urgjentisht.

Ndryshimet e bėra nė ligjin e vitit 2008 flasin pėr marrėveshje duke
hedhur poshtė njė praktikė dhe realitet qė ka ekzistuar qė me
protokollin e Firences tė 1925. Megjithatė tek e fundit ajo ē’ka ėshtė e
rėndėsishme ėshtė qė nė mėnyrė urgjente qeveria tė ndėrmarrė hapat e
duhur pėr tė sjellė situatėn nė normalitet dhe pėr kėtė duhet qė
menjėherė tė rishikohet pėrmbajtja e nenit 3 tė Ligjit 9861 dhe
njėkohėsisht miratimi i dispozitave transitore lidhur me kufirin detar
(sipas pėrcaktimit tė pikave 1 dhe 2 tė nenit 3 tė Ligjit tė 2001), tė
cilat do tė jenė tė vlefshme deri nė ratifikimin e marrėveshjeve apo
protokolleve me Greqinė dhe Malin e Zi.



Duke komentuar rėndėsinė e pėrcaktimit tė kufijve detarė
nė jug tė vendit, ju nuk keni dhėnė votat nė Komisionin e Sigurisė pėr
Kodin Detar. Mazhoranca e ka cilėsuar si njė lojė e juaja pėr tė mos
votuar ligjet qė kėrkojnė 3/5.


Kjo nuk ėshtė aspak e vėrtetė. Sė pari maxhorancėn duhet ta kishte
shqetėsuar fakti qė e kanė lėnė vendin pa kufij, pastaj tė pėrdornin atė
argumentin bajat, tė cilit tashmė i ka dalė boja. Ne e sollėn nė
vėmendje tė opinionit publik ēėshtjen skandaloze tė kufijve sė pari pėr
tė ndėrgjegjėsuar opinionin publik, duke kryer atė funksion qė ka
opozita dhe njė detyrė qytetare e patriotike ndaj vendit. Sa i pėrket
Kodit Detar, ne nė Komisionin e Sigurisė kemi argumentuar se sė pari
qėllimi i hartuesve tė Kushtetutės pėr ligje tė tilla qė dalin tej
interesave tė qeverive dhe kanė ndikim nė mbarė shoqėrinė, jo pa qėllim
janė lėnė me votim 3/5, Kjo pasi nėnkupton arritjen nė konsensus dhe
punė tė pėrbashkėt mes forcave politike tė pėrfaqėsuara nė Kuvend. Ne
kėrkojmė pikėrisht kėtė, tė jemi pjesė e procesit tė pėrmirėsimit tė
kėtyre ligjeve dhe tė gjejmė miratimin pėr atė ē’ka do tė pasqyrojmė nė
kėto ligje nė interes tė shtetasve. Sė dyti nė vetė Kodin Detar, nė mos
gaboj neni 32 pėrcakton institucionet qė janė pėrgjegjėse pėr zbatimin e
kėtij ligji. Ato janė nėntė tė tilla. Amendimet qė u paraqitėn pėr
ndryshime, vinin nga dy dikastere tė ndryshme, njė nga Ministria e
Transporteve dhe njė nga Ministria e Financave dhe tė dyja amendimet
ishin kėrkuar nė periudha tė ndryshme kohore. Kėtu del nė pah njė fakt
qė ne e kemi theksuar disa herė. Kjo qeveri nuk ėshtė nė gjendje tė
menaxhojė vetveten. Amendimet mund tė ishin prurė nga Kėshilli i
Ministrave, si trup ekzekutive, tė pėrmbledhura nė njė dokumentacion.
Pėr mė tepėr siē thashė, asnjė prej dikastereve qė kishte prurė
amendimet, nuk kishte marrė mendim nga institucionet e tjera, gjė qė
ėshtė praktikė normale nė funksionimin e ekzekutivit. Ne jemi tė
ndėrgjegjshėm qė Kodi Detar ka nevojė edhe pėr ndėrhyrje tė tjera tė
sugjeruara edhe nga dikastere tė tjera. Ėshtė pikėrisht kjo punė kuturu e
ekzekutivit, qė na ka bėrė ne tė kėrkojmė mė shumė seriozitet nė
trajtimin e ligjeve me 3/5 dhe jo tė bėjmė punė me arna e ligje shkel e
shko, qė nuk i mbijetojnė kohės. Pėr dijeni, po atė ditė ne na u
paraqitėn edhe disa amendime pėr ligjin pėr Gjuetinė, ligj i cili ishte
miratuar vjet. Pra, siē e shihni, ligjet nuk hartohen pėr tu zbatuar,
nuk mendohen ashtu siē duhet, nuk i shėrbejnė qytetarėve dhe nuk i
mbijetojnė provės sė kohės. Kjo ėshtė edhe njė nga vėrejtjet qė bėn dhe
BE sa i pėrket cilėsisė sė ligjeve tė paraqitura nga ekzekutivi. Pėr ta
mbyllur kėtė ēėshtje, dua tė ritheksoj se opozita e ka shprehur qartė se
do tė votojė tė gjitha ligjet me 3/5, pasi ato tė rishqyrtohen nė
Komisionet Parlamentar (ashtu siē mesa duket do tė veprohet) me synimin
pėr tė prodhuar ligje qė janė bashkėkohore dhe i mbijetojnė testit tė
realitetit dhe kohės.
Morena
Morena
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 09/12/1911
Numri i postimeve Numri i postimeve : 30651
Vendndodhja Vendndodhja : Ne kolltukun e se tashmes, me shikim nga e ardhmja...
Hobi Hobi : Muzike,letersi.
Humor Humor : Shikoni dhe vlersoni...
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 05/11/2009
Falenderimet Falenderimet : 204

http://www.shoqeriajone.com/

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi