♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Origjina dhe organizimi i partizanėve nė zonėn e kufirit Shqipėri –Greqi

Shko poshtė

Origjina dhe organizimi i partizanėve nė zonėn e kufirit Shqipėri –Greqi Empty Origjina dhe organizimi i partizanėve nė zonėn e kufirit Shqipėri –Greqi

Mesazh nga Love Tue Jan 18, 2011 1:03 pm

Pėrgatiti Auron Tare
Padyshim qė ky operacion mund tė ishte pėrshpejtuar, por unė nuk doja qė ky pėrshpejtim tė ndikonte nė kompaktėsimin e trupave tona. Nė kushtet qė ne ndodheshim, ēdo gjė e mundur u zbatua me sukses. Gjithsesi nė duhej edhe pak fat njė komponent i rėndėsishėm i ēdo operacioni. Duke parė se ky territor i gjerė, i cili do tė rrethohej ishte i veshur me pyje dhe shkurre, vėzhgimi nga ajri ishte i vėshtirė. Pėr kėtė arsye, zona duhej tė vėzhgohej me kujdes nga trupat e lehta tė kėmbėsorisė, por qė ky mision nuk ishte i lehtė, pasi trupat tona tė kėmbėsorisė sė lehtė mund tė krijonin dyshime tek popullsia lokale. Kodi i fillimit tė operacionit iu dha trupave tanė nė datėn 4 korrik. Lėvizja e njėsive tė sulmit u bė sipas planit. Armiku, duke mos iu pėrgjigjur sulmit tonė, u tėrhoq nė zonėn e Jug-Perėndimit. Njėsitė e zbulimit tė Divizionit tė Parė Malor qė po kryenin vėzhgimin nė terren hasėn nė rezistencė nė drejtimin e Malit Avgo deri nė atė pikė se pėrparimi nė terren ishte i pamundur. Njė pėrpjekje e partizanėve pėr tė thyer linjėn e rrethimit nė zonėn e Grevenasė rezultoi pa sukses. Disa njėsi tė forta partizane vėzhgonin rrugėn Korēė –Ersekė, mesa duket pėr tė bėrė tė mundur hapjen e njė fronti nė kėtė zonė. Pėr kėtė arsye ne u detyruam tė sillnim rezervat e fundit qė kishim nė dispozicion pėr tė pėrforcuar batalionet e sigurimit qė kishim nė kėtė zonė. Kėto trupa u sollėn me kamionė. Konkluzioni ynė pėr ditėn e parė tė operacionit ishte se armikun e kishim tashmė nė “xhep”. Informacioni qė vinte nga vėzhgimi ajror konfirmonte se gati tė gjitha fshatrat ishin evakuuar, shenjė kjo tipike e zonave tė gueriljeve.
Gjatė ditės sė dytė tė operacionit, Divizioni i Parė Malor ndėrmori njė sulm tė gjerė, ndėrsa trupat e zonės lindore ndaluan pėr tė pėrforcuar pozicionet e tyre, si dhe pėr tė mbyllur ēdo kalim tė mundshėm nė territorin e tyre. Krahu ynė i djathtė kishte hasur nė luftime shumė tė ashpra nė veriun e Malit Gramoz, si dhe kishin ndėrmarrė sulme individuale nė njė terren shumė tė thyer malor. Ky informacion na erdhi fatkeqėsisht me mjaft vonesė dhe nuk mundėn tė bėnim asgjė si kundėr ofensive nė kėtė zonė. Lexuesi duhet tė kuptojė situatėn e betejės pėr tė kuptuar situatėn ku ishin trupat tona. Ėshtė gati e pamundur qė tė krehėsh njė zonė tė tillė malore me teren kaq tė thyer pėr t’u vėzhguar. Kjo mund tė bėhet, vetėm nėse ke nė dispozicion njė numėr trupash tė tilla, tė cilat tė formojnė njė linjė kompakte pushkatarėsh. Por edhe nėse i ke nė prapavije duhet tė mbash trupa rezervė, qė ndjekin linjėn e parė dhe mbyllin ēdo rrjedhje tė mundshme tė kėsaj linje. Gjithsesi shpejtėsia e lėvizjes sė kėsaj trupe ndikohet shumė nga ata tė cilėt pėrshkojnė kėtė teren kaq tė thyer. Pėr kėtė arsye lėvizja jonė ishte shumė e ngadaltė, gati njė kilometėr nė orė dhe nė zona mė tė thyera malore sigurisht edhe mė ngadalė. Ēdo ushtar nga tanėt ishte nė njė rrezik permanent nga njė sulm i partizanėve, tė cilėt duke e njohur shumė mirė terenin mund tė sulmonin nė ēdo kohė me shpejtėsinė e dritės. Luftimet trup me trup ishin tė pranishme dhe priteshin tė ndodhnin nė ēdo kohė. Duke mos pasur trupa tė mjaftueshme pėr krijimin e kėtyre linjave tė rrethimit, gjė qė ishte e pranishme kurdoherė nė kėto operacione, alternativa mė e mire sipas meje ishte pėrdorimi i trupave tė sulmit tė fortė, por me rrezikun qė kėto trupa po humbisnin lidhjen me njėra-tjetrėn, pasi iu jepej pėrparėsi veprimeve individuale tė ēdo ushtari pėr tė ndėrmarrė sulme sipas situatės. Nėse kėto njėsi sulmi hasnin rezistencė, atėherė njė shkėputje kontakti me njėsitė e tjera ndodhte shpesh. Nė raste tė tilla, fronti dukej mjaft i shpėrndarė dhe nė kėtė situatė veprimet e njė komande tė unifikuar ishin tė pamundura. Transmetimi i urdhrave do tė merrte shumė kohė pėr t’u kryer dhe gjetja e trupave nė kėtė lloj fronti ishte e vėshtirė. Pėr kėtė arsye ėshtė e kuptueshme qė edhe trupat mė tė mira qė ne kishim e kishin tė pamundur tė vepronin nė njė kordinim tė plotė. Po kėshtu, ishte e vėshtirė qė tė ndėrmerrnin kundėrmasa nė raste tė caktuara, pasi informacioni vinte apo dėrgohej me vonesė, kur situata nė teren kishte ndryshuar.
Divizioni i Parė Malor kishte pasur problemet e veta gjatė ditės sė parė tė operacionit, pasi batalioni i parė i kėmbėsorisė sė lehtė kishte nxituar pėr tė kapur disa lartėsi nė masivin e Malit Avgo, duke humbur lidhje me pjesėn tjetėr tė Divizionit. Kėtu ishte rrethuar nga partizanėt dhe i ishte dashur qė tė tėrhiqej nga ajo zonė me humbje tė mėdha. Gjatė kėtyre ngjarjeve nė kėtė zonė infermieria jonė me gati 80 tė plagosur kishte rėnė nė dorė tė partizanėve. Megjithė praninė e Kryqit tė Kuq, me gjithė lutjet e doktorėve dhe tė infermierėve, pėr tė mos i vrarė tė plagosurit, ata u masakruan nė mėnyrėn mė mizore tė mundshme. Njė toger, i cili kishte shpėtuar kėsaj masakre, por qė gjithsesi u nxor nė gjyq prej nesh dhe u pushkatua pėr humbjen e uniformės gjatė betejės, na dha njė dėshmi rrėqethėse pėr ato qė kishte parė nga masakra e tė plagosurve. Divizioni i Parė qė sulmoi disa orė mė vonė kėtė zonė nuk gjeti asnjė gjurmė partizanėsh, pėrveēse trupave tė masakruara tė tė plagosurve tanė.
Gjatė mėngjesit tė ditės se tretė tė operacionit, kur Divizioni i Parė Malor kishte mbėrritur nė linjėn Krania-Avgo-Konica, njė numėr prej gati 1500 partizanėsh u kapėn nė ēark nė zonėn e Krania-Pendelofon. Krahu jonė i Veriut, i cili ishte nė linjėn Ersekė –Gramoz nuk ishte nė gjendje qė ta shtynte linjėn e frontit nė kėtė zonė dhe pėr kėtė arsye nuk po e sulmonte dot. Megjithatė, rruga Korēė –Ersekė ishte e bllokuar nga njėsitė tona tė sigurimit, por trupa tė shumta partizanė ishin pėrqendruar aty dhe njė thyerje e linjės sė betejės nė kėtė zonė ishte e pritshme nga ne. Pėrfundimisht ndodhi ajo qė ne prisnim. Kur kėmbėsoria jonė malore u tėrhoq me nxitim nga luftimet nė Konicė pėr tė pėrforcuar kėtė zonė dhe arritėn nė Shipske me kamionė, tashmė ishte tepėr vonė. Megjithėse pjesa mė e madhe e forcave partizane ishin rrethuar nga njė sulm i furishėm i kėmbėsorisė sė Divizionit tė Parė Malor qė nga pjesa e Konicės dhe deri nė Furka dhe ishin tashmė jashtė betejės, njė pjesė e madhe e tyre thyen linjėn nė Shipske gjatė natės, me gjithė humbjet e mėdha qė pėsuan, mundėn qė tė arrinin nė malet e Vithkuqit, tė cilat ne i kishim spastruar vetėm disa javė mė parė. Pėrsėri partizanėt me njė instinkt tė saktė tė tyre gjetėn pikėn mė tė dobėt tė rrethimit tonė dhe arritėn qė tė ruanin pjesėn mė tė madhe tė trupave tė tyre tė luftimit. Operacioni u mbyll nė ditėn e pestė tė luftimeve, duke spastruar njė mori xhepash qė kishim mbetur nė rrethim dhe duke kapur apo asgjėsuar partizanėt e mbetur. Po kėshtu arritėm qė disa prej liderėve tė tyre t’i nxirrnin nga pyjet e thella, ku ishin fshehur. Megjithėse njė sukses i plotė nuk mund tė thuhej se ishte arritur, pėrsėri gati gjysma e partizanėve qė operonin nė zonėn e Pindit mund tė konsideroheshin si jashtė fushės sė betejės.

Love
Love
Super-Moderator
Super-Moderator

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 6788
Vendndodhja Vendndodhja : durress ke cesmja ferres
Hobi Hobi : te gjitha gjojna e bukrua
Humor Humor : te qafte jotem majmun
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 07/09/2010
Falenderimet Falenderimet : 30

http://www.shoqeriajone.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Origjina dhe organizimi i partizanėve nė zonėn e kufirit Shqipėri –Greqi Empty Re: Origjina dhe organizimi i partizanėve nė zonėn e kufirit Shqipėri –Greqi

Mesazh nga Vizitor Sat Dec 22, 2012 10:10 am

kur mi permendi greket mvjen me ja fut vetes me naj plumb 8-tshi kokes

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi