♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tradhtia e kunatės

2 posters

Shko poshtė

Tradhtia e kunatės Empty Tradhtia e kunatės

Mesazh nga Mona Sun Jan 09, 2011 2:01 pm

Nga Petraq J. Pali
Bėrtiti dhe ēirej mėme Sofia herė me zė tė lartė e herė mė butė se djemtė e vegjėl kishin hypur nė majė tė mėnit tė kuq e tė lartė qė kishte nė obor dhe nga frika se mos rrėzoheshin u bėrtiste si mė tė ėmbėl….na more Kostaq….tė keqen mėma, zbrisni andej, pse ju ka hedhur perėndia gjithė ditėn mbi tė, do na bėni hatanė do na bėni, zbrisni qė andej edhe ata mė tė vegjėlit zbriti avash avash…hė t’u bėfsha dhe tė marēa tė keqen…s’keni lodra tė tjera tė bėni…u hodhi perėndia ēdo dite nė majė tė mėnit…zbrisni ju bėftė mėma, zbrisni, mos na bėni ndonjė hata !
Kostaqi, si mė i madhi qė ishte ndėr fėmijėt e tjerė e kishte gjetur si lodėr qė sė bashku me ata mė tė vegjėlit disa orė tė ditės t’i kalonte mbi mėnin e lartė tė oborit tė tij, nga ku dukesh si nė pėllėmbė tė dorės si deti, mali qoftė edhe dritaret oboret e shtėpive karshi apo pėrreth.
. Ndėrsa kur u bėrtiste gjyshe Sofia, tė gjithė fėmijėt heshtnin dhe me fytyrat e tyre tė lyera me mėna tė kuq nga ku nuk u dalloheshin as sytė mėshiheshin pas gjetheve e pas frutit tė kuq duke mos nxjerė as zė.
Herė i dallonte gjyshja dhe herė nuk i dallonte qė ishin lart…mbi pemėn e madhe, mbasi ata nuk dėgjoheshin hiē fare,bile nė mė tė shumtėn e rasteve, u fliste kuturu duke menduar se ishin lart .
Fėmijėt nuk bėheshin si tė gjallė,.mbėrtheheshin mbas degėve dhe vazhdonin ritualin e pėrditshem, deri afėr drekės, pastaj tė gjithė zbrisnin me qetėsi tė mos dėgjonte as gjyshja plakė dhe me vrap shkonin e laheshin nė det deri mbaditeve vonė kur prindėt ktheheshin nga puna.
Kjo punė zgjati gjithė beharin, dhe pėr ēudi edhe kur mbaruan mėnat,ata atje e kishin vėndin.
Njė ditė nga ditėt gjyshja e paezmatuar nga frika e ndonjė hataje i raportoi tė birit se fėmijėt e tij dhe shokėt e tyre qė bėheshin pesė agjashtė edhe tani qė fryti ka mbaruar i shikoj qė ngjiten dhe rinė me orė tė tėra aty mbi mėn, mbase e kam edhe gabim po shikoje xhano kėtė punė mirė se do tė na bien fėmijėt dhe do tė na vriten…!
Mirė nėno e kishte qetėsuar i biri, do tu flas unė…edhe unė ēuditem dhe nuk e kuptoj, tani qė pema s’ka frut e ē’dreqin duan qė hypin lart?
Kjo, e vuri nė dyshim tė atin e Kostaqit, cili ikte nė punė nė mėngjes dhe mbrinte nė darkė vonė nė shtėpi ama mėndjen e kishte tek fėmijėt tė cilėt i porosiste qė tė mos hypnin mbi mėn..
Sėrish plaka e shkretė i tha tė birit njė ditė, preje atė mėn, tė marsha tė ligat, se do tė na bėsh hatanė do tė na bėsh, ata hypin atje dhe nuk flasin asnjė fjalė sikur nuk janė atje lart, se kuptoj pse fshihen pas degėve, unė skam sy ti shikoj po e mar me mėnd se ata ngjiten atje pėrditė.
E thiri i ati Kostaqin qe nuk ishte as 13 vjeē dhe i kėrkoi llogari duke e kėrcėnuar se po e gjeti nė mėn do ta hidhte poshtė ose do ta bėnte copė copė atė edhe ata mė tė vegjelit…Kostaqi ju betua se ata nuk ngjiteshin mė atje…!
U mendua i ati i Kostaqit dhe vrau mėndjen pse fėmijėt i kishte hdhur perėndia mbi mėn., me gjithė porositė e tij, plaka ankohej sėrrish se ata, atė punė bėnin ēdo ditė.

Hej… belaja na zuri tha me vete dhe vendosi tė kontollonte vetė gjėndjen, do rinte pa punė do mshifej nė ndonjė vėnd dhe do nxirte konkluzionin se c’farė dreqi i shtynte fėmijėt tė hypnin lart, sa orė rinin dhe pse,ē’farė mund tė shikojnė qė aty dhe pse hypin pėrditė ? Pyetje kjo qė e vuri nė siklet pėr njė farė kohe deri sa njė ditė vendosi.
U paraqit si i sėmurė dhe u tha fėmijėve qė do jem disa ditė nė shtėpi, fėmijėt dolėn nė lodra tė tjera dhe nuk mund tė ngjiteshin nė mėn si mė parė deri sa i ati ishte aty.
I la fėmijėt dolėn dhe i tha plakės mos ta shqetėsonte se do mbyllej nė dhomė se e ndiente veten sėmurė.
E ėma e besoi dhe ajo vazhdoi tė tirte ne furkė si zakonisht afėr oxhakut nė katin e parė tė shtėpisė sė gurtė.
Avash dhe pa rėnė nė sy u ngjit vetė nė mėn, u pėrpoq tė maskohej dhe filloi tė vrojtonte me kujdes majtas djathtas lart poshte dhe cep mė cep tė fshatit ….duke kontrolluar njė nga njė dritaret dhe dyert oboret,rruget dhe rugicat, pastaj kqyrte me kujdes nga mali nga deti e gjithėandej sa i hante syri.
Nuk vonoi as gjysėm ore dhe u llahtaris sa humbi toruan krejt kur shikoi mirė e bukur te kunatėn e tij Zamirėn nė katin e dytė tė shtėpisė saj karshi as njėqind metra duke kryer maredhenie intime me n/mjekun e fshatit i cili ahere shkonte pėr tė vizituar tė sėmurėt mė ēdo shtėpi…..!
Nuk u besoi syve dhe u trondit.
Vrojtoi me kujdes deri sa u bind plotesisht, nga mėni dukej mirė e bukur dritarja gjysėm e hapur e Zamirės, i shoqi i sė cilės vėllai i tij, ishte oficer kufiri nė marinė.
***
Zamira, sė bashku me tė shoqin, kishin kohė qė kishin ftohur marėdhėniet me tė vėllanė dhe tė ėmėn.midis tyre kishte njė ngrirje tė plotė.
Si oficeri edhe babai i Kostaqit qė ishte mė i madh kishin gati dy vjet qė nuk flisnin si vėllezėr, bile aqė sa oficeri nuk pyeste as pėr tė ėmėn e tij plakė.
Oficeri qė s’kishte as dy vjet i martuar i gėzohej Zamirės nuses sė tij tė re, e tė bukur,e kishte marė me dashuri nga njė fshat tjatėr e kishte me kimet, nuk e kishte nxjerė as nė punė, duke menduar pėr njė trasferim tė mundshėm nė qytet bile as fėmijė nuk kishin bėrė.
Zamira, nuk jepte pėrshytpjen se ja dridhte tė vėllait, njė gjė dihej se ajo, sa erdhi nuse u distancua nga e ėma e tė shoqit, nga kunati, kunata dhe nga tarafi i burit, u ftoh me ta dhe nuk u foli qysh nė fillim duke bėrė indiferenten dhe mėndjemadhen.
U vuri me pak fjalė distancė. I shoqi akoma mė keq, mbante anėn e tė shoqes si i fantaksur dhe s’pyeti mė as pėr vėlla e as pėr nėnėn qė i kishte bėrė kokėn. Tė dy palėt u pajtuan me kėtė gjėndje dhe heshtja e tyre u bė ortek....shkėputje totale nga njėri tjatri.
Zbriti nga mėni i pezmatuar i hidhėruar nė kulm dhe i ofenduar deri nė palcė....mirė ja bėn maskarait, im vėlla ėshtė qor, i pa fytyrė dhe sylesh...ja bėn mirė ajo kucka...prandaj prishi tė gjitha marėdhėniet qė tė mos fliste me ne dhe tė mos kishte pengesė dhe trazira....dridhja moj dridhja...tu lumte....tha i ziu vėlla kur zbriti nga mėni tu lumtė ajo p.....!
U vu nė nė siklet tė madh, vėllait mbasi kishin kohė pa folur, nuk mund t’i thoshte tragjedinė ose historinė e Zamirės....se mund tė ngatėronte veten familjen fėmijėt...por mund tė kishte dhe pasoja duke e akuzuar si shpifės e thashethemaxhi....!
Ishte ne dilemė...tė madhe,tė behej sehirxhi do ta vriste ndėrgjegja pėr gjithė jetėn, t’i thoshte ishte akoma mė keq...si duhej tė vepronte....?
Tė nesėrmen nuk vajti sėrish nė punė...mori Kostaqin dhe e shtrydhi tė voglin nė pyetje duke e kėrcėnuar e duke e rahur t’i thoshte tė vėrtetėn....djali u zbėrthye me njeherė...ne, tha ai, pėr ēdo ditė shikojmė teta Zamirėn nė krevat me doktorin, ata nuk na shikojnė neve....!
Mirė. mos thoni gjė e porositi i ati, se po thatė gjė vjen policia e u hedh nga mėni...doktori shkon tek teta Zamira se i bėn “gjėlpėrėn” ēdo ditė mbasi ajo ėshtė ėshte e sėmurė, kėtė nuk e dini JU , prandaj shkon ai, atje....!
Nuk dua tė dėgjoj asgjė reth kėsaj ēėshtje as ty as tė tjerėve...haj qėrrou kėndej dhe po mora vesh qė hypėt pėrsėri nė mėn do tu hedh qė andej.
Erdhi e ėma e Kostaqit nga puna mė darkė, e pyeti tė shoqin pse ishte i mėrzitur...ai nuk i tha asgjė, jam pak pa qejf....pyeti tė vjerėn veēas...as ajo s’dinte gjė...pyeti tė birin sėrish veēas...ai i tregoi tė vėrtetėn...!
Dėgjo kėtu i tha tė shoqit plot inat e mėri…!.
Po deshe mos na mer me qafė.
Zamira ka kohė qė sillet me doktorin, ty je i vonuar qė e mer vesh…hesht e mos u dėgjo, mos thuaj gjė se do na marish mė qafė e do tė na bėsh gjėmėn…le tė krejnė sytė, ajo qėllimisht nuk u bė me neve qė nė fillim, tė mos e pengonim nė dashuritė e saja qė s’janė tė parat.
Vellait tėnd i janė mbyllur sytė dhe sikur ta kapi nė flagrancė ja fal…po po ja fal….ai, pėrgjėrohet pėr Zamirėn, prandaj tė lutem mbylle kėtė histori, sikur nuk ke parė asgjė.kujdes Kostaqin dhe fėmijėt…fshati e di i tėri se doktori shkon atje ēdo saba se i bėn “gjėlpėrėn” tė shkretės…!
Tė lutem mos thuaj kurkujt asgjė, as atij.
Kaluan, ditė e kaluan muaj, dy vėllezėrit as shifeshin me njėri tjatrin as donin tė dinin pėr gjė, gjithėkush nė punė tė vet.
Babanė e Kostaqit, se zinte gjumi, e ėma e Kostaqit e qortonte nga herė se e kuptonte qė tė shoqin se mbante vėndi pėr historinė e bukur tė Zamirės…
Lėre tė krrejė zverkun, ē’tė duhet ty more I shkretė, apo do tė na shkatėrosh tė gjithėve….!
Jo moj grua, i kam vėnė kyēin gojės dhe nuk them gjė, se i mar me mėnd pasojat, ama mė grryen pėrbrėnda, si ai lumėmadhi im vėlla qė mos qoftė s’po mer vesh….!
Kaluan kohė dhe babai i Kostaqit…u ngjit sėrish nė mėn, ishte fund vjeshte…dritarja e katit tė dytė tek flinte Zamira ishte mbyllur.
**
Doktori mbasi vrojtoi si zakonisht ne rugice me ēanten me “gjėlpėra” nė dorė hyri si vjedhurazi nė obor, u fut brėnda dhe doli mbas dy orėsh i pėrcjellur nga Zamira me buzėqeshje e cila e falenderonte doktorin pėr “shėrbimin”…!
Skenė e llahtarėshme qė as dheu se tret….! Plasi nga Inati...dridhej i tėri !
Do ti them domosdo...kėshtu vendosi, do ti them tė dalė ku tė dalė...pėr njė nder ron njeriu, na mori mė qafė maskaresha, mirė neve po nėnės tė mos i flasė...po kėto aventura pse i bėn...turp, jazėk i qoftė jazėk...! Kuēka e mutit, e degjeneruara ! Kishte ditė qė luftonte me veten e tij...!
E priti tė vėllanė njė mėngjes, i irrituar dhe pa u kosultuar me tė shoqen ose tė ėmėm qė ishte plakė e madhe por ishte nėna e tė dyve, i tha plot gojėn....gomar, maskara, i fėlliqur nuk e ke kuptuar more der se doktori po tė shk......Zamirėn ? Laro, fėlliqėsirė vurė nderin nė vėnd !
I vėllai desh tė vazhdonte rrugėn pa i bėrė fare pėrshtypje ato qė dėgjoi, por pastaj ndaloi ēapin e i tha:
Dėgjo kėtu, i gjegjet oficeri qetė qetė, ty tė hėngėri cmira, zilia, se ne jetojmė mė mirė nga ty, Zamira ėshtė e bukur me shkollė nuk e ēoj nė punė dhe ty shpif....pse mi thua kėto gjėra tek e tek...se shpif, cmirsėz, ziliqar....zėmėrlig,mi thuaj nė prezencė tė njerzve, pa, po nuk tė kalba nė burg, nuk do tė mė thonė nė emėr...hapėm rrugėn tė mos tė tė hedh trutė ne erė...kėto thuaji sat shoqeje asaj fshatarkės shpifės i keq..
Babai i Kostaqit u mek...dridhej i tėri dhe nuk tha dot njė fjalė...ju muar goja....hė i tha i vėllai, pse s’flet por je shpifės thashethemaxhi intrigant dhe njeri i keq prandaj tė mbeti fjalė nė grykė, guak...do tė na sjellėsh pėrcarje mes ēiftit, Zamira, tė bėjė ē’farė tė dojė ē’tė kruan ty...ziliqar, hapėm rrugėn i poshtėr hapėm rrugėn se do tė tė kalb nė burg. S’tė vjen turp qė hap tė tilla muhabete...fshati do tė tė qeshė.
Iku i shkreti vėlla me bisht nė shalė...u bė pishman se dhe nuk nxori gjė nė dritė, u skandalizua me ē’farė molloisi i vėllai.
Ah...Perėndia ime, merėm hakė thoshte gjthmonė dhe nga hera...!
U bė pishman, asgjė e provuar, njė “thashethem” i madh mendonte me vete. Mirė mė ka thėnė ime shoqe...se ēfarė do tė ndreq me kėtė punė...Zamira, vazhdon punėn e saj...mirė t’ja bėjė maskarait, imoralit...oficer pale, muti...kur i kruhet asaj ne pse na ha lloia ?
Oficeri mė anėn tjatėr nuk duroi dot pa ja thėnė tė gjitha Zamirės, po tė pėrgjojnė moj e shkretė, sot mė doli para ai byrazeri e mė zbrazi njėmijė e njė....mė tha me plot gojėn qė doktori tė shk......Zamirėn...po ti ē’farė i the mo i shkretė....unė i bėrtita i thashė je shpifės ziliqar i keq....doktori shkon i bėn gjėlpėrat nė shtėpi, ja kėshtu i thashė...njė tė vertetė i ke thėnė tha Zamira rrėndė rrėndė,habitem me kėta njerėz si nė kohė tė baba qemos meren me fjalė e me shpifje nuk shikojnė punėn e tyre po qanė hallin e botės mė marēin tė keqen, ata plasėn qė nuk u flasim ne....ai, do kalbur nė burg...atė i thashė edhe unė tha merumi, por s’kisha dėshmimtarė....lėre tė llapin mos u mer me kėtė punė i tha ajo plot gojėn...se sa ta zgjasėsh aqė mė keq ėshtė, fshati muhabet kėrkon, doktori nuk vjen fshehurazi, unė ta kam bėrė tė qartė..ai vjen e mė bėn “gjėlpėrėn” dhe iken bile as pėr kafe nuk qėndron...uaaaa ējanė kėto shpifje..turp tė kenė qelbesirat, tė poshtrit....! Doktori ashtu shkon mė ēdo shtėpi,ajo ėshtė puna e tij tė bėjė gjėlpėra...Mos u mėrzit tė marsha tė keqen i tha oficeri tė shoqes...ja sa tė na vijė trasferimi e tė ikim nė qytet kėta do plasin fare....!
Kismet tha e shoqja,si tė jetė mė e mira do bėjmė.
***
Kaluan kohė dhe vėllazėria e tyre kishtė marė tatėpjetėn,ata ishin egėrsuar me njėri tjatrin sa pėr inat tė tyre oficeri ishte bėrė akoma me “mik” me doktorin nd/mjek...tė vinte pėr tė peshtirė, i gjithė fshati ziente....pėr kėtė miqėsi tė re tė oficerit me tė dashurin e gruas po kohėt qenė tė liga dhe kujt nuk ja mbante tė fliste...fundi fundi ajo,e kishte plaēkėn e saj dhe nuk i jepte llogari kėrkujt, ajo shtoi dozėn e vizitave tek mjeku edhe nė qytet. te pėrdorte alibinė si e sėmurė...merte ilaēe aty...dhe n/mjeku i fshatit, ‘miku, si zakonisht i bėnte “gjėlpėrat” duke u futur nė shtėpinė e saj sa herė tė deshte pa kurrėfare ndrojtje..
Ndėrsa i vėllai mė anė tjetėr po pėlciste, disa shokė tė tij ja hidhnin anės e anės....pėr aktivitetin e tė kunatės. Ēdo njeri varet nga kėmbėt e tij u thoshte dhe e kalonte muhabetin gjetkė, por nga ana tjetėr i plasi zemra nga inati...donte tė vinte nderin nė vėnd e ti tregonte tė vėllait qorr e miop tė vėrtetėn po si e qysh se kishte konkretizuar akoma.
Gjithė burat e fshatit ishin nė zbor ushtarak pėr pesėmėdhjetė ditė, bashkė me ta edhe nd/mjeku. Zborin e bėnin njė orė larg fshatit nė njė qėndėr lokalitetit, ku ishin mbledhur nga gjithė fshatrat pėr reth, batalioni ishte reshtuar sipas kompanive nga ku do tė fillonte stėrvitja me trupa nė teren malor.
Ishte njė vapė e ēmėndur, temperaturat shėnonin 38 gradė, zboristėt spekullonin tė gjithė me stėrvitjen dhe futeshin rrėzave apo nė hien e pemėve, disa tė tjerė ja mbathnin mshehurazi e laheshin nė det....tė gjithė ishin katandisur si ushtria e Haxhi Qamilit pa regull e disiplinė, oficerat pėrpiqeshin tė mbanin kėtė turmė tė ēmėndurish por mė kot, e aqė mė keq qė kishin njohje me njėri tjatrin.
Kėshtu vazhduan ditėt e zborit deri sa ndodhi ēudia. ...se siē thotė populli kur i vjen ngordhja qėnit pėrmjer nė derė tė xhamisė.
Nga njė plasje granate gjat stėrvitjes plagosen rėndė tre zborista.
Alarmohet komanda dhe urgjent kėrkon qė t’u jepet ndihma e shpejtė, kerkojnė me ngut doktorin e repartit ai s’gjėndej gjikundi, me njėherė me makinėn e komandantit i nisėn tė plagosurit nė spitalin e qytetit, ndėr kohė e mer vesh korpusi dhe menjėherė mbritėn oficerė madhorė pėr tė ekspertuar ngajrjen...atje raportohet qė doktori kishte dezertuar dhe nė momentin e aksidentit nuk ju dha dot ndihma e parė tė sėmurėve....!
Me njėherė shefi i shtabit te divizionit mer nė telefon Prokurorin ushtarak dhe urdhėron arestimin e menjhershėm tė doktorit qė ka braktisė detyrėn
Ndėr ushtarėt qė u caktuan pėr ta arestuar me kėrkesėn dhe kėmbėnguljen e tij u caktua edhe ....babai i Kostaqit.
Me makinėn e repartit urgjent shkuan tė kėrkonin doktorin nė shtėpinė e tij,nuk e gjetėn aty....!
Mė erdhe nė shteg o qėn qėni ja do ma bėsh mėmėn ja do ta bėj...do tė hedh trutė nė erė bashkė me atė kuēkėn qė na turpėroi....!
U thotė shokėve e di unė ku ėshtė doktori....e mar me mėnd dhe ėshtė e vetmja e sigurtėėėė !
Tė tre zboristėt qė ishin djem tė rinj edhe shoferi me ta hypėn nė mėn.
Dritarja ishte gjysėm e hapur, dukej mirė doktori me tė kunatėn.
Zbritėn dhe kėrkoi nga shokėt tė shkonin ta kapnin nė flagrancė...asnjėri nuk ishte dakort dhe hoqėn b***ėt mėnjanė, duke sygjeruar tė prisnin tė mbaronte”gjėlpėrat” me tė sėmurėn dhe pastaj ta arestonin....!
Babai i Kostaqit u egėrsua dhe aty pėr aty pa pyetur shokėt, i ēmėndur plotėsisht u tur drejt shtėpisė vėllait, kėrceu mbi avllinė e oborit , ngjiti shkallėt e jashtme tė katit tė dytė ku ishin “mėkatarėt” qėlloi me shkelm derėn dhe u fut brėnda si i xhindosur....duke shtirė me automatik nga dritarja....mos luani se u vrava, asnjė lėvizje......maskarenj....po i bėn “gjėlpėrat”.....hėėėėė mos luani asnjė lėvizje se u hodha trutė nė erė....!
Zamira, me duart ne mes tė shalėve lakuriq siē ishte i ra tė fikėt….doktori kishte zėnė fytyrėn me dorė dhe filloi tė qante si frikacak....me b***ėn pėrjashta !
Ēdo gjė ka njė fund bėrtiste pengmarėsi, pengjeve...mos lėvizni se u vrava
Me njėherė sa u dėgjuan armėt obori i shtėpisė dhe dhoma u mbush me ushtarakėt qė kishin ardhė tė arestonin doktorin dezertor dhe qivaē....i gjithė fshati u alarmua dhe u qas aty, me gra e pleq e plaka e fėmijė.... se burat ishin nė ditėn e fundit tė zborit...! Mbas disa orėsh ata do tė ishin aty.
Kostaqi dhe fėmijėt e pėrjetuan gjithė skenėn duke vrojtuar nė majė tė mėnit....!
U lajmėrua policia e cila mori me vete “krieminelėt” por ndėrkohė arestoi edhe babanė e Kostaqit tė cilin mė pas e dėnuan me 12 vjet burg pėr teror dhe “pėrdhunim banese”!
Epilog
Po pyetėt pėr Zamirėn, ajo ka tani dy fėmijė dhe ėshtė nė krah me burin e saj ish oficerin e marinės nė emigracion.Jeton si zonjė e madhe, natyrisht “gjėlpėrat’ e sėmundjes sė pa shėrueshme besoj se nuk i ndan ende !.
Ndėrsa doktorin e ndau gruaja dhe mbasi njė internimi reth pesė a gjashtė vjet, sot jeton nė Itali keq pėr ibret tė zotit.



Mona
Mona
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 10/01/1974
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2777
Vendndodhja Vendndodhja : Tiranė
Hobi Hobi : faqet e ndryshme tė internetit
Humor Humor : eee mundohem tė jem githmon me humor
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 18/07/2010
Falenderimet Falenderimet : 57

http://wwwka2010.webs.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Tradhtia e kunatės Empty Re: Tradhtia e kunatės

Mesazh nga Morena Tue Jan 11, 2011 2:26 pm

Shume intresante Mona ,faleminderit per kete shkrim qe ke sjellur !
Morena
Morena
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 09/12/1911
Numri i postimeve Numri i postimeve : 30651
Vendndodhja Vendndodhja : Ne kolltukun e se tashmes, me shikim nga e ardhmja...
Hobi Hobi : Muzike,letersi.
Humor Humor : Shikoni dhe vlersoni...
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 05/11/2009
Falenderimet Falenderimet : 204

http://www.shoqeriajone.com/

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi