♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tradhtia!

3 posters

Shko poshtė

Tradhtia! Empty Tradhtia!

Mesazh nga Morena Thu May 12, 2011 4:55 pm

Shoqėria shqiptare po ndeshet gjithnjė e mė hapur me dukurinė e
tradhtisė nė ēift, duke e konsideruar si njė fenomen social jo aq tabu.
Sociologėt zbulojnė mjaft prej shkaqeve tė saj, njė pjesė e tė cilave tė
pėrbotshme. Ka shumė arsye pse partnerėt nė ēift tradhtojnė. Disa nė
tradhti tė lehta e tė tjerė nė tradhti dramatike. Por si duhet kuptuar
ajo? Si realitet i natyrshėm, si ilaē i dashurisė apo si disfatė
personale?
Nė mendjen dhe kulturėn tonė tradhtia ka njė ngarkesė
negative: jo mė kot Dante Aligeri nė “Komedinė Hyjnore” i degdis dy
tradhtarėt Paolo dhe Francesca nė rrethin e Ferrit.
Por megjithatė
nuk ėshtė e thėnė qė tradhtia tė jetė gjithmonė “negative”….Edhe pse
statistikat tregojnė se mbi 70 pėr qind e njerėzve tradhtojnė, kjo mund
tė lexohet qė “nėse nuk jemi ne personi qė tradhton, atėherė ėshtė
partneri ynė….”. Midis pyetjeve tė shumta qė i janė bėrė ēifteve rreth
faktorit kyē nė njė marrėdhėnie dashurie, duket se pėrgjigja rezulton
unike. Ajo ėshtė e njėjtė edhe pse njerėzit janė tė karaktereve e tė
mendjeve tė ndryshme. Besimi dhe tė qenurit besnik. Kjo ėshtė ajo qė
kėrkojnė partnerėt nga njėri tjetri. Tradhtia ėshtė ana mė e errėt e ēdo
ndjenje dhe marrėdhėnieje. Njėsia matėse mė delikate qė shpreh vlerat e
vėrteta tė njė raporti. Por sa e afėrt dhe e largėt ėshtė ajo, edhe kur
partnerėt mendohet tė jenė nė kushtet mė ideale tė njė dashurie? Sa
kėrcėnues duket faktori i pabesueshmėrisė nė situata mė ē’komplekse dhe
tė kundėrta dashurore? A shihen efekte pozitive pėrtej fenomenit
“dramė”? Cilat janė pistat nė tė cilat duket se marrin jetė tradhtitė e
lehta apo problematike? Edhe pse fajėsinė e merr vetėm njėri a ėshtė i
vetmi qė i duhet ta pėrballojė? Janė kėto shumė problematika qė lidhen
nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė me filozofinė e gjerė tė tradhtisė. Arsye tė
shumta qė ēojnė nė dilema tė ndryshme. Pasione, inate, hakmarrje,
kėrkim pėr vetėvlerėsim, siguri dhe revoltė janė tė gjitha kėto
komponentė tė cilėt duket se nxisin tė njėjtin reaksion, tradhtinė.

Ana e errėt e dashurisė

Tradhtia
ėshtė ajo qė shumė ēifte duken se i tremben mė shumė gjatė
bashkėjetesės sė tyre. Ėshtė ana mė e erret e njė raporti dashurie, duke
pasuar dhembje, zhgėnjim, vuajtje, frikė tė vazhdueshme, humbje besimi,
zemėrim dhe ankth. Ajo ėshtė cilėsuar mė tė drejtė si mashtrimi mė
“perfekt” qė tė bėhet atėherė kur nuk e pret. Vjen papritur dhe
pakuptuar nė njė mėnyrė tė frikshme dhe ikėn me shumė gjurmė tė thella
nė ndėrgjegje, duke tė vjedhur buzėqeshjen nė mėnyrėn mė tė padrejtė.
Ėshtė kostoja qė paguan ironikisht. Ky ėshtė perceptimi qė mund tė
pėrshkruhet rreth dramave tė ndryshme qė pėrjetohen ēdo ditė midis shumė
historive shqiptare. Rrethanat mund tė jenė tė ndryshme por shpesh herė
tė paqarta. Njė djalė rreth moshės 25 vjeē lidhet me njė grua tė
martuar, kjo 31 vjeēe me 2 fėmijė. Deri kėtu dikush mund tė mendojė se
tė dy ata i lidh vetėm seksi, pasi s’duhet tė ketė dashuri mes tyre, por
ēudia ėshtė se ky person ka njė tė dashur 21 vjeēe. Nė fakt kėto janė
histori qė ndodhin ēdo ditė. Janė histori ku tė gjithė mund tė gjejnė
pak nga vetja dhe tė kuptojnė se pavarėsisht se lidhja e tyre duket se
ecėn mirė e shtruar, tradhtia mund tė shfaqet kur nuk e pret dhe as e
mendon.

Pėrse ndodh tradhtia?

Kjo ėshtė njė ndėr pyetjet
pėrgjigja e sė cilės ėshtė vėrtet komplekse. Sigurisht qė brenda mureve
tė errėta tė dramės sė paevitueshme duhet tė ketė themele tė forta pėr
tė arritur deri aty. Sipas psikoanalistit tė njohur Zigmund Froid, ajo
qė ēon kryesisht nė tradhti ėshtė monotonia qė lind nė njė marrėdhėnie
tė caktuar. Njė ēift edhe pse duket se ka njė raport tė mirė e pozitiv,
shpesh herė ndihet se mungon dėshira pėr tė provuar ndjesi tė reja, pėr
tė thyer monotoninė mbizotėruese. Ata qė e marrin iniciativėn mė lehtė
nė kėto lloj situatash duket se janė meshkujt. Kjo shpjegohet edhe me
natyrėn e tyre biologjike e psikologjike. Tek mashkulli ėshtė shumė e
zhvilluar dėshira pėr tė provuar ndjesi tė shumta seksuale qė nė termat e
mjekėsisė pėrcaktohet me emrin “libido”, e thėnė ndryshe “uri
seksuale”. Ndėrsa tek femrat kjo lloj gjendjeje, ėshtė shumė mė e
kontrolluar. Ato janė disi mė tė vetpėrmbajtura e mė tė “arsyeshme”.
Prandaj ndodh qė edhe pas shumė ndarjeve qė mund tė pėsojnė tė dyja
palėt si meshkujt apo femrat, shpeshherė, meshkujt e kanė mė tė lehtė tė
krijojnė njė raport tė ri. Ata janė mė tė lirė pėr tė provuar emocione
tė reja. Si pasojė adoptohen shumė lehtė ndaj aventurave tė ndryshme qė
ndėrmarrin. Njė tjetėr arsye qė ēon nė fenomenin e padėshiruar ėshtė
thjesht pėr hir tė njė dashurie apo pasioni mė tė fortė qė lind. Kjo
zakonisht ndodh prej femrave tė cilat nėse tradhtojnė e bėjnė sepse kanė
gjetur njė emocion tepėr tė fortė dhe bindės, pas tė cilit do ishin tė
gatshme tė paguanin me “ēdo gjė”. Madje edhe me humbjen e njė raporti tė
gjatė dashurie qė mund tė kenė pasur. Ato arrijnė tė zėvendėsojnė mė
lehtė emocione, por vetėm nė rastet kur kanė kuptuar se pėrjetojnė njė
emocion vėrtet tė fortė. Me pak fjalė, nė rastin e femrave tradhtia
ndodh kur ato dashurojnė vėrtet. Nė emėr tė pasionit kanė “ngulur” njė
thikė pas shpine. Duket se kjo ėshtė me e fortė se ajo e meshkujve tė
cilėt tradhtojnė, nė kuptime mė seksuale. Megjithatė asgjė nuk ėshtė e
prerė me thikė edhe pse kėto mendohet tė jenė rastet mė tipike, midis
shumė tė tjerave, edhe pse sociologėt tė ndryshėm pohojnė se kėto janė
rastet kur tradhtia ėshtė mė e vrazhdė e mė goditėse. Pasi tradhti tė
tjera tė cilat mund tė shihen nė njė sy mė pak tragjik janė ato qė
ndodhin nė situata disi mė lehtėsuese. Shpeshherė partnerėt ndihen tė
pavlerėsuar nga njėri tjetri. Ajo qė duan dhe kėrkojnė ėshtė pak mė
shumė stimė, vėmendje dhe besim vlerėsues. Pas debatesh tė ndryshme
ndodh qė shumė prej partnerėve meshkuj apo femra, duket se kėrkojnė njė
tjetėr person i cili mund tė jetė njė dėgjues i mirė, qoftė edhe pėr pak
kohė. Kjo pėrbėn njė tjetėr arsye flagrante qė ēon nė tradhti. Pak a
shumė kjo pėrngjason me njė tjetėr formė, atė tė hakmarrjes. Nė shumė
raste ndodh qė partnerėt pėr arsye xhelozie, apo inate tė papritura e tė
pakuptimta revoltohen aq shumė saqė do tė mjaftonte njė tjetėr njėri
pėr tė nxjerrė dufin dhe inatin e fshehur. Sigurisht shpirti kėrkon
shpagim, por le tė themi qė kjo nuk ėshtė mėnyra mė e mirė pėr ta marrė
atė.

Ndarje pėrgjegjėsish

Receta e parė qė do jepnim pas
njė fenomeni kaq tė rėndė e tė dhimbshėm do ish faji. I kujt ėshtė
faji? Kush e bėri kėtė gjė? Marrja e pėrgjegjėsive pas akteve tė tilla,
qė pėr hir tė sė vėrtetės janė tė shėmtuara, ėshtė njė tjetėr aspekt
paksa i vėshtirė pėr t’u konsideruar. Faji, ashtu siē thuhet shpesh nė
biseda tė pėrditshme, mbetet “jetim”. Por nėse do flisnim pėr kėtė lloj
“meseleje” qė ngatėrrohen shumė elementė, individė, ndjenja e faktorė,
subjekti ėshtė paksa mė i ndėrlikuar sa duket. Ashtu si edhe shumė arsye
tė ēojnė nė fenomenin nė fjalė ashtu edhe shumė pasoja e shoqėrojnė
atė. Nėse Arbri doli me shokėt e tij pėr tė dėfryer nė njė pasdite tė
diele, ishte sepse e dashura e tij nuk pranoi tė dilte me tė pasi
impenjime tė tjera ishin bėrė mė tė rėndėsishme pėr tė. Duket se koha qė
Arbri kalonte me shoqėrinė e tij ishte mė madhe se ajo qė kalonte me tė
dashurėn. Rastėsisht ndodh qė tė gjendet me njė nga ish miket e vjetra.
Tė njėjtėn panoramė mund tė tregonin edhe pėr shumė ēifte tė tjera,
ashtu si pėr shembull pėr Anjezėn me Klejdin. Historia e tyre ishte njė
histori e bukur por qė ish bėrė tepėr inpasionante. Pas disa muajsh tė
fejuar Anjeza kupton se nuk ndihej mė e dashuruar. Ajo shprehet se
bashkėjetesa ndryshoi gjithēka. Ashtu sikurse edhe Klejdi i cili filloi
tė ishte mė dyshues, mė i ftohtė, shumė ndryshe. Nė kėto lloj rrethanash
ajo qė kuptoi ishin ndjenjat qė kishin lindur pėr shokun e saj tė
punės. Nė histori tė ndryshme, po tė hedhėsh vėzhgime investiguese
kupton se ftohja apo tradhtia lind mbi pista tė forta, madje tė
qėndrueshme edhe pse tė papranueshme si tė justifikueshme. Por duke
analizuar historitė e lartpėrmendura, duket se do ishte e padrejtė nėse
fajėsinė do e merrte vetėm njėri prej partnerėve. Pasi akti drejt rrugės
sė shėmtuar duket se ėshtė performuar nga tė dyja palėt. Le tė themi qė
njė raport dashurie i ngjan njė vallėzimi tė bukur, apo njė tangoje tė
thjeshtė. Pėr tė arritur njė interpretim tė mirė duhet vėmendje dhe
pjesėmarrje nė vallėzim nga tė dyja palėt. Nė tė kundėrt ai nuk ėshtė mė
njė vallėzim i realizuar.

Pėrtej efekteve anėsore

Por
midis ndjesive mė negative qė prodhon fenomeni i tradhtisė, mendohet
gjithashtu se ėshtė fenomeni qė e ka njė anė tjetėr tė medaljes. E
frikshme por e besueshme. Rrethanat qė ēojnė individė tė ndryshėm nė
kryerjen e njė drame tė tillė janė nga mė tė larmishmet, ashtu siē i
pėrmendėm mė lart. Por midis arsyeve mė banale fshihen tė vėrteta
ēliruese qė ndonjėherė janė tė nevojshme. Ato janė edhe rastet mė tė
mira tė cilat ndonjėherė tė bėjnė tė kuptosh tė vėrteta triumfuese. Pas
njė tradhtie tė rėndomtė apo jo tė tillė, tė ndodh tė pėrshkosh ndjesi
nga mė tė paparashikuarat. Qė nga kėnaqėsia e pėrjetuar, rigjetje e
vetvetes, njė aventurė e kėrkuar, deri te vetėgjyqėsia apo pendimi i
rėndė. Ėshtė pikėrisht kjo, ana e medaljes, qė kushdo qė e ka ndjerė ka
kuptuar se jeta e tij ka marrė njė tjetėr kuptim. Pikėrisht tė ndodh qė
pas njė tradhtie, tė kuptosh ndjenjat e vėrteta qė ekzistojnė brenda
teje. Arrin tė kuptosh qė prapaskena tė tilla, tė kanė pėrzgjedhur
aktorin mė tė mirė tė njė historie tė vėrtetė dashurie. Ndoshta pas tė
tilla rrethanash njeriu kupton se pasioni i vėrtetė ėshtė pasioni qė ka
provuar nė dashurinė e tij. Ėshtė ajo dashuria pėr tė cilėn ia vlen tė
vazhdosh, ndoshta mė me shumė vendosmėri, shpirt dhe brendi. Nė kėto
lloj rastesh gjithēka kuptohet se pas njė akti, qė edhe pse i shėmtuar
nė dukje, nė depėrtime tė thella mbart vlera tė vėrteta shėruese. Ndaj
mė tė drejtė mund tė themi se tradhtia pėrpos efekteve negative, ndodh
tė shndėrrohet si njė kurues i njė marrėdhėnieje tė caktuar e cila
rilind falė efekteve tė panjohura por ekzistente dhe pozitive.

Ēfarė sugjerohet?

Ajo
qė sugjerojnė sociologėt e ndryshėm ėshtė gjetja e njė zgjidhjeje. Pėr
tė mbrojtur njė raport nga vdekja e tij ka mėnyra qė mund ta mbajnė nė
jetė. Cilat janė ato? Si mund tė shmanget tradhtia? Tradhtia ėshtė shumė
flagrante dhe si e tillė shmangia saj rrallė ndodh. Megjithatė ka dhe
raste shprese. Njė bisedė e hapur me partnerin duke i treguar gjithēka
rreth ndjenjave tė reja, do ishte ajo qė sugjerohet nga shumė sociologė.
Tė flasėsh pėr ndjenjat e reja ėshtė njė ushtrim shumė i mirė pėr tė
ēliruar nga mėkati “ndėrgjegjen e vrarė”. Pas njė bisede mund tė
kuptohet nėse ėshtė ajo qė kėrkon vėrtet apo ruajtja e raport tė parė.
Konsultimi me ekspertė martesorė ėshtė njė mėnyrė tjetėr efikase qė do
tė ndihmonte pėr mbrojtjen e lidhjes. Ēfarė sugjerohet nėse “dėmi” ėshtė
bėrė? E vėshtirė, por i riparueshėm. Duket se e njėjta pilulė
sugjerohet. Pas njė tradhtie tė menduar apo ajo, tė flasėsh me partnerin
ėshtė gjėja mė e mirė qė mund tė bėhet. Edhe pse shumė do tė mendonin
shprehjen e famshme “pse tė shkosh si cjapi te kasapi?”, ekzistojnė
rrugė lehtėsuese. Duke folur nė mėnyrė tė sinqertė, pėr pendim dhe breje
ndėrgjegje situata mund tė shihet me sy mė pak tragjik. Falje apo jo,
pėrgjigja mbetet relative. Kjo varet se sa e pėrballueshme ėshtė
tradhtia nga tjetri dhe i dėshirueshėm mund tė jetė jetėgjatėsia e
raportit.

Pėrse tradhtojmė:

Sepse dashurojmė njė tjetėr (30%)
Pėr tė luftuar monotoninė, dėshira pėr pushtime tė reja (22,6%)
Dėshira pėr tė provuar eksperienca tė ndryshme seksuale (19%)
Sepse ndihemi tė pakėnaqur nga partneri (15,3%)
Sepse ndihemi tė pakėnaqur nga jeta dhe duam njė konfirmim


Edituar pėr herė tė fundit nga Morena nė Thu May 12, 2011 5:12 pm, edituar 1 herė gjithsej
Morena
Morena
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 09/12/1911
Numri i postimeve Numri i postimeve : 30651
Vendndodhja Vendndodhja : Ne kolltukun e se tashmes, me shikim nga e ardhmja...
Hobi Hobi : Muzike,letersi.
Humor Humor : Shikoni dhe vlersoni...
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 05/11/2009
Falenderimet Falenderimet : 204

http://www.shoqeriajone.com/

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Tradhtia! Empty Re: Tradhtia!

Mesazh nga Ester_ Thu May 12, 2011 4:58 pm

tradhtia nje fenomen shume i perhapur ne shoqerine tone dhe mesa shikohet duket dicka normale ne kete shoqeri pro harrojne qe kush tradhton ne rradhe te pare ka tradhtuar veten e tij sepse ka humbur vlerat si njeri pastaj partnerin ose partneren
Ester_
Ester_
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 573
Hobi Hobi : shkrimi
Humor Humor : gjithmone
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 01/03/2011
Falenderimet Falenderimet : 0

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Tradhtia! Empty Re: Tradhtia!

Mesazh nga Gjumashja Thu May 12, 2011 5:00 pm

Pse vetem ne shoqerine tone?Ajo eshte ekzistente kudo perderisa ndjenja e dashurise eshte universale,por nese e keni fjalen qe ketu eshte me e perhapur une do te thoja qe ketu eshte me e permbledhur per shkak te mentalitetit e ca e ca te tjera.
Gjumashja
Gjumashja
Super-Moderator
Super-Moderator

Numri i postimeve Numri i postimeve : 9358
Vendndodhja Vendndodhja : Mbi torte.
Hobi Hobi : Qeflie
Humor Humor :
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 24/10/2010
Falenderimet Falenderimet : 69

http://www.shoqeriajone.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Tradhtia! Empty Re: Tradhtia!

Mesazh nga Vizitor Sun Jan 13, 2013 11:10 am

Tė gjithė thonė se tradhtia ėshtė gjėja mė e keqe qė mund tė ndodhė nė njė histori dashurie. Njė veprim (thuajse) i pafalshėm, sinonim i mungesės sė respektit, mėkati mė i madh. Megjithatė, ndonjėherė arrin tė jetė thuajse e nevojshme. Sepse nga njė anė na kujton se nė dashuri ashtu si nė luftė nuk ka rregulla, dhe nga ana tjetėr ėshtė nė gjendje tė zgjojė ndjenja tė pėrgjumura dhe tė na kujtojė se pėrse jemi dashuruar me partnerin tonė. Shumė histori tė jetuara personalisht na kanė treguar se si tradhtia i ka ndihmuar tė shpėtojnė madje edhe tė forcojnė lidhjet e tyre sentimentale. Por si mund tė shpjegohet fakti se njė tradhti mund tė shėrbejė pozitivisht nė njė lidhje?

Armiku numėr njė nė njė ēift ėshtė rutina dhe tė menduarit se nė lidhjen e tyre nuk ka mė asgjė pėr tė zbuluar. Njė tradhti mund tė jetė si njė rrufe nė njė qiell tė qetė, qė vjen e vendos disa siguri. Na bėn tė kuptojmė dhe tė qartėsojmė shumė gjėra mbi atė ēka duam. Tradhtia nė bėn tė hapim sytė dhe nė kėtė aspekt ėshtė pozitive pėr jetėn nė ēift.

Nė cilat situata tradhtia mund tė jetė pozitive pėr ēiftin?

Nuk mund tė pėrgjithėsohet: ajo qė mund tė ndihmojė njė ēift, mund tė shkatėrrojė njė tjetėr. Tradhtia shpesh mund edhe ta pėrkeqėsojė situatėn. Sigurisht qė ka shumė histori qė pėrfundojnė pozitivisht nga kjo eksperiencėpor gjithmonė duhet pasur kujdes: shumė shpesh njė tradhti e shkatėrron njė lidhje sentimentale, nė vend qė tė zgjidhė problemet qė ajo ka.

Rreziqet e kėsaj metode

Tė pėrdorėsh tradhtinė pėr tė pėrmirėsuar situatėn nė njė ēift mund tė jetė e rrezikshme, sidomos nė rastet kur ajo zbulohet nga partneri. Me pak fjalė: asnjė avantazh nga tradhtia nuk do tė arrijė tė kompensojė rreziqet dhe vuajtjen qė mund tė shkaktojė. Asnjėherė tradhtia nuk rekomandohet si metoda pėr tė shpėtuar njė ēift nė krizė.

Tė ēlirohesh nga njė fiksim

Kėshtu nis tė tregojė historinė e saj Daniela, me profesion gazetare dhe moshė 27 vjeēe. “Unė dhe Paolo ishim bashkė prej dy vjetėsh: raporti ynė ishte thuajse perfekt pėrveēse njė mungese tė theksuar komunikimi. Atė verė Paolo, sapo kishte ndryshuar punė, nuk mund tė shkonte me pushime dhe unė kisha shkuar te shtėpia ime nė det me familjen. Aty njoha Franēeskon, njė djalė shumė simpatik me tė cilin kalova pjesėn mė tė madhe tė pushimeve tė mia. Kishte njė tėrheqje tė madhe mes nesh dhe kisha pėrshtypjen se ai ishte shpirti im binjak. Edhe pasi u kthyem nė qytet i mbajtėm kontaktet me njėri-tjetrin. Imagjinoj shpesh Franēeskon dhe faktin e si mund tė isha me tė. Verėn tjetėr u ripamė sėrish nė det. Tashmė ai ishte bėrė njė fiksim pėr mua. Pas zėnkės sė parė telefonike mė Paolon vendosa tė shkoja nė shtrat me tė. Bėmė dashuri nė plazh. Gjithēka do tė kishte qenė perfekte sikur tė mos kisha kuptuar pikėrisht nė atė moment se sa shumė e doja Paolon. Franēesko ishte ndryshe nga ajo qė kisha imagjinuar. Njė ditė mė pas fillova tė angazhohesha shumė pėr tė shpėtuar historinė time me Paolon. Flisja ndonjėherė me Franēeskon, por ajo e jona u kthye nė njė miqėsi shumė tė bukur. Pėrkundrazi e falėnderoj qė mė bėri tė kuptoj, vlerėn e historisė sime tė dashurisė, qė tani ecėn mė mirė se kurrė.I dhurova njė fillim tė ri historisė sonė

“Ditėn qė vendosėm tė martoheshim i dashuri im mė tregoi se mė kishte tradhtuar shumė herė me njė nga ish tė dashurat e tij. Fillimisht, pavarėsisht zhgėnjimit e vlerėsova shumė sinqeritetin e tij. I lajmėruam tė gjithė se do tė martoheshim ashtu siē e kishim parashikuar. Por nė tė vėrtetė nuk e kisha kaluar tė gjithė inatin. Raporti ynė filloi tė shkatėrrohej ngadalė: i bėja vazhdimisht skena xhelozie, e kontrolloja si e fiksuar, nuk e lija tė dilte me miqtė, doja tė dija gjithēka pėr atė qė ai bėnte. Me pak fjalė njė ankth i vėrtetė pėr tė dy. Gjatė njė feste takova njė nga ish tė dashurit e mi. Pėrfunduam nė shtrat sė bashku. Nuk po e bėja pėr t’u hakmarrė, por pėr t’u ngushėlluar. E vėrteta ishte se mė bėri shumė mirė. E kuptova se e doja akoma mė shumė tė dashurin tim, se tradhtia kur nuk shoqėrohet nga ndjenja nuk ka vlerė. Duke e tradhtuar e ndjeva veten tė barabartė. Tashmė mund tė ishte e mundur tė nisnin gjithēka nga fillimi. Kjo ishte historia e Anės, njė biznesmene 31-vjeēare.
Rizbulova dashurinė

Ja se ēfarė thotė Agata, njė inxhiniere 33-vjeēare.

Me Fabion isha mirė, por edhe pa tė. Pas shtatė vjetėsh bashkė, kisha dėshirė ta lija she shumė frikė tė qėndroja vetėm. Ishte atėherė qė njoha njė djalė simpatik dhe tė sjellshėm qė pėr ironi tė fatit quhej Fabio. Ishte ambicioz, dinamik i gėzueshėm, me pak fjalė gjithēka qė nuk kishte Fabio “im”. Nisa ta frekuentoja gjithmonė e mė shpesh: isha mirė me tė, por mė mungonte buzėqeshja e Fabios, sytė e tij tė zinj veprimet e tij tė sjellshme. Djaloshi qė kisha pėrballė nuk bėnte qė tjetėr veēse tė mendoja pėr personin me tė cilin kisha kaluar shtatė vitet e fundit tė jetės sime. Fabio, i dashuri im, nuk e mori vesh kurrė pėr Fabion tjetėr. Por sjellja ime ndaj tij ndryshoi, duke i dhėnė mundėsi lidhjes sonė tė gjente njė ekuilibėr tė ri.

E kuptoi se mund tė mė humbteJa se ēfarė tregon Letizia, 36-vjeēare me profesion infermiere. Gjithmonė kam pasur pėrshtypjen se historia jonė do tė pėrfundonte keq. Ndoshta nuk isha e dashuruar...nuk e di. Por edhe ai nuk mė dukej shumė i dhėnė. Nuk mė pėlqente mėnyra se si ai reagonte ndaj veprimeve tė mia dhe shpesh pėrfundonim duke u zėnė dhe me javė tė tėra pa folur. Njė darkė, shumė e pakėnaqur pėrfundova duke bėrė dashuri me Pieron, miku i njė shoqes sime me tė cilin kisha qenė nė njė festė ku kisha pirė pak. Dy ditė mė pas, i dashuri im lexoi njė e-mail qė pa dashje e kisha lėnė hapur nė ekranin e kompjuterit. Aty Piero, duke mė kujtuar atė se ēfarė kishte ndodhur njė fundjavė mė parė, mė bėnte qindra komplimente dhe nė fund shkruante “shpresoj se i dashuri yt ta kuptojė se ēfarė vajze ka nė krah”. Mendoj se nė atė moment ai hapi sytė. E kuptoi se pėr tė ndenjur me tė duhej tė pėrkujdesej shumė pėr mua. Kaluan dy muaj para se ta kuptoja se ai e kishte lexuar atė e-mail. Folėm vetėm njė herė dhe pastaj nuk e zumė mė nė gojė atė qė kishte ndodhur.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Tradhtia! Empty Re: Tradhtia!

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi