♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Zhgėnjimet kinematografike tė vitit 2010

Shko poshtė

Zhgėnjimet kinematografike tė vitit 2010 Empty Zhgėnjimet kinematografike tė vitit 2010

Mesazh nga Tironcja_omel Wed Jan 05, 2011 6:45 pm

Kemi arritur nė kohėn e vitit filmik nė tė cilėn studiot e mėdha shfaqin filmat e tyre pėr shikuesit e festave dhe homologėt e tyre “indi” presin tė jenė pretendentė pėr ēmimin Oskar. Do tė ishte lehtė tė rrimė ulur dhe tė numėrojmė urimet tona dhe tė kontrollojmė 101 arsyet pse ne mendojmė qė filmi “Black Swan” ėshtė filmi mė i mirė i vitit. “Por, ku ėshtė argėtimi nė tėrė kėtė? Nė vend tė kėsaj, le t’i ekzaminojmė dhjetė zhgėnjimet kinematike tė vitit 2010

“127 Hours”

Aventura e Deni Bojlit me titull “127 Hours” ėshtė njė film tė cilin do t’ua rekomandonim po thuajse tė gjithėve... mirė, tė gjithėve pėrveē njė legjioni tė urrejtėsve tė Bojlit, tė cilėt mendojnė se mėnyra me tė cilėn heroi ynė ēlirohet nga shkėmbi ėshtė paksa e tepruar.



Xhiruesit

e moralshėm tė filmit “The Hangover”

Tashmė ėshtė njė konstatim i pėrfunduar qė pjesa e dytė e filmit “The Hangover” do tė jetė zhgėnjyese. Jo vetėm pėr faktin se ėshtė vazhdim. Gjithashtu jo pėr shkak se pjesa e parė nuk ishte e mirė. Jo, do tė digjet pėr shkak se nė fillim ishte angazhuar dhunuesi e mė pas ėshtė vendosur nė baza morale, qė tė anulohet pjesėmarrja e yllit tė ēmendur tė filmit.



Bashkėpunimet

e fundit mahnitėse

Bashkėpunimet e vitit 2010 regjisor-aktor nuk u ngjajnė fare atyre tė viteve tė kaluara. Filmat e Skorseses me Dikaprion kurrė nuk i janė ofruar atyre me De Niron. Tjetėr shembull ėshtė Ridli Skoti me Rasėll Kroun me filmin “Robin Hood”, larg prej filmit “The Gladiator”. Edhe Denzel Uashingtoni ka bėrė edhe njė film me Toni Skotin, pėrsėri qė ka tė bėjė me njė tren. Tė mos flasim pėr bashkėpunimin e Tim Bartonit me Xhoni Depin nga “Edward Scissorhands” nė “Aice in Wonderland”. Koha pėr pushim ... ose pėr ndarje.



Dėshtimet

e marrėzisė

Derisa shikuam nė filmat e shfaqur nga studiot filmike gjatė kėsaj vere menduam se sa tė marra kanė qenė ato. Pėr shembull filmat: “Iron Man 2”, “Shrek Forever After”, “Sex and the City 2”, “Prince of Persia”, “Killers”, “The A-Team”, “Grown Ups”, “The Last Airbender” dhe “Predators”. Menduam pėr kohėrat e mira kur Stivėn Spilbergu dhe Xhon Hjuzi na ofronin diēka tjetėr nė vend tė ajrit tė kondicionuar pėr ēmimin e biletės.





Kthimi i ngadaltė

i Xhenifer Enistonit

Kur kritikėt shprehėn njėfarė zhgėnjimi pėr Xhenifer Enistoni nė muajin gusht, pas shfaqjes sė komedisė sė dytė tė tmerrshme tė vitit, u ngritėn akuza pėr urrejtje ndaj femrave. Nėse kritikėt nuk kanė mundur ta vlerėsojnė punėn e Enistonit nė “The Bounty Hunter” dhe nė “The Switch”, atėherė ata me siguri urrejnė femrat, gjithashtu, tė mos pėrmendim ylberin, perėndimin e diellit dhe kėlyshėt e qenve.



“Ende jam kėtu”,

po edhe...?

Si, je tallur me ne? Aha nė rregull. Faleminderit Kejsi Aflek dhe Zhoakin Feniks, qė na treguat tė vėrtetėn. Shpresojmė se do tė jetoni mė lehtė me atė vit tė jetės suaj tė cilin e keni humbur tėrėsisht.



Filmat me Majkėll Dagllasin

Siē edhe e kemi kuptuar deri tani, Majkėll Dagllasi ėshtė njė aktor mjaft i mirė. Ai ka luajtur nė dy filma nė vitin 2010, nė njė tė mirė dhe nė njė vazhdim tė dėshtuar tėrėsisht tė panevojshėm. Aftėsia, talenti dhe gatishmėria e Dagllasit pėr tė interpretuar role tė mira ėshtė dėmtuar nga renditja e shfaqjes sė filmave tė kėtij viti.



Harvi Uajnstajn

E dimė qė bordi pėr pėrcaktimin e moshės sė lejuar pėr shikimin e njė filmi punon nė mėnyra misterioze. Harvi Uajnstajn ishte ankuar sepse bordi kishte vendosur qė filmi “King’s Speech” tė lejohet tė shikohet vetėm nga tė rriturit pėr shkak tė gjuhės sė pėrdorur. Por, e tėrė ajo zhurmė ishte bėrė nga ana e Uajnstajnit duket tė jetė: A) Publicitet, B) Diēka qė ka mundur tė evitohet dhe C) Tė dyja nga pak.



Ku qėndron problemi me Stiv Kerėllin?

Ai mund tė luajė role shumė tė mira nė komeditė e tė tjerėve, por dėshton me role nė tė cilat gjatė tėrė kohės ėshtė i keqpėrdorur. Ai kurrė nuk duhet tė bashkėpunojė me njerėz tė ngjashėm me Shon Levin (Date Night). Xhad Apatovi do tė duhej tė shkruajė njė film tė ri pėr kėtė aktor.



Ende duke pritur pėr filmin “Tree of Life”

Kaloi edhe njė vit e ne ende jemi duke pritur shfaqjen e filmit “Tree of Life”. Studioja filmike “Fox” ka njoftuar mė nė fund se ky film do tė shfaqet mė 27 maj tė vitit 2011. Ka gjasa tė mos shfaqet. Nė atė rast, do tė gjejmė diēka tjetėr pėr tė bėrė nė listėn e vitit tė ardhshėm
Tironcja_omel
Tironcja_omel
Embelsira e Forumit
Embelsira e Forumit

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 9117
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 14/09/2010
Falenderimet Falenderimet : 66

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi