♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Njė jetė i lidhur me pranga

Shko poshtė

Njė jetė i lidhur me pranga Empty Njė jetė i lidhur me pranga

Mesazh nga MONDI Tue Dec 21, 2010 8:09 pm

Agron Kalaja, njėri prej rebelėve tė burgut tė Spaēit


I pėrket formulės sė njohur tė dėnimeve komuniste: njė familje e pasur, me tė arratisur dhe kundėr regjimit. Si shumė tė burgosur tė tjerė politikė shqiptarė, por tė vėrtetė ama. I tillė mes tė shumtėve edhe 68-vjeēari Agron Kalaja, qė me 20 vite burg politik nė historinė e jetės sė tij, pret qė kėto ditė tė dekorohet nga Presidenti i Republikės, Bamir Topi, i propozuar me nderim nga bashkėvuajtės tė tjerė.


Zanafilla


I ati ishte dyqanxhiu i ushqimores sė fshatit Zėmblak nė Devoll, i cili "jo pasuri tė mėdha, por kishte pesė lekė mė shumė se tė tjerėt", siē thotė Agroni. Nė fakt kishte 13 ha tokė dhe 110 copė napolona floriri, tė dokumentuara dhe sot, nė ēastin kur ia behu pushteti popullor dhe gjithēka iu sekuestrua prej komunistėve tė rinj.


Kishte qenė legalist, ballist, por kishte ndihmuar gjatė luftės me ushqime pa dallim edhe komunistėt. Nė vitin 1951, kur i kėrkuan tė bashkohej me kooperativėn, ai dhe disa tė tjerė nuk e pėlqyen kėtė ide, ose mė saktė, nuk e deshėn.


Por vetėm sepse nuk deshėn 'tė martoheshin' me hir apo me pahir me kooperativėn, nisi dhe u rrokullis duke marrė ē'gjente pėrpara orteku i tė gjitha vuajtjeve deri aty ku nuk mbante mė.


Me shumė gjasė u sajua njė zjarr nė fshat, pėr tė akuzuar babain e Agronit, Avdyl Kalanė, se ai dhe disa kundėrshtarė tė tjerė tė kooperativės ishin ata qė e dogjėn. "Nė fakt as qė mund tė imagjinohej ta kishte bėrė babai. Ishte vetėm njė sajesė e Sigurimit tė Shtetit. Nėna na tregonte qė babanė e arrestuan, duke fjetur gjumė madje.


Dhe nė atė periudhė dėnuan dhjetė veta; babain dhe njė tjetėr i varėn nė litar, tė tjerėt me shumė vite burg", kujton duke dėshmuar Agroni. Dhe jo vetėm i ati, por edhe halla, xhaxhai, edhe pse vetėm nga 18 vjeē, u arrestuan edhe ata si 'armiq tė popullit' pėr tė vuajtur nga 15-20 vjet burg. Ndėrsa kush mbeti dhe mundi nga familja, u arratis.


Por bashkėshortja dhe fėmijėt e babait tė varur, domethėnė bashkė me Agronin, asokohe 7 vjeē, u internuan nė Grabian tė Lushnjės. "E nga mund ta doja unė atė regjim, qė mė masakroi babain dhe gjithė familjen, qė mė mori gjithė pasurinė?!", thotė Agroni. E kėtė mungesė dashurie sa nga mosha prej adoleshenti, sa nga karakteri dhe ngacmimet reale, e shprehte me fjalė. Edhe nė trakte, nė kėtė rast antikomuniste.


"Kam hedhur trakte nga tė mundja. Kam shkruar nė to qė Shqipėria ėshtė njė kopėsht zoologjik i thurur me tela me gjemba, nga ku nuk dalin dot as zogjtė", se "kooperativistėt marrin 20 lekė pėr ditė pune, por nėse ka prodhim i marrin dhe aq lekė". Por ajo qė e rėndoi mė shumė nė dėnimin e mėpasshėm do tė ishte pėrgojimi i numrit njė, vetė Enver Hoxhės.


"Pata thėnė se kur studionte nė Francė e pėrjashtuan nga universiteti, sepse ishte homoseksual dhe me pseudonimin 'Marjana'. Kėtė e dija nga tė internuar qė kishin qenė nė njė shkollė me tė dhe ngaqė mė donin e kishin besim tek unė, hapeshin.


Dhe unė i mbrojta, duke mos i treguar nė gjyq", kujton Agroni. Provoi edhe tė arratisej drejt Greqisė me njė shok tjetėr korēar, ashtu si xhaxhallarėt qė u arratisėn nė Gjermani, SHBA, Kanada. Por nuk pati fat si ata, u kap nga rojet e kufirit. Dhe me gjithė ato akuza mbi shpinė, edhe pse vetėm 18 vjeē, Agron Kalaja u dėnua me pushkatim si "Armik i Popullit".


"Atė periudhė jetoja nė njė birucė i lidhur kėmbė e duar, qė mė zgjidheshin vetėm kur shkoja nė banjo. Me kokore nė kokė, qė mos pėrplasja kokėn nė mur pėr tė vrarė veten. Haja nė ditė vetėm 600 gr bukė dhe njė garuzhde supė tė gatuar keq.


Nga 80 kg pėrpara se tė arrestohesha, u katandisa ndoshta 40 kg njeri. Nė pritje tė ditės kur do tė mė merrnin dhe ekzekutonin, siē bėnin me shumė tė tjerė qė sot nuk iu dihen eshtrat ku i kanė.


Kur krejt papritur nė Lushnjė kalon Kadri Hazbiu dhe pasi e kishte dėgjuar emrin tim qė ishte bėrė tėrkuzė, bėhet kurioz qė tė shohė se kush ishte ky Agron Kalaja", rendit nė kujtesė Agroni.


Dhe Kadriu Hazbiu pa ashtu tė lidhur kėmbė e duar e pa fuqi njė adoleshent tė parritur e menjėherė iu hakėrrye rojeve: "Ama ky qenka Agron Kalaja! Kėtė kalama e paskeni bėrė problem kaq tė madh ju! Zgjidheni!",- i urdhėroi ashpėr ata. Dhe pas kėsaj Agronit jo krejt pa fat, iu fal jeta.


E nga njėzet e pesė vjet, dėnimi iu ul nė njėzet vjet. Njėzet vjet, mė shumė se katėrmbėdhjetė vitet e Kontit tė Monte Kristos, e poshtė dritareve tė Burgut tė Spaēit apo Burrelit nuk kishte as ndonjė det nga ku mund tė sajohej njė arratisje e mundshme...

'Qiell pėrtej mureve me hekura'

Mori fund ankthi i vdekjes, iu shpėtua jeta, por ama ajo nisi t'i nxihej. Nisėn ta sulmojnė vuajtjet qė buronin nga vendi tė cilit i pėrkiste: burgu ose mė saktė 'ferri i tokės', siē e ndjen se ishte.


E lipsej njė shpirt dhe trup i fortė pėr tė duruar goditjet e tij pambarimisht; kequshqyerje, injeksione pėr t'i ēmendur, dikujt i prisnin edhe gjuhėn me thikė, vetmi dhe izolim i vetėkuptueshėm, ku ėndrra mė e madhe ishte vetėm tė dilej njė orė e mė parė nga aty. Por iu duhej ta harronin matjen e orėve nė vitet e gjata tė njė pakti tė detyruar qė kishin bėrė tronditshėm me qelinė.


"Por sa mė shumė na keqtrajtonin, aq mė shumė shtohej urrejtja dhe aq mė fisnikė bėheshim nė shpirt", thotė Agroni. Si pa veshė e pa sy, nuk shihnin dhe dėgjonin as gazeta, radio apo televizor.


Lajmet i merrnin vesh ashtu nga lėvizjet e policėve, si tė ishin minj eksperimentalė, tė cilėve iu vėrehet me padurim reagimi. "Hajt, lėviz!", "Shpejt! Pėrjashta!". Kur kulmonin tė bėrtitura tė tilla, domethėnė diēka me rėndėsi kishte ndodhur.


Por mė shumė ata jetonin me ėndrrat e sė ardhmes dhe tė shkuarėn, kjo mė moderne se e tashmja, sepse pėrcillej nėpėrmjet leximit tė gjigandėve botėrorė tė mendimit dhe ndjenjave. "Librave iu vinim kopertinat e veprave tė Enver Hoxhės, por nė fakt brenda ishin Dante, Fishta, Bodler, Rembo...Policėt nuk merrnin vesh dhe ne kemi lexuar me qindra mijėra libra nė burg, qė na i patėn lėnė figurat e mėdha tė kombit qė patėn fatin tonė", thotė Agroni.


Nė Revoltėn e Spaēit, ai dha pika gjaku, duke shpuar gishtat me gjilpėrė, pėr tė lyer bezen e bardhė, qė u pikturua nga tė burgosurit si flamur kombėtar, por pa yllin komunist. Shqiponjėn, Agroni kujton qė e vizatoi Mersin Vlashi, piktori qė bėri 33 vjet burg dhe ka vdekur vetėm para pak mujash nė varfėri, i pakujtuar nga askush dhe me tre fėmijė me tė meta mendore, tanimė tė mbetur jetimė.


E ndėrsa vitet pasonin njėri-tjetrin dhe jeta jashtė burgut ishte njė 'mollė e ndalueme' tė cilėn nuk e besonte dot se mund ta prekte edhe ai, nė fakt edhe pse e largėt, erdhi dita pėr tė trokitur, hyrė dhe pėr t'u bėrė edhe Agron Kalaja banor i saj. "E dija qė nuk do tė mė priste liria qė doja, por mė mirė se sa burgu do tė ishte, sigurisht", krahason Agroni.


Ditėn e fundit tė burgut, pėrpara se tė dilte brenda jorganit me tė cilin flinte, fshehu prangat, 'miket' e tij tė vjetra torturuese. E kėrkoi jorganin me pretekstin se nuk kishte me ēfarė tė flinte dhe i ruan edhe sot. Ashtu sikurse ruhen reliket e gėzimit, ai ka ruajtur dhe ato tė vuajtjes sė tij.


Sa tė urryeshme, aq edhe bashkėshoqėruese, tė pafajshme. Dhe i vetėm dhe me prangat nė torbė u nis i ēoroditur nė kėrkim tė njė jete ndryshe. Jeta e re do tė ishte sigurisht nė internim, aty ku e priste dhe ēfarė kishte mbetur nga familja e sakatuar dhe tė tjera andralla. Ishte viti 1988 dhe ende nuk kishte rėnė komunizmi, por gjithsesi tani po i afrohej njė botė pak mė bujare.


Grua, dashuri dhe familje pas njėzet vjetėsh

"Kur dola nga burgu isha i pamėsuar dhe gratė mė dukeshin si alienė, si tė ardhura nga tjetėr planet apo dhe si pula tė vogla", thotė kur kujton momentin e parė tė kontaktit me nuk pati parė asnjė grua me sy.


Nuk ishte as Konti i Monte Kristos, qė tė kishte lėnė njė dashuri pėrtej hekurave dhe tė jetonte me kujtimet dhe ėndrrat se po e priste besnike. Ishte burgosur 18 vjeē ndaj Agroni thjesht ėndėrronte dhe helmin e ėmbėlsonte pikėrisht me ėndrrat, por nga ana tjetėr trupi dhe shpirti numėronin ēastet e cunguara dhimbshėm. "Ne jetonim vetėm me ėndrra, me histori librash, me sikur, se ishallah kur tė dal..." Agroni sot nga rinia e tij ruan vetėm njė foto tė vetme.


E shkėputėn nga jeta 'si gjithė tė tjerėt' pa pasur mundėsi tė koleksiononte foto dhe nė burg as qė konfigurohej ndonjė vėshtrim, buzėqeshje apo qullufe e bukur mbi sy pėrpara aparatit.


Gjurmėt e kohės rrjedhėse fiksoheshin vetėm nė kujtesė. Nė foton e vetme dėshmi qė ka tė rinisė sė tij, zbulon njė djalosh tek i cili shpėrthen energjia dhe bukuria jo e zakontė e njė djali me trup dhe profesion sportist, njė fytyrė e bukur mashkullore dhe veshje trandy pėr kohėn.


Por dhe kur doli nga burgu ishte njė burrė i pashėm, pavarėsisht rudhave tė vuajtjes. E prezantuan me njė vajzė me tė cilėn ngjante edhe nė vuajtje.


Edhe ajo jetonte nė internim. E nė kėtė pikė, qė nuk ishte pak, ata do tė kuptoheshin deri diku. "Por prapė nuk ishte e lehtė bota e tij me timen. Unė isha shtatėmbėdhjetė vjeēe kur u martova, ai dyzet.


Dhe vitet e para ishin tė vėshtira -, thotė Zhaneta, bashkėshortja e Agronit, - Ai ishte i ndrojtur, se si i dukesha, kishte momente qė rrinte i vetmuar, i menduar dhe nuk doje t'i flisje, sikur tė ishte nė vetminė e burgut. Unė qaja dhe mė dukej sikur e mėrzisja unė.


Por ishte kunata ime ajo qė mė qėndronte afėr: "Mos ia vėr re se ka vuajtur", mė thoshte, ndėrsa Agronin e qortonte me: "Ajo ėshtė fėmijė. Pėrpiqu ta kuptosh". Ndėrsa mbrėmjeve mė recitonte pėrmendėsh pjesė-pjesė romanesh, dalėngadalė sikur tė jetonte nė botėn e romanit".


Nė kėtė mėnyrė rodhėn 4 vitet e para, nė tė cilat shtėpia iu dukej edhe bosh, por kur lindi vajza, Agroni lindi dhe njė herė. I rrinte te koka dhe qante nga gėzimi. Kur lindi djali ndau llokume nga gėzimi te ish-Shtėpia e Partisė ku qėndruan 5 vjet. "Hyri brenda nė burg, nuk dihej a do tė jetonte, por erdhi njė ditė qė u bė baba, e tani edhe gjysh dhe Zoti ia shpėrbleu vuajtjet", - thotė Zhaneta.


I ati u var si armik i popullit


Familjarėt vuajtėn nga 15-20 vjet burg
Ishte 7 vjeē kur u internua nė Grabian tė Lushnjės
Kur u burgos ishte 18 vjeē
Bėri 20 vite burg
Doli nga burgu nė 1983



Gazeta Shekulli
MONDI
MONDI
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 23/02/1985
Numri i postimeve Numri i postimeve : 32444
Vendndodhja Vendndodhja : Ne zemren e CLICHES
Hobi Hobi : Kamera & Fotografia
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 01/09/2008
Falenderimet Falenderimet : 84

http://www.shoqeriajone.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi