♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pasaporta false, pranga pedagogut

Shko poshtė

Pasaporta false, pranga pedagogut Empty Pasaporta false, pranga pedagogut

Mesazh nga MONDI Fri Jul 08, 2011 11:09 am

Policia e Korēės prangosi dje katėr persona, tė cilėt ndryshonin gjeneralitetet e personave qė kishin probleme me ligjin nė shtete tė ndryshme tė Europės.Nga hetimi i kryer ka rezultuar se dy punonjėsit e kompanisė “ALEAT”, Relis Mullai 27 vjeē dhe Armand Cenolli 20 vjeē, prej disa kohėsh shfrytėzonin pozicionin e tyre tė punės pėr tė ndėrhyrė nė tė dhėnat e shtetasve tė ndryshėm, tė cilėt aplikonin pėr tė nxjerrė pasaportat biometrike. Sė bashku me ta janė arrestuar edhe dy persona tė tjerė, njėri prej tė cilėve ėshtė pedagog i Fakultetit tė Ekonomisė, pranė universitetit “Fan Noli”. Sytki Mullai, 56 vjeē, ishte ndėrmjetės pėr shkėmbimin e sasive tė lekėve qė u merreshin kėtyre personave. Ndėrkaq, Artur Feto, 35 vjeē, ka qenė personi i cili luante rolin e sekserit pėr gjetjen e personave qė interesoheshin pėr tė marrė pasaporta biometrike me gjeneralitete tė ndryshuara. Shuma e kėrkuar nė kėmbim tė falsifikimit tė kryer varionte nga 5000 deri nė 7000 euro. Nga hetimi i kryer rezultoi se dy punonjėsit e kompanisė “ALEAT” merrnin nė kėmbim tė punės sė kryer 2000 apo 3000 euro, ndėrsa pjesa tjetėr ndahej mes sekserit dhe ndėrmjetėsit. Burime tė Policisė bėnė tė ditur se pedagogu i Ekonomisė, i cili ishte babai i tė arrestuarit Relis Mullai, ishte personi i cili ndėrhynte te djali i tij pėr tė bėrė kėto falsifikime, duke shkelur kėshtu ligjin. “Falsifikimet bėheshin tek emri ose mbiemri i personave, nė mėnyrė qė kėta tė fundit tė mund tė kalonin me lehtėsi kufirin”, bėnė tė ditur burime nga grupi i hetimit. Ka qenė njė operacion i koduar “Specialistėt”, ai qė ka bėrė tė mundur arrestimin e kėtyre personave, pas sinjalizimeve tė siguruara edhe nė rrugė operative. Sipas Policisė, shtetasi Artur Feto, pasi gjente shtetas tė ndryshėm, tė cilėt kishin probleme me ligjin nė vendet e Europės dhe ishin tė interesuar pėr ndryshimin e gjeneraliteteve, u garantonte nxjerrjen e pasaportave biometrike me tė dhėna tė shtetasve tė tjerė. “Nxjerrja e kėtyre pasaportave garantohej kundrejt pagesave nga 5000-7000 euro pėr pasaportė dhe realizohej duke bashkėpunuar me punonjės tė firmės sė prodhimit tė pasaportave. Konkretisht, pasi iu siguronte personave tė interesuar dokumente tė falsifikuara, bashkėpunonte me specialistin e IT-sė, Relis Mulla dhe operatorin e aplikimit pėr pajisje me pasaportė, Armand Cenolli, pėr tė bėrė aplikimin dhe prodhimin e pasaportave biometrike me tė dhėna tė rreme. Ata i paguante nga 2000-3000 euro pėr ēdo pasaportė, me ndėrmjetėsim tė shtetasit Setki Mulla, i cili ėshtė edhe babai i shtetasit Relis Mulla. Me pas, shtetasi Artur Feto, nė rolin e organizatorit tė kėtij aktiviteti kriminal, i ndihmonte kėta shtetas pėr tė dalė jashtė Shqipėrisė sipas destinacionit tė kėrkuar prej tyre”. Ndaj tė arrestuarve, Gjykata e kėtij rrethi kishte vendosur masėn e sigurisė “arrest me burg” pėr veprat penale tė “falsifikimit tė letėrnjoftimeve, pasaportave ose vizave,” “ndihma pėr kalim tė paligjshėm tė kufirit” dhe “ushtrim i ndikimit tė paligjshėm ndaj personave qė ushtrojnė funksione publike”.
Nė hetim, raste tė tjera tė dyshuara
Pas arrestimit tė katėr personave, Policia e Korēės iu sekuestroi; pesė praktika aplikimi pėr pajisje me pasaporta biometrike, tre automjete tė markės “Mercedes Benz”, njė pasaportė, gjashtė fotografi tė shtetasve tė ndryshėm etj. Nė lidhje me kėtė procedim penal po hetohen dhe raste tė tjera tė aplikimit tė dokumenteve tė falsifikuara, si dhe persona tė tjerė, tė cilėt janė tė pėrfshirė nė kėtė aktivitet kriminal.
MONDI
MONDI
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 23/02/1985
Numri i postimeve Numri i postimeve : 32444
Vendndodhja Vendndodhja : Ne zemren e CLICHES
Hobi Hobi : Kamera & Fotografia
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 01/09/2008
Falenderimet Falenderimet : 84

http://www.shoqeriajone.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi