♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pedofili nė tekstin e Gjuhės sė klasės III?

Shko poshtė

 Pedofili nė tekstin e Gjuhės sė klasės III? Empty Pedofili nė tekstin e Gjuhės sė klasės III?

Mesazh nga Love Sat Dec 04, 2010 10:25 pm

Nė fakt, teksti ėshtė sė paku i habitshėm nė shumė pika. E ndoshta jo vetėm kaq... Flitet pėr njė burrė anglez qė sjell ndihma humanitare, por qė i ka ngelur keq nė mendje Jehona, njė jetime shqiptare "me kaēurrela tė zeza dhe me sy bojėkafe...".

gjuha3Njė tekst i dyshimtė pėr njė pasion gjithashtu tė dyshimtė / Teksti i habitshėm nė librin e Gjuhės pėr klasat e treta flet pėr njė "bamirės anglez qė fiksohet me njė vogėlushe jetime shqiptare 8-vjeēare dhe lahen bashkė nė liqenin e Shkodrės"

Shqetėsimi i parė ka ardhur nga njė grup prindėrish qė u paraqitėn me njė tekst tė Gjuhės Shqipe nė dorė, botim shkollor pėr klasat e treta. Njė prej tyre na kishte shkruar njė ditė mė parė njė e-mail pėr njė tekst me titullin "Tregim pėr Jehonėn e Vogėl", ku mes tė tjerash shkruante: '...Mua si prind nuk mė lė asnjė shije tė mirė e gjithė kjo histori... Minimalisht nuk ėshtė aspak njė histori qė ka vlera edukuese e qė e meriton tė vendoset nė njė tekst shkollor. Nuk po ndalem nė atė qė dallohen shkelje rregulloresh qė nuk janė tė ligjshme pėr t'u aplikuar nė Shtėpinė e Fėmijės etj., por nė kėtė tekst, fėmijėt lexojnė dhe mėsojnė se ėshtė normale tė dalėsh andej-kėndej me njė tė rritur, ndėrkohė, qė ne u mėsojmė fėmijėve tanė tė kundėrtėn dhe sesi shoqėrimi me tė huaj zakonisht bėhet kur prezent ėshtė edhe njė anėtar i familjes, ose nė rastin e njė jetimi, sigurisht dikush nga mbikėqyrėsit ligjor..."
Nė fakt, teksti ėshtė sė paku i habitshėm nė shumė pika. E ndoshta jo vetėm kaq... Flitet pėr njė burrė anglez qė sjell ndihma humanitare, por qė i ka ngelur keq nė mendje Jehona, njė jetime shqiptare "me kaēurrela tė zeza dhe me sy bojėkafe...". Mė poshtė, ai thotė qė ēdo herė qė vinte nė Shqipėri "njė nga gėzimet e tij ishte takimi me Jehonėn", madje, i ka numėruar 19 herėt qė ėshtė takuar me vogėlushen"... E pak mė poshtė, burri dhe vajza 8 vjeēe shkojnė bashkė tė lahen nė liqenin e Shkodrės (!). Aty ky burrė i huaj thotė se "ndjeu njė dashuri tė madhe..." dhe e mbyll me sigurinė qė "tė dy e dimė mirė se ē'ka nė zemrėn e secilit..."
Ne folėm gjatė kėtyre ditėve me shumė njerėz lidhur me kėtė tekst. Me vetė autorėt e librit (nė tekst thuhet se "Tregimi i Jehonės" ėshtė marrė nga njė revistė pėr fėmijė), pastaj me prindėr tė huaj qė jetojnė nė Tiranė pėr tė parė si e shihnin ata kėtė tekst, me pedagogė dhe autorė tekstesh, me drejtues tė Shtėpisė sė Fėmijės, me psikologė etj. Mendimet e tyre janė nė kėtė faqe. Shumica e tyre dhe redaksia mendojnė qė njė tekst i tillė ėshtė shqetėsues dhe duhet hequr nga tekstet shkollore, tė cilat sigurisht duhet tė kenė njė nivel shumė mė tė lartė 'vigjilence' nė raste tė tilla.


JA TEKSTI I LIBRIT TĖ "GJUHĖS" PĖR KLASAT E TRETA

Tregim pėr Jehonėn e vogėl

"...Nė Shqipėri kam ardhur disa herė si punonjės britanik i ndihmave humanitare. Herėn e tretė erdha me njė ekip mjekėsh anglezė. Plani ynė ishte qė tė mjekonim disa fėmijė nga "Shtėpia e Fėmijės" nė spitalin e madh tė Tiranės. Kėta fėmijė vuanin nga sėmundje tė ndryshme. Ata u operuan prej doktor Sokolit nga Tirana dhe njė doktori nga Londra. Tre muaj mė pas, kur u ktheva nė "Shtėpinė e Fėmijės", pashė se tė gjithė fėmijėt e kishin marrė veten pėr mrekulli. Gjatė kėsaj vizite unė u njoha me Jehonėn. Ajo ishte katėr vjeēe, me kaēurrela tė zeza dhe me sy bojėkafe. Mendova se ajo ishte vogėlushja mė e bukur shqiptare qė kisha parė. Ēdo herė qė vija nė Shqipėri pėr tė sjellė ndihma humanitare, njė nga gėzimet e mia ishte takimi me Jehonėn. Nė fillim Jehona mėrzitej shumė kur unė ikja, por pak nga pak filloi tė mėsohej. Tani ajo ėshtė tetė vjeēe dhe unė e kam takuar nėntėmbėdhjetė herė. Nė udhėtimin tim tė fundit unė dhe Jehona dolėm sė bashku shėtitje. Ishte njė ditė e bukur vere dhe ne shkuam nė liqenin e Shkodrės pėr tė notuar. - A di not? - e pyeta. - Sigurisht qė di, - m'u pėrgjigj, - pėrderisa jam nga Shkodra. Unė dyshova dhe kisha tė drejtė. Ajo nuk dinte not dhe rrinte nė vendin e cekėt tė bregut, po unė nuk e ngacmova. E lashė tė kėnaqej me ujin e liqenit. Mė pas hėngrėm drekė me peshk nė njė anije qė ishte restorant lundrues. Nuk mund ta merrni me mend shendin e saj kur po hanim drekė nė anije! Nė mbrėmje u kthyem nė "Shtėpinė e Fėmijės". Kur pashė sytė e saj tė mėdhenj, bojėkafe, tė pėrlotur, ndjeva njė dashuri tė madhe pėr kėtė vajzė shqiptare pa prindėr. Ajo mė buzėqeshi ėmbėl, duke e ditur se unė do tė kthehesha pėrsėri. Dhe vėrtet ashtu do tė bėj. Miqėsia midis meje dhe kėsaj vajze jetime nga Shkodra tani ėshtė forcuar mė tepėr se kurrė. Ndonėse asnjėri prej nesh nuk e flet gjuhėn e tjetrit, tė dy e dimė mirė se ē'ka nė zemrėn e secilit..."

ikubal


Drejtori i kurrikulave pranė MASH, Jovan Kristiqi, tha: "Ky tekst do tė renditet menjėherė si i dyshimtė. Ai do t'i nėnshtrohet njė komisioni tė veēantė"




Ka reaguar edhe Ministria e Arsimit lidhur me tekstin "Tregim pėr Jehonėn e Vogėl" nė librin "Gjuha Shqipe 3". Kritikat mbi tekstin qė ka shqetėsuar prindėrit u botuan dje nė Shekulli dhe patėn shumė reagime nga mėsues, prindėr, psikologė, e autorė tekstesh. Drejtori i kurrikulave pranė MASH, Jovan Kristiqi, tha: "Ky tekst do tė klasifikohet menjėherė si i dyshimtė. Ai do t'i nėnshtrohet njė komisioni tė veēantė dhe ndoshta vitin tjetėr nuk do tė jetė pjesė e kurrikulave shkollore". Z.Kristiqi shtoi se fton tė gjithė prindėrit, mėsuesit apo njerėzit e tjerė qė nė lidhje me kėto probleme tė paraqesin shqetėsimet e tyre pranė Ministrisė sė Arsimit. "Njė ankesė mund ta bėjė kushdo qė ėshtė pranė teksteve shkollore dhe ndeshet me materiale tė dyshimta", - shpjegon ai. Pas njė ankese tė tillė teksti i nėnshtrohen komisionit. Nė rast se konstatohet njė tregim i dyshimtė, botuesi ndėshkohet ose detyrohet qė tė ribotojė librin, me kusht qė tė zėvendėsojė tregimin me njė tjetėr. E nė rast kur nė njė tekst konstatohen dy, tri apo mė shumė tregime tė tilla, sipas z.Kristiqi, libri mund tė eliminohet nga kurrikula. Por ky tregim botohet pėr tė pestin vit rresht. Drejtori i kurrikulave ngre shpatullat dhe pėrgjigjet: "Nuk ka asnjė sistem pa gabime. Teksti ėshtė miratuar nė 2005-ėn, kohė nė tė cilėn nuk isha nė detyrė".

ikubal
Love
Love
Super-Moderator
Super-Moderator

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 6788
Vendndodhja Vendndodhja : durress ke cesmja ferres
Hobi Hobi : te gjitha gjojna e bukrua
Humor Humor : te qafte jotem majmun
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 07/09/2010
Falenderimet Falenderimet : 30

http://www.shoqeriajone.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi