♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Martesa tė detyruara ende nė Kosovė?

Shko poshtė

Martesa tė detyruara ende nė Kosovė? Empty Martesa tė detyruara ende nė Kosovė?

Mesazh nga Love Sat Nov 20, 2010 12:20 pm

Fejesat apo martesat e detyrueshme i takojnė sė kaluarės sė Kosovės. Kėto fenomene shfaqen vetėm nė zona tė thella malore, ku tradita ėshtė mė dominuese dhe arsimi jo sa duhet.

Ajo i kishte vetėm 15-tė vjeē. Njė topolake me gėrsheta tė gjata, e cila shkonte nė klasėn e nėntė dhe ėndėrronte pėr studimet, punėn dhe martesėn me njė djalė qė do ta dashuronte. Por, ėndėrra e saj u thėrmua nga njė realitet i papritur: atė e kishin fejuar nė Kosove me njė djalė qė nuk e njihte!

"Unė s“kam ditur asgjė. Njė nxėnėse e shkollės mė tregoi. Por, unė nuk i besoja derisa pas disa javėsh mėsova edhe nga familja. Katastrofė," -rrėfen kjo nėnė e katėr fėmijėve, bota e sė cilės atėherė ishte rrokullisur brenda ēastit.

Sipas historianit Avdyl Hoxha, fejesat apo martesat e detyrueshme nė Kosovė me shumė i takojnė sė kaluarės dhe kjo dukuri edhe mė tej ėshtė e shprehur vetėm nė zonat e thella tė Kosovės dhe tė Shqipėrisė ku shkollimi i femrės ėshtė mė i ulėt.

"Kemi ndonjė rast kur shoqėria nė mes dy njerėzve apo dy familjeve ndikon qė fejesa tė bėhet derisa janė tė mitur dhe kjo sjell deri te martesa e detyrueshme apo ndarja“.

Por, kjo fatkeqėsi “e rrallė”, kėsaj vashe i bie pėr kokė, kur edhe pse jetonte tash sa vjet me familjen nė njė qytet tė Saksonisė sė Ulėt, axha i saj kokė mė vete e kishte fejuar nė Kosovė.

Ky do tė jetė bashkėshorti yt

„Unė kam qėnė kėtu, ai ka qėnė nė Kosovė. Dikur vonė ka ardhė, se i ka pas prindėrit kėtu. Unė isha me djalin e dajės nė qytet dhe ai mė tregoi se ky ėshtė i fejuari yt“.

Trazirat e viteve “90-tė dhe migrimi i tė rinjve nė botėn perėndimore hap njė kapitull tė ri nė lidhjen e martesave, ku tė rinjtė njoftohen dhe dakordohen ndėrsa familjet kryejnė vetėm ritin e fejesės.

„Por, martesa tė tilla nė tė shumten ishin martesa interesi pėr rregullimin e lejeqėndrimit nė shtetet perėndimore, pasojat e tė cilave ndjehen tek tani. Ato fejesa dhe martesa nuk janė jetėgjatė, sepse ishin martesa tė interesit dhe diku 90 per qind tė shkrurorėzimeve bėhen nė diasporė,“- thotė mr.sc. Avdyl Hoxha, historian.

Nė Gjermani, kabineti qeveritar ka pėrfunduar draft-ligjin lidhur me martesėn e detyrueshme, sipas tė cilit njė martese e tillė pėrcillet me ndėshkimin e njė vepre penale. Sipas Terre de Femmes, njė martesė e detyruar ėshtė „kur se paku njeri prej dy partnerėve shtyhet me forma tė ndryshme kėrcėnimi tė hyjė nė martesė formale ose joformale“. Por, edhe pse ėshtė i vėshtirė kufiri nė mes tė martesave tė aranzhuara apo tė inicuara nga rrethi i partnerit, sipas Terre des Femmes, martesė e detyruar ėshtė kur i godituri e vlerėson se ai ka hyrė nė martesė kundėr dėshirės sė tij dhe se vendimtar pėr martesė ėshtė vetėm pajtimi i plotė i partnerit.

Kurse organizata humanitare PAPATYA, martesėn e tė miturave e sheh si martesė tė detyruar. Por, edhe pse kosovarja e mitur me banim nė Gjermani e dinte se ishte e mbrojtur nga ligji dhe mėsuesja e saj i kishte propozuar largimin nga familja qė t“i ikte martesės sė detyruar, ajo nuk kishte pranuar sepse jeta e saj diktohej nga rregullat e njė ligji tjetėr.

Ndarjet dhe shpagimi i martesės nė bazė tė Kanunit

„Von Albanisches Gesetz…“-pėrgjigjet kjo grua sot me tė qeshur, sepse nė Kosovė ngatėrresa tė tilla mes familjesh krahas gjykatave shpeshherė duhet tė zgjidhen edhe nėpėr oda nė bazė tė Kanunit tė Lekė Dukagjinit. Kėtij „ligji shqiptar“ u desh t“i nėnshtrohej edhe familja e saj. Sepse, prishja e martesave nė botėn e jashtme ndikon nė ngritjen e tensioneve mes familjeve nė Kosovė, pėr ē“arsye kėrkohet jo vetėm e drejta ligjore por edhe ndėrmjetėsimi i pleqve tė odave mbi bazėn e Kanunit tė Lekė Dukagjinit.

Mr.sc.Avdyl Hoxha, historian, sjell sekuenca nga kaptina pėr fejesat dhe martesat e detyruara: „Sipas Kanunit tė Lekė Dukagjinit, nėse familja fejon vajzėn dhe ajo nuk do tė martohet me djalin, atėherė familja e saj detyrohet tė kėrkojė ndėrmjetėsim apo falje. Por, ajo falje mbulohet me pagesėn e njė martesė djalit e cila ėshtė e rregulluar me vlera materjale", shpjegon z.Hoxha, i cili ka pėrvojė nė zgjidhjen e problemeve tė kėsaj natyre nėpėr oda.„Dhe, shpagimi i martesės sipas Kanunit varet nga pesha e veprės sė tė riut dhe sa ka arsyetim ajo vepėr. Me monedhat e dikurshme vlera ishte 1500 groshė, ndėrsa sot sillet prej 11 mijė deri nė 12 mijė e 500 euro“.

"Sipas Kanunit tė Lekė Dukagjinit, vajza nuk ka tė drejtė tė anulojė fejesėn, nėse djali nuk ka ndonjė bashkėshorte tjetėr apo nuk e ka tradhtuar tė fejuarėn e vet. Por, nėse ajo lidhet me tjetėr djalė, atėherė Kanuni obligon familjen e vajzės qė t“ia paguajė martesėn djalit. E njėjta gjė vlen edhe pėr djalin. Ndėrsa, sipas Kanunit, njė vajzė mund tė lėshohet vetėm nėse ajo e ka tradhtuar bashkėshortin apo ka bėrė vjedhje nė familjen e burrit,"-shpjegon historiani Hoxha.

Nė shtator tė vitit 2008, Kuvendi i Republikės sė Kosovės ka aprovuar Ligjin pėr Ndėrmjetėsim(03/L-57), nė kuadėr tė tė cilit janė rregulloret pėr licencimin e ndėrmjetėsuesve dhe Kodi Etik. Komisioni ėshtė i licencuar nga Ministria e Drejtėsisė, por vetėm pas pranimit tė kėtyre ndėrmjetėsuesve krijohen kushte pėr implementimin e tij, si formė parandaluese ndaj acarimit tė mėtejshėm tė familjeve tė ēiftit tė ndarė.
Nga: Ajete Beqiraj
Marrė nga: Deutsche Welle
Redaktoi: Aida Cama
Love
Love
Super-Moderator
Super-Moderator

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 6788
Vendndodhja Vendndodhja : durress ke cesmja ferres
Hobi Hobi : te gjitha gjojna e bukrua
Humor Humor : te qafte jotem majmun
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 07/09/2010
Falenderimet Falenderimet : 30

http://www.shoqeriajone.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi