♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Qka mendoni per SERIALET si po dalin ne TV ne Kosove

2 posters

Shko poshtė

Qka mendoni per SERIALET si po dalin ne TV ne Kosove Empty Qka mendoni per SERIALET si po dalin ne TV ne Kosove

Mesazh nga BukurOshja_SaRa Mon Aug 24, 2009 12:11 pm

Qdo mbremje mblidhemi para televizionit si para ndonje shenjetori dhe qdo mbremje per nje gje te caktuar natyrisht per ti shikuar serialet e famshme spanjollo-shqiptare.
nuk ben te na ik asnje epizod se perndryshe do dalim nga tema dhe nuk do te jemi ne rjedha dhe keshtu do mbesim mbrapa. e dim qe nuk na sjellin gje por prap se prap jemi te mvarur nga ata si nga droga
qfar mendoni ju a ja vlen te shikohen keto seriale?
a i shikoni ju?
nese po qfar keni mesuar nga ata?
e shum qka tjeter rreth SERIALEVE te famshme


Me Respekt ...Mirė Pres Mendimin e Juaj Mos Dilni Nga Tema Ok...!!
BukurOshja_SaRa
BukurOshja_SaRa
Fillestar
Fillestar

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 22/07/1984
Numri i postimeve Numri i postimeve : 34
Vendndodhja Vendndodhja : Nė Varfėri Me Besim Duhet Tė Durosh E Moralin Mos Ta Leshosh Se Veq Zemra Ty Tė Thehet E Morali Mė Kurr S'tė Kthehet...!!!!
Hobi Hobi : Kam shum po shqip nuk po di si me ja fillu
Humor Humor : Pak
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 23/08/2009
Falenderimet Falenderimet : 120

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Qka mendoni per SERIALET si po dalin ne TV ne Kosove Empty Re: Qka mendoni per SERIALET si po dalin ne TV ne Kosove

Mesazh nga BukurOshja_SaRa Mon Aug 24, 2009 12:17 pm

"MEHMET KOSOVA" PĖRBALLĖ KOSOVARĖVE



Fenomeni i shquar e i identifikuar kohėt e fundit si "Mehmet Kosova", i sjellė nė Kosovė nga RTV21, surprizė pėr shikuesit tanė, si edhe seritė e tjera televizive tė mėparshme, nė idilin e tranzicionit kosovar, kur ēdo gjė mė nuk ėshtė si ka qenė, ka bėrė qė nė kohėn kur po shfaqet kjo telenovelė, sa romantike sa e mbushur me aksion, shumė femra kosovare e edhe pak meshkuj kosovarė t'i "lėpitė" nga e marta deri tė premten pėr monitori nga ora 20.15 deri nė 21.00.

Si mund tė shpjegohet nė kontekstet sociologjike e mediatike fenomeni i idilit mes Mehmetit (kryeprotagonist i predisponuar qė tė vuajė pėr dashurinė e humbur) dhe Nerminit kur dihet se ēdo ditė nė rrethanat tona kosovare kemi raste tė tilla. Nė realitet, ēka e shquan kėtė seri tė re, ku sipas analizave kuantitative, personazhi Mehmet ka filluar t'i preokupojė femrat e Kosovės, aq sa, nė kohėn kur shfaqet ky seri, rrugicat e qyteteve e tė qytezave pothuajse zbrazen tėrėsisht! Frikohesh nėse nė orėn 20.00 e njė ēerek tė zė terri vetėm nė ndonjė qorrsokak e i sheh tė tjerėt duke vrapuar pėr nė shtėpi, se u ėshtė bėrė vonė!

Sikur te mos mjaftonin problemet e shumta sociale e ekonomike, tani nė familjet kosovare shtohet edhe xhelozia dhe grindjet pėr kėtė serial. Njė burrė qė punon si roje nate, nė kohčn kur emitohet seriali i "Mehmetit" i telefonon gruas sė tij pėr tė cilėn e din shumė mirė qe vetėm vdekja e ndan nga ekrani. Ajo zakonisht nuk lajmėrohet dhe tė nesermėn e akuzon tė shoqin, pse tė paktėn nuk po i`a qėllon nė reklama!

Nėse do t'i adresoheshim ndonjė studimi empirik, qė tani me siguri na mungon, kujtoj se deri-diku do tė mund ta elaboronim fenomenin e tillė, i cili, nė mungesė tė njė debati publik, tė paktėn nėpėr televizionet tona, do ta na mundėsonte ta shoshitim kėtė ēėshtje nė shumė aspekte. Por, ēfarė ėshtė ajo qė aq shumė i tėrheq shikuesit kosovarė ta pėrcjellin me aq afsh dhe dramė, njėkohėsisht, kėtė Mehmetin. (Thuhet se nė familje tė ndryshme derdhen edhe lot currjel).

Nuk jemi ne shoqėri qė nuk jemi mėsuar tė shikojmė seri tė pavlera. Ato qė nga paslufta na e kanė zėnė frymėn, thuajse e gjithė skema programore ka qenė e, fatkeqėsisht, ėshtė e mbushur me ta, por me serinė "Mehmet Kosova" na u "prish" pak stili i jetesės, rehatia!

Pėrderisa seritė spanjolle fundin e kanė tė lumtur, pavarėsisht padrejtėsive, intrigave, hakmarrjeve qė pėrjetoheshin nė ēdo episod, ato fundin e kishin tė lumtur. Tė gjitha ato "dhimbje" tė tyre i rehatonin nė fund shikuesit, sepse zgjidheshin mosmarrėveshjet, bashkoheshin tė mirėt, dhe gjithēka bėhej mirė e mė mirė. Kurse, pėr dallim nga ta, te seritė turke duket qė ndikon skenari dramatik, personazhi nga "Kosova", atmosfera mediatike e fuqizuar nė mediet tona tė shkruara, pastaj referimi qė i bėn filmi ekskluzivisht vetėm subkulturės sė femrės, vuajtjet qė i pėsojnė njė nga njė personazhet kryesorė, Mehmeti dhe Nermini, atmosfera "shqiptare" (ndejat nė ambiente familjare, respekti pėr mysafirėt, pirja e ēajit), kanė bėrė tė vetėn qė ky seri tė bėhet kaq i famshėm kėtu te ne, e qė, fatkeqėsisht, duket se nuk po pėrfundon me njė "happy end"!

Madje, nėse i adresohemi ndonjė kualiteti regjisorial, nuk do tė gjenim diēka shumė profesionale. Nėse i adresohemi temės, po ashtu kemi tema identike nė shumė seri dhe shumė televizione tė tjera qė nuk e kanė kėtė shikueshmėri kaq tė madhe sikurse ky seri. Nuk dua ta shoh kėtė kredibilitet tė kėsaj serie si pasojė e njė lobimi tė RTV21, pėr shkak se ai normalisht ka intencė tė krijojė audiencė tė madhe tė veten rreth kėtij televizioni.

Njė element qė e ka ngritur kėtė shikueshmėri tė kėsaj serie padyshim ėshtė papunėsia. Femrave tė papuna gajlet mė tė mėdha ua heq Mehmeti! Por, kur tė analizohen qėllimet e medieve tona, si kjo e RTV 21, e cila tenton ta ngrehė shkallėn e shikueshmėrisė, pastaj shkallėn e ndjeshmėrisė sonė, ne jemi mė tė dėmtuarit qė "ngujohemi" pėrballė njė monitori e pėrballė njė Mehmet Kosovari qė bezdis femrat vazhdimisht. RTV21, sapo tė kryhet ky seri, ka menduar pėr shikuesit tanė tė sjellė edhe romanca tė tjera kaq tė ndjeshme. Hair i qoftė e aferim!
BukurOshja_SaRa
BukurOshja_SaRa
Fillestar
Fillestar

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 22/07/1984
Numri i postimeve Numri i postimeve : 34
Vendndodhja Vendndodhja : Nė Varfėri Me Besim Duhet Tė Durosh E Moralin Mos Ta Leshosh Se Veq Zemra Ty Tė Thehet E Morali Mė Kurr S'tė Kthehet...!!!!
Hobi Hobi : Kam shum po shqip nuk po di si me ja fillu
Humor Humor : Pak
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 23/08/2009
Falenderimet Falenderimet : 120

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Qka mendoni per SERIALET si po dalin ne TV ne Kosove Empty Re: Qka mendoni per SERIALET si po dalin ne TV ne Kosove

Mesazh nga Ylli Mon Aug 24, 2009 1:02 pm

Serialet televizive te TV 21 dhe KTV, jane seriale te lira, komerciale dhe pa asnje vlere edukative. Per dallim nga serialet latino-maerikane ku nuk dihet kush eshte babai, kush nena e kush i biri apo e bija, kur ndodhe qe nena te jete dhe gruaja e velalut nga nena tjeter e kesi marrinash, por edhe seriale te cilat nuk mund te percillen me familjen shkaku i skenave te shumta lakuriqe dhe erotike.
Pse serialet nga jasht? Sepse prodksioni Kosovar eshte shume i varfer materialisht qe te prodhoj vet dicka te kapshme, edukative dhe me vlera (jo pse mungojne idete, por sepse parat i marrin ata qe jane ne dardhe dhe jo ata qe ofrojne vlera), ne kete menyre jemi bere rober te serialeve importuese qe rralle (vec serialit turk: Trendafili i Bardhe) kane dicka te perbashket em traditat tona Shqiptare.
Ylli
Ylli
Administrator
Administrator

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 06/03/1980
Numri i postimeve Numri i postimeve : 33025
Vendndodhja Vendndodhja : Republika e Kosovės
Hobi Hobi : Inxhinier Mekanik / Ekonomist
Humor Humor : Kisha dikur...por
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 12/11/2008
Falenderimet Falenderimet : 91

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Qka mendoni per SERIALET si po dalin ne TV ne Kosove Empty Re: Qka mendoni per SERIALET si po dalin ne TV ne Kosove

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi