♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Berisha: Eurobondi i ri 2011, 500 mln euro.

Shko poshtė

Berisha: Eurobondi i ri 2011, 500 mln euro. Empty Berisha: Eurobondi i ri 2011, 500 mln euro.

Mesazh nga Morena Sat Nov 13, 2010 10:49 am

TIRANE-Vitin e ardhshėm qeveria shqiptare do tė emetojė sėrish njė eurobond, por kėtė herė, edhe mė tė madh: deri nė 500 milionė euro. Kėshtu ka deklaruar dje, nė njė intervistė telefonike pėr agjencinė ekonomike tė lajmeve 'Bloomberg', kryeministri Sali Berisha, citon sot e perditshmja Gazeta Shqiptare. "Ne synojmė tė lehtėsojmė bankat qė operojnė nė Shqipėri nga kreditimi, kėshtu qė dalim pėr herė tė dytė nė tregun ndėrkombėtar tė kapitaleve me njė eurobond", citon agjencia kreun e qeverisė shqiptare. Ai ka shpjeguar se fondet, qė do tė pėrfitohen nga ky borxh i ri, do tė pėrdoren pėr tė likuiduar detyrimet e mėparshme, si dhe pėr tė realizuar investimet e parashikuara nė rrugė, ura dhe hekurudha vitin e ardhshėm.
Agjencia komenton se, sipas kompanisė vlerėsuese tė riskut Standard&Poor's, eurobondi shqiptar klasifikohet me "notėn" B+, tri shkallė mė poshtė se bonot e thesarit tė Greqisė, qė janė nė pozicionin BB+. Megjithatė, si Greqia dhe Shqipėria ofrojnė letra me vlerė, qė vlerėsohen nė nivelin ku nuk sugjerohen tė kryhen investime, ose ato kėrkohen me njė normė tė lartė pėrfitimi. Kryeministri shqiptar ka deklaruar se ėshtė tėrhequr nga ideja e tij pėr tė zėvendėsuar nė mėnyrė tė njėanshme lekun me euron, propozim qė ngjalli reagim negativ nė Bruksel nė fund tė vitit tė kaluar. "Nuk do tė vazhdojmė betejėn me euron, por duhet tė pėrfshihemi nė euro, nuk na mbetet rrugė tjetėr". Ka deklaruar kėshtu nė shtator 2009 nė konferencėn e 8-tė ndėrkombėtare tė Bankės sė Shqipėrisė, me temė: "Stabiliteti monetar e financiar, mėsime nga kriza", kryeministri shqiptar, Sali Berisha.
Perdorimin e Euros, para nesh, kėtė hap e ka ndėrmarrė, pa u konsultuar me askėnd, Mali i Zi. Komisioni Evropian e ka paralajmėruar zyrtarisht Malin e Zi se vetėm anėtarėt e 27 vendeve tė bllokut mund tė pėrdorin euron si njė monedhė zyrtare, nė bazė tė njė traktati qė kanė vendet e BE-sė. Nė kėtė dokument theksohej se, "euroizimi i njėanshėm nuk ėshtė nė pėrputhje me traktatin e aderimit". Por, Mali i Zi e vendosi euron si monedhė zyrtare, pasi kishte pėrdorur mė parė markėn gjermane.

(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)
Morena
Morena
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 09/12/1911
Numri i postimeve Numri i postimeve : 30651
Vendndodhja Vendndodhja : Ne kolltukun e se tashmes, me shikim nga e ardhmja...
Hobi Hobi : Muzike,letersi.
Humor Humor : Shikoni dhe vlersoni...
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 05/11/2009
Falenderimet Falenderimet : 204

http://www.shoqeriajone.com/

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi