♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

"Unė, prostituta e tė huajve nė Bllok..."

3 posters

Shko poshtė

"Unė, prostituta e tė huajve nė Bllok..." Empty "Unė, prostituta e tė huajve nė Bllok..."

Mesazh nga MONDI Thu Nov 11, 2010 11:45 am

Rrėfimi i 22-vjeēares nga Korēa

Jetėn qė ajo bėn, nė pamje tė parė, ndoshta e ėndėrrojnė shumė vajza nė kėtė moshė. Por, jo punėn e saj. Vajza, pėr tė cilėn po shkruajmė, jeton nė zonėn e "Bllokut" nė Tiranė. Sikur tė ishte e mundur tė botonim njė foto tė saj, ėshtė e sigurt qė shumė persona qė frekuentojnė zonėn, do ta kenė hasur tė paktėn njė herė nė rrugė ose lokal.

Ajo ėshtė 22 vjeē, ka 4 vjet qė punon si prostitutė nė Tiranė pas 2 vjet "eksperiencash" nė qytetin e saj tė lindjes nė Korēė e mė pas nė Greqi dhe Itali. Kur e shikon nė momentin e parė, vetėm prostitutė nuk duket. Ēdo tipar duket si i pikturuar nė fytyrė dhe ka njė pamje qė rrezaton ēiltėrsi.

Edhe ajo, edhe mikja e saj qė ndėrmjetėsoi kėtė intervistė pėr "Shekullin", janė mėsuar me vėmendjen e tė tjerėve. Ato tėrheqin vėshtrimin e tė gjithėve sapo hyjmė nė lokal. Por duket qė janė mėsuar me kėtė gjė.

Kur ulemi, mė duket nė njė moment sikur tė dyja kanė "dalė" nga Fashion TV qė transmeton nė ekranin e lokalit pas shpinės sė tyre... Veshja, aksesorėt, flokėt, thonjtė, gjithēka ėshtė e pėrkryer. Biseda sillet fillimisht tek celularėt, lokalet, ēmimet etj., mė pas ėshtė disi mė e lehtė tė hyjmė nė temė. Por, mė nė siklet ndihem unė, se ajo vetė pėr punėn qė bėn.

Thotė se gjendja e vėshtirė nė familje, pas vdekjes sė babait, ka qenė shtysa e parė drejt kėsaj rruge. Pėrsėrit vazhdimisht qė "tani ėshtė ndryshe"... "Edhe mami ėshtė mė e qetė tani..." Nė bazė tė "marrėveshjes", i them me tė qeshur se na ka premtuar "gjithė detajet" dhe ajo thotė po duke qeshur qė do tė na japė "gjithė detajet"...

Atėherė, si filloi kjo histori...?

Njė shok i babait nė qytetin tim nė Korēė ėshtė bėrė si sebep. Erdhi njėherė mė tha: "do tė prezantoj me dikė, ai do tė ndihmojė tė dilni nga ky mjerim". Mbaj mend qė atė natė nuk fjeta dot. Kam qenė nė kuzhinė, pasi jashtė ishte shumė ftohtė. Dhe shikoja vazhdimisht muret... U takuam ca ditė mė vonė. Ai kishte njė lokal. Ka qenė shumė e vėshtirė pėr mua, pasi kam qenė vetėm 16 vjeēe nė atė kohė.

Ndenja pėr disa minuta bashkė me tė, dhe mbaj mend qė isha shumė nė siklet, sepse nuk dija dhe se ēfarė bisede duhet tė bėja. Pasi kaloi ora 11:00 ai mė tha: "merre xhupin dhe hajde pas meje se do tė shkojmė diku". Kėmbėt nė ato moment filluan tė mė dridheshin dhe mbaj mend qė kisha shumė ftohtė.

Shkuam nė njė hotel jashtė qytetit, sapo hymė nė dhomė mė kapi paniku dhe doja tė ikja me vrap nga ajo dhomė. Por mė ka trajtuar shumė mirė. Mė bėri pyetje qė mi hoqėn mendimet e kėqija nga koka dhe mė thoshte qė isha shumė e bukur (qesh). Pastaj nisa tė shkoja pėrnatė nė lokal.

Shkoja, aty rreth orėn 10 tė darkės, pasi ka qenė dhe dimėr dhe njerėzit vinin herėt. Kam pasur tmerr se mos mė vinin pleq.. Por shumica e atyre qė vinin ishin nga 25 deri nė 45 vjeē, dhe kjo gjė mė bėnte tė ndjehesha mė mirė.

Qėndruat nė lokal gjithė kohėn..?

Jo, rreth 4 muaj qėndrova unė aty. Nuk paguhesha shumė mirė, por mund tė them qė trajtohesha shumė mirė. Por, kjo gjė ndodhi vetėm ato 4 muaj qė qėndrova nė Korēė, sepse pas largimit nga aty tmerri mė ka shoqėruar pėr atė periudhė qė qėndrova nė Greqi dhe Itali, pėr t'u rikthyer pėrsėri, jo mė nė Korēė, por nė Tiranė, ku po bėhen 4 vjet dhe mund tė them qė kėtu jam ndryshe..

Pse vendosėt tė shkonit nė Greqi dhe Itali?

Nuk kam dashur asnjėherė tė largohem, sepse nuk doja qė ta lija vetėm mamin. Por nuk mė ka pyetur njeri kur ikėm nė Greqi. Mbaj mend qė ishte 2 ose 3 e natės dhe kam qarė shumė. Sapo kisha dalė me njė djalė rreth tė 30-ve, pasi e dija qė s'ishte i martuar, prandaj po e quaj dhe tė tillė, dhe ai mė tha: "Dėgjo, merri kėto lekėt, po puna ėshtė qė duhet tė tė ēoj nė Greqi, pasi ai i lokalit nuk do tė punosh mė aty se ke rėnė shumė nė sy... Do tė shkosh nė Greqi, mos e vrit mendjen, se dhe aty tė presin disa persona". Fillova tė qaja, por ēdo gjė ishte e kotė.

Nė Greqi ka qenė tmerr. Nė fillim mė lanė vetėm nė njė dhomė me njė dritare tė vogėl ku tė dukej vetja si nė burg. Ishte njė krevat prej hekuri, u ula tek cepi i krevatit, dhe vetėm qaja. Aty mendova pėr herė tė parė se nuk do shpėtoja dot kollaj nga kjo punė. Kisha njė si parandjenjė tė keqe.

Ndenja pėr disa orė vetėm dhe mė kishte zėnė gjumi, kur dėgjova zėrin e njė personi qė po fliste shqip dhe sikur u lumturova dhe fillova tė lėvizja. Pas mė pyeti sesi quhesha mė tha: "mos u mėrzit se do shkosh nė njė vend shumė tė mirė". Nuk thashė asnjė fjalė, thjesht e pashė nė sy dhe kaq. - "Hajde ēohu tani se do tė ikim, mė tha. Jashtė ishte prapė natė nuk arrija tė shikoja asgjė se mė pėrzihej dhe doja ta mbaja kokėn drejt.

Shkuam nė njė shtėpi, si tė braktisur pa shumė banesa rreth e rrotull. Aty ishin dy grekė, tė cilėt flisnin me njėri-tjetrin dhe zė tė lartė dhe mė shikonin mua nė ēdo sekondė. Aty nisi tmerri im. Donin tė mė lidhnin dhe mė lidhėn. Abuzonin mė mua njėri pas tjetrit, duke bėrtitur, nuk di pse dhe nuk kuptoja gjė. Njėri mė godiste vazhdimisht. 2 muaj kam qėndruar aty.

Aty ka qenė tmerr ēdo natė. Kur ika nuk mė bėnte mė pėrshtypje asgjė. Pastaj nė Itali situata ishte mė ndryshe, pa diskutim qė abuzimi ka qenė, por jo tortura dhe rrahje si aty. Me italianėt ishte mė ndryshe, ata nuk mė kėrcėnonin, nėse nuk doja t'i plotėsoja tė gjitha kėrkesat.

I vetmi rast qė mbaj mend ka qenė ai i njė mashkulli nga Zvicra, tė cilit i ishte premtuar se do tė kishte mė shumė se 3 vajza nė dhomė, dhe kur mė gjeti vetėm mua filloi dhe tė bėrtiste dhe ulėrinte mė tė madhe. Ishte shumė i dhunshėm, dhe nėse e shikon kėto shenjtat poshtė kėrthizės mi ka bėrė ai me puro.
Si ike prej andej?

Pas rreth njė viti e gjysmė takova njė shqiptar, tė cilit i thashė si kot qė dua tė kthehem nė Shqipėri. Mė tha: "Mė jep 3 mijė euro, e mbyll unė kėtė punė nuk do tė kesh asnjė problem". U mendova ca ditė, thashė mė mirė po iki. Edhe malli pėr mamin mė kishte marrė shumė.

E marr nė telefon i them dakord, por tė lutem duhet tė mė ēosh nė Korēė, pasi aty jeton mami im. Ai mė thotė, jo nė Korēė, nuk tė ēoj dot atje, por, nėse mė jep dhe 500 Euro, unė do tė ta sjell mamin nė Tiranė. Ramė dakord dhe brenda dy ditėve u nisėm. Erdhėm bashkė nė Tiranė, dhe kėtu mbaj mend qė ditėn e parė kam fjetur gjumė pa pushim.

Pas 5 ditėsh takova mamin, dhe kur mė ka parė, mė ka thėnė: "Jo s'ka mundėsi tė jesh ti vajza ime" edhe pse kishin kaluar vetėm 2 vjet, pėrsėri unė kisha ndryshuar shumė. Pas disa kohėsh vendosa tė marr njė shtėpi me qira. Pastaj nisa tė shkoj pėrnatė nė atė lokalin qė u takuam bashkė. Shkova atje se mė thanė tė gjithė qė aty ku shkonin shumė tė huaj.

Dhe prej atėherė bėni jetėn qė bėni sot...?

Po kam krijuar klientėt e mi dhe pėrgjithėsisht janė tė huaj. Nė Tiranė ėshtė shumė mė mirė se andej ku kam qenė.

Si lidheni me kėta tė huajt?

Po, vinė shumė tė tillė. Nuk e kam aspak tė vėshtirė tė lidhem me ta, sepse i di shumė mirė vendet se ku ata rrinė. Pastaj, kush do qė tė tė gjej, tė gjen (qesh). Kam dhe nja dy miq taksistė, ato ēunat e lokalit marrin nė telefon... Po unė bėj jetėn time kėshtu, pa u fshehur nga askush. Kam dhe njė mikun tim qė rrimė bashkė...

Klienti juaj i fundit p.sh., nga ka qenė?

Njė italian, i cili vjen shpesh nė Tiranė. E kemi vendosur bashkė qė do tė takohemi dy herė nė javė sa herė qė ai vjen nė Tiranė pėr punėt e tij.
Sa paguheni?
Sot qė ne flasim nė Shqipėri, unė mund tė marr minimum 50 euro nata dhe maksimumi 200 me tė huaj. Kėto para i marr gjithmonė me tė huajt.

Edhe jashtė Shqipėrisė, kaq keni fituar?

(Qesh) Nė fillim fare jam paguar me 20 mijė lekė tė vjetra. Nė Greqi shkonte edhe 50 euro nata, nė Itali kam arritur tė marr dhe 1000 euro pėr 2 ditė, njėherė. Ka edhe plot qė mė kanė mashtruar, duke mė thėnė se do t'i marrėsh paratė dhe nuk mi kanė dhėnė. Por nuk ndodh mė ajo, s'bėn vaki...

BBC: Bie prostitucioni, por rritet niveli i drogės nė Europė
Qendra Monitoruese Europiane e Drogės dhe Varėsisė nga Droga thotė nė raportin e saj vjetor se po vihen re teknika tė reja dhe tė zgjuara trafikimi, pėrfshirė pėrzierjen e drogave nė plastikė dhe rroba.

Agjencia e BE-sė bėn thirrje qė politikat nė vendet anėtare tė bazohen fuqishėm nė prova, nė njė kohė qė shkurtimet e fondeve publike mund tė zvogėlojnė nivelin e parave qė pėrdoren pėr tė pėrballuar problemet me drogat.

Raporti thotė se rreth 14 milionė tė rritur nė Europė kanė provuar kokainėn, dhe kjo drogė ėshtė mė e pėrdorshme nė Danimarkė, Islandė, Spanjė dhe Britani tė Madhe.

Numri i vdekjeve pėr shkak tė pėrdorimit tė saj ėshtė rritur nė 1000 ēdo vit, ndėrsa pasojat e elementeve qė pėrdoren pėr ta holluar atė mbeten pėrgjithėsisht tė panjohura.
Kanabisi, sipas raportit, mbetet droga mė shumė e pėrdorur nė Europė, ndėrsa niveli i pėrdorimit nė Europėn lindore po i afrohet masės qė pėrdoret nė vendet e Europės Perėndimore.

Pėrdorimi i methampethamine, qė ėshtė njė problem i njohur nė Republikėn Ēeke, po pėrhapet nė vendet fqinje, pėr shkak tė krimit tė organizuar.
Po dalin lloje tė shumta drogash sintetike.

Programet e trajtimit, megjithatė, ende dominohen nga personat e varur nga heroine. Mosha e tyre mesatare po rritet, dhe raporti sugjeron se plotėsimi i nevojave shėndetėsore nga pėrdoruesit e vjetėr do tė jetė njė sfidė nė tė ardhmen.

Me gjithė ndryshimet nė politikat kombėtare ndaj drogės, raporti vė nė dukje njė vėshtirėsi nė Europė, qė i trajton tė droguarit si pacientė, nė kontrast me regjimet mė ndėshkuese gjetkė.


Gazeta Shekulli
MONDI
MONDI
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 23/02/1985
Numri i postimeve Numri i postimeve : 32444
Vendndodhja Vendndodhja : Ne zemren e CLICHES
Hobi Hobi : Kamera & Fotografia
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 01/09/2008
Falenderimet Falenderimet : 84

http://www.shoqeriajone.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

"Unė, prostituta e tė huajve nė Bllok..." Empty Re: "Unė, prostituta e tė huajve nė Bllok..."

Mesazh nga Mona Thu Nov 11, 2010 5:51 pm

Gjithmon e njėjta histori ėshtė pėr fillimin e kėtij zanati
Nuk kuptova ēlidhje kishte historia e vajzės me lajmet e drogės
Mona
Mona
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 10/01/1974
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2777
Vendndodhja Vendndodhja : Tiranė
Hobi Hobi : faqet e ndryshme tė internetit
Humor Humor : eee mundohem tė jem githmon me humor
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 18/07/2010
Falenderimet Falenderimet : 57

http://wwwka2010.webs.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

"Unė, prostituta e tė huajve nė Bllok..." Empty Re: "Unė, prostituta e tė huajve nė Bllok..."

Mesazh nga JK Thu Sep 25, 2014 10:38 am

ehh lindur femer
JK
JK
Mik i Forumit
Mik i Forumit

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2126
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 08/07/2013
Falenderimet Falenderimet : 11

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

"Unė, prostituta e tė huajve nė Bllok..." Empty Re: "Unė, prostituta e tė huajve nė Bllok..."

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi