♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

A ka mbaruar evolucioni njerzor...?

Shko poshtė

A ka mbaruar evolucioni njerzor...? Empty A ka mbaruar evolucioni njerzor...?

Mesazh nga bigbeng Mon Nov 08, 2010 2:43 pm


A ka mbaruar evolucioni njerzor...?


A ka mbaruar evolucioni njerzor...? Evolucion


Meshkujt bėhen baballarė nė moshė shumė tė re dhe kėshtu ka shumė pak“mutacione” nė ADN
“Evolucioni human ka mbaruar”. Pėr shekuj me radhė shkencėtarėt dhe shkrimtarėt e fantashkencės kanė kėrkuar tė gjejnė njė identikit tė “Njerit tė sė ardhmes”, duke e imagjinuar atė si superhero, ose si njė ‘skllav’ tė teknologjisė qė do ta lejonin tė jetonte pa lėvizuar njė muskul, duke pėrdorur telekomanda tė vėna nė lėvizje nga forca e mendimit.

Por, teoria e fundit ėshtė mė e thjeshtė: Njeriu i sė ardhmes nuk do tė jetė mė i ndryshėm se ai i sotmi, sepse forcat qė ushqheqin evolucionin, shkaqet natyrore dhe mutacionet genetike, duket se janė gati tė ezauruara. Nė kėtė pėrfundim ka mbėrritur njė studim i fundit i “University College” nė Londėr.

Profesor Steve Jones, thotė se janė tre motive pėr tė cilat nuk regjistrohen mė mutacione tė rėndėsishme genetike: nė pjesėn mė tė madhe tė historisė sė njeriut, kushtet e jetės ishin kaq tė vėshtira nė tokė, sa seleksionimi natyral ka qenė shumė i fortė, ndėrsa sot, progresi teknoligjik ka bėrė tė vetėn dhe shumė gjera janė thjeshtėsuar nė aspektin e jetės e njėkohėsisht ka rėnė rezistenca.

Pastaj nė erėn e globalizimit, popujut e ndarė nga pjesa tjetėr e botės gati nuk ekzistojnė mė. Faktor i tretė, mė i diskutuari nė studimin e fundit, ėshtė fakti se gjithmonė e mė pak ka meshkuj qė bėhen baballarė nė moshė tė avancuar.

“Tek meshkujt, numri i ndarjes sė qelizave tė nevojshme pėr tė arritur nga njė spermatogjen deri nė formimin e njė spermatozoidi tė pjekur rritet me kalimin e viteve. Herė pas here kur ka njė ndarje ka mundėsi qė tė ndodhin gabime gjenetike.

Pėr njė mashkull 29-vjeē janė verifikuar rreth 300 ndarje mes spermės sė krijuar dhe asaj qė kalon tek fėmija: cdo ndarje krijon njė mundėsi pėr gabime, mutacione ose ovolucione”- shpjegon kėrkuesi, duke theksuar se pikėrisht kjo gjė ul mundėsinė pėr ndryshime gjenetike tek fėmijėt.

bigbeng
Anetar/e aktiv
Anetar/e aktiv

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 26/08/1974
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4842
Vendndodhja Vendndodhja : verdalle me sherbime
Hobi Hobi : E bukur eshte ajo qe me pelqen mua
Humor Humor : 6 dite buza gaz.......diten e 7 gruaja ma plas.ha ha ha
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 30/04/2009
Falenderimet Falenderimet : 128

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi