♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Zgjidhet e ardhmja e ushqimit njerzor..!!

Shko poshtė

Zgjidhet e ardhmja e ushqimit njerzor..!! Empty Zgjidhet e ardhmja e ushqimit njerzor..!!

Mesazh nga bigbeng Mon Oct 11, 2010 9:25 am




Zbulohet Kodi gjenetik i Grurit


Zgjidhet e ardhmja e ushqimit njerzor..!! Wheat_stalks_grain

Edhe pse gruri ka qenė njė ndėr drithėrat e parė tė kultivuar nga njeriu, ai ka paraqitur vazhdimisht shumė probleme, kryesisht pėr shkaktė gjenetikės komplekse qė ndikon nė krijimin e hibrideve tė reja tė bimės. Gjeni i grurit ka 17 miliardė “germa”, ēka e bėn atė 5 herė mė tėmadh se gjeni njerėzor.

Shkencėtarėt kane arritur qė tė zbėrthejnė kodin e gjenetik tė grurit. Ky ėshtė njė zbulim qė konsiderohet si njė hap shumė i rėndėsishėm nė prodhimin e grurit, madje mė i rėndėsishmi qė nga fillimi i kultivimit tė drithėrave 10.000 vjet me pare

Si rezultat i keti zbulimi, ėshtė i mundur prodhimi i llojeve tė reja tė drithėrave, qė janė shumė mė rezistente ndaj sėmundjeve qė shpesh shkaktojnė edhe dėmtime nė masė tė tė korrave.

Bėhet fjalė pėr njė risi prej sė cilės do tė pėrfitojmė tė gjithė pas njė periudhe prej 5 vitesh. Nė kėtė mėnyrė rriten shpresat pėr uljen e ndjeshme tė ēmimit tė bukės dhe pėr njė siguri mė tė madhe ushqimore nė njė botė qė sa vjen e po bėhet gjithnjė e mė e populluar.

Zbulimi i shkencėtarėve britanikė ėshtė publikuar edhe online, pra ėshtė i
vlefshėm pėr t’u pėrdorur nga prodhuesit e drithėrave kudo nė botė, qė mund ta pėrdorin pėr t’u dhėnė fund problemeve tė shumta me tė cilat hasen gjatė kultivimit tė drithėrave tė ndryshme.


Prodhimi i grurit ėshtė bėrė njė nga ēėshtjet mė problematike nė
kontekstin ushqimor, sidomos kėtė vit, me pakėsimin e tij vjetor pėr
shkak tė zjarreve tė mėdha qė ranė nė Rusi dhe shkatėrrimin e njė sasie
shumė tė madhe tė grurit.

Nė njė botė qė po pėrjeton njė bum nė shtimin epopullsisė me rreth 6 miliard banor dhe qe ne vitin 2050 mendohet te arrije 9 miliard, prodhimi duhet tė rritet me 50% gjatė 40 viteve tė ardhshme, nėse do tė pretendohet qė tė ushqehet popullsia e gjithė
planetit.

Njė nga shkencėtarėt qė drejtoi grupin e studiuesve qė bėri zbulimin mbi gjenin e grurit deklaroi se njohja e hollėsive tė gjenit tė grurit do tė revolucionarizojė mėnyrėn tradicionale tė kultivimit tė grurit dhe produkteve tė tjera bujqėsore.

Kultivuesit e grurit veēanėrisht do tė kenė mundėsi qė tė shmangin shumė probleme tė mėdha metė cilat pėrballen sot, probleme qė shkaktojnė edhe rėnie tė beftė tė prodhimit tė grurit dhe rritje tė ēmimit kur kemi tė bėjmė me probleme masive.

Kultivuesit do tė lehtėsohen edhe pėr sa i pėrket sasisė sėkohės sė shpenzuar pėr tė krijuar varietetet e reja tė grurit, qė janė shumė mė tė qėndrueshme si ndaj sėmundjeve tė ndryshme, ashtu edhe ndaj kushteve tė vėshtira atmosferike.

Kjo nuk nėnkupton modifikim tė gjenit,por ndikim tė tij. Proceset qė deri tani u merrnin kultivuesve tė grurit 6 vjet, do marrin 2 dhe kjo mund tė arrihet pas njė periudhe 5-vjeēare dhe pikėrisht pėr shkak tė kėsaj ndėrhyrjeje qė do ta bėjė prodhimin mė rezistent dhe do ta rrisė ndjeshėm, edhe ēmimet do tė jenė mė tė ulėta. Me kėtė studim u morėn shkencėtarėt e universitetit tė
Liverpulit.


Pėr tė gjithė shkencėtarė e tjerė qė janė marrė me kėtė ēėshtje nė vite,
bėhet fjalė pėr njė zbulim qė vėrtet pėrbėn diferencėn nė botėn e
bujqėsisė dhe tė ushqimit dhe ėshtė njė studim qė do tė ketė njė ndikim
tė jashtėzakonshėm nė pėrmirėsimin e jetės sė njerėzve, veēanėrisht tė
asaj shtrese tė popullsisė sė botės qė edhe sot vuan urie pėr bukėn e
gojės.

Prodhimi i grurit qė nga koha e Romės sė lashtė ėshtė trefishuar,por nė dhjetėvjeēarėt e fundit ka pasur njė ndalje, pavarėsisht pėrpjekjeve tė mėdha pėr tė krijuar varietete qė tė jenė mė rezistente ndaj sėmundjeve apo kushteve atmosferike. Pėr mė tepėr qė edhe sėmundjet e reja e kanė vėshtirėsuar shumė shtimin e sasisė sė grurit.

Nė Europė vlerėsohet se prodhimi i grurit duhet tė dyfishohet me atė aktual, nė mėnyrė qė tė ulen ēmimet, ose nė mė tė mirėn e rasteve tė mbeten tė njėjtat ēmime pėr njė kohė tė gjatė.

Ndaj ky zbulim ėshtė njė shpresė e madhe pėr arritjen e kėtij objektivi shumė tė rėndėsishėm. Dhe nėse gjėrat do tė shkojnė mirė, do tė kemi pėrmirėsime tė dukshme gjatė dhjetė viteve tė ardhshme.

Kjo do tė thotė se do tė jemi nė gjendje qė tė pėrdorim genin e grurit nė potencialin e tij tė plotė, pra do tė pėrdorim maksimumin e asaj ēka na ka falur natyra.

bigbeng
Anetar/e aktiv
Anetar/e aktiv

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 26/08/1974
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4842
Vendndodhja Vendndodhja : verdalle me sherbime
Hobi Hobi : E bukur eshte ajo qe me pelqen mua
Humor Humor : 6 dite buza gaz.......diten e 7 gruaja ma plas.ha ha ha
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 30/04/2009
Falenderimet Falenderimet : 128

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi