♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

A duhet te shembet Piramida,nje argument..

+8
Tironcja_omel
MONDI
Engjelli Shqiptare
taku
Mona
Morena
dajti i modh
bigbeng
12 posters

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Shko poshtė

A duhet te shembet Piramida,nje argument.. - Faqe 2 Empty Re: A duhet te shembet Piramida,nje argument..

Mesazh nga durresi86 Sun Nov 07, 2010 6:16 pm

liqen ka vetem bretkocka e gjarperinj qesh
durresi86
durresi86
Administrator
Administrator

Gjinia Gjinia : Male
Numri i postimeve Numri i postimeve : 19586
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 04/12/2009
Falenderimet Falenderimet : 163

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

A duhet te shembet Piramida,nje argument.. - Faqe 2 Empty Re: A duhet te shembet Piramida,nje argument..

Mesazh nga Goc Tirone Sun Nov 07, 2010 6:22 pm

tashi se me pare ishte i paster liqeni
Goc Tirone
Goc Tirone
Super- Administrator

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 8596
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 31/10/2010
Falenderimet Falenderimet : 28

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

A duhet te shembet Piramida,nje argument.. - Faqe 2 Empty Re: A duhet te shembet Piramida,nje argument..

Mesazh nga Morena Tue Nov 09, 2010 7:26 pm

Debati i plotė mes dy aktorėve kryesorė tė politikės nė vend, mesazhet e Topallit dhe Berishės dhe pėrplasja pėr rolin e Enverit

Ēėshtja e prishjes apo jo tė Piramidės nė qendėr tė Tiranės ka prodhuar dje njė nga debatet mė tė rralla tė politikės shqiptare. Mė shumė se katėr vjet tension dhe pėrplasje mes liderit tė mazhorancės dhe atij tė opozitės janė shfryrė dje nė mjediset e Kuvendit gjatė takimit tė mbledhur enkas pėr Piramidėn.

Edhe pse nė sallė kanė qenė shumė ministra dhe zyrtarė shtetėrorė, ata qė kanė folur kanė qenė vetėm Edi Rama dhe Sali Berisha. Si gjithmonė nė mes ka ndėrhyrė si "fanti spathi" edhe kryeparlamentarja Topalli. "Shekulli" boton tė plotė debatin pėr prishjen e Piramidės, si dhe ēdo gjė tjetėr qė ndodhi nė ish-sallėn e mbledhjeve tė Byrosė Politike.


Sali Berisha: Ky ėshtė tragjizmi i arkitekturės sė viteve tė diktaturės. Sigurisht qė ēdo sistem ka detyrimet e veta. Por, kjo qeveri dhe qeveritė pėrpara saj nuk kanė pasur mundėsi qė tė angazhohen me ndėrtime publike, sepse kanė pasur njė mijė probleme tė tjera pėr tė zgjidhur, duke filluar nga gota e ujit, tek rruga, rrugicat, shkolla dhe me radhė. Mirėpo, vendi gjithnjė e mė i madh bėhej nevoja pėr parlamentin e ri.

Nė kėtė kontekst, jo vetėm nė legjislaturėn qė shkoi, por edhe pėrpara saj ishte ngritur njė komitet qė po shqyrtonte mundėsinė e ndėrtimit tė parlamentit tė ri. Konkursi i fundit i studiove serioze, i studiove ndėr mė serioze erdhi i ndarė. Arkitektura ka gjuhėn e saj.

Nė kėto kushte u pėrcaktua tė ndėrtohet parlamenti tek vendi ku ndodhet mauzoleu i diktatorit. Mauzoleu i diktatorit i parashikuar pėr balsamimin e tij, por dėshtoi nė atė proces, zė njė sipėrfaqe katėr herė mė tė madhe se sa Kėshilli i Ministrave tė Republikės sė Shqipėrisė.

Nga ana e sipėrfaqes, mauzoleu i diktatorit ishte parashikuar si shtėpi e pėrjetėsisė tokėsore tė tij, se pėr nė qiell ai i kishte ndarė hesapet, ishte ateist. Mauzoleu u vendos aty pėr tė pėrjetėsuar kujtimin e njė njeriu, qė nė historinė e kėtij kombi do tė mbetet njeriu mė barbar, mė mizor, mė gjakėsor i tė tėra kohėrave. Njeriu qė ēoi kombin nė alternativėn pėr tė qenė apo pėr tė mos qenė.

Edhe pėr aq sa ėshtė nostalgjia do tė thosha qė ajo ėshtė gjėja mė absurde dhe mė e pajustifikueshme. Shumė drejtė mund tė shtrohet pyetja pse tani? Sepse tani kjo qeveri ia doli tė disponojė tė gjitha mjetet pėr ta ndėrtuar atė, duke zbatuar tė gjitha projektet, duke rritur rrogat, duke ndėrtuar shkolla, duke ndėrtuar rrugė. Faktet flasin mė shumė se fjala, thotė Platoni.


(Edi Rama tund kokėn nė shenjė mohuese)
Teatri kombėtar merr njė sallė mbretėrore, nga sallat mė tė bukura nė Europė, e vogėl, e bukur, akustike, me njė arkitekturė dinjitoze. Fatmirėsisht parlamenti i bėri njė rindėrtim tė shkėlqyer qė i pėrgjigjet nė tė gjitha aspektet edhe atyre qė vijnė, ju informoj se artistėt e kanė pritur me njė kėnaqėsi shumė tė madhe.

E ftoj kryetarin e Bashkisė sė Tiranės tė japė ndihmesėn e tij. Kėtu do tė organizohen qytetarėt e Tiranės, do tė jenė ata dhe tė Shqipėrisė, maketi do tė kalojė dhe do tė jepen vlerėsimit. Krahas jurisė sė prapaskenės do tė ketė dhe njė juri publike. Do tė krijohen sistemet mė tė mira tė komunikimit, qė edhe qytetarėt do tė votojnė projektin, natyrisht pa kuti, votim elektronik.

Sikundėr do tė pėrgatitemi paralelisht pėr kontraktimin e firmave mė tė fuqishme, sepse 28 nėntori i vitit 1912 po afron, duhet qė etėrit e pavarėsisė tė jenė mė 29 nėntor shpirtėrisht tė pranishėm nė atė parlament dhe nė atė sallė, duhet qė shqiptarėt tė festojnė pavarėsinė e tyre me njė parlament tė ri.


Jozefina Topalli:
Faleminderit zoti kryeministėr. Kush e dėshiron fjalėn?
(Jozefina Topalli sheh nga Edi Rama. Ky i fundit hesht.)


Jozefina Topalli:
A do kush fjalėn? A do kush fjalėn? Atėherė jepi njė gotė ujė tė gjithėve. Atėherė zoti kryeministėr, meqenėse nuk e dėshiron kush fjalėn, Kuvendi ka punuar deri tani nė kushte aspak tė pėrshtatshme.

Pėr tė gjithė ato qė kanė parė parlamentet nuk ekziston njė godinė mė e pėrshtatshme qė s'ka asgjė tė pėrbashkėt me atė qė duhet tė ishte tempulli i demokracisė, me atė qė duhej tė ishte parlamenti i Shqipėrisė.

Jemi vonė. Duhet tė rikapim kohėn pėr tė ndėrtuar njė godinė tė re tė parlamentit qė tė jetė dinjitoze. Padyshim qė ėshtė njė sfidė e vėshtirė. Unė kam dėgjuar dhe deputetėt e opozitės qė janė natyrisht me tė drejtė tė pakėnaqur me kėtė godinė...
(Edi Rama A duhet te shembet Piramida,nje argument.. - Faqe 2 401582)


Jozefina Topalli:
Kėshtu qė, me kėtė rast i kėrkoj kryetarit tė Bashkisė, kryetarit tė grupit Parlamentar dhe tė gjithė opozitės qė ta mbėshtesin se ėshtė parlamenti i vendit tė tyre, parlamenti i gjithė Shqipėrisė. Po, faleminderit.
(Edi Rama kėrkon fjalėn).


Jozefina Topalli:
Po, zoti Rama urdhėro.


Edi Rama:
Pikėrisht se ėshtė parlamenti i vendit tonė dhe nuk ėshtė parlamenti i njė pale, ėshtė parlamenti i tė gjitha palėve qė pėrfaqėsohen nė Kuvend pėrmes deputetėve ne e kemi mbėshtetur pa asnjė ngurrim nismėn tuaj zonja Topalli pėr konkursin e mėparshėm tė parlamentit tė ri.

Jo vetėm kaq, por besoj qė edhe pėrgėzimet qė ju kemi bėrė aso kohe kanė qenė plotėsisht tė merituara. Pasi edhe pėr eksperiencėn time nė krye tė Bashkisė nė raport me konkurset ndėrkombėtare, e kam thėnė dhe e pėrsėris, ka qenė njė nga konkurset mė tė mirogranizuar dhe me njė rezultat qė ishte dhe mbetet spektakolar pėr nga pikėpamja e zgjidhjes.

Jo mė kot, juria ndėrkombėtare e asaj kohe, e drejtuar nga njė personalitet i padiskutueshėm qė nuk ka asnjė gjasė tė ketė dashur tė bashkojė tė vdekurit me tė gjallin, bėri njė zgjedhje tė guximshme pėr atė sallė. Ju siguroj qė ajo sallė do tė ishte unike nė botė, sallė parlamentesh ka nė ēdo vend qė voton, ka gjithfarėlloj zgjidhjesh dhe teknologjikėsh.

Por, atė sallė nė atė kontekst s'e ka asnjė vend tė botės. Ajo sallė do tė kishte njė unikalitet tė papėrsėritshėm pėr vetė historinė dhe kurajėn e arkitekteve dhe tė jurisė qė bėri atė zgjedhje.

Ju nuk e keni pėr gjė tė improvizoni pėrditė dhe madje me kosto sepse pėr atė konkurs u angazhua dhe njė burim tė ardhurash. Pse u hoq dorė nga ai projekt? Pse sot pas njė periudhe kohe relativisht tė gjatė dhe tė shkurtėr njėkohėsisht ne rimblidhemi kėtu pėr njė konkurs tjetėr, pėr njė ide tjetėr.

Prezantimi i arkitektėve qė fituan konkursin ėshtė i vlefshėm kulturalisht dhe konceptualisht edhe pėr ju qė nuk dalloni dot godinėn nga konteksti historik. Ėshtė problem kulture ky.

Por nė rast se i kthemi atij prezantimit arkitektėt e prezantuan shumė qartė qėllimin e tyre dhe dhanė arsye jashtėzakonshme legjitime pėr zgjedhjen e tyre, qė sallėn e parlamentit ta vendosnin mbi kėtė godinė.

Ndėrkohė, ka njė tjetėr aspekt. Siē vjen dhe improvizon kryeministri, improvizoi pėr tė bėrė teatrin mė tė bukur nė botė dhe galerinė mė tė bukur nė botė tek Piramida. Ai improvizim iu kushtoi shqiptarėve disa miliona euro.

Njė vendimmarrje absurde pėr tė hequr Top Channel nga Piramida nė atė kohė. Sot ne jemi kėtu pėr t'iu rikthyer asaj hapėsire, pasi janė hedhur nė lumė disa miliona euro, janė kontribute tė shqiptarėve pėr buxhetin e shtetit dhe shpenzohen sikur tė ishin tė shtėpisė suaj.

Ka njė plan pėr Tiranėn. Ky plan ka tė pėrcaktuar perspektivat pėr tė gjitha godinat. Ndėr to pėrcakton dhe vendosjen e teatrit kombėtar ku ėshtė sot parlamenti i vendit.
(Sali Berisha buzėA duhet te shembet Piramida,nje argument.. - Faqe 2 401582)

Nė kėtė rast, pa dashje kryeministri ka shkuar nė tė njėjtėn linjė me planin. Por fatkeqėsisht me kaq vite vonesė, sa pėr ēdo vit shqiptarėt i kanė paguar vonesės 1 milionė euro. Nuk ishte e nevojshme fare tė hidheshin tė gjithė ato lekė pėr tė bėrė teatėr brenda nė Piramidė.

Ndėrkohė qė, plani orienton zhvillimin e zonės me njė pellg kulturor, i cili pėrfshin tė gjithė hapėsirėn, nga galeria kombėtare e arteve deri tek parlamenti aktual qė bėhet teatri kombėtar, duke integruar atė godinėn qė vazhdon tė jetė e ministrisė sė Mbrojtjes dhe organizon dasma Ministria e Mbrojtjes atje...
(Sali Berisha A duhet te shembet Piramida,nje argument.. - Faqe 2 401582)

...Si njė ministri kulture me qendrėn ndėrkombėtare tė kinematografisė, me agjenci tė tjera kulturore. Pra, mbyll tė gjithė atė hapėsirė si njė pellg kulturor, duke transformuar tė gjitha hapėsirat e ndėrmjetme tė kėtyre godinave nė hapėsira publike pėr kėmbėsorėt.
(Jozefina Topalli shkruan njė mesazh nė telefonin e saj, ia kalonin telefonin Sali Berishės. Ky i fundit ia kthen sėrish pasi lexon mesazhin)

Ndėrkohė, sytė e zėna me perden e urrejtjes, por edhe tė padijes, ju pengojnė tė kuptoni qė i gjithė ai plan ėshtė njė instrument pėr tė adresuar kėto probleme qė edhe po diskutojmė sot.

(Jozefina Topalli i afrohet Sali Berishės, komunikojnė bashkė)
Nuk ka asnjė diskutim qė godina e Piramidės kėrkon njė zgjidhje. Ajo nuk u arrit tė kthehej nė Qendrėn Ndėrkombėtare tė Kulturės. Iu bė njė hap pėrpara simbolikisht, iu vu emri Pjetėr Arbnori. Sot nuk diskutojmė mė pėr mauzoleu, se nėnkupton njė varr. Ai nuk ishte mauzoleu, ai ishte muzeu i diktatorit, i cili u zbraz nga gjithēka qė ishte brenda.

Sot ne po diskutojmė pėr Qendrėn Ndėrkombėtare tė Kulturės Pjetėr Arbnori, nuk diskutojmė pėr mauzoleun, se aty s'ka as varr dhe as hije mė tė diktaturės, pėrveē se ajo hija qė rrotullohet nė kokat tuaja, qė ju ndjek pas dhe qė nuk ju ndalet dhe ju bėn tė harroni njė gjė, qė ėshtė themelore, problemi qė ka shoqėria jonė sot nuk ėshtė mė me Enverin si Enver, se e ka pėrcjellė Enverin me kohė dhe me vakt, por me enverizmin si kulturė dhe si metodė nė tė gjitha sjelljen dhe nė komunikimin shoqėror.

Pėr fat tė keq, kėtė problem tė madh qė ka kjo shoqėri prej 20 vitesh e mbartni ju dhe jo ne. Megjithatė, tė qėndrojmė tek ēėshtja. A mund tė bėhet Qendra Ndėrkombėtare e Kulturės Pjetėr Arbnori parlament? Pa dyshim qė mund tė bėhet.

Njė gjė duhet tė zgjidhim ne dhe pėr ne s'ka mė problem, problemin e ngrehinės ekzistuese, nuk ka tė bėjė fare, mos tė hyjmė mė nė kėtė debat, e fyen kulturėn dhe inteligjencėn europiane, nuk ka tė bėjė me Enverin apo me kėto nostalgjia, por ka tė bėjė me dy aspekte.

Njė aspekt ėshtė aspekti historik-arkitektonik dhe aspekti financiar. Nė rast se zgjidhim kėtė pikė, kėtė e them nė cilėsinė e kryetarit tė bashkisė, por edhe nė cilėsinė e njeriut tė kulturės dhe tė artit qė nuk e pranon dot talebanizmin nė raport me objektet. Sepse i ēfarėdo kohe qoftė dhe me ēfarėdo arsye u motivoftė ėshtė talebanizėm.

Taleban ishte Enver Hoxha dhe regjimi i tij qė i hynė me dinamit dhe hodhėn nė erė 2400 kisha, qė dogjėn mbi 3000 libra fetarė. Taleban ėshtė edhe e kundėrta, qė tė bėsh atė qė bėnte Enver Hoxha me trashėgiminė kulturore dhe historike tė kėtij vendi. Kėtė nuk do ta bėnte asnjė vend europian. Nuk ia vlen tė humbasim nė njė debat kur flitet pėr gishtin, kur gishti tregon hėnėn.


Jozefina Topalli:
Faleminderit. Kush e dėshiron fjalėn?
(Sali Berisha kėrkon fjalėn).


Jozefina Topalli:
Zoti kryeministėr...


Sali Berisha
: Sė pari, dua tė them se ndėrtimi i parlamentit sipas planit pėrcaktues tė Tiranės ėshtė nė vendin mė tė pėrshtatshėm, sepse plani francez e lė atė problem tė hapur. Pėr sqarim pėr opinionin, aty ka qenė e parashikuar tė varrosej i balsamosur diktatori. Por, balsamimi ishte njė proces i komplikuar dhe cilido qė dėshiron mund tė shkojė tė gjejė shenjat e varrit, tė sarkofagut.

Mė vonė, pasi ky proces nuk mund tė pėrfundonte nė atė mėnyrė, u vendos busti i tij. Pra, nuk kemi tė bėjmė kėtu thjesht me njė trashėgimi arkitekturė se cila do tė ishte, duhet parė me njė farė me interesi. Unė s'mund tė them kurrė, duhet tė jem i hapur me ju.

Nuk ekziston tek unė kulti i armikut, sepse armiku urrehet. Unė nuk urrej njėri ndaj dhe mendoj se kėto terma qė pėrdorni ju, taleban etj., mendoj se janė terma qė dalin nga njė prapavijė psikologjike shumė e pafavorshme.

Sikundėr pėr projektin, ju e quajtėt mė tė mirin nė botė, ai ėshtė afrodiazik, por, sė paku, minimumi zgjidh disa probleme tė tjera. Nuk po marr afrodiazizmin e tij, por po marr atė qė kemi ne legjendė, keni parė, s'keni parė njė i vdekur me tė gjallė.

Atėherė, kjo e dėmton nė moral ndėrtimin. Unė e kuptoj se artisti ka mėnyrėn e tij tė perceptimit tė gjėrave, por kjo nuk duhet tė thotė se ky ėshtė etaloni sesi duhet ta perceptojė shoqėria, sepse ai s'ėshtė mė artist, nėse pretendon pėr kėtė.


Jozefina Topalli:
Faleminderit zoti kryeministėr. Urdhėroni zoti Rama.


Edi Rama:
Zoti kryeministėr, ju flisni pėr seriozitet dhe pėr punė serioze, por punėt serioze i bėjnė njerėzit serioz.

Njerėzit serioz nuk hidhen nga njė degė nė njė tjetėr tė folklorit pėr tė sjellė kėtu argumente qė nuk janė argumente fare dhe s'kanė lidhje pėr ēėshtjen tė cilėn po flasim dhe as me pikat e referimit qė ju po merrni. Unė nuk e di ēfarė kanė dashur tė bėjnė me trupin e Enver Hoxhės, ta balsamosin apo jo, ju me siguri kėtė e dini mė mirė, keni qenė mjek nė byronė politike, me siguri ju kanė konsultuar...


Ndėrhyn Jozefina Topalli:
Ai arkitekti si e ka qė e ka ndėrtuar...?!


Edi Rama:
Tė lutem shumė mos mė ndėrprit se nuk jemi nė parlament kėtu.


Jozefina Topalli:
Jo more tė shpjegoj...


Edi Rama:
Tė lutem shumė mos mė ndėrprit se nuk ka nevojė tė mė shpjegosh fare...


Jozefina Topalli:
Ta shpjegoj qė ē'ke me tė...


Edi Rama:
Tė lutem shumė, ju ēdo gjė mund ta bėni, por pėrkthyesen time s'e bėni dot, se nuk arrini dot tė mė kuptoni.


Jozefina Topalli:
Sa herė qė tė mos e dini, ju sqaroj.

Edi Rama: Shqipen time ju nuk e kuptoni dot se ėshtė shumė e pėrpunuar mbi... Kėshtu qė, mos mė ndėrhyj. Unė thjesht po jap pėrgjigje pėr ēfarė dėgjova kėtu. Kėto qė dėgjova kėtu janė gjėra qė ēdo audiencė mesatarisht e kulturuar i konsideron absurde.
Prandaj, lojėra fjalėsh dhe folklor politik kėtu s'kemi pse bėjmė. Unė kam ardhur bashkė me kryetarin e grupit pėr tė diskutuar pėr kėtė ēėshtje me shumė seriozitet. Unė nuk mund tė pranoj qė kėtu tė kalojmė nga njė diskutim serioz pėr t'i dhėnė Shqipėrisė njė parlament tek fantazitė dhe fantazmagoritė qė na bėjnė tė flasin pėr varre. Cili varr? Pėr ēfarė arsye ju duket si varr juve?

Pėr ēfarė arsye i vutė emrin Pjetėr Arbnori atij varri? E pėrsėris, as nuk e di dhe as nuk mė intereson fare se ēfarė kanė dashur tė bėjnė komunistėt me godinėn pėr tė cilėn flasim, nuk mė intereson fare. Unė jam kėtu pėr tė thėnė qė nuk ėshtė e vėrtetė ajo qė thoni ju. Meqė flisni rroma-pėr-toma, po ju kujtoj atė fjalėn latine: Ignorantia argumentum non es.

Po jua them latinisht qė ta kuptoni vetėm ju.
Nėse flasim si njerėz serioz, ju nuk mund tė vini kėtu dhe tė bėni Namik Hotin dhe tė flisni pėr ēdo gjė. Probleme psikologjike keni ju zoti kryeministėr dhe jeni ju qė vuani nga kėto probleme dhe qė kudo shikoni hijen e Enver Hoxhėn.

Pėr sa i pėrket talebanizmit, talebanizmi nuk ėshtė ēėshtje ēallme, ėshtė ēėshtje kulture. Talebanizėm ėshtė tė merresh me godinat pėr hir tė funksionit qė godinat kanė pasur dikur. Enver Hoxha ishte taleban dhe tė sillesh siē u soll Enver Hoxha nė ato godina ku shikonte fytyrėn e armikut ėshtė tė jesh taleban, kjo ėshtė kulturore, nuk ėshtė personale.

Pėr tė qėndruar tek ēėshtja dhe pėr tė mos u marrė nė kėtė gurrėn folklorike tė argumenteve qė s'janė argumente, unė po ju pėrsėris, jemi kėtu pėr tė organizuar njė konkurs ndėrkombėtar apo jemi kėtu pėr t'iu thėnė arkitektėve tė huaj se ēfarė duhet bėrė.

Kjo shembje godine nuk ka lidhje as me 100-vjetorin e pavarėsisė, as me gjithė sa thuhet, por ka lidhje me njė domosdoshmėri tė brendshme dhe njė nevojė tė kuptueshme qė keni ju sot pėr tė spostuar vėmendjen dhe pėr tė devijuar opinionin publik drejt njė ēėshtje qė ju siguroj se nuk ju nderon ju.

Nuk ju nderon as si kryeministėr dhe as pėr aq intelektual sa jeni. Ju nuk jeni zoti i kėtij vendi. Ju nuk jeni kushtetuta dhe ligji nė kėtė vend.

Europianisht kjo bėhet kėshtu, shpallet konkursi dhe u lihet atyre qė ftohen. Cilido qoftė fituesi, projekti ėshtė nė duar tė sigurta dhe me njė juri ndėrkombėtare, jo votim elektronik. Cili votim elektronik? Votimin elektronik tė zonjės Jozefinė qė edhe nė njė parlament me 140 veta e manipuloni?


Jozefina Topalli:
Jo si tek Bashkia qė i numėroni me numra...


Edi Rama:
A ka mundėsi tė mos ndėrprisni?


Jozefina Topalli:
Meqė folėt pėr seriozitet pėrpiquni tė jeni pak serioz. Bėhuni serioz...


Edi Rama:
Unė me shumė respekt pėr rregullat e tavolinės dėgjova kėtu broēkulla qė nė kushte tė tjera nuk do tė rrija t'i dėgjoja. A ka mundėsi tė mos mė ndėrprisni, pastaj merrni fjalėn dhe vazhdoni. Nuk jam kėtu nė parlamentin tuaj.


Jozefina Topalli:
Nė fakt, nė parlament jemi kėtu. Parlamenti jonė ėshtė.


Edi Rama:
Kėtu, nė fakt, jemi nė tavolinėn ku bėheshin mbledhjet e byrosė politike dhe ju jeni fiks aty ku i bėnte ai i varrit...


Jozefina Topalli:
Ti je tek Pali...

Edi Rama: A ka mundėsi tė mos mė ndėrprisni ju lutem shumė dhe tė mos vini si zė nga varri...

Jozefina Topalli: Disa zėra tė vijnė ty nga andej, ne po pėrpiqemi t'i heqim kėto varre...

Edi Rama: O zonjė, nėse doni qė ta zgjidhim kėtė ēėshtje ashtu siē zgjidhet nė Europėn ku duhet tė integrohemi dhe nuk integrohemi dot pėr shkak se kjo mendėsi dhe kėto procese qeverisėse nuk e ēojnė vendin pėrpara, kjo ėshtė shumė e thjeshtė.
Ofrohet njė propozim, u kėrkohet tė interesuarve tė japin njė ide. Kjo ėshtė e gjitha. Mbi bazėn e ideve njė juri ndėrkombėtare thotė kush ėshtė mė e mira. Kėshtu i zgjidh gjithė Europa.


Sali Berisha:
Po tė fillojmė pėr uljen, mė duhet tė rikujtoj se je ulur nė vendin e shokut Spiro Koleka. Ne kėtu nuk jemi mbledhur tė bėjmė avokatinė e mauzoleut tė diktatorit.


Edi Rama (Pa mikrofon ndezur)
: Po lėri kėto.


Sali Berisha:
Ju duhet tė keni kurajėn tė thoni tė vėrtetėn dhe jo t'i mohoni dhe t'i maskoni ato. Kryearkitekti i asaj godine tha se ishte parashikuar dhe varri i diktatorit. Se nė atė kohė i ke pasur lidhjet me muzeun tė forta ti... Ti nė atė kohė dy gjėra dije, fushėn e basketbollit dhe muzeun... Tė them unė ty, se e di unė.

Edi Rama:
A ka mundėsi...


Jozefina Topalli:
Mos ndėrhy...


Sali Berisha:
Unė tė respektova, por po tė hymė pėr tė folur pastaj flas unė pėr kėtė punė...


Edi Rama:
Nuk ka problem. Nuk ka punė force fare kėtu. Mua me ti nuk mund tė mė drejtoheni dot se s'jemi as shokė dhe s'jemi as miq. Unė ju drejtova me ju, ju duhet tė drejtoheni me ju. Se jeni pėrditė shembulli mė i keq pėr shqiptarėt...

Sali Berisha: Zotėri nuk mund tė hiqesh dot ti se a ishte varri... Atė e afirmoi kryearkitekti i godinės. Faktikisht atė ti po mbron, faktikisht atė po imiton, faktikisht ti atė ke nė mendje, faktikisht ti atė ke frymėzim. Por kjo ėshtė puna jote, zgjidhja jote... Pėr kėtė unė nuk kam asnjė lloj keqardhje dhe asnjė lloj shqetėsimi.
Shqetėsim ka po, qė kėto mikrofona, kėto kamera tė mos pėrdoren pėr t'iu thėnė shqiptarėve tė kundėrtėn asaj qė ėshtė...


Edi Rama (Pa mikrofon ndezur):
Po thuaje pra tė vėrtetėn.

Sali Berisha:
Para njė jave Klement Koloneci tha qė ėshtė parashikuar tė vendosej varri i diktatorit aty. Unė i di ato, se kam lexuar gjatė jetės sime mė shumė se ēdo gjė tjetėr nė shkencat e turit dhe i kuptoj komplekset qė trashėgon dhe ke, dhe pėrpiqesh t'i maskosh. Por, tė dalėsh t'i thuash shqiptarėve se po e mbroj se aty nuk ka qenė varri i Enverit...

Edi Rama (Pa mikrofon ndezur):
Nuk e thashė fare kėshtu


Sali Berisha:
Jo, jo. Absolutisht qė the kėshtu, nuk ėshtė pėrcaktuar pėr varr the kėtu.


Edi Rama (Pa mikrofon ndezur):
Nuk e thashė fare kėshtu, fare.


Sali Berisha:
Replay tė gjithave.

(Edi Rama tund kokėn nė shenjė keqardhje)

Tani sy pėr sy ma mohon ti mua kėtė. Sė dyti, konkursi do tė jetė kombėtar. Do tė prishim varrin se ai ėshtė atje ku ėshtė, s'ka kocka, nuk kemi tė bėjmė me ndonjė problem tjetėr. Nuk mund tė lemė varrin e diktatorit nė qendėr tė kryeqytetit. E vure aty ti atė kambanėn, nuk e zgjidhi gjė. Shiko e ke shumė tė vėshtirė tė kalosh nga ngjyra tek arkitektura ėshtė gjėja mė e vėshtirė pėr ty...

Edi Rama (Pa mikrofon ndezur):
Mos mė fol me ti, e kupton apo jo. M'u drejto me ju, nuk jam shoku jot.


Sali Berisha:
Arkitektura ėshtė njė shkencė aq komplekse, ėshtė sa art aq mat, sa mat aq mekanik. E fundit ėshtė ngjyra nė arkitektura.


Edi Rama (Pa mikrofon ndezur):
Ti nuk je nė rregull.


Sali Berisha:
Nė arkitekturė janė shumė gjėra tė tjera parimore. Ti lexon vetėm ato qė tė interesojnė, tė cilėt e quajtėn strukturė afrodiazike. A shpreh arkitektura kėto? Arkitektura shpreh tė gjitha tė gjitha problemet e psikologjisė. Absolutisht duhet tė dish t'i lexosh ato.

Sigurisht ėshtė vetėm psikologjike. Tani kėtė debat do ta bėjmė kur tė diskutojmė planin e pėrgjithshėm tė Tiranės, kėtu jemi pėr parlamentin. Sali Berisha po thotė atė qė ėshtė, se aty ishte varri i diktatorit.


Edi Rama (Pa mikrofon ndezur):
Ti nuk je nė rregull.


Jozefina Topalli:
Zoti Rama, ju lutem ruajeni qetėsinė.


Sali Berisha:
Unė ju dėgjova ju edhe kur e shqiptuat latinishten sikur ishit prej Dragobie. Nuk kam ēfarė t'ju bėj se ajo ėshtė kultura juaj nė latinisht. Kėshtu ėshtė. Do tė mė pėrdorni terma latinė pa e deshifruar.

Jozefina Topalli:
Pa e ditur me latinizma...

Sali Berisha:
Fjala ėshtė me e prononcuar, se ėshtė tjetėr ajo kuptimi. Ju ftoj tė vazhdojmė kėtė bashkėpunim, t'i lemė pasionet, tė shkėputemi nga komplekset historike. Tė mos e pėrdorim. E vėrteta ėshtė se Enver Hoxha ishte njėlloj Mullah Omari.

Edi Rama (Pa mikrofon ndezur):
Ekzakt.
Sali Berisha:Por, tė pėrpiqesh tė krahasosh tė tjerė me Enver Hoxhėn, do tė thotė qė tė ka ngelur ora tek Enver Hoxha. Tė pėrpiqesh tė tjerė me Enver Hoxhėn do tė thotė se ora jote ka ngelur tek Enver Hoxha, minimumi kjo, pėr tė mos thėnė qė po bėn avokatinė e tij. Tė pėrpiqesh tė gjesh njė taleban tjetėr nė Shqipėri pėrveē Enver Hoxhės, atėherė tė mbetet tė jesh i dyti, se ti je biri shpirtėror i tij.
Lėri skemat, jemi mbledhur pėr tė dhėnė mendime. Po tė hymė pėr tė bėrė diskutime tė tjera, unė jam i hapur gjithmonė. Madje, unė tė ftoj ty ku tė duash, nė ēdo studio televizive, edhe nė Top Channel po deshe, se tė tjerat i anatemon dhe tė bėjmė njė debat tė gjerė, 2 orė, 3 orė, 4 orė, sa tė duash. Por, dhėndri i ri, me mendime tė reja.
Jozefina Topalli: Tani..
Edi Rama:
Mė falni njė sekondė. Kemi njė paritet. Besoj qė ata na ndjekin e kanė tė qartė se ēfarė them unė dhe ēfarė thoni ju. Unė nuk thashė se aty nuk mund tė bėhet parlamenti, unė thashė krejt tė kundėrtėn.

Unė nuk thashė se aty nuk ka qenė plan pėr t'u bėrė varr, thashė se ju me siguri kėtė e dini mė mirė se keni qenė mjek i asaj byroje dhe me siguri ju kanė konsultuar pėr balsamimin e trupit tė Enver Hoxhės. Se ēfarė kanė dashur tė bėjnė nuk ka pikė vlere pėr mua.

Meqė keni merak prononcimet nuk thuhet afrodiazike, thuhet afrodiziake.
Jozefina Topalli: Si, si, si thuhet?

Edi Rama:
Afrodiziake. Megjithatė nuk ka problem.
[b]Sali Berisha: Tė falėnderoj se kėto i dini mė mirė.
Edi Rama:
Nuk ėshtė hera e parė dhe as e fundit. Kėshtu qė, pėr tė qėndruar nė temė, unė po ju them se ėshtė shumė banale ajo qė bėni ju nė mėnyrė tė pėrsėritur, duke u munduar qė ta ktheni njė problem, tė cilin fare mirė mund ta zgjidhim sė bashku pėr t'i dhėnė vendit njė parlament ashtu siē e ka ēdo vend tjetėr, nė njė ēėshtje se kush ėshtė me Enverin dhe kush s'ėshtė me Enverin, kush ėshtė biri shpirtėror i Enverit dhe kush ėshtė biri pėr shpirt i Enverit. Kjo ėshtė njė ēėshtje qė nuk ekziston. Meqė e kam dėgjuar qė e pėrsėrisni shumė shpesh kėtė ēėshtjen e birit shpirtėror. Bijtė shpirtėrorė Enveri i kishte me teserė.

Dhe si ēdo bir i tij shpirtėror edhe ju kishit teserėn pėrkatėse. Pa dyshim qė mund ta bėni ju dhe kushdo birin plėngprishės, por nuk keni asnjė arsye qė tė shikoni tej vetes pėr tė gjetur birin shpirtėror.

Pėr sa i pėrket ēėshtjes sė krahasimit me talebanėt. Po ju them qė ky ėshtė njė nocion qė ėshtė bėrė pjesė e debatit kulturor sot nė Europė. Por, mė shumė s'kam ēfarė t'ju them se boshllėku dhe hendeku qė na ndan kulturalisht ėshtė aq i madh sa edhe sikur pjesėn e mbetur tė jetės unė t'ia kushtoj kėtij boshllėku nuk do tė arrij ta mbush dot.

Nė rast se ėshtė fjala pėr tė ndėrtuar njė parlament tė ri aty ku sot gjendet Piramida, unė dhe ne jemi dakord.

(Jozefina Topalli shkon tek Sali Berisha dhe komunikojnė bashkė).

Me kushtin qė kjo gjė tė bėhet ashtu siē e bėn bota, tė cilės ne themi qė i pėrkasim, por me tė cilėn ne ende s'jemi integruar, me njė konkurs ndėrkombėtar, me arkitekt tė njohur, me propozime serioze qė vendosin ata.

Koncepti mė i bukur nė botė ėshtė njė koncept realist socialist dhe ju jeni mishėrimi i realizmit socialist zoti kryeministėr.

Jeni i realizmit socialist qė ecėn, qė flet, qė bėn mitingje, qė ėshtė kudo i pranishėm nė jetėn tonė, si shprehja mė kuptimplotė e faktit se problemi i kėsaj qeverie sot nuk ėshtė mė Enveri, tė cilin ky popull e pėrcolli ashtu siē e meritonte dhe e la pas, por ėshtė enverizmi, por ėshtė kultura enveriste, tė cilėn ju e mishėroni dhe nuk e shmangni dot, gjė qė bėn qė kur s'keni argumente merreni me atė qė keni pėrballė, me shpoti dhe me njė humor, i cili realisht nuk ju bėn nder, realisht tregon se kush jeni ju Sali Berisha.

[b]Sali Berisha:
Pra, siē e shihni, pėrveē faktit se je njė piktor i realizmit socialist, i penduar dhe pėr kėtė mė vjen mirė. Se nė qoftė se zotėria nuk ėshtė penduar nė ideologji, rezulton i penduar nė art dhe kjo pėrbėn njė zhvillim, kėrkon ta projektojė tė gjithė sistemin demokratik, tė ndėrtuar nga shqiptarėt kėto 18 vite, me trashėgiminė e tij tė realizmit socialist.
Unė uroj qė tė ēliroheni sa mė shpejt nga kjo mėnyrė arsyetimi dhe tė arrini tė shihni njė realitet krejt tjetėr, njė Shqipėri, e cila ėshtė vite drite larg asaj qė imagjinoni, zhvilloni dhe parashikoni ju.

Nuk ka diskutim qė nuk do tė jetė ky Komitet, ai qė do tė pėrcaktojė arkitekturėn e parlamentit tė ri, por ky Komitet ka tė gjithė tagrin t'iu ofrojė arkitektėve zonėn, sepse, me sa po shoh unė, do tė kalojmė nga njė model mbi pėr mbi, nė njė model tjetėr mbi pėr mbi, mund tė dalė dikush e tė thotė ta ruajmė godinėn e tė vėmė shtylla mbi tė. Piramida do tė prishet, sepse ajo sipėrfaqe aty ėshtė jetike pėr ndėrtimin e parlamentit.

Edi Rama (Pa mikrofon ndezur):
E kuptoni tani problemin?

Sali Berisha:
Ajo sipėrfaqe aty ėshtė jetike pėr ndėrtimin e parlamentit. Por, nga ana tjetėr, ne na ndajnė dy botė, dy botėkuptime, dy filozofi. Unė nuk mund ta konceptoj kurrė atė qė ju thoni qė vlerat historike tė asaj godine janė tė atilla, sa pėr t'u mbajtur.

Periudhėn socialiste tė qendrės sė Tiranės, unė e quaj periudhėn mė tė zezė tė historisė sė saj. Nė rast se ju mendoni se qendra e Tiranės duhet tė jetė skllave e asaj periudhe, unė ju garantoj se kjo nuk do tė ndodhė.

Unė nuk them kurrė se do tė rrafshohet kjo ndėrtesė, por, nė qoftė se epoka e kryetalebanit, qė mjerisht rezulton tė jetė edhe ati shpirtėror, bėri kėtė batėrdi nė qendėr.

Edi Rama (Pa mikrofon ndezur): Mos mė trego mua Enverin. Ti je komunist 25 vjet dhe mė tregon mua Enver Hoxhėn. Mos spekulo mė me kėtė histori. Ti me teserė nė xhep tė Enverit, po mė tregon mua. Erdhe me teserė dhe po mė tregon mua Enverin.

Jozefina Topalli: Qetėsohu zoti Rama. E rrėzoi Enverin, ti ike dhe ky e rrėzoi...
Sali Berisha: Ti fillimisht erdhe tek unė dhe mė pas u ktheve prapė atje. Nuk tė kam qortuar pėr kėtė.

Edi Rama:
Ika nga atje se tė gjeta ty atje, qė ishe me teserė partie nė xhep. Problemi ėshtė qė tė kam pyetur, ore atė teserėn e dorėzove atje nė komitet qendror para se tė vije kėtu?

Jozefina Topalli:
E kishte rrėzuar Enverin kur shkove ti atje?

Sali Berisha:
Prit njė minutė.

Edi Rama:
Tė ishte pėr kėtė zotėri do tė parfumonte varrin si mjek atje.

Sali Berisha:
Jo zotėri. Ti njė meritė ke. Nė prag tė zgjedhjeve shkove nė "Qytet Studenti" dhe e rrėzove bustin atje.

Edi Rama:
E paskam njė meritė...

Sali Berisha:
Por, kur ia rrėzove bustin atje, pėrse do qė tė mbash bustin kėtu? Nė 2009 rrėzove bustin atje, ndėrsa sot do tė mbash mauzoleumin kėtu.

Edi Rama:
Kur jam pėrballė nuk ma pėrmend dot Enver Hoxhėn, nuk ma tregon dot birin shpirtėror, sepse kush ka qenė pikėrisht biri shpirtėror i Enver Hoxhės e dinė mirė shqiptarėt dhe ėshtė Enverizmi juaj qė ju mban peng.

Sali Berisha
: Nėse s'ta pėrmend unė... Nuk mė shqetėson fare mua ai problem, s'mė shqetėson. Ēfarė pune kam unė?

Edi Rama:
Si ēfarė pune ke pa atė problem. Po ku jeton dot t'i pa Enverin.

Sali Berisha:
Dakord tani...

(Pa mikrofon ndezur):
Sa herė ke njė problem ti kapesh me Enverin.

Jozefina Topalli:
Tė lutem zoti Rama, qetėsohu.

Sali Berisha
: Ne duhet tė shpallim konkursin, tė ftojmė studiot mė tė mira, tė bėjmė debat me qytetarėt, sepse nuk ėshtė bėrė ndonjėherė debat me ta, tė marrim vendimin e tyre.

Edi Rama:
Pyeti qytetarėt, a tė shembet apo jo?

Sali Berisha:
Po pse pėr kultin e Enver Hoxhės do tė pyesim qytetarėt.

Edi Rama:
Cili ėshtė kult? Nuk i ofendon qytetarėt t'i marrėsh mendim kur janė kundėr.

Sali Berisha:
Ti po u heq abonetė dhe nuk po i pyet gjimnazistėt dhe tani po mė thua pyet qytetarėt pėr Enver Hoxhėn. Unė tė ftoj tė bashkėpunojmė. Pavarėsisht nga kundėrshtitė e mėdha qė kemi, se i kemi dhe do t'i ruajmė ne ato, pavarėsisht nga pozicionet e ndryshme qė ndajmė.

Parlamenti nuk ėshtė as i imi, por ėshtė i ēdo shqiptari. Pavarėsisht nga pozicionet e ndryshme qė ndajmė, jemi tė pėrafėrt nė shumicėn e pikave, gjer tek ajo qė ti kėrkon qė tė ruhet, por ajo nuk mund tė ruhet.

Edi Rama:
Pse s'mund tė ruhet?

Sali Berisha:
Sepse ėshtė i lidhur me Enver Hoxhėn dhe varrin e tij.

Edi Rama:
Mė tė lidhur se sa jeni ju a ka? Memoria juaj ėshtė vetėm Enveri.

Sali Berisha:
Po leje mos u fut nė memorien time, se me pa ato...

Jozefina Topalli:
Meqė qytetarėt e kanė shembur atė 20 vite pėrpara, me rastin e 100 vjetorit do ta heqim ne fare. Do tė kalojmė tek pika e parė e rendit tė ditės. Shpallet pėr njoftimin e kėtij konkursi nė revistat e specializuara ndėrkombėtare. Jeni dakord?

Sali Berisha:
Dakord.


Edituar pėr herė tė fundit nga Morena nė Tue Nov 09, 2010 7:44 pm, edituar 2 herė gjithsej
Morena
Morena
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 09/12/1911
Numri i postimeve Numri i postimeve : 30651
Vendndodhja Vendndodhja : Ne kolltukun e se tashmes, me shikim nga e ardhmja...
Hobi Hobi : Muzike,letersi.
Humor Humor : Shikoni dhe vlersoni...
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 05/11/2009
Falenderimet Falenderimet : 204

http://www.shoqeriajone.com/

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

A duhet te shembet Piramida,nje argument.. - Faqe 2 Empty Re: A duhet te shembet Piramida,nje argument..

Mesazh nga Tironcja_omel Tue Nov 09, 2010 7:29 pm

Morena nuk e vendos me mire me ngjyre te zeze sepse nuk e lexoj dot keshtu!
Tironcja_omel
Tironcja_omel
Embelsira e Forumit
Embelsira e Forumit

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 9117
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 14/09/2010
Falenderimet Falenderimet : 66

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

A duhet te shembet Piramida,nje argument.. - Faqe 2 Empty Re: A duhet te shembet Piramida,nje argument..

Mesazh nga bigbeng Thu Nov 11, 2010 5:56 pm




"Saleban" historia e njė vizionari - sė shpejti nė kinema Qeveria
Studio Filmike “Tritol Entertainment” nėn kujdesin e vecantė tė Kėshillit tė Ministrave.org sjell pėr spektaktorėt shqiptarė njė kryevepėr tė Orientit, filmin “Saleban”.
A duhet te shembet Piramida,nje argument.. - Faqe 2 SalibanBazuar mbi romanin “Salistani dhe Jozefistani” filmi trajton jetėn e prof.dr.Saleban, i cili ishte njė shkencėtar futurist nė Albanistan, njė vend diku nė Ballkan dhe mbajti pėr disa vjet postin e kryevezirit.Njė ndėr cilėsitė e tij tė shumta ishin respekti pėr fermanet e Khalif Topistanit dhe tė Kushtetutistanit.Dikur kishte punuar nėn sundimin e Sulltan Hoxhės por me vete gjithmonė aspironte pėr demokracinė perėndimore sepse ai kishte njė vizion.Indinjata e Salebanit arriti kulmin kur pas vdekjes sė Sulltan Hoxhės u ndėrtua njė piramidė nė kryeqytetin e Albanistanit, Tiranastan. Cdo ditė qė kalonte shtonte dėshirėn e Salebanit pėr tė shkatėrruar Piramidėn qė mishėronte kujtimin pėr Sulltan Hoxhėn. Por ai kishte njė vizion. Kur u bė kryevezir, Salebani shprehu dėshirėn e zjarrtė tė shembte mė nė fund Piramidėn.Kohė mė parė, sistemi sulltanor e kishte detyruar Salebanin ta vizitonte shpesh atė ndėrtesė por tani ai mund tė realizonte njė detyrė historike siameze dhe kombėtare , shkatėrrimin e veprės djallėzore qė nuk e linte tė flinte rehat natėn...Filmi ėshtė i mbushur me skena teatrale qė sipas producentėve kanė kushtuar miliona euro.“Saleban” do tė shfaqet nė kinema kundrej cmimit 1 Euro dhe nė platformėn DigiSAL nė formatin Sal Definiton.

bigbeng
Anetar/e aktiv
Anetar/e aktiv

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 26/08/1974
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4842
Vendndodhja Vendndodhja : verdalle me sherbime
Hobi Hobi : E bukur eshte ajo qe me pelqen mua
Humor Humor : 6 dite buza gaz.......diten e 7 gruaja ma plas.ha ha ha
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 30/04/2009
Falenderimet Falenderimet : 128

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

A duhet te shembet Piramida,nje argument.. - Faqe 2 Empty Re: A duhet te shembet Piramida,nje argument..

Mesazh nga Mona Thu Nov 11, 2010 7:07 pm

ėshtė e habitshme, tė dy figurat jan tej mase tė zgjuar, por, zgjuarsia e tyre nuk vlen pėr ne popullin e kėtij vėndi
Shum trishtim ndjeva gjat leximit tė kėtij debati, jo pėr piramidėn, por pėr veten, pėr miqt e mi, njerzit e mi qė jetojn nė kėtė vėnd ku qeverisin "Korleonėt"
Mona
Mona
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 10/01/1974
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2777
Vendndodhja Vendndodhja : Tiranė
Hobi Hobi : faqet e ndryshme tė internetit
Humor Humor : eee mundohem tė jem githmon me humor
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 18/07/2010
Falenderimet Falenderimet : 57

http://wwwka2010.webs.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

A duhet te shembet Piramida,nje argument.. - Faqe 2 Empty Re: A duhet te shembet Piramida,nje argument..

Mesazh nga Vizitor Sat Jan 26, 2013 1:31 pm

nuk jam andej nga ajo lagje un kshu qe spo them gje

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

A duhet te shembet Piramida,nje argument.. - Faqe 2 Empty Re: A duhet te shembet Piramida,nje argument..

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi