♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Trekendeshi i Bermudes dhe Piramida misterioze nenujore!!

Shko poshtė

Trekendeshi i Bermudes dhe Piramida misterioze nenujore!! Empty Trekendeshi i Bermudes dhe Piramida misterioze nenujore!!

Mesazh nga CLICHE' Sun Jun 09, 2013 3:11 am


“Trekendeshi i Bermudeve” ose Bermuda eshte nje emer i njohur qe tregon zonen e Detit te Karaibeve qe perfshin ishujt Bahamas, Bermude, Porto Riko dhe Kuba.

Behet fjale per nje vend misterioz dhe famekeq ne te njejten kohe per shkak te fenomeneve te zhdukjes dhe interferences qe ndodhin.

Jane protagoniste pilotet e avioneve dhe kapitenet e anijeve te cilet shpesh kane vene re se kur hyn ne ate zone busullat prishen dhe humbasin sinjalin e radios. Eshte sikur te hysh ne nje bote tjeter, ne nje dimension tjeter. Pastaj krejt papritur gjithcka qetesohet dhe kthehet si me pare. Ne raste te tjera, avionet dhe anijet qe kane kaluar aty, jane zhdukur.

Zhdukjet jane verifikuar qe nga vitet 1800 e 1900 por ne te vertete qe ne vitet 1400 Kristofor Kolombo kishte verifikuar personalisht ekzistencen e energjive te cuditshme ne ate zone.

Nje rast shume domethenes ndodhi ne vitin 1963, kur dy avione pa u perplasur kishin kaluar ne te njejten kohe. Ne fakt anomalia e vertete nuk jane zhdukjet por mungesa e gjurmeve.

Anijet dhe avionet qe zhduken ne shume raste nuk lene gjurme. Zhduken teresisht. Ka shume deshmi per kete gje. Per shkak te ketyre ngjarjeve misterioze, trekendeshi i Bermudes eshte quajtur edhe Trekendeshi i Djallit ose Trekendeshi i Mallkuar.

Charles Berlitz eshte nje studiues i arkeologjise dhe ka bere eksplorime nenujore te cilat i ka pasqyruar ne librin “Atlantide – kontinenti i tete” (1984) duke i dedikuar nje kapitull te tere Trekendeshit te Bermudes, te titulluar “Rrenojat e fundosura te Trekendeshit te Bermudes”

Ne kete artikull Berlitz sjell deshmite e disa marinareve te cilet kane dalluar disa struktura ndertimesh te fundosura ne kete zone. A eshte e mundur qe te jene disa rrenoja te fundosura? Cili eshte misteri qe fshihet pas trekendeshit te Bermudeve?

Ne konferencen“Miti dhe realiteti i Atlantides” u tha se ne thellesine e ujerave te oqeanit, pikerisht ne zonen e Trekendeshit te mallkuar, ndodhet nje piramide misterioze, me origjine ndoshta nga Atlantida, qe leshon nje energji te madhe. Eshte kjo energji qe shkakton zhdukjet dhe c’orienton mjetet e komunikimit.

Berlitz ne artikullin e tij flet pikerisht per kete piramide, por na thote edhe me shume se kaq. Nuk eshte vetem piramida por jane edhe disa mbetje arkitektonike midis te cilave edhe nje mur qe duket se ka origjine njerezore. Keto mbetje datojne rreth 12 000 vjet me pare, ne mos me shume, edhe pse shkencetaret zyrtare vazhdojne te deklarojne se keto mbetje jane natyrale.

Me kete qyteze nenujore eshte marre Dr. Manson Valentine. Per 25 vjet ai ka studiuar dhe ekzaminuar zonen nenujore. Dr. Valentine eshte paleontology, gjeolog dhe arkeolog nenujor, si edhe speleolog amator dhe pilot avioni. Gjate nje interviste per Berlitz ai ka deklaruar:

“E tere zona e Bahamas gjate periudhes se fundit akullnajore gjendej mbi nivelin e detit dhe u fundos nga shkrirja e akujve. Ne te gjithe zonen Bimini verehet nje vazhdimesi e modeleve arkitektonike, kuadrate dhe drejtkendesha qe dizenjojne konturet e permasave te atij vendi qe qendron poshte.

E gjithe kjo me bind se dikur kjo zone banohej nga popuj antike. Ne shkretetiren e Nazcas ne Peru kam pare figura gjeometrike te permasave te ndryshme qe jane prova e pranise se lashte te njeriut ne kete vendndodhje, dhe shume nga keto figura jane te ngjashme me ato te Bahamas.
Jam i bindur se motive per te cilin shume shkencetare hezitojne ( me sakte refuzojne) per te vizituar keto dhe te tjera mbetje enigmatike, eshte sepse kane frike se mund te vene ne diskutim teorite e tyre dhe shpjegimet e tyre te thjeshta. Ata preferojne te vleresojne shume rrenoja dhe statuja si kaprico te natyres."

Pyetjes se Berlitz se cili popull mund te kete ndertuar keto rruge apo mure, dr. Valentine i eshte pergjigjur:

“Te njejtet njerez qe kane bere sferat e medha te Amerikes Qendrore, guret e Tehuantepek, platformat e medha mbeshtetese te tempullit Baalbek ne Liban dhe ne Malte ne Mesdhe, Stonehenge ne Angli e muret gjigande ne Peru, rruget prej guri ne Britani dhe rrenojat e medha ne Tiahuanaco ne Bolivi, si dhe statujat ne ishullin Pasqua.

Ishte nje rrace prehistorike qe ishte ne gjendje te zhvendoste, te punonte dhe te vinte ne rradhe blloqe guresh gjigande, sipas sistemeve dhe metodave qe vazhdojne te jene nje mister per ne modernet.
CLICHE'
CLICHE'
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 10152
Vendndodhja Vendndodhja : Nen lekuren e MONDIT!!
Hobi Hobi : CSI
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 14/08/2012
Falenderimet Falenderimet : 38

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi