♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kur jeta tė varet nė fije tė perit

Shko poshtė

Kur jeta tė varet nė fije tė perit Empty Kur jeta tė varet nė fije tė perit

Mesazh nga Mona Thu Oct 21, 2010 2:43 pm

Si ēdo ditė, ngrihem nė mėngjes herėt, kryej ato punėt e mėngjesit, tė pėrhershmet, bėhem gati dhe nisem pėr punė. Ditė si gjitha tė tjerat, tė paktėn nė pamje tė parė kėshtu dukej. Ku ta dija unė se ēfar do ndodhte.

Piva kafen me kolegėt, si ēdo mėngjes pune dhe j'u drejtuam shkollės nė tetė pa njėzet ndodheshim, nė shkollė . Shiu filloi tė bjer i imėt dhe nxėnėsit i futėm nė shkoll pa i rreshtuar, qė tė mos lageshin

Ditė si ēdo ditė tjetėr, e nga ta dinim se ēfar do ndodhte

Nga fundi i orės sė dytė, duke shpjeguar temėn e ditės,,,

-Pra kur baza e funksionit logaritmik ėshtė mė e madhe se 1 funk,,,,,,,,,,,,,

Fjala mė ngeli nė mes njė breshėrim automatiku u dėgjua shum afėr shkollės, njė nxėnėse pyeti, ēfar ishte kjo. Pėr momentin mendova, dikush po provon tė gjuaj me automatik, siē ndodhte nė 97 e famshme por shpejt u kthjellova ne nuk jemi nė vitin 97, si mund tė ndodh nė mes tė ditės tė dėgjosh bresėrima nė njė vėnd qė nuk ka luftė!

-Mos e vrisni mėndjen, do jet ndonjė qė plas kapsolla
-Zyshe nuk ishte plasje kapsolle, ishte automatik
-Gjithsesi, vazhdojm ku e lam, pra funksioni me bazzzzzzzzzz,,,,,,,,,,

Prap breshėrim, tani ishte shum afėr, aq afėr sa u duk sikur ishte tek dritaria e klasės. Njė frik mė kaloi, nga truri dhe mė shpoi zemrėn, e vetmja gjė qė kujtova nė ato moment, tė largoj nxėnėsit nga dritaria

-Largohuni nga dritaria, kaloni me tė shpejt tek rrjeshti nga muri
-Zyshe po qėllojn me armė, qėnka kėtu afėr!!!
-Ulu posht, largohu ngadritaria, kaloni kėtej,,,,,,,,(bėrtisja, dhe as vet spo e kuptoja qė po qėndroja nė kėmb pėrpara dritares)

Breshėrimat pėr herėn tret, por tani nuk dukej se ishin afėr dritares tonė, nxėnėsit u ulėn pėrsėri nėpėr banka. Dola nga klasa tė merja vesh ēfar po ndodhte, nė hollin e shkollės , takoj kolegen time shum tė shqetėsuar, filloj ta pyes, pėr ēfar po ndodhte.

-Kush po qėllon? Di gjė ēfar po ndodh?
-Ja, - dhe mė tregon me gisht nga jasht, njėri me automatik nė dorė, nė rrugėn pėrball shkollės qė po drejtohej drejt shkollės. Roja kishte mbyllur derėn dhe qėndronte i fshehur diku nė cep tė hollit. U ktheva metė shpejt nė klas, i urdhėroj nxėnėsit tė strishen pėr tok mundėst posht bankave, fill pas meje futet mėsuesja kujdestare e klasės, e trėmbur pa mas

-Ai u nis tė futet nė shkoll.
-Dera ėshtė e mbyllu.
-Prej xhami ėshtė, thyhet kollaj

Nė kėto fjal breshėrimat vazhduan, tani pa pushim, nxėnėsit tė trėmbur qėndronin posht tavolinave, mua gjunjėt mu pren, e mbėshtetur nė mur rrėsqita, deri sa u ula nė tokė. Lotėt filluan tė mė binin pa i ndier, mendoja, "bėhu e fort", "ska kush pun meneve", "shiko nxėnėsit",,,,,

Minuta tė gjata, minuta pafundėsie, dridhje nė zemėr, frik dhe lot

Telefonatat

Nxėnėsi- Alo, alo, jemi te shkolla profesionale, po gjuajn me armė, ju lutemi hajdeni shpejt,,,,,,,,telefonata u mbyll pa asnjė pėrgjigje, me sa duket policia ishte njoftuar, po ku ishin!!

Nxėnėse- Alo, o mami, po na gjuajn me automatik, kėtu te shkolla, lajmėro policin, , , un mir jam, jemi shtrir pėr tok bashk me zyshat, , , po, jo ti o mam, mos hajde ti lajmėro policin, , , (nxėnėsja me zor nxori fjalėt e fundit pasi kishte filluar tė qante me dėnes)

Nxėnėse- O babi, do vish tė mė marrėsh, njėri po qėllon me armė, mė duket se ka hyr nė shkollė, , , po , po me zyshėn jam, , , ok, mos vono

Frika
Lotėt mė dilnin, dhe nuk i mbaja dot, vajzat qanin, disa u dėgjohej zėri, disave u dalloja supet qė u dridheshin, kolegia ime u ngrit njė moment tė na shikonte tė gjithve, mė shikon mua me shikim qortues, e dija qė duhej tė mbaja veten, e dija qė nuk duhejt tė lotja, por frika nuk po mė pyeste, ajo breshėrim arme po mė tmerronte. Nė kėtė ankth, truri im po mendonte mė shum se sa duhej, a thua kaq e patėm afatin nė kėtė jetė!

Fundi
Nuk po dėgjohej mė e shtėn arme, u ngritėm bashk me kolegen, hapėr derėn qė e kishim kyēur dy herė, shikuam nė korridor, dukej qė lėvizjet kishin filluar, nxėnėsve u tham qė breshėrimat mbaruan dhe tani uluni nėpėr baka. U ngjita shkallėve pėr nė katin e tret ku ndodhej salla e mėsuesve. Tė gjith tė alarmuar, tė prer nė fytyrė, fytyra tė mvrejtura si vet koha sot, pyesnin ēfar ndodhi, kush ishte, oborri i shkollės ishte mbushur me policė. Ngjaria na kishte shokuar, habitur dhe trėmburnė njė mėnyr shum tė fort. Akoma nuk e kisha mbledhur veten, nuk po pyesja, se nuk formulojadot fjainė. Po mbaja mimikėn time tė ngrir, qė lotėt mos tė mė binin mė pa mė pyetur. Momentet e breshėrimave nuk mė largoheshin nga mėndja. Pse jam kaq e dobėt!

Pas gati njė ore, shefi i komisariatit numėr 5, na mbodhi, pėr tė na shpjeguar, se ēfar kishte ndodhur

Sqarimi
Me pak fjalė, autori i kėtij veprimi ėshtė njė i ēmėndur me kartelė, shkolla nuk ka lidhje me atė njeri, por me sa duket truri i tij e dėrgoi kėtej nga shkolla juaj. Ne do marim masa dhe j'u sigurojm qė nuk do pėrsėritet mė. Policia veproi shum shpejt dhe pėr 7 minuta autori u kap. Njė ndihmė tė madhe na dha njė zonjė qė kishte parė ngjarjen dhe lėvizjet e autorit. Gjithashtu dhe nxėnėsit, na dhan njė ndihmė, dy prej tyre kishin filmuar me celular, pėrsonin qė gjuate nė ajėr me automatik.

Habi
Shtat minuta!!!!!!!! Mua mė ngjau sa njė jetė. Mos e kishte fjalėn 7 minuta nga mometi qė policia u lajmėrua

Njė i ēmėndur me kartel. Ēfar bėnte nė rrugė, ai duhej tė ishte nė spital , aty ku kurohen tė ēmėndurit. Pse sillej rreth shkollės tonė vallė

,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,

Mona
Mona
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 10/01/1974
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2777
Vendndodhja Vendndodhja : Tiranė
Hobi Hobi : faqet e ndryshme tė internetit
Humor Humor : eee mundohem tė jem githmon me humor
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 18/07/2010
Falenderimet Falenderimet : 57

http://wwwka2010.webs.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi