♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tek jeta nga jeta .

2 posters

Shko poshtė

Tek jeta nga jeta . Empty Tek jeta nga jeta .

Mesazh nga Morena Thu Sep 30, 2010 4:39 pm

A ka njeri qė tė mos ketė kėrkuar njė mendim pėrfundimtar mbi njė ēėshtje se duhet apo s'duhet tė bėjė njė gjė? Besoj se jo.

Mėsimet nxirren nga pėrvoja e jetės, qoftė tonat, qoftė tė huajat, qė shpesh ndodh tė jenė nxjerrė nga gabimet qė kanė qenė shumė tė kushtueshme pėr dikė. Nga vetė mėsimet qė nxjerrim nga jeta, e bėjnė mė tė mirė dhe mė tė lehtė jetėn tonė dhe tė tė tjerėve, apo ndoshta edhe ia nxin dikush dikujt, jetėn, kuptohet!

Nga jeta mėsohen shumė gjėra, megjithatė ajo qė do tė pėrmend ėshtė fakti se kam mėsuar se si tė pranoj tė kaluarėn, me tė mirat dhe tė kėqijat e saj. Kuptohet, qė shumicėn e rasteve, ndonėse ka mė shumė tė mira, ato harrohen mė shpejt se sa tė kėqijat. Kam arritur tė kuptoj se ky/kjo qė jami sot, jemi vetėm prej asaj tė kaluare.


Besoj nė faktin se ēdo njeri nuk ėshtė gjė tjetėr veē njė pėrmbledhje e pėrvojave tė kaluara. Nėse unė arrij tė pėlqej personin qė jam nė kėtė tė tashme, atėherė i shoh pėrvojat pozitive apo negative si faktor kryesor qė mė bėn ai qė jam sot. Jeta ėshtė njė pėrvojė, shkollė, e pėrvoja njėherė tė provon, pastaj tė mėson.


Ēdo njeri qė takon nė jetė, ke takuar njė krijesė tė veēantė nga tė tjerėt, individ quhet, sepse ėshtė i veēantė prej gjithė njerėzve tė botės nė mendime, nė bindje, nė fizionomi, pra, nuk ėshtė i njėjtė me askėnd nė botė dhe, me takimin e kujtdo, ke takuar njė krijesė tė re dhe duhet pranuar si e tillė, prandaj nga ēdokush mund tė mėsosh diēka tė re. Ajo qė i lidh njerėzit ėshtė dashuria reciproke dhe besimi nxit mendimet e mira, qė mund tė krijojnė afrimin shpirtėror, krijimin e shoqėrisė sė shėndoshė, qė lidhur me kėtė i pėrshtatet fjala popullore: “Nga tė shkosh, nga njė shtėpi ndėrtoje.”


Dikur tė menēurit kanė thėnė:

1. Atė qė e rrėmben mendja e madhe, e ka kapluar sėmundja

2. Shpirti i bukur ėshtė pasuria mė e madhe

3. Thjeshtėsia ėshtė madhėshti e shpirtit tė njeriut

4. Fjala e zemrės shėron edhe tė sėmurin


Njeriu qė sulmon me tė pavėrtetat, nuk lufton pėr ēėshtjen qė e flet, por pėr veten, sepse ėshtė pjesėtar i asaj ēėshtjeje. Nė jetė shumė gjėra duken tė njėjta, por qė nė fakt, nė thelb, ndryshojnė. Prandaj, duhet tė gjurmohet dhe tė koordinohet busulla (ndiqet qėllimi, principet, vlerat etj), tė cilat do tė jenė “momenti” kyē i orientimit. Njohja e esencės sė gjėrave ėshtė mė vendimtarja gjatė kėsaj “hyrje-dalje” nga kjo derė nė derėn tjetėr (siē thonė pleqtė). Jeta ėshtė edhe e shkurtėr edhe e gjatė.

Paradoksale. Prandaj duhet tė kemi njė "sistem" tė pėrgjithėsimit tė jetės dhe qėllimit tė saj dhe njė “sistem” tė jetėsimit tė ēdo momenti veē e veē (qė nganjėherė duken sikur njė mijė vite). Mėnyra e tė jetuarit nė kohė dhe hapėsirė ndahet nė dy forma:


- tė pėrjetuarit nė kohė dhe hapėsirė

- tė vepruarit nė kohė dhe hapėsirė


Nga jeta kam mėsuar se asgjė nuk tė falet, po duhet ta fitosh. Po ashtu kam mėsuar se idealizmi nuk ėshtė mjet i sigurt tė arrish ēfarė dėshiron, ndėrsa materializmi ėshtė garanci se do ta arrish atė ēka do, kuptohet me dėshirėn e zotit.

Po ashtu, nė jetė kam mėsuar tė jem njeri i mirė dhe tė krijoj besime, sepse ato janė krahėt e njeriut. Kam mėsuar qė tė bėj mirė, po edhe tė mos pres qė dikush do ta vlerėsojė. Dhe mė kryesorja, kam mėsuar se mundem tė llogaris vetėm nė vetveten time 100 % e nė askėnd tjetėr. Pra, kėto janė disa nga mėsimet e jetės, po besoj se ka edhe mė shumė.
Morena
Morena
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 09/12/1911
Numri i postimeve Numri i postimeve : 30651
Vendndodhja Vendndodhja : Ne kolltukun e se tashmes, me shikim nga e ardhmja...
Hobi Hobi : Muzike,letersi.
Humor Humor : Shikoni dhe vlersoni...
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 05/11/2009
Falenderimet Falenderimet : 204

http://www.shoqeriajone.com/

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Tek jeta nga jeta . Empty Re: Tek jeta nga jeta .

Mesazh nga Mona Thu Sep 30, 2010 4:51 pm

Shum interesante analiza, mbi jetėn e njeriut.
E vėrtet qė me pėrvojėn ton apo tė tjerėve mėsojm, do shtoja nuk duhet tė rrim nė pritje tė pėrvojės pėr tė mėsuar ėshtė rrug e mundimshme pik sė pari dhe me hapa tė avasht.
Gjithashtu nuk mendoj se materializmi ėshtė rruga 100% e sigurt pėr tė arritur atė ēka duam, duhet tė ket ndėrthurje me idealizmin, Idealet nė jetėn e njeriut luajn rol jo vėndimtarė por tė rėndėsishėm pėr tė pasur sukses,
Pėr kėt temė ka plot pėr tė diskutuar, megjithse pėrshkrimi i zotėris mė pėlqeu shum
Mona
Mona
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 10/01/1974
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2777
Vendndodhja Vendndodhja : Tiranė
Hobi Hobi : faqet e ndryshme tė internetit
Humor Humor : eee mundohem tė jem githmon me humor
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 18/07/2010
Falenderimet Falenderimet : 57

http://wwwka2010.webs.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi