♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pėrralla dhe tregime pėr fėmijė..

4 posters

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Shko poshtė

Pėrralla dhe tregime pėr fėmijė.. - Faqe 2 Empty Re: Pėrralla dhe tregime pėr fėmijė..

Mesazh nga Vizitor Wed Jan 23, 2013 3:43 pm

Breshka dhe dy rosakėt


Njė breshkė mendjelehtė, mėrzitur nga guva ku jetonte, botėn me sy deshi tė shikonte. Ne e ēmojmė shumė dhenė e huaj dhe ēalamani nuk do tė rrijė ngujuar. Dy rosakėve qė ndrikulla iu drejtua, dhe ua bėri tė ditur synim, i thanė se do t’ia plotėsonin dėshirėn pa dyshim.

“A e sheh atė udhė qiellore? Ne do tė tė shpiem nė Amerikė fluturim dhe do tė shohėsh republika pa mbarim, popuj pa fund, zakone e mbretėri, siē bėri dikur Uliksi”. Edhe pse nuk e mendonim, nė kėtė sebep Uliksin ta takonim. Breshka mbajti vesh e dėgjoi, pastaj ra nė ujdi e pazarin e mbaroi. Shpendėt sajuan njė shtangė, pėr tė mbartur udhėtaren. Pėrmes gojės njė shufėr i kaluan. “Shtrėngoje fort”, i thanė; “dhe hap sytė, mos e lėsho”.

Dhe nga dy anėt shufrėn mirė e mirė e siguruan. Me t’u ngritur breshka n’ajri, gjindja hapte sytė e bėnte ēudi, tek shihnin kafshėn ngalakaqe tok me shtėpi, qė fluturonte mes dy shpendėve gjithė kreni. “Mrekulli”, thėrrisnin, “ejani tė shihni lart nė re, mbretėreshėn e breshkėve qė kapto male e dhe”. “Mbretėreshė jam qė ē’ke me tė, hiē mos u tallni me kėtė gjė”.

E zeza ajo, sa tha kėto fjalė, pėr be, lėshoi shkopin dhe u plas pėrdhe. Pakujdesia, llomotitja, fjalėt pa dobi, kureshtja e kotė dhe mburrja pa kufi, janė tė gjitha tok, pjella tė tė njėjtit plėng e shtėpi.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Pėrralla dhe tregime pėr fėmijė.. - Faqe 2 Empty Re: Pėrralla dhe tregime pėr fėmijė..

Mesazh nga Vizitor Wed Jan 23, 2013 3:44 pm

Feliksi, maēoku gėnjeshtar



Njė ditė vere, pata Kua Kua, qė po kėrkonte dikė pėr tė bėrė muhabet,
shpalli se do tė jepte mėsime noti nė pellgun me ujė. Miqtė e saj e
pėlqyen kėtė ide. Billi, qen roje, u paraqit nė orėn e caktuar, gati pėr
mėsim: “Stilin bretkosė nuk di ta bėj fare, Kua Kua. Unė di vetėm not
stil qeni... mė jep ndonjė kėshillė tė mirė!”

Edhe bisht-holli pranoi me kėnaqėsi mėsimin, dhe ia shpėrbleu patės
me tė rejat e fundit qė kishin ndodhur nė stallė dhe kotec. Edhe Rejėza
deshi ta provonte, duke ngritur dallgė tė mėdha dhe duke larguar tė
gjithė sa ishin pėrreth.“Po ti, Feliks, nuk do tė vish tė notosh?”, - e pyeti Kua Kua maēokun
e shtėpisė qė dremiste buzė ujit. “Unė di tė notoj shumė mirė!”, - i
pėrgjigjet Feliksi, i cili kishte zakonin e keq tė gėnjente. Nė tė
vėrtetė e urrente ujin dhe nuk e kishte futur asnjėherė putrėn e tij nė
pellgun me ujė.Nė atė moment njė dallgė e stėrmadhe e ngritur nga zhytja e fundit e
Rejėzės e pėrfshiu Feliksin dhe e tėrhoqi me vete nė ujė. “Mė ndihmoni!
Shpėtomėni! Po mbytem!”, - thėrriste maēoku. “Gėnjeshtra i ka kėmbėt e
shkurta dhe hundėn e lagur!”, - qeshen njėzėri miqtė, ndėrsa Billi shkoi
ta ndihmonte.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Pėrralla dhe tregime pėr fėmijė.. - Faqe 2 Empty Re: Pėrralla dhe tregime pėr fėmijė..

Mesazh nga Vizitor Wed Jan 23, 2013 3:44 pm

Qetėsi, Kua Kua


“Kua Kua!”, - gagariste pata nga mėngjesi deri nė mbrėmje, madje edhe nė orėt e nxehta tė pasdites, kur tė tjerėt donin tė pushonin. Dėshira e saj pėr tė ēuēuritur ishte mė e fortė se ajo. “Tani mjaft!”, - tha njė ditė gomari Kėmbora qė ishte zgjuar pėr tė disatėn herė.

“Duhet bėrė diēka!”. Kėshtu shkoi tė bisedonte me macen Feliksin dhe me kalin Napoleonin. “Duhet ta bėjmė tė kuptojė qė nė disa momente duhet tė mėsojė tė mbyllė gojėn ose tė paktėn tė ulė zėrin!”, - thanė kali dhe macja. Atė mbrėmje, kur Kua Kua sapo nisi tė flinte buzė pellgut me ujė, gomari Kėmbora shkoi ta takonte: “Iih! Oohh!”, - i ulėriti te veshi dhe u largua.

Kua Kua u zgjua e trembur, pa njėherė pėrreth; pastaj nisi tė flinte, duke menduar se kishte parė njė ėndėrr tė keqe. Pas pak erdhi qeni Billi: “Ham, ham!”, - lehu me sa fuqi kishte. Kėshtu vazhdoi tėrė natėn me vizitat e zhurmshme, tė deles me emrin Violeta, Feliksit, Napoleonit, Billit etj..Vetėm tė vegjlit e kėtyre kafshėve vazhduan tė flinin. Kuak Kua nuk ishte budallaqe dhe e kuptoi mėsimin: pasditen tjetėr, ndėrsa tė tjerėt flinin, shkoi edhe ajo tė pushonte!

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Pėrralla dhe tregime pėr fėmijė.. - Faqe 2 Empty Re: Pėrralla dhe tregime pėr fėmijė..

Mesazh nga Vizitor Wed Jan 23, 2013 3:45 pm

Dhia e bariu

Njė dhi ishte larguar njėherė prej vathit, dhe bariu u mundua ta
kthejė te tė tjerat. Pasi me thirrje e me fishkėllima nuk mundi tė bėjė
asgjė, mori njė gur dhe ia theu bririn. Pastaj filloi t'i lutet qė tė
mos i kallėzojė pėr kėtė zotėrisė.
Dhia iu pėrgjigj: Je me tė vėrtet mė i marri ndėr tė gjithė barinjtė;
nė qoftė se unė hesht, vetė briri ka pėr t'i treguar. Porosia e kėtij
tregimi ėshtė se janė krejt tė marrė ata qė duan ta fshehin atė qė duket
fare qartė.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Pėrralla dhe tregime pėr fėmijė.. - Faqe 2 Empty Re: Pėrralla dhe tregime pėr fėmijė..

Mesazh nga Vizitor Wed Jan 23, 2013 3:46 pm

Pinoku dhe papagalli

Njė ditė Pinoku e pa veten zot tė pesė monedhave ari. Nuk jua tregoi dot gėzimin e tij! “Me njė thesar tė tillė nė xhep, - mendonte, - mund tė kthehem te babai im i shtrenjtė Karlo dhe tė jetojmė tė dy si zotėrinj tė mėdhenj!”. Por i kishte bėrė hesapet pa dhelprėn dhe maēokun, dy kumbarėt qė hiqeshin si shokė tė tij, por qė nė tė vėrtetė donin vetėm t’i vidhnin thesarin.
Si pėr fillim, dhelpra dhe maēoku ia mbushėn mendjen tė shpenzonte njė monedhė ari nė bujtinėn “Karkaleci i kuq”, ku hėngrėn njė drekė sa plasėn. Pastaj, dhelpra e pyeti pinokun: - Po me monedhat e tjera, ē’ke ndėrmend tė bėsh? - Do t’i ruaj nė xhep, sigurisht, - iu pėrgjigj Pinoku.
- Pėrse nuk shkon t’i mbjellėsh nė Fushėn e Mrekullive? Mund tė bėhen mijėra. - Sa larg prej kėtej ėshtė Fusha e Mrekullive?
- Nuk ėshtė as dy kilometra! Do tė vish me ne? Pėr njė gjysmė ore je atje. Mbilli katėr monedhat dhe brenda pak minutash mbledh tė paktėn njė mijė!Pinoku u lėkund pak, por pastaj meqenėse nuk gjykonte gjatė, i tha dhelprės dhe maēokut: - Shkojmė atėherė: do vij me ju! Dhe u nisėn. Pasi kishin ecur njė gjysmė dite mbėrritėn nė njė qytet qė kishte njė emėr tė bukur, Akiapacitruli.
E pėrshkuan gjithė qytetin, duke lėnė pas banesat dhe ja ku u gjendėn nė njė fushė tė veēuar, tė ngjashme me tė gjitha fushat nė botė. - Ja Fusha e Mrekullive, - i tha dhelpra Pinokut. - Tani gėrmo me duar njė gropė tė vogėl dhe futi brenda monedhat e arit. Pinoku bėri si i tha dhelpra. - Tani, - shtoi dhelpra, - shko deri te burimi, merr pak ujė dhe ujite vendin ku mbolle monedhat. Pinoku shkoi deri te burimi, mbushi njėrin nga kėpucėt me ujė dhe ujiti dheun qė e kishte mbuluar gropėn. Pastaj pyeti: - Ē’duhet tė bėj tjetėr?
- Asgjė, - iu pėrgjigj dhelpra. - Tani mund tė ikim. Ti mund tė kthehesh ndoshta pėrsėri kėtu pas njė ore dhe do tė gjesh pemėn qė ka mbirė nga toka me degėt e ngarkuara plot me monedha rrėzėlluese… Me tė thėnė kėtė, tė dy kumbarėt u pėrshėndetėn me Pinokun dhe ikėn pėr hesap tė tyre.
Pinoku u kthye nė qytet: kur iu duk se kishte kaluar njė orė, mori rrugėn qė tė ēonte te Fusha e Mrekullive. Ndėrsa ecte mendonte: “ Por sikur nė vend tė monedhave tė gjejė nė degėt e pemės… dy mijė? Po nėse nė vend tė dy mijėve tė gjej… pesė mijė? Po nėse nė vend tė pesė mijėve tė gjej… njėqind mijė?
Oh, ē’zotėri i madh do isha! Do ndėrtoja njė pallat me njėmijė lloj lodrash pėr t’u argėtuar, njė bodrum plot me pije dhe njė dhomė plot me torta, kekė e fruta tė sheqerosura…”. Dhe duke fantazuar kėshtu mbėrriti nė afėrsi tė fushės, ndaloi se mos dallonte ndonjė pemė me degė tė ngarkuara me monedha ari: por nuk ia zuri syri.
Bėri edhe njė qind hapa para por… asgjė. Hyri nė fushė, shkoi taman te vendi ku kishte hapur gropėn dhe kishte mbuluar monedhat e tij, por… asgjė! Atėherė ra nė mendime dhe kroi kokėn.
Pikėrisht nė atė ēast dėgjoi njė tė qeshur tė madhe. U kthye dhe mbi njė pemė vuri re njė papagall tė madh plak. - Pėrse qesh? - e pyeti Pinoku me zėrin e dikujt qė vlon pėrbrenda nga zemėrimi. - Qesh se u gudulisa nėn krahė. - Hėm! - ia bėri Pinoku.
Dhe pa shtuar asnjė fjalė shkoi drejt burimit, mbushi pėrsėri tė njėjtėn kėpucė dhe ujiti pėrsėri tokėn ku kishte mbuluar katėr monedhat e arit. Kur ja, pėrsėri njė e qeshur e madhe, edhe mė e paturp se e para, u dėgjua mes heshtjes qė mbulonte fushėn. - Tė lutem! - bėrtiti Pinoku. - Mund ta di pėrse qesh mor papagall i paedukatė, pėrse qesh? - Qesh me disa bufėr qė e lėnė veten tė mashtrohet nga ata qė janė mė dinakė se ata.- Mos e ke fjalėn gjė pėr mua? - Po, pėr ty e kam, i shkreti Pinok, pėr ty qė je aq budalla sa besove se paratė mund tė mbillen e korren nėpėr fusha njėsoj si fasulet e kungujt.
Mbaje mend, se pėr tė mbledhur pak para mėnjanė nė mėnyrė tė ndershme duhet t’i fitosh me punėn e krahėve tė tu ose me menēurinė e kokės tėnde. - Ē’do tė thuash? Nuk po e kuptoj, - i tha Pinoku. - Durim! Po ta shpjegoj mė mirė! - i tha papagalli.
- Merre vesh pra, se ndėrkohė qė ti ishe nė qytet, dhelpra dhe maēoku u kthyen sėrish kėtu nė fushė, i morėn monedhat e arit dhe ikėn si era.
Pinoku mbeti me gojėhapur…dhe ne po e lėmė ashtu qė tė mund tė mendohet bashkė me ju mbi fjalėt e urta tė papagallit.Pėrralla dhe tregime pėr fėmijė.. - Faqe 2 PINOKU-DHE-PAPAGALLI

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Pėrralla dhe tregime pėr fėmijė.. - Faqe 2 Empty Re: Pėrralla dhe tregime pėr fėmijė..

Mesazh nga Vizitor Wed Jan 23, 2013 3:47 pm

Dhelpra dhe fazani

Dhelpra ia kishte vėnė syrit njė fazani tė bukur qė qėndronte mbi njė degė dhe i tha gjithė lajka:
- Nėse zbret do tė jap tė lexosh letrėn qė kryetari i ka shkruar tė gjithė kafshėve tė pyllit. E di, unė jam plakė, e nuk shikoj mirė...
- E kuptoj, - i bėrtiti fazani. - Nė fakt unė shikoj edhe pėr ty. Ėshtė njė gjahtar qė po afrohet me njė pushkė tė gjatė!
Dhelpra ia mbathi dhe fazani, nga tė qeshurat e mėdha, gati sa nuk ra prej pemės.Pėrralla dhe tregime pėr fėmijė.. - Faqe 2 Main_dhelpra

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Pėrralla dhe tregime pėr fėmijė.. - Faqe 2 Empty Re: Pėrralla dhe tregime pėr fėmijė..

Mesazh nga Vizitor Wed Jan 23, 2013 3:48 pm

Nepėrka dhe fshatari
Njė fshatar ishte duke korrur misrin kur vuri re se mes kallinjve qėndronte gati pėr sulm njė nepėrkė helmuese. Akoma dhe njė hap e do hante njė tė pickuar tė mirė gjithė helm dhe do ta pėsonte shumė keq!
- Dil jashtė! - i bėrtiti fshatari. - Tė pash, e di? Dil jashtė nėse ta mban! Tė bėjė qė tė mos tė shkojė mendja tė kafshosh njerėzit qė punojnė”, i tha me zemėrim fshatari i merakosur.
- Tė kuptoj, -iu pėrgjigj nepėrka, - dhe ti pėrpiqu tė mė kuptosh mua. Nė jetė tė jetėve kėtė kam bėrė gjithmonė: kafshoj me dhėmbėt me helm. Ky ėshtė fati im, madje edhe lavdia ime! Dhe nuk mund ta ndryshoj pėr ty dhe as pėr tė tjerėt kėtė”.
- Si?! Mburresh pėr kėtė? - Sigurisht, - fishkėlleu nepėrka. - Unė nuk jam si shqiponja qė imiton ata njerėz qė nuk dinė tė mbajnė fjalėn e tyre dhe rrėshqasin sa andej-kėndej nė arsyetimin e tyre. Nė fund tė fundit, unė jam nepėrka dhe kjo mjafton. Jam njė e tėra, unė!
- Hėm, - mėrmėriti fshatari. - Kush vėrdėlliset duke pėrhapur helm ėshtė mė mirė tė mos jetė e tėrė, prandaj ja se ēfarė do bėj! Dhe me njė tė rėnė tė draprit e preu mė dysh gjarprin i cili filloi tė tundej sa kėndej sa andej, derisa nuk ngordhi. Dhe ky tregim na mėson se ai qė mundohet tė lėndojė tė tjerėt pa pasur njė arsye pėr kėtė, nė fund e pėson keq e ndoshta e paguan edhe me kokėn e tij, pikėrisht sikurse nepėrka dinake.Pėrralla dhe tregime pėr fėmijė.. - Faqe 2 Main_tregimi

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Pėrralla dhe tregime pėr fėmijė.. - Faqe 2 Empty Re: Pėrralla dhe tregime pėr fėmijė..

Mesazh nga Vizitor Wed Jan 23, 2013 3:48 pm

Luani dhe kukuvajka
Pėrralla dhe tregime pėr fėmijė.. - Faqe 2 Luani
Nė kohėn kur Nėna Natyrė kėrkonte t’i jepte ēdo kafshe karakteristikat e duhura, luani kishte marrė tashmė atė tė kėrcimtarit tė mirė.
Dhe, kėrce, kėrce, pėrfundoi nė njė gropė tė thellė. Do tė kishte mbetur aty kushedi sa kohė po tė mos e kishte parė kukuvajka, e cila thirri kafshėt e tjera dhe tė gjithė sė bashku e shpėtuan luanin.
Nėna Natyrė e vlerėsoi kukuvajkėn duke i dhėnė njė ngjyrė si tė luanit dhe duke vizatuar rreth syve tė saj njė zemėr argjendi.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Pėrralla dhe tregime pėr fėmijė.. - Faqe 2 Empty Re: Pėrralla dhe tregime pėr fėmijė..

Mesazh nga Vizitor Wed Jan 23, 2013 3:50 pm

Nata magjike
Pėrralla dhe tregime pėr fėmijė.. - Faqe 2 Cat-thumb_tregimi
Gjatė kėsaj kohe, Delja Deizi var nė degėt e bredhit tė madh bashka tė vogla leshi tė bardhė, qė ajo i ka kėputur me dhėmbė nė kurrizin e qengjit Fric. Kėto bashka leshi, dukeshin krejtėsisht si flokė dėbore dhe rrinin mjaft bukur nė bredh. Ja ku mbėrrin edhe gjeli me qirinjtė, i ndjekur nga Derri Leoni i cili sjell dhurata tė shumta pėr tė gjithė.

Nata bie dalėngadalė, bredhi ndriēon dhe kafshėt pėrgatiten pėr meshėn e mesnatės. Tė vetmuar nė njė qoshe, bualli dhe gomari duken tė mėrzitur. “Po ne”, qahen ata, “ēfarė do tė bėjmė?”. “Duhet t’i fryni gjatė gjithė kohės vogėlushit Mark, qė tė mos ketė tė ftohtė”, u thotė lopa. “Por ju po bėni gjėra mė tė bukura dhe mė tė rėndėsishme”, u ankuan prapė ata. “Marku ka lindur nė njė stallė si kjo e jona”, ndėrhyn maēoku Oskar. “Kjo pėr tė dėshmuar se ai i donte tė gjithė njėsoj, si njerėzit ashtu edhe kafshėt...”. “Edhe merimangat”, pyet Lepurushi Firmen.“Po, edhe merimangat”, ia ktheu Lepurushi Firmen. Nė mesnatė bien kambanat. Tė gjithė sa janė aty, pėrqafohen me njėri-tjetrin dhe i japin njėri-tjetrit dhuratat, duke uruar qė tė kenė njė jetė sa mė tė mirė dhe festa tė bukura.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Pėrralla dhe tregime pėr fėmijė.. - Faqe 2 Empty Re: Pėrralla dhe tregime pėr fėmijė..

Mesazh nga Vizitor Wed Jan 23, 2013 3:50 pm

Luani dhe delfini

Teksa po shėtiste poshtė-lartė pėrgjatė bregut tė detit, mbreti i xhunglės luani, pa njė delfin teksa po ngrohej mbi sipėrfaqen e ujit dhe vendosi t’i bėj njė propozim delfinit, pra qė tė krijonin njė aleancė mes tyre. “Pėrderisa unė jam mbreti i kafshėve, ndėrsa ti sovrani i gjithėpushtetshėm i banorėve tė oqeanit, duhet tė bėhemi miq tė mirė dhe aleatė, nėse ėshtė e mundur”, i tha luani, delfinit i cili qėndronte pa lėvizur mbi ujė.

Pasi mendoj paksa, delfini ra dakord me propozimin e luanit. Nuk kaloi shumė kohė kur luani u ndesh me njė dem tė egėr dhe i kėrkoi ndihmė delfinit, sipas marrėveshjes tė cilėn e kishin arritur mė herėt. Mirėpo, edhe pse delfini dėshironte ta ndihmonte aleatin e tij, e pa se nuk mund tė dilte jashtė ujit dhe t’i vinte nė ndihmė atij. Luani i zemėruar, e quajti atė tradhtar. “Mos mė mallko mua. Mallko natyrėn time.Sado i fortė qė jam nė det, natyra mė kthen nė njė hiq nė tokė”, iu pėrgjigj delfini, duke ndjerė vėrtetė keqardhje qė nuk kishte mundur ta ndihmonte mikun e tij kur ai kishte shumė nevojė pėr ndihmė. Dhe ky tregim jem njė mėsim shumė tė mirė pėr tė gjithė ne. Pra, kur t’i zgjidhni aleatėt, fillimisht duhet tė siguroheni qė ata tė kenė jo vetėm dėshirėn pėr t’ju ndihmuar, por edhe mundėsinė pėr ta bėrė kėtė, sepse pėrndryshe do tė mbeteni nė baltė sikurse luani.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Pėrralla dhe tregime pėr fėmijė.. - Faqe 2 Empty Re: Pėrralla dhe tregime pėr fėmijė..

Mesazh nga Vizitor Wed Jan 23, 2013 3:50 pm

Fėmijėt e menēur
Agimi dhe njomėza
Ishin dy fėmije qė nuk i kishin prindėrit, ata ishin shumė tė menēur dhe njė ditė shkoi agimi tek njomėza dhe i tha o moj njomėz sa jam e vetmuar, nuk e kam as kėnd nė shtepi, jam vetėm, a do tė vish me mua qė tė rrish ? Njomėza ju pėrgjigj po si jo unė do tė vi me ty menjėherė dhe njomėza shkoi qė ta pregadiste do ushqim pėr kat tė dy. Dhe erdhi koha e gjumit njomza ishte e pikėlluar shumė sepse nuk i kishte prindėrit e vet dhe ajo ishte duke qar dhe nė atė ēast e degji agimi dhe i tha ēfarė ke qė po qan njomza nuk ju pėrgjigj e beri veten kince jam duke fjetur dhe shkuan nė shkollė dhe mėsuesja e pyeti njomzen njomza a i ke bėrė detyrat ? njomza nuk ju pėrgjigj dhe mėsuesja ja beri qke moj njoza qė nuk po flet njomza i u pergjijg JAM E PIKĖLLUAR. Po perse ti i ke tė gjitha po por unė i kam po nuk kam prindėr si flet moj njomza ti ashtu nuk bėn sepse ti je njė vajzė shumė e bukur dhe mequr dhe kėshtu njomza dhe agimi u rriten pa prindėr.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Pėrralla dhe tregime pėr fėmijė.. - Faqe 2 Empty Re: Pėrralla dhe tregime pėr fėmijė..

Mesazh nga Vizitor Wed Jan 23, 2013 3:52 pm

Ēakmaku

Canten ne shpine, shpaten ngjeshur ne brez, nje ushtar ecte rruges se madhe:
nje , dy!nje!dy! Kishte qene ne lufte dhe tani kthehej ne shtepi. Udhes takoi nje magjistare plake. Oh ajo ishte e shemtuar, buza poshtme i varej mbi kraharor!
-Mirembrema, ushtar!-tha ajo,-sa shpate te bukur qe paske! Sa e madhe qenka canta jote! Ti me dukesh ushtar i vertete; keshtu qe po te jap para sa te duash.
-Faleminderit, o plake!-u pergjigj ushtari.
-E shikon ate pemen e madhe? – vazhdoi magjistarja duke i treguar me gisht nje peme aty prane;-ajo eshte krej bosh perbrenda; hip siper , do shohesh nje vrime te madhe ; nga kjo vrime rreshqet gjer ne fund te pemes. Po ta lidh trupin me nje litar , qe kur te me therresesh , te te ngre perseri.
-C’do te bej ne fund te pemes?-pyeti ushtari.
-Do kerkosh para. Sapo te arrish ne fund te pemes, do te gjendesh ne nje korridor te madh te ndricuar mire pasi atje ka mbi 100 llamba. Do te shohesh tre porta, mund t’i hapesh, celesat jane bravat. Po hyre ne dhomen e pare, do te shohesh , ne mes te dyshemese, nje arke te madhe me nje qen persiper. Syte e ketij qeni jane aq te medhenj sa nje filxhan caji, po ti mos u habit. Po te jap mesallen time me kuti te kaltra. Ti do ta shtrosh ate ne dysheme:ec me guxim drejt qenit, kape , vere ne mesallen time; hape arken dhe merr aty sa grosh te duash. Te gjitha jane prej bakri; ne te pelqen me shume argjendi, hyr ne dhomen e dyte. Atje eshte ulur nje qen qe i ka syte me te medhenj sa nje gur mulliri: mos u habit, vere ne mesallen time dhe merr argjend sa te kesh qejf. Ne qofte se te pelqen floriri me shume edhe mund te kesh sa te duash, per kete mjaftonte hysh ne dhomen e trete. Mirepo qeni qe eshte ulur ne arke i ka syte me te medhenj sa nje kulle e madhe e rrumbullaket. Besome, nje qen i forte. Sidoqofte,ti mos u habit: vere mesallen time, ai nuk do te te beje asnje te keqe dhe merr nga arka sa flori te duash.
-S’me duket aspak keq,-tha ushtari; po ti cfare do qe te te jap, o magjistare plake? Mendoj se edhe ti duhet te kesh pjesen tende.
-Jo, une nuk dua asnje grosh; vetem te me sjellesh cakmakun e vjeter qe e ka lene atje gjyshja ime kur ishte per vizite heren e fundit.Mire. Shkoma litarin rreth trupit.
-Na, na edhe mesallen time me kuti te kaltra.
Ushtari hipi ne peme, rreshqiti nga vrima poshte dhe u gjend ashtu sic kishte thene magjistarja, ne nje korridor te madh, te ndricuar nga njeqind llamba.
Hapi porten e pare! Uf! Qeni qendronte I ulur dhe ia nguli syte e tij te medhenj sa filxhanet e cajit.-Ti je nje djale I mbare, I tha ushtari duke e kapur ; e vuri ne mesallen e magjistares dhe mori aq grosh bakri sa I nxune xhepat. Pastaj e mbylli arken, e vuri perseri qenin persiper dhe iku ne dhome tjeter.Si qe e mundur! Atje qendronte qeni qe I kishte syte te medhenj sa nje gur mulliri.
-Ki kujdes e mos m’I ngul syte aq shume –tha ushtari, -se do te te prishen.
Pastaj e vuri qenin ne mesallen e magjistares. Por kur pa gjithe ato te holla argjendi ne arke, I hodhi poshte ato prej bakri dhe ngjeshi mire me argjend xhepat dhe cantet e tij.
Pastaj, hyri ne dhomen e trete. Oh! C’tmerr!Qeni i kishte syte me te vertete te medhenj sa nje kulle e rrumbullaket; ata I verviteshin ne koke porsi rrota.Mirembrema!-tha ushtari duke nderuar ushtarakisht, se ne jeten e tij nuk kishte pare kurre nje qen te tille. Por, mbasi e veshtroi pak, mendoi me vete:”Mjaft!” E uli poshte qenin dhe hapi arken. Zot i madh! Sa flori qe kish! Sa per te blere gjithe qytetin e Kopenhages, gjithe derrat prej sheqeri te tregetareve te embelsirave, gjithe ushtaret prej plumbi, gjithe kamxhiket dhe kuajt, gjithe lodrat e botes; verte, kish shume flori.
Ushtari I flaku monedhat e argjendta qe kish ne xhepat dhe ne cante dhe I zevendesoi me flori. I mbushi kaq shume xhepat, thesin, kapelen, madje edhe cizmet, sa mezi ecte. Ish apo s’ish I pasur! E vuri qenin mbi arke, mbylli porten dhe nepermjet vrimes se pemes thirri:
-Tashti , me ngri lart o nene.
-E ke cakmakun ?- pyeti ajo.
-Oh jo vertet! E harrova fare.
U kthye mbrapsht dhe e solli. Atehere magjistarja e ngriti lart dhe ai u gjend perseri ne rruge te madhe me xhepat, canten , cizmet dhe kapelen plot me florinj.
-C’do ta besh kete cakmak ?-pyeti ushtari.S’te hyn ne pune ty. Ti more parate; me jep cakmakun tani.
-Gjepura! Me thuaj ne cast se c’do ta besh , ndryshe hoqa shpaten dhe ta preva koken.
-Jo!-u pergjigj magjistarja.
Ushtari ja preu koken.Magjistarja u shtri sa gjate gjere kurse ai mblodhi parate ne mesalle, I ngarkoi ne kurriz, vuri cakmakun ne xhep dhe shkoi ne qytet.
Ishte nje qytet shume I bukur dhe ai hyri ne hanin me ne ze. Kerkoi dhomen me te mire dhe gjellet me te shijshme. Ishte pasanik I madh!
Sherbetori qe duhej t’i pastronte cizmet u cudit qe nje zoteri aq I pasur, kishte cizme aq te vjetra. Por ushtari nuk kish pasur kohe qe te blinte te reja; vetem te nesermen gjeti cizme te bukura dhe rroba me vertete elegante. Ushtari na u be zoteri I shquar. Ia treguan nje nga nje te gjithe gjerat e bukura ne qytet, I folen per mbretin edhe te bijen e tij, princeshen shume te bukur.
-Si te bej qe ta shoh? –pyeti ushtari.Eshte shume e veshtire!- u pergjigjen qe te gjithe- Ajo banon ne nje pallat te madh prej bakri, te rrethuar nga mure dhe kulla. Vec mbretit, asnjeri tjeter nuk mund te shkoje tek ajo: sepse nje falltar nje here pati treguar qe nje dite ajo do te martohet me nje ushtar te thjeshte, gje qe mbreti s’i pelqente aspak.
-Megjithekete, une deshiroj ta shoh,-mendoi ushtari.Por ai nuk mund te siguronte dot lejen.
Nderkaq ai kalonte nje jete te gezuar, shkonte ne shfaqje, shetiste me karroce ne kopshtin e mbretit edhe u jepte shume lemoshe te varferve. Nga jeta e tij ai e dinte se sa e veshtire ishte te mos kishe asnje grosh ne xhep. Tani ai ishte I pasur, kishte rroba te bukura edhe bashke me keto miq, te cilet I thoshin se ishte nje njeri elegant, nje burre fisnik. Ushtarit I pelqenin shume keto levdata. Cdo dite harxhonte para, por kurre nuk merrte. Me ne fund nuk I mbeten vecse dy grosh. Iu desh ta linte, dhomen e bukur ku banonte dhe te zinte ne vend te saj nje zgaver te vogel nen cati. Ketu detyrohej ti lustronte vete cizmet, ti arnonte me gjilpere te trashe dhe asnje nga miqte e tij nuk I vinte ta shihte:kishte shume shkalle per tu ngjitur.Nje mbremje te erret, s’kish te blinte as edhe nje qiri, ui kujtua menjehere se I kishte mbetur nje cope qiri. Mori cakmakun, qe ia kishte marre shtriges plake, dhe copen e qiririt; por ne castin kur guri I cakmakut, shkrepen shkendijat, befas u hap porta dhe para tij u gjend qeni qe I kishte syte te medhenj sa nje filxhan caji:
-O zot im, c’urdheroni?-I tha qeni.
C’eshte keshtu?- tha me ze te larte ushtari.-Cakmak I cuditshem! Keshtu pra, do te kem cfare te dua?Shpejt! Me sill para! Hop! Kafsha iku! Hop! U kthye perseri duke mbajtur ne goje nje thes te madh me te holla. Ushtari e dinte tashti te zoteronte nje cakmak me vlere. Po ta shkrepte nje here, vinte qeni I arkes me para bakri; dy here, qeni I arkes me para te argjendta,; tri here, ai qe ruante floririn. Pa humbur kohe, u kthye ne dhomen e tij te bukur dhe veshi prape rrobat e bukura; kur te shohesh iu versulen miqte; e donin shume tani!
Nje dite ushtari mendoi:”Pune e cuditshme kjo qe te mos shohesh princeshen!Te gjithe jane ne nje mendje se ajo eshte e perkryer nga bukuria; Por kujt I sherben bukuria ne nje keshtjelle prej bakri qe ka gjithe ato kulla? S’do te kete per mua valle menyre qe ta shoh?Ku e kam cakmakun?” E shkrepi: Fap! I doli perpara qeni me sy sa nje filxhan caji.
-E di qe eshte mesi nates,-I tha ushtari,-po megjitheate une dua ta shoh princeshen, qofte edhe nje minute.
Qeni u largua vetetimthi dhe, para se ushtari te arrinte te mendonte per ae, ai u kthye me gjithe princeshen, qe ish shtire ne shpinen e tij dhe po flinte. Dukej aq e bukursa , me te pare, e merrje me mend qe ishte nje princeshe. Ushtari nuk u permbajt dhe e puthi, se ishte nje ushtar I vertete.
Pastaj, qeni e ktheu princeshen ne vendin ku e kishte marre. Te nesermen, kur ishte duke pire caj me mbretin dhe mbretereshen, princesha u tregoi atyre qe kishte pare naten nje enderr te cuditshme me nje qen dhe nje ushtar. I kishte hipur qenit si kale dhe ushtari e kishte puthur.Nje histori shume e bukur,- tha mbreteresha.
Megjithekete, naten e neserme, ngarkuan njeren nga zonjat e oborrit, nje plake, te rrinte roje prane shtratit te princeshes, per te pare nese ishte vertet enderr.
Ushtarit I kishte hipur ne koke ta shihte perseri princeshen e bukur. Qeni erdhi prape naten, e mori dhe iku me te katra. Po zonja e oborrit mbathi pale cizme qe s’futnin uje, dhe shpejt, pas tyre. Kur pa shtepine ku hyri qeni, tha me vete:” Tashti e di adresen” dhe me nje cope shkumes beri nje kryq te madh ne porte. Pastaj u kthye te flinte. Mbas pak erdhi edhe qeni me princeshen. Por kur vuri re ne porte kishte nje kryq te bardhe, qeni mori gjithashtu nje cope shkumes dhe beri kryqe ne te gjithe portat e qytetit. U tregua me te vertete mendjeholle: si do ta gjente dot porten perseri zonja oborrit?
Te nesermen ne mengjes, qysh heret, mbreti , mbreteresha, zonja e oborrit dhe te gjithe oborrtaret shkuan te shihnin ku kishte qene princesha.
-Ja ketu!-tha mbreti kur pa te paren porte te shenuar me kryq.
-Jo, jo, eshte, atje I dashur,-u pergjigj mbreteresha, kur pa se edhe porta e dyte ishte shenuar gjithashtu me nje kryq.Ja edhe nje! Ja edhe nje!- thane te gjithe me rradhe, kur pane kryqe ne te gjithe portat Atehere kuptuan se ishte e kote te kerkoje me tutje.
Por mbreteresha ishte nje grua me mend qe nuk dinte vetem te shetiste me karroce. Mori gersheret e sasj te arta, preu nje cope mendafsh dhe beri nje xhep te vogel te bukur. E mbushi ate plot me miell, ia qepi princeshes ne kurriz, dhe I beri xhepit nje vrime te vogel. Ne kete menyre mielli do te binte gjate gjithe rruges nga do te kalonte princesha. Naten qeni erdhi perseri, e mori princeshen ne kurriz dhe ia shpuri ushtarit, qe e dashuronte aq fort sa donte te ishte princ ta merrte per grua.
Mielli u derdh pa pushim qe nga pallati deri te dritarja e ushtarit, por qeni s’e vuri re aspak.Te nesermen mbreti dhe mbreteresha meduan me lehtesi ku kishte shkuar e bija e tyre. Ushtarin e kapen dhe e futen ne burg. Uf! Sa e erret dhe e merzitshme ishte qelia e tij. Pastaj erdhen I thane:- Neser do te varesh!- Ky ishte nje lajm I keq, dhe per me teper cakmakun e kishte harruar ne han. Diten tjeter, nepermjet hekurave te dritares, ai pa popullin qe dilte turma-turma nga qyteti per te pare kur te varej. Ai degjoi daullet dhe pa ushtaret qe ecnin pas tyre. TE gjithe njerezit vraponi: nje djalosh kepucar, me mesalle dhe pantofla, rendte aq shpejt, sa nje nga pantoflat e tij I doli nga kemba dhe u perplas pikerisht kunder murit mbrapa te cilit ushtari ishte ulur e shikonte nepermjet hekurave.
-Ej! Kepucar, mos u ngut kaq,-I thirri ushtari,- pa mua s’behet gje. Po degjo ketu. Po shkove me vrap gjer te hani ku kam banuar dhe te me sjellesh cakmakun tim, do te te jap dy gorsh. Vec mos e merr me nge! Djaloshi kepucar, qe desh te fitonte dy grosh, u nis fluturimthi te kerkonte cakmaku, ia solli ushtarit dhe … tashti mbani vesh e degjoni cfare ndodhi.
Jashte qytetit kishin ngritur nje trekendesh te madh, qe e rrethonin ushtaret dhe mijera mijera njerez. Mbreti dhe mbreteresha ishin ulur ne nje fron shume te bukur; perkarshi, gjykatesi dhe gjithe keshilltaret. Kish kohe qe ushtari ishte ngjitur mbi shkalle dhe perpak do t’i hidhnin litarin ne gryke, kerkoi leje te shprehte deshiren e tij te fundit. Sipas tij, kete te mire duhej ti benin cdo krimineli qe do te ekzekutonin. Tha se kish shume qejf te ndizte nje llulle duhan, fundja do te ish hera fundit qe ai do te pinte duhan ne kete bote. Mbreti nuk deshi t’ia kundershtonte deshiren. Atehere, ushtari mori cakmakun e shkrepi;nje, dy, tre! Pernjeheresh, u duken te tre qente: ai me syte e medhenj sa nje filxhan, tjetri qe I kish te medhenj sa nje gur mulliri dhe ai I trei me ata syte e tmerrshme sa nje kulle e rrumbullakte.
-Me ndihmoni se do te me varin!-tha ushtari Atehere qente u versulen mbi gjykatesit dhe mbi keshilltaret, I rrembyen, njerin nga kembet, tjetrin nga hunda dhe I flaken aq lart ne ajer, sa kur rane ne toke u bene cope –cope.
-Nuk dua te me hedhin…-tha mbreti; por qeni me I madh e rrembeu tok me mbretereshendhe I flaku si te tjeret. Ushtaret u frikesuan dhe ne popull u degjuan thirrjeshtar I vogel ti do te jesh mbreti yne dhe do te martohesh me princeshen e bukur!E vune ushtarin ne karrocen e mbretit; te tre qente vallezonin dhe therrisninrra! Femijet vershellenin neper gishterinjte dhe ushtaret paraqitnin per nder armet. Princesha doli nga pallati I bakert dhe u be mbretereshe. Per kete ajo ishte shume e kenaqur. Dasma vazhdoi tete dite; ishin ftuar dhe te tre qente. Ne tryeze, ata hapen syte me shume se c’i kishin.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Pėrralla dhe tregime pėr fėmijė.. - Faqe 2 Empty Re: Pėrralla dhe tregime pėr fėmijė..

Mesazh nga Vizitor Wed Jan 23, 2013 3:53 pm

Shimpanzeja Ēarli dhe luani Luis
Luani Luis kishte njė karrocė tė re tė cilėn me krenari e merrte me vete kudo qė shkonte pėr tė luajtur. Por ai e reuante me xhelozi karrocėn e tij. “Askush nuk duhet ta prekė dhe as tė luaj me tė, pėrveē meje”, tha luani krenar me zė tė lartė, pėr ta dėgjuar tė gjithė dhe pėr tė mos ia prekin karrocėn. Shimpanzeja me emrin Ēarli, po luhatej aty afėr.
Kur ulej nė njėrin skaj, skaji tjetėr ngrihej lartė, ndėrsa ai binte nė tokė TRAS! Dhe kjo nuk ishte aspak zbavitėse. Shimpanzeja Ēarli e vuri re luanin Luis dhe e thirri me gėzim: Hej Luis, eja kėtu tė luhatemi sė bashku dhe do tė kėnaqemi”.
Luisi erdhi menjėherė dhe tė dy zbaviteshin shumė mirė derisa luhateshin poshtė-lartė nė luhatėse. Atėherė luanit Luis i lindi njė ide: “Ēarli, a do tė doje ta provosh karrocėn time tė re?”, e pyeti ai gėzueshėm. “Por Luis, ti the se nuk guxon askush tė luaj me tė”, tha shimpanzeja Ēarli e befasuar me ofertėn e luanit. “Mirė, unė mendova ta tėrheqim njėri-tjetrin, si thua? Nuk ėshtė mirė ta tėrheqės karrocėn vetė”, e pranoi Luis. Kėshtu, luani Luis dhe shimpanzeja Ēarli, mėsuan se lojėrat janė shumė mė argėtuese, kur ato ndahen sė bashku me shokėt e tjerė dhe jo tė mbahen vetėm pėr vete. Dhe qė nga ajo ditė, tė dy ata, por edhe kafshėt e tjera qė kishin lodra tė ndryshme, filluan t’i ndajnė ato me njėri-tjetrin dhe ia kalonin pėr mrekulli.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Pėrralla dhe tregime pėr fėmijė.. - Faqe 2 Empty Re: Pėrralla dhe tregime pėr fėmijė..

Mesazh nga Vizitor Wed Jan 23, 2013 3:54 pm

Franku dhe Zana
Franku ishte biri i njė marangozi tė varfėr tė fshatit. Ēdo ditė Franku shkonte nė pyll pėr tė prerė dru. Njė ditė, i lodhur pas njė dite tė gjatė pune, Franku u ul nė njė trung tė pushojė. Papritmas dėgjoi njė britmė “mė ndihmo tė lutem”. Ai u ngrit nė kėmbė me hov dhe shikonte pėrreth, por nė afėrsi nuk kishte njeri! “Ju lutem mė ndihmoni! Franku pėrsėri dėgjoi zėrin.
Kėtė herė Franku shikoi nė vrimė dhe pa njė zanė tė vogėl. Ajo kishte veshur njė fustan ngjyrė rozė, krahė tė bukur e tė bardhė dhe kurorė tė artė mbi kokė. “Oh kjo ėshtė e mrekullueshme! Tė lutem mė nxjerrė nga kėtu”, bėrtiti ajo pėrsėri. Franku futi dorėn e tij brenda nė vrimė dhe e kapi zanėn.
Zana e falėnderoi Frankun duke i thėnė: “Shumė vjet mė parė, njė magjistare mė mallkoi keq dhe qė atėherė, unė kam qenė e mbyllur nė kėtė trung. Ju faleminderit qė mė shpėtuat. Ēfarė mund tė bėj pėr ty?”, e pyeti. “Unė i pėrkas njė familje shumė tė varfėr dhe me tė hollat qė babai im dhe unė fitojmė, nuk na dalin as pėr ushqim pėr njė ditė. Prandaj tė lutem bėje babain tim tė pasur”, iu lut Franku. Sytė e zanės u mbushėn me lot kur dėgjoi pėr gjendjen e Frankut. “Boommm- Boommm-Zoommm”, tha zana duke tundur shkopin magjik dhe u zhduk papritmas. “Ku ike zanė”, thirri Franku i ngazėllyer, por mjerisht zana ishte larguar. Atė mbrėmje, kur Franku dhe babai i tij u kthyen nė shtėpi, nė vendin e kasolles sė vjetėr, qėndronte njė shtėpi luksoze e madhe e me porta hekuri. “Ku u zhduk kasollja”, thirri babai i Frankut dhe nuk mund tė besonte. Kur hynė brenda dyerve tė hekurta, ata u pėrshėndetėn si mbretėr nga shėrbėtorėt. Papritmas erdhi mamaja e Frankut e cila nxitoi tek ata, i pėrqafoi dhe u tha: “Perėndia iu pėrgjigj lutjeve tona”. Franku shikoi drejt qiellit dhe imagjinoi zanėn se si shkėlqen mes yjeve. Ai i mbylli sytė dhe tha: “Faleminderit e dashura zanė!”.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Pėrralla dhe tregime pėr fėmijė.. - Faqe 2 Empty Re: Pėrralla dhe tregime pėr fėmijė..

Mesazh nga Vizitor Wed Jan 23, 2013 3:54 pm

Hėna dhe majmunėt
Njė tufė majmunėsh panė Hėnėn e pasqyruar nė fund tė njė pusi dhe vendosėn ta tėrhiqnin lart.
Kryetari i tyre u kacavar nė degėn e njė peme dhe i urdhėroi majmunėt e tjerė tė kapeshin njėri pas tjetrit si litar, duke filluar nga ai. - Jemi gati, kryetar i madh! - bėrtitėn pasi u lidhėn zinxhir tė tėrė.
Dhe pastaj... poshtė e nė pus! Dega u kėput duke u shoqėruar me njė pllufė! Tė gjithė majmunėt ranė nė ujė. Dhe fabula mund tė mbarojė kėtu, me Hėnėn qė qeshte atje lart nė qiell.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Pėrralla dhe tregime pėr fėmijė.. - Faqe 2 Empty Re: Pėrralla dhe tregime pėr fėmijė..

Mesazh nga Vizitor Wed Jan 23, 2013 3:55 pm

Vjedhėsi dinak

10-01-2013
Njėherė nė njė bujtinė qėndroi pėr tė pushuar njė vjedhės. Kėrkoi e kėrkoi diēka pėr tė marrė, por nuk gjeti gjė. Por ja, befas ai vuri re se i zoti i bujtinės kishte veshur njė dolloma tė re dhe tė bukur e ishte ulur te pragu i derės. Ai donte qė tė gjithė tė shihnin se sa i kamur ishte e ē’rrobė tė kushtueshme kishte veshur.
Vjedhėsi u ul pranė tij dhe nisi tė fjalosej me tė. Folėn pėr sedo, qė u erdhi nė mendje: pėr motin, pėr tė korrat, pėr ēmimet. Befas vjedhėsi brofi nė kėmbė, hapi gojėn sa njė kamare dhe nisi tė angullinte si ēakall: “Au...au...au...” I zoti i bujtinės u tremb dhe e pyeti: - Ē’ke qė angullin kėshtu si ēakall?”. Vjedhėsi ia priti: “Para disa ditėsh mė ka kafshuar njė ēakall i tėrbuar.
Qė nga atėherė, mė zė si njė lėngatė. Nė fillim angullijė tre herė, pastaj ulėrij si ēakall dhe nuk e di pse mė vjen tė kafshoj tė gjithė”. Vjedhėsi angulliu sėrish si ēakejtė. I zoti i bujtinės u zverdh, brofi sikur ta kishin pickuar dhe u largua. Mirėpo, vjedhėsi e zuri pėr mėnge dhe thirri: “Mos zotėri, mos mė lėr vetėm tė lutem! Kush e di se ē’mund tė ndodh me mua” dhe pėrsėri angulliu au...au...au... dhe i zoti i bujtinės u tremb edhe mė shumė. “Po ky u tėrbua more! Prit tani kur tė mė kafshojė”, tha ai me vete dhe u lėshua vrap. Por vjedhėsi e kishte zėnė fort pėr mėnge e nuk po ia lėshonte.
Atėherė hanxhiu hoqi dollomanė e shtrenjtė dhe me tė shpejt u fut nė bujtinėn e tij. Kėtė e priste edhe vjedhėsi. Ai pushoi sė angullituri, futi dollomanė nėn sqetull dhe u largua sa hap dhe mbyll sytė.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Pėrralla dhe tregime pėr fėmijė.. - Faqe 2 Empty Re: Pėrralla dhe tregime pėr fėmijė..

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi