♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Trebicka prova te reja ne vendngjarje

Shko poshtė

Trebicka prova te reja ne vendngjarje Empty Trebicka prova te reja ne vendngjarje

Mesazh nga jeta Sun Sep 14, 2008 8:50 pm

Pasi jane kthyer nga vendi i ngjarjes ne Lekas, perfaqesuesit e grupit hetimor jane mbyllur ne morgun e Korces qe ne oren 22:00 deri ne oren 4:00 te mengjesit te se shtunes. Familjaret e Trebickes jane lejuar te futen brenda morgut vetem ne momentet e para per te bere identifikimin e kufomes dhe me pas jane lene jashte dyerve te morgut, duke pritur ne ankth deri ne oren 04:00 versionin qe do te dilte nga autopsia. Por, as pasi e kane gdhire naten prane dyerve te morgut nuk kane marre nje pergjigje dhe konfirmim mbi shenjat trupore dhe versionin apo konkluzionin ne te cilin kane arritur ekspertet e mjekesise ligjore.

Burime zyrtare kane thene ne oren 08:00 se do te kete nje rikeqyrje te trupit te viktimes nga eksperte te tjere, te ardhur nga Prokuroria e Pergjithshme, gje qe ka lene ne pritje dhe per dy ore te tjera, derisa specialistet kane lene pas vendin e ngjarjes per te zbritur me helikopter prane morgut.

Per disa ore rresht, asnje levizje jashte morgut, ndersa ekspertet pa dhene asnje shpjegim dhe version kane vazhduar punen e tyre me autopsine dhe ekspertizat.Burime te mirinformuara prane grupit hetimor kane bere te ditur paraprakisht se ne trupin e Trebickes jane gjetur shenja te dukshme demtimesh. Shenja nga goditje jane gjetur ne pjese te ndryshme te trupit, ndersa ne pjesen e kokes disa nga demtimet pas veshit dhe ne pjesen e nofullave kane bere qe kjo ekspertize te zgjatet.
Per shkak te shenjave te dyshimta te demtimeve trupore ekspertet nuk kane nxituar te dalin me nje konkluzion, qofte edhe paraprak per ekspertizen mjekoligjore dhe autopsine. Sipas te dhenave nga grupi hetimor dhe policia, demtimet nuk konfirmohet te jene shkaktuar me mjete te forta apo te kene qene pasoje e goditjeve qe mund te vijne jo per shkak te mjetit. Te rezervuar per te dhene informacione per shenjat qe jane gjetur ne trupin e Trebickes, burimet prane grupit hetimor kane pranuar vetem faktin se ne trup nuk i jane gjetur substanca te dyshimta, megjithate shenjat e demtimeve ne koke dhe ne trup kane qene te dukshme, edhe pse policia i qendron ende versionit se keto mund te jene trauma te shkaktuara nga perplasja me mjetin, gjate rrokullisjes dhe aksidentit.

Nderkohe, sipas te dhenave nga burimet e grupit hetimor, mesohet se viktima ka nderruar jete rreth ores 12:00, cka do te thote se aksidenti mund te kete ndodhur me pare nga sa mendohej, nderkohe qe prania e nje trupi te pajete ne rrugen e Lekasit eshte njoftuar per policine ne oren 14:00, nga disa banore te zones.
Ka qene nje mjet qe ka sjelle disa persona qe ktheheshin nga nje mort ne fshatin Marian qe ka mbajtur deshmitaret e pare te vdekjes se Kosta Trebickes, ndersa policia ka marre ne pyetje nje nga personat, qe pretendon se, ne oren kur kane kaluar me mjet aty afer, Trebicka ende shfaqte shenja jete.

Nje nga personat, emri i te cilit nuk behet i ditur, mesohet se i ka thene policise se ka pare personin e shtrire qe ka bere nje levizje. Policia ka thene se tre persona jane edhe deshmitare te pare qe mund te ndihmojne ne procesin hetimor, por ata kane deklaruar se Trebicka ka qene i vetem dhe nuk kane pare persona te tjere ne zone. 40 metra larg nga vendi i ngjarjes, pas kater oresh eshte gjetur edhe qeni, qe Trebicka kishte me vete per gjueti, i fshehur pas nje shkurreje.
Sipas burimeve te mirinformuara, trupi i Trebickes ka dale nga morgu ne oren 17:30 minuta, pasi eshte keqyrur nga ekspertet e ardhur nga Tirana per 7 ore rresht, dhe per dy ore nga eksperte mjekoligjore amerikane. Keta te fundit, te cilet kane ardhur me nje grup ekspertesh dhe perfaqesuesish te shtetit amerikan, kane qene dy eksperte te mjekesise ligjore, nje perfaqesues i ambasades amerikane dhe tre eksperte krimesh me dy hetues.

Nga te dhenat mbi keqyrjen e trupit ne morg rezulton se ka demtime ne pjesen e nofulles dhe dy dhembe te thyer, si dhe nje plage ne pjesen e pasme te kokes, qe ende nuk konfirmohet ne rast se eshte si pasoje e goditjes me mjete te forta, apo nga rrokullisja e makines. Ekspertet mesohet se kane gjetur gjurme gishtash ne mjet dhe ne dhome, me te cilat po punohet ne rast se rezultojne te jene thjesht te Kosta Trebickes, apo edhe te ndonje tjeter personi.

Pas sekuestrimit te telefonit te gjetur ne vendin e aksidentit policia po punon per te zbuluar edhe thirrjet e fundit telefonike dhe personat, me te cilet ka kontaktuar Trebicka pas mberritjes se tij ne Voskopoje. Ne vendin e ngjarjes, krahas ciftes se gjahut, qe ka qene te pakten 5 metra larg trupit te viktimes, mesohet se eshte gjetur nje shapke, qe i perket nje personi te seksit mashkull, qe eshte marre ne cilesine e proves edhe pse nuk jepen te dhena ne rast se ka qene aty para aksidentit, apo eshte nje gjurme qe tregon per pranine e nje tjeter personi, qe mund te kete qene me Kosta Trebicken.
Kjo ka bere qe me nje element me shume te perfshihet ne hetim edhe fakti se dikush ka qene afer ne momentin e aksidentit, pasi vete biznesmeni shqiptaro-amerikan kishte mbathur kepuce dhe veshje gjahu.

Deshmitaret kane deklaruar se ne momentin kur eshte larguar nga hoteli me mjetin e tij, Kosta Trebicka ka qene i vetem dhe eshte nisur ne oren 5:00 per gjah ne zonen e thelle te Lekasit. Policia ka marre ne pyetje dhe ka mbajtur te rrethuar hotelin ku ka qendruar Trebicka.

Sportelisti Roland Laloti, qe ka pritur biznesmenin, ka deklaruar se ai ka ardhur ne hotel rreth ores 21:00 te dites se enjte dhe ka porositur nje dhome dyshe. Trebicka eshte paraqitur me emrin Artan ne sportelin e hotelit “Akademia”. Nje banor nga fshati Voskopoje e ka shoqeruar ate, pasi ishte interesuar per rrugen qe te con drejt kampit. Banori i ka treguar hotelin dhe me pas eshte larguar.

Trebicka ka marre nje dhome dyshe ne katin e pare te hotelit. Dhoma ku ka qendruar ai eshte mbajtur nen kushte te rrepta sigurie, per arsye te hetimeve dhe kryerjes se ekspertizave te metejshme per gjetjen e elementeve, qe mund te sherbejne ne hetim.

Burimet zyrtare te policise, qe kane izoluar dhomen ku ka qendruar Trebicka, pasi kane gjetur ne vendin e ngjarjes celesin e dhomes me numer 107, kane deklaruar se ne dhomen ku ai kishte kaluara naten, kishte dy shtreter, por vetem nje eshte perdorur. Ne dhomen e tij te hotelit eshte gjetur nje valixhe me veshje, dy kravata te lena jashte, si dhe pajime te gjahut, nje cante me sacma dhe nje kellef cifteje. Megjithate, edhe nga dhoma, policia ka marre gjurme te gishtave. Sipas deshmive qe policia ka marre nga punonjes te hotelit, roja i parkimit ka deklaruar se biznesmeni ka dale ne oren 05:00 te mengjesit i veshur me rroba gjahu dhe me vete ka pasur vetem qenin.
jeta
jeta
Perparues
Perparues

Numri i postimeve Numri i postimeve : 425
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 09/09/2008
Falenderimet Falenderimet : 2

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi