♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vdekja e Trebickės dhe hetimi i FBI

Shko poshtė

Vdekja e Trebickės dhe hetimi i FBI Empty Vdekja e Trebickės dhe hetimi i FBI

Mesazh nga jeta Sun Sep 14, 2008 8:48 pm

Kur u botua artikulli i parė i gazetės “New York Times” rreth aferės Delijorgji-Tomei-Pinari-Mediu, zhurma nė Shqipėri zgjati vetėm njė javė. Pak a shumė si ēdo zhurmė tjetėr shqiptare. Por kjo nuk mund tė ndodhte nė SHBA, ku drejtėsia vonon, por nuk harron. Investigimi i gazetės “New York Times”, i cili kishte zgjatur mė se 6 muaj, u bė shkak pėr fillimin e hetimeve zyrtare nga FBI-ja, Kongresi Amerikan dhe Pentagoni. Hetime, tė cilat akoma vazhdojnė me seriozitet dhe intensitet tė pandryshueshėm. Nė ato hetime, njė vend tė rėndėsishėm zė edhe njė shqiptaro-amerikan, i cili kishte qenė bilbil-fėrshėllyesi mė i rėndėsishėm pėr gazetėn “New York Times” rreth aferės Delijorgji-Tomei-Pinari-Mediu. Por pikėrisht ky shqiptaro-amerikan i rėndėsishėm pėr hetimet e pėrtej Atlantikut u gjet i vdekur nė njė cep tė largėt tė Shqipėrisė, nė njė skenė qė vėshtirė tė krijonte pėrshtypjen e njė aksidenti automobilistik. Emri i tij ėshtė Kosta Trebicka. Tashmė i njohur pothuajse nga ēdo shqiptar.
Policia dhe Prokuroria shqiptare mund tė konkludojnė se Kosta Trebicka vdiq vėrtet nė mėnyrė aksidentale - siē kanė aluduar deri mė sot. Ato mund tė thonė edhe se Trebica, nė fakt, nuk kishte kėrcėnime pėr jetėn - siē kanė thėnė deri mė sot. Por FBI-ja amerikane ta do mendja se nuk do kėnaqet me kaq. Sepse, sipas gazetės “New York Times” (e cila, me qė ra fjala, nuk konsiderohet nga FBI-ja si njė letėr higjienike), Trebicka ėshtė kėrcėnuar disa herė me jetėn pėr zbulimin e aferės Delijorgji-Tomei-Pinari-Mediu.
Kuptohet qė FBI-ja nuk ka juridiksion tė hetojė nė fshatrat e Korēės, por ajo ka njė levė tė fuqishme nė dorė pėr ta detyruar qeverinė tonė qė ta lejojė tė bėjė hetime tė pavarura nga ekuivalenti i saj - Policia e Shtetit Shqiptar. Leva e saj ėshtė Senati amerikan, i cili ėshtė nė procesin e ratifikimit tė anėtarėsimit tonė nė NATO. Dhe nė hetimet e pavarura qė mund tė kryej FBI-ja rreth vdekjes sė Trebickės, mendja ta do se disa gjėra pak si tė ēuditshme asaj do i krijojnė dyshime. Si pėr shembull:
1 - Sado i apasionuar tė jesh pas gjuetisė, a mund tė shkosh i vetėm, qoftė dhe nė njė zonė qė e njeh mirė?
2 - Zyrtarisht u deklarua se makina e Trebickės bėri njė rreth-rrotullim tė plotė. Nėse ėshtė vėrtet kėshtu, a ėshtė e mundur qė mjeti tė ishte i ndezur? Po kėshtu, a ėshtė e mundur qė trupi i viktimės tė jetė paralel me makinėn? Trupi normalisht duhej tė ishte pas makinės, pasi bėhet fjalė pėr njė mjet qė pas rreth-rrotullimit vazhdon lėvizjen pėr inerci.
3 - Njė tjetėr detaj qė shton dyshimet ėshtė arma e gjahut. A ėshtė e mundur qė ēiftja tė ndodhej 1.5 metra larg kufomės? I bie qė i ndjeri ta kishte patur ēiften nė krah tek ngiste makinėn...
4- Kufoma dukej sikur ishte vėnė me dorė nė mes tė rrugės. Nė raste tė tilla aksidentesh, trupi do kishte pėrfunduar nė njė pozicion mė tė ērregullt.
Nėse do bėhet apo jo njė hetim i pavarur i FBI-sė rreth vdekjes sė Trebickės, mbetet pėr t’u parė. Gjithashtu, na duhet tė presim pėr tė mėsuar se nė ēfarė konkluzioni do mbėrrijė FBI-ja pas njė hetimi tė mundshėm.
jeta
jeta
Perparues
Perparues

Numri i postimeve Numri i postimeve : 425
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 09/09/2008
Falenderimet Falenderimet : 2

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Vdekja e Trebickės dhe hetimi i FBI Empty Re: Vdekja e Trebickės dhe hetimi i FBI

Mesazh nga Vizitor Mon Jan 19, 2009 1:08 am

qėndrimet e saj tė kompleksuara nga vdekja e biznesmenit Kosta Trebicka. Prej momentit kur lajmi u bė publik dhe nisi tė sundojė opinionin, qeveria ka bėrė veprime tė ēoroditura dhe shpesh herė qartazi tė kompleksuara nga ideja se bėhej fjalė pėr njė kundėrshtar tė saj.
Kryeministri Berisha, dukej qartė se nė veprimet e tij ishte realisht i shqetėsuar nga ngjarja, por e trajtonte atė nė mėnyrė armiqėsore.
Media e tij zyrtare, e cila vajtoi gati njė muaj tė tėrė njė viktimė aksidenti automobilistik nė Tiranė, qė shoqėronte Dritan Hoxhėn, heshti pėr kėtė aksident dhe thuajse e injoroi faktin se viktima ishte personazh kyē i njė historie makabre korrupsioni nė Shqipėri. TVSH e dha atė si njė lajm tė fundit pa rėndėsi, ndėrsa sė paku dy gazetat RD dhe 55, e trajtuan si kronikė tė zezė. Policia, dhe sidomos daljet publike tė zotit Nishani, ishin zhgėnjyese, pasi jo vetėm qė nuk jepnin ndonjė tė re qė tė dėshmonin pėrfshirjen e qeverisė nė interesin pėr hetim tė shpejtė, por gati nė mėnyrė zhvejgiane, kur gjithė Shqipėria priste shkaqet, ministri na thoshte se emri i viktimės ishte Kosta Trebicka.
Kjo sjellje e ēoroditur, e krijuar nga komplekset qė prodhoi mbi qeverinė vdekja e Trebickės, dėshmon pėr faktin se garnitura politike nė pushtet e ka konsideruar nė koshiencėn e saj Kosta Trebickėn kundėrshtar tė saj. Ky moment psikologjik ėshtė shumė i rėndėsishėm pėr tė shpjeguar sjelljen anormale tė administratės sė Berishės nė marrėdhėniet publike prej ditės sė premte, kur Trebicka u gjend i vdekur.
Nė tė vėrtetė, kushdo qė e njeh fare pak mėnyrėn se si funksionon zoti Berisha, e kupton qė kjo mė shumė se sa njė direktivė ėshtė pasojė e sistemit tė mbyllur qė i aplikon pėr tė kontrolluar njė situatė tė tillė. Shteti nuk kishte ē’tė fshihte dhe tė mbulonte nė pasvdekjen e Kosta Trebickės, pasi detajet ishin publike. Nėse ka gjė pėr tė fshehur, ato janė pjesė e kohės para vdekjes sė Trebickės.
Sali Berisha e humbi kėtė betejė dhe zor se rikuperon dot mė. Kėtė bilanc tė humbur tė qeverisė do ta thellojė mė tej media nė ditėt qė vijojnė, pėr shkak se akuzat e Trebickės, janė administruar nga prokuroria, por nuk janė administruar nga gjykata. Nėse nė javėt qė vijnė mund tė thirren nė prokurori njerėzit qė ka akuzuar Trebicka, prokuroria nuk bėn dot mė ballafaqim me dėshmitarin dhe dėshmitė e Trebickės do tė dėshtojnė.
Ai ka pėrshkruar njė skenė takimi mes Diverolit dhe dy tė tjerėve qė paraqiteshin si njerėz tė Berishės, ka pėrshkruar njė takim tė tij me djalin e Berishės dhe ka bėrė deklarata qė lėnė tė kuptojė se para gjykatės mund tė thoshte dhe fakte tė tjera. Tashmė ky rrezik pėr tė akuzuarit ka rėnė.
Sa herė tė pėrmenden kėto fakte tė administruara prej prokurorisė nė gjykatė, aq herė shqiptarėt do tė dyshojnė se mungesa e Trebickės nė sallė nuk ėshtė aksidentale. Dhe njė shkak pse do mendojnė kėshtu ėshtė sjellja publike e qeverisė dhe kryesisht e Berishės.
Marre me shkurtime nga artikull i botuar tek TEMA
54 Komente

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi