♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vdekja....

Shko poshtė

Vdekja.... Empty Vdekja....

Mesazh nga Vizitor Tue Mar 17, 2009 12:32 pm

Vdekja
Vdekja ėshtė ndėrprerja e plotė e jetės sė njė organizmi tė gjallė. Gjendja e vdekjes njerezore ka qenė gjithmonė e errėt nga misteri dhe bestytnia. Pėrkufizimi i saj i saktė mbetet kundėrshtues, duke dalluar sipas kulturės dhe sistemeve ligjore.
Vdekja trupore dhe ajo qelizore
Funksioni normal qelizor merret me prodhimin e energjisė sė lirė tė nevojshme pėr shkėmbimin e lėndėve, prodhimin e strukturės sė proteinave dhe enzimave, mirėmbajtjen e lėndėve kimike tė qelizave, dhe riprodhimin e qelizave.
Gjatė funksionimit normal, qelizat kanė nevojė pėr oksigjen, fosfat, kalcium (C, H, N, O, P, S), lėndė ushqyese, adeninė trifosfat, e cila nevojitet si burim i energjisė sė lirė, mbrojtjen e cipės qelizore, dhe njė gjendje tė vazhdhueshme veprimtarie qė kėrkon marrje oksigjeni. Vdekja qelizore mund tė ndodhė nėse ndonjėri prej kėtyre funksioneve ndėrpritet.
Biologjikisht, vdekja mund tė rishikohet si njė organizėm i tėrė ose vetėm disa pjesė tė tij. Nė tė vėrtetė, ėshtė e mundshme qė disa organe, ose disa qeliza tė vdesin, por organizmi nė koklavitjen e tij tė vazhdojė tė jetojė.
Anasjelltas, disa qeliza mund tė jetojnė pėr njė farė kohe pas vdekjes sė organizmit tė cilit i pėrkasin (gjė qė bėn tė mundshme marrjen e organeve dhe transplantimin). Disa biologė hamendėsojnė qė funksioni i vdekjes ėshtė tė lejojė Zhvillimin (evolucionin), apo tė mundėsojė ushqimin e qėnieve tė tjera tė gjalla, mė shpesh tė llojeve tė ndryshme, nga tė cilėt janė grabitqare nė jetė (gjahu) ose pas vdekjes (kalbja).
Pėrshkrimi fizik i vdekjes
- Nė ēastin e vdekjes:
1. Zemra pushon sė rrahuri.
2. Lėkura shtrėngohet dhe zbehet.
3. Sistemi muskulor shtendoset.
4. Bie temperatura e trupit.

- 30 minuta mė vonė:
1. Lėkura bėhet si dyll dhe merr ngjyr vjollc.
2. Buzėt, gishtat e duarve dhe tė kėmbėve cungohen dhe zbehen ose bėhen tė bardhė pasi gjaku largohet.
3. Gjaku tėrhiqet nė pikat mė tė ulta tė trupit duke lėnė njollė vjollcė - tė zezė.
4. Duart dhe kėmbėt kalojnė nė tė kaltėrt.
5. Sytė fillojnė tė tėrhiqen nė zgavra.

- 4 orė mė vonė:
1. Rigor mortis fillon tė veprojė
2. Zbehja e lėkurės dhe pozicionimi i gjakut vazhdojnė
3. Rigor mortis fillon t'i shtrėngojė muskujt pėr rreth 24 orėve tė ardhshme, pastaj do tė riveprojė dhe trupi do tė kthehet nė gjendje tė butė.

- 12 orė mė vonė:
1. Trupi ėshtė plotėsisht nėn rigor mortis.
- 24 orė mė vonė:
1. Trupi tani ka temperaturėn e ambientit qė e rrethon.
2. Tek meshkujt sperma vdes.
3. Koka dhe qafa tani kanė ngjyrė tė gjelbėrt, blu.
4. Ngjyra e mėsipėrme vazhdon tė shpėrndahet nė pjesėt tjera tė trupit.
5. Ka aromė tė fortė tė mishit tė kalbur.
6. Fytyra e personit nė tė vėrtetė tanimė fillon tė bėhet e panjohėshme.

- 3 ditė mė vonė:
1. Gazrat nė inde formojnė fluska tė mėdha nė lėkurė.
2. I tėrė trupi fillon tė fryhet dhe ėnjet. Ky proces pėrshpejtohet nėse trupi gjendet nė mjedis tė ngorohtė ose nė ujė.
3. Lėngje rrjedhin pėrmes gojės, hundės, syve, veshėve, rektumit dhe pėrmes uriterit.
4. Qimet e trupit akoma rriten.

- 3 javė mė vonė:
1. Lėkura, flokėt, thonjtė bien me lehtėsi nga trupi.
2. Lėkura zbėrthehet dhe hapet nė shumė vende pėr shkak tė shtypjes sė gazrave tė brendshme dhe prishjes sė vetė lėkurės.
3. Shkatėrrimi do tė vazhdojė gjersa tė mbetet vetem skeleti, qė mund tė zgjasė njė muaj nė kohė tė nxehtė, dhe dy muaj nė kohė tė ftohtė. Dhėmbėt janė shpesh e vetmja gjė qė mbetetm vite dhe shekuj mė vonė, sepse zmalti i dhėmbėve ėshtė substanca mė e fortė nė trup. Kocka e nufullės ėshtė mė e ngjeshur, qė e bėn zakonisht edhe kėtė tė mbijetojė njė kohė tė gjatė.


Kuptimi i vdekjes gjatė zhvillimit tė fėmijės
Nė mosha tė ndryshme, fėmijėt e pėrjetojnė vdekjen nė pėrputhje me nivelin intelektual dhe emocional tė zhvillimit. Nėn moshėn pesė vjeē, ata nuk e kuptojnė fundin e jetės, sepse janė tė prirur pėr t’u kėnaqur me “ mendimin magjik” qė i pėrshtatet moshės.
Ata mund tė jenė tė bindur se ndjenjat e tyre mund tė ndikojnė nė ngjarjen pėrreth. Ata e quajnė veten fajtor pėr vdekjen.
Nė kėtė moshė ata janė pasivė dhe mė tepėr tė pazotė pėr tė pėrballuar vdekjen, ata janė tė varur nga tė rriturit. Ata nuk janė shumė tė zotė tė kuptojnė ēfarė ka ndodhur, nuk janė nė gjėndjė tė ndryshojnė rrjedhėn e ngjarjeve nė imagjinatėn e tyre dhe nuk mund tė mos kenė frikė, siē mund tė bėjnė fėmijėt mė tė rritur.
Ata qajnė dhe nuk qetėsohen dot, duke kėrkuar prindin qė ka vdekur dhe kjo e shton edhe mė shumė frikėn e tyre. Megjithatė, fakti qė nuk kuptojnė, ėshtė njėkohėsisht njė mbrojtje pėr ta dhe u jep mundėsi tė pyesin drejtpėrdrejt pėr vdekjen. Midis moshave dy dhe pesė vjeē fėmijėt gradualisht zhvillojnė perceptimin e vdekjes, si njė fenomen i pėrhershėm dhe pėrfundimtar.
Meqenėse mendimi i tyre ėshtė konkret, ata kanė nevojė pėr shpjegime konkrete, pėr t’i ndihmuar pėr zinė. Nė kėtė moshė ata nuk e njohin botėn vetėm nėpėrmjet pėrvojės sė tyre dhe janė nė gjėndje tė shprehin njė kuptim emocional pėr tė tjerėt. Shpesh fėmijėt thonė se ata kanė mbėshtetjen mė tė madhe nė proēesin e zisė nga shokėt e tyre. Te fėmija i moshės shkollore, veēanėrisht tek djemtė qė nuk duan t’i shprehin emocionet e tyre, mesazhi shoqėror ėshtė qė ‘djemtė nuk qajnė’.
Por ata janė nė gjėndje qė nė imagjinatėn e tyre ta ndryshojnė kursin e ngjarjeve dhe, kėshtu, tė kontrollojnė emocionet e tyre dhe ndjenjėn e pazotėsisė. Mbas moshės dhjetė vjeē koncepti i ‘ vdekjes’ bėhet njė nocion abstrakt dhe fėmijėt kuptojnė pasojat afatgjatė tė kėsaj humbjeje. Nė kėtė moshė vdekja mund tė shkaktojė, drejtėpėrdrejt ose indirekt, biseda me prindėrit ose me mėsuesit.
Tė rinjtė shpesh i ndrydhin ndjenjat e tyre, u shmangen bisedave tė hapura me prindėrit dhe i shprehin ndjenjat e tyre me grindje me tė tjerėt pėrreth. Nė vartėsi nga mosha dhe nga pjekuria e tyre emocionale, fėmijėt pėrpiqen tė kontrollojnė veten pėr humbjen.
Reagimet mė tė zakonshme ndaj vdekjes tek fėmijėt Tronditja dhe mosbesimi ( ‘kjo nuk ėshtė e vėrtetė’)
Nganjėherė fėmija nuk reagon menjėherė me emocione tė forta. Ai pranon humbjen gradualisht. Ky ėshtė mekanizmi mbrojtės, i cili e mbron fėmijėn nga vėrshimi i emocioneve.

Si t’i thuhet fėmijės pėr vdekjen
Kėshillohet qė kjo tė bėhet nga njėri prej prindėrve tė dikujt, qė ėshtė i afėrt me fėmijėn. Koha duhet tė zgjidhet me kujdes dhe fėmijės duhet t’i jepet mundėsia tė pėrgatitet psikologjikisht. Tė rriturit duhet tė ulen dhe ta marrin fėmijėn nė prehėr e t’i thonė: “dua tė tė pėrgatis pėr njė lajm tė keq.
Ka ndodhur njė aksident dhe babai ėshtė plagosur. Na thanė se ai ka vdekur mėnjėherė”. Mesazhi duhet tė bazohet nė fakte tė njohura dhe tė sakta. Reagimet e fėmijės mund tė jenė tė ndryshme dhe tė rriturit duhet tė jenė tė pėrgatitur pėr kėtė. Fėmijės duhet t’i thuhet tė qajė, nė qoftė se do dhe t’i jepet njė ngushėllim fizik si p.sh. duke e shtrėnguar.
Tė lejohet fėmija tė marrė pjesė nė ritet
Ndonėse opinionet profesionale ndryshojnė, pėrgjithėsisht, kėshillohet qė fėmija tė marrė pjesė nė ritet. Ato ndihmojnė nė pranimin e realitetit tė vdekjes, ulin imagjinatėn, pėrforcojnė proēesin e hidhėrimit dhe na japin mundėsi tė shprehim nė mėnyrė simbolike hidhėrimin tonė dhe tė ndėrtojmė rrethanat ‘kaotike’.
Tė rriturit duan t’i mbrojnė fėmijėt dhe shpesh i pėrjashtojnė nga ritet. Por fėmijėt, ashtu sikundėr tė rriturit, kanė nevojė tė merren konkretisht me proēesin e zisė dhe jo tė mohojnė realitetin. Mėgjithatė, fėmijėt duhet tė pėrgatiten mirė, t’u shpjegohet gradualisht dhe me hollėsi ēfarė do tė ndodhė dhe tė jenė tė shoqėruar nga njė i rritur ( jo nga prindi nė zi), mė pas tė jėnė nė gjendje tė pėrpunojnė pėrshtypjet. Kėshillohet tė inkurajohen shprehje konkrete tė hidherimit tė lejohen fėmijėt tė sjellin lule, njė letėr, lodėr ose vizatim arkivoli.
Fėmijėt mund tė pyeten pėr fjalėt e fundit qė duan t’i drejtojnė njeriut tė vdekur. ‘Ēfarė do tė thuash ti, meqenėse e di qė kjo ėshtė dita e fundit qė takoheni’? Kėshillohet qė pas funeralit tė flitet pėr pėrshtypjet. Nė rast se fėmija nuk dėshiron tė jėtė i pranishėm, ai nuk duhet detyruar.
Kėshillohet qė kufoma e njėriut tė vdekur ( nė rast se ai nuk ėshtė plagosur ose nuk ėshtė dėmtuar rėndė) tė shihet. Eshtė mė lehtė tė pėrballohet njė tablo konkrete, sesa njė tablo e pėrfytyruar.
Nė rast se kufoma digjet, fėmijės duhet t’i shpjegohet se tani trupi nuk ndien gjė dhe do tė kthehet nė hi. Ka studime qė trėgojnė se fėmijėt qė nuk janė ndihmuar dhe nuk janė pėrgatitur pėr funeralin, kanė pasur vėshtirėsi nė sjellje pėr njė periudhe kohe mbas vdekjes sė njeriut tė dashur.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi