♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Borshi – njė det me histori dhe kroje zanash…

3 posters

Shko poshtė

Borshi – njė det me histori dhe kroje zanash… Empty Borshi – njė det me histori dhe kroje zanash…

Mesazh nga Love Thu Sep 30, 2010 2:24 pm

Image hosted by servimg.com
Po tė themi se e njohim Borshin, me siguri kemi parasysh atė hapėsirėn e pamatė blu qė tė shfaqet para syve nė tė djathtėn e xhamit tė makinės, sapo ke kaluar edhe kthesėn e fundit tė Qeparoit. Por ta njohėsh shumė mirė Borshin, duhet sigurisht mė shumė se kaq.



Mjafton qė t’i kushtoni Borshit njė apo dy ditė nga pushimet tuaja, nėse pėr tė pushuar keni zgjedhur Sarandėn. Borshi ėshtė jo vetėm kufiri mes Vlorės e Sarandės por edhe kufiri mes reales e ireales, tė lashtės e modernes, butėsisė dhe ashpėrsisė, blusė sė detit dhe tė gjelbrės sė malit… gjithēka qė do t’ju bėnte tė lumtur, nėse kjo lumturi do tė varej nga e bukura.



Nė vetvete Borshi ėshtė njė vend i pasur me histori – ai akoma ka njė kala nė gjendje shumė tė mirė qė dėshmon pėr rrėnjėt e tij tė hershme – dhe gjurmėt e tij tė ekzistencės shtrihen shumė thellė, gjė qė e bėn tė vlefshėm jo thjesht si njė destinacion tė freskėt pushimesh por si njė pikė tė mirėfilltė turistike qė ka se ē’tju ofrojė.

Nė fillim ishte deti
Image hosted by servimg.com

Nė fillim ishte deti



Gjiri i mrekullueshėm disa kilometra i gjatė, nuk na mahnit vetėm neve qė shkruajmė pėr tė, ai le pa fjalė ēdo vizitor, i huaj apo vendas qoftė ai. Nuk ka njė njeri tė vetėm qė tė ketė shkelur plazhin me zaje tė bardhė tė Borshit e tė mos ketė thėnė tė paktėn : - “Ēfarė mrekullie…!”



Bukuria akoma e virgjėr e plazhit, fton vazhdimisht pushuesit e verės tė kridhen nė ujrat e pastra tė Jonit, tė shijojnė njė koktejl nė baret e vegjėl ekzotikė tė plazhit, tė ulen e tė bisedojnė me banorėt qė hapin bujarisht shtėpitė e tyre pėr miqtė e verės, me nga njė gotė raki apo verė pėrpara…



Krah shtėpive tė pritjes qė janė tė gjitha nė dispozicion tė pushuesve, po ngrihen edhe hotele tė vegjėl shumė tė kėndshėm, sepse ky plazh ka shumė vizitorė, ata duan tė pushojnė bukur dhe kėrkojnė tashmė ēdo ditė e mė shumė…


Por ishte edhe Ujvara, ose burimi i zanave…

Tė gjithė keni ndaluar tė freskoheni nė atė lokalin e kėndshėm buzė rrugės pėr nė Sarandė, ose kur ktheheni nga Saranda, poshtė kėmbėve tė tė cilit zbret me zhurmė njė burim i fuqishėm nga rrugė tė shumta. Ky burim quhet Ixuari i Borshit dhe ėshtė njė nga 697 monumentet natyrore tė Shqipėrisė. Burimi zbret nga lart, ku ndodhet ujvara e fshatit, e cila pėrveē bukurisė sė rrallė qė i ka falur vendit, i shėrben edhe dobishėm banorėve pėr ujin e kulluar qė ka.



Sot mė sė miri ky vend ėshtė kthyer nė njė pikė tė vėrtetė pushimi, ku mund tė pini njė freskuese tė ftohtė akull, tė shijoni kuzhinėn e vendit, prodhimet italiane apo edhe gatimet shqiptare.



Klajdi, i zoti i kėtij vendi pohon jo pa njėfarė krenarie se do ta shndėrrojė kėtė vend shumė shpejt nė njė destinacion tė vėrtetė turistik, duke pasur parasysh bukuritė e shumta tė zonės. “Njerėzit nuk duhet tė vijnė kėtu thjesht pėr tė ngrėnė, apo pėr njė pije freskuese, pėr tė marrė forca pėr udhėtimin e gjatė qė i pret. Ata duhet tė ndalen kėtu pėr mė gjatė, tė ngjiten lart, tė vizitojnė kalanė, ujvarėn, fshatin e vjetėr’ - thotė ai duke treguar me dorė lart, ku ndodhet kalaja.



“Sivjet kėtu u organizua prej nesh panairi i pranverės. Tė gjithė tė ftuarit erdhėn, doli njė festė shumė e bukur. Pėrse tė mos e kthejmė nė njė traditė? Kėtu ke pse vjen. Ne do tė vendosim njė stendė nė mjediset e lokalit, me produkte turistike, kartolina me pamje nga vendi, broshura informuese pėr Borshin, gjithēka qė do t’i bėjė vizitorėt tė kthejnė sytė nga ne. Nuk mjafton vetėm tė thuash qė Borshi ėshtė i bukur, duhet edhe t’ua tregosh tė tjerėve kėtė”.



Klajdi nė fillim e nisi nga vetja. E rikonstruktoi plotėsisht restorantin, me qėllim qė t’u ofronte klientėve njė shėrbim mė tė mirė. Pastaj i vuri theksin shėrbimit. Klienti duhet pritur me dashuri e pėrkushtim. Ai duhet tė shijojė kėtu ēdo gjė, edhe bukurinė e ambientit, edhe freskinė edhe gjelbėrimin e rrepeve shekullore, edhe shėrbimin e mirė. Vetėm kėshtu do tė ēlodhet vėrtet.



Pastaj mund tė kėrkojė mė shumė, por edhe kėtė do ta kėrkojė vetėm nėse e merr vesh qė ne e ofrojmė.


Image hosted by servimg.com
Kalaja e Borshit



Ajo quhet edhe “Kalaja e Sopotit” ose “Kalaja e Grekut”, dhe sipas studiuesve, e ka zanafillėn diku nė shekullin e XII-tė. Ėshtė pėrdorur pėr qėllime lufte a fortifikimi deri buzė shekullit XIX-tė. I fundmi sundimtar i saj ishte Ali Pashė Tepelena, ndoshta sepse pėr vlerat e shumta qė kishte si strateg, e konsideronte kėtė kala njė pikė tė fortė mbėshtetjeje buzė Jonit, me Korfuzin pėrballė, qė mund ta vėzhgonte si nė pėllėmbė tė dorės.



Kalaja ėshtė ndėrtuar mbi rrėnojat e qytetit antik tė periudhės sė lashtėsisė, i cili atėherė quhej Meandria. Gjurmėt e qytetėrimit tregojnė se vendi ėshtė vlerėsuar nga banorėt e atėhershėm, qė vendosėn tė ngrenė aty vendbanimet e tyre, gjė qė e bėnin vetėm kur ishin tė sigurt pėr pozicionin e favorshėm gjeografik tė zonės. Muret rrethuese tė qytetit ishin shumė tė gjatė e tė fortifikuar. Ato rrethonin tė gjitha ndėrtesat urbane tė atėhershme, duke u dhėnė siguri banorėve nga pushtuesit.



Nė kohėn e pushtimit turk, nė kala u ndėrtua njė xhami, gjurmėt e sė cilės kanė mbetur ende edhe sot, kur kalaja ruan njė gjendje shumė tė mirė dhe ėshtė plotėsisht e aftė tė tregojė historinė e saj. Nga pika tė ndryshme tė kalasė, mund tė shijoni panoramat e papėrsėritshme tė Jonit, qė do t’ju lėnė pa frymė.



Muzikė live nė plazh



Vitet e fundit muzika live ėshtė spostuar ndjeshėm nė bregdet kur bėhet fjalė pėr verėn. Dhe nuk kishte si tė bėnte pėrjashtim plazhi i Borshit. Dj tė shumtė vijnė nė diskot verore qė argėtojnė pushuesit e shumtė dhe luajnė muzikė pėrgjatė tė gjithė natės. Besojmė se nuk ka mėnyrė mė tė mirė pėr tė mbyllur ditėn sesa tė freskohesh nėn tingujt e muzikės, me njė pije pėrpara e me valėt e detit qė tė shushurijnė nė vesh.



Njė vizitė nė Borshin e vjetėr



Por mund ta organizoni edhe ndryshe ditėn. Vishni njė palė atlete, ose sandale praktike, pantallonat e shkurtra, njė bluzė pambuku pėr djersėn, mos harroni ēantėn e shpinės ku patjetėr duhet tė ketė ujė, dhė nisuni lart burimit, pėr tek fshati i vjetėr. Gjurmėt e fshatit ndodhen mbi njė shkėmb nė lartėsinė 300 m mbi det.



Do tė kėnaqeni duke shijuar vlerat e ndėrtimeve karakteristike, tė gjitha nė gur, ku nuk mungon fantazia dhe prakticiteti. Ky sigurisht ėshtė i njėjti itinerar qė ju rekomandojmė edhe pėr tė vizituar kalanė. Nuk ėshtė keq tė merrni njė informacion mė tė saktė te Ujvara, ndonėse rruga ėshtė e lehtė pėr t’u gjetur.



Lugina e Borshit





Lugina e Borshit ėshtė njė nga vendet mė tė bukura e mė tė mėdha tė Shqipėrisė sė Jugut. Ajo fillon nė Qafėn e Dėrrasės, qė e lidh me luginėn e Shushicės. Ėshtė e gjatė 12 km dhe e zhvilluar pėrgjatė shkėputjes mbihipėse tė gėlqerorėve mbi flishin. Shtrihet nga niveli i detit deri nė rreth 500 m. Dallohet pėr energji tė madhe tė relievit dhe pjerrėsi tė ndjeshme tė shpateve.



Nė afėrsi tė Borshit ngushtohet shumė sepse ndėrpret gėlqerorėt. Pas kėtij ngushtimi hyn nė fushėn e Borshit. Edhe kjo fushė ėshtė formuar nga prurjet e shumta tė ngurta tė lumit tė Borshit, tė cilat kanė mbushur gjirin e dikurshėm detar. Peizazhet e mrekullueshme janė tė shumta, ato do t’ju mahnisin nė ēdo stinė e jo vetėm gjatė verės.



Nė luginėn e Borshit shtrihet edhe plazhi i tij i kristaltė. Nė kėtė zonė gjejmė edhe njė tjetėr monument natyre tė Shqipėrisė qė quhet Shkėputja tektonike e Borshit. Nė gjuhėn gjeografike kjo shkėputje quhet e llojit shtytje.

R.Shqip
Love
Love
Super-Moderator
Super-Moderator

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 6788
Vendndodhja Vendndodhja : durress ke cesmja ferres
Hobi Hobi : te gjitha gjojna e bukrua
Humor Humor : te qafte jotem majmun
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 07/09/2010
Falenderimet Falenderimet : 30

http://www.shoqeriajone.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Borshi – njė det me histori dhe kroje zanash… Empty Re: Borshi – njė det me histori dhe kroje zanash…

Mesazh nga Maks Thu Sep 30, 2010 2:53 pm

urime kleopatra ke bere me vertet nje pune perzgjedhse megjithse un i kam shkelur me makinen time kto vende

Maks
Anetare i/e Perjashtuar
Anetare i/e Perjashtuar

Gjinia Gjinia : Male
Numri i postimeve Numri i postimeve : 18309
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 23/03/2009
Falenderimet Falenderimet : 138

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Borshi – njė det me histori dhe kroje zanash… Empty Re: Borshi – njė det me histori dhe kroje zanash…

Mesazh nga Tironcja_omel Thu Sep 30, 2010 2:59 pm

Bravo per kete kategorine e re te temave per shqiperine qe keni hapur.Po me pelqen shume kjo ide.Shum i bukur edhe Borshi!
Tironcja_omel
Tironcja_omel
Embelsira e Forumit
Embelsira e Forumit

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 9117
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 14/09/2010
Falenderimet Falenderimet : 66

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Borshi – njė det me histori dhe kroje zanash… Empty Re: Borshi – njė det me histori dhe kroje zanash…

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi