♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Histori reale.

5 posters

Shko poshtė

Histori reale. Empty Histori reale.

Mesazh nga Vizitor Fri Feb 27, 2009 8:42 pm

Kur nena...mungon!

Ajo qe me ngacmoi,ka qene nje emision zhvilluara diku nga java e pare e shkurtit.Historia me te vertet eshte prekese .Nje djal 20-vjec,i perplasur nga jeta ne dhimbje.Nena ka pak kohe qe i ka vdekur si pasoj e nje semundje te pa sherueshme.Edhe pasi njohim dhimbjen e humbjes se nenes,deri ketu mund te themi qejemi brenda normales.Ajo cka e ben kete djale te vecante,eshte dashuria qe ka per motren dhe vellezrit e tij me te vegjel,me i vogli 3-vjec.Kjo dashuri e ben ate te mos jetoje moshene e tij.Te jete nene me perkujdesjet e tij.Te jete ai qe ngrihet ne mengjes per te pergatitur femijet drejt shkolles,te jete ai qe lane dhe hekuros teshat,gatuan,d.m.th.t'ia dale mbane me detyrimet e rendomta te dites.Jo vetem kaq.Ky djalosh me emrin Vasil,perpiqet qe te mos mungoje asgje ne edukimin e femijeve,perpiqet qe jeta e tyre pare ne aspektin emocional te kete dite te ngrohta.Por gjithsecili nga ne e di se sa e veshtire eshte sot per prinder,nene e baba,te rrisin femije.Sot kur cilesia e jetes dhe kerkesat ne rritje shkojne ne proporcion te zhdrejte me mundesite e perfitimit ekonomik.Sot ,kur qindra te punesuar jane kethyer ne te papune.A nuk eshte pergjeruese qe ky djalosh mbart cdo dite mbi supe peshen e nje pergjegjesie te larte?Behet me i pergjegjshem se sa babai i tij i cili eshte gjalle por s'behet i gjalle.Ky njeri i pavlere ,ky shperndares i kotesise.Edhe njehere,natyra,kjo mjeshtre e kontrasteve na cudit me kontrastivitetin e saj.Ky djalosh eshte akoma ne procesin e rritjes.Ai duhet te shkonte ne shkolle,te shijoj kenaqesin e kohes se lire te kaluar me shoqerin duke pare nje film etj...Ne fund te fundit duke jetuar jeten e nje te riu me gabimet ose mos gabimet e saj.Nuk na ndodh shpesh te takojme persona te tille,te cilet ne nje menyre ose ne nje tjeter na perlasen perballe duke na shkaktuar gjendjen emocionale te tipit:'shkundu'.Dhe ne natyrisht shkundemi nga rutina,nga e perditshmja qe na shnderruar ne statuja te akullta levizese,pa emocione,te gatshme per te shpuar teje per tej.Mallengjehemi dhe kuptojme se sa e rendesishme ,se sa pozitive eshte te jeshe NJERI.
Pas paraqitjes me mjeshteri profesionale te nje jete njerezore,sensibilizimi vjen.Vasili,pervecse nje djale me zemer te madhe ,eshte nje djal i talentuar ,ai eshte nje kengetar i talentuar.Kjo eshte varka e ti e shpetimit ne kete oqean te madh ku dallget nuk mungojne.Manaxhuesit te nje buzuku ne Selanik i afruan ati pune .Ai tashme ,kendon mbremjeve duke gjetur keshtu nje shteg shpetimi per te paguar kredite e prapambetur te shtepise,qe nena e semure la pas.Duke ju dhene femijeve te tij(motres dhe vellezrve),kushte normale jetese ,duke i dhen jetes se tij oksigjen dhe drite!

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Histori reale. Empty Re: Histori reale.

Mesazh nga izabela Sun Aug 22, 2010 10:19 am

QAJ QAJ QAJ shume prekese
izabela
izabela
Fillestar
Fillestar

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 43
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 21/08/2010
Falenderimet Falenderimet : 0

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Histori reale. Empty Re: Histori reale.

Mesazh nga Sexy_Girl Sun Aug 22, 2010 12:08 pm

BRAVO BRAVO BRAVO
Sexy_Girl
Sexy_Girl
Anetar/e aktiv
Anetar/e aktiv

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 11/12/1985
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2857
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 01/11/2008
Falenderimet Falenderimet : 4

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Histori reale. Empty Re: Histori reale.

Mesazh nga Eri dr Mon Dec 27, 2010 9:35 pm

VAJZA& DJALI DHE DROGA


Vajza 17 vjecare tmerresisht dinte te dashuronte,
dhe djali 20 vjecar dinte t'ja vleresonte.
Vajza e donte aq shume sa per te falte gjithcka,
dhe djali e donte, po vajzes kurre nuk ja tha.
Po djali ne zemer mbante nje sekret,
qe nuk ja tha as te dashures se vet.
Vajza ia falte gjithe dashurine,
por djali tek droga gjente qetesine.
Sekretin e djalit vajza s'e kish zbuluar,
qe djali drogohej ajo s'e kish kuptuar.
Dhe ditet iknin,iknin nje nga nje
dhe djali keqesohej, keqesohej gjithmone e me.
por dhe per djalin erdhi nje dite e mallkuar,
vajza zbuloi sekretin kur i pa shenjat ne duar.
Ia mohonte djali"-asgje s'eshte e vertete,mos i beso syve,besome mua qe te dua perjete"

Vajza me lot ne sy nga djali u largua,
ai e ndoqi nga prapa falje per ti kerkuar.
"-lerme te qete-i tha vajza,-me mos me kerko
lerme te qete te lutem,ne verte me do.
-Te lutem mos vrapo,te lutem ti ndalo
Pritme e dashur te them vec nje fjale..."

…vajza djalin nuk e degjonte
me lot ne sy ajo vetem vraponte…

"-Kujdes-bertiti djali -kujdes,nje makine!"
Por vjaza se degjoi, nuk e ndaloi shpejtesine.
Frenat shoferi dot nuk i ndaloi,
mbi vajzen shkelen ato dhe ajo ze me s'leshoi.
te gjithe u mblodhen mbi vajzen e shkrete
te gjithe po ulerinin per ate jete,
ate jete qe vdiq nga e shkreta dashuri.

‘Ah-tha vajza,-sa e veshtire qenka kjo jete
ta dish sa te kam dashur... te kam dashur vertete.
Duhet te mesosh problemet pa droge ti kalosh
kam frike te vdes,kam frike s'di ku do te shkoj
te lutem ndihmome se vdekjen se meritoj.
Vajza mbylli syte dhe driten e diellit me se pa
nje lot qe i pikonte ngadale,ne faqe iu tha.

"-Jooooo-thirri djali i mbytur me lot,-
-mos me ler se pa ty s'jetoj dot.
Falme te lutem,falme ne te kam genjyer
falme qe ste kam treguar,
ti se meritoje vdekjen,e as ajo ste meritonte
pse te mori ty ,valle mua pse s'me donte?
Une gjysem njeri isha dhe kur isha me ty
po tani ,c'jam valle? Nje cope mishi me dy sy.
Por une s'te le vetem,do vdes per dashurine,
dhe ne boten tjeter them te gjej qetesine.

Kujtova se tek droga do te gjeja qetesine,
kujtova se me droge s'do te lendoja dashurine.
Kujtova se droga ishte gjthcka,
por ishte ajo qe pa dashurine mua me la.
Ti ishe e dashur,viktime e dashurise time,
ti ishe e dashur ajo qe me hoqi nje dhimbje.
Por une s'te le vetem, tek ty do te vij,
te jemi te dy bashke dhe atje te gjej qetesi."

Te dy i varrosen ,i varrosen prane qe te mos ndaheshin kurre,
e tani asgje me nuk i ndan.
Dhe mbi varret e tyre u shkruajten keto fjale:

"TE VDESESH PER DASHURINE ESHTE DICKA E RRALLE"

Ja -thoshte dikush- ja cmund te bej nje njeri,
mund te japi dhe jeten
te vdesi per dashuri!!!...
Eri dr
Eri dr
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 04/04/1988
Numri i postimeve Numri i postimeve : 3671
Vendndodhja Vendndodhja : Ne ishullin e te dashuruareve!!!
Hobi Hobi : Arti
Humor Humor : i mjaftueshem
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 13/11/2010
Falenderimet Falenderimet : 28

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Histori reale. Empty Re: Histori reale.

Mesazh nga MONDI Mon Dec 27, 2010 11:20 pm

shume citime tebukura dhe rrenqethese
MONDI
MONDI
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 23/02/1985
Numri i postimeve Numri i postimeve : 32444
Vendndodhja Vendndodhja : Ne zemren e CLICHES
Hobi Hobi : Kamera & Fotografia
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 01/09/2008
Falenderimet Falenderimet : 84

http://www.shoqeriajone.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Histori reale. Empty Re: Histori reale.

Mesazh nga Morena Tue Dec 28, 2010 7:22 pm

Dashuria e nenes !

Njė djalė i vogėl erdhi te nėna e tij nė kuzhinė njė mbrėmje derisa ajo
ishte duke pėrgatitur darkėn, dhe mbante njė copė letėr nė dorė tė cilėn
e kishte shkruar ai. Pasi qė nėna e tij fshiu duart nė pėrparėse, e
lexoi atė, dhe kjo ishte ēfarė thuhej nė tė:

Pėr prerjen e barit: $5.00

Pėr pastrimin e dhomės time kėtė javė: $1.00

Pėr shkuarjen nė dyqan pėr ty: $0.50

Kujdesi ndaj vėllait tim tė vogėl derisa ti ishe duke bėrė pazar: $0.25

Largimin e mbeturinave: $1.00

Pėr marrjen e librezės me nota tė mira: $5.00

Pėr pastrimin dhe rregullimin e oborrit: $2.00

Total mė ke borxh: $14.75



Epo,
e shikoi atė duke qėndruar aty, dhe djali kuptoi se ajo po i kalonte
kujtimet nėpėr mendjen e saj. E mori lapsin, e ktheu letrėn nė anėn
tjetėr, dhe shkroi kėshtu:

Pėr nėntė muaj qė tė mbajta derisa ti rriteshe brenda meje:

Pa Pagesė

Pėr tė gjitha netėt qė jam ngritur me ty, tė kam mjekuar dhe jam lutur pėr ty:

Pa Pagesė

Pėr tė gjitha pėrpjekjet, dhe tė gjitha lotėt qe me ke shkaktuar ndėr vite:

Pa Pagesė

Pėr tė gjitha netėt qė ishin mbushur me frikė, dhe pėr tė gjitha brengat tė cilat i pėrjetoja:

Pa Pagesė

Pėr lodrat, ushqimin, rrobat, madje edhe fshirjen e hundės:

Pa Pagesė

Bir, kur ti tė shtosh pėrsėri, ēmimi i dashurisė sime ėshtė:

Pa Pagesė

Kur
djali pėrfundoi sė lexuari atė qė kishte shkruar nėna e tij, nė sytė e
tij kishte shumė lot tė mėdhenj, pastaj shikoi drejt nėnės sė tij dhe
tha, “Nėnė, unė sigurisht tė dua ty.” Pastaj ai mori lapsin dhe me
shkronja tė mėdha shkroi: “PAGUAR PLOTĖSISHT”.

Mėsimet:

Kurrė nuk do tė dish se sa kanė vlerė prindėrit e tu derisa ti tė bėhesh prind.

Behu dhurues e jo kėrkues, veēanėrisht me prindėrit e tu. Ka shumėēka pėr tė dhėnė pėrveē parave.

Kėshillė:
Nėse nėna jote ėshtė gjallė dhe afėr teje, jepi asaj njė puthje tė
madhe dhe kėrkoi falje. Nėse ajo ėshtė shumė larg, telefonoi asaj. Nėse
ajo ka vdekur lutu pėr tė..
Morena
Morena
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 09/12/1911
Numri i postimeve Numri i postimeve : 30651
Vendndodhja Vendndodhja : Ne kolltukun e se tashmes, me shikim nga e ardhmja...
Hobi Hobi : Muzike,letersi.
Humor Humor : Shikoni dhe vlersoni...
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 05/11/2009
Falenderimet Falenderimet : 204

http://www.shoqeriajone.com/

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Histori reale. Empty Re: Histori reale.

Mesazh nga Vizitor Sun Jan 27, 2013 6:32 am

Historia e Shtrigave tė Salemit

DORĖSHKRIMI/Atėherė ne nuk e dinim qė kjo ishte njė histori reale dhe vendngjarja, Salemi, ndodhej nė SHBA.

Nga kujtesa e fėminisė mė kishte mbetur njė imazh i papėrcaktuar lidhur me "Shtrigat e Salemit".

Thjesht koncepti shtrigė pėr fėmijėt ėshtė i frikshėm.

Sigurisht atėherė ne nuk e dinim qė kjo ishte njė histori reale dhe vendngjarja, Salemi, ndodhej nė SHBA.

Gjuetia e shtrigave tė Salemit ka tėrhequr vėmendjen e historianėve, studiuesve e ėshtė pėrjetėsuar nė letėrsi artistike, dokumentare dhe nė kinematografi.

Kjo histori zuri fill nė vitin 1692 nė fshatin Salem (sot Danvers) Massachusets.

* * *
Jeta pėr banoret e Salemit ishte e vėshtirė. Pastrimi i tokės nga shkurret, ndėrtimi i shtėpive e hapja e rrugėve, lufta kundėr sulmeve tė parreshtura tė indianėve kėrkonin kurajo e qėndresė heroike. Nė njerėn anė vėshtirėsitė e jetės nė vendin ku kishin ardhur, nė anėn tjetėr taksat qė u kishte vėnė Anglia, e kishin bėrė edhe mė tė rėndė jetėn e puritanėve nė koloni. Jeta e tyre pėrmblidhej vetėm nė punė dhe nė kishė.

Manifestimi i gėzimit dhe kėnaqėsisė konsiderohej si diēka mėkatore e nuk shihej me sy te mirė nga besimtaret. Fėmijėt e kishin tė ndaluar tė luanin me kukulla, pasi kukullat si kopje tė vogla tė qėnieve njerėzore konsideroheshin tė dėmshme.

Ato ishin objekte qė i pėrdornin shtrigat. Puritanėt mendonin pėrderisa besimi i tyre ishte mė strikti dhe mė i vėrteti, djalli ishte i interesuar ta shkatėrronte.

Nga kjo pikėpamje ēdo puritan e shikonte djallin si njė armik "personal".

Ata persekutonin kėdo qė nuk i konformohej besimit tė tyre. Kjo bėri qė disa njerėz tė largoheshin nga Salemi. Tė tjerė filuan tė shkėpusnin lidhjet me kishėn e tyre duke u bashkuar me kisha tė tjera pėrreth.

Dimri i vitit 1692

Dimri vitit 1692 erdhi i trishtuar. Midis banoreve tė Salemit kishin filluar grindjet. Grindje kishte edhe brenda familjeve, madje edhe brenda vetė kishės. I vetmi prift i mbetur nė kishė ishte Samuel Parris, i cili pėrpiqej tė pajtonte banorėt.

Problemet erdhėn duke u mpleksur kaq keq sa klerikėt pėr paudhėsitė qė po ndodhnin fajėsonin djallin qė kishte bėrė vend nė mes tė njerėzve.

Prindėrit, ishin tė detyruar dy here nė jave bashkė me fėmijėt e tyre tė shkonin nė mbledhje ku prifti i kishės i kėshillonte tė ishin tė kujdesshėm, tė mos binin pre e djallit.

Megjithatė kjo nuk i pengoi njė grup vajzash nga mosha 9 deri nė 19 vjeē, midis tė cilave edhe vajzėn e zotit Parris, tė mblidheshin pikėrisht nė shtėpinė e tij pėr tė dėgjuar me kureshtje tregimet e skllaves indiane Tituba.

Nė gjuhėn e Titubės historitė e Biblės, Adamit dhe Evės tingėllonin intriguese.. . Pėr mė tepėr Tituba dinte t’u lexonte fatin nė vijat e pėllėmbės sė dorės.

Vajzat adoleshente tė mbėshtjella nė fantazitė joshėse tė tregimeve tė Titubės vazhdonin tė takoheshin rregullisht megjithėse e ndjenin qė diēka nuk shkonte.

Kėshtu vazhdoi kjo histori deri sa njė ditė u vu re qė vajzat po manifestonin sjellje tė ēuditshme. Ishin nervoze, bėrtisnin, qanin pa arsye, flisnin nė gjumė.. .

Mė e vogla ndėr to, Elisabeth Parris, vajza e priftit tė kishės, rrinte me ore tė tėra e heshtur dhe pastaj papritur bėrtiste e trembur duke thenė se shihte fantazma pranė shtratit tė saj. Mjeku i tha zotit Parris se tė bijės i kishin bėrė magji. Lajmi u pėrhap shumė shpejt. Njerėzit besonin qė nė fshat kishte shtriga. Kur dėgjoi se ēfarė i kishte ndodhur Elisabetės, shoqja e saj, An Putnam kishte thirrur e ishte plasur pėrdhe.

Nė mbrėmje u pėrhapen fjalė qė edhe atė kishte zėnė magjia. Diagnoza e magjisė kishte ardhur si zgjidhja me fatlume qė mund tė bėhej pėr vajzat.

Kjo i vuri kapak shqetėsimit tė tyre se dikush mund t'i pyeste pėr shoqėrinė me Tituban. Vajzat "e sėmura nga magjia" u shtuan njėra pas tjetrės.

Kur u thirrėn nė pyetje, se kush u kishte bėrė magji, ato zunė tė thėrrisnin e pėrplaseshin nė dysheme. Sė fundi, me e reja nder vajzat pėrmendi emrin e Titubės.

Pas saj vajzat pėrmenden edhe emra tė tjerė qė s'kishin tė bėnin fare me to. Gjyqi i grave tė akuzuara pėr magji u kthye nė nje ngjarje tė jashtėzakonshme pėr koloninė. Tė tre gratė ishin tė trembura e tė konfuzuara.

Edhe pse u pėrbetuan se s'kishin tė bėnin me Djallin askush nuk i besoi ato. Vajzat e reja u thirrėn si dėshmitare. Ato me tė parė gratė zunė tė thėrrisnin, tė flisnin pėrēart e alivanoseshin nė dysheme.

Kjo vėrtetoi fajėsinė grave dhe ato u morėn e u plasėn pėrsėri nė qeli. U pėrhap lajmi qė nė fshat kishte shtriga tė tjera qė s'ishin zbuluar akoma dhe njerėzit fillonin tė shikonin pėrreth me dyshimFilloi histeria e gjuetisė sė shtrigave, e cila u pėrhap si sėmundje ngjitėse edhe jashtė Salemit duke rritur numrin e tė pafajshmėve me shpejtėsi.

Brenda 5 muajve nė koloni u burgosen 200 vetė.

Tė akuzuarit qė insistonin nė pafajėsinė e tyre, nuk bėnin gjė tjetėr veēse vulosnin dyshimin.

Nė 22 shtator 1692 u ekzekutuan me varje 20 veta tė "implikuar me djallin" .

Pas ekzekutimit tė fundit nė Galloės Hill, histeria e gjuetisė sė shtrigave ēuditėrisht ra pėrnjėherėsh.

Njerėzit filluan tė reflektonin me gjakftohtėsi pėr ato qė kishin ndodhur ato 16 muaj. Veēanėrisht ekzekutimi i Rebeka Nurse, gruas sė respektuar qė gėzonte njė reputacion tė madh pėr devotshmėrinė e saj ndaj kishės, kishte lėnė brengė tek tė gjithė.

Gruaja e vjetėr qe akuzuar se kishte vrarė dy fshatare nėpėrmjet magjisė dhe thellė- thellė nė shpirt njerėzit besonin qė ajo ishte e pafajshme.

Janar 1693

Nė janar 1693, gjykata filloi tė lironte tė burgosurit qė ishin arrestuar pėr lidhje me djallin. Nė 1696, 12 burra qė kishin bėrė gjykimet lėshuan njė dokument nė tė cilin kėrkonin falje publike. Pėr shumė vite mė pas, njerėzit agjėronin njė ditė nė shenjė pendese pėr atė qė kishte ndodhur.

Gjyqtari Samuel Seėall, personalisht e ndjente si ditė tė poshtėrimit tė vetvetes. Nė pėrgjithėsi e gjithė kolonia vuante pasojėn e gjuetisė sė shtrigave.

Veē tė ekzekutuarve me varje, shumė tė tjerė tė pafajshėm kishin vdekur nė burg. Njerėz tė ndershėm pėr t’u shmangur akuzave tė padrejta ishin larguar nga kolonia dhe nuk kishin me dėshirė tė ktheheshin. Pronat e tyre u shkatėruan e u konfiskuan.

Kujdesi pėr shtėpitė, tė mbjellat, ishin lėnė pas dore dhe prodhimet bujqėsore ranė e mbuloi varfėria.

Njerėzit kishin qenė kaq tė dhėnė pas gjuetisė sė shtrigave sa kishin harruar ēdo gjė tjetėr. Sipas dokumenteve vajzat qė u bėnė shkaktare pėr atė histori tragjike e mbyllėn jetėn nė varfėri e diskreditim.

Fshati Salem gradualisht erdhi duke u rrėnuar, shtėpitė, rrugėt e gjithēka deri sa u zhduk fare. Nė kujtesėn e njerėzve mbeti vetėm historia e shtrigave.

Nga dorėshkrimi i librit "Udhėtim nė Historinė Amerikane"
Albana Melyshi Lifschin

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Histori reale. Empty Re: Histori reale.

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi