♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Besimet fetare pas vitit 1990

Shko poshtė

Besimet fetare pas vitit 1990 Empty Besimet fetare pas vitit 1990

Mesazh nga jeta Sun Sep 14, 2008 12:53 am

U kthyen nė Shqipėri emisarėt e Kishės Katolike te Shqipėrise, misionarėt dhe tė dėrguarit apostolikė tė Selisė sė Shenjtė, midis tyre dhe klerikė katolike shqiptarė qe kishin dalė gjallė nga burgjet, si imzot Mikel Koliqi, Frano Ilia, Imzot F.Mirdita i ardhur nga jashtė vendit etj.
Klerikėt ortodoksė qė kishin mbetur gjallė fillluan tė aktivizohen pranė kishave qė kishin mbetur mė kembe, tė cilat filluan t’i ripėrtėritin. Nga Patrikana Ekumenike u dėrgua peshkopi misionar A.Janullatos, i cili ėshtė pėrpjekur per ringritjen e kishave ortodokse tė shkatėrruara, si dhe pėr rikthimin e pronave tė tyre tė rrėmbyera.
Tė dyja kishat kryesore tė krishtera nė Shqipėri, u vizituan nga primatėt e tyre si Papa Gjon Pali II mė 25 Prill 1993 dhe Patriku Ekumenik, Vartholomeu I, mė 2-9 Nėntor 1999. Po kėshtu ėshtė pėrtėritur nė menyrė tė dukshme Kisha Ungjillore e Shqipėrisė, pėrmes misionarėve dhe bashkėsive tė krishtera ungjillore nė tė gjithė vendin sidomos nė qytete, dhe nė Kosovė. Kisha Ungjillore e Shqipėrisė ecėn sipas traditave tė saj tashme evropiane, duke shtrirė veprimtarinė nė pėrhapjen e lajmit tė mirė, sidomos nė shkolla, ku ajo ka dhėnė ndihmesė tė shquar.
Besimtaret shqiptare i ndesh kudo ne hapesiren qe popullohet nga shqiptare por dendesia e nje perfaqesuesve te nje besimi te caktuar ndryshon sipas rajoneve te hapesires shqipetare ne Ballkan dhe ne bote.Kėshtu rajoni verilindor i vendit (rrethet Tropojė, Has,, Kukės, Dibėr, Mat), Malėsia e Tiranės dhe e Krujės, Mallakastra, Malėsia e Kėrrabės, Kurveleshi e Skrapari, Kosova dhe Pjesa perendimore e Maqedonise janė kryesisht tė banuar nga popullėsi e besimit mysliman. Rajonet e Alpeve, Mirdita, Puka, Malėsia dhe Fusha e Lezhės pjesėrisht, Kurbini, Zona e Shkodrės dhe arbereshet e Italise janė populluar kruesusht me banorė tė besimit katolik.
Rajonet e Fushes se Myzeqesė dhe zonės sė Beratit, lugina e lumit Drino, Lunxhėria, Pogon-Zagoria, bregdeti Jonian, Rrėza e Pėrmetit, pjesėrisht rajoni juglindor dhe Fushėgropa e Delvinės janė populluar me banorė tė besimit ortodoks. Nėpėr qytete i has tė gjithė besimet, ndėrsa nė disa qytete si Tiranė, Elbasan, Vlorė, Korēė, Durrės.
Vecanti dhe origjinalitet perbejne qytetet tė cilat kane qene dhe jane me perberje feytare tė pėrzier si Shkodra , Tirana, Gjirokastra Elbasan, Vlorė, Korēė, Durrėsi etj. Ne keto qytete ka filluar te takohen edhe besime qe kane hyre ne Shqiperi pas viteve 1990 si protestante, bahai etj.
Toleranca
Shqiptarėt jane dalluar ne shekuj per nje toleranca unike ndėrfetare gje cila ka lidhje edhe me vete historine e pranise dhe bashkejeteses se besimeve te ndryshme fetare ne trojet e polluara nga shqipetaret si pasoje e ndarjes se krishterimit administrativisht nė dy pjesė, nė ritualin roman (perėndimor) dhe atė bizantin (lindor) me ane te „vijes se Teodosit" qe kalon diku mes lumejve Shkumbin dhe Mat te Shqiprise ashtu edhe si pasoje e perqafimit te islamit kryesiht per tiu rezistuar asimilimit prej shovinisteve sllave dhe greke ne fund te shekullit XVIII dhe XIX.
Shqiptaret kane qene tolerante dhe kurre nuk kane derdhur gjak per ceshtje fetare
Mark Milani , kryeministr I malit te zi pohon se “sa here qe ne perpiqeshim te ndersenim ne Shkoder katoliket kunder muslimaneve apo anasjelltas e kishim betejen e humbur sepse Shqiptaret e kishin ndjenjen kombetare shume me te forte. Ekzistencen e tolerances fetare e vune re edhe fashistet italiane te cilet hartuan nje strategji per ta ruajtur kete ekuiliber sa qe katoliket e ndjene veten si te lene pas dore
Prej fundit tė mesjetės e kėndej hapėsira shqiptare ishte zonė ekuilibri ndėrmjet dy perandorive mė tė fuqishme tė kohės, Perandorisė Osmane dhe Perandorisė Austro-hungareze. Midis kėtyre dy perandorive janė nėnshkruar disa marrėveshje, tė quajtura "kapitulacione", tė cilat rregullonin barazinė e ndikimeve, duke i njohur Perėndimit tė drejtėn e kujdesit pėr faltoret e tė krishterėve, pėrmes doktrinės "cultus protectorati" - mbrojtja e klerit.

Nė Shqipėri mund te gjesh shpesh dy fe (krishtėrim e muslimanizėm) nė njė familje ose nė njė fis (Lurė, veri), ose dy fe nė tė njėjtin njeri (Shpat, Elbasan), i cili mban dy emra, si i krishterė e si musliman, dhe bėn ritet e festat fetare tė tė dy besimeve. Heroi kombėtar i shqiptarėve Gjergj Kastrioti lindi nė njė familje ortodokse, u be musliman nė oborrin e sulltanit, u bė bektashi (ky ishte kusht pėr t'u bėrė jeniēer), u kthye nė Shqipėri dhe mori fenė e babait (ortodoks) dhe kur vdiq la amanet qė tė varrosej nė njė katedrale tė tė krishterėve katolikė (Lezhė). Njėri nga vėllezėrit e Gjergj Kastriotit, pėrkundrazi, kėrkoi tė varrosej nė manastiret e Athosit, njė prej vendeve tė shenjta tė ortodoksisė.
Nė Shqipėri nuk njihen konfliktet fetare, as nė formė episodike. Eshtė krejt normale qė njė shqiptar, nėse nuk i pėlqen prifti, predikimi apo sjelljet e tij, tė braktisė kishėn dhe ta kėrkojė lidhjen me zotin nė xhami. Njė prej autorėve mė tė rėndėsishėm tė letėrsisė klasike shqiptare, Pjetėr Bogdani, nė veprėn e tij "Ēeta e profetėve", citon krahas njėri-tjetrit Kalvinin dhe Avicenėn. Pėrkthyesi i parė i librit tė shenjtė tė muslimanėve Kur'an ishte i krishterė (Ilo Mitkė Qafėzezi).
Muslimanėt shqiptarė festojnė shėn Gjergjin e shėn Mėrinė, njė pjesė tjetėr shėn Nikollėn e Krishtlindjet, kurse tė krishterėt u bėjnė vizita miqėsore muslimanėve pėr festat e tyre karakteristike (Kurban Bajram).

Ka shume raste te treguara dhe te jetuara kur priftit I eshte dashur te kendoje syret e Kuranit per te nderuar nje muslyman te vdekur pasi hoxha dhe xhamia ishin larg prej debores apo motit te keq.
Nė njė qytet si Shkodra, ku popullsia muslimane ėshtė e pėrzier me tė krishterė katolikė dhe ortodoksė, nė ditėt e ramazanit edhe tregtarėt jo-islamikė ndalonin shitjen e mishit tė derrit nė dyqanet e tyre. Po ne Shkoder kane qene familjet bujare muslimane qe mbrojten ndertimin e kishes katolike kur disa fanatike filluan shketerrimin e themeleve naten. Ndertimet e kishes vazhduan kur bujaret myslmane dolen ne mes popullit duke thene “mos I preki njeri se keto jane themelet tona”.
Festat fetare nė Shqipėri, qofshin ato tė bashkėsisė sė krishterė, qofshin tė bashkėsisė muslimane, ruajnė gjurmė tė periudhės politeiste mitologjike. Shqiptarėt katolikė tė viseve veriore ditėn e Buzmit e kane pikėrisht nė ditėn e Krishtlindjeve, por duke nėnshtresuar nė kėtė festė edhe kultin e zjarrit. Shėn Mėria e muslimanėve pėrkon me ditėn e zanės - Dianės tek latinėt - mė 23 gusht. Bektashinjtė kanė kultin e Baba Tomorrit, qė ngjason me kultin mitologjik tė Olimpit grek. Njė poet i krishterė i vuri pėr titull librit tė vet emrin “Baba Tomorrit” Kjo dhe te tjera tregon Shqiptarėt kanė kultin e natyrės, festojnė ditėn e malit apo tė bjeshkės, mbajnė edhe sot gjarpėrin dhe dhinė si totem (hyjni mbrojtėse), kanė kult pėr zjarrin, pėr gurin, pėr ujin dhe bukėn, pėr udhėn dhe mysafirin, pėr tokėn dhe qiellin.




Autor Genc Myftiu
jeta
jeta
Perparues
Perparues

Numri i postimeve Numri i postimeve : 425
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 09/09/2008
Falenderimet Falenderimet : 2

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi